Ājetullāh Kemāl Ḥajdari:Ḥadīthi I Menziles (Krahasimit)(Pjesa E Dhjetë)

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Qershor 2, 2021, 8:43 a.m.

Në veprën e tij me titull: “Fetāuā” (Miratimet)Shejkh ‘Alāme Muḥammed Nāṣiruddīn Albānī citon kështu:“Kumtoj se nuk ka asnjë të dhënë të fiksuar se shumica është një element parapëlqyes. Ka mundësi që të jetë një gjendje, çështje ku ashtu siç shumica mund të ketë gabim, ka mundësi që të jetë dhe një gjendje, çështje ku pakica mund të ketë të drejtë. Nëse shumica do të kishte qenë bashkë me të vërtetën, atëherë bashkësia muslimane nuk do të mund të mblidhej mbi shmangie. E vërteta mund të ketë qenë dhe në mendimin e një njeriu të vetëm. Kështu që Ibn Mes‘ūdi kumton: “Edhe nëqoftëse është dhe një njeri i vetëm, e vërteta është bashkë me xhemā‘atin (bashkësinë)””.

Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allāhut. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭafāin(p.q.m.t.) të dërguarin besnik të Allāhut (p.q.m.t.), familjen e tij të dëlirë dhe bashkëkohësit e tij të përgjedhur.

Prezantuesi: Ndjekës të nderuar iu përshëndesim me ndjenjat më të bukura, me selāmin (paqen) e Allāhut në këtë programin e ri me titull: “Muṭaharātun fi’l-‘Aḳīdeti” (Dëlirësitë e Kredos). Es-selāmu ‘alejkum ue raḥmetullāhi ue berekātuhu. (Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qoftë mbi ju). Çështja e programit tonë të kësaj mbrëmjeje do të jetë është “Ḥadīthi i Menziles” (Ḥadīthi i Krahasimit). Nga studiot e Keuther Tv të Ḳumit, ne e përshëndesim dhe në emrin tuaj Imzot Ājetullāh Kemāl Ḥajdarin duke i thënë: “Mirëseerdhët”. I nderuar imzot le të kalojmë drejtpërdrejtë në çështje. Lejomëni t’iu rikujtoj se në programet e kaluara ne kishim hetuar brendinë dhe zinxhirin e përcjelljes së ḥadīthit.Le të fillojmë programin e kësaj mbrëmjeje me përmbledhjen e programit të shkuar.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allāhu i Lartësuar, i Cili dëgjon dhe di gjithçka, nga shejṭāni i mallkuar dhe e filloj programin me ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭafāin (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër!

Para së gjithash lërmëni t’iu bëj të ditur se ne kishim parë se mbarë mbiemrat e lartë si domosdoshmëria e bindjes ndaj të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.), pafajësia, mosharrimi, mosgabimi, mosrënia në befasi dhe moshutimi janë të vlefshëm dhe për të nderuarin ‘Alī (p.m.t.). Sepse në rast të kundërt ky caktim i detyrës i kryer nga ana e të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.) nuk do të kishte asnjë lloj vlere. Domethënë mund të bëhet fjalë për një gjendje ku vlera e përcjelljes së shpalljes, vlera e njeriut të caktuar në këtë detyrë është e ngjashme me atë të të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Fjala dhe sqarimi i njeriut të caktuar në këtë detyrë është fjala dhe sqarimi i të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Krahas kësaj herë-herë teksa i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) e ka çuar vetë në vend këtë sqarim dhe herë-herë ai ka caktuar të nderuarin ‘Alī (p.m.t.) në këtë detyrë. Pra në këtë mënyrë mund t’i kuptojmë dhe sqarimet e imāmëve tanë (p.m.t.) të shprehura si më poshtë: “Fjalët tona janë ḥadīthet e të nderuarittëdërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Ne nuk themi asgjë nga vetja jonë”. Nëse ḥadīthet e Imām ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibit (p.m.t.) nuk do të kishin asnjë lloj vlere, atëherë nuk ka asnjë kuptim as qenia e tij ortaku dhe shoku i të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.).

Në veprën tij me titull: “Fetḥu’l-Bārī’”(Çlirimi I Qartë) e Ḥāfiḍḥ Ibn Ḥaxher ‘Asḳalānīt, përcillet një hadith i tillë nga Ibn ‘Abbāsi me një zinxhir të vërtetë përcjellje me udhën e Ibn Se‘adit: “Nëse një njeri besnik (thiḳa - si nga kujtesa dhe nga fjalët)do të na përcjellë një fetuā nga i nderuari ‘Alī (p.m.t.), ne tanimë e kapërcejmë këtë dhe nuk kërkojmë gjë tjetër”. (1)

Sepse ḥadīthet e të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) janë ḥadīthet e të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Ai (p.m.t.) është ortaku, shoku i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) me urdhrin e tij në pikën e përcjelljes së shpalljes hyjnore. Kjo është arsyeja se në programin e kaluar ne kishim thënë: “Askushnukmundtakundërshtojënjëfjalë që i përket në mënyrë të prerë Imām ‘Alīut (p.m.t.)”.

Përcjellja thotë: “DoraeAllāhutështë bashkë me xhemā‘atin (bashkësinë)”. Me fjalën “xhemā‘at” (bashkësi) nuk synohet shumica që është kundërpesha e pakicës. Me fjalën “xhemā‘at” synohet e drejta dhe e vërteta që është e kundërta e të gabuarës dhe të kotës.

Në veprën e tij me titull: “Fetāuā” (Miratimet) Shejkh ‘Alāme Muḥammed Nāṣiruddīn Albānī citon si vijon:“Kumtoj se nuk ka asnjë të dhënë të fiksuar se shumica është një element parapëlqyes. Ka mundësi që të jetë një gjendje, çështje ku ashtu siç shumica mund të ketë gabim, ka mundësi që të jetë dhe një gjendje, çështje ku pakica mund të ketë të drejtë. Nëse shumica do të kishte qenë bashkë me të vërtetën, atëherë bashkësia muslimane nuk do të mund të mblidhej mbi shmangie. E vërteta mund të ketë qenë dhe në mendimin e një njeriu të vetëm.Kështu që IbnMes‘ūdi kumton: “Edhe nëqoftëse është dhe një njeri i vetëm, e vërteta është bashkë me xhemā‘atin (bashkësinë)””. (2)

Asnjë njeri të mos na detyrojë se shumica ka të drejtë. Askush të mos na thotë: “Ne jemi një miliard muslimanë, atëherë ne kemi të drejtë”. Sepse numri nuk është kriteri i drejtësisë, vërtetësisë.

Unë dua t’iu tërheq vëmendjen ndjekësve tanë të nderuar ndaj kësaj të vërtetë të hapur dhe të qartë. Nëse bashkësia muslimane do të mblidhet në një pikë dhe do të bashkohet në një mendim me kryetarët e saj, udhëheqësit e saj, dijetarët e saj, imāmët (prijësit) e saj dhe të diturit e saj, ai mendim është i drejtë si pasojë e ḥadīthit: “Bashkësia ime muslimane nuk mund të mblidhet mbi shmangie”. Megjithatë nëse bashkësia muslimane do të ndahet në dy pjesë, atëherë askush të mos na imponojë se drejtësia, vërtetësia është qenia në një mendim të shumicës së bashkëkohësve. Sepse e vërteta nuk formësohet sipas shumicës, por sipas të nderuarit ‘Alī (p.m.t.). Duke qenë se Imām ‘Alīu (p.m.t.) është ortaku, shoku i të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.) ai thotë vetëm të vërtetën. Kjo veçanti, veçori dhe virtyt është në atë lartësi dhe madhësi sa asnjë bashkëkohës tjetër nuk ka patur fatin ta ketë. Nëse ju drejtoni pretendimin se këtë veçori dhe virtyt e zotëron dhe një bashkëkohës tjetër përveç Imām ‘Alīut (p.m.t.) atëherë urdhëroni sillni dëshminë tuaj.

Ja pra duke u nisur nga këtu ne mund t’i kuptojmë më mirë dhe më thellë ḥadīthet në formën: “Ai i cili do ‘Alīun më ka dashur dhe mua dhe ai i cili përbuz ‘Alīun më ka përbuzuar dhe mua. Ai i cili shan ‘Alīun më ka sharë dhe mua”. Sepse Imām ‘Alīu (p.m.t.) është shoku i të nderuarit të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).

Meqenëse kjo çështje doli në dritë, nënvizojmë se është kuptuar në mënyrë më të hapur dhe më të qartë, se dashuria, ndihma dhe respekti ndaj Imām ‘Alīut (p.m.t.) është shenjë e īmānit (besimit) dhe se përbuzja, sharja dhe urrejtja ndaj tij (p.m.t.) është shenjë e nifāḳut (dyfytyrësisë). “I dashuri im i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) më dha zotimin se mua do të më dojë vetëm besimtari dhe do të më përbuzë vetëm dyfytyrëshi”. Ky mjedis i përgjithshëm buron nga ājeti ḳurānor: وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي“Ue eshrikhu fī emrī” (Dhe bëma atë shok në punën time). (Sūre Ṭā Hā, 32) Pra ne e kemi sqaruar Ḥadīthin e Menziles që është i prerë në aspektin e zinxhirit të përcjelljes me përmbajtjen ḳurānore. Sepse ne kemi bërë të ditur se ājeti ḳurānor i cili urdhëron kështu: وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي“Ue eshrikhu fī emrī” (Dhe bëma atë shok në punën time). (Sūre Ṭā Hā, 32) nuk ceket në Ḥadīthin e Menziles për në argumentin hyjnor ḳurānor.

Prezantuesi: Në këtë çast le të kalojmë në ḥadīthin: “Detyrën time mund ta çojë në vend vetëm unë ose ‘Alīu”. Vallë a ka zbatime të tjera të kësaj çështjeje që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e ka shpalosur si parimin e tij kryesor?!

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari:Ne i kemë bërë zbatimet me shenjë në një program. Mirëpo unë dua që të hetoj ato që kalojnë në ḥadīthet e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).

Prezantuesi: Unë dua të shpreh postin e Imām ‘Alīut (p.m.t.) dhe kjo nuk është një kërkesë rreth kësaj veçorie ose këtij virtyti.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Kurse unë them se ky është një post, veçanti, veçori dhe virtyt. Ky është një post i tillë që ashtu siç askush nuk mund të ishte shoku i tij në të shkuarën, askush nuk do të mund nuk do të jetë shoku i tij pas kësaj. Por me përjashtim të gjendjes së vënies në dukje të dëshmisë. Qoftë për ‘asheru’l-mubeshsherenë (dhjetë të përgëzuarit me Xhennet që në këtë botë), apo qoftë për ndonjë nga khalīfet (prijësit), për asnjë nga ata nuk ka një ḥadīth të ngjashëm me ḥadīthin: “Ti në krahasim me mua je në vendin eHārūnit me atëtë Mūsāit”. Ashtu siç kemi shënjuar dhe në programet e mëhershme, askush madje asnjë njeri fanatik si Ibn Tejmijje nuk ka mundur të vërë në pah ndonjë qortim, lidhur me zinxhirin e përcjelljes së këtij ḥadīthi. Në fakt ai të tërë mundimin e tij e ka përqendruar dhe shkrirë në dëshminë e këtij ḥadīthi.

Tani le të kalojmë në zbatimet e tjera të rregullit: “Detyrën time mund ta çojë në vend vetëm unë ose ‘Alīu”.

Pohojmë se çështja se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) është më i dashur, më me vlerë dhe ka më tepër rëndësi dhe përparësi ndaj besimtarëve se ata kanë ndaj vetvetes është njëra nga çështjet e fiksuara. Gjithashtu dhe kjo e vërtetë është njëra nga zbatimet e ājetit ḳurānor: وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي“Ue eshrikhu fī emrī” (Dhe bëma atë shok në punën time). (Sūre Ṭā Hā, 32)

Pyetje: Vallë a është Imām ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibi (p.m.t.) shoku i të dërguarit të Allāhut (p.q.m..t) në këtë çështje?!

Përgjigjje: Po, sepse përcjelljet janë mjaft të qarta në këtë çështje. Si një domosdoshmëri e këtij ājeti fisnik ḳurānor i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) rrëfen kështu: “Unë kam më tepër përparësi ndaj besimtarëve se vetet e tyre.Unë paguaj borxhin e atij që vdes dhe lëborxhdhe mund të çoj borxhin në vend të atij njeriu që nuk kapasuri”.

Ājeti i lartpërmendur ḳurānor hulumton dhe përparësinë. Por kjo nuk është vetëm një privilegj por është dhe marrja përsipër e përgjegjësisë. E thënë ndryshe: “O ‘Alī! Ti ke më tepër përparësi ndaj besimtarëve se vetet e tyre - me që të dyja përmasat”.

Në veprën me titull: “Xhāmi‘u’ṣ-Ṣaḥīḥi” (Përmbledhësi I Ḥadītheve Të Vërteta) preket një ḥadīth i tillë.

Kreu i urdhrit të të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.): “Ai që do të lërë ndonjë pasuri ajo i përket njeriut të tij”.

Sipas asaj që përcillet nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.)ky i fundit ka urdhëruar: “Unë kam më tepër përparësi ndaj besimtarëve se vetet e tyre.Ai i cili ka një borxh që duhet ta paguajë dhenuk mund ta paguajë dhe nëse ndërron jetë në këtë mënyrë pagesa e tij na përket ne. Ai i cili lë trashëgim ndonjë pasuri ajo i përket trashëgimtarëve të tij”. (3)

Pra borxhin e një njeriu të tillë e paguan uelijju’l-emri (kujdestari i urdhrit). Ndërsa pasuria që ka lënë si trashëgim i ndjeri i përket trashëgimtarëve të tij.

Pyetje: Nëse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) do të ndërrojë jetë si borxhli atëherë kush do ta paguajë borxhin e tij?!

Përgjigje: Ne themi: “Epo do ta paguajë i nderuari ‘Alī (p.m.t.)”, duke zbatuar urdhrin: “Ai ka më tepër përparësi ndaj besimtarëve se vetet e tyre”. I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) bën të ditur: “Borxhin e një besimtari i cili ndërron jetë si borxhli e merr përsipër uelijju’l-emri (kujdestari i urdhrit) dhe ai e kryen pagesën”.

Prezantuesi: Megjithëse ai mund të ketë gra dhe farefis...

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Eḥadīthi”ṣ-Ṣaḥīhā” (Zinxhiri I Ḥadītheve Të Vërteta) Shejkh Albānī përkufizon si më poshtë:

Kreunga veçoritë e të nderuarit ‘Alī (p.m.t.).

‘Alīu(p.m.t.)paguan borxhin tim. (4)

Pra siç shihet kjo veçori i përket vetëm Imām ‘Alīut (p.m.t.) dhe askush tjetër nuk është ortaku, shoku i tij në këtë çështje. Ndonëse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) kishte dhe më të afërm se i nderuari ‘Alī (p.m.t.). Ai kishte bashkëshortet dhe vajzat e tij.

Prezantuesi: Por përse o i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)?!

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Sepse ai (p.q.m.t.) ka më tepër përparësi ndaj besimtarëve se vetet e tyre. Rishtas ājeti ḳurānor i cili urdhëron kështu: وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي“Ue eshrikhu fī emrī” (Dhe bëma atë shok në punën time). (Sūre Ṭā Hā, 32) dhe pak më parë përcollëm dhe këtë ḥadīth që zë vend në veprën me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī” (Përmbledhja E Ḥadītheve Të Vërteta) e Imām Bukhārīut. Pra nëse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ka më tepër përparësi ndaj besimtarëve se vetet e tyre dhe nëse i nderuari ‘Alī (p.m.t.) është shoku i tij në këtë punë, atëherë theksojmë se i nderuari ‘Alī (p.m.t.) paguan borxhin e të dërguarit të Allāhut (p.m.t.).

Në faqet në vazhdim të veprës së tij Shejkh Albānī rrëfen kështu: “Unë them: “Kur e shqyrtojmëkëtë ḥadīth bashkë me ḥadīthin përpara tij, ky ḥadīthi ngjitet në shkallën e ḥadīthit ḥasen (të mirë).(5)

Me sqarimet e kryera deri më tani ne arrijmë në këtë përfundim: “Asnjë bashkëkohës nuk është dhe nuk mund të jetë shoku i të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) në këtë post që ai zotëron. Ashtu siç ka përcaktuar dhe Shejkh Albānī kjo çështje është njëra nga shkallët e veçanta të Imām ‘Alīut (p.m.t.).

Në veprën e tij me titull: “Khaṣāiṣu ‘Alī” (Veçoritë E ‘Alīut) Ḥāfiḍḥ Nesāīu shkruan se Ḥadīthi i Menziles është nga veçoritë e të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) tij, sepse ai lajmëron për postin e tij kështu: وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي“Ue eshrikhu fī emrī” (Dhe bëma atë shok në punën time). (Sūre Ṭā Hā, 32) Pra ky post i përket vetëm të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) dhe asnjë bashkëkohës tjetër nuk e ndan këtë post me të (p.m.t.). Ashtu siç asnjë bashkëkohës tjetër nuk mund t’i afrohet Imām ‘Alīut (p.m.t.), në thelb gjendet një dallim i stërmadh në mesin e tij dhe bashkëkohësve të tjerë.

Pyetje: Vallë a ka ndonjë bashkëkohës tjetër në mesin e tyre, i cili mund t’i avitet postit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) përveç të të nderuarit ‘Alī (p.m.t.)?! Vallë kush mund të dalë dhe thotë se ky apo ai bashkëkohës iu është qasur posteve të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)! ku është Yjësia e Plejadës dhe ku është Toka! Imām ‘Alīu (p.m.t.) jo vetëm që iu është afruar postit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) por është bërë dhe shoku i tij!

Pyetje: Unë duk dua të flas me dëshmitë dhe endjen e logjikës së Shkollës së Ehli Bejtit. Unë dua të përdor gjuhën e dijetarëve të Shkollës së Ehli Sunnetit. Shprehem kështu sepse Shkolla e Ehli Sunnetit e pranon se njeriu më i virtytshëm e meriton khilāfetin (prijësinë), imāmetin (udhëheqjen) dhe uelājjetin (kujdestarinë) pas të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Në veprën e tij me titull: “Minhāxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) Ibn Tejmijje e përmend hapur këtë. Sërish  në veprën e tij të njëjtë me titull: “Minhāxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) Ibn Tejmijje vetë e përdor këtë logjikë. Ai në veprën e sipërcituar përshkruan si vijon:

“Në sytë e shī‘ītëve imāmitë njeriu më i virtytshëm e meriton më shumë imāmetin (udhëheqjen).Ky mendim në të njëjtën kohë është dhe mendimi i shumicës së Shkollës sëEhli Sunnetit”. (6)

Domethënë bashkëkohësi më i virtytshëm e meriton më shumë shumë imāmetin (udhëheqjen) se të tjerët. Mirëpo ky eḥaḳḳijjet (qenia më meritues) është një eḥaḳḳijjet (qenia më meritues) i përcaktuar dhe nuk ka kuptimin se dhe të tjerët kanë te drejtë. Ç’është e vërteta të tjerët nuk kanë asnjë të drejtë. E thënë ndryshe shī‘ītët imāmitë nuk përvetësojnë mendimin: “Megjithëse dhe të tjerët kanë të drejtë për khilāfetin (prijësinë), i nderuari ‘Alī (p.m.t.) ka më tepër të drejtë se të tjerët”, por mendimin “I nderuari ‘Alī (p.m.t.) është i vetmi që ka të drejtë për khilāfetin (prijësinë) dhe se të tjerët në mënyrë të prerë nuk kanë asnjë lloj të drejte”. Ky mendim i shī‘ītëve imāmitë është si kuptimi i ājetit të nderuar: يَا صَاحِبَيِ السِّجْنِ أَأَرْبَابٌ مُتَفَرِّقُونَ خَيْرٌ أَمِ اللَّهُ الْوَاحِدُ الْقَهَّارُ“Jā ṣāḥibeji’s-sixhni erbābun muteferriḳūne khajrun emi’l-lāhu’l-uāḥidu’l-ḳahhāru”(O ju të dy shokët e mi të burgut, a është më mirë të adhurohen zotëra të ndryshëm ose Allāhu,i Vetmi Ngadhënjimtari?!) (Sūre Jūsuf, 39) Teuḥīdi (njëshmëria e Allāhut) është më i virtytshëm se shirku (idhujtaria, përshkrimi shok i Allāhut), sepse idhujtaria nuk ka asnjë virtyt. Ājeti i mësipërm nuk ka kuptimin se “idhujtaria është e virtytshme, por njëshmëria është më e virtytshme se ajo”.

Shumica e Shkollës së Ehli Sunetit është e mendimit se bashkëkohësi me i virtytshëm është emëruar, caktuar në khilāfet (prijësi). Në pjesën e fundit të faqes Ibn Tejmijje e sqaron këtë mendim kështu: “Duke qenë se i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) është më i virtytshmi i mbarë qenieve, atëherë dhe njeriu që do t’i shëmbëllejë më shumë atij, është njeriu i është më i virtytshëm se njeriu / njerëzit që nuk i zotërojnë këto veçori. Gjithashtu si pasojë e qenies së khilāfetit (prijësisë), khilāfetit të nubuūetit (qenies lajmëtar) dhe se kjo nuk është memleket (mbretëri), atëherë njeriu që do të jetë khalīfeja (prijësi) e të dërguarit (p.q.m.t.) dhe që do të kalojë në vendin e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.), duhet të jetë ai që i shëmbëllen më shumë atij. Kurse ai që i shëmbëllen më shumë atij është njeriu më i virtytshëm. Njeriu që është khalīfeja (prijësi) e tij do t’i shëmbëllejë atij (p.q.m.t.) më shumë se të tjerët”. (7)

Pra përsërisim se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) është më i virtytshmi i mbarë qenieve. Khalīfeja (prijësi) i tij duhet t’i shëmbëllejë atij. Fundja ne kuptojmë këtë dhe nga ājeti ḳurānor: وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي“Ue eshrikhu fī emrī” (Dhe bëma atë shok në punën time). (Sūre Ṭā Hā, 32) Kështu që dhe i nderuari ‘Alī (p.m.t.) i shëmbëllen më shumë atij.

Fragmenti thotë hapur dhe qartë se njeriu që i shëmbëllen më shumë të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) është njeriu më i virtytshëm. Miqtë e mi të nderuar duhet ta dinë se duke u mbështetur në renditjen fetare të Ḥadīthit të Menziles dhe ājetit në fjalë ḳurānor, se njeriu që i shëmbëllen më shumë të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) në këndvështrimin e krijimit, etikës, moralit dhe sjelljes është i nderuari ‘Alī (p.m.t.). Në shtesë i nderuari ‘Alī (p.m.t.) është ortaku dhe shoku i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Për sa kohë që ruhen këto poste, unë nuk mund të mendoj se mund të dalë dikush dhe të ngrejë pretendimin për khilāfetin (prijësinë). Përsëri me këtë ḥadīth bëhet e prerë se i nderuari ‘Alī (p.m.t.) është më i virtytshmi bashkëkohës.

Prezantuesi: Ibn Tejmijje mashtron shumë herë në këtë çështje.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Ne shpeshherë kemi bërë të ditur se ata kanë ndërruar njeriun që duhet ndjekur dhe zbatuar dhe kanë zënë në gojë se tre prijësit e parë janë njerëzit më të virtytshëm. Ne në këtë çast po orvatemi që të shtjellojmë logjikën e tyre. Ne i themi atyre: “Ne jemi të njëzëri me ju në çështjen se njeriu më i virtytshëm është me meritues për khilāfetin (prijësinë)”. Tani ejani dhe le të studiojmë rrëfimet e hapura, të qarta, të vërteta dhe mbi të cilat është arritur njëzëshmëria.

Prezantuesi: Argumenti qoftë Ḳur’āni qoftë sunneti, që të dy janë shpallje.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Nëse do të shtrohet një kundërshtim i llojit: “Gjenden rrëfime të shumëllojshme se prijësi i parë është bashkëkohësi më i virtytshëm në veprën me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī” (Përmbledhja E Ḥadītheve Të Vërteta) e Imām Bukhārīut, atëherë ne përgjigjemi duke thënë: “Kjo është një dëshmi për ju, jo për ne”. Dëshmi janë rrëfimet e hapura. të qarta, të vërteta dhe mbi të cilat është arritur njëzëshmëria. Ḥadīthi i Menziles i zotëron këto veçori.

Nëse do të vijë një pyetje e tillë: “Imzot vallë përse trajtuat Ḥadīthin e Menziles me qëllimin e vërtetimit të prijësisë së Imām ‘Alīut (p.m.t.)?!”, ne do t’iu përgjigjemi kështu: “Kjo çështje dhe logjikë është e pranuar dhe nga ana e Shkollës së Ehli Sunnetit. Nëse unë do të them se dhe imāmeti (udhëheqja) është i fiksuar me nāṣṣ (argument hyjnor fetar) njëlloj si nubuūeti (qenia lajmëtar)”, ata do të thonë: “Jo, ne nuk e pranojmë këtë mendim”. Por nëse unë do të them vetëm njeriu më i virtytshëm është me meritues për prijësinë”, atëherë këtë e pranojnë dhe ata. Kur ne vërtetojmë se Imām ‘Alīu (p.m.t.) është shok dhe ortak me të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.) dhe Ḥadīthin e Menziles, si rrjedhojë drejtpërdrejtë kemi vërtetuar dhe se khilāfeti (prijësia) i përket të të nderuarit ‘Alī (p.m.t.). Ky ishte synimi ynë kur në programet paraardhëse kishim thënë: “Në duart tona ne kemi një udhë që nuk dihet shumë, e cila vërteton khilāfetin (prijësinë) e Imām ‘Alīut (p.m.t.) me udhën e Ḥadīthit të Menziles”. Sepse si Shkolla e Ehli Sunnetit dhe Shkolla e Ehli Shī‘ītëve janë në gjendje njëzëshmërie mbi këtë udhë. Ai që beson se ka një njeri më të virtytshëm se i nderuari ‘Alī (p.m.t.) në gjirin e bashkëkohësve dhe që ka një dëshmi në këtë çështje atëherë le të urdhërojë dhe të na e paraqisë këtë. Mirëpo dëshmia që ai do të paraqisë duhet të barttë kushtet që kemi përcaktuar pak më lart. Ne nga ana jonë kishim paraqitur argumentin fetar të Ḥadīthit të Menziles për vërtetimin e postit të Imām ‘Alīut (p.m.t.). Nëse ju keni mendimin se është dikush tjetër që e zotëron këtë post dhe ju sillni argumentin tuaj.

Prezantuesi: Ju keni vërtetuar se Imām ‘Alīu (p.m.t.) është më i virtytshmi në mesin e bashkëkohësve, si rrjedhojë u vërtetuan dhe khilāfeti (prijësia), imāmeti (udhëheqja) dhe uelājjeti (kujdestaria) i tij dhe se ai është më meritues në këtë punë. Por a i përket ky post dhe njëmbëdhjetë imāmëve të tjerë që vijnë nga farefisi i Imām ‘Alīut (p.m.t.), apo i përket vetëm Imām ‘Alīut (p.m.t.)?!

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Ne kemi sqaruar se ky post është njëri nga përftimet e ājetit ḳurānor: وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي“Ue eshrikhu fī emrī” (Dhe bëma atë shok në punën time). (Sūre Ṭā Hā, 32)   të përcjelljes fillestare. Përcjellja fillestare është përcjellja nga ana e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) e lajmërimeve të shpalljes hyjnore që i vijnë atij (p.q.m.t.). Gjithashtu ne kishim njoftuar se ai (p.q.m.t.) kishte përdorur të drejtën e caktimit të kujdestarit, mëkëmbësit dhe lënies së ndihmësit (lënies së dikujt mëkëmbësit në punën e tij) në disa çështje.

Vallë a është vetëm Imām ‘Alīu (p.m.t.) shoku i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) në këtë postin e përcjelljes së shpalljes fillestare, apo këtë të drejtë e kanë dhe imāmët e tjerë (p.m.t.)?!

Pohojmë se janë dy arsyetime për hulumtinin tonë të kësaj çështjeje.

Arsyetimi i parë, është se ne duam që shī‘ītët e Shkollës së Ehli Bejtit dhe ndjekësit tanë të nderuar të këtyre programeve të mësojnë, nëse ky post i përket apo nuk i përket vetëm të nderuarit ‘Alī (p.m.t.), si dhe vëllezërit tanë muslimanë të Shkollës së Ehli Sunnetit dhe Xhemā‘atit të mësojnë parimet tona të besimit. Këta të fundit janë plotësisht të lirë në përvetësimin ose në mospërvetësimin e parimeve tona të besimit pasi t’i kenë mësuar. Citoj kështu sepse ata i akuzojnë shī‘ītët duke këmbëngulur kështu: “Shī‘ītët besojnë atë që iu është shpallur imāmëve”. Ashtu siç do të dalë në dritë dhe në të ardhmen, vëmë theksin se do të zbardhet se ne besojmë se dera e shpalljes dhe e qenies lajmëtar është mbyllur pas të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) dhe se imāmëve nuk iu ka ardhur asnjë shpallje.

Unë pyes se a e ka sqaruar i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) të tërë diturinë, njohurinë fetare në njëherë të vetme apo në dy epoka gjatë jetës së tij?! Nuk ka asnjë dyshim se dituria, njohuria fetare zuri fill të zbriste në Mekkën e Nderuar dhe me pas vijoi të zbriste dhe në Medīnën e Ndriçuar. Pra një pjesë e gjykimeve të ardhura kanë zbritur në Mekkën e Nderuar, kurse një pjesë ka zbritur në Medīnën e Ndriçuar.

Pyetje: Vallë përse nuk ka zbritur në njëherë të vetme?!

Përgjigjje: Gjykimet dhe njohuria fetare zbriste sipas nevojave të njerëzve. Shpallja zbriste në drejtimin e kushteve kohore dhe vendore, në masën e aftësisë së fuqisë mendore së njerëzve. Për këtë arsye zbritja e shpalljes vijoi për një hark kohor që kapërceu 20 vite.

Pikë së pari ne iu drejtohemi të dashurve të shkollës së Ehli Bejtit duke iu thënë: “O ju vartësit e familjes së Muḥammedit (p.q.m.t.)! Ne besojmë se mënyra dhe degët e shpalljes së Muḥammedit (p.q.m.t.) kanë zbritur tërësisht në zemrën e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) dhe se shpallja hyjnore ka marrë fund me të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.)! Domethënë shpallja është ndërprerë me ndërrimin jetë të tij (p.q.m.t.). Pavarësisht kësaj për një gjendje të tillë nuk flitej për të dërguarit e mëparshëm. I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ka urdhëruar: “Nuk ka më lajmëtar tjetër pas meje”. Shumë mirë por përse përvetësojmë mendimin se i nderuari ‘Alī (p.m.t.) i ka sqaruar një pjesë të gjykimeve dhe njohurive të ardhura fetare?!

Përgjigjje: Sepse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e ka sqaruar dhe ua ka përcjellur bashkësisë muslimane këtë. Ndërsa ‘Alīu (p.m.t.) sqaronte parimet të cilave nuk iu kishte ardhur koha. I nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) i kishte thënë ‘Alīut (p.m.t.): “Sqaroji gjykimet e tjera në kohën dhe rrethanat e duhura”. Shumë mirë por a i ka sqaruar dhe përcjellur të tëra gjykimet dhe njohuritë i nderuari ‘Alī (p.m.t.)?! Ne besojmë se i nderuari ‘Alī (p.m.t.) nuk i ka sqaruar të tëra njohuritë që mbetën pas, sepse nuk kishte ardhur ende koha e sqarimit të disa gjykimeve. Pra një pjesë të gjykimeve i ka sqaruar Imām Ḥasāni (p.m.t.), një pjesë Imām Ḥusejni (p.m.t.), një pjesë Imām Sexhxhādi (p.m.t.) etj. Pra ne besojmë se gjenden disa gjykime të cilat ndonëse kanë zbritur në zemrën e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) nuk janë sqaruar as në ditët e sotme dhe se nuk janë pjekur ende kushtet për sqarimin e tyre. Ja pra këto gjykime do t’i sqarojë pikërisht Imām Mehdīu (p.m.t.) në të ardhmen.

Çfarë duam të themi?! Mbarë fjalët që kanë zënë në gojë i nderuari ‘Alī dhe imāmët e Ehli Bejtit (p.m.t.) janë ḥadīthet e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Këto janë shpallje të zbritura në zemrën e të nderuarit Khātemu’l-Enbijjāi (Vulës së Lajmëtarëve) (p.q.m.t.). Megjithatë i nderuari ‘Alī dhe bijtë e tij (p.m.t.) janë shokët e të nderuarit Khātemu’l-Enbijjāi (Vulës së Lajmëtarëve) (p.m.t.) në pikën e përcjelljes së shpalljes fillestare. Këta të fundit i kanë sqaruar dhe do t’i sqarojnë këto në kohën e volitshme. Pra në dritën e këtyre sqarimeve kthejmë përgjigjen nëse kjo njohuri fetare e sqaruar nga ana e imāmëve të Shkollës së Ehli Bejtit (p.m.t.), ka zbritur apo nuk ka zbritur me shpalljen. Sipas kësaj baze sqarimet e imāmëve të Shkollës së Ehli Bejtit (p.m.t.) ceken në shpallje. Mirëpo i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk ua ka sqaruar këto bashkësisë muslimane sepse kushtet nuk ishin pjekur ende.

Nëse do të na drejtoni një kundërshtim të llojit:“A e ka fshehur shpalljen i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)?!”, ne iu japim përgjigjen: “Jo, i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk e ka fshehur shpalljen. Por rrethanat për sqarimin e saj nuk ishin të përshtatshme”.

Prezantuesi:Kjo është një çështje tejet e rëndësishme. Unë kam mendimin se nëse një musliman do t’i kuptojë në mënyrë të kujdesshme sqarimet që keni cituar, problemi do të zgjidhet dhe ai do të kuptojë një mori të vërtetash të Shkollës së Ehli Bejtit.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Në fakt doktrina e Shkollës së Ehli Bejtit është e qartë. Për shembull Imām Ṣādiḳu (p.m.t.) ka përcjellur me dhjetra mijra ḥadīthe. Të themi të vërtetën në disa ekranë të stacionëve televizivë dëgjojmë se ata na kundërshtojnë duke thënë: “Këto ḥadīthe nuk na janë përcjellur nga i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)”.

Ne themi se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ua ka përcjellur këto gjykime, dituri, njohuri fetare dhe sqarime të nderuarit ‘Alī (p.m.t.), ky i fundit ua ka përcjellur Imām Ḥasānit (p.m.t.) dhe ky i fundit ua ka përcjellur Imām Ḥusejnit (p.m.t.). Kështu që këto i kanë arritur çdo imāmi sipas radhës. Gjithashtu një pjesë e këtyre gjykimeve do të shfaqen në epokën e Imām Mehdīut (p.m.t.). Mos mendoni se ky sqarim më përket mua. Ky mendim është mendimi i dijetarëve të mëdhenj të Shkollës së Ehli Bejtit. Në programin e kësaj mbrëmjeje unë do të prek njërin nga ata përkatësisht Sejjid Khujīn (p.m.t.). Muslimanët shī‘ītë e dinë se Ājetullāh Khujī (p.m.t.) është njëri nga dijetarët e mëdhenj bashkëkohorë shī‘ītë. Unë e them këtë sqarim për vëllezërit tanë të Shkollës së Ehli Sunnetit.

Në veprën e tij me titull: “Mustenedu’l-Urueti’l-Ūthḳā” (Zinxhiri I Lidhjes Më Të Fuqishme)Sejjid Khuji (p.m.t.) rrëfen si më poshtë: “Nga mendimi ynë në formën e lejimit të përcjelljes pas përshkallëzimitdheligjvënies hyjnore të gjykimeve...Sepse në çastin e pjekjes së rrethanave sqarimiigjykimit iu është lënë imāmit.Përmirësimet e duhura kohore lidhur me sqarimin e gjykimit...Madje duke qenë se disaargumentë hyjnorë fetarë janë kuptuar, një pjesë e gjykimeve dhe njohurisë fetare nuk është sqaruar deri në këtë çast.Sqarimi i këtyre gjykimeveiuështëlënëUelijju’l-‘Aṣrit (Kujdestarit të Kohës)(p.m.t.). Kur ai të shfaqetdhe kur të mbushësipërfaqen e tokës me barazi dhedrejtësi, ai është i ngarkuar me detyrën e përcjelljes së këtyre”. (8)

Themi se është e lejuar vonesa për shumë kohë më pas e gjykimit që nga çasti i ligjvënies së përcjelljes. Shekulli i ligjvënies hyjnore ka marrë fund me të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.). Por përcjellja është e lidhur ose me të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.) ose me epokën pas tij.

Ndërsa pyetjes së ngritur në formën: “Vallë përse tërësia e gjykimeve nuk përcillet nga ana e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) por mbetet më pas?!” Ne kësaj pyetjeje iu përgjigjemi duke thënë se i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ua ka lënë këtë detyrë imāmit. Nëse do Allāhu i Lartësuar në programin tonë me titull: “Utruhātu’l-Mehdeuijje”(Shfaqja e Imām Mehdīut(p.m.t.)) do të shqyrtojmë disa gjykime me përcjelljen dhe sqarimin e Imām Mehdīut (p.m.t.).

Pyetje: “Ku i ka marrë Imām Mehdīu (p.m.t.) këto gjykime dhe njohuri fetare?!” Nëse është shpallja themi se shpallja është ndërprerë. Si përgjigje themi kështu: “Imām Mehdīu (p.m.t.) (Allāhu i Lavdëruar e shpejtoftë shfaqjen e tij) i ka marrë këto gjykime dhe njohuri fetare nga gjyshi i tij Imām ‘Aliu (p.m.t.) me anë të etërve të tij. Ḥadīthet e të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) janë ḥadīthet e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).

Ndjekësit tanë të nderuar a ka ndonjë të thënë rreth kësaj?!

Në veprën me titull: “Uṣūlu Mine’l-Kāfī” (Mënyra E Mjaftuesit) e Imām Kulejnit e cila cilësohet si njëra nga burimet tona më të rëndësishme në këtë fushë ka çështje rreth kësaj.

Rrëfimi është si vijon: “Njënjeri i bëri një pyetje Imām Ṣādiḳut (p.m.t.) dhe ai idha përgjigjen e duhur kësaj pyetjeje.Më pas burri itha këto: “Sipas teje nëse bëhet ashtu, atëherë ç’lloj mendimiduhet përcaktuar?!”

ImāmṢādiḳu(p.m.t.) urdhëroi: “Me ngadalë!Nëse të kam dhënë një përgjigje, kjo është nga idërguari i Allāhut (p.q.m.t.). Ne nuk kemi të drejtë të themi: “Sipas meje kjo është kështu” për diçka”. (9)

Pra nëse ne do të themi diçka, ajo fjalë është nga i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) dhe nga ḥadīthet e tij.

Ai do të thotë: “Fjalët e mia si Imām Ṣādiḳu (p.m.t.) janë marrë nga i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nëpërmjet etërve të mi”. Gjithashtu kjo përkthehet se nuk ka zbret shpallja.

Në sqarimin e këtij ḥadīthi, ne vëmë re se në veprën e tij me titull: “Mirātu’l-‘Uḳūli” (Pasqyra E Mendjeve) ‘Alāme Mexhlisī ka shprehur kështu: “Me synimin: “Sipasteje nëse bëhet ashtu, atëherëç’llojmendimiduhet përcaktuar?!”, është pyetja e mendimit vetjak të Imām Ṣādiḳut (p.m.t.). Ai që shtron pyetjen pandeh se Imām Ṣādiḳu (p.m.t.) ka dhënë përgjigjje me ixhtihādin dhe pandehjen e tij. Kurse Imām Ṣādiḳu (p.m.t.) e ka ndaluar atë nga ky mendim dhe kjo pandehje. Imām Ṣādiḳu (p.m.t.) ka zënë në gojë: “se ka thënë vetëm fjalë me përmbajtje të qartë dhe të vërtetë dhe se fjalët e tij i kanë arritur atij nga Sejjidu’l-Murselīni (Zotëriu i të Dërguarve)”. (10)

Meqenëse ḥadīthet në këtë çështje janë mjaft të tepërta, ne nuk po hyjmë në debatin e zinxhirit të tyre të përcjelljes, sepse ḥadīthet mbështesin njëri-tjetrin.

Ḥadīthi që kalon në veprën me titull: “Beṣāiru’d-Derexhāti” (Vështruesit E Shkallëve) është njëri nga këta. Autori i veprës Ebū Xhe‘afer Seffāri (v.v. 290 m.i.) është njëri nga bashkëkohësit e Imām Ḥasān ‘Askeriut (p.m.t.) dhe që ka konceptuar epokën e Fshehjes së Vogël.

Ai përcjell kështu nga Ebū Xhe‘aferi (p.m.t.): “Nëse ne do t’iu themi një ḥadīth me rejin (mendimin tonë vetjak), atëherë ne do të shmangemi ashtu siç janë shmangur dhe të tjerët para nesh. Por ne përcjellim ḥadīthin me një sqarim nga Zoti ynë.Zoti ynë ia ka sqaruar të dërguarit të Tijdheidërguari ynë (p.q.m.t.) na e ka sqaruar ne”. (11)

Prezantuesi: E tërë njohuria fetare iu është zbritur të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) dhe iu është përcjellur bashkësisë muslimane.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Vetëm me përcjelljen e përshkallëzuar. Gjykimet kanë zbritur drejtpërdrejtë në zemrën e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).

Prezantuesi: Këtu duam të hapim një çështje që pyetet herë pas here.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Në duart tona kemi dhe rrëfime të tjera.

Prezantuesi: Le të bëjmë këtë pyetje përpara se të kalojmë në rrëfimet. Mbase përgjigjja e pyetjes sonë mund të jetë në rrëfimet që do të paraqisni. Allāhu i Madhëruar në Ḳur’ānin Famëlartë urdhëron: “الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلَامَ دِينًا“El-jeume ekmeltu lekum dīnekum ue etmemtu ‘alejkum ni‘metī ue raḍītu lekumu’l-Islāme dīnān” (Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islāmin fe). (Sūre Māide, 3)

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: U kuptua. Ne kur lexojmë ājetin e lartpërmendur kemi për synim kuptimin se feja jonë u përsos me të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.) dhe se ky i fundit na e ka lënë atë porosi dhe nuk kemi për synim kuptimin se feja ishte e mangët dhe ajo u përsos me Imām ‘Alīun dhe imāmët e Ehli Bejtit (p.m.t.), por shfaqja e saj do një kohë të gjatë.

Kjo është një çështje e rëndësishme. Pra ka ndodhur përsosmëria e fesë, me tërë njohurinë e saj si me jurisprudencën e madhe, jurisprudencën e vogël, kredot, të lejuarat dhe të ndaluarat e saj. Rūḥu’l-Emīni (Shpirti Besnik) Xhibrīli ka zbritur në zemrën e të nderuarit Muḥammed Muṣṭafā (p.q.m.t.), gjithçka që njeriu ka nevojë për të arritur tek Allāhu i Lartësuar. Nuk ka asgjë që nuk ka zbritur në zemrën e të nderuarit Khātem (Vulë) (p.m.t.). Më pas kjo dukuri duke filluar me Imām ‘Alīun (p.m.t.) ka zbritur dhe në zemrën e imāmëve të Ehli Bejtit (p.m.t.). Feja është përsosur, dhuntia është plotësuar.

Tani le të kalojmë në pyetjen e përsosmërisë së fesë. Po, feja është përsosur. Nëse i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) nuk do t’ia kishte lënë khilāfetin (prijësinë) Imām ‘Alīut (p.m.t.) në pronësi, atëherë nënvizojmë se një pjesë e fesë nuk do të sqarohej.

Ngjarja tregon se feja ka zbritur dhe është përcjellur në zemrën e të nderuarit Khātem (Vulë) (p.q.m.t.). Mirëpo kjo nuk ka kuptimin se kjo përcjellje iu është përcjellur të tërë bashkësisë muslimane. I nderuari Khātem (p.q.m.t.) ua ka përcjellur të tërë fenë të nderuarit ‘Alī (p.m.t.), ky i fundit (p.m.t.) ua ka përcjellur Imām Ḥasānit (p.m.t.) për t’ua përcjellur bashkësisë muslimane dhe kjo përcjellje ka vazhduar kështu deri në imāmin e njëmbëdhjetë Imām Ḥasān ‘Askeriun (p.m.t.). Si rrjedhojë imāmi i njëmbëdhjetë Imām Ḥasān ‘Askeriu (p.m.t.) ua ka përcjellur dhe lënë porosi të tëra këto dituri imāmit të dymbëdhjetë Imām Mehdīut (p.m.t.).

Një rrëfim tjetër është si vijon: “Unë kam dëgjuar me veshët e miEbū ‘Abdullāh Ṣādiḳun (p.m.t.)të ketë thënë kështu:“Nësenedo t’u japim njerëzve fetua me rejin (mendimin tonë vetjak)dhedëshirën tonë,nuk ka dyshim se do të ishim nga të shkatërruarit.Thëniet tona janë ngaveprat e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)dhe nga parimet e diturisë qëkemi trashëguar nga njëri-tjetri”. (12)

Ne jemi veprat e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Disa njerëz të paditur përpiqen të thonë se postet e Ehli Bejtit (p.m.t.) janë njëlloj si postet e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Kurrën e kurrës! Ehli Bejti (p.m.t.) e thotë hapur dhe qartë këtë: “Ne jemi veprat e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Ne jemi një fryt i kësaj peme të bekuar, të shenjtë, të çiltër dhe të dëlirë”.أَلَمْتَرَكَيْفَضَرَبَاللَّهُمَثَلًاكَلِمَةًطَيِّبَةًكَشَجَرَةٍطَيِّبَةٍأَصْلُهَاثَابِتٌوَفَرْعُهَافِيالسَّمَاءِتُؤْتِيأُكُلَهَاكُلَّحِينٍبِإِذْنِرَبِّهَا ۗ وَيَضْرِبُاللَّهُالْأَمْثَالَلِلنَّاسِلَعَلَّهُمْيَتَذَكَّرُونَ“E lem tera kejfe ḍarabe Allāhu methelān kelimeten ṭajjibeten keshexheretin ṭajjibetin aṣluhā thābitun ue fer‘uhā fī’s-semāi. Tūtī ukulehā kul’le ḥīnin biidhni Rabbihā, ue jeḍribu Allāhu’l-emthāle li’n-nāsi le‘al’lehum jetedhekkerūne” (A nuk ke parë se si bëri shembull Allāhul fjalën e mirë, si pema e mirë që rrënjët e saj janë fiksuara (thellë në tokë) dhe degët e saj janë lart në qiell?! Dhe ajo jep frytin e saj në çdo kohë me lejen e Zotit të saj, paraqit Allāhu shembuj për njerëzit duke shpresuar se atado të mendojnë).(Sūre Ibrāhīm, 24, 25) Pra frytet e një peme të tillë nuk ndërpriten kurrë. Kjo është njëra nga dëshmitë tona rreth argumentimit të domosdoshmërisë së një qenieje të pafajshme pas të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Nëse do Allāhu i Lartësuar këtë dëshmi do ta shtjellojmë në të ardhmen.

Në këtë çast mund të drejtohet një pyetje e tillë: “Imzot a është kjo e vlefshme dhe për muxhtehidin?!”

Kurrë! Muxhtehidët mund të kenë ndasi mendimi. Kurse ne synojmë frytin e papërzier, të pastër, i cili nuk ka hasur në asnjë ndasi mendimi.

Fjalia e fundit e ḥadīthit vë në dukje se fjalët janë marrë me anën e trashëgimisë dhe se brenda tyre nuk ka asnjë mendim vetjak.

Një tjetër rrëfim është kështu: “Njënjeri i bëri një pyetje Imām Ṣādiḳut (p.m.t.) dhe ai idha përgjigjen e duhur kësaj pyetjeje.Më pas burri itha këto: “Sipas teje nëse bëhet ashtu, atëherë ç’lloj mendimiduhet përcaktuar?!”

ImāmṢādiḳu(p.m.t.) urdhëroi: “Me ngadalë!Nëse të kam dhënë një përgjigje, kjo është nga idërguari i Allāhut (p.q.m.t.). Ne nuk themi asgjë me mendimin tonë vetjak”. (13)

Prezantuesi: Duke ecur sipas kësaj vëmë theksojmë se mendimi i askujt nuk mund t’i arrijë mendimet e tyre.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Ne e kemi përftuar këtë nga ājeti ḳurānor: وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي“Ue eshrikhu fī emrī” (Dhe bëma atë shok në punën time). (Sūre Ṭā Hā, 32) i Allāhut të Lavdëruar. Po, miratojmë se imāmët e Ehli Bejtit (p.m.t.) janë shokët, ortakët e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).

Një tjetër rrëfim është si më poshtë: Sipas asaj që është përcjellur nga Imām Ṣādiḳu (p.m.t.) ky i fundit ka urdhëruar kështu: “Ne jemi mbi një sqarim nga Zoti ynë. Zoti ynë ua ka sqaruar këtë sqarim të dërguarit të Tij dhe ai na e ka sqaruar ne”.

Domethënë në këtë mënyrë është lidhja mes Imām Ṣādiḳut (p.m.t.) dhe Allāhut të Madhëruar. Vëllezër të nderuar le ta dinë se i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) qoftë i gjallë qoftë i vdekur, ai gjithmonë është dhe vijon të jetë ena, mjeti i frymëzimit hyjnor.

Miq të nderuar! Ne do të orvatemi të sqarojmë se nuk asnjë lloj dallimi mes qenies i gjallë dhe qenies i ndërruar jetë të të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Ne kemi përvetësuar mendimin se lidhja me këtë botë e njeriut nuk shkëputet me ndërrimin jetë të tij. Pavarësisht se kjo lidhje nuk është aq e fuqishme se sa ishte në epokën kur ka jetuar, ajo nuk është as më e dobët. Dëshmia jonë për sa i përket vazhdimit të lidhjes me këtë botë të njeriut do të zbardhet në të ardhmen. Ai (p.q.m.t.) është mjeti i frymëzimit hyjnor. Çdo gjë që do të vijë në këtë botë si fillim do të kalojë tek i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.). Në programet vijuese themi se nëse do t’ia dalim mbanë të trajtojmë çështjen e diturisë së imāmëve të Ehli Bejtit (p.m.t.) atje do të ndeshim në një ḥadīth të tillë, se pyetjes së ngritur këtë mënyrë: “Vallë a i dinte dhe i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) disa njohuri që zbresin në Natën e Ḳadrit?!”, imāmët (p.m.t.) i kanë dhënë këtë lloj përgjigjeje: “Nuk ka asgjë që të na ketë zbritur dhe që të mos nisë me të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.)”.

Udha që imāmët (p.m.t.) e kanë marrë diturinë para së gjithash zë fill me të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.), më pas vijon me të nderuarin ‘Alī (p.m.t.) dhe më tej me të nderuarin Ḥusejn (p.m.t.). Ndërsa arsyetimi i kësaj logjike përcaktohet me thënien: “Derisa i fundit i yni të mos jetë më i ditur se i pari ynë”. Nëse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk do të dijë diçka që na zbret ne, atëherë kjo gjendje kërkon që ne të jemi më të ditur se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ose i nderuari ‘Alī (p.m.t.). Vallë si është e mundur që një njeri të jetë më i ditur dhe më i virtytshëm se i dërguari i Allāhut dhe Emīru’l-Mu’minīni Imām ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibi (p.m.t.)?!

KurEbū’l-Eimmeti ‘Alī (Ati i Imāmëve) (p.m.t.) hasinë një pyetjetë shtruarkështu:“Aqëndronti më lartapo i nderuariidërguar (p.q.m.t.), ai i ktheu këtë përgjiigje: “Turp të qoftë! Unë jam një rob nga robërit e Muḥammedit (p.q.m.t.)!”

Prezantuesi: Megjithatë disa njerëz pretendojnë kështu: “Shī‘ītët thonë se i nderuari Xhibrīl (p.m.t.) ka kryer tradhti!”

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari:Në veprën me titull:“Uṣūlu Mine’l-Kāfī” (Mënyra E Mjaftuesit) e Imām Kulejnit preket një ḥadīth i tillë:

Ebū Ḥasān Meuṣilīu, rrëfen kështu nga Ebū‘Abdullāhu: “Njëri nga dijetarët fetarë çifutë erdhi pranë Emīru’l-Mu’minīnitdhe e pyeti: “O Emīru’l-Mu’minīni (Prijësi i Besimtarëve)! Qëkur është Zoti yt?!”

I nderuari Emīr (Prijës) (p.m.t.) urdhëroi kështu: “Turp të qoftë! Për një gjë që nuk ishte më parë thuhet qëkur është, mirëpo për një gjë që është gjithmonë e pranishme nuk thuhet kur u bë. Allāhu është që përpara fillimit, i Cili nuk ka fillim dhe është pas fundit të mbarimit dhe i Cili nuk ka as fund dhe as mbarim. Ai është fundi që nuk ka fund”.

Kur dijetari fetar çifut e pyeti: “Apo mos je ti lajmëtar?!” Imām ‘Alīu (p.m.t.) i dha përgjigjen: “T’u mbettë e heshtur nëna jote! Unë jam vetëm një rob nga robërit e të dërguarit të Allāhut!” (14)

Kjo njohuri fetare nuk është një dituri fetare e një njeriu të rëndomtë. Unë jam fryti i tij (p.q.m.t.) dhe fryti i kësaj shexheretu’ṭ-ṭajjibes (pemës së mirë). Nëse gjendja e zotëriut të imāmëve dhe imzotit të trashëgimtarëve ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibit (p.m.t.) është kështu pa mendoni njëherë për gjendjen e imāmëve (p.m.t.) të tjerë!

Prezantuesi: Allāhu ua shpërbleftë me të mira. Ne iu falenderojmë Imzot Sejjid Ājetullāh Kemāl Ḥajdari. Ne iu falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar. Ne po iu lëmë në mbrojtjen e Allāhut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Ibn Ḥaxher ‘Asḳalānī, “Fetḥu’l-Bārī Bi’sh-Sherḥiṣ-Ṣaḥīḥi’l-Bukhārī” (Çlirimi I Qartë I Sqarimit Të Përmbledhjes Së Ḥadītheve Të Vërteta Të Imām Bukhārīut), vëll. 8, fq. 424, Shënimi Nga ‘Alāme ‘Abdurraḥmān Ibn Nāṣir Berrāḳu, Shtëpia Botuese: “Dāru’ṭ-Ṭajjibe” (Mirësia).

2- Shejkh ‘Alāme Muḥammed Nāṣiruddīn Albānī, “Fetāuā Shejkh ‘Alāme Muḥammed Nāṣiruddīn Albānī Fī’l-Medīneti Ue’l-‘Imarāti” (Miratimet E Shejkh ‘Alāme Muḥammed Nāṣiruddīn Albānīt Në Qytet Dhe Në Urbanistikë), fq. 47, Përmbledhja Dhe Sqarimi Nga ‘Umer ‘Abdulmun‘im Selīmi, (viti i botimit 1427 sipas mërgimit islām / viti 2005 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Dārul-‘Ālemi’l-Feuāidi” (Bota e Dobive), Botimi i Parë, Ḳāhire Miṣr (Kajro, Egjipt).

3- ‘Alāme Ebū ‘Abdurraḥmān Muḳbil Ibn Hādī Uāḍi‘īu (v.v. 1422 m.i.), “Xhāmiu’ṣ-Ṣaḥīḥi Mimmā Lejse Fī Ṣaḥīḥajni” (Përmbledhësi I Ḥadītheve Të Vërteta Që Nuk Janë Në Dy Përmbledhjet e Ḥadītheve Të Vërteta Të Imām Bukhārīut Dhe Muslimit), vëll. 4, fq. 616, Kitābu’l-Ferāiḍi (Libri i Detyrave), fq 82, Shtëpia Botuese: “Risāletu’l-‘Ālemijje” (Dërgesa Botërore).

4- Shejkh ‘Alāme Muḥammed Nāṣiruddīn Albānī, “Silsiletu’l-Eḥādīthi’ṣ-Ṣaḥīḥa” (Zinxhiri I Ḥadītheve Të Vërteta), vëll. 4, fq. 631, Ḥadīthi Nr: 1980.

5- Shejkh ‘Alāme Muḥammed Nāṣiruddīn Albānī, “Silsiletu’l-Eḥādīthi’ṣ-Ṣaḥīḥa” (Zinxhiri I Ḥadītheve Të Vërteta), vëll. 4, fq. 633.

6- Shejkh Ibn Tejmijje, “Minhāxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra E Sunnetit Të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 513, Vërtetimi Nga Doktor Muḥammed Reshād Sālimi, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Faḍīleti” (Vendi i Virtytit).

7- Shejkh Ibn Tejmijje, “Minhāxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra E Sunnetit Të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 513, Vërtetimi Nga Doktor Muḥammed Reshād Sālimi, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Faḍīleti” (Vendi i Virtytit).

8- SejjidĀjetullāhKhujī,“Mustenedu’l-Urueti’l-Ūthḳā” (Zinxhiri I Lidhjes Më Të Fuqishme), Kitābu’l-Khumsi (Libri i Pestë), fq. 196.

9- Imām Kulejnī,“Uṣūlu Mine’l-Kāfī” (Mënyra E Mjaftuesit), vëll. 1, fq. 148, Bābu’l-Bidei ue’r-Reji ue’l-Meḳajisi”(Kreu i Parimeve, Mendimit Vetjak dhe Krahasimeve),Ḥadīthi Nr: 21, Vërtetimi Nga Ḳismu’l-Iḥjāi’t-Turāthi (Dega e Ringjalljes së Trashëgimisë).

10- ‘AlāmeMexhlisī,“Mirātu’l-‘UḳūliFī’sh-Sherḥi’l-Akhbāri Āli’r-Resūli”(PasqyraEMendjeve Në Sqarimin E Lajmeve Të Familjes Së Të Dërguarit), vëll. 1, fq. 201, Shtëpia Botuese:“Dāru’l-Kutubi’l-‘Ilmijje” (Librat Shkencorë),Bejrūt, Lubnān(Bejrūt, Liban).

11- Ebū Xhe‘afer Muḥammed Ibn Ḥasān Seffāri, “Beṣāiru’d-Deraxhāti’l-Kubrā Fī FeḍāiliĀli Muḥammed (ṣ.A.‘a.u.s.) (Vështruesit E Shkallëve Të Mëdha Në Virtytet E Familjes Së Muḥammedit (p.q.m.t.), vëll. 2, fq. 71, Vërtetimi Nga Muḥammed Sejjid Ḥusejn Mu‘al’limi.

12- Ebū Xhe‘afer Muḥammed Ibn Ḥasān Seffāri, “Beṣāiru’d-Deraxhāti’l-Kubrā Fī Feḍāili Āli Muḥammed (ṣ.A.‘a.u.s.) (Vështruesit E Shkallëve Të Mëdha Në Virtytet E Familjes Së Muḥammedit (p.q.m.t.), vëll. 2, fq. 72, Ḥadīthi Nr: 1068, Vërtetimi Nga Muḥammed Sejjid Ḥusejn Mu‘al’limi.

13- Ebū Xhe‘afer Muḥammed Ibn Ḥasān Seffāri, “Beṣāiru’d-Deraxhāti’l-Kubrā Fī Feḍāili Āli Muḥammed (ṣ.A.‘a.u.s.) (Vështruesit E Shkallëve Të Mëdha Në Virtytet E Familjes Së Muḥammedit (p.q.m.t.), vëll. 2, fq.73, Ḥadīthi Nr: 1073, Vërtetimi Nga Muḥammed Sejjid Ḥusejn Mu‘al’limi.

14- Imām Kulejnī,“Uṣūlu Mine’l-Kāfī” (Mënyra E Mjaftuesit), vëll. 1, fq. 227,Bābu’l-Bidei ue’r-Reji ue’l-Meḳajisi”(Kreu i Parimeve, Mendimit Vetjak dhe Krahasimeve),Ḥadīthi Nr: 245,Vërtetimi Nga Ḳismu’l-Iḥjāi’t-Turāthi (Dega e Ringjalljes së Trashëgimisë).



Burimi : Medya Şafak