Ājetullāh Kemāl Ḥajdari: Ḥadīthi I Menziles (Krahasimit) (Pjesa E Gjashtë)

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Prill 2, 2021, 1:25 a.m.

Dikush mund të thotë: “Fundja dhe Ehli Suneti nuk e pranon këndvështrimin sebashkëkohësit janë të pafajshëm! Si rrjedhojë këtu nuk kaasgjë të keqe”. Megjithatë pika që nuk e kemi kuptuar dhe që duam përgjigjje është kjo: “Duke qenë se një pjesë e madhe e tyre ka gabuar vallë si mund të jenë kuptimet e tyre një provë për ne?!”

Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allāhut. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭafāin (p.q.m.t.) të dërguarin besnik të Allāhut (p.q.m.t.), familjen e tij të dëlirë dhe bashkëkohësit e tij të përgjedhur.

Prezantuesi: Ndjekës të nderuar iu përshëndesim me ndjenjat më të bukura, me selāmin (paqen) e Allāhut në këtë programin e ri me titull: “Muṭahārātun fi’l-‘Aḳīdeti” (Dëlirësitë e Kredos). Es-selāmu ‘alejkum ue raḥmetullāhi ue berekātuhu. (Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qoftë mbi ju). Çështja e programit tonë të kësaj mbrëmjeje do të jetë është “Ḥadīthi i Menziles” (Ḥadīthi i Krahasimit). Nga studiot e Keuther Tv të Ḳumit, ne e përshëndesim dhe në emrin tuaj Imzot Ājetullāh Kemāl Ḥajdarin duke i thënë: “Mirëseerdhët”. I nderuar imzot le të kalojmë drejtpërdrejtë në çështje. I nderuar imzot në programin e kaluar ju cekët disa çështje që përbëjnë pikën kryesore të çështjes. Një pjesë e sqarimeve tona mbështetej në nifāḳun (dyfytyrësinë) dhe në virtytet e disa bashkëkohësve, ndërsa një pjesë në ḥadīthet e shpikura për poshtërimin e Imām ‘Alīut (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit (p.m.t.). I nderuar imzot ajo që duam t’iu kërkojmë është se fillimisht le të paraqisim përmbledhjen e programit të shkuar dhe më pas le të veçojmë ndjekësve tanë të nderuar pjesën më të madhe të programit.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allāhu i Lartësuar, i Cili dëgjon dhe di gjithçka, nga shejṭāni i mallkuar dhe e filloj programin me ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭafāin (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër!

 

Para së gjithash lejomëni t’iu bëj me shenjë tek kjo çështje si një përmbledhje e programit të mëparshëm:“Unë dua t’iu rrëfej se gjenden njerëz që mendojnë se fërkimet në çështjen e khilāfetit (prijësisë), imāmetit (udhëheqjes)dhe uelājetit (kujdestarisë) pas ndërrimit jetë të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) janë një grindje politike mes bashkëkohësve. Kjo çështje që ka ndodhur përpara shumë shekujshdhe në kohën pas të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)nuk është një çështje politike që ta mbështjellim dhe ta ngrejmë.Ndikimet e kësaj çështjeje vazhdojnë të ndihen deri në ditët e sotme.Në shtesë kjo çështje është shndërruar në një gjendje që ka marrë nën ndikimin e saj mbarë përmasat politike, ekonomike,shoqërore dhe fetare të jetës sonë. Për më tepër këtyre përmasavetëçështjes duhet t’u shtojmë dhe ndikimin e përmasës së botës së amëshuar (tjetër). Citojmë kështu sepseinderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) kumton kështu lidhur me çështjen e imāmetit (udhëheqjes): “Ai njeri që vdes pa i dhënë zotimin një imāmi ka vdekur mbi vdekjen e paditurisë”.

Unë dua të bëj me shenjë tek këto çështje:

Çështja e parë:Ne duhet të konceptojmë përgjegjësitë që gjenden në barrën, ngarkesën e të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Ḳur’āni Famëlartë e sqaron këtë të vërtetë. Kështu që themi se është e mundur që përgjegjësitë e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) të ndahen në dy pjesë.

Përgjegjësitë e veçanta dhe përgjegjësitë e përbashkëta. Përgjegjësitë e veçanta nënkuptojnë marrjen e sherī‘atit me mjetin e shpalljes nga qielli. Kjo detyrë i përket vetëm të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.).وَمَا يَنْطِقُ عَنِ الْهَوَىٰ إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَىٰ“Ue mā jenṭiḳu ‘ani’l-heuā. In hue ilā uaḥjun jūḥā” (Ai nuk flet nga vetvetja. Por ai flet vetëm shpalljen që i shpallet). (Sūre Nexhm, 3-4), “وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا“Ue mā ātākum resūlu fekhudhūhu ue mā nehākum ‘anhu fentehū” (Çfarë iu ka dhënë i dërguari merreni atë dhe çfarë iu ka ndaluar largohuni nga ajo). (Sūre Ḥashr, 7) Por dera e shpalljes është mbyllur pas të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Për këtë na lajmërojnë urdhri: مَا كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَا أَحَدٍ مِنْ رِجَالِكُمْ وَلَٰكِنْ رَسُولَ اللَّهِ وَخَاتَمَ النَّبِيِّينَ ۗ وَكَانَ اللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمًا“Mā kāne Muḥammedun ebā eḥadin min rixhālikum ue lakin resūle’ll-llāhi ue khāteme’n-nebijjine ue kāne’ll-llāhu bikuli shej’in ‘ālīmān” (Nuk ishte Muḥammedi i ati asnjërit nga burrat tuaj por ai ishte i dërguari i Allāhutdhe vula e të mbarë lajmëtarëve dhe Allāhuështë për çdo gjë i gjithëditur). (Sūre Aḥzāb, 40) ose ḥadīthi i lajmëtarit: “Vetëm se pas meje nuk ka më lajmëtar (të dërguar)”, që ceket në Ḥadīthin e Menziles. Ky ḥadīth është një ḥadīth mbi të cilin muslimanët kanë arritur njëzëshmërinë. Në këtë pikë askush nuk mund të jetë shoku i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).

Çështja e dytë:Detyra e iblāgut (përcjelljes) i përket vetëm të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Domethënë kur të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.)i vinte shpallja në lidhur me njërën nga çështjet fetare, fjala vjen ai nuk kishte të drejtë t’i thoshte bashkëshortes së tij: “Merre këtë ājet dhe përcillja njerëzve”. Kësaj detyre nga ana e terminologjisë u thuhet “uaḥju’l-ibtidaī” (shpallja fillestare ose shpallja e parë) dhe duhet të zbatohet nëpërmjet të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Dijetarët e quajnë këtë dhe “iblāgu’l-ibtidaī” (përcjellja e parë). Kur kjo shpallje iu përcillet bashkësisë muslimane ai që është dëshmitar dhe i pranishëm i bashkësisë muslimane ua përcjell këtë atij që nuk është i pranishëm. Pasi i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) e ka përcjellur sherī‘atin, atëherë çdo njeri që e di dhe mëson këtë e ka për detyrë që t’ua përcjellë të tjerëve. وَمَا كَانَ الْمُؤْمِنُونَ لِيَنْفِرُوا كَافَّةً ۚ فَلَوْلَا نَفَرَ مِنْ كُلِّ فِرْقَةٍ مِنْهُمْ طَائِفَةٌ لِيَتَفَقَّهُوا فِي الدِّينِ وَلِيُنْذِرُوا قَوْمَهُمْ إِذَا رَجَعُوا إِلَيْهِمْ لَعَلَّهُمْ يَحْذَرُونَ“Ue mā kāne’l-mu’minūne lijenfirū kāfeten feleu lā nefere min kuli firḳatin minhum ṭāifeten lijefeḳḳahu fī’d-dīni ue lijundhirū ḳaumehum idhā rexhe‘ū ilejhim le‘alehum jaḥdherūne”. (Nuk është e nevojshme që të tërë besimtarët të nisen për në luftë. E përse nga çdo grumbull e tyre të mos shkojënjë palë për të mësuar dhe u thelluar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e tyre kur të kthehen tek ata, në mënyrë që ata të kuptojnë (e të ruhen)). (Sūre Teube, 122) Pra si fillim ata duhet ta mësojnë shpalljen dhe më pas t’ua përcjellin këtë atij që nuk është i pranishëm.

Kjo çështje është mjaft e rëndësishme.Nënvizojmë se përcjellja e shpalljes hyjnore është njëra nga detyrat e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), si dhe as që mund të bëhet fjalë për gjendjen e një njeriu që mund ta marrë përsipër këtë punë hyjnore përveç tij. Gjithashtu dhe fjalia: “Përcill atë që të shpallet nga Zoti yt” është njëra nga çështjet që i përket të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).

Kurse përsa i përket përgjegjësive të përbashkëta pohojmë se i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.)duhet të ndërtojë fenë në jetën e njerëzve,në gjirin e bashkësisë muslimane (ai duhet ta zbatojë atë në mënyrë të sigurtë, ta mbajë në këmbë).خُذْ مِنْ أَمْوَالِهِمْ صَدَقَةً تُطَهِّرُهُمْ وَتُزَكِّيهِمْ بِهَا وَصَلِّ عَلَيْهِمْ“Khudh min emuālihim ṣadaḳaten tuṭahhirukum ue tuzekkīhim bihā ueṣali ‘alejhim” (Merr nga pasuritë e tyre ṣadaḳa (lëmoshë) që t’i pastrosh ata dhe t’ua shtosh (të mirat e tyre) me të dhe falu për ta). (Sūre Teube, 103) Ājeti i lartpërmendur do të thotë se nuk është e mjaftueshme që vetëm t’i lajmërosh ata se dhënia e zekātit është detyrë. Pra ājeti i sipërcituar ka kuptimin se duhet të ndërtosh zekātin në jetët e tyre. E thënë ndryshe kjo nënkupton: “O ti i dërguar duhet të ndërtosh sherī‘atin në jetët e tyre!” Kjo është arsyeja se përse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) sapo shkoi në Medīnën e Ndriçuar para së gjithash ndërtoi shtetin islām - sipas kushteve të asaj kohe.

Falenderimi i takon Allāhut të Lartësuar dhe të Lavdëruar se pas ndërtimit të shtetit islām ai u përhap duke u zgjeruar. Edhe kjo nuk është një nga detyrat që i përket të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Në shtesë kjo detyrë është një përgjegjësi mbi supet e atij njeriu që do të kalojë në vendin e tij pas tij. Dhe kësaj u thuhet autoriteti politik, që do të thotë marrja përsipër e drejtimit politik të bashkësisë muslimane.

Miqtë e mi të nderuar dijeni se Shkolla e Ehli Bejtit beson se imāmeti (udhëheqja) është një pjesë plotësuese e fesë. Imāmeti (udhëheqja) nuk është një gjë me përmasë politike,por një pjesë kryesore e fesë. Për këtë arsye ne besojmë se ājeti: الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلَامَ دِينًا“Eljeume ekmeltu lekum dīnekum ue etmemtu ‘alejkum ni‘metī ue raḍītu lekumu’l-Islāme dīnān”(Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islāmin fe).(Sūre Māide, 3)është i lidhur me vendin e imāmetit (udhëheqjes) dhe uelājetit (kujdestarisë).

Si rrjedhojë askush të mos krijojë mendimin në mendjen e tij se khilāfeti (prijësia) dhe imāmeti (udhëheqja) pas të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) janë një çështje dytësore. Përkundrazi imāmeti (udhëheqja) është një pjesë plotësuese e renditjes së njohurisë fetare.

Prezantuesi: Pra imāmeti (udhëheqja) është një pjesë e ‘aḳīdes (kredos)?!

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Sigurisht që po. Në këtë çast mund të drejtohet një kundërshtimin në formën: “Imzot ky mendim, është mendimi juaj pra i Shkollës së Ehli Bejtit. Dijetarët e Shkollës së Ehli Sunnetit nuk kanë një qasje të tillë. Vallë a ka ndonjë dijetar në gjirin e dijetarëve të Shkollës së Ehli Sunnetit që ndan këtë mendimin tuaj?!”

Në këtë program do t’iu lexojmë një fragment. Ky fragment pasqyron de facto mendimin e Shkollës së Ehli Bejtit. Kurse të dhënën se ku e kemi lexuar këtë fragment do ta ndajmë më pas me ju.

Fragmenti është kështu: “Drejtimiinjerëzve është njëra ngadetyratmëtë mëdha fetare”.

Pra fragmenti i mësipërm nuk thotë se khilāfeti (prijësia), autoriteti politik pas të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) është nga detyrat fetare, por thotë se “është njëra ngadetyratmëtë mëdha fetare”.

Ai kumton kështu: “Në shtesë e tërë feja dhe dunjāja (kjo botë) mund të plotësohet me këtë” në cilësinë e një përgjigjeje ndaj një kundërshtimi të mundshëm të ngritur në formën: “Mbase këto detyra nuk janë të natyrës plotësuese të fesë por janë nga detyrat e dytësore të saj”.

Autori pohon se këto janë “e tërë feja”. Domethënë një fe pa khilāfetin (prijësinë) dhe uelājetin (kujdestarinë) është e mangët. Për këtë arsye i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëron kështu: “Kur të niseni në një udhëtim tre vetë, njëri nga ju të bëhet emīr (prijës)”. Pra domosdoshmëria e udhëheqjes dhe drejtimit (qeverisjes) është në një shkallë aq të lartë, sa madje dhe një palë njerëzish e përbërë nga vetëm tre vetë që nisen në një udhëtim disa ditor duhet të caktojnë një emīr (prijës) në mesin e tyre. Vlerësimin po ua lë ndjekësve tanë të nderuar.   

Pyetje: Për hir të Allāhut vallë a është e mundur që dërguari i Allāhut (p.a.m.t.) i cili themeloi këtë institucion qiellor-hyjnor, që do të jetojë deri në ditën e Kijāmetit dhe do të qëndrojë i përhershëm, i cili derdhi kaq shumë gjak, luftoi deri në këtë masë për hirin e tij dhe flijoi dhe shpenzoi gjithçka që kishte për këtë fe, që ta linte në një mënyrë pa krye dhe pa drejtues këtë bashkësi muslimane dhe të thoshte caktoni atë që doni në krye të saj?!Vallë a është e logjikshme që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) i cili ishte mjaft i dashur dhe i dhembshur ndaj besimtarëve, që të mos caktonte asnjë njeri në vendin e tij pas largimit të tij nga kjo botë për bashkësinë muslimane?! Pyetni një njeri për një gjendje të tillë, mirëpo teksa jeni duke e pyetur zhvisheni atë nga ndodhitë doktrinore. Sigurisht se ai do t’iu kthejë përgjigjjen se një gjë e tillë nuk është e logjikshme.

Miqtë e mi të nderuar konceptoni mirë fragmentin që iu lexova. Sepse sipas tij bëhet e ditur se fillimisht udhëheqja dhe kujdestaria janë detyrat më të mëdha të bashkësisë muslimane dhe se pikë së dyti feja plotësohet vetëm me udhëheqjen dhe kujdestarinë. I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëron: “Kur të niseni në një udhëtim tre vetë, njëri nga ju të bëhet emīr (prijës)”.

Miku im i nderuar kjo vepër është vepra me titull: “Sijāsetu’sh-Sher‘ijje fī Iṣlāḥi’r-Rāī ue’r-Reijje” (Politika e Sherī‘atit në Përmirësimin e Mendimtarit dhe Mendimit) e Shejkh Islām Ibn Tejmijjes (v.v. 728 m.i.). (1)

Këto sqarime i përkasin Shejkh Ibn Tejmijjes. Si rrjedhojë askush nuk ka të drejtë të dalë e të na thotë: “Fërkimi pas të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) është politik”.

Prezantuesi: Ç’është e vërteta kush mund ta ndajë politikën nga feja?!

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Politika nuk ndahet kurrë nga feja, përkundrazi politika është thelbi i fesë dhe feja mund të plotësohet vetëm me politikën.

Pyetja e parë: Ndërtimi i imāmetit (udhëheqjes) - që ky është një autoritet politik - është njëra nga detyrat e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).

Gjithashtu një përgjegjësi tjetër e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) është zgjidhja e kundërshtimeve të pranishme në gjirin e bashkësisë muslimane. Rishtas për kundërshtimet që ndodhin brenda bashkësisë muslimane duhet një autoritet fetar. وَأَنْزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ“Ue enzelnā ilejke’dh-dhikra litubejjine li’n-nāsi mā nuzzile ilejhim ue le‘lehum jetefekkerūne”(Dhe Ne ta zbritëm ty Përmendjen (Ḳur’ānin) që t’uasqarosh njerëzve atë që iu është zbritur atyre, me shpresë se do të meditojnë (mbi Ḳur’ānin). (Sūre Naḥl, 44) Kjo nënkupton se diskutimet dhe fërkimet fetare që ndodhin në mesin e bashkësisë muslimane duhet t’i zgjidhë autoriteti fetar. Dëshmia jonë është ky ājet që ceket në Ḳur’āni Fisnik: يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَأُولِي الْأَمْرِ مِنْكُمْ ۖ فَإِنْ تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّهِ وَالرَّسُولِ إِنْ كُنْتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ ۚ ذَٰلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلًا“Jā ejjuhā’l-ledhīne āmenū eṭī‘ū Allāhe ue resūle ue ūli’l-emri minkum fein tenāza‘tum fī shej’in feruddūhu ilā’ll-llāhi ue’r-resūli in kuntum tu’minūne bi’l-lāhi ue’l-jeumi’l-ākhiri dhālike khajrun ue aḥsenu te’uīlān” (O ju që keni besuar, binduni Allāhut dhe të dërguarit dhe autoritetit madhor shtetëror!Nëse keni kundërshtime mbi ndonjë çështje,drejtohuni (kthehuni, paraqiteni) Allāhut dhe të dërguarit nëse i besoni Allāhut dhe ditës së fundit. Kjo është më e mirë dhe përfundimi (interpretimi) më i bukur për ju). (Sūre Nisā’, 59) Autoriteti i këtushëm i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) është autoriteti fetar. Ḳur’āni Kerīm urdhëron: “Tregoni një dorëzim (nënshtrim) të plotë!”

Duke ecur sipas kësaj përmbledhim se gjenden dy veçori të veçanta dhe të përbashkëta të cilat i përkasin të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Veçoria që është e veçantë për të është marrja e shpalljes dhe përcjellja e saj njerëzve. Ndërsa veçoria që është e përbashkët për të është autoriteti fetar dhe politik.

Prapaskena e zgjatjes sonë të çështjes është fjetja e konceptimit të saktë nga ana e ndjekësve tanë të nderuar e hetimeve tona lidhur me dukurinë se khilāfeti (prijësia) i përket të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit (p.m.t.).Në fakt çështja është historike. Kur themi se është një çështje historike të mos keqkuptohet duke krijuar përshtypjen se është kjo është një çështje e cila është ndryshkur me kalimin e kohës. Kjo çështje nuk mund të lihet mënjanë sepse është një autoritet fetar dhe si pasojë se është një mendim në formën nga ana mendimore është bërë shkak për trazirën. Sepse kjo çështje është pjesë përbërëse e renditjes së urtësisë fetare. Shprehem kështu sepse pas të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) shpërthyen kundërshtime dhe mosmarrëveshje, hem në çështjen e autoritetit politik hem në çështjen e autoritet fetar. Shkolla e Ehli Bejtit beson se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e ka caktuar me argument hyjnor khalīfen (prijësin) pas tij. Këtë e kërkon dhe fragmenti në fjalë që lexuam nga Shejkh Ibn Tejmijje. I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) nuk ka lënë pa emīr (drejtues, prijës), imām (udhëheqës) madje dhe kur të niset në një udhëtim një palë e përbërë nga tre vetë. I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) që e ka bërë këtë veprim, vallë a mund ta linte pa imām (udhëheqës) bashkësinë e tij muslimane deri në ditën e Ḳijāmetit?! Ne besojmë se autoriteti fetar dhe politik iu është dhënë Imām ‘Alīut (p.m.t.).

Kundrejt kësaj rryme gjendet një rrymë që beson se i nderuari i dërguar (p.q.m.t.)  nuk ka caktuar asnjë njeri dhe se këtë punë ia ka lënë këshillimit të bashkësisë muslimane. Kjo rrymë e dytë beson se autoriteti fetar i përket plotësisht bashkëkohësve. Sërish kjo palë ose rrymë ka mbetur e detyruar që të na i paraqisë si një kopësht trëndafilash marrëdhëniet në gjirin e bashkëkohësve. Me fjalë të tjera sikur mbarë bashkëkohësit ishin jashtë mase në harmoni të plotë me njëri-tjetrin dhe se në mesin e tyre nuk kishte ndodhur asnjë lloj kundërshtimi. Ata e donin shumë njëri-tjetrin, silleshin butë dhe me mëshirë dhe e trajtonin me respekt njëri-tjetrin. Që të tërë ishin të drejtë. Në fund të fundit nga këtu buron dhe këndvështrimi i drejtësisë së bashkëkohësve. Por nëse bashkëkohësit e kanë cilësuar si mohues dhe e kanë mallkuar njëri-tjetrin, vallë si mund të jenë që të tërë të drejtë?! Vallë si mund të jenë ata komentuesit dhe sqaruesit e fesë në këtë kornizë?! Kjo është arsyeja se në ekranet e stacioneve televizivë vëmë re se thuhet: “Feja mund të komentohet dhe kuptohet vetëm në kornizën e kuptimit të bashkëkohësve”.

Në këtë pikë mund të shtrohet një kundërshtim në formën: “Imzot përse i akuzoni bashkëkohësit?! Ju thoni se bashkëkohësit kanë cilësuar si mohues dhe e kanë mallkuar njëri-tjetrin. Këto fjalët tuaja janë këndvështrimi i shī‘īzmit. Dijetarët e Shkollës së Ehli Sunnetit nuk mendojnë kështu”.

Prezantuesi: Edhe kjo është një politike e re.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Jo, kjo nuk është një politike e re. Në veprën e tij me titull: “Mexhmū‘atu’l-Fetāuā” (Përmbledhja e Miratimeve) Shejkh Ibn Tejmijje rrëfen si më poshtë: “Shumica e selefëve (brezave paraardhës) kanë gabuar në këto lloj çështjesh. Disa nga ata kanë mohuar se Muḥammedie ka parë Zotin e tij. Ata kanë thënë fjalë të ditura në çështjen e prijësisë dhe epërsisë. Ka fjalë të ditura lidhur me faktin se ata kanë luftuar me njëri-tjetrin, kanë mallkuar njëri-tjetrin dhe kanë përdorur gjuhën e cilësimit të njëri-tjetrit si mohues”. (2)

Dikush mund të thotë: “Fundja dhe Ehli Suneti nuk e pranon këndvështrimin se bashkëkohësit janë të pafajshëm!Si rrjedhojë këtu nuk ka asgjë të keqe”. Megjithatë pika që nuk e kemi kuptuar dhe që duam përgjigjje është kjo: “Duke qenë se një pjesë e madhe e tyre ka gabuar vallë si mund të jenë kuptimet e tyre një provë për ne?!”

Unë nuk e di se çfarëmund të them për një njeri, i cili teksa bën fjalë dhe përmend emrin e të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.) nuk çon asnjë lloj përshëndetjeje,por bën fjalë për të si të ishte një njeri i rëndomtë dhe i zakonshëm. Vallë a është dhe a mund të quhet kjo edukatë?!

Domethënë fragmenti mundohet që të shpalosë si drita e Diellit se bashkëkohësit kanë luftuar me njëri-tjetrin, kanë mallkuar njëri-tjetrin dhe kanë përdorur gjuhën e cilësimit të njëri-tjetrit si mohues.

Pavarësisht të tëra këtyre - nuk më bën gjuha që ta them -por disa njerëz që nuk e përdorin mendjen e tyre duke vënë pranga në mendjet e tyre, përsëri këmbëngulin duke thënë se që të tërë bashkëkohësit janë të drejtë! Unë nuk mund ta kuptoj këtë! Vallë si mund të jenë të drejtë palët të cilat kanë përdorur gjuhën e sharjes, mallkimit dhe dhe cilësimit të njëri-tjetrit si mohues?! Themise nga palët që mallkojnë njëra-tjetrën, më e shumta njëra palë mund të jetë në të drejtën. Vallë a është e mundur që të dyja palët, pra si pala mallkuese dhe pala e mallkuar të jenë në të drejtën?!

Prezantuesi: Dëshira e tyre nuk është dhënia e autoritetit fetar bashkëkohësve. Qëllimi i tyre është (tër)heqjadhe marrja e autoritetit fetar Ehli Bejtit.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Ata duan që t’ua japin të tjerëve cilësitë dhe mbiemrat që ne i kemi dhënë Imām ‘Alīut (p.m.t.). Pandeh se nga ana e ndjekësve tanë të nderuar është konceptuar mirë se sa rëndësi i kemi dhënë kësaj çështjeje. Marrja nga ana e bashkëkohësve e autoritetit fetar nga i nderuari ‘Alī (p.m.t.) pas të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.) ndodhi në Thakife. Megjithëse në këtë çast çështja jonë nuk është shqyrtimi i arsyetimit të sjelljes së tyre!

Mirëpo ne mund të themi këtë:“Në këtë mjedis Imām ‘Alīu (p.m.t.) ose do t’i drejtohej khilāfetit (prijësisë) apo imāmetit (udhëheqjes) politike dhe si rrjedhojë bashkësia muslimane do të bëhej copë e çikë dhe trashëgimia e lajmëtarit do të merrte fund, ose i nderuari ‘Alī (p.m.r.) do të ruante sherī‘atin duke hequr dorë nga e drejta e tij”.

Por tre prijësit e parë që erdhën pas të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) deri në njëfarë shkalle e ruajtën autoritetin fetar të Imām ‘Alīut (p.m.t.).Ata iu drejtoheshin Imām ‘Alīut (p.m.t.) në çështjet fetare që i kishin të vështirë t’i kthenin përgjigjje. Në shtesë ata këshilloheshin me të në dhe në disa çështje politike. Më në fund drejtimi kaloi në duart e Mu‘āuijje Ibn Ebī Sufjānit dhe islāmit emeuist. Kreu i kësaj pale që ishte Mu‘āuijje Ibn Ebī Sufjāni, i cili duke përdorur stile të ndryshme u mundua që të nënvlerësonte dhe zhvlerësonte figurën e Imām ‘Alīut (p.m.t.) jo vetëm në aspektin politik por dhe në drejtimin e autoritetit fetar. Ndërsa në epokën e Jezīd Ibn Mu‘āijjes ai u orvat që të asgjësonte fizikisht trupat e anëtarëve të Ehli Bejtit (p.m.t.) në Kerbelā.Për sa i përket epokës së meruānitëve rrëfejmë se as që ka nevojë të shtjellojmë se çfarë lloj persekutimesh dhe torturash ka pësuar Ehli Bejti (p.m.t.) dhe shī‘ītët e tij.

Ne kemi përcaktuar në një mënyrë të hapur dhe të qartë se i kishim dalluar dhe ndarë nga njëri-tjetri, ata të cilët zotërojnë një botëkuptimin fetar emeuist nga dijetarët e Shkollës së Ehli Sunnetit. Them kështu sepse këta të fundit ndonëse nuk e pranojnë autoritetin politik të Imām ‘Alīut (p.m.t.) rishtas e njohin autoritetin fetar të tij. Kurse bijtë e Umejjes jo vetëm që u orvatën të nënvlerësonin dhe zhvlerësonin Ehli Bejtin (p.m.t.) dhe linjën ‘aleuīte në pikëpamjen fetare dhe politike, por deshën të asgjësonin fizikisht dhe trupat e anëtarëve të nderuar të Ehli Bejtit (p.m.t.).

Ne këta dijetarë i kemi ndarë në dy pjesë.Në pjesën e parë renditen dijetarët e Ehli Sunnetit. Ndërsa në pjesën e dytë zënë vend dijetarët emeuistë, që mundohen të hidhen në treg në ditët tona, nga ideologjia uehhābiste e themeluar nga ana e Mu‘āuijje Ibn Ebī Sufjānit dhe teoria e së cilës është kryer nga ana e Ibn Tejmijjes.

Tani mund të vijë një kundërshtim në formën: “Imzot cili është përfundimi i kësaj?!”

Unë përgjigjem se Imām ‘Alīu (p.m.t.)dhe Ehli Bejti (p.m.t.) kanë prirjet e tyre të veçanta në fe. Ata kanë lexime të ndryshme fetare në fushën e besimit, moralit dhe urtësisë. Por të tjerët paraqitën një mënyrë të veçantë leximi. Për shembull shī‘ītët e Ehli Bejtit i shikojnë njerëzit e tjerë me leximin në formën: “Ose është vëllai yt në fe ose i ngjashmi yt në krijim”. Por ngrije kokën dhe pa shih njëherë se kush janë njerëzit që janë vënë pranë varrit të të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) ose njerëzit që rrinë në krye të varrezave Baḳī’ në Medīnën e Ndriçuar!Shumë shpejt do ta shikosh se si ata sillen ndaj muslimanëve dhe do të jesh dëshmitar se si sillen dhe si i trajtojnë njerëzit në mënyrë fyese, sharëse dhe përjashtuese me thënie si mushkrik (idhujtar, përshkrues shok i Allāhut) dhe kāfir (i pafe, mohues).

Nëse do ta hetojmë çështjen në pikëpamjen politike, nënvizojmë se botëkuptimi fetar emeuist, iu jep përparësi leximit në formën e trashëgimisë së “mbretërve mizorë dhe kafshues!” Ky botëkuptim fetar ka vijuar të jetë mbretërues deri në ditët e sotme. Shkolla e Ehli Sunnetit e quan detyrë bindjen ndaj drejtuesit edhe nëse ky i fundit të bën padrejtësi, të dhunon, të shtyp dhe të vjedh pasurinë. Mirëpo Imām ‘Alīu (p.m.t.) thotë: “Mos tregoni prirje ndaj dhunuesve”. Si rrjedhojë pohojmë se ndikimet dhe përfundimet e çëhtjes vijojnë të ndjehen dhe shfaqen deri në ditët tona.

Atëherë askush të mos na ngrihet dhe thotë: “I nderuar imzot vallë përse kërkoni nga ne që të hulumtojmë një çështje që ka ndodhur dhe ka mbaruar në të shkuarën dhe me të cilën nuk kemi asnjë lloj lidhjeje?!

Miku im i nderuar lejomë të të vë në dijeni se ndikimet dhe veprat e ngjarjeve fetare dhe politike që rrodhën pas të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) vazhdojnë deri më sot dhe e kjo gjendje do të vijojë të jetë kështu derisa të shfaqet Imām Mehdīu (p.m.t.) dhe ta mbushë sipërfaqen e tokës me drejtësi, barazi dhe sundim.

Ja pra kjo është rëndësia e hulumtimit të prijësisë dhe udhëheqjes pas të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)!

Prezantuesi: Unë dua që të shënjoj dhe këtë çështje. Kjo çështje nuk është një çështje që iu intereson vetëm një pale pra Shkollës së Ehli Bejtit, por të tëra palëve. Kishte kaluar njëkohë mjaft e gjatë mbi konceptet fetare që nga epoka e bijve të Umejjes.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Në përmasat e besimit, kredos, mendimit dhe moralit...

Prezantuesi: Ashtu siç përkufizoi dhe i nderuar imzot, ishte përgatitur terreni i duhur për ndryshimin e formës dhe mënyrës së leximit.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Pas botimit të veprës sonë me titull:“Me‘ālimu’l-Islāmi’l-Emeuī” (Mësimet e Islāmit Emeuist) me dëshirëndhe lejen e Allāhut të Lartësuar do ta shohë dritën e botimit dhe një tjetër vepër e jona me titull: “Imāmu’l-Fieti’l-Bāgijje” (Imāmi i Shoqërisë së Shthurur) i cili ka të bëjë me Mu‘āuijje Ibn Ebī Sufjānin. Ky personalitet në fakt është një prototip. Stili i konceptimit të tij fetar që ai ka hedhur ka vijiar në epokën e emeuitëve, ‘abbāsitëve dhe ‘uthmānëve (osmanëve) dhe vijon deri më sot.

Prezantuesi: Gjithashtu dhe në mesin e sociologëve bëhet fjalë për një çështje kërkimi.Sepsenjë pjesë e koncepteve të përdorura në epokën e emeuitëve janë koncepte që u përkasin epokës së paditurisë. Bashkësia muslimane u shndërrua në shoqërinë ḳurejshe para Islāmit.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Por ka dhe më. Edhe kultura romake dhe kulturat e tjera kishin luajtur një rol aktiv në këtë epokë.

Prezantuesi:I nderuar imzot tani le t’i rikthehemi Ḥadīthit të Menziles. Vallë si ia dolën mbanë që të fshihnin ndarjen që për të cilën bëtë fjalë lidhur me Ḥadīthin e Menziles?!

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Unë dua të krijoj një parim thelbësor që një numër i lartë vetësh nuk e marrin parasysh. Ky është një ḥadīth i hapur, i qartë, i vërtetë, mbi të cilin muslimanët janë të njëzëri. Domethënë ne nuk po flasim për një ḥadīth dosido. E thënë ndryshe një njeri mund të ngrihet dhe të përcjellë një ḥadīth të lajmëtarit nga vepra me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī” (Përmbledhja e Ḥadīthëve të Vërtetë e Imām Bukhārīut) e Imām Bukhārīut dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë ḥadīth. Gjithashtu ne dhe ne mund të ngrihemi e të përcjellim një ḥadīth nga përmbledhjet tona të ḥadīthit dhe ata mund të mos e pranojnë këtë hadīth. Pra ḥadīthi që do të na lidhë si ne dhe ata duhet të ketë këto veçori të vërteta. Ai duhet të jetë i qartë, i vërtetë dhe mbi të cilin të gjendet ixhmā‘aja (njëzëshmëria). Ne shtrojmë këto tre kushte për pranimin e një ḥadīthi.

Në këtë çast mund të vijë një propozim i tillë:“I nderuar imzot ejani dhe l’ua paraqisim Ḳur’ānit të Shenjtë ḥadīthet mbi të cilat jemi të njëzëri. Qofshin këto ḥadīthe mbi të cilat jemi të njëzëri apo kemi ndasi mendimi, le t’i lëmë ḥadīthet mënjanë”.

Në fakt kjo thirrje është e bukur në pamje të jashtme, pra le t’i drejtohemi burimit më të rëndësishëm. Këto lloj thirrjesh kemi nisur që t’i dëgjojmë shpeshherë nga gjuhët e dijetarëve dhe vërtetuesve në ekranet e stacionëve televizivë në vitet e fundit. Këta të fundit thonë se ejani dhe le t’i lëmë mbarë ḥadīthet mënjanë dhe le të flasim vetëm me Ḳur’ānin Famëlartë. Pra ashtu siç shihet kjo është një formë tjetër e thënies: “Ne na mjafton Libri i Allāhut!”

Përgjigjje:“Unë dua që t’i paraqis në formë të përmbledhur mendimet e dijetarëve muslimanë rreth kësaj çështjeje”.

Cili është roli dhe rëndësia e sunnetit?! A është sunneti një pjesë themelore e fesë apo një pjesë dytësore e saj?!Me fjalë të tjera a është i mundur kuptimi i fesë pa sunnetin duke e lënë sunnetin mënjanë?! Ne do të përpiqemi të shpalosim dhe të vëmë në pahprovën tonë duke iu drejtuar vetë Ḳur’ānit Fisnik?! Ḳur’āni Kerīm na mëson se kur kemi ndonjë kundërshtim në mesin tonë këtë t’ua drejtojmë Allāhut të Lavdëruar dhe të dërguarit të Tij, pikërisht ashtu siç urdhëron ājeti i mëposhtëm:“Nëse keni kundërshtime mbi ndonjë çështje,drejtohuni (kthehuni, paraqiteni) Allāhut dhe të dërguarit nëse i besoni Allāhut dhe ditës së fundit”. Unë nuk di të ketë ndodhur ndonjë kundërshtim më i fuqishëm dhe i tmerrshëm se ai që ka ndodhur rreth e rrotull khilāfetit (prijësisë), në gjirin e bashkësisë muslimane pas të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Kështu që Shehristānī pohon me të drejtë: “Të tëra punërat e tjera hyjnë brenda çështjes së imāmetit (udhëheqjes)”. Pra veprat, përfundimet dhe të dhënat e çështjes së prijësisë vazhdojnë me të tëra përmasat e tyre deri në ditët e sotme.

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَأُولِي الْأَمْرِ مِنْكُمْ ۖ فَإِنْ تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّهِ وَالرَّسُولِ إِنْ كُنْتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ ۚ ذَٰلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلًا“Jā ejjuhā’l-ledhīne āmenū eṭī‘ū Allāhe ue resūle ue ūli’l-emri minkum fein tenāza‘tum fī shej’in feruddūhu ilā’ll-llāhi ue’r-resūli in kuntum tu’minūne bi’l-lāhi ue’l-jeumi’l-ākhiri dhālike khajrun ue aḥsenu te’uīlān” (O ju që keni besuar, binduni Allāhut dhe të dërguarit dhe autoritetit madhor shtetëror!Nëse keni kundërshtime mbi ndonjë çështje,drejtohuni (kthehuni, paraqiteni) Allāhut dhe të dërguarit nëse i besoni Allāhut dhe ditës së fundit. Kjo është më e mirë dhe përfundimi (interpretimi) më i bukur për ju). (Sūre Nisā’, 59)

Thirrja në ājetin e lartpërmendur i drejtohet mbarë muslimanëve. Rishtas ājeti i sipërcituar kundërshton pikëpamjen e lënies së sunnetit mënjanë. Të themi të drejtën kjo thirrje përkthehet në copëtimin e Ḳur’ānit të Shenjtë copë e çikë ose në besimin dhe pranimin e një pjese të tij dhe kundërshtimin dhe mohimin e një pjese tjetër.

Prezantuesi: Ti do të ftosh në diçka dhe më pas nuk do ta pranosh atë.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Pra ti do të më thuash mua:“Ne duhet të lidhemi me Ḳur’ānin Famëlartë“ dhe më tej do t’i mashtrosh njerëzit.

Prezantuesi: Ājeti i mësipërm fisnik e merr dhe e (tër)heq cilësinë e besimit nga ata të cilët nuk iu drejtohen Ḳur’ānit Fisnik dhe sunnetit.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Për hir të vërtetës përkujtojmë se drejtimi në sunnet është njëra nga shenjat e besimit të njeriut në Allāhun e Madhëruar dhe në ditën e fundit. Duke qenë se debatet mbi khilāfetin (prijësinë) dhe imāmetin (udhëheqjen) pas të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) janë pika më e madhe e ndasisë, atëherë ne duhet t’iu drejtohemi Allāhut dhe të dërguarit të Tij (p.q.m.t.).

Në fakt ka dhe një dyshim tjetër që disa njerëz po mundohen ta përhapin. Këta të fundit shprehen si vijon: “Nëse bindja ndaj ūlu’l-emrit (autoritetit madhor shtetëror) është detyrë përse ājeti në fjalë i nderuar nuk e prek këtë?!” Mesa duket këta njerëz e kanë harruar ājetin:وَإِذَا جَاءَهُمْ أَمْرٌ مِنَ الْأَمْنِ أَوِ الْخَوْفِ أَذَاعُوا بِهِ ۖ وَلَوْ رَدُّوهُ إِلَى الرَّسُولِ وَإِلَىٰ أُولِي الْأَمْرِ مِنْهُمْ لَعَلِمَهُ الَّذِينَ يَسْتَنْبِطُونَهُ مِنْهُمْ ۗ وَلَوْلَا فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُ لَاتَّبَعْتُمُ الشَّيْطَانَ إِلَّا قَلِيلًا“Ue idhā xhāehum emrun mine’l-emni eui’l-khaufi edhā‘ū bihi. Ue leu reddūhu ilā resūli ue ilā ūlī’l-emri minhum le‘alimehu’l-ledhīne jestenbiṭūnehu minhum. Ue leu lā faḍlu’ll-llāhi ‘alejkum ue raḥmetuhu lattebe‘atumu’sh-shejṭāne ila ḳalīlān” (Madjekuru vjen atyre (dyfytyrëshve) ndonjë lajm sigurues (qetësues kur fitojnë muslimanët) ose shqetësues (kur dështojnë)ata e përhapin atë, e sikur t’ua sillnin atë (përhapjen lajmit) të dërguarit dhe autoritet madhor shtetëror,ata do dinin të nxjerrin përfundime (se si do të duhej shpallur).Por sikur të mos ishte dhuntia (virtyti) i Allāhutndaj jush dhe mëshira e Tij, atëherë ju do të ndiqnit udhën e shejṭānit përveç një pakice). (Sūre Nisā’, 83) Atëherë vëmë theksin se drejtimi në ūlu’l-emrin (autoritetin madhor shtetëror) pra në autoritetitin fetar pas të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) është detyrë.

Tani ejani dhe le t’i hedhim një sy veprës me titull: “Rūḥ” (Shpirti) e Ibn Ḳajjim Xheuziut. Ai citon si më poshtë: “Çështja e dytë: “Vallë përse nuk është përmendur Ḳur’ānin Kerīm,ndonëse çështja e diturisë së dënimit të varrit dhe ruajtja nga ai është kaq shumë e rëndësishme?! Kësaj pyetjeje ne u kthejmë përgjigjje në dy mënyra, në mënyrën ixhmālī (të përgjithshme) dhe “tafṣīlī” (të hollësishme).

Përgjigjja ixhmālī (e përgjithshme) është se ashtu siç dihet Allāhu i Lartësuar i ka dërguar dy shpallje të dërguarit të Tij (p.q.m.t.). Ndërsa robërve të Tij iu është bërë detyrë besimi dhe punimi me këto shpallje. Këto janë Ḳur’āni i Shenjtë dhe Ḥikmeti (Urtësia). Kështu që Allāhu i Lavdëruarurdhëron: وَأَنْزَلَ اللَّهُ عَلَيْكَ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ “Ue enzele Allāhu ‘alejke’l-Kitābe ue’l-Ḥikmete” (Dhe Allāhu të zbriti Ty Librin (Ḳur’ānin) dhe Ḥikmetin (Urtësinë)). (Sūre Nisā’, 113)هُوَ الَّذِي بَعَثَ فِي الْأُمِّيِّينَ رَسُولًا مِنْهُمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِهِ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَإِنْ كَانُوا مِنْ قَبْلُ لَفِي ضَلَالٍ مُبِينٍ “Huue’l-ledhī be‘athe fi’l-‘ummijjīne resūlān minhum jetlū ‘alejhim ājātihi ue jezekkīhim ue ju‘alimuhum’l-Kitābe (Ḳur’ānin) ue’l-Ḥikmete (Urtësinë) ue in kānū min ḳablu lefī ḍalālin mubīnin) (Ai (Allāhu) është i Cili u dërgoi(‘arabëve) të paditurve (të pashkolluar) të dërguarin nga gjiri i tyre, që t’ua lexojë atyre‘ajetet e Tij dhe t’i pastrojë ata dhe t’ua mësojë atyre Librin (Ḳur’ānin) dhe Ḥikmetin (Urtësinë), edhepse më parë ata ishin në një shmangie të qartë). (Sūre Xhumu‘a, 2)وَاذْكُرْنَ مَا يُتْلَىٰ فِي بُيُوتِكُنَّ مِنْ آيَاتِ اللَّهِ وَالْحِكْمَةِ ۚ إِنَّ اللَّهَ كَانَ لَطِيفًا خَبِيرًا “Uedhkurne mā jutlā fī bujūtikunne min ājāti’l-lāhi ue’l-Ḥikmeti. Inne’ll-llāhe kāne laṭīfān khabīrān” (Dhe përmendeni Atë me atë që lexohet në shtëpitë tuaja nga ‘ajetet e Allāhutdhe Ḥikmetit (Urtësisë). Me të vërtetë Allāhuështë i (butë)i kujdesshëm dhe i njohur hollësisht për çdo gjë). (Sūre Aḥzāb, 34) Dijetarët e brezave paraardhës janë të njëzëri në çështjen se qëllimi i Kitābit (Librit) është Ḳur’āni dhe Ḥikmetit (Urtësisë) është sunneti”. (3)

Shprehemi kështu sepse disa njerëz mundohen që të përhapin mendimin se gjërat që kalojnë në Ḳur’ānin Famëlartë janë kryesore, kurse gjërat që zënë vend në sunnetin e lajmëtarit (p.q.m.t.) janë dytësore.

Meqenëse kjo nuk nuk ka lidhje me çështjen tonë, tani për tani ne po e lëmë përgjigjjen e hollësishme mënjanë.

وَأَنْزَلَ اللَّهُ عَلَيْكَ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ “Ue enzele Allāhu ‘alejke’l-Kitābe ue’l-Ḥikmete” (Dhe Allāhu të zbriti Ty Librin (Ḳur’ānin) dhe Ḥikmetin (Urtësinë)). (Sūre Nisā’, 113) Dijetarët e komentimit të Ḳur’ānit Fisnik thonë se marrja e shkronjës cilësuese و” (uau) që preket brenda fjalisë dhe dhënia e kuptimit sipas kësaj bie ndesh me parimin kryesor. Ata thonë kështu sepse shkronja cilësuese و” (uau) dëshmon në mugajereten (se gjëja paraardhëse e shkronjës و” (uau) është e e ndryshme nga shkronja pasardhëse e kësaj shkronje, pra se janë dy gjëra të ndryshme nga njëra-tjetra: Media e Lirë). Pra Kitābi (Libri) dhe Ḥikmeti (Urtësia) janë dy gjëra të ndryshme.

Prezantuesi:Sunnet dhe shpallja.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Shpallja e Kitābit (Librit) Ḳur’ānit dhe shpallja e Ḥikmetit (Urtësisë) sunnetit. Allāhu i Lartësuar njërën nga këto shpallje e ka zbritur si me fjalë dhe me kuptim, ndërsa tjetrën vetëm me kuptim. Fjalët në sunnet i përkasin të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.).

Mbarë bashkëkohësit dhe ndjekësit thonë se synimi i Ḥikmetit (Urtësisë) është sunneti. Vallë  a nuk jeni ju ata të cilët thonë se kuptimi i bashkëkohësve dhe i ndjekësve është provë. Ja pra ku e keni provën tuaj merreni.

Kurse në vijim thotë kështu: “Sa do që është e nevojshme besimi dhe vërtetimi i gjërave të bëra tëditura të Allāhut nga gjuha e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), deri në atë shkallë është e nevojshme dhe besimi dhe vërtetimi i gjërave (Ḳur’āni dhe Ḥadīthi) nga Allāhu i Lavdëruar i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Kjo çështje është një parim që është pranuar nga ana e të tërëbesimtarëvemepërjashtim tëjomuslimanëve. I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) urdhëron: “Mua m’u dha një Libër dhe një i ngjashëm me të””. (4)

Shkurtimisht përsërisim se sunneti është në një shkallë të vlerës së Librit. Ibn Ḳajjim Xheuziu në fjalinë e fundit të fragmentit të kartpërmendur, i nxjerr jashtë fesë islāme ata që mbajnë një qëndrim kundër sunnetit. Nëse do t’i përditësojmë thëniet e tij theksojmë se ai njeri që thotë: “Lëreni sunnetin, ju duhet të lidheni fort pas Ḳur’ānit” nuk është musliman dhe ka dalë jashtë feje. Sepse sunneti është një pjesë e fesë.

Me fjalinë që zë vend në ḥadīthin e sipërcituar: “dhe një i ngjashëm me të” ky është vëllai i Ḳur’ānit Kerīm, i cili është sunneti.

Në këtë çast le të kalojmë në sqarimet e një tjetër dijetari. Le të kalojmë në thëniet e veprës me titull: “Sherḥu’s-Sunneti” (Sqarimi i Sunnetit) e Imām Berbehārīt (v.v. 329 m.i.): “Mos ki asnjë dyshimsezotëron njëmendim zindīḳu (mohuesi, i pafe), ai njeri të cilit kur i paraqitetnjë ḥadīth thotë: “Por unë dua të mësoj se çfarë thotë Ḳur’āni dhe joḥadīthi”. Menjëherë ngrihu pranë këtij njeriu dhe lëre atë”. (5)

Edhe ky dijetar është një njeri mjaft i ashpër dhe i rreptë si Ibn Ḳajjim Xheuziu.

Le të shikojmë sqarimin dhe vërtetimin e fragmentit të mësipërm veprën me titull: “Itḥāfu’l-Ḳārī”(Përkushtimi i Lexuesit) e Me‘alī’sh-Shejkh Doktor Ṣāliḥ Ibn Feuzānit (Interpretimi i Shejkh Doktor Ṣāliḥ Ibn Feuzānit). Shkrimtari shkruan kështu në sqarimin e fragmentit në fjalë: “Në ditët e sotme kanjë rrymë me emrin ḳurānījjūnët (ḳurānītët).Sipas pretendimit të tyre ata përdorin si argument vetëm Ḳur’ānin Famëlartë dhe e hedhin sunnetin pas krahëve.Këtajanëzenādiḳë (mohues). Sepse punimi me sunnetin është vetë punimi me Ḳur’ānin Fisnik. Allāhu i madhëruar urdhëron kështu:وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا“Ue mā ātākum resūlu fekhudhūhu ue mā nehākum ‘anhu fentehū” (Çfarë iu ka dhënë i dërguari merreni atë dhe çfarë iu ka ndaluar largohuni nga ajo). (Sūre Ḥashr, 7) Sipas kësaj sunneti është komentuesi dhe sqaruesi i Ḳur’ānit. بِالْبَيِّنَاتِ وَالزُّبُرِ ۗ وَأَنْزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ “Bi’l-bejjināti ue’z-Zuburi ue enzelnā ilejke’dh-dhikre litubejiine li’n-nāsi mā nuzzile ilejhim ue le‘alehum jetefekkerūne” (Ipatëm dërguar)Me argumente të qarta e me Libra të shenjtë. Dhe Ne ta zbritëm ty Dhikrin (Përmendjen) që t’ua sqarosh njerëzve atë që iu është shpallur atyreme shpresë se ata do të mendojnë). (Sūre Naḥl, 44)I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) na ka lajmëruar për këtë rrymën e ḳurānījjūnëve (ḳurānītëve) me këto fjalë: “Dijeni mirë se mua më është dhënë Ḳur’āni Kerīm dhe një i ngjashëm me të”. Kini kujdes në këtë çështje, sepse janë afër ditët kur një njeri i ngopur i ulur në kolltukun e tij do të thotë: “Ju iu duhet vetëm ky Ḳur’āni dhe jo sunneti / ḥadīthi i të nderuarit të dërguar. Ju mjafton ajo që gjeni të lejuar në të dhe ajo që gjeni të ndaluar në të!” وَمَا يَنْطِقُ عَنِ الْهَوَىٰ إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَىٰ“Ue mā jenṭiḳu ‘ani’l-heuā. In hue ilā uaḥjun jūḥā” (Ai nuk flet nga vetvetja. Por ai flet vetëm shpalljen që i shpallet). (Sūre Nexhm, 3-4)Sipas kësaj dhe ḥadīthet janë një shpallje nga Allāhu i Lartësuar. Sa do që ḥadīthet si fjalë u përkasin të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.), rishtas si kuptim janë nga Allāhu i Lavdëruar. Sipas pretendimit të tyre ata të cilët marrin si argument vetëm Ḳur’ānin dhe nuk e quajnë si dëshmi sunnetin janë zenādiḳë (mohues). Me fjalën zindīḳ nënkuptohet munāfiḳu (dyfytyrëshi). Ky është dhe kuptimi i fjalëve të Imām Berbehārīt: “Mos ki asnjë dyshimsezotëron njëmendim zindīḳu (mohuesi, i pafe), ai njeri të cilit kur i paraqitetnjë ḥadīth thotë: “Por unë dua të mësoj se çfarë thotë Ḳur’āni dhe joḥadīthi”. Menjëherë ngrihu pranë këtij njeriu dhe lëre atë”. Këta jo vetëm që i kanë mashtruar njerëzit, por në të vërtetë nuk e kanë pranuar si argument as Ḳur’ānin Famëlartë, sepse Ḳur’āni urdhëron lidhjen me sunnetin”. (6)

Shkrimtari i këtyre rreshtave është një dijetar bashkëkohor uehhābist i cili ka vite që dergjet në burgjet e ‘Arabisë Sa‘ūdite.

Po kthehem dhe po them duke e përsëritur. Në kornizën e programit tonë lejomëni t’iu rikujtoj se ne nuk po bëjmë fjalë për të tëra përcjelljet e përcjellura nga i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.), por për përcjelljet mbi të cilat pajtohen muslimanët, që quhen të vërteta në këndvështrimin e përcjelljes nga që të dyja palët (shī‘ītët dhe sunnitët) dhe që janë të qarta si përmbajtje.

E thënë ndryshe fjala e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) nuk është një ixhtihād (gjykim, miratim vetjak) por shpallje.

Unë nuk mund ta di shkakun që shtrihet pas atyre që ngrejnë këtë pretendim. Të themi se është padituria e tyre, mosleximi i tyre, apo punimi i tyre për mashtrimin e muslimanëve?! Po këta duan që të krijojnë përçarje në mesin e muslimanëve. Mirëpo përçarja e tyre ndodh duke vënë ājetet ḳurānore në majën e ushtave të tyre dhe duke hedhur sunnetin mënjanë. Këta të fundit janë në dijeni se shumica e të vërtetave fetare janë shpallje. Megjithëse këta i kanë kthyer krahët të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) pa u zverdhur e skuqur thonë: “Gjithashtu dhe ne respektojmë të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.)!”

Prezantuesi: Ata e cilësojnë veten e tyre si sunnitë.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Ne duhet të dimë se një njeri i cili shtron pretendimin duke thënë: “Ne na mjafton Libri i Allāhut”, ndonëse nuk mund ta kuptojë veten, ai është i paditur ose dyfytyrësh.

Shkurtimisht miratojmë se rryma e “ḳurānījjūnëve” (ḳurānītëve) është një lëvizje mashtrimi. Këta orvaten që të hedhin hi në sytë e njerëzve dhe të fshehin të vërtetën nga njerëzit.

Atëherë askush të mos ngrihet dhe të na thotë se prijësia e Imām ‘Alīut (p.m.t.) nuk është njëra nga çështjet themelore sepse nuk preket në Ḳur’ānin e Shenjtë.

Kush të tha se ai nuk i ka sqaruar parimet themelore të sunnetit?! Pretendimi se në fjalët e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) asnjëherë nuk mund të përcillen parime thelbësore, por në fjalët e tij preken vetëm çështje dytësore, jo vetëm që nuk ka asnjë lloj vlere por ata që bëjnë këta është një akuzë i drejtuar ndaj qenies së tij lajmëtar dhe Ḳur’ānit duke mos qenë të vetëdijshëm.

Edhe sunneti në rast se bart tre kushtet që kemi shtruar më lart zotëron një kriter si Ḳur’āni Famëlartë.

Muslimanët duhet të jeni të njëzëri, sepse ai ka urdhëruar: “Bashkësia ime muslimane nuk mund të bashkohet mbi gabim dhe shmangie”.

Zinxhiri i përcjelljes së ḥadīthit duhet të jetë i vërtetë. Përcjelljet e dobëta nuk kanë asnjë lloj vlere.

Përmbajtja duhet të jetë e hapur dhe e qartë.

Tani le ta shqyrtojmë Ḥadīthin e Menziles në këtë kornizë. Ibn ‘Abdulberri pohon: “Ky ḥadīth është njëra nga përcjelljet më të sigurta dhe më të vërteta”. Një tjetër provë e jona është se Ibn Tejmijje i cili ka përgënjeshtruar pothuajse të tëra ḥadīthet lidhur me Imām ‘Alīun (p.m.t.), nuk ka kryer asnjë qortim në lidhje me zinxhirin e përcjelljes së këtij ḥadīthi dhe se është përpjekur vetëm që të zbrazë përmbajtjen e këtij ḥadīthi duke u nisur nga teksti i tij. Për këtë arsye në programin e kaluar ne kishim thënë se Ḥadīthi i Menziles është njëri nga ḥadīthët më të besuar dhe me të rëndësishëm i përcjellur nga i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) në çështjen e shkallëve dhe posteve të Imām ‘Alīut (p.m.t.).

Që nga brezat paraardhës deri tek ata pasardhës asnjë njeri ose palë nuk ka patur kundërshtime rreth këtij ḥadīthi. Që nga mu‘teziliti, esh‘ariti, māturīditi, imāmiti, zejditi, ‘ibāditi dhe sufisti pra që tërë këta janë të njëzëri se ky është një ḥadīth i fiksuar dhe i pashkëputur. Me fjalë të tjera ky Ḥadīthi i Menziles është shpallje.

Tani ju mund të kundërshtoni duke thënë: “I nderuar imzot, ky është një ḥadīth dhe jo një shpallje”. Pak më lart ne lexuam sqarimet e Imām Ibn Ḳajjim Xheuziut se gjenden dy lloj shpalljesh Kitābi (Libri - Ḳur’āni) dhe Ḥikmeti (Urtësia - Sunneti).

Çështja e parë është se ky është një ḥadīth mbi të cilin është arritur njëzëshmëria.

Pikë së dyti ai është i vërtetë.

Pas mbetet çështja se thënia e ḥadīthit është e qartë. Pra çështja është e qartë se Imām ‘Alīut (p.m.t.) i përket një vend. Këtu shpall dhe theksoj se në këtë çështje asnjë bashkëkohës nuk është shok me të dërguarin ‘Alī (p.m.t.). Ky vend i përket vetëm Imām ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibit (p.m.t.).

Pika që është e çuditshme është se ata që e përgojojnë këtë ḥadīth, shpikin ḥadīthe me qëllim që të mund t’i bëjnë dhe të tjerët shokë në këtë vend që i përket të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) siç është përcjellja: “Ebū Bekri është si Ibrāhīmi (p.m.t.)”. Ne do të shtjellojmë në programin pasardhës përmbajtjen e këtij ḥadīthi.

Prezantuesi: Disa po përhapin këtë fjalë rreth e rrotull. Gjërat që zënë vend në veprën me titull: “Mexhmū‘atu’l-Fetāuā” (Përmbledhja e Miratimeve) e Ibn Tejmijjes nuk janë mendimi i tij vetjak, por një përcjellje.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Jo nuk është ashtu. Thëniet: “Shumica e selefëve (brezave paraardhës) kanë gabuar në këto lloj çështjesh. Disa nga ata kanë mohuar se Muḥammedie ka parë Zotin e tij. Ata kanë thënë fjalë të ditura në çështjen e prijësisë dhe epërsisë. Ka fjalë të ditura lidhur me faktin se ata kanë luftuar me njëri-tjetrin, kanë mallkuar njëri-tjetrin dhe kanë përdorur gjuhën e cilësimit të njëri-tjetrit si mohues”.(7) nuk bëjnë me shenjë tek mendimet e dikujt tjetër. Pikë së dyti ai pasi përcjell këtë mendim paraqit disa prova mbështetëse të tij. Kështu që një pretendim i tillë nuk ka bazë.

Prezantuesi: Tani kemi në lidhje telefonike vëllain tonë Ebū Muḥammedin nga ‘Irāḳu. Urdhëroni.

Ebū Muḥammedi: Paqja qoftë mbi ju. Imzot unë kam një pyetje. Unë dua që të shënjoj një çështje për sa i përket përmbajtjes së Ḥadīthit të Menziles. Ky ḥadīth tregon se Imām ‘Alīu (p.m.t.) ka arritur në vendin e qenies lajmëtar, mirëpo ka penguar bërjen e tij lajmëtar. Pra meqenëse institucioni i qenies lajmëtar ka marrë fund ai nuk mund të bëhej lajmëtar.

Prezantuesi: Tani kemi në lidhje telefonike vëllain tonë Uisāmin nga Britania e Madhe. Urdhëroni.

Uisāmi: Paqja qoftë mbi ju. Imzot unë kam një pyetje. Unë dua që të cek një çështje. Unë jam një njeri i cili beson se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk ka caktuar asnjë njeri me emër pas tij... Kurse prijësi i parë e ka përcaktuar me emër prijësin e dytë pas tij. Vallë a kishte më shumë ḥikmet (urtësi) prijësi i parë se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)?!

Prezantuesi: Le të kthehemi në fjalën e vëllait tonë Ebū Muḥammedit nga ‘Irāḳu: “Imām ‘Alīu (p.m.t.) ka arritur në vendin e qenies lajmëtar”.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Kredoja jona lidhur me këtë çështje është kështu: “Pikë së pari Imām ‘Alīu (p.m.t.) nuk mund të arrijë në asnjë mënyrë në vendin e të nderuarit Khātemu’n-Nebijjīne (Vulës së Lajmëtarëve) (p.q.m.t.), sepse i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) qëndron më lart se mbarë njerëzit në mënyrë absolute. Si rrjedhojë ai as nuk mund të krahasohet me të tjerët.

Në burimet tona kalon një rrëfim i tillë: “Një njeri e pyeti Imām ‘Alīun (p.m.t.): “A je ti një lajmëtar?!” Imām ‘Alīu (p.m.t.) iu përgjigj: “Turp të qoftë dhe nëna jote u ultë mbi vajin tënd. Unëjam një rob nga robërit e Muḥammedit (p.q.m.t.).Ḥabībi (i dashuri) im mëmësoi një derë ngadituria dhe nga ajo derë hapen me mijëra dyer”.

Prezantuesi: Le të kalojmë në pyetjen e vëllait tonëUisāmit.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Ata i përgjigjen kështu moslënies së të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) asnjë njeriu pas tij, ndërsa lënies së prijësit të parë të prijësit të dytë pas tij. Natyrisht se ne i respektojmë këto mendimet e tyre: “Në të vërtetë prijësi i parë nuk ka caktuar asnjë prijës pas tij”. Ai vetëm e nënkuptoi këtë dhe tregoi udhën. Ai vetëm tha se prijësi i dytë është i duhur për prijësinë. Gjithashtu dhe bashkëkohësit u pajtuan në këtë çështje. Edhe këshilli i përbërë nga gjashtë vetë pas ‘Umerit bëri një koment të ngjashëm. Ndërkohë askush të mos krijojë mendimin se besimi i udhëheqjes nuk preket në Ḳur’ānin Kerīm. Përkundrazi udhëheqja e Ehli Bejtit preket në Ḳur’ānin e Shenjtë. Këtë do ta sqaroj në të ardhmen sipas mënyrës sime.

Prezantuesi: Allāhu ua shpërbleftë me të mira. Ne iu falenderojmë Imzot Sejjid Ājetullāh Kemāl Ḥajdari. Ne iu falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar. Ne po iu lëmë në mbrojtjen e Allāhut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Shejkh Islām Ibn Tejmijje, (v.v. 728 m.i.) “Sijāsetu’sh-Sher‘ijje fī Iṣlāḥi’r-Rāī ue’r-Reijje” (Politika e Sherī‘atit në Përmirësimin e Mendimtarit dhe Mendimit), Vërtetimi Nga ‘Alī Ibn Muḥammed ‘Umrāni, Përgatiti Për Shtyp: Bekr Ibn ‘Abdullāh Ebu Zejdi, (viti i botimit 1429 sipas mërgimit islām / viti 2007 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Dāru’l-‘Ālemi’l-Feuāidi” (Bota e Dobive), Botimi i Parë, Mekke Mukerreme, ‘Arabijje Sa‘ūdijje (Mekkeja e Nderuar, ‘Arabia Sa‘ūdite).

2- Shejkh Islām Ibn Tejmijje, “Mexhmū‘atu’l-Fetāuā” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 12, fq. 492, Vërtetimi Nga ‘Āmir Xhezzāri dhe Enuer Bāzi, Shtëpia Botuese: “Khādimu’l Ḥaremejni’sh-Sherīfejni” (Shërbëtori i Dy Xhāmive të Shenjta dhe Fisnike).

3- Ibn Ḳajjim Xheuziu, “Rūḥ” (Shpirti), vëll. 1, fq. 218, Vërtetimi Nga Muḥammed Exhmel Ejjūb Iṣlāḥī, Nxjerrja Nga Kemāl Ibn Muḥammed Ḳalemī, (viti i botimit 1432 sipas mërgimit islām / viti 2010 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Dāru’l-‘Ālemi’l-Feuāidi” (Bota e Dobive), Botimi i Parë.

4- Ibn Ḳajjim Xheuziu, “Rūḥ” (Shpirti), vëll. 1, fq. 218, Vërtetimi Nga Muḥammed Exhmel Ejjūb Iṣlāḥī, Nxjerrja Nga Kemāl Ibn Muḥammed Ḳalemī, (viti i botimit 1432 sipas mërgimit islām / viti 2010 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Dāru’l-‘Ālemi’l-Feuāidi” (Bota e Dobive), Botimi i Parë.

5- Imām Ebū Muḥammed Ḥasān Ibn ‘Alī Ibn Khalef Berbehārī, “Sherḥu’s-Sunneti” (Sqarimi i Sunnetit), Shënimi dhe Vërtetimi Nga ‘Abdurraḥmān Ibn AḥmedXhumejdi,(viti i botimit 1428 sipas mërgimit islām/viti 2006 sipas kalendarit gregorian),Shtëpia Botuese: “Meketebu’d-Dāri’l-Minhāxhi” (Instituti Vendi i Mënyrës),Botimi i Dytë, Rijjāḍ, ‘Arabijje Sa‘ūdijje (Rijjāḍ, ‘Arabia Sa‘ūdite).

6- Me‘alī’sh-Shejkh Doktor Ṣāliḥ Ibn Feuzān Ibn ‘Abdullāh Feuzāni, (Interpretimi i Shejkh Doktor Ṣāliḥ Ibn Feuzānit), “Itḥāfu’l-Ḳārī bi Te‘aliḳāti ‘alā Sherḥi’s-Sunneti” (Përkushtimi i Lexuesit me Shënimet në Sqarimin e Sunnetit), vëll. 2, fq. 175, Përgatitja Nga Muḥammed Ibn Fehd Ḥusejni.

7- Shejkh Islām Ibn Tejmijje, “Mexhmū‘atu’l-Fetāuā” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 12, fq. 492, Vërtetimi Nga ‘Āmir Xhezzāri dhe Enuer Bāzi, Shtëpia Botuese: “Khādimu’l Ḥaremejni’sh-Sherīfejni” (Shërbëtori i Dy Xhāmive të Shenjta dhe Fisnike).



Burimi : Medya Şafak