Ājetullāh Kemāl Ḥajdari: Ḥadīthi I Menziles (Krahasimit) (Pjesa E Pestë)

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Mars 20, 2021, 1:09 a.m.

Ne themi se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ka thënë khalīfeja (prijësi) im, kurse ata kthejnë përgjigjen: “Jo, nuk mjafton!” Rishtas ne themi se ai ka thënë uelīu(kujdestari, mbrojtësi) imdhe uezīri (mëkëmbësi, ndihmësi) im ata japin përgjigjen: “Jo nuk mjafton!” Për hir të Allāhut të Lartësuar, cilat fjalëza duhet të përdorë i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) meqëllimqë të argumentojë këtë të vërtetë?!

Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allāhut. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭafāin (p.q.m.t.) të dërguarin besnik të Allāhut (p.q.m.t.), familjen e tij të dëlirë dhe bashkëkohësit e tij të përgjedhur.

Prezantuesi: Ndjekës të nderuar iu përshëndesim me ndjenjat më të bukura, me selāmin (paqen) e Allāhut në këtë programin e ri me titull: “Muṭahārātun fi’l-‘Aḳīdeti” (Dëlirësitë e Kredos). Es-selāmu ‘alejkum ue raḥmetullāhi ue berekātuhu. (Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qoftë mbi ju). Çështja e programit tonë të kësaj mbrëmjeje do të jetë është “Ḥadīthi i Menziles” (Ḥadīthi i Krahasimit). Nga studiot e Keuther Tv të Ḳumit, ne e përshëndesim dhe në emrin tuaj Imzot Ājetullāh Kemāl Ḥajdarin duke i thënë: “Mirëseerdhët”. I nderuar imzot le të kalojmë drejtpërdrejtë në çështje. I nderuar imzot në programin e kaluar ju cekët disa çështje që përbëjnë pikën kryesore të çështjes. Një pjesë e sqarimeve tona mbështetej në nifāḳun (dyfytyrësinë) dhe në virtytet e disa bashkëkohësve, ndërsa një pjesë në ḥadīthet e shpikura për poshtërimin e Imām ‘Alīut (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit (p.m.t.). I nderuar imzot ajo që duam t’iu kërkojmë është se fillimisht le të paraqisim përmbledhjen e programit të shkuar dhe më pas le të veçojmë ndjekësve tanë të nderuar pjesën më të madhe të programit.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allāhu i Lartësuar, i Cili dëgjon dhe di gjithçka, nga shejṭāni i mallkuar dhe e filloj programin me ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭafāin (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër!

Para së gjithash lejomëni t’iu bëj me shenjë tek kjo çështje si një përmbledhje e programit të mëparshëm: “Unë mund të mos jem i suksesshëm në hetimin e të vërtetës së tekstit të këtij ḥadīthi të lajmëtarit që po e hulumtojmë në këtë program. Krahas kësaj më duhet t’iu bëj të ditur se ky ḥadīth është njëri nga argumentet më të rëndësishëm dhe të mëdhenj hyjnorë në aspektin e zinxhirit të përcjelljes dhe përmbajtjes. Nëse do të them se në këndvështrimin e përmbajtjeve të larta që ky ḥadīth bart është më i rëndësishëm se Ḥadīthi i Gadīrit nuk do e kem tepruar aspak. Në programet paraardhëse ne në pikën e vënies në dukje të fuqisë së pikëpamjes së zinxhirit të përcjelljes së këtij ḥadīthi, kishim cekur se as njerëzit të cilët mohojnë ḥadīthet e vërteta, të mira dhe të pranuara, nuk mund të hidhnin hije dyshimi mbi shëndetin e këtij ḥadīthi. Në shtesë ne kishim kumtuar se Shejkh Ibn Tejmijje ishte munduar të hidhte dyshime mbi ḥadīthet e vërteta dhe të mira. Gjithashtu dhe ju do të kujtoheni për këto sqarimet tona. Kështu që dijetarë të mëdhenj Ibn Ḥaxher ‘Asḳalānī e kanë shpalosur këtë qëndrimin e Ibn Tejmijjes. Megjithatë Ibn Tejmijje nuk ka mundur që të mohojë këtë ḥadīth dhe nuk ka patur mundësi që të krijojë asnjë lloj dyshimi mbi vërtetësinë e tij. Rikujjtojmë se Ibn ‘Abdulberri ka shprehur: “Ky ḥadīth është njëri nga ḥadīthet më të sigurtë dhe më të vërtetë”. (1)

Për sa i përket pikës së brendisë, pohojmë se sipas mendimit tonë nuk ka asnjë shqetësim në pikën e kuptimit të përmbajtjes së këtij ḥadīthi. Ashtu siç shënjuam dhe në programin e kaluar, i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) kishte sqaruar se vendi i ‘Alīut (p.m.t.) në krahasim me  të, është si vendi i të nderuarit Hārūn (p.m.t.) në krahasim me vendin e të dërguarit Mūsā (p.m.t.). Me qëllim që të kemi mundësi të mësojmë vendin e të nderuarit Hārūn (p.m.t.) në krahasim me atë të të nderuarit Mūsā (p.m.t.) ne duhet t’i drejtohemi Ḳur’ānit Famëlartë. Duke mësuar kufinjtë e këtij vendi do të kuptojmë dhe se çfarë ka synuar i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) me këtë ḥadīth. Ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen se ne kishim përcaktuar se sūreja Ṭā Hā na kishte lajmëruar për këtë kuptim:قَالَ رَبِّ اشْرَحْ لِي صَدْرِي وَيَسِّرْ لِي أَمْرِي وَاحْلُلْ عُقْدَةً مِنْ لِسَانِي يَفْقَهُوا قَوْلِي وَاجْعَلْ لِي وَزِيرًا مِنْ أَهْلِي هَارُونَ أَخِي اشْدُدْ بِهِ أَزْرِي وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي كَيْ نُسَبِّحَكَ كَثِيرًا وَنَذْكُرَكَ كَثِيرًا إِنَّكَ كُنْتَ بِنَا بَصِيرًا قَالَ قَدْ أُوتِيتَ سُؤْلَكَ يَا مُوسَىٰ“Ḳāle Rabbi shraḥ lī ṣadrī. Ue jessir lī emrī. Ue ḥlul ‘uḳdeten min lisānī. Jefḳahū ḳaulī. Ue xh‘al lī uezīrān min ehlī. Hārūne ekhī. Shdud bihi ezrī. Ue eshrikhu fī emrī. Kej nusebbiḥake kethīrān. Ue nedhkurake kethīrān. Inneke kunte binā baṣīrān. Ḳāle ḳad ūtīte suuleke ja Mūsā!” (Shko tek fir‘auni (faraoni) se ai me të vërtetë ka tejkaluar çdo cak. Ai (Mūsāi) tha: “Zgjeroma kraharorin tim! Dhe lehtësoma këtë punë time! Dhe zgjidhma nyjen e gjuhës sime! Që ta kuptojnë fjalën time. Dhe caktomë një uezīr (mëkëmbës, ndihmës) nga familja ime. Hārūnin tim vëlla.  Që me të të ma shtosh fuqinë time. Bëma atë shok në punën time. Në mënyrë që të madhërojmë Ty më shumë. Dhe të përmendim Ty më shpesh. Nuk ka dyshim se Ti je shikues i veprave tona. Ai (Allāhu) tha: “Me të vërtetë t’u dha ajo që kërkove o Mūsā!) (Sūre Ṭā Hā, 25-36)

Themi se pika që është interesante është kjo se kur i hedhim një sy përcjelljeve, shikojmë se dhe i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ka kërkuar nga Allāhu i Lavdëruar për Imām ‘Alīun (p.m.t.) këto çështje që ceken në ājetet e lartpërmendura. Po, nënvizoj se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) i ka kërkuar për Imām ‘Alīun (p.m.t.) këto të vërteta që kalojnë në ājetet e sipërcituara të sūres Ṭā Hā. Ç’është e vërteta dhe nëse këto lloj ḥadīthesh nuk do të ishin, ky përfundim do të përmbushte nevojën tonë. Edhe në qoftë se këto ḥadīthe nuk do të ishin të pranuara në aspektin e zinxhirit të përcjelljes, sërish ata nuk kanë asnjë lloj ndikimi në pikën e përfundimit tonë. Mbase ājetet e mësipërme fisnike mund të shihen si një dëshmi, provë dhe element theksues.

Në veprën e tij me titull: “Feḍāilu’ṣ-Ṣaḥābe” (Virtytet e Bashkëkohësve) Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli përcjell këtë përcjellje: “Unë kam dëgjuar me veshët e mi një burrë nga farefisi Ḥaṣām që të thoshte kështu: “Unë kam dëgjuar Esmā Bint Umejsin që të thoshte kështu: “I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) thoshte kështu: “O Allāhu im! Edhe unë them ashtu siç tha vëllai im Mūsāi (p.m.t.). O Allāhu im! Caktomë një uezīr (mëkëmbës, ndihmës) nga familja ime, vëllain tim ‘Alīun (p.m.t.). Që me të të ma shtosh fuqinë time. Bëma atë shok në punën time. Në mënyrë që të madhërojmë Ty më shumë. Dhe të përmendim Ty më shpesh. Nuk ka dyshim se Ti je shikues i veprave tona”. (2)

Unë dua t’ua tërheq vëmendjen tuaj në një çështje. Duke ecur sipas përcjelljes në fjalë, vëmë re i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) i ka lexuar ashtu siç janë ājetet fisnike që preken në sūren Ṭā Hā, por vetëm se në vend të emrit të të nderuarit Hārūn (p.m.t.) ka shtuar emrin e të nderuarit ‘Alī (p.m.t.). Tani a do të shprehemi se i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) paska ndryshuar Ḳur’ānin Fisnik?! Përsëri dhe shumica e përcjelljeve ku zë vend emri i imāmit në burimet shī‘īte janë të këtij lloji. Si rrjedhojë ky nuk është një lloj ndryshimi që të mund të thuhet: “shī‘ītët i besojnë ndryshimit”.

Në shënimin e fundit ceken këto thënie: “Në ājetin e tridhjetëekatërt bëhet fjalë për një përshtatje (zbatim)”. (3)

Gjithashtu në komentimin e veprës së tij me titull: “Rūḥu’l-Meānī” (Shpirti i Kuptimeve) Shejkh Ālūsīu kumton kështu: “Edhe i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) kishte bërë këtë lloj dua’je (lutje). Mirëpo ai (p.q.m.t.) në vend të emrit të Hārūnit kishte përmendur emrin e ‘Alīut (p.m.t.)”. (4)

Ashtu siç kemi cituardhe pak më lart ne nuk kemi nevojë për një përcjellje të tillë. Kumtoj kështu sepse fundja Ḥadīthi i Menziles dëshmon, miraton dhe vërteton këtë kuptim. Vetëm ky kuptim është provë për vërtetësinë e një përfundimi të tillë.

Unë jam i mendimit se në dritën e Ḥadīthit të Menziles është kuptuar nga ana e ndjekësve tanë të nderuar se çfarë lloj postesh dhe vendesh zotëron Imām ‘Alīu (p.m.t.). Sipas kësaj Imām ‘Alīu (p.m.t.) është zotëruesi i posteve si qenia mbështetës, mëkëmbës, ndihmës i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) dhe shok në punën, shpalljen e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Këtu unë dua t’iu tërheq vëmendjen tek një çështje. Ājeti i nderuar ḳurānor nuk thotë: “ue eshrikhu fī emr” (bëma atë shok në punë), por “ue eshrikhu fī emrī” (bëma atë shok në punën time). Me synimin e mundësisë së kuptimit të qenies shok të nderuarit Emīru’l-Mu’minīnit (Prijësit të Besimtarëve) të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), ne duhet të konceptojmë se çfarë shpreh urdhri hyjnor “emrī” (në punën time), i cili është përdorur për të nderuarin Mūsā (p.m.t.). Unë i kushtoj rëndësi kësaj pike. Sepse thënia “time” që kalon në fjalëzën hyjnore “emrī” (në punën time) ashtu siç preket në thënien “kitābī” (libri im) dëshmon dhe për ikhtiṣāṣin (përkufizimin, veçimin,qenien i veçantë).

Ne duhet të konceptojmë se çfarë shpreh kjo veçori që i përket të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.) dhe qenien shok të Imām ‘Alīut (p.m.t.) me të në këtë çështje.

Në duart tona ne kemi një dëshmitar si një nevojë e argumentit fetar të ājetit fisnik dhe e përcjelljeve. Ne nuk po shqyrtojmë vërtetësinë e përcjelljes. Unë nuk po them se përcjellja është e vërtetë. Por unë po them se përcjellja që preket në veprën me titull: “Feḍāilu’ṣ-Ṣaḥābe” (Virtytet e Bashkëkohësve)e Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelitështë prova e këtij përfundimi. Pavarësisht kësaj në veprën e tij me titull: “Minhāxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) Ibn Tejmijje bën demagogji dhe përshkruan si më poshtë: “Edhe në Ḥadīthin e Menziles bëhet fjalë për të njëjtën gjendje. Ashtu siç dëshmon dhe konteksti i përcjelljes i gjendjes së të nderuarit ‘Alī në vendin e të nderuarit Hārūn (p.m.t.), ka kuptimin e kalimit në vendin e tij, kur i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) nuk ishte. Kështu që dhe i nderuari Mūsā (p.m.t.) ka caktuar, lënë në vendin e tij të nderuarin Hārūn (p.m.t.).Istikhlāfi (caktimi ose lënia e dikujt tjetër në vendin tënd)nuk është njëra nga gjërat që i përket ‘Alīut (p.m.t.)”. (5)

Ky përfundim i Ibn Tejmijjes bie ndesh me argumentin hyjnor të ājeteve të Ḳur’ānit Kerīm. Sepse vendi i të nderuarit Hārūn (p.m.t.) me atë të Mūsāit (p.m.t.) nuk është vetëm istikhlāfi (caktimi ose lënia e dikujt tjetër në vendin tënd), por është dhe qenia uezīr (mbështetës, mëkëmbës, ndihmës), shtues i fuqisë së tij dhe shok në punën e tij, në mënyrë që të madhërojmë Allāhun më shumë, si dhe ta përmendinAllāhunmë shpesh.

Prezantuesi: Istikhlāfi (caktimi ose lënia e dikujt tjetër në vendin tënd) është një çështja dytësore.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Në fund të fundit istikhlāfi gjendet i përfshirë në këtë post, vend. Mirëpo ky post nuk është i kufizuar me istikhlāfin. Madje dhe thënia e tij: “Kështu që dhe i nderuari Mūsā (p.m.t.) ka caktuar, lënë në vendin e tij të nderuarin Hārūn (p.m.t.)” nuk e pasqyron të vërtetën. Sepse i nderuari Mūsā (p.m.t.) nuk e ka lënë kurrë në vendin e tij të nderuarin Hārūn (p.m.t.). Përkundrazi Mūsāi (p.m.t.) kërkoi nga Allāhu i Lavdëruar që ta bënte atë uezīrin (mbështetësin, mëkëmbësin, ndihmësin) dhe shokun në punën e tij dhe Ḳur’āni Sherīf urdhëron: قَالَ قَدْ أُوتِيتَ سُؤْلَكَ يَا مُوسَىٰ“Ḳāle ḳad ūtīte suuleke ja Mūsā!” (Ai (Allāhu) tha: “Me të vërtetë t’u dha ajo që kërkove o Mūsā!) (Sūre Ṭā Hā, 36)

Gjithashtu sqarojmë se istikhlāfi nuk është njëra nga veçoritë që i përket vetëm Imām ‘Alīut (p.m.t.). Epo mirë, në rregull, le ta pranojmë atë që thoni ju dhe le të pranojmë se istikhlāfi nuk i përket Imām ‘Alīut (p.m.t.). Shumë mirë por drejtojmë pyetjen nëse qenia shok në punë, a nuk është njëra nga veçoritë që i përket të nderuarit Hārūn (p.m.t.). Qenia shok në punë, shpallje ashtu siç është njëra nga veçoritë e të nderuarit Hārūn (p.m.t.) është dhe në mesin e veçorive të Imām ‘Alīut (p.m.t.).

Unë mendoj se çështja e qartë si drita e Diellit. Nëse duam që të mësojmë dhe zotërojmë se çfarë përmbajtje ka Ḥadīthi i Menziles, atëherë ne duhet që të mësojmë në mënyrë të hollësishme vendin e të nderuarit Hārūn (p.m.t.) në sytë e të nderuarit Mūsā (p.m.t.). Kur ta mësojmë këtë vend, atëherë do të kemi konceptuar vendin e Imām ‘Alīut (p.m.t.) në sytë e të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.).

Prezantuesi: Ne kemi disa programe me radhë që po studiojmë sqarimet e kryera të botëkuptimit fetar emeuist lidhur me këtë argument hyjnor të lajmëtarit. Ne duam që të mësojmë se çfarë lloj sqarimesh kanë kryer vëllezërit tanë dijetarët e Shkollës së Ehli Sunnetit në lidhje me përmbajtjen e këtij ḥadīthi. Çfarë thonë ata rreth këtij ḥadīthi?!

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Miqtë e mi të nderuar, unë do të mjaftohem me sqarimet e tre dijetarëve për sa i përket çështjes në fjalë.

Dijetari ynë i parë është autori i veprës me titull: “Mushkilu Min Ḥadīthi’ṣ-Ṣaḥīḥajni”  (Problemi i Ḥadīthëve të Vërtetë) Ibn Xheuziu (v.v. 597 m.i.). Autori ynë jo vetëm që nuk e ka zgjatur fjalën, por ka dhënë dhe një sqarim të bukur:“Kur i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) e la të nderuarin ‘Alī (p.m.t.) në Luftën e Tebūkut, ky i fundit (p.m.t.) i tha: “A po më lë në mesin e grave dhe fëmijëve?!” Kurse i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) iu përgjigj: “A nuk je i kënaqur që vendi yt ndaj meje, të jetë si vendi i Hārūnit (p.m.t.) me atë të Mūsāit (p.m.t.)?! Vetëm se pas meje nuk ka më të dërguar”.

Kjo lënienë vendin e tij e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) të të nderuarit ‘Alī (p.m.t.), i shëmbëllen lënies në vendin e tij e të nderuarit Mūsā (p.m.t.) të të nderuarit Hārūn (p.m.t.). Duke qenë se i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) është frikësuar se do të ngrihej pretendimi i qenies i dërguar i të nderuarit ‘Alī (p.m.t.), ai dhe e ka interpretuar këtë (ka bërë të qartë kuptimin e kësaj fjale)”. (6)

Sipas kësaj kumtojmë se gjërat që i nderuari Hārūn (p.m.t.) zotëron në krahasim me të nderuarin Mūsā (p.m.t.) i zotëron dhe i nderuari ‘Alī (p.m.t.) në krahasim me të nderuarin të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Ḥadīthi i lartpërmendur tregon se të tëra gjërat në fjalë për të nderuarin Hārūn (p.m.t.) janë të fiksuar dhe për të nderuarin ‘Alī (p.m.t.). Në këtë rast brenda kësaj përfshihet dhe nubuūeti (qenia lajmëtar). Si rrjedhojë Ḥadīthi i Menziles nuk është khāṣṣ (i veçantë) por ‘amm (i përgjithshëm). Meqenëse ḥadīthi i sipërcituar është absolut ka nevojë për taḳjīd (përkufizim). Nëse ḥadīthi i mësipërm do të ishte khāṣṣ (i veçantë), nuk do të kishte nevojë për ngushtimin e kuptimit të tij. Nëse ḥadīthi në fjalë do të ishte ashtu siç ka pretenduar Ibn Tejmijje, atëherë urdhri i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.): “Vetëm se pas meje nuk do të ketë më të dërguar” nuk do të kishte kuptim. Ashtu siç shprehët ju nëse ḥadīthi do të ishte i lidhur vetëm me një ndodhi të veçantë dhe nëse nuk do të ishte ‘amm (i përgjithshëm) nuk do të frikësohej kaq deri në këtë masë. I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) vë në dukje se ky istithnā (përjashtim) është një “mustethnā minhu” (i përjashtuar nga) është i përgjithshëm dhe i përfshin të tëra vendet dhe postet. Duke qenë se ḥadīthi shpreh përgjithësi i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) është i detyruar që të përjashtojë nubuūetin (qenien lajmëtar).

Për hir të vërtetës mbetet pas një dyshim apo pyetje të cilën ata e kanë cekur dhe kërkon përgjigjje. Ata thonë se në jetëgjatësinë e të nderuarit Mūsā (p.m.t.), qenia khalīfe (prijës) e Hārūnit (p.m.t.) ishte e kufizuar me një kohë të veçantë. Ata marrin si të mirëqenë se i nderuari Hārūn (p.m.t.) kishte ndërruar jetë përpara të nderuarit Mūsā (p.m.t.). Ata e përsërisin vazhdimisht këtë në veprat e tyre.

Nëse do Allāhu i Madhëruar ne do t’i prekim pak më vonë të dhënat historike rreth datës së ndërrimit jetë të të dy të dërguarve, domethënë se kush ka ndërruar jetë më parë Hārūni (p.m.t.) apo Mūsāi (p.m.t.). Ashtu siç u tha nëse i nderuar Hārūn (p.m.t.) ka ndërruar jetë përpara të nderuarit Mūsā (p.m.t.) atëherë kuptohet se imāmeti (udhëheqja) e tij nuk e përfshin kohën pas të nderuarit Mūsā (p.m.t.). Por jo nëse e vërteta është e kundërta - kështu që pohojmë se i këtij mendimi është shumica e dijetarëve, fjala vjen Imām Bejḍāuīu (ashtu siç ka theksuar në komentimin e tij) është i këtij mendimi... Këtë çështje do ta shtjellojmë në të ardhmen.

Dijetari ynë i dytë është shkrimtari i veprës me titull: “Sherḥu’l-Meuāḥibi’l-Ledunijje” (Sqarimi i të Dashurve të Fshehtë) e ‘Alāme Dherkānīut (v.v. 1122 m.i.). Ai në këtë veprën e tij cek disa pika. Ai kumton si më poshtë: “Ṭajjibi përshkruan kështu: “Ente minnī” (ti je nga unë, ti në sytë e mi); përemri “minnī” është lajmi ittiṣāl (i bashkëlidhur, i ngjitur) i kryefjalës... Nëse ata do të besojnë si keni besuar ju... Ai (p.q.m.t.) urdhëroi: “O ‘Alī (p.m.t.)! Vendi yt në sytë e mi është si vendi ittiṣāl (i ngjitur) i zotëruar i të nderuarit Hārūn (p.m.t.) në sytë e të nderuarit Mūsā (p.m.t.). Në këtë urdhër të të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) bëhet fjalë për një teshbīh (shëmbëllim). Megjithatë drejtimi i shëmbëllimit është i paqartë. I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) e ka sqaruar këtë duke thënë: “Vetëm se pas meje nuk do të ketë më të dërguar!”

Me këtë kuptohet se nuk ka një nubuūet (qenie lajmëtar) të ngjitur të përmendur mes të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) dhe të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.), por është në një drejtim të khilāfetit (prijësisë) që është në një shkallë më të ulët se ajo. Pra ajo është një “mushebbehun bihi” (e shëmbëllyer), mirëpo ajo khilāfeti (prijësia) e të nderuarit Hārūn (p.m.t.) në jetën e të nderuarit Mūsā (p.m.t.)... Sipas njërit nga dy mendimet e Bejḍāuīut, i nderuari Mūsā (p.m.t.) ka jetuar më shumë se i nderuari Hārūn (p.m.t.) dhe se i nderuari Hārūn (p.m.t.) ka ndërruar jetë më parë”. (7)

Ne do të sqarojmë pak me vonë se çfarë kuptimi ka termi ittiṣālijje (bashkëlidhur, ngjitur). Ndërsa thënia minnī (nga unë) që kalon në urdhrin që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) i ka thënë Imām ‘Alīut (p.m.t.) është komentuar si ittiṣāl (ngjitje).

Ndërsa diagnoza e shkrimtarit: “Megjithatë drejtimi i shëmbëllimit është i paqartë” nuk është gjë tjetër përveç se demagogji. Shprehem kështu sepse ne kishim bërë të ditur se drejtimi i shëmbëllimit është sqaruar nga ana e Ḳur’ānit Famëlartë në sūren Ṭā Hā. Edhe në rast se do ta pranojmë se drejtimi i shëmbëllimit është i paqartë, përsëri arrihet në përfundimin se khilāfeti(prijësia) që është në një shkallë, vend më të ulët se ajo i përket Imām ‘Alīut (p.m.t.).

Si përmbledhje vëmë theksin se edhe nëse drejtimi i shëmbëllimit është i paqartë, vendi i nubuūetit (qenies lajmëtar) është përjashtuar. Si rrjedhojë të tëra vendet që mbesin pas u përkasin Imām ‘Alīut (p.m.t.). Ajo që shkrimtari mundohet të thotë është se ky shëmbëllim nuk dëshmon për khilāfetin (prijësinë) pas të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Krahas kësaj mendimi i Imām Bejḍāuīut e bën këtë orvatje njësh me tokën. Sipas mendimit të Imām Bejḍāuīut, i nderuari ‘Alī (p.m.t.) bëhet vetvetiu prijësi pas të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Ja pra dhe ne zëmë pikërisht këtë gjë në gojë për Imām ‘Alīun (p.m.t.) dhe Ehli Bejtin (p.m.t.).

Epo ka një çështje imtësitë e të cilës do t’i  paraqis në të ardhmen, por tani për tani do të mjaftohem vetëm duke e lajmëruar. Në veprën e tij me titull: “Rūḥu’l-Me‘ānī” (Shpirti i Kuptimeve) ‘Alāme Ālūsī duke na njoftuar për këtë citon si vijon: “Ḥarfu’l-xherri (përemri) “min” (nga)  që preket në ājetin: فَمَنْ تَبِعَنِي فَإِنَّهُ مِنِّي“Femen tebi‘anī feinnehu minnī”(Dhe kush më bindet mua, ai me të vërtetë ështënga unë” (Sūre Ibrāhīm, 36) mund të ketë kuptimin e be‘aḍijjetit (shënjimit të disave, një pjese). Pra kush më bindet mua është një pjesë nga unë, pra është si një pjesë e imja. Por ḥarfu’l-xherri (përemri) “min” (nga) mund të ketë dhe kuptimin e ittiṣālijjes (bashkëlidhjes, ngjitjes).Kështu që ḥadīthiqë i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) e ka thënë për të nderuarin ‘Alī (p.m.t.):“A nuk je i kënaqur që vendi yt ndaj meje, të jetë si vendi i Hārūnit (p.m.t.) me atë të Mūsāit (p.m.t.)?!” bën fjalë për këtë kuptim. Pra ti je një njeri, i ngjitur i cili nuk do të ndahet kurrë nga unë në çështjen e fesë”. (8)

Domethënë ka dy gjasa rreth thënies minnī (nga unë) që zë vend në ājetin e lartpërmendur. Në gjasën e parë është i pranishëm kuptimi i be‘aḍijjetit (shënjimit të disave, një pjese), kurse në gjasën e dytë është i pranishëm kuptimi i ittiṣālijjes(bashkëlidhjes, ngjitjes). Termi ittiṣālijje(bashkëlidhje, ngjitje) ka kuptimin e qenies i ngjitur. I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) nuk ka përdorur një thënie të tillë për asnjë bashkëkohës.

Prezantuesi: Pra çdo gjë që ka bërë Imām ‘Alīu (p.m.t.) që të tëra janë nga unë.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: E thënë ndryshe thënia ose ka kuptimin e be‘aḍijjetit (shënjimit të disave, një pjese) që në këtë rast është një pjesë nga dhe i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.), ose është synuar kuptimi i ittiṣālijjes(bashkëlidhjes, ngjitjes). Në dritën e këtyre sqarimeve kuptohet dhe se çfarë kuptimi ka ḥadīthi i njohur: “Ḥusejnun minnī ue ene min Ḥusejnin” (Ḥusejni është nga unë dhe unë jam nga Ḥusejni”. Domethënë është i ngjitur. Punët e tij janë punët e mia. Nëse një gjë është e ngjitur me një gjë tjetër dhe nuk mund të ndahet nga ajo gjë atëherë thuhet se kjo gjë është e ngjitur me këtë gjë. Me përjashtim të gjërave të përjashtuara me dëshmi. Në Ḥadīthin e Menziles nubuūeti (qenia lajmëtar) është përjashtuar me dëshminë e thënies: “Vetëm se pas meje nuk do të ketë më të dërguar”.

Në dritën e këtyre sqarimeve kuptohet se mendimi i njohur dhe i përhapur në gjirin e dijetarëve muslimanë është ky: “Me përjashtim të gjërave të përjashtuara me dëshmi dhe Ḥadīthi i Menziles në fjalë ka kuptimin e ‘ammit (të përgjithshëm).

Prezantuesi: Por çfarë është ishrāku (qenia shok) që ceket në urdhrin e të dërguarit (p.q.m.t.)?!

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Ne do të mundohemi që kësaj pyetjeje t’i japim një përgjigjje të përmbledhur. Urdhri: وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي“ue eshrikhu fi emrī” (dhe bëma atë shok në punën time), që kalon në urdhrin e të nderuarit Mūsā (p.m.t.), që është bërë për të nderuarin Hārūn (p.m.t.), është kuptuar si “dhe bëma atë shok në çështjen e nubuūetit (qenies lajmëtar) dhe risāletit (qenies i dërguar, shpalljes)” nga ana e shumicës së komentuesve. Dhe Allāhu i Lartësuar ia plotësoi këtë kërkesë të nderuarit Mūsā (p.m.t.). قَالَ قَدْ أُوتِيتَ سُؤْلَكَ يَا مُوسَىٰ“Ḳāle ḳad ūtīte suuleke ja Mūsā!” (Ai (Allāhu) tha: “Me të vërtetë t’u dha ajo që kërkove o Mūsā!) Mirëpo ne nuk ta pranojmë kuptimin e ājetit të sipërcituar për të nderuarin ‘Alī (p.m.t.), sepse nubuūeti (qenia lajmëtar) ka marrë fund sipas urdhrit: “Vetëm se pas meje nuk do të ketë më të dërguar (lajmëtar)”. Shumë mirë por çfarë është qenia shok në këtë punë e të nderuarit ‘Alī në këtë rast?!

Unë dua që t’iu njoftoj për një pikë hollësitë e të cilës do t’i paraqis më vonë. Në ājetin e mësipërm: وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي“ue eshrikhu fi emrī” (dhe bëma atë shok në punën time), urdhri nuk preket në formën: “ue eshrikhu fi emr” (dhe bëma atë shok në punë), por në formën: “ue eshrikhu fi emrī” (dhe bëma atë shok në punën time). Atëherë themi se këtu kemi të bëjmë me një veçori, privilegj. Ne po flasim për të nderuarin e dërguar të Allāhut (p.q.m.t.) dhe Imām ‘Alīun (p.m.t.). Ne po studiojmë qenien në kuptimin e përgjithshëm dhe gjithëpërfshirjen e Ḥadīthit të Menziles. Ka disa gjëra që i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) i ka kërkuar nga Allāhu i Lavdëruar, pra ai (p.q.m.t.) zotëron disa gjëra të veçanta në të cilat dhe i nderuari ‘Alī (p.m.t.) është shoku i tij në këto mbiemra që i përkasin atij (p.q.m.t.). Pra nuk është se ājeti në fjalë ka kuptimin se ai është shoku i tij në gjërat e përgjithshme. Themi kështu sepse këto të fundit janë të vlefshme për mbarë muslimanët. Por çfarë kërkoi i nderuari Mūsā (p.m.t.)?! Ai kërkoi që i nderuari Hārūn (p.m.t.) të ishte shoku i tij në çështjen e emrit (punës) së tij. Kur hetojmë çështjen e të nderuarit Hārūn (p.m.t.) atëherë kjo është nubuūet (qenie lajmëtar). Por nuk ka shanse që ne ta pranojmë këtë nubuūet (qenie lajmëtar) për të nderuarin ‘Alī (p.m.t.). Sepse nubuūeti (qenia lajmëtar) ka marrë fund. Atëherë natyrshëm ngrejmë pyetjen: “Çfarë janë këto gjëra që i përkasin të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) në të cilat dhe i nderuari ‘Alī (p.m.t.) është shoku i tij?! Ne do të cekim vetëm tre ose katër nga këto gjëra.

Gjëja e parë: Ḳur’āni Fisnik citon si më poshtë për njërën nga veçoritë më të rëndësishme të të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.): “I dërguarika më tepër përparësi ndaj besimtarëve se vetja e tyre”. Kjo është një veçori e fiksuar. Meqenëse ndodhia e qenies me përparësi ndaj besimtarëve se vetja e tyre është një gjendje që i përket të dërguarit të Allāhut (p.m.t.) edhe ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibi (p.m.t.) është shoku i tij në këtë përparësi që i përket atij. Rishtas dhe argumenti hyjnor i Ḥadithīt të Gadīrit e vë qartësisht në pah këtë gjendje. “Ai i cili më jep mua përparësi ndaj vetes së tij dhe ky ‘Alīu ka më tepër përparësi ndaj vetes së tij!” Domethënë gjenden një mori argumentësh hyjnorë rreth vërtetësisë së këtij përfundimi. Shkurtimisht veçoria e parë që kalon në Ḳur’ānin Kerīm, është zotërimi i përparësisë së të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) ndaj vetes së besimtarëve.

Veçoria e dytë: Ḳur’āni Sherīf urdhëron: يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَأُولِي الْأَمْرِ مِنْكُمْ“Jā ejjuhā’l-ledhīne āmenū eṭī‘ū Allāhe ue resūle ue ūli’l-emri minkum” (O ju që keni besuar, binduni Allāhut dhe të dërguarit dhe autoritetit madhor shtetëror!) (Sūre Nisā’, 59)Gjithashtu dhe kjo çështje i përket të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Urdhri: وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي“ue eshrikhu fi emrī” (dhe bëma atë shok në punën time), nënkupton se në këtë bindje dhe i nderuari ‘Alī (p.m.t.) është shoku i tij. Ndërsa ājeti ḳurānor:مَنْ يُطِعِ الرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ اللَّهَ“Men juṭi‘i resūle feḳad eṭā‘a Allāhe” (Ai që i bindet të dërguarit me të vërtetë iu është bindur Allāhut) (Nisā’, 80) përkthehet se ai i cili i bindet të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) më është bindur dhe mua. Ai i cili më bindet mua iu është bindur Allāhut.

Veçoria e tretë: Çdo gjë që është përcjellur nga i dërguari i Allāhut (p.m..t) është e vërtetë. Rrëfej kështu sepse Ḳur’āni Famëlartë urdhëron kështu: وَمَا يَنْطِقُ عَنِ الْهَوَىٰ إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَىٰ“Ue mājenṭiḳu ‘ani’l-heuā. In hue ilā uaḥjun jūḥā” (Ai nuk flet nga vetvetja. Por ai flet vetëm shpalljen që i shpallet). (Nexhm, Ajeti: 3-4) Ne nuk duhet të pranojmë se i nderuari ‘Alī (p.m.t.) ka ecur vetëm me shpalljen, sepse pas të dërguarit të Allāhut (p.m.t.) nuk ka më shpallje. Shtojmë se janë të pranishme dëshmi të cilat dëshmojnë se i nderuari ‘Alī (p.m.t.), nuk është shoku i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) në çështjen e ecurisë me shpalljen, e qenies së shpalljes burimi i ecurive dhe lëvizjeve të tij. Por për sa i përket mossfoljes së tij sipas vetvetes, nënvizojmë se ai është shoku i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t). Duke qenë se i nderuari ‘Alī (p.m.t.) nuk ka folur sipas dëshirës dhe epshit të tij, atëherë ai është i pafajshëm dhe ai është shoku i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) në pikën e pafajësisë.

Prezantuesi: Në Ḳur’ānin Fisnik dhe sunnet ka çështje që e vërtetojnë këtë.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Kjo është dhe arsyeja se ne themi se çdo pjesë e Ḥadīthit të Menziles është një dëshmi e pavarur. Duke u nisur nga kjo pikë ne kemi kuptuar dhe se përse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ka thënë urdhrin: “Nuk ka dyshim se ai që e do ‘Alīun (p.m.t.) më ka dashur dhe mua, si dhe ai cili përbuz ‘Alīun me ka përbuzur dhe mua. Ai i cili fyen dhe shan ‘Alīun më ka fyer dhe sharë dhe mua!”

Veçoria e katërt: Ai (p.q.m.t.) është përcjellja e parë e shpalljes. Kjo është njëra nga veçoritë më të rëndësishme qëi përket të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) dhe vendit të risāletit (qenies i dërguar). I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) është i ngarkuar me përcjelljen e shpalljes që iu vjen atij njerëzve. Dhe kur ai ua përcjell këtë njerëzve, dëshmitarët ua përcjellin këtë shpallje atyre që nuk janë. Pra në çastin kur përcjellja e lajmëtarit iu arrinte njerëzve, këta të fundit e përcillnin këtë në mesin e tyre. Pra themi se Imām ‘Alīu (p.m.t.) është shoku i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) në çështjen e përcjelljes (fillestare) së parë të shpalljes. Me fjalë të tjera ka disa parime që duhen përcjellur dhe që u përkasin vendit të risāletit (qenies i dërguar), të cilat duhet të ti bëjë vetëm vetë i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ose njëri nga Ehli Bejti i tij. Si rrjedhojë për këtë gjendje flitet dhe në sūren Berāe (Teube). Kjo përcjellje për të cilën bëhet fjalë në sūren Berāe është përcjellja (fillestare) e parë. Këto lloj përcjelljesh ose duhet dhe mund t’i bëjë vetë i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ose mund t’i bëjë një njeri i cili do të zërë vendin e tij. Kjo dukuri përcaktohet dhe në ḥadīthin: “Ose unë ose ti duhet të mbesësh në Medīnë!” Ashtu siç shihet qartë janë me dhjetra vende të quajtura të veçanta dhe veçori të Ḥadīthit të Menziles për të cilin flitet në Ḳur’ānin Kerīm. Në të tëra këto vende Imām ‘Alīu është shoku i i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Por i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) është rrënja dhe ka degë të cilat dalin nga kjo rrënjë e bekuar.

Prezantuesi: Imzot përpara se të kalojmë në pjesën e lidhjeve telefonike, unë dua t’iu vë në dijeni se është botuar vepra me titull: “Me‘ālimu’l-Islāmijji’l-Emeuī” (Mësimet e Islāmit Emeuist) e ImzotSejjidĀjetullāh Kemāl Ḥajdarit, nga ana e shtëpisë botuese: “Dāru’l-Murteḍā” (I Kënaquri).

Prezantuesi: Tani kemi në lidhje telefonike vëllain tonë ‘Alīun nga ‘Arabia Sa‘ūdite. Urdhëroni.

‘Alīu: Paqja qoftë mbi ju. Imzot unë kam një pyetje. Me synimin mundësisë së kryerjes së hulumtimit të thënies së të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.): “Vetëm se pas meje nuk do të ketë më të dërguar”, a nuk është e mjaftueshme për ne që të mësojmë nëse i nderuari Hārūn (p.m.t.) ka ndërruar jetë para ose pas të nderuarit Mūsā (p.m.t.)?!

Prezantuesi: Tani kemi në lidhje telefonike vëllain tonë Ebū Aḥmedin nga ‘Arabia Sa‘ūdite. Urdhëroni.

Ebū Aḥmedi: Paqja qoftë mbi ju. Imzot unë kam disa pyetje të cilat kërkojnë përgjigjjje lidhur me istikhlāfin (lënien, caktimin si zëvendës) së të nderuarit ‘Alī (p.m.t.). Ne e dimë se doktrina xhe‘aferite (xhe‘aferizmi) thotë se imāmeti (udhëheqja) është njëra nga shtyllat e īmānit (besimit). Nëse imāmeti (udhëheqja) është një vend kaq i madh, atëherë përse nuk është shpjeguar dhe sqaruar?! Përse nuk ka ndonjë dëshmi të qartë në pikën e argumentimit?! Ju thoni se këto lloj dëshmish janë të mjaftueshme. Por përse nuk është shpjeguar?!

Pikë së dyti: Me qëllimin e mundësisë së përfitimit të secilit dhe dhënies së përgjigjjeve të të tëra dyshimeve, mendoj se është e nevojshme zgjatja e çështjeve të këtyre programeve dhe shtimit të debateve rreth e rrotull këtyre. Kundërshtimet, mosmarrëveshjet në gjirin e muslimanëve, ndasitë në mesin e palëve, për më tepër cilësimet e muslimanëve si të pafe ndaj njëri-tjetrit, quajtja e secilës palë të vetes së saj mbi ṣirāṭu’l-musteḳīmin (udhën më të drejtë, të vërtetë) dhe pranimi i të tjerëve si banorë të Xhehennemit - Allāhu na ruajttë... Vallë a është e mundur që muslimanët të bëhen njëzëri dhe të shfaqin mëshirë ndaj njëri-tjetrit në këtë mjedis?! E thënë ndryshe qenia e tyre të mbledhur rreth thelbit të besimit dëshmisë: “Lā ilāhe ilā’ll-llāh” (Nuk ka zot përveç Allāhut) dhe në pesë kushtet e ditura, apo qenia e tyre të copëtuar copë-copë në çështjen e imāmetit (udhëheqjes). Këto janë pyetjet që unë kërkoj t’iu kthehen përgjigjje.

Prezantuesi: Pyetjet janë shumë të bukura. Në veçanti çështja e tekfīrit (cilësimit i muslimanit si i pafe) dhe pyetja lidhur me shfaqjen e mëshirës së muslimanëve ndaj njëri-tjetrit. Sepse ju dhe mbarë muslimanët dijeni se udha e lidhjes së miqësisë kalon nga njohja. Me fjalë të tjera nëse do të largohemi nga njëri-tjetri, atëherë ne nuk mund ta njohim njëri-tjetrin. Ashtu siç shī‘īti do ta njohë në një mënyrë ndryshe sunnitin nga mënyra se si ai është në të vërtetë dhe sunniti do ta njohë në një mënyrë ndryshe shī‘ītin nga mënyra se si ai është në të vërtetë. E njëjta gjë vlen dhe për uehhābistin. Vetëm nëse do të krijojmë ṣiletu’r-raḥmin (lidhjen familjare, farefisnore) dhe do të kriijojmë miqësi, atëherë Islāmi është në atë gjërësi që ta na mbledhë dhe përfshijë të tërëve nën ombrellën e tij. Kurse për sa i përket çështjes së Xhennetit dhe Xhehennemit, kërkesa jonë për vëllezërit tanë që janë të lidhur me programin, është lënia e tyre e Zotit të Botërave të kësaj çështjeje. Kjo nuk është njëra nga kushtet tona të domosdoshme.

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Por ka dhe më. Ne nuk po themi se çdo njeri që nuk beson në imāmetin (udhëheqjen) është në Xhehennem! Miku im i nderuar ne teksa jemi duke sqaruar këtë çështje, po trajtojmë dhe çështjen e “insānu’l-muḳaṣṣirit” (njeriut kokëfortë, të metë), që përkthehet se ai njeri që e sheh hapur dhe qartë të vërtetën dhe e mohon atë si pasojë e kokëfortësisë së tij duke e ditur është nga banorët e Xhehennemit. Ky gjykim nuk i përket vetëm imāmetit (udhëheqjes). Përkundrazi ky gjykim është i vlefshëm për të tëra të vërtetat e fesë. Por gjykimi i atij njeriu i cili nuk mund ta shikojë në mënyrë të hapur dhe të qartë të vërtetën është i ndryshëm. Imtësitë e kësaj çështjeje do të ilustrohen në të ardhmen.

Prezantuesi: Pra a është plotësuar argumenti për njerëzit që u vënë veshin kërkimeve tuaja?!

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Epo në këtë pikë si fillim duhet të shtrohet pyetja: “Kush i dëgjon programet tona?!” Sipas mendimit tonë dëshmitë e paraqitura janë në rrafshin e mjaftueshëm për argumentimin e një besimi dhe mohimin e një tjetri. Domethënë ky mendim është në përputhje me ājetin ḳurānor: “Nëse thoni të drejtën sillni argumentin tuaj”. Ndjekës të nderuar ne jemi të mendimit se për ata që ndjekin këtë doktrinë, pikëpamje (shī‘īzmin), janë më se të mjaftueshme madje dhe të dhënat, njohuritë të cilat ua kemi paraqitur atyre nga burimet.

Prezantuesi: I nderuar imzot, çfarë përgjigjje keni për pyetjen: “A zgjidhet problemi në rast se i nderuari Hārūn (p.m.t.) ka ndërruar jetë pas të nderuarit Mūsā (p.m.t.)?!

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari:Le ta anashkalojmë për një çast këtë çështjen e ndërrimit të jetës. Unë nuk dua ta sqaroj përmbajtjen e ḥadīthit duke krijuar lidhje me një çështje historike. Unë besoj se në përmbajtjen e këtij ḥadīthi është kryer një sqarim të mjaftueshëm rreth nevojës së paraqitjes së përmbajtjes së këtij ḥadīthi të të nderuarit‘Alī (p.m.t.) ndaj mbarë bashkëkohësve cilitdo qoftë ai. Tani për tani le të mos e marrim parasyshçështjen nëse i nderuari Hārūn (p.m.t.) ka vdekur më parë ose më pas së të nderuarit Mūsā (p.m.t.).Me sa duket nuk është e mundur lidhja e kësaj përmbajtjeje të lartë dhe të madhe të Ḥadīthit të Menziles me një çështje historike. Për ne është e mjaftueshme përgjithësia e Ḥadīthit të Menziles e parë nga dritarja e Ḳur’ānit Sherīf.Ja pra duke qenë se qenia shok është e fiksuar theksojmë se dhe pafajësia është njëra nga vendet që i përket tënderuarit ‘Alī (p.m.t.).Tani meqenëse i nderuari ‘Alī (p.m.t.) është i pafajshëm, atëherë këtij të fundit duhet t’i jepet përparësi ndaj mbarë bashkëkohësve.

Prezantuesi:Nëse imāmeti (udhëheqja)është kaq e rëndësishme, atëherëpërse inderuari i dërguari Allāhut (p.q.m.t.) nuk ka thënë asnjë fjalë për khilāfetin (prijësinë) e Imām ‘Alīut (p.m.t.)?!

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Unë nuk mendoj të këtë gjasë që të mund të gjendet një argument hyjnor më i qartë se Ḥadīthi i Menziles. Miqtë e mi të nderuar Ḥadīthi i Menziles e shëmbëllen vendin e të nderuarit ‘Alī me vendin e të nderuarit Hārūn (p.m.t.). Tani ejani dhe le t’i hedhim një sy argumentit hyjnor të Ḳur’ānit Famëlartë.A nuk e hetoni Ḳur’ānin Fisnik?!A nuk jeni ju ata të cilët ngrejnë zërin duke thënë: “Ne na mjafton Libri i Allāhut?!”

Ḳur’āni Kerīm thotë: وَاجْعَلْ لِي وَزِيرًا مِنْ أَهْلِي هَارُونَ أَخِي اشْدُدْ بِهِ أَزْرِي وَأَشْرِكْهُ فِي أَمْرِي كَيْ نُسَبِّحَكَ كَثِيرًا وَنَذْكُرَكَ كَثِيرًا إِنَّكَ كُنْتَ بِنَا بَصِيرًا قَالَ قَدْ أُوتِيتَ سُؤْلَكَ يَا مُوسَىٰ“Ue xh‘al lī uezīrān min ehlī. Hārūne ekhī. Shdud bihi ezrī. Ue eshrikhu fī emrī. Kej nusebbiḥake kethīrān. Ue nedhkurakekethīrān. Inneke kunte binā baṣīrān. Ḳāle ḳad ūtīte suuleke ja Mūsā!”(Dhe caktomë një uezīr (mëkëmbës, ndihmës) nga familja ime. Hārūnin tim vëlla.Që me të të ma shtosh fuqinë time. Bëma atë shok në punën time. Në mënyrë që të madhërojmë Ty më shumë. Dhe të përmendim Ty shpesh. Nuk ka dyshim se Ti je shikues i veprave tona. Ai (Allāhu) tha: “Me të vërtetë t’u dha ajo që kërkove o Mūsā!) (Sūre Ṭā Hā, 29-36)

Për më tepër këtyre ājeteve duhet t’iu shtojmë dhe ḥadīthet në formën: “Ti pas meje je khalīfeja (prijësi) im për çdo besimtar” të cilët do t’ualexojmë në të ardhmen.Vallë ç’të thotë më shumë i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)?! Unë nuk e di seç’duhej të kishte thënë më shumë i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)?! Unë kam një pyetje për vëllezërit që kërkojnë të vërtetën: “Ejani dhe na thoni hapur se nëse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)do të kishte caktuartë nderuarin ‘Alī (p.m.t.) si khalīfe dhe imām pas tij do të na e kishte thënë këtë!” Dhe ne le t’i drejtohemi përcjelljeve dhe le t’i hedhim një vështrim nëse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e ka thënë apo nuk i ka thënë ato fjalë.Ne themi se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ka thënë khalīfeja (prijësi) im,kurse ata kthejnë përgjigjen:“Jo, nuk mjafton!”Rishtas ne themi se ai ka thënë uelīu (kujdestari, mbrojtësi) im dhe uezīri (mëkëmbësi, ndihmësi) im ata japin përgjigjen: “Jo nuk mjafton!” Për hir të Allāhut të Lartësuar, tani jam shumë i çuditur të them të drejtën, se cilat fjalëza duhet të përdorë i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.), me qëllim që të argumentojë këtë të vërtetë?! Na e tregoni që ne të shkojmë në përcjelljet e tilla dhe në ājetet e Ḳur’ānit Sherīf. Në këtë pikë themi: “Shkoni dhe pyeteni të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.) se çfarë lloj shprehjesh, thëniesh duhet të përdorë ai për të pranuar khilāfetin (prijësinë) e Imām ‘Alīut (p.m.t.)?!

I nderuari i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)urdhëron:“Ai i cili më jep mua përparësi dhe ky ‘Alīu ka më shumë përparësi ndaj tij”, “Ai i cili më ka mua zotëri dhe ky ‘Alīu është zotëriu i tij”, “‘Alīu është khalīfeja im”, “‘Alīu pas meje është kujdestar”, “‘Alīu pas meje është kujdestar”. Sërish ai (p.q.m.t.) urdhëron: “Nuk ka dyshim se ai që e do ‘Alīun (p.m.t.) më ka dashur dhe mua, si dhe ai cili përbuz ‘Alīun me ka përbuzur dhe mua. Ai i cili fyen dhe shan ‘Alīun më ka fyer dhe sharë dhe mua”, “A nuk je i kënaqur që vendi yt ndaj meje, të jetë si vendi i Hārūnit (p.m.t.) meatë të Mūsāit (p.m.t.)?!”Vallë ç’të thotë më shumë i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)?! A  mos vallë doni të thoni se përse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk ka përdorur thënien: “meliku’l-mu‘aḍḥḍḥami” (mbreti madhështor) për Imām ‘Alīun (p.m..t)?! Miqtë e mi të nderuar ju lutem mendoni pakëz! Vallë çfarë fjalëzash të tjera doni që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) të përdorë me qëllim që të argumentojë këtë të vërtetë?!

Prezantuesi: Allāhu ua shpërbleftë me të mira. Ne iu falenderojmë Imzot Sejjid Ājetullāh Kemāl Ḥajdari. Ne iu falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar. Ne po iu lëmë në mbrojtjen e Allāhut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.

 

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Ebū ‘Amr Jūsuf Ibn ‘Abdilberri, “Istī‘jjāb fi Me‘arifeti’l-Aṣḥābi”(Përpilimi Gjithëpërfshirësnë Njohurinë e Bashkëkohësve), vëll. 3, fq. 1097,Vërtetimi Nga ‘Alī Muḥammed Fexhāīu, (viti i botimit 1412 sipas mërgimit islām / viti 1990 sipas kalendarit gregorian),  Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Xhīli” (Shkëlqimi), Botimi i Parë, Bejrūt, Lubnān (Bejrūt Liban).

2- ImāmAḥmed Ibn Ḥanbeli,“Feḍāilu’ṣ-Ṣaḥābe”(Virtytet e Bashkëkohësve),vëll. 2, fq. 844,Ḥadīthi Nr: 1158,Vërtetimi Nga Uāsi‘ullāh Ibn Muḥammed ‘Abbāsi, Shtëpia Botuese: “Dāru Ibn Xheuzi”(Ibn Xheuziu).

3- ImāmAḥmed Ibn Ḥanbeli,“Feḍāilu’ṣ-Ṣaḥābe”(Virtytet e Bashkëkohësve),vëll. 2, fq. 844,Ḥadīthi Nr: 1158,Vërtetimi Nga Uāsi‘ullāh Ibn Muḥammed ‘Abbāsi, Shtëpia Botuese: “Dāru Ibn Xheuzi”(Ibn Xheuziu).

4- Ebū Thenā Shihābuddīn Maḥmūd Ālūsīu, “Rūḥu’l-Me‘ānī fi’t-Tefsīri’l-Ḳur’āni’l-‘Aḍḥīmi ue’s-Seb‘i’l-Methānī” (Shpirti i Kuptimeve të Ḳur’ānit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 13, fq. 293, Vërtetimi Nga Māhir Ḥabūshi, (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islām / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessetu’r-Risāleti” (Instituti i Dërgesës), Botimi i Parë.

5- Shejkh Ibn Tejmijje, “Minhāxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 263, Vërtetimi Nga Doktor Muḥammed Reshād Sālimi, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Faḍīleti” (Vendi i Virtytit).

6- Imām Ebū Ferexh IbnXheuzīu (v.v. 597 m.i.), “Mushkilu min Ḥadīthi’ṣ-Ṣaḥīḥajni” (Problemi i ḤadīthëvetëVërtetë), vëll. 1, fq. 326, Ḥadīthi Nr: 169/190, Vërtetimi Nga‘Alī Ḥusejn Beuuābi, Shtëpia Botuese: “Uaṭan” (Atdheu).

7- ‘AlāmeDherḳānī, “Sherḥu’l-Meuāḥibi’l-Ledunijje bi’l-Minehi’l-Muḥammedijje li’l-‘Ālāme Ḳasṭalānī (Sqarimi i të Dashurve të Fshehtë në Familjen e Muḥammedit të Ālāme Ḳasṭalānīt), vëll. 4, fq. 80, Përcaktimi dhe Saktësimi Nga Muḥammed ‘Abdul‘azīz Khālidī, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Kutubi’l-‘Ilmijje” (Librat Shkencorë), Bejrūt, Lubnān (Bejrūt, Liban).

8- Ebū Thenā Shihābuddīn Maḥmūd Ālūsīu, “Rūḥu’l-Me‘ānī fi’t-Tefsīri’l-Ḳur’āni’l-‘Aḍḥīmi ue’s-Seb‘i’l-Methānī” (Shpirti i Kuptimeve të Ḳur’ānit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 13, fq. 318, Vërtetimi Nga Māhir Ḥabūshi, (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islām / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese:“Muessetu’r-Risāleti” (Instituti i Dërgesës), Botimi i Parë.



Burimi : Medya Şafak