ĀjetullāhKemāl Ḥajdari: Ḥadīthi I Menziles (Krahasimit) (Pjesa E Tretë)

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Mars 7, 2021, 2:14 a.m.

Citojmë se gjendet një fjali e rëndësishme që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e ka thënë në Luftën e Tebūkut, por duke ne qenë se autorët janë në linjën emeuiste nuk e kanë përcjellur nuk e kanë përcjellur këtë fjali në veprën me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta e Imām Bukhārīut) e Imām Bukhārīut dhe në atë me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta e Imām Muslimit) e Imām Muslimit. Këtë fjali e përcjell Imām Ṭaberānīu në veprën e tij me titull: “Mu‘xhemu’l-Kebīri” (Përmbledhja e Madhe). Përcjellja është nga Berā Ibn ‘Adhībi dhe Zejd Ibn Erḳami. Këta të fundit përcjellin kështu: “Kur i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) u nis për në Luftën e Tebūkut iu drejtua të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) duke i thënë: “Ose ti ose unë duhet të mbes pas”.

Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allāhut. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭafāin (p.q.m.t.) të dërguarin besnik të Allāhut (p.q.m.t.), familjen e tij të dëlirë dhe bashkëkohësit e tij të përgjedhur.

Prezantuesi: Ndjekës të nderuar iu përshëndesim me ndjenjat më të bukura, me selāmin (paqen) e Allāhut në këtë programin e ri me titull: “Muṭahārātun fi’l-‘Aḳīdeti” (Dëlirësitë e Kredos). Es-selāmu ‘alejkum ue raḥmetullāhi ue berekātuhu. (Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qoftë mbi ju). Çështja e programit tonë të kësaj mbrëmjeje do të jetë është “Ḥadīthi i Menziles” (Ḥadīthi i Krahasimit). Nga studiot e Keuther Tv të Ḳumit, ne e përshëndesim dhe në emrin tuaj Imzot Ājetullāh Kemāl Ḥajdarin duke i thënë: “Mirëseerdhët”. I nderuar imzot le të kalojmë drejtpërdrejtë në çështje. I nderuar imzot vallë a rastisen në shpjegimet e dijetarëve muslimanë, cekjet dhe sqarimet që bëjnë me shenjë në virtytet dhe veçoritë që zotëron Imām ‘Alīu (p.m.t.), të cilat nuk ka mundur që t’i arrijë asnjë bashkëkohës?! I nderuar imzot, a mund të na bëni të ditur se çfarë kanë kuptuar dijetarët e mëdhenj selefītë (brezi/brezat e parë) nga qenia argument hyjnor e ḥadīthit, kundrejt vlerësimeve të Ibn Tejmijjes lidhur me Ḥadīthin e Menziles?!

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allāhu i Lartësuar, i Cili dëgjon dhe di gjithçka, nga shejṭāni i mallkuar dhe e filloj programin me ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭafāin (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër!

Para së gjithash lejomëni t’iu lajmërojmë se ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen. Ne në programet e shkuara kishim vënë re se Ibn Tejmijje, ishte munduar të asgjësonte përmbajtjen e Ḥadīthit të Menziles që do të dëshmonte se ishte një virtyt që i përket Imām ‘Alīut (p.m.t.). Ibn Tejmijje orvatet që ta sqarojë ḥadīthin në një formë tjetër. Ai në këtë çështje fillimisht duke marrë parasysh se përse është thënë ḥadīthi është përpjekur që ta komentojë në këtë kornizë.

Në veprën e tij me titull: “Minhāxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) Ibn Tejmijje shënjon një mori pikash. Njëra nga këto pika është si më poshtë: “I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) në Luftën e Tebūkut kishte lënë pas vetëm gratë, fëmijtë, të prekurit si pasojë e paaftësisë dhe dyfytyrëshit. Për më tepër ky istikhlāf (caktimi ose lënia e dikujt në vendin tënd) është më i dobët se shembujt e tjerë të zakonshëm të zbatuar nga ana e të dërguarittëAllāhut (p.q.m.t.). Kur i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) e la pas të nderuarin ‘Alī (p.m.t.) në vendin e tij, ky i fundit qau dhe i tha: “A po më lë bashkë me fëmijtë dhe gratë?!” (1)

Domethënë ai mundohet të thotë se në Medīnën e Ndriçuar, nuk kishte mbetur pas asnjë njeri i cili zotëronte një status të rëndësishëm shoqëror. Duke qenë se në Medīnën e Ndriçuar nuk kishte mbetur pas asnjë personalitet i rëndësishëm,atëherë Imām ‘Alīu (p.m.t.) nuk kishte asnjë lloj privilegji në këtë drejtimin e tij mbi ata. Kumtoj kështu sepse në Medīnën e Ndriçuar kishin mbetur pas vetëm të paaftët, ose dyfytyrëshit.

Madje dhe nëse do ta pranojmë mbetjen ose qëndrimin pas të të nderuarit ‘Alī (p.m.t.)si një drejtim dhe prijësi, rishtas kjo është një prijësi e shkallës më të ulët.

Në vazhdim ai duke cekur një pikë të rëndësishme sërish në veprën e tij me titull: “Minhāxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) Ibn Tejmijje përshkruan si më poshtë: “Kur mbretërit dhe komandantët nisen  për një luftë, ata marrin me vete njerëzit nga cilët kanë dobi, u kushtojnë rëndësi dhe u tregojnë respekt. Këta njerëz që marrin me vete bëhen ndihmësit e tyre. Mbretërit këshillohen me këta njerëz dhe përfitojnë nga gjuhët, mendimet dhe shpatat e tyre. I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e ka lënë atë pas në vende në të cilat nuk kishte nevojë për shumë mund dhe ixhtihād. Fjala e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) e lënies pas në fjalë, ka për qëllim sqarimin se nuk buron nga mangësia dhe e meta”. (2)

Pra duke qenë se i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) nuk e ka e ka nisur atë nëluftë bashkë me të, atëherë as në gjuhën e tij, as në mendimet e tij dhe as në duart dhe shpatën e tij nuk kishte asnjë dobi!Ç’ështëevërteta nuk ka asnjë dallim mes pranisë dhe mungesës së tij në këto luftra!Pra prania dhe mungesa e tij është e njëjtë. Unë nuk mendoj se mund të gjendet ndonjë njeri me gjykim të shëndoshë që do të pranojë përshtypjen e Shejkh Ibn Tejmijjes, ose mendimin e tij që ai mundohet t’ua diktojë lexuesit!Gjithashtu unë nuk mund të mendoj se mund të ketë një njeri me gjykim dhe mendje të shëndoshë që do të mund të thotë se Shejkh Ibn Tejmijje, është vënë në ndjekje ose pas argumentimit të një virtyti ose veçorie të Imām ‘Alīut (p.m.t.)”!

Ne e kemi nënvizuar me dhjetra mbi këtë çështje! Ne kemi bërë të ditur se Ibn Tejmijje është teoricieni dhe themeluesi i botëkuptimit dhe drejtimit fetar emeuist dhe të kryesuar nga Mu‘āuijje Ibn Ebī Sufjāni i bijve të Umejjes. Kurse në ditët e sotme janë uehhābistët ata të cilët orvaten që ta përhapin këtë stil mendimi.

Ne do t’iu drejtohemi disa burimeve me qëllim që mund të shikojmë se çfarë kanë kuptuar aṣḥābët (bashkëkohësit), tābi‘ūnët (ndjekësit) dhe ‘ulemātë (dijetarët muslimanë) nga ḥadīthi përballë këtij drejtimi. Ky ḥadīth i cili është një nga ḥadīthet më të shëndetshëm, më të sigurtë dhe më të vërtetë, i derdhur nga gjuha e bekuar e të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.), a ka në të vërtetë kuptimin e zbrazjes së brendisë së tij nga botëkuptimi fetar emeuist dhe Ibn Tejmijje, apo bën me shenjë tek njëra nga të vërtetat më madhështore mbi të cilat duhet të mendohet në mënyrë gjithëpërfshirëse?! Unë do të përpiqem që të shënjoj disa prova.

Burimi ynë i parë është veprame titull: “Ṣahīhu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta e Imām Muslimit) e Imām Muslimit. Përcjellja është nga Se‘ad Ibn Ebī Ueḳḳāṣi.Pandeh se nuk ka nevojë të bëjmë të ditur se kush është Sa’di. Shprehem kështu sepse Se‘ad Ibn Ebī Ueḳḳāṣiështë njëri nga bashkëkohësit e mëdhenj dhe është njëri nga dhjetë të përgëzuarit me Xhennet, sipas ḥadītheve të vërteta në sytë e Ehli Sunnetit. Përcjellja është si më poshtë:“Nga Se‘ad Ibn Ebī Ueḳḳāṣi është përcjellur kështu: “Mu‘āuijje Ibn Ebī Sufjāni i tha kështu Se‘ad Ibn Ebī Ueḳḳāṣit: “Çfarë të pengoi ty të fyesh Ebū Turābin?!” Kurse ai ktheu këtë përgjigjje: “Unë kam tri gjëra për të thënë të cilat i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) i ka thënë për të. Kjo është arsyeja se përse unë nuk mund ta fyej kurrë atë. Qenia e njërës nga këto tri gjëra për mua është më e pranuar se zotërimi i deveve të kuqe. Unë e kam dëgjuar me veshët e mi të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.) të urdhërojë kështu kur ai e la pas të nderuarin ‘Alī (p.m.t.)në njërën nga luftrat: “Kur i nderuari ‘Alī (p.m.t.) i tha atij: “O i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)! A më le mua bashkë me fëmijtë dhe gratë?!” I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëroi: “A nuk je i kënaqur që ti në krahasim me mua të jesh si Hārūni në vendin e Mūsāit (p.m.t.)? Vetëm se nuk ka më të dërguar tjetër pas meje”. (3)

Pra është mëse e dukshme se Mu‘āuijje Ibn Ebī Sufjāni nuk urdhëron në asnjë mënyrë qëSe‘ad Ibn Ebī Ueḳḳāṣi të lëvdojë Imām ‘Alīun (p.m.t.), por ai e urdhëron atë që ta fyejë këtë të fundit.

Për sa i përket njeriut që përdor thënien: “Unë kam tri gjëra për të thënë të cilat i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) i ka thënë për të....” pohojmë se nuk është një njeri i rëndomtë,por një njeri i cili besohet se është njëri nga dhjetë të përgëzuarit me Xhennet.

Për hir të Allāhut të Lavdëruar,a është poshtërim apo është më afër lëvdimit të virtytit, ajo që Se‘ad Ibn Ebī Ueḳḳāṣi ka kuptuar nga ḥadīthiilartpërmendur?!

Prezantuesi: Cili botëkuptim është më afër argumentit hyjnor të ḥadīthit?!

Imzot Kemāl Ḥajdari: Unë këtë vendimin po ua lë ndjekësve tanë të nderuar.Them kështu sepse Se‘ad Ibn Ebī Ueḳḳāṣi e sheh si të mjaftueshme zotërimin për veten e tij të vetëm të një virtyti nga të tre virtytet e sipërcituara.Ashtu siç kemi cekur dhe programin e kaluar në këtë hadīth bëhet fjalë për një virtyt të shkallës më të lartë për ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibin (p.m.t.). Sepse ky ḥadīth bart koncepte të larta dhe kuptime të madhështore.

Përcjellja e dytë është nga Sa‘īd Ibn Musejjebi. Ky i fundit pranohet si njëri nga imāmët e tābi‘ūnëve (ndjekësve).Ḥāfiḍḥ Dhehebīu shprehet kështu për Sa‘īd Ibn Musejjebin:“Sa‘īd Ibn Musejjebi është një imām, dijetar i madh. Ai është Ebū Muḥammed Ḳurejshī Maḥzūmī. Ai është një dijetar i banorëve të Medīnes. Ai është një tābi‘ (ndjekës) i madh”. (4)

Tani ejani dhe le ta shohim dhe një herë të njëjtin krye dhe të njëjtën përcjellje, të burimit tonë të dytë i cili është përsëri veprame titull:“Ṣahīhu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta e Imām Muslimit) eImām Muslimit. Përcjellja është kështu: Ai tha: “Ne na përcolli Muḥammed Ibn Munkediri, ai nga Sa‘īdIbn Musejjebi, ai nga Āmir Ibn Se‘ad Ibn Ebī Ueḳḳāṣi, ai nga i ati i tij se ka përcjellur këhtu: “Nga Āmiri Ibn Se‘ad Ibn Ebī Ueḳḳāṣi, nga Se‘ad Ibn Ebī Ueḳḳāṣi, sipas asaj që është përcjellur nga i ati i tij, ai ka thënë kështu: “I nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) i ka thënë kështu Imām ‘Alīut (p.m.t.): “Vendi yt në krahasim me mua, është si vendi i Hārūnit ndaj atij të Mūsāit?! Vetëm se nuk ka të dërguar tjetër pas meje”.

Se‘īdi tha: “Lidhur me këtë desha që ta dëgjoja vetë nga goja e Se‘adit dhe duke u takuar me Se‘adin ia tregova atij se çfarë më kishte rrëfyer Āmiri”.

Sea‘di më tha: “Unë e dëgjova këtë”.

Unë e pyeta: “A e dëgjove atë me veshët e tu?!” Ndërsa ai duke vënë dy gishtërinjtë e tij në veshët e tij ma ktheu: “Po! M’u shurdhofshin këta (dy veshë)!” (5)

Pra Sa‘īd Ibn Musejjebi në të vërtetë e kishte dëgjuar përcjelljen e mësipërme me veshët e tij nga Āmir IbnSe‘ad Ibn Ebī Ueḳḳāṣi e Mirëpo meqenëse virtyti dhe veçoria ishte tejet e madhe, ai donte ta dëgjonte vetë nga goja e Se‘ad Ibn Ebī Ueḳḳāṣit. Nëse në këtë ḥadīth të lajmëtarit nuk do ishte gjendur një virtyt dhe epërsi kaq e madhe vallë a do kishte këmbëngulur kaq shumë Sa‘īd Ibn Musejjebi që ta dëgjonte vetë nga nga goja e Se‘ad Ibn Ebī Ueḳḳāṣit?!

Ja pra kjo është një provë tjetër. Në shtesë nga njëri nga të parët dhe imāmët e tābi‘ūnëve (ndjekësve). Shumë mirë por përse Sa‘īd Ibn Musejjebin e shtyn kaq shumë kurejshtja për zinxhirin e përcjelljes në fjalë?! Duke qenë se ḥadīthi ka poshtëruar Imām ‘Alīun (p.m.t.)?! Apo ai e po heton këtë si pasojë e vendit të madh të lajmëruar në këtë ḥadīth?!

Burimi ynë i tretë është vepra me titull: “Khaṣāiṣu’l-Emīri’l-Mu’minīni” (Veçoritë e Prijësit të Besimtarëve) e Imām Nesāīut, e cila është njëra nga veprat më të rëndësishme të kësaj fushe. Ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen se ne i kishim njoftuar për thëniet që kalojnë në veprën me titull: “Iṣābe” (Saktësimi) e Ibn Ḥaxherit: “Imām Nesāīu i ka hetuar dhe mbledhur përcjelljet që i përkasin të nderuarit ‘Alī (p.m.t.). Ai ka mbledhur një pjesë të rëndësishme të këtyre virtyteve shumica e zinxhirit të përcjelljeve të të cilave është xhejjid (e mirë) dhe ṣahīh (e vërtetë)”. (6)

Pyetje: Shumë mirë, por çfarë bartin këto thënie që i përkasin të të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) lëvdim, veçori, virtyt dhe vend të lartë e të madh, apo poshtërim?! Unë nuk mund të mendoj se mund të ketë një njeri të mençur që mund të drejtojë pretendimin se Imām Nesāīu ka hetuar ḥadīthet që poshtërojnë Imām ‘Alīun (p.m.t.). Ndjekësit tanë të nderuar mund ta provojnë këtë të vërtetë duke iu drejtuar veprës me titull: “Khaṣāīṣu’l-Emīri’l-Mu’minīni ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibi” (Veçoritë e Prijësit të Besimtarëve ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibit) eImām Aḥmed Shu‘ajb Nesāīut, vërtetimin e së cilës e ka kryer DanīIbn MunīrZaḥuīu. Në faqen e pesëdhjetë të veprës së lartpërmendur kalon Ḥadīthi i Menziles. Shkrimtari i shqyrton ḥadīthet një për një.

Si përfundim dua që t’iu vë në dijeni dhe për një provë tjetër. Kjo është mjaft e rëndësishme nga këndvështrimi im, mirëpo duhet të kryej një sqarim që të shërbejë si hyrje. Po bëj fjalë se njëra nga dukuritë e rëndësishme të epokës së emeuitëve është lëvizja e shpikjes së ḥadītheve. Natyrisht se kjo lëvizja e shpikjes së ḥadītheve nuk lështë e kufizuar vetëm me virtytet e bashkëkohësve. Shtoj se janë shpikur ḥadīthe dhe rreth poshtërimit të Imām ‘Alīut (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit (p.m.t.). Ne e kishim shtjelluar gjërë e gjatë këtë çështje. Por në këtë çast dua vetëm ta shënjoj dhe dhe ta kaloj. Për këtë arsye ne vëmë re se një pjesë e vërtetuesve kanë përdorur këto thënie kur kanë studiuar këtë çështje: “‘Umer Ibn ‘Abdul‘azīzi është orvatur që të asgjësojë shumicën e bid‘ateve (risive) të vëna në zbatim në epokën e etërve dhe gjyshërve të tij”. Këtë nuk miratojmë vetëm ne, por e miraton dhe njëri nga vërtetuesit bashkëkohorë.

Ja pra përballë nesh qëndron vepra me titull: “Shezerātu’dh-Dhehebi”(Pema e Artë) e Ibn ‘Imād Ḥanbelit. Vërtetuesi i veprës së sipërcituar shprehet kështu në shënimin e fundit: “Njëra nga madhështitë më të rëndësishme të ‘Umer Ibn ‘Abdul‘azīzit, është punimi i tij që të zhdukë dhe që të pengojë bid‘atet (risitë) e përhapura të zbatuara në epokën e prijësve emeuitë (gjashtë prijësve emeuitë). Madje dhe sikur ‘Umer Ibn ‘Abdul‘azīzi nuk do të kishte një virtyt tjetër përveç kësaj pune atëherë kjo do t’i mjaftonte si krenari për veten”. (7)

E thënë ndryshe njëra nga veprimtaritë më të rëndësishme të bijve të Umejjes ishte ndryshimi i sunnetit dhe përhapja e risive, si dhe njëra nga risitë më të rëndësishme është dhe “shpikja e ḥadītheve”.

Fragmenti i mësipërm shpalos se Sunneti Nebeuijje (i Lajmëtarit) nuk ishte grumbulluar dhe mbledhur deri në vitin 100 hixhrī (të mërgimit islām), që nënkupton se është një mjedis i duhur për ata të cilët duan të shpikin ḥadīthe, sepse nuk ka asnjë autoritet që do t’i drejtohet. Çdo njeri thotë: “Unë e dëgjova këtë nga tābi‘ūnët (ndjekësit) dhe aṣḥābët (bashkëkohësit)”. Më pas ai radhit një zinxhir përcjellje ashtu siç dëshiron dhe përcjell atë që do. Në veprën e tij me titull:“Musnedu’l-Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit) vetë Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli rrëfen me gojën e tij si më poshtë: “Unë kam mbledhur 750.000 ḥadīthe, nga të cilat këto dhe ato janë të shpikura”. Arsyeja e kësaj është përhapja e lëvizjes së shpikjes së ḥadītheve në epokën e bijve të Umejjes. Arsyetimi është i qartë. Nëse do të përdornim thënien e duhur themi se shpikja e ḥadītheve ka dy drejtime, njëri është drejtimi pohor dhe tjetri është drejtimi mohor. Në pikëpamjen pohore themi se janë shpikur ḥadīthe në lidhje me virtytet e bashkëkohësve. Kurse në drejtimin mohor themi se janë shpikur ḥadīthe në pikën e poshtërimit të Imām ‘Alīut (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit (p.m.t.).

Autori i veprës me titull: “Sherḥu’n-Nehxhi’l-Belāga” (Sqarimi i Kulmit të Oratorisë) Ibn Ebī Ḥadīd Mu‘tezilī e prek këtë të vërtetë.

Në këtë çast mund të ngrihet një kundërshtim në formën: “I nderuar imzot, a mund të merret Ibn Ebī Ḥadīd Mu‘tezilī si një mbështetje?! Ai është akuzuar me shī‘īzëm ose është një njeri që ka prirje shī‘īte”.

Miqtë e mi të nderuar, që të tëra këto thënie që do t’i lexojmë nga Ibn Ebī Ḥadīdi, nëse do Allāhu i Madhëruar në një kohë të përshtatshme ne do të përpiqemi që t’i vëmë në dukje me përcjellje të vërteta, autoritare dhe të përpikta.

Ibn Ebī Ḥadīdi kumton kështu  në sqarimin e ḥadīthit: “Kur njëri shtroi pyetjen lidhur me larminë e shumtë të përcjelljeve të përhapura në gjirin e popullit të cilat ishin bërë shkak për risitë, i nderuari ‘Alī (p.m.t.) urdhëroi kështu: “Mu‘āuijje Ibn Ebī Sufjāni i shkroi një letër guvernatorëve të tij në të tëra qytetet dhe zonat për shumimin dhe përhapjen e ḥadītheve lidhur me ‘Uthmānin... Më pas duke i shkruar një letër tjetër tha kështu: “Ḥadīthet në lidhje me‘Uthmānin janë përhapurnë të katër anët.Kur t’iu arrijë letraime vazhdoni që t’iu përcillni njerëzve ḥadīthe që u përkasin virtyteve të bashkëkohësve dhe prijësve të parë...Nëse ka një lajm i përcjellur nga muslimanët rreth Ebū Turābit që bie ndesh me një ḥadīth për bashkëkohësit vijoni të përcillni dhe atë. Kjo gjë më gëzon shumë dhe më ndriçon sytë. Ky është një asgjësues i provave të Ebū Turābit dhe shī‘ītëve. Kjo gjendje do t’iu vijë më rëndë atyre se virtytet dhe veçoritë e ‘Uthmānit”. (8)

Kini kujdes ndaj strategjisë së zbatuar nga Mu‘āuijje Ibn Ebī Sufjāni dhe bijtë e Umejjes.

Shumë mirë cila ishte pasoja?! Në vijim ai shprehet kështu: “Letrat e tij iu lexuan njerëzve. Kështu që u përcollën një mori ḥadīthesh që nuk kishin bazë e themel për sa i përket virtyteve të bashkëkohësve. Njerëzitiu kushtuan një rëndësi të madhe përcjelljes së këtyre lloj lajmeve. Ata i bënë të fuqishme duke i përcjellur nëpër minbere. Ata ua mësuan fëmijëve dhe të rinjve të tyre këtopërcjellje. Si përfundim dhe ata i përcollën. Ata iu kushtuan rëndësi mësimit të tyre ashtu siç iu kushtuan rëndësi mësimit të Ḳur’ānit Famëlartë. Njerëzit ua mësuan këto përcjellje pëmendësh grave të tyre, shërbyesve të tyre dhe miqve të tyre. Dhe kështu vazhdoi për një kohë... Si pasojë u shfaqën një sërë ḥadīthesh të shpikura shpikje të përhapura. Gjithashtu dhe juristët dhe gjykatësit gjykuan në kornizën e këtyre përcjelljeve”. (9)

Imzot tani mund të vijë një pyetje: “Cila është dëshmia që tregon këtë të vërtetë?!”

Miqtë e mi të nderuar po kaloj drejtpërdrejtë në përgjigjje. Ata shpikën për bashkëkohësit e tjerë sa numri i virtyteve që janë përcjellur për Imām ‘Alīun (p.m.t.). Madje më tepër se numri i virtyteve që  zotëronte Imām ‘Alīu (p.m.t.)...

Ne po iu drejtohemi veprës me titull: “Mīzānu’l-‘Itidāli” (Peshorja e Baraspeshës) e Ḥāfiḍḥ Dhehebīut. Ky i fundit citon si më poshtë: “Nga ‘Alī Ibn Ḥasān Ibn ‘Alī Shā‘iri: NgaMuḥammed Ibn Xherīr Ṭaberīu përcilletkështu me një lajm të shpikur: “Sipas meje EbūBekriështë në vendin e Hārūnit në krahasim meMūsāin”.(10)

Këtu po iu drejtoj një pyetje Ibn Tejmijjes dhe vartësve të tij. Nëse ky ḥadīth nuk është një virtyt për të nderuarin ‘Alī (p.m.t.), atëherë përse vallë ata ndihen të detyruar që të shpikin dhe Ḥadīthin e Menziles për Ebū Bekrin.

Burimi ynë i dytë është një vend tjetër i veprës së njëjtë: “Në këtë ḥadīth gjendet kjo tepricë:“Sipas meje Ebū Bekri dhe ‘Umeri janë në vendin e Hārūnit në krahasim me Mūsāin.Dhe ky ḥadīth është i shpikur”. (11)

Burimi ynë i tretë është rishtas nga e njëjta vepër. Ḥāfiḍḥ Dhehebīu në gjendjen e përkthyer të Ḳuḍā Ibn Suuejd Ibn Ḥuxhejr Baḥilī Baṣrīut, kumton si vijon për këtë njeri: “Ai ka një ḥadīth munker (të mohuar), të përcjellur me udhën e Ibn Ebī Mulejkes, si merfū‘u (të ngritur) nga Ibn ‘Abbāsi në formën: “Nëse do të kisha bërë mik, nuk ka dyshim se do të kisha bërë mik Ebū Bekrin. Mirëpo Allāhu i Lartësuar ka bërë mik zotëriun tuaj (mua). Sipas meje Ebū Bekri dhe ‘Umeri janë në vendin e Hārūnit në krahasim me Mūsāin”.Disa e kanë përcjellur këtë ḥadīth nga Ibn Ḳuḍāja”. (12)

Kjo do thotë se ḥadīthi qenka munker (i mohuar).

Pyetje: “Nëse ḥadīthi i lartpërmendur nuk bart asnjë virtyt dhe vlerë atëherë përse këmbëngulni kaq shumë?!

Një provë tjetër është kjo: “Ne e dimë se njëri nga ḥadīthet më të rëndësishme që kanë zbritur për Imām ‘Alīun (p.m.t.) është dhe ḥadīthi: “O ‘Alī! Ty të do vetëm besimtari dhe ty të përbuz vetëm dyfytyrëshi”. Kurse në veprën me titull: “Sijeru’l-E‘alāmi’n-Nubelā” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj) të Ḥāfiḍḥ Dhehebīut, përcillet si merfū‘u (i ngritur) nga Xhābir Ibn ‘Abdullāhu: “O Ebū Bekr dhe ‘Umer!Ju iu do vetëm besimtari dhe ju iu përbuz vetëm dyfytyrëshi”. Përcjellësi i lajmit Mu‘alā është metrūk (i lënë) . (13)

Kjo nënkupton se lajmi i Mu‘alās është i lënë. Tani ejani dhe le t’i hedhim një sy veprës me titull: “Taḳrību’t-Tehdhībi”(Përafrimi i Saktësimit) e Ḥāfiḍḥ Ibn Ḥaxher ‘Asḳalānīt. Autori shkruan kështu: “Ai është Mu‘alā Ibn Hilāl Ibn Suuejd Ebū ‘Abdullāh Ṭaḥḥān Kūfīu.Dijetarët e fushës së disiplinimit dhe klasifikimit të ḥadītheve janë të njëzëri në çështjen se ai është gënjeshtar”. (14)

Nëse Ḥadīthi i Menziles nuk flet për ndonjë virtyt atëherë përse ju orvateni që t’ua jepni të tjerëve këtë virtyt?! Në programin e shkuar ne kishim lexuar thëniet e Ibn Tejmijjes: “Reth Ebū Bekrit dhe ‘Umerit janë përcjellur çështje dhe virtyte më të larta. Shprehem kështu sepse Ebū Bekri është shëmbëllyer me të nderuarin Ibrāhīm (p.m.t.) dhe me të nderuarin ‘Īsā (p.m.t.) dhe ‘Umeri është shëmbëllyer me të nderuarin Nūḥ (p.m.t.) dhe Mūsā (p.m.t.)”.

Prezantuesi: Sqarime që kundërshtojnë njëra-tjetrën nga Ibn Tejmijje.

Imzot Kemāl Ḥajdari: Mbarë këto prova na tregojnë këtë çështje të cilën e kemi përsëritur me dhjetra herë: Gjenden dy mënyra në pikën e kuptimit të argumenteve hyjnore të përcjellura nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.). E para është mënyra e selefëve dhe e dijetarëve muslimanë. Ndërsa tjetra është mënyra emeuiste e themeluar nga Mu‘āuijje Ibn Ebī Sufjāni dhe teoricieni i së cilës është Ibn Tejmije.

Prezantuesi: Madje as ata të cilët patën kundërshtime me Emīru’l-Mu’minīnin (Prijësin e Besimtarëve) nuk i kanë mohuar këto virtytet e tij.

Imzot Kemāl Ḥajdari: Çështja jonë nuk është nëse ky ḥadīth dëshmon apo nuk dëshmon për khilāfetin (prijësinë) dhe imāmetin (udhëheqjen) pas të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.). Ne po hulumtojmë nëse nëse ky ḥadīth është ose nuk është në përfshirjen e virtyteve të cilat i përkasin Imām ‘Alīut (p.m.t.).

Prezantuesi: Le të rikthehemi në Ḥadīthin e Menziles dhe në çështjen istikhlāfit (lënies pas si zëvendës). Ibn Tejmijje orvatet që të zbrazë brendinë e ḥadīthit dhe përpiqet që të thotë se ky istikhlāf (lënie pas si zëvendës) i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), ka kuptimin se Imām ‘Alīu (p.m.t.) është i barasvlefshëm me njerëzit e paaftë, gratë, fëmijtë, kryengritësit dhe dyfytyrëshit. Le të kalojmë në një përmasë tjetër të ngjarjes. Vallë përse i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) e la pas të nderuarin ‘Alī në Luftën e Tebūkut?! Vallë a bëhet fjalë për një rëndësi të kësaj lënie pas?!

Imzot Kemāl Ḥajdari: Jo vetëm Ibn Tejmijje por secili ka të drejtë ta bëjë këtë pyetje.

Para së gjithash historia na tregon se Imām ‘Alīu (p.m.t.) është gjendur në çdo vend ku është gjendur i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.). Imām ‘Alīu (p.m.t.) nuk ka qëndruar asnjëherë pas të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Këtë e përmendin një numër i lartë njerëzish.

Në veprën e tij  me titull: “Iṣābe” (Saktësimi) Ḥāfiḍḥ Ibn Ḥaxher ‘Asḳalānī citon si më poshtë: “Ai është AlīIbn EbīṬālib Ibn Abdulmuṭṭalib Ibn Hishām Ibn Abdulmenāf Ḳurejshī Hāshimīu. Pseudonimi (ofiqi) i tij është Ebū Ḥasāni.Sipas shumicës së dijetarëve ai është njeriu i parë që u bë musliman. Sipas rrëfimit të vërtetë ai erdhi në këtë botë dhjetë vite përpara bi‘thetit (dërgimit të Muḥammed Muṣṭafāit si i dërguar i Allāhut: Media e Lirë). Ai u rrit në shtëpinë e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), ai nuk u nda në asnjë mënyrë nga ai, ai qëndroi pranë tij në të tëra luftrat me përjashtim të Luftës së Tebūkut. Në shtesë flamuri i luftës ishte në dorën e tij në shumicën e luftrave. I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) i ka thënë atij: “Ti je vëllai im” në Ditën e Mu’ākhātit (Vëllazërimit)”. (15)

Pra i nderuari ‘Alī (p.m.t.) ka marrë pjesë në të tëra luftrat. Ai ka marrë pjesë dhe në Luftën e Khajberit. Shprehem kështu sepse disa thonë se ai nuk ka marrë pjesë në Luftën e Khajberit por kjo nuk është e vërtetë.

Në këtë pikë unë dua që ndjekësit tanë të nderuar t’u kushtojnë rëndësi thënies: “Në shtesë flamuri i luftës ishte në dorën e tij në shumicën e luftrave”. Sepse kjo gjendje është një tregues se ai nuk është një njeri i rëndomtë. Pra ai është mbajtësi dhe zotëruesi i flamurit të luftës së të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Nëse do Allāhu i Lavdëruar në programet në vijim, ne do të sqarojmë se çfarë kuptimi ka qenia e tij është mbajtësi dhe zotëruesi i flamurit të luftës së të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) në Ditën e Ringjalljes së Madhe. Ne do të shqyrtojmë në të ardhmen nëse ka apo nuk ka ḥadīthe të vërteta në këtë çështje.

Pyetje: Duke qenë se i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) e ka çuar të nderuarin ‘Alī (p.m.t.) së bashku me të në të tëra luftrat që ka shkuar - si nevojë e rregullit të rëndësisë - vallë ç’mund të ketë si një arsyetim në lënien pas të tij në Luftën e Tebūkut?! Ashtu siç e dinë dhe historianët Lufta e Tebūkut është njëra nga pikat e kthesës në historinë islāme. Kjo lënie pas duhet të ketë një urtësi.

Ne duhet të vëmë në dukje rëndësinë e Luftës së Tebūkut. Kështu që në veprën e tij me titull: “Mexhm  Ibn Tejmijje kumton si më poshtë: “I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) i urdhëroi mbarë muslimanët që të merrnin pjesë në Luftën e Tebūkut. Ai nuk i dha leje askujt që të mos merrte pjesë në këtë luftë. Sepse armiku ishte shumë i fuqishëm dhe largësia që do të përshkohej ishte mjaft elargët”. (16)

Si nevojë e zbatimit të rregullit, ky njeri i cili kishte mbajtur në dorën e tij flamurin e luftës në shumicën e luftrave, ndonëse jo në të tëra luftrat, duhet të merrte pjesë dhe në këtë luftë. Atëherë duhet të ketë një arsye tjetër tejet të rëndësishme për mospjesëmarrjen e tij në këtë luftë.

Meqenëse armiku ishte shumë i fuqishëm atëherë ishte e nevojshme prania e të nderuarit ‘Alī (p.m.t.). Rishtas dhe udhëtimi do të bëhej në një pikë tejet të largët nga qendra e shtetit islām.

Shumë mirë por përse kur i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e la atë pas, Imām ‘Alīu (p.m.t.) duke u hidhëruar për këtë lënie pas iu drejtua atij duke i thënë: “A po më lë mua pas bashkë me gratë dhe fëmijë?!”

Le të ilustrojmë një shembull. Kryetari i një shteti të sapoformuar do të niset për një udhëtim të largët dhe tepër të rëndësishëm. Për më tepër në ato kushte nuk është i lehtë as krijimi i lidhjes me qendrën e shettit. Në këtë mjedis kryetari i shtetit a do të lërë në vendin e tij, njerëz të shkallës së parë, së dytë dhe së tretë, gjendja dhe qëndrimet e të cilëve janë të dyshimta dhe të pamjaftueshme, apo do të lërë njeriun më të besuar?!

Unë them se ai do të lërë në vendin e tij njeriun më të besuar, më të fuqishëm dhe më të mjaftueshëm. Për më tepër dhe vetë Shejkh Ibn Tejmijje duke rrëfyer kështu: “I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) në Luftën e Tebūkut kishte lënë pas vetëm gratë, fëmijtë, të prekurit si pasojë e paaftësisë dhe dyfytyrëshit” (17) i numëron ata të cilët nuk kishin marrë pjesë në xhihād bashkë me të dërguarin e Allāhut. Pra dyfytyrëshit nuk ishin nisur për në luftë, sepse ata po prisnin rastin e duhur për të bërë grusht shteti nga brenda.

Askush të mos na ngrejë një pyetje të llojit: “Imzot a kishte dhe dyfytyrësh?!” Po pohoj se ishin të pranishëm dhe dyfytyrëshit. Ne jemi në dijeni se çfarë kanë bërë dyfytyrëshit në Luftën e Ḥunejnit dhe në vende të tjera. Ç’është e vërteta ata ishin në pritje derisa të ndërronte jetë i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.). Ata e ciësonin atë si “ebter” (njeri që nuk kishte pasardhës meshkuj) dhe ishin të mendimit se shteti i tij do tmerrte fund me ndërrimin jetë të tij. Kurse Allāhu i Madhëruar e përgëzonte atë duke i urdhëruar: إِنَّا أَعْطَيْنَاكَ الْكَوْثَرَ“Innā e‘aṭajnāke’l-Keuthere” (Me të vërtetë Ne të kemi dhënë ty Keutherin). (Sūre Keuther, 1)

Atëherë i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ishte shumë i shqetësuar nga dyfytyrëshit dhe veçanërisht në këtë luftë. Shprehem kështu sepse nuk kishte mbetur askush pas që të mund t’i besonte. Ndërsa për dyfytyrëshit kishte ardhur rasti i volitshëm. Nga ana tjetër duke qenë se kjo luftë ishte mjaft e rëndësishme ishte e nevojshme që të merrnin pjesë mbarë bashkëkohësit.

Prezantuesi: Imzot në luftrat e tjera në Medīnën e Ndriçuar kishin mbetur pas njerëzit e besuar.

Imzot Kemāl Ḥajdari: Fundja dhe ShejkhIbn Tejmijje e thotë këtë. Ne kishim shikuar se ai ishte munduar të thoshte se meqenëse në lëniet e tjera pas kishin zënë vend besimtarë të besuar, këto lënie pas ishin më të fuqishme se lënia pas si emīr (prijës) e të nderuarit ‘Alī (p.m.t.).

Mirëpo ne vëmë re se kjo lënie pas nuk është në dobinë e tij por në dëmin e tij.

Shkurtimisht rrugëdalja e vetme për të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.) është kjo: “Moslënia pas e njeriut më të besuar dhe më aftë por lënia pas e njeriut më të afërt të tij dhe ai me argumentin hjynor të ājetit të mubahales (....) kishte lënë në vendin e tij njeriun që ishte vetja (shpirti) e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).

Prezantuesi: Në fund të fundit dhe ky komenton se çfarë kuptimi ka Ḥadīthi i Menziles.

Imzot Kemāl Ḥajdari: Tekefundit i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e sqaron hapur këtë. Ashtu siç ka përcaktuar Shejkh Ibn Tejmijje, lajmëtari i Allāhut (p.q.m.t.) kishte lënë dikë në vendin e tij në Medīnën e Ndriçuar, në më tepër se njëzetë luftra. Krahas kësaj në asnjë nga këto luftra nuk ka thënë ḥadīthin e lajmëtarit: “Sipas meje ti je në vendin e Hārūnit në krahasim meMūsāin”. Cila është veçoria që ky ḥadīth shpreh për të nderuarin ‘Alī?! Nëse kjo veçori është qenia drejtues në Medīnën e Ndriçuar, atëherë dhe të tjerët ishin emīrë (prijës) në luftrat e tjera. Vallë përse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk ua dha këtë veçori atyre por ua dha vetëm Imām ‘Alīut (p.m.t.)?!

Por ka dhe më. Unë dua që tu tërheq vëmendjen në këtë çështje ndjekësve tanë të nderuar. Citojmëse gjendet një fjali tejet e rëndësishme që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e ka thënë në Luftën e Tebūkut, por duke ne qenë se autorët janë në linjën emeuiste nuk e kanë përcjellur këtë fjali në veprën me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī”(Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta e Imām Bukhārīut) e Imām Bukhārīut dhe në atë me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Muslimi”(Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta e Imām Muslimit) e Imām Muslimit. Këtë fjali e përcjell Imām Ṭaberānīu në veprën e tij me titull: “Mu‘xhemu’l-Kebīri” (Përmbledhja e Madhe). Përcjellja është nga Berā Ibn ‘Adhībi dhe Zejd Ibn Erḳami. Këta të fundit përcjellin kështu: “Kur i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) u nis për në Luftën e Tebūkut iu drejtua të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) duke i thënë: “Ose ti ose unë duhet të mbes pas”.(18)

Prezantuesi: E thënë ndryshe një nga ne të dy duhet të gjendet në Medīnën e Ndriçuar.

Imzot Kemāl Ḥajdari: Nëse do Allāhu i Lartësuar në programin pasardhës do të mundohemi që të sqarojmë se e njëjta ngjarje është jetësuar dhe në sqarimin e sūres Berāet (Teube). Kur i nderuari i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ishte duke sqaruar sūren Berāet urdhëron: “Këtë sūre mund ta sqarojë vetëm ai që është nga unë dhe nga ai i cili jam dhe unë”. Në pikat kritike të kthesës duhet të jetë ose i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ose i nderuari ‘Alī (p.m.t.).

E njëjta përcjellje kalon dhe në veprën me titull: “Ṭabaḳāt” (Shtresat) e Ibn Se‘adit. Përcjellja është si më poshtë: “Kur i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) donte të nisej me ushtrinë e tij në luftën e vështirë - që kjo është Lufta e Tebūkut - e kishte lënë të nderuarin ‘Alī (p.m.t.) në vendin e tij duke i thënë kështu: “Ose unë ose ti duhet të mbesësh në Medīnë”. (19)

Tani mund të vijë një pyetje: “A është zinxhiri i këtyre përcjelljeve i vërtetë?!”

Përgjigjje: Le t’i hedhim një vështrim veprës me titull: “Mexhme‘u’z-Zeuāidi”(Përmbledhja eShtimeve) e Hejthemit (v.v. 807 m.i.). Ky i fundit pasi përcjell përcjelljen rrëfen si vijon: “Imām Ṭaberānīu e përcjell këtë ḥadīth me dy zinxhirë përcjelljeje.Në njërin nga zinxhirët e përcjelljes gjendet Mejmūn Ebī‘Abdullāh Baṣrīu.Ibn Ḥibbāni e ka quajtur atë besnik, ndërsa një palëdijetarësh e ka pranuar atë si të dobët. Përcjellësit e tjerë që përbëjnë zinxhirin e përcjelljes janë përcjellësit e ḥadīthit të vërtetë”. (20)

Në njërin nga zinxhirët e përcjelljes zë vend Mejmūn Ebī ‘Abdullāh Baṣrīu për të cilin dijetarët e fushës së displinimit dhe klasifikimit kanë mospajtime. Kjo thënie ka kuptimin se zinxhiri tjetër i përcjelljes është i vërtetë.

Ndërsa sqarimet e Ibn Ḥaxher ‘Asḳalānītnë lidhje me zinxhirin e përcjelljes së ḥadīthit janë më të fuqishme se kjo. Ai pasi përcjell ḥadīthin thekson si më poshtë:

İbn HacerNë një përcjellje që Saīd Ibn Musejjebi ka përcjellur nga Se‘adi preken thëniet e të nderuarit ‘Alī (p.m.t.): “U kënaqa, u kënaqa”. Këtë ḥadīth Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli, Ibn Se‘adi, Berā Ibn ‘Adhībi e kanë përcjellur nga Zejd Ibn Erḳāmi. Në krye të hadīthit të këtyre të dyve ceken dhe thëniet që i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) iu drejtua të nderuarit ‘Alī (p.m.t.) duke i thënë: “Ose unë ose ti duhet të mbesësh në Medīnën e Ndriçuar”. Zinxhiri i përcjelljes së këtij ḥadīthi është i fuqishëm.”. (21)

Pra sipas Ibn Ḥaxherit kjo është një përcjellje e vërtetë.

Tanimë mendoj se u kuptua arsyeja se përse i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) e la të nderuarin ‘Alī (p.m.t.) në vendin e tij. Nga ana tjetër nuk mund të mendoj se mund të ketë një thënie më të bukur se urdhri: “Ose unë ose ti duhet të mbesësh në Medīnën e Ndriçuar”. Kjo thënie në pikat e kthesës ka kuptimin se ose i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.), ose i nderuari Emīru’l-Mu’minīni (Prijësi i Besimtarëve) duhet të gjendej në Medīnën e Ndriçuar. Pra dhe kjo çështje na çel horizonte të reja në pikën e kuptimit të drejtë të ḥadīthit.

Prezantuesi: Përmbledhim se këto sqarime na tregojnë se ne nuk duhet të mjaftohemi vetëm me një dijetar, kërkues ose jurist. Allāhu ua shpërbleftë me të mira. Ne iu falenderojmë Imzot Sejjid Ājetullāh Kemāl Ḥajdari. Ne iu falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar. Ne po iu lëmë në mbrojtjen e Allāhut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.

 

1-Shejkh Ibn Tejmijje,“Minhāxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje”(Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 261,Vërtetimi Nga Doktor Muḥammed Reshād Sālimi, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Faḍīleti” (Vendi i Virtytit).

2-Shejkh Ibn Tejmijje,“Minhāxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje”(Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 262, Vërtetimi Nga Doktor Muḥammed Reshād Sālimi, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Faḍīleti” (Vendi i Virtytit).

3-Imām Ebū Ḥusejn Muslim Ibn Ḥaxhxhāxh Kushejri Nishābūrīu, “Ṣaḥīḥu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Ḥaditheve të Vërteta të Muslimit), vëll. 4, fq. 213, Ḥadīthi Nr: 2404, “Kitābu’l-Feḍāili’ṣ-Ṣaḥābe” (Libri i Virtyteve të Bashkëkohësve), Kreu i Virtyteve të ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibit, Vërtetimi Nga Muslim Ibn Maḥmūd ‘Uthmān Selefī Etherīu dhe Nga Muḥammed Muṣṭafā Dhuhejli, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Khajri” (Mirësia).

4-Ḥāfiḍḥ Muḥammed Ibn Aḥmed Ibn ‘Uthmān Ibn Kajmaḍ Shemsuddīn Dhehebīu, “Sijeru’l-E‘alāmi’n-Nubelā” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 4, fq. 217, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risāleti” (Instituti i Dërgesës, Shpalljes).

5-Imām Ebū Ḥusejn Muslim Ibn Ḥaxhxhāxh Kushejri Nishābūrīu, “Ṣaḥīḥu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Ḥaditheve të Vërteta të Muslimit), vëll. 4, fq. 213, Ḥadīthi Nr: 2404, “Kitābu’l-Feḍāili’ṣ-Ṣaḥābe” (Libri i Virtyteve të Bashkëkohësve), Kreu i Virtyteve të ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibit, Vërtetimi Nga Muslim Ibn Maḥmūd ‘Uthmān Selefī Etherīu dhe Nga Muḥammed Muṣṭafā Dhuhejli, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Khajri” (Mirësia).

6-Ḥāfiḍḥ Ibn Ḥaxher ‘Asḳalānī, “Iṣābe fī Temjīzi’ṣ-Ṣaḥābe” (Saktësimi i Sqarimit të Bashkëkohësve), vëll. 7, fq. 276, Ḥadīthi Nr: 5714, Vërtetimi Nga ‘Abdullāh Ibn ‘Abdulmuḥsin Turkīu.

7-Imām Shihābuddīn Ebū Felāḥ ‘Abdulḥajj Ibn ‘Imād Ḥanbelī, “Shezeratu’dh-Dhehebi FiAkhbāri Men Dhebebe”(Pema e Artë Në Lajmet e Praruara), vëll. 1,fq. 70,Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar ‘Abdulḳādir Arna’ūṭi, Shtëpia Botuese: “Dāru Ibn Kethīri” (Ibn Kethīri), Dimeshḳ, Surijje, Bejrūt, Lubnān (Damask Siri, Bejrūt Liban).

8-Ibn Ebī Ḥadīdi Mu‘tezilī,“Sherḥu’n-Nehxhi’l-Belāga” (Sqarimi i Kulmit të Oratorisë), vëll. 11, fq. 44-49, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Kutubi’l-‘Ilmijje” (Librat Shkencorë).

9-Ibn Ebī Ḥadīdi Mu‘tezilī,“Sherḥu’n-Nehxhi’l-Belāga” (Sqarimi i Kulmit të Oratorisë), vëll. 11, fq. 44-49, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Kutubi’l-‘Ilmijje” (Librat Shkencorë).

10-Ḥāfiḍḥ Dhehebīu, “Mīzānu’l-‘Itidāli fi Naḳdi’r-Rixhāli” (Peshorja e Baraspeshës në Përcjelljet e Muḥaddithëve)), vëll. 3, fq. 133, Ḥadīthi Nr: 5522, Vërtetimi Nga Muḥammed Berekāti, Shtëpia Botuese: “Risāletu’l-‘Alemijje” (Dërgesa Botërore).

11-Ḥāfiḍḥ Dhehebīu, “Mīzānu’l-‘Itidāli fi Naḳdi’r-Rixhāli” (Peshorja e Baraspeshës në Përcjelljet e Muḥaddithëve), vëll. 3, fq. 181, Hadithi i Përkthyer Nr: 5522, Vërtetimi Nga Muḥammed Berekāti, Shtëpia Botuese: “Risāletu’l-‘Alemijje” (Dërgesa Botërore).

12-Ḥāfiḍḥ Dhehebīu, “Mīzānu’l-‘Itidāli fi Naḳdi’r-Rixhāli” (Peshorja e Baraspeshës në Përcjelljet e Muḥaddithëve), vëll. 3, fq. 387, Ḥadīthi Nr: 5522, Vërtetimi Nga Muḥammed Berekāti, Shtëpia Botuese: “Risāletu’l-‘Alemijje” (Dërgesa Botërore).

13-Ḥāfiḍḥ Muḥammed Ibn Aḥmed Ibn ‘Uthmān Ibn Kajmaḍ Shemsuddīn Dhehebīu, “Sijeru’l-E‘alāmi’n-Nubelā” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 16, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risāleti” (Instituti i Dërgesës, Shpalljes).

14-Ḥāfiḍḥ Ibn Ḥaxher ‘Asḳalānī, “Taḳrību’t-Tehdhībi” (Përafrimi i Saktësimit), fq. 961, Shtpia Botuese: “Dāru’l-‘Āṣime” (Kryeqyteti).

15-Ḥāfiḍḥ Ibn Ḥaxher ‘Asḳalānī, “Iṣābe fī Temjīzi’ṣ-Ṣaḥābe” (Saktësimi i Sqarimit të Bashkëkohësve), vëll. 7, fq. 276, Gjendja e Përkthyer Nr: 5714, Vërtetimi Nga ‘Abdullāh Ibn ‘Abdulmuḥsin Turkīu.

16-Shejkh IbnTejmijje, “Mexhmū‘atu’l-Fetāuā” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 4, fq. 404, Vërtetimi Nga ‘Āmir Xhezzāri dhe Enuer Bāzi, Shtëpia Botuese: “Khādimu’l Ḥaremejni’sh-Sherīfejni” (Shërbëtori i Dy Xhāmive të Shenjta dhe Fisnike).

17-Shejkh Ibn Tejmijje,“Minhāxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje”(Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 261, Vërtetimi Nga Doktor Muḥammed Reshād Sālimi, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Faḍīleti” (Vendi i Virtytit).

18-Ḥāfiḍḥ Ebū Ḳāsim Sulejmān Ibn Aḥmed Ṭaberānīu, “Mu‘xhemu’l-Kebīri” (Përmbledhja e Madhe), vëll. 5, fq. 203, Ḥadīthi Nr: 5094, Shtëpia Botuese: “Dāru’l- Iḥjai’t-Turāthi” (Ringjallja e Trashëgimisë).

19-Muḥammed Ibn Se‘adi,“Ṭabaḳātu’l-Kubrā” (Shtresat e Mëdha), vëll. 3, fq. 24.

20-Nuruddīn ‘AlīIbn Ebī Bekr Hejthemīu, “Mexhme‘u’z-Zeuāidi ue Menbe‘u’l-Feuāidi” (Përmbledhja e Shtimeve dhe Përfitimi i Dobive), vëll. 9, fq. 98, Ḥadīthi Nr: 14653, Vërtetimi Nga ‘Abdulḳādir Aḥmed ‘Aṭṭā,Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Kutubi’l-‘Ilmijje” (Librat Shekncorë).

21-Ibn Ḥaxher ‘Asḳalānī, “Fetḥu’l-Bārī’ṣ-Ṣaḥīḥi’l-Bukhārī” (Çlirimi i Qartë i Përmbledhjes së Ḥadītheve të Vërteta të Bukhārīut), vëll. 8, fq. 424, Shënimi Nga ‘Abdurraḥmān Ibn Nāṣir Berrāḳu, Shtëpia Botuese: “Dāru’ṭ-Ṭajjibe” (Mirësia).



Burimi : Medya Şafak