Halifati- kurth botës islame

  • None
nga Osman Softic | Publikuar në Korrik 8, 2014, mesnatë

         Situata politike në Irak dhe në Lindjen e Afërt në përgjithësi çdo moment po bëhet më e komplikuar, ndërsa ardhmëria e Irakut si shtet unitar është vënë në pikëpyetje. Kësaj i ka kontribuar suksesi i papritur i Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit. Para disa ditës ISIL-i zyrtarisht e ka ndërruar emrin në Shtetin Islamik, duke e shpallur Halifatin Islamik të ashtuquajtur në territorin e fituar të pjesëve të Irakut dh Sirisë të cilët për momentin i kontrollon. Udhëheqësin e vet të panjohur Abu Bakr al Bagdadin Shteti Islamik e ka shpallur halifa ( lider politik dhe fetar) të gjithë myslimanëve. Ky zhvillim i këtillë i situatës, edhe pse në pamje të parë dukej kaotik, jo i kontrolluar, bile edhe komik, nuk është aspak dyshues në çastin e ardhmërisë së mbijetesës së Irakut si shtet i plotë, por edhe i paqes dhe stabilitetit të botës arabe. Është e vërtetë se kufijtë në mes shteteve i kanë kurdis zotërinj anglez dhe francez në fillim të shekullit të kaluar, por që gjatë 100 viteve të kaluara në Irak, Siri, Jordani dhe në shtetet tjera të rajonit janë krijuar identitetet nacionale të cilët sot ekzistojnë. Shteti Islam paraqet kërcënim jo vetëm kufijve të tyre, por edhe identiteteve, si dhe trashëgimisë historike, civilizuese dhe kulturore për popujt e atyre shteteve, të cilën Shteti islam nuk i njeh dhe të cilin dua të çrrënjos duke marr parasysh interpretimin e tyre ekstrem dhe reduktues të Islamit dhe kuptimit të shtetit dhe shoqërisë.
      Për dukurinë e Shtetit Islamik mund të flitet për një skenar të projektuar të disa qendrave globale të fuqishme me përkrahjen financiare të petrodollarëve të cilët përpiqen për krijimin e kaosit total në Lindjen e Afërt dhe shkaktimin të luftës vëllavrasëse edhe më të madhe në mes myslimanëve, e dëshmia për këtë është jo interesimi i duhur i fuqive perëndimore, kryesisht i administratës amerikane. Të kujtojmë vetëm rastin se si SHBA-ja ka reaguar në vitin 1991 kur Sadam Hyseini ka kryer invazionin në Kuvajt, me ç’rast ka sulmuar kufijtë të pranuar ndërkombëtar, e si sot është duke u sjell në mënyrë nonshalante me rastin e prishjes së kufijve në mes dy shteteve sovrane të Lindjes së Afërt. Irani dhe regjimi pro iranian në Bagdad akuzojnë Arabinë Saudite dhe aleatët e saj të Gjirit, anëtar të Këshillit të Gjirit për bashkëpunim, se duke e financuar formacionet ekstreme sunite në Siri dhe Irak kanë kontribuar krijimit dhe suksesit të arritur të Shtetit Islam. Pretendimet e tilla nuk janë larg mendsh duke marr parasysh se ky shtet po frikësohet me të madhe nga rritja e ndikimit të Iranit në Lindjen e Afërt, të cilin e sheh edhe si kërcënim direkt të ekzistencës së vet e sidomos frikësohet për ndikimin e Iranit në popullatën e saj shiite e cila është e përqendruar kryesisht në Lindje të vendit, në zonat në të cilat gjenden rezervuarët më të mëdha të naftës. Në këtë kontekst luftërat në Siri dhe Irak mund të shikohet edhe si konflikt indirekt i Iranit dhe Arabisë Saudite për dominim gjeopolitik në Gjirin Arabik, por edhe më gjerë në Lindjen e Afërt. Ky konflikt viteve të fundit është bërë edhe më i dukshëm pas paralajmërimit të SHBA-ve për lëvizjen e forcave të saj në Lindje, në drejtim të Pacifikut, duke qenë se tani Lindja e Afërt nuk është më në maje të listës së prioriteteve gjeopolitike të SHBA-ve. Tensioneve njashtu i ka kontribuar edhe dobësimi i fuqisë amerikane globale ushtarake dhe ekonomike, shkaku i së cilës është ngritja e Rusisë, Kinës, Indisë, Iranit dhe Brazilit. Përgjegjësi të madhe për zhvillimin e Shtetit Islamik bart edhe regjimi irakian i Nuri al Malikit, i cili ka ardhur në pushtet falë dashamirësisë së amerikanëve, dhe që është paradoks edhe më i madh,  mbështetjes së Iranit. Fakt është se interesat e Iranit dhe SHBA-ve në një moment janë përafruar aq sa ka ardhur gjer te harmonia e tyre në Irak. Pas largimit të trupave amerikane nga Iraku, Irani e ka plotësuar vakuumin të cilin e kanë lënë amerikanët dhe bukëvalisht kanë zotëruar me Irakun, me ç’rast ka depërtuar në brendësi të territorit irakian. Edhe pse ka ndodh përafrimi i SHBA-ve me Iranin, ndikimi i Teheranit në Irak është bërë e papranueshme për SHBA-të edhe për shkak të kërcënimit eventual të Iranit ndaj aleatëve amerikan, Arabisë Saudite dhe Izraelit.
      Përveç kësaj regjimi i Malikit ka refuzuar nënshkrimin për mbajtjen e një numri të kufizuar të trupave amerikane në territorin e Irakut, ashtu që administrata amerikane ka vendosur që të reagoj qetë në depërtimin e Shtetit Islamik, edhe pse ka premtuar se do të jep përkrah Malikin. Pakënaqësia e sunitëve me politikën ekskluzive sektare të regjimit të Malikit ka arritur nivelin e tillë ashtu që edhe qytetarët e thjeshtë të disa rajoneve të Irakut, duke përfshirë edhe ish përkrahësit e dikurshëm të regjimit të Sadam Huseinit, si dhe krerët  tradicional të fiseve, pjesëtarët e ISIL-it i kanë pritur si çlirimtar. Politika e gabuar e SHBA-ve ndaj Irakut, favorizimi i qëllimshëm i shumicës shiite dhe nxitja e politikës religjioze sektare me udhëheqjen e shtetit, edhe më shumë kanë ndikuar në paraqitjen e Shtetit Islamik. Nuk është larg mendsh që ka të bëjë me strategjinë e administratës amerikane për ndarjen e Irakut në tri shtete etnike dhe fetare, të bazuara në matricën e ish ndarjes administrative të dikurshme të Irakut gjatë kohës së administratës Osmane, Musulit, Bagdadit dhe Basrës. Në rast se vjen gjer te ndarja e tillë, e kjo do të ndodhë me shpalljen e pavarësisë së Kurdistanit, të cilin veç e ka paralajmëruar kryetari i Kurdistanit të tanishëm autonom, Masud Barzani. Pushteti në Erbil nuk do të bëjë këtë pa konsultimet paraprake me Iranin, Turqinë dhe SHBA-të, pasi që për këtë duhet të merr pëlqimin e tyre, bile të heshtur, ndërsa regjimi i Malikit këtë nuk do të mund të parandalojë, pasi që po lufton për mbetjen e tij në postë sepse ë një numër i madh i shiitëve, e posaqërisht udhëheqësi suprem fetar i Irakut Ajatollah Sistani është kundër mandatit të tij të tretë. Shteti Islam pushtetin e vet në territorin e Irakut nuk mund të paramendojë pa Bagdadin si kryeqendrën e vet, ashtu që nuk përjashtohet edhe beteja për Bagdadin, në rast se nuk vjen gjer te intervenimi ndërkombëtar. Shiitët irakian do të bëjnë çmos që të mbajnë pjesën jugore të Irakut, në të cilin gjenden Nexhefi dhe Qerbelaja, vendet të shenjta të myslimanëve shiit, si dhe porti i Basrës, në të cilin gjenden rezervuarët më të mëdha të naftës së Irakut. Me kohë ky territor do të shndërrohet në hajat të Iranit, ndërsa territori sunit i Irakut do të jetë vasal i Arabisë Saudite, ndërsa Kurdistani pasi që ka marrëdhënie të mira me qeverinë turke, do të jetë i varur nga Turqia.
         Ky skenar i këtillë se i përgjigjet disa shteteve rajonale, dëshmon edhe mbështetja e hapur e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahut shpalljes së pavarësisë së Kurdistanit. Izraeli nga ndarja  e Irakut do të përfitojë, pasi që Kurdistani, nga i cili është duke blerë naftë, do të sigurojë burim të shkëlqyeshëm për furnizimin e tij me naftë. Nga ana tjetër, Kurdistani në kuptim ideologjik është më i pranueshëm për Izraelin nga shtetet tjera të rajonit pasi që është i orientuar sekularisht. Për Izraelin Kurdistani do të paraqet një tampon zonë gjeografike  të shkëlqyer kundër Iranit. Sigurisht që çdo dobësim i regjimit pro iranian të Bagdadit për Izraelin është i dobishëm.
 Me krijimin e halifatit islamik Iranit i ngushtohet hapësira e veprimit në Irak dhe Siri dhe i vështirësohet lidhja direkte territoriale me zëvendësuesin e tij në Liban, Hezbollahun i cili paraqet oponentin solid kundër pozitës hegjemoniste izraelite, pasi që Irani nëpërmjet Irakut dhe Sirisë e ka furnizuar me armatim. Për këtë shkak Izraelit i përgjigjet situata e posa krijuar, duke përfshirë edhe ndarjen e Irakut. Aq më tepër për shkak të tensioneve në marrëdhëniet bilaterale në mes Turqisë dhe Izraelit, miku tradicional i Kurdëve, Izraeli, në të cilin jetojnë 200.000 hebrenjtë nga Kurdistani, mundet në çdo moment kur të dëshirojë të destabilizojë Turqinë, pasi që kurdët të cilët jetojnë në kuadër të kufijve të Turqisë, e të cilët nuk janë të pakët, rreth 15 milion, do të inkurajojë në secesionizëm, varësisht prej raporteve aktuale kohë pas kohe në të Turqisë dhe Izraelit. Nuk ka dyshim se politika amerikane bart përgjegjësi të madhe, por jo të vetmen, për paraqitjen e formacioneve militante siç është Shteti Islamik. Kësaj i kanë kontribuar edhe sanksionet amerikane kundër Irakut në të kaluarën, agresioni i saj si dhe vendosja e regjimit shiit në pushtet në Bagdad, torturat e irakianëve në burgun Abu Graib, ekzistenca shumëvjeçare dhe torturat në kampin e përqendrimit eksterritorial të Guantamos në Kubë si dhe mbështetja jo e duhur opozitës racionale, demokratike, plural dhe të matur, për të margjinalizuar kundër regjimit despotik të Bashar Asadit në Damask.
         Paraqitjes së Shtetit Islamik i ka kontribuar edhe Irani, fuqia më e madhe rajonale, i cili e ka pranuar hipokrizisht invazionin dhe okupimin e Irakut, pasi që më së shumti e ka shfrytëzuar këtë okupim për zgjerimin e ndikimit të tij në Irak. Duke falënderuar faktorëve të sipër përmendur dhe rrethanave të tilla, është krijuar krijesa frankeshtajne e Shtetit Islamik, me të cilin është dhënë goditje e forte islamit autentik, si religjion dhe civilizim, dhe se çdo formë serioze dhe autentike e integrimit të botës arabe dhe botës islame në bazat e përkatësisë së vlerave të përbashkëta islame stigmatizohet dhe shikohet me dyshim. Përfitim më të madh nga Shteti Islamik do të mund të ketë qeveria rajonale e Kurdistanit, krerëve të tyre, Shteti Islamik i ka ardhur si melhem në plagë, të cilët duke i falënderuar formacioneve të tyre ushtarake, Peshmergat, kanë marrë në dorë Kirkukin, në rrethinat e të cilëve gjendet një e treta e naftës irakiane dhe të cilin Kurdët nuk kanë ndërmend ta kthejnë në posedim regjimit të Malikit, por as të Shtetit Islamik.
         Çka është më tragjike, ngritja e Shtetit Islamik, e sidomos maskarada territoriale e këtij shteti e formuar në pjesët e territoreve sovrane të Irakut dhe Sirisë, do të shërbej shkak shtesë për angazhimin afatgjatë neoimperialist të disa shteteve të caktuara perëndimore në hapësirat e botës islame, e krejt nën pretendim të kinse luftës kundër terrorit.
      

 
            Osman Softiç është teolog i diplomuar dhe magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti UNSW në Sidnej. Merret me hulumtimin dhe analizën e çështjeve politike-ekonomike globale me theks të posaqshëm në Azinë Juglindore dhe rajonin e Pacifikut.

Osman Softic

Osman Softiç është teolog i diplomuar dhe magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti UNSW në ...