Ājetullāh Kemāl Ḥajdari: Fatkeqësia E Ditës Së Enjte (Ḥadīthi I Ḳirṭāsit) (Pjesae Tretë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Dhj. 9, 2020, 5:56 a.m.

Nëse gjendja do të ishte kështu, atëherë nuk ka dyshim se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) do të kishte thënë kështu: “Allāhu ua shpërbleftë”, “Allāhu iu dhëntë begati të shumta”, “Sa shumë që e gëzuat të dërguarin tuaj”. Megjithatë ngjarja nuk është kështu. I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) hidhërohet kundrejt këtyre fjalëve dhe mbytet në trishtim. Në shtesë ai shprehet: “Diskutimi pranë një të dërguari nuk ka hije!” Më pas thotë: “Ngrihuni, shkoni!”

Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allāhut. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭafāin (p.q.m.t.) të dërguarin besnik të Allāhut (p.q.m.t.), familjen e tij të dëlirë dhe bashkëkohësit e tij të përgjedhur.

Prezantuesi: Ndjekës të nderuar iu përshëndesim me selāmin (paqen) e Allāhut në këtë programin e ri me titull: “Muṭahārātun fi’l-‘Aḳīdeti” (Dëlirësitë e Kredos). Es-selāmu ‘alejkum ue raḥmetullāhi ue berekātuhu. (Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qoftë mbi ju). Në programin e kaluar ne bëmë fjalë përFatkeqësinë e Ditës sëEnjte, për ngjarjet që ndodhën në atë ditë dhe për mendimetqë kanëtë bëjnë me atë çështje.Unë e përshëndes dhe Imzot Ājetullāh Kemāl Ḥajdarin duke i thënë: “Mirëseerdhët”. I nderuar imzot çështjet janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe koha e programit tonë është mjaft e shkurtër. Janë duke qëndruar në pritje disa pyetje që duhen shqyrtuar dhe ne kemi nevojë për përmbledhjen e të dhënave të paraqitura në programin e shkuar. Ju cituat arsyetimet e pretenduara që kishin të bënin me disa nga qëndrimet e mbajtura dhe sjelljet e paraqitura të disa bashkëkohëve në mbledhjen e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Imzot a mund të na bëni përmbledhjen e programit të mëparshëm?!

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allāhu i Lartësuar, i Cili dëgjon dhe di gjithçka, nga shejṭāni i mallkuar dhe e filloj programin me ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Muṣṭafāin (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër!

Përpara së gjithash nëse ndjekësit tanë të nderuar më lejojnë, unë dua që të bëj të ditur se nuk ka asnjë ndasi mendimi në çështjen e pranisë së një urdhri të hapur dhe të qartë drejtuar të pranishmëve në atë mbledhje. Ky urdhër ishte “sjellja atij e lapsit dhe letrës” që me këto të dyja që do ti silleshin ai do të shkruante një shkrim. Unë nuk mendoj se mund të ketë një musliman që të mund të diskutojë këtë ngjarje. I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) kërkoi që atij t’i silleshin shishja e bojës së shkrimit dhe lapsit, me qëllim që ai të caktonte një njeri që t’u shkruante një shkrim që ata të mos shmangeshin kurrë. Ne shikuam se ishin shpalosur dy qëndrime kundrejt këtij urdhri të hapur dhe të qartë.

Domethënë në atë mbledhje u shfaqën dy lloj qëndrimesh: “Në njërën anë ishte qëndrimi i atyre që thanë dhe kërkuan: “Silljani dhe i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) t’iu shkruajë një shkrim që të mos shmangeni kurrë” dhe në anën tjetër ishte qëndrimi i atyre që i dolën hapur kundër urdhrit të qartë dhe fjalës së prerë të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Këta të fundit duke thënë se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ishte nën ndikimin e dhimbjeve, apo ai ishte duke folur përçart dhe në jerm, u munduan që të shpiknin pretekste për qëndrimin e tyre. E thënë ndryshe kjo palë, kishte thënë se sjelljet dhe gjendja mendore e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) nuk ishte normale dhe kishin ngjallur dyshime.

Kjo pikë është një çështje kryesore që duhet të merret parasysh.

Duke u nisur nga këtu unë dua që të bëj me shenjë në një hollësi. Megjithëse çështja jonë është e lidhur me këto fjalë të thëna nga prijësi i dytë, rishtas synimi ynë nuk i përket një njeriu të caktuar. Unë nuk dua që ta bëj ngjarjen vetjake. Unë dua që të bëj fjalë për këtë ngjarje dhe për qëndrimet e shfaqura në këtë ngjarje. Kështu që nuk ka dhe aq rëndësi nëse thënësi i këtyre fjalëve është prijësi i dytë ose është një njeri tjetër.

Në programin paraardhës në pikën e tretë që shënjuam, ne vumë re se dikush ishte orvatur që të pretendonte arsyetime për këto fjalë dhe qëndrim të prijës ‘Umerit dhe se ishte përpjekur që të gjente rrugëdalje. Disa kishin thënë: “Cila është rrugëdalja e kësaj?!”, kurse disa të tjerë kishin përdorur thënien: “arsyetim”. Si rrjedhojë ne kishim bërë të qartë se këta njerëz kishin hyrë në një rrugë pa dalje në çështjen e dhënies përgjigje.

Sërish këtu ne kishim cekur dhe fjalët që kalojnë në veprën me titull: “Minhāxh” (Mënyra) e Imām Neueuīut. Ai në këtë veprën e tij ka bërë disa sqarime gjithëpërfshirëse në cilësinë e përgjigjes dhe është munduar që të shpikë arsyetime për këto sjellje të shfaqura nga disa bashkëkohës:

Ai citon kështu: “Fjalët e ‘Umerit në lidhje me këtë çështje, janë quajtur si një dëshmi në virtytindhe në kuptimine tij të thellë, me njëzëshmëri nga ana e dijetarëve të apologjetikës”. (1)

Ne e kemi sqaruar me dhjetra herë dhe tani le ta nënvizojmë përsëri se çështja nuk ka të bëjë vetëm me një njeri të caktuar. Çështja jonë nuk janë qëndrimet, prijësia dhe qeveria e prijësit të dytë. Ne këtu nuk po shtjellojmë se çfarë ka thënë, çfarë ka besuar dhe se cilat ishin mendimet e prijësit të dytë. Kjo është një çështje e veçantë. Çështja jonë është ky qëndrim dhe kjo sjellje e shpalosur nga disa bashkëkohës kundër urdhrit të hapur dhe të qartë të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Vëmë theksin se nuk ka aspak rëndësi nëse këtë qëndrim e ka mbajtur prijësi i dytë apo e ka mbajtur një njeri tjetër.

Ne duhet të vëmë një shenjë pikëpyetjeje në fund të fjalisë së autorit: “Fjalët e ‘Umerit në lidhje me këtë çështje, janë quajtur si një dëshmi në virtytindhe në kuptimin (konceptimin) e tij të thellë, me njëzëshmëri nga ana e dijetarëve të apologjetikës”?

Vallë nga e nxorre që ka një njëzëshmëri të tillë?! Duhet një hulumtin për sqarimet e dijetarëve.

Miqtë tanë të nderuar ne kishim përcaktuar se këto janë fjalë mjaft të çuditshme. Kundërshtimi i urdhrit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) dëshmuaka për virtytin dhekuptimin (konceptimin) e thellë?!Allāhu i Lavdëruar urdhëron si më poshtë: وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍ وَلَا مُؤْمِنَةٍ إِذَا قَضَى اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَمْرًا أَنْ يَكُونَ لَهُمُ الْخِيَرَةُ مِنْ أَمْرِهِمْ ۗ وَمَنْ يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَالًا مُبِينًا“Ue mā kāne limu’minin ue lā mu’minetin idhā ḳaḍa’ll-llāhe ue resūluhu emrān en jekūne lehumu’l-khijerete min emrihim. Ue men je‘aṣi’l-lāhe ue resūlehu feḳad ḍale ḍalālān mubīnān” (Nuk i lejohet asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre (vetjake), kur Allāhu dhe i dërguari i Ti kanë gjykuar për një çështje, të bëjnë ndonjë zgjedhje tjetër përveç urdhrit të tyre. Dhe kush e kundërshton Allāhun dhe të dërguarin e Tij, me të vërtetë ai është shmangur në një shmangie të qartë). (Aḥzāb, 36), وَمَا يَنْطِقُ عَنِ الْهَوَىٰ إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَىٰ“Ue mā jenṭiḳu ‘ani’l-heuā. In hue ilā uaḥjun jūḥā” (Ai nuk flet nga vetvetja. Por ai flet vetëm shpalljen që i shpallet). (Nexhm, Ajeti: 3-4), وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا“Ue mā ātākum resūlu fekhudhūhu ue mā nehākum ‘anhu fentehū” (Çfarë iu ka dhënë i dërguari merreni atë dhe çfarë iu ka ndaluar largohuni nga ajo). (Ḥashr, 7).

Në këtë pikë drejtojmë pyetjen: “Vallë a është një gjë logjike se kundërshtimi i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), dëshmuaka për virtytin dhe kuptimin (konceptimin) e thellë të një njeriu?!” Nëse do ta pranojmë këtë duhet të themi dhe se sjellja e njeriu që i bindet atij nuk është një sjellje e duhur. Ḳur’āni Famëlartë urdhëron: مَنْ يُطِعِ الرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ اللَّ“Men juṭi‘i resūle feḳad eṭā‘a Allāhe” (Ai që i bindet të dërguarit iu është bindur Allāhut) (Nisā’, 80),يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ“Jā ejjuhā ledhīne āmenū eṭī‘ū Allāhe ue eṭī‘ū resūle” (O ju që keni besuar! Binduni Allāhut dhe të dërguarit të Tij) ((Nisā’, 59) Kjo bindje nuk është e kufizuar me kushtin e “ixhtihādit”. Pra nuk është sendërtuar si: “Punoni nëse shikoni një përmirësim në këtë urdhër dhe nëse nuk shikoni nuk ka gjë dhe nëse nuk punoni”. Them kështu sepse përse ājeti fisnik ḳurānor bindjen ndaj të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) ua vesh bindjes ndaj Allāhut të Lartësuar?! Vallë a është dhe bindja ndaj Allāhut të Lavdëruar e kufizuar apo është absolute?! Ashtu siç nuk ka ndonjë përjashtim në bindjen ndaj Allāhut të Madhëruar, gjithashtu nuk ka asnjë kufi në bindjen ndaj të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Për këtë arsye Allāhu i Madhëruar urdhëron: “Ai që i bindet të dërguari مَنْ يُطِعِ الرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَاللَّهَ“Men juṭi‘i resūle feḳad eṭā‘a Allāhe” (Ai që i bindet të dërguarit iu është bindur Allāhut) (Nisā’, 80). Vallë a thotë Ḳur’āni Fisnik: “Pa shikoni njëherë! Cila është urtësia e këtij urdhri?! Nëse do ta zbatoni këtë urdhër shikoni se çfarë do të hasni në të ardhmen, nëse nuk e gjykoni si të duhur atëherë keni të drejtën tuaj të “ixhtihādit”?! Që të tëra këto mendime bien ndesh me argumentet fetare të Ḳur’ānit Kerīm.

Prezantuesi: Ç’është e vërteta njeriu më i ditur dhe më jurist, është ai njeri i cili është më afër mendimit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).

Imzot Sejjid Kemāl Ḥajdari: Për më tepër ai që tregon dorëzim të plotë ndaj mendimit vetjak të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.). Unë dua që të them këtë: “Njeriu më i vitytshëm, me kuptimin më të thellë dhe me i mirë është ai që i dorëzohet plotësisht të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), ashtu siç thotë urdhri hyjnor: “Tregoni një dorëzim të plotë ndaj tij”.

Çështja e dytë që Imām Neueuīu ka prekur ishte kjo: “Sepse‘Umeri duke u shqetësuar se fjalët që i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) do të ishin të rënda për t’u përballuar nga muslimanët dhe se në rast se do të liheshin, ai do të shkruante disa gjëra që do të kërkonin dënimin, si dhe nuk do të kishte vend as për “ixhtihādin” përballë këtyre dëshmive të fiksuara me argumente fetare ai kishte thënë: “Ne na mjafton Libri i Allāhut”. (2)

Ka gjasa që ai do të thotë kështu: “I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) donte të kundërshtonte fjalët e Allāhu të Lartësuar: يُرِيدُ اللَّهُ بِكُمُ الْيُسْرَ وَلَا يُرِيدُ بِكُمُ الْعُسْرَ“Juridu’ll-llāhu bikumu’l-jusra ue lā juridu bikumu’l-‘usra” (Allāhu do për ju lehtësim dhe nuk do vështirësi)(Beḳare, 185) dhe وَمَاۤ اَرۡسَلۡنٰكَ اِلَّا رَحۡمَةً لِّـلۡعٰلَمِيۡنَ“Ue mā erselnāke ilā raḥmete li’l‘ālemīn”(Dhe nuk të kemi dërguar vetëm si mëshirë për botërat)(Enbijā’, 107).

Me fjalë të tjera, mua më vjen mjaft rëndë që po e them këtë, mirëpo mbarë këto sqarime në mendimin e lexuesit krijojnë përshtypjen, sikur prijësi i dytë apo kjo shoqëri që mbajti këtë qëndrim, ishte më e mëshirshme ndaj bashkësisë muslimane se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) madje dhe se vetë Allāhu i Lavdëruar!وَمَا يَنْطِقُ عَنِ الْهَوَىٰ إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَىٰ“Ue mā jenṭiḳu ‘ani’l-heuā. In hue ilā uaḥjun jūḥā” (Ai nuk flet nga vetvetja. Por ai flet vetëm shpalljen që i shpallet). (Nexhm, Ajeti: 3-4) Këta të fundit do të kenë frikën e diçkaje, ndërsa i dërguari i Allāhut nuk do do të përfshihet nga shqetësimi nga kjo gjë, vallë a a është e mundur kjo gjë?! Betohem në Allāhun e Madhëruar se edhe nëse do t’i shihnim me paragjykim të mirë këto sqarime, rishtas këta u shëmbëllejnë njerëzve që ceken ne këtë poezinë e poetit: “Teksa u orvate që të mbrosh një gjë shkatërrove shumë gjëra të tjera”.

Shikoni me kujdes se ku arrijnë sqarimet e tyre. Këta gjoja mundohen që të mbrojnë bashkëkohësit! Por nuk janë në dijeni se po shajnë postin e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)!

Kurse në vijim Imām Neueuīuu pohon si vijon: “Sepse Allāhu i Lartësuar thotë: “Ne nuk kemi lënë asgjë të mangët në këtë Libër” dhe “Sot e përsosa për ju fenë tuaj”. ‘Umeri nga këto e kishte kuptuar se feja islāme e kishte arritur përsosjen dhe se bashkësia muslimane ishte e sigurtë nga shmangia”. (3)

Pra ky “xhem‘at” (bashkësi) pasi kishte lexuar dhe kishte mësuar ājetet e Ḳur’ānit Famëlartë: “Ne nuk kemi lënë asgjë të mangët në këtë Libër”dhe“Sot e përsosa për ju fenë tuaj” shprehën kështu: “Nuk ka asgjë që bashkësia muslimane mund të frikësohet dhe të shqetësohet, që ne të kemi nevojën e një shkrimi që ti do të shkruash për ne! O i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)! Ti do që të shkruash jë gjë që ne të mos shmangemi kurrë. Allāhu ta shpërbleftë! Në fund të fundit ne nuk do të shmangemi kurrë, kështu që mos u shqetëso për ne!

Unë nuk dua që ta përdor këtë thënie, por pika që këto fjalë arrijnë është kjo: “O i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)! Ti po i ngatërron çështjet, ti je duke gabuar! Ti ke frikë se ne do të biem në shmangie, por ne kemi e Ḳur’ānin Fisnik në duart tona, i cili është më i rëndësishëm se gjëja që t’i do të që të shkruajnë për ne.

E thënë ndryshe ata akuzojnë drejtpërdrejtë se posti i dërgesës është duke gabuar! I dërguari i tyre (p.q.m.t.) në ditët e fundit të jetës së tij të bekuar i fton duke i thënë: “Ejani! Unë dua që t’iu shkruaj diçka!”, ndërsa këta me qëllim që të mbrojnë këtë palë dhe këtë bashkësi kundërpërgjigjen duke thënë: “Bashkësia muslimane ishte e sigurtë nga shmangia. Si rrjedhojë ajo nuk ka nevojë për një shkrim të tillë”! Pra në njërën anë i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) këmbëngul duke thënë: “Po, ka nevojë për një gjë të tillë”, kurse këta nga ana tjetër i kundërvihen duke thënë: “Jo, ajo nuk ka nevojë për këtë”! Fundja dhe ky është një këndvështrim... Ja pra këtu zë fill dhe këndvështrimi i “ixhtihādit” përballë argumentit fetar. Madje edhe nëse do të pranojmë se ky qëndrim, nuk është një qëndrim i mllefosur por një “ixhtihād”, sërish ne duhet ta shikojmë se nuk është në cilësinë e “ixhtihādit” në një çështje ku nuk mungon argumenti fetar. Ky “ixhtihād” është një “ixhtihād” i bërë kundrejt urdhrit të hapur dhe të prerë të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).

Pika e katërt: “Ja pra ‘Umeri për lehtësimin e tij e pa të duhur që të mjaftohej me përgjigjjen e tij të lartpërmendur...” (4)

Domethënë arsyeja e vetme e të tëra këtyre fjalëve dhe veprimeve të ‘Umerit në fakt ishte mëshira e tij ndaj të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)! Mjedisi në të cilin i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) gjendej, ishte një mjedis ku ai po përleshej me sëmundjen dhe kishte vuajtje! Ndërsa ‘Umeri deshi që ta shpërndante këtë mjedis!

Përgjigjje: “Nëse kjo logjikë do të kishte mbretëruar mbi këto fjalë dhe këtë qëndrim, atëherë nuk ka dyshim se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) do ta miratonte dhe pranonte qëndrimin e kësaj pale”.

Këta thonë se: “I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) kur pa orvatjen e kësaj pale i miratoi dhe i pranoi sjelljet e tyre”.

Përgjigjje: “Nëse gjendja do të ishte kështu, atëherë nuk ka dyshim se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) do të kishte thënë kështu: “Allāhu ua shpërbleftë”, “Allāhu iu dhëntë begati të shumta”, “Sa shumë që e gëzuat të dërguarin tuaj”.

Megjithatë ngjarja nuk është kështu. I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) hidhërohet kundrejt këtyre fjalëve dhe mbytet në trishtim. Në shtesë ai shprehet: “Diskutimi pranë një të dërguari nuk ka hije”! Më pas thotë: “Ngrihuni, shkoni”! Pra ai i përzë ata nga kjo mbledhje. Për hir të Allāhut a nuk shpërblehet mirësia me mirësi?! Ata duan që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) të mos mundohet më shumë dhe të mos lodhet më tepër, ndërsa i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) iu drejtohet duke iu thënë: “Diskutimi pranë një të dërguari nuk ka hije”!dhe “Ngrihuni, shkoni”!

Përmbledhim se nga tërësia e sqarimeve të sipërcituara nënkuptohet kjo: “Në fakt Imām Neueuīuu nuk është një njeri i tillë. Ai është një dijetar i madh, madje “‘alāme” (dijetar shumë i madh). Ai është një personalitet i kalibit më të lartë se sqarime që ai ka bërë mësipër. Krahas këtyre ai nuk po mundet që të gjejë një rrugëdalje tjetër! Sepse ai e ndjen veten të deyruar që të mbrojë këtë qëndrim të gabuar! Sepse ai mbetet i detyruar që të shpikë arsyetime dhe pretekste dhe të gjejë rrugëdalje, si pasojë e vënies së rregullit se asnjë bashkëkohës nuk mund të shpalosë sjellje të gabuar rreth kuptimit fetar! Nëse ne do t’i kishim bërë këto interpretime dhe komente për imāmët e Ehli Bejtit (p.m.t.), atëherë pa më të voglin dyshim këta do të hidheshin në sulm duke reaguar kështu: “Këto fjalë jo vetëm që nuk gjejnë strehë në drejtësinë dhe gjykimin e shëndoshë, por bien ndesh dhe me pamjen e jashtme të ḥadīthit”!

Megjithatë këta marrin shtysë nga kuptimi i pafajësisë së veprimit të bashkëkohësve. Pra megjithëse në teori ata nuk e pranojnë pikëpamjen e pafajësisë, në praktikë ata i besojnë pafajësisë për bashkëkohësit.

Prezantuesi: I nderuar imzot, a janë arsyetimet të kufizuara me ato që keni sqaruar deri në këtë çast, apo ka dhe arsyetime më të gjëra dhe më përfshirëse?!

Imzot Sejjid KemālḤajdari: Pyetja juaj është e rëndësishme! Duke qenë se koha e programit është e kufizuar dhe meqenëse duhet të studiojmë një mori çështjesh, ne jemi të detyruar që disa çështje t’i kalojmë duke i përmbledhur. Të jini të sigurtë se përpara nesh në këtë çast janë afërsisht njëzetë burime dhe me dhjetra arsyetime të pretenduara për të pastruar këtë sjelljen e shfaqur të kësaj pale në praninë e të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)! Mirëpo ne nuk mund t’i trajtojmë të tëra këto. Por nga ana tjetër duke qenë se nuk mund t’i trajtojmë të tëra, as nuk mund t’i hedhim të tëra mënjanë.

Njëra nga këto arsyetime zë vend në veprën me titull: “Mufhimu Limā Eshkele min TelkhīṣiKitābi Muslimi”(Kuptimi i Asaj që Formësoi Përmbledhjen e Librit të Muslimit) e Ebū ‘Abbās Ḳurṭubīut (v.v. 656 m.i.). shkrimtari pohon si më poshtë: “Për sa i përket urdhrit: “Ai urdhëroi: “Sillmëni kockën e shpatullës dhe lapsin (ose dërrasën dhe lapsin)! Unë do t’iu shkruaj një shkrim që të mos shmangeni kurrë!”, them se nuk ka asnjë lloj dyshim se thënia: “sillmëni” është një urdhër dhe kërkesë e drejtuar të tërëve që ishin të pranishëm atje”. (5)

Ne kishim përcaktuar se ky urdhër i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) ishte një urdhër i hapur dhe i qartë.

Dikush mund të thotë: “Jo, mbase bashkëkohësit nuk e kishin kuptuar këtë”. Kurse Imām Ḳurṭubīu rrëfen se ky është një urdhër i hapur dhe i qartë. Pra ky urdhër nuk është i dashur apo i pëlqyer, përkundrazi ky është një urdhër i detyruar që duhet zbatuar. Që të tërë të pranishmit në atë vend ishin të ngarkuar me çuarjen në vend të gjërave që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) donte.

Theksojmë se po është e vërtetë, ky urdhër ashtu siç preket dhe në shkencën e metodës/mënyrës ishte “uāxhibu’l-kifaī” (detyrë e mjaftueshme). Domethënë nëse një njeri apo disa njerëz do ta kishin çuar në vend, atëherë përgjegjësia do të kishte rënë nga mbarë ata. Mirëpo meqenëse askush nuk e çoi këtë urdhër në vend që të tërë u bënë mëkatarë.

Në vazhdim autori përshkruan kështu: “Po, është një e drejtë, se të tërë të pranishmit atje duhet ta çonin këtë urdhër në vend”. (6)

Unë nuk mund ta di nëse në të vërtetë thënia që ceket në veprën në fjalë është në këtë formë, apo ka një gabim. Sepse kjo nuk është një e drejtë, por një ngarkim i drejtuar të pranishmëve në atë vend. Ndoshta pas thënies:  “fe kāne ḥaḳḳun” (dhe ishte e drejtë) kishte një lidhëz të shkronjës së përemrit “‘alā” (mbi) e cila ka rënë më pas. Shprehem kështu sepse në këtë rast kuptimi që merr fjalia është ky: “Ky është një ngarkim në trajtën e përgjegjësisë”.

Sepse përballë një urdhri nuk ka të drejtë por një ngarkim dhe përgjegjësi. Nëse ndodhinë e çuarjes në vend të urdhrit, do ta shikojmë si një të drejtë të pranishmëve në mbledhje, atëherë përpara këtij urdhri shfaqet dhe një liri. Pra këtu lind një kuptim se nuk ka gjë dhe nëse e bën dhe nëse nuk e bën. Por kundrejt urdhrit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), Allāhu i Lartësuar vë kusht bindjen ndaj urdhrit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) si më poshtë: يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اسْتَجِيبُوا لِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ إِذَا دَعَاكُمْ لِمَا يُحْيِيكُمْ ۖ وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ يَحُولُ بَيْنَ الْمَرْءِ وَقَلْبِهِ وَأَنَّهُ إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ“Jā ejjuhā ledhīne āmenū istexhībū lilāhi ue li’r-resūli idhā de‘ākum limā juḥjīkum, ue ‘alemū enne Allāhe jeḥūlu bejne’l-mer’i ue ḳalbihi ue ennehu ilejhi tuḥsherūn” (O ju që keni besuar,përgjigjuni (ftesës, thirrjes së) Allāhut dhe të dërguarit kur ai (i dërguari) iu fton për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë) dhe ta dini se me të vërtetë Allāhu ndërhyn mes njeriut dhe zemrës së tij dhe se ju do të mblidheni tek Ai). (Enfāl, 24)

Vallë cila ftesë është më e hapur se kjo?! Kjo është një dosmosdoshmëri. Nëse do të shtojmë një lidhëz të shkronjës së përemrit “‘alā” (mbi) ndaj fjalës “ḥaḳḳun” (e drejtë) që nuk është e pranishme në fragmentin e lartpërmendur, atëherë teksti bëhet më i saktë. Sepse ne themi se ky urdhër i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) është një ngarkim dhe përgjegjësi drejtuar të pranishmëve atje.

Në vijim shkrimtari sqaron si vijon: “Dhe në veçanti pas këtij urdhri gjendet thënia: “Që të mos shmangeni kurrë”. Pavarësisht kësaj ky urdhër nuk shpreh detyrim për ‘Umerin dhe të pranishmit e tjerë dhe nëse do të bëhet merr kuptimin e qenies më i duhur, më i mirë “aṣlaḥ”, u bë i dukshëm se ishte në cilësinë e udhëzimit”. (7)

Nëse do të marrim parasysh praninë e thënies: “Që të mos shmangeni kurrë” pas urdhrit, ne duhet të kuptojmë se ky nuk është një urdhër dytësor në lidhje me imtësinë e tij, por një urdhër jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe jetik, i drejtuar të ardhmes së bashkësisë muslimane. Miqtë e mi të nderuar, nëse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) do ta kishte shkruar këtë urdhrin e tij dhe përmbajtja e këtij urdhri do të kishte gjetur zbatim, atëherë nuk ka dyshim se një pjesë e ngjarjeve të dhimbshme që u shfaqën pas migrimit të tij nga kjo botë nuk do të kishin ndodhur. Për këtë arsye i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) thotë: “Që të mos shmangeni kurrë pas meje”.

Ja pra ky është synimi ynë kur themi se çështja nuk është vetjake. Ky qëndrim është një rrymë, një drejtim, një metodë. Këtu shkrimtari thotë se dorëzimi ndaj fjalëve të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) nuk paraqit domosdoshmëri. Kur shihni rrjedhën historike, ngjarjet që kanë ndodhur në epokat e prijësit të dytë dhe tretë dhe në epokën e Mu‘āuijjes kryetarit të palës së skajshme ju mund t’i shikoni të tëra këto. Ne mund të shikojmë se çështja me ndikim në rrjedhën e ngjarjeve historike, se ky është përfytyrimi i të dërguarit (p.q.m.t.). Këta ecim sipas përshtypjes: “Ai është një qenie njerëzore, herë-herë mund ta ketë gjetur të vërtetën dhe herë të tjera mund të ketë gabuar dhe sipas teorisë që ne i pranojmë disa mendime të të dërguarit (p.q.m.t.) dhe disa të tjera i hedhim poshtë”.

Por çështja që është e çuditshme është kjo se Imām Ḳurṭubīu nuk na e thotë se si ka arritur në përfundimin, se ku është mbështetur prijësi i dytë dhe ata që ishin bashkë me të se ky urdhër nuk shprehka detyrim. Ah sikur të kishte mbetur vetëm me daljen kundër të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)! Këta pasi iu kundërvunë, këto kundërshtimet e tyre i shndërruan në një post dhe sjellje. Madje mbi këtë ata ndërtuan një qëndrim dhe një mendim. Për hir të shpikjes së arsyetimeve ndaj qëndrimeve dhe sjelljeve të tyre ata fyen dhe shanë të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.). Ata thanë se  ai kishte folur përçart, ishte në jerm dhe si pasojë e qenies në ndikimin e dhimbjeve ai kishte folur kështu! Vetëm bërja fjalë për mundësinë e foljes përçart dhe gjendjes së tij në jerm të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) është një fyerje për vetë të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.).

Pa shikoni thënien: “Pavarësisht kësaj ky urdhër nuk shpreh detyrim për ‘Umerin dhe të pranishmit e tjerë dhe nëse do të bëhet merr kuptimin e qenies më i duhur, më i mirë “aṣlaḥ”, u bë i dukshëm se ishte në cilësinë e udhëzimit”. Autori nuk flet se ky nuk është një detyrim, por ai thotë “dhahera” (u bë i dukshëm). Ata të cilët njohin gjuhën dhe mënyrën e jurisprudencës e dinë se folja “dhahera” (u bë i dukshëm, u shfaq), përdoret në rastin e pranisë së argumenteve dhe dëshmive të hapura. Kjo palë duke parë këto argumente e kishte kuptuar se ky urdhër i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) nuk shprehte detyrim dhe se ky urdhër në rastin më të mirë ishte i llojit të udhëzimit.

Domethënë nëse ata do të kishin kapur pas këtij urdhri të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), atëherë nuk ka dyshim se do të kishin çuar në vend atë që ishte më e dobishme.

Mbiemri أصلح” “aṣlaḥ” (më i mirë) është “ismu’t-tafḍīli” (emri sipëror) i mbiemrit صالح” “ṣāliḥ” (i mirë). Dhe emri sipëror dëshmon se shkalla e ulët menjëherë pas tij dëshmon se e bart atë cilësi. Sipas kësaj urdhri i dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) është “aṣlaḥ” (më i mirë, më i dobishëm), ndërsa ai i ‘Umerit dhe i të tjerëve që ishin bashkë me të është “ṣāliḥ” (i mirë, i dobishëm).

Kurse në shënimin e fundit të thënies: “se ky urdhër në rastin “aṣlaḥ” (mëtë mirë) ishte i llojit të udhëzimit” thuhet kështu: “Në një kopje tjetër të veprës kalon thënia: “në rastin “eula” (më të mirë, me më përparësi) i llojit të udhëzimit”. (8)

Ky është një koment tjetër ashtu siç kanë përcaktuar disa dijetarë.

Një drejtim tjetër mbi të cilin do të ndalemi është dhe ky: “Ky sqarim zë vend në veprën me titull: “Ikmālu’l-Mulimi bi Feuāidi Muslimi” (Përsosja e të Metave meDobitë e Muslimit) e ḲāḍīIjjāḍit. Me qëllim që të mos përballemi me një kundërshtim të llojit: “Po këtë ku e nxorrët?”, si fillim duhet të paraqisim shkurtimisht mesazhin që do të japë fragmenti që do të përcjellim dhe më pas do ta lexojmë tekstin. Sipas këtij komenti ashtu siç ka përcjellur dhe ḲāḍīIjjāḍi, Imām Maḍiri citon kështu: “Për hir të vërtetës në duart tona nuk kemi asnjë të dhënë që dëshmon se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) është i pafajshëm nga fatkeqësitë e sëmundjes. Vallë ku mbështeteni kur pretendoni se të tëra fjalët që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ka thënë kur ishte i sëmurë dhe i shëndetshëm ishin të vërteta?!”

Ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen për citatin që kemi shënuar nga Shejkh Shu‘ajb Arnauṭi në programin e kaluar.

Në sqarimin e veprës me titull: “Sherḥu’ṣ-Ṣaḥīḥi’l-Bukhārī” (Sqarimi i Përmbledhjes së Ḥadītheve të Vërteta të Bukhārīut) e Bukhārīut, Shejkh Shu‘ajb Arnauṭi kumton si më poshtë: “Ḥadīthi është kështu: “I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) urdhëroi: “Lërmëni të qetë. Gjendja në të cilën jam është më e mirë. Unë po iu lë testament tri gjëra: 1. Nxirrni idhujtarët nga Gadishulli ‘Arab! 2. Mirëprisni delegacionet që vijnë ashtu siç i kam mirëpritur unë!”... Përcjellësi i ḥadīthit Sa‘īd Ibn Xhubejri tha: “‘Abdullāh Ibn ‘Abbāsi heshti në të tretën ose e tha por unë e harrova”.

Shejkh Shu‘ajb Anauṭi vë këtë shënim në fundin e ḥadīthit: “I nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) në asnjë mënyrë nuk mund të jetë në gjendje jermi. Thënia e tij e fjalëve që nuk kanë vlerë nuk i ka hije atij. Që të tëra fjalët që ai ka thënë janë të drejta dhe të vërteta. Qoftë plotësisht i shëndetshëm qoftë i sëmurë, qoftë i zgjuar qoftë i përgjumur, qoftë në gjendje zemërimi qoftë i gëzuar, në fjalët e thëna nga ai as që bëhet fjalë që të ketë gabim, rënie ndesh me të vërtetën dhe as hutim”. (9)

Këto fjalët e Shejkh Shu‘ajb Anauṭi janë sqarimet më të bukura në këtë fushë. Sipas këtij sqarimi madje dhe fjalët që i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) i ka thënë kur ka qenë i përgjumur janë të drejta dhe të vërteta. Këto fjalë nuk mund të jenë fryt i befasisë dhe hutimit. Ja pra ky është i dërguari i vërtetë në të cilën besojmë ne! Pra jo vetëm fjalët që ai ka thënë në gjendjen e dremitjes, kotjes por dhe në gjendjen e jermit janë të drejta dhe të vërteta. وَمَا يَنْطِقُ عَنِ الْهَوَىٰ إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَىٰ“Ue mā jenṭiḳu ‘ani’l-heuā. In hue ilā uaḥjun jūḥā” (Ai nuk flet nga vetvetja. Por ai flet vetëm shpalljen që i shpallet). (Nexhm, Ajeti: 3-4).

Tani ejani dhe le t’i hedhim një sy se çfarë ka thënë ky njeri: “Imām (Maḍiri) tha se: “I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) është i pafashëm nga thënia e gënjeshtrave në emër të Allāhut, ose nga gjërat që do të pengojnë përcjelljen e urdhrave të marra nga Allāhu. Pavarësisht kësaj, ai nuk është i pafajshëm nga sëmundjet dhe nga gjërat e përcaktuara dhe të shfaqura nga këto”. (10)

Duke u nisur nga kjo themi se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) është i pafajshëm vetëm në pikën e  thënies së gënjeshtrave në emër të Allāhut dhe jo përtej kësaj! Ai nuk mund të gënjejë qëllimisht, por mund të gabohet dhe ngatërrohet dhe nuk ka ndonjë dëshmi përtej kësaj! Ashtu siç thuhet në “‘ilmu’l-uṣūli” (shkencën e metodologjisë) ai është i pafajshëm nga gjërat që do të prishin qëllimin.

Fjalia që fillon me fjalët: “Pavarësisht kësaj”, në vend të mbrojtjes së postit të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.), ushqen qëllimin e ruajtjes së respektimit të kësaj pale që ka shpalosur këtë sjellje. Ose mendimi i tyre në vend të mbrojtjes së gjësë që Ḳur’āni Kerīm ka urdhëruar për të nderuarin të dërguar (p.q.m.t.), ka për synim ruajtjen e përfytyrimit të të dërguarit të kësaj pale. Krahas të tëra këtyre akush të mos na thotë: “Vallë përse kundërshtoni?!” Miqtë e mi të nderuar, të jini të sigurtë se ne nuk kemi asnjë problem me të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.) dhe me bashkëkohësit e tij. Problemi ynë ka të bëjë me palën ose palët që ka mbajtur një qëndrim dhe ka shpalosur një sjellje të tillë. Ose më saktë me një sjellje, koment dhe logjikë të tillë. Nuk ka rëndësi nëse ai që e mban këtë qëndrim është bashkëkohës ose është dikush tjetër. Rishtas nuk ka rëndësi nëse i përket kësaj doktrine apo asaj doktrine. Askujt nuk i ka hije që të mund t’ia bëjë këtë të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)!

Ne përputhemi me shkrimtarin në pjesën: “Pavarësisht kësaj, ai nuk është i pafajshëm nga sëmundjet” dhe ndahemi nga ai në pjesën: “dhe nga gjërat e përcaktuara dhe të shfaqura nga këto”.

Prezantuesi: Pra dhe kur është me ethe, në gjendjen e jermit etj...

Imzot Sejjid KemālḤajdari: Me kusht që të mos jenë gjëra që të prishin ligjin hyjnor. Në vazhdim ai përshkruan kështu si përmbajtje: “Duke qenë se ky kuptim është i fiksuar për të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.), nga ai nuk mund të dalë një gjë që kërkon prishjen e ligjit hyjnor. Në duart tona nuk kemi ndonjë dëshmi që ta ndalojë këtë kuptim”.

Në vijim autori ilustron këtë shembull: “Megjithatë shembulli që ai sjell është njëmijë herë më i keq se çështja që po studiojmë”.

Shkrimtari pohon kështu si kuptim: “Në duart tona ne kemi një dëshmi të prerë se të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) iu është bërë magji dhe se kjo ka ndikuar mbi të. Në këtë epokë ai mendonte se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) kishte bërë gjëra që nuk i kishte bërë, ose nuk kishte bërë gjëra që i kishte bërë!”

Shikoni se çfarë rrëfen përshkruan autori: “I nderuariidërguar(p.q.m.t.)pandehte se kishte bërë një gjë që nuk e kishte bërë kur u magjeps”. (11)

Ja fjala vjen, nëse do të jap një shembull nga ana ime përpara nesh shfaqet një tablo e tillë: “I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) pandehte se kishte falur namaz në një kohë kur nuk kishte falur. Ose ai mendonte se ai kishte bërë një vepër që nuk e kishte bërë. Nëse është e mundur përfshirja ndaj mendimit se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) ishte ndikuar nga magjia dhe se kishte bërë një gjë që nuk e kishte bërë, atëherë nuk është dhe aq e vështirë që të pranojmë se ai kishte folur përçart dhe në jerm kur kishte qenë nën ndikimin e dhimbjeve!

Miqtë e mi të nderuar ashtu siç bëmë të ditur dhe më lart problemi ynë ka të bëjë me disa bashkëkohës që kanë akuzuar të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.). Pra problemi ynë është pikërisht drejtpërdrejtë me ta.

Në këtë pikë mund të na drejtohet një pyetje e tillë: “Imzot, vallë a ka ndonjë dëshmi se këta e kanë thënë këtë në lidhje me të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.)?!”

Po, pohoj se ka. Unë do të lexoj dy ose tri përcjellje. “Hishāmi na rrëfeu dhe na tha kështu: “Im atë ‘Urue Ibn Zubejri përcolli kështu nga ‘Āisheja: “Të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)iu bë magji,madje ai ëndërronte se kishte bërë gjëra që nuk i kishte bërë”.(12)

Përcjellja e lartpërmendur është një përmbledhje. Kurse përcjellja e hollësishme është si më poshtë: “Sipas asaj që përcillet nga ‘Āisheja ajoka thënë kështu: “Të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)iu bë magji.Edhe Lejs Ibn Ṣa‘dirrëfeu kështu: “Hishāmi shkroi këtë ḥadīth që e kishte dëgjuar dhe mbajtur mend nga i i ati i tij:“‘Āisheja përshkroi kështu:“Të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.)iu bë magji,madje ai ëndërrontese kishte bërë gjëra që nuk i kishte bërë. Si përfundim ai u lut shumë një ditë. Më pas më tha: “Allāhu më lajmëroi për gjënë që do të më shërojë. Mua me erdhën Xhibrīli dhe M īkāīli. Njëri qëndroi në krye të kokës sime dhe tjetri në krye të këmbëve të mia. Më tej njëri pyeti tjetrin: “Cila është sëmundja e këtij burri/njeriu?!” Ndërsa tjetri i dha këtë përgjigjje: “Iu është bërë magji”. Këtë herë ai e pyeti: “Kush i ka bërë magji?!” Engjëlli tjetër i ktheu përgjigjen: “Lebīd Ibn ‘Āṣimi”. Ai pyeti: “Me çfarë është bërë kjo magji?!” Ai i dha këtë përgjigje: “Me një krëhër, flokë dhe me qimet e krehura të mjekrrës, me një enë të vockël lulesh të thata të hurmës mashkull”. Ndërsa pyetjes: “Ku është bërë?!” ai i ktheu përgjigjen: “Në Pusin eZeruanit”. Më vonë i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) doli - me disa bashkëkohës - dhe shkoi në këtë pus. Më pas u kthye dhe erdhi. Kur erdhi më tha mua (‘Āishesë): “Krerët e pemës së hurmës rreth e rrotull pusit ishin si krerët e shejṭānëve”. Lidhur me këtë unë (‘Āisheja) e pyeta: “A e hoqe ti atë magji?!” I nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) ma ktheu: “Jo nuk e hoqa. Sepse Allāhu me ka dhënë shërim. Edhe sepse u shqetësova nga përhapja e ligësisë së saj me nxjerrjen dhe zgjidhjen e saj në mesin e popullit. Më tej (me urdhrin tim) ai pus u mbyll dhe u gropos”.

Kurse sipas një përcjelljeje tjetër ai ka thënë: “Unë urdhërova dhe pusi u mbyll”. (13)

Ashtu siç shihet në përcjelljen e sipërcituar kalon thënia: “Mā uexhe‘u’r-rexhulu?!” (Cila është sëmundja e këtij njeriu?!) Ndjekësit tanë të nderuar unë nuk dua që të hyj në imtësitë e çështjes. Mirëpo fjalët janë përzgjedhur në mënyrë të planifikuar dhe të programuar. Gjithashtu dhe në Ḥadīthin e Fatkeqësisë së Ditës së Enjte që përbën çështjen tonë prekeshin të njëjtat fjalë: “Galebehu’l-uexh‘u” (Atë e mposhti sëmundja) dhe nuk përdoret thënia: “Galebehu’l-meraḍu” (Atë e mposhti sëmundja). Pra ky është komenti dukshëm për këtë arsye. Ja pra kjo është arsyeja me qëllim që të mund të konceptojmë kuptimin e fjalës “uexh‘u”qëzëvend këtu ne duhet t’iu drejtohemi përcjelljeve. Fjala “uexh‘u”këtu ka kuptimin e magjisë, por nuk dua që të hyj në këtë çështje. Për atë që kupton është e mjaftueshme vetëm një shenjë e vetme.

Një përcjellje tjetër ështëkështu:“‘Āisheja kathënë kështu: “Të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) iu bë magji. Madje vetë ai pandehte të kundërtën në një gjendje kur nuk iu ishte avitur bashkëshorteve të tij (për kryerjen e marrëdhënieve intime)”.(14)

Përsëri dhe përcjellja e mësipërme është përcjellur nga ‘Āisheja.

Për hir të Allāhut tani thuamëni se si do të mund t’i besojmë një të dërguari të tillë?! Ai do të thotë: “Sillmëni një laps dhe një letër që t’iu shkruaj një gjë që të mos shmangeni kurrë!”, ndërsa këta do të mund të kundërshtojnë duke u nisur nga këto dukuri. Madje do të kenë guximin që të shprehen: “Ja pra ne e shpëtuambashkësinë muslimane nga këto dhe ato shqetësime!”Kështu që ne i kishim lexuar arsyetimetetyre në veprën me titull: “Minhāxh” (Mënyra) e Imām Neueuīuut. Gjithashtu ne patëm lexuardhe pretekstet e pretenduara të Shejkh ‘Uthejminit.

Ḥadīthi në fjalë ceket nëveprën me titull: “Ṣaḥīḥu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Muslimit) e Muslimit dhe “Musnedu’l-Imāmi Aḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit) e Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit. (15)

Sipas kësaj ështëshënuarse i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)e ka bërë një vepër të tillë. E thënë ndryshe nëse kjo palë nuk do të kishte qëndruar përballë të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) dhe nëse do t’i kishte sjellë laps dhe letër atij (p.q.m.t.), atëherë nuk ka dyshim se do të ndodhnin fatkeqësi të shumta në krye të bashkësisë muslimane! I dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)i cili është dërguar si mëshirë për mbarë botërat,do të shkruante një shkrim të tillë që do të ishte i mundimshëm për bashkësinë muslimane!Për më tepër ky shkrim i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) do t’i çelte udhën anashkalimit të Kur’ānit Famëlartë. Shumë mirë por çfarë ndodhi?!

Ju lutem pa shiheni njëherë këtë thënie: “Kundërvënia e ‘Umerit është vlerësimi i tij i Allāhut dhe shfaqja e mëshirës së Tij”.

Po, po ata mund të përdorin pikërisht këtë thënie!

Prezantuesi: Pra urdhri i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) nuk qenka mëshirë!

Imzot Sejjid KemālḤajdari: Jo, jo, ky ishte një dënim dhe ndëshkim!Ne ua kemi sqaruar këtë dhe më herët: “I nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) do t’i shkruante bashkësisë muslimane gjëra që ajo nuk do të kishte mundësi që t’i çonte në vend!

Tani shikoni se çfarë thotë Ibn ‘Uthejmini që është një dijetar i madh bashkëkohor uehhābist dhe një nxënës i Ibn Tejmijjes: “Kundërvënia e ‘Umerit është vlerësimi i tij i Allāhut dhe shfaqja e mëshirës së Tij... derisa të merrte jetë zgjedhja Ebū Bekrit me kënaqësinë e bashkëkohësve... Nëse ky shkrim do të shkruhej, atëherë nuk ka dyshim se njerëzit do ta linin Librin e Allāhut”. (16)

Pra çfarë po mundohet që të thotë ky burrë?! Teksa i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) donte që caktonte kalimin e një njeriu në krye, Allāhu i Lartësuar deshi kalimin e një njeriu tjetër në krye dhe këtë e “ilkâ” përçoi në zemrën e ‘Umerit. “Nxito të arrish o ‘Umer! Përndryshe bashkësia muslimane do të rrënohet!”

Duke ecur sipas kësaj kjo sjellje e ‘Umerit ishte një mëshirë e Allāhut e Lavdëruar. Pikë së dyti Allāhu i Madhëruar kishte gjykuar si të drejtë prijësin e dytë, gjatë kundërshtimeve të shumta të zhvilluara mes të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) dhe prijësit të dytë! Vendet ku prijës ‘Umeri kishte të drejtë ndaj të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) nuk ishin të kufizuara me një ose dy çështje!

Një tregues tjetër i mëshirës së ‘Umerit ndaj bashkësisë muslimane është dhe ky: “Si pasojë e fjalëve të të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.) dyfytyrëshit do të gjenin një mjet sharjeje. Kështu që ‘Umeri u bë pengesë e kësaj”. (17)

Pra me këtë kundërvënie dhe pengim të ‘Umerit bashkësia muslimane shpëtoi nga qortimi i dyfytyrëshve. Me sqarimet që kemi bërë deri më tani, jam i mendimit se nga ana e ndjekësve tanë të nderuar është kuptuar, se cilat ishin begatitë e lindura nga qëndrimi i kësaj pale. Nëse këto qëndrime të mëshirshme nuk do të ishin, atëherë kushedi se me çfarë do përballej bashkësia muslimane?! Nëse në këtë diskutim nuk do të ishte shfaqur mëshira e Allāhut të Lartësuar... Sipas kësaj ai që del kundër të dërguarit të Zotit të botërave, ai i cili e ndalon atë në këtë kufi, ai që thotë se ai po flet përçart dhe në jerm,kuptohet se ky qëndrim nuk është i gabuar, por ç’është e vërteta ai që ka gabuar është i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.)!

Prezantuesi: Lejomëni që t‘iu drejtojmë një pyetje. Pas kësaj pyetjeje do të kalojmë në programin tjetër. Pak më herët u ngrit pyetja: “Vallë përse Imām ‘Alīu (p.m.t.) nuk e çoi në vend urdhrin e të dërguarin e Allāhut (p.q.m.t.)?!” Vallë a ka ndonjë gjë që dëshmon se Imām ‘Alīu (p.m.t.) ishte i pranishëm në këtë mbledhje ose ndonjë gjë që dëshmon gjendjen e kundërt?!

Imzot Sejjid KemālḤajdari: Këtë e kishim bërë të qartë dhe në programin e kaluar. Me sa kuptohet nga ecuria e ngjarjeve Imām ‘Alīu (p.m.t.) nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje. Në anën e atyre që thonin: “Silljani atë që do dhe le ta shkruajë” ishte i pranishëm Ibn ‘Abbāsi. Nëse në atë bashkësi do të ishte i pranishëm Imām ‘Alīu (p.m.t.) ai do tërhiqte vëmendjen në këtë. Ka dhe një përcjellje në lidhje me çështjen. Kjo përcjellje kalon në veprën me titull: “Musnedu’l-Imāmi Aḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit) e Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit.

Përcjellja është si më poshtë:“Nu’ajm Ibn Jezīdi ka përcjellur nga ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibi se ky i fundit ka rrëfyer kështu: “I nderuari i dërguar (p.q.m.t.)më urdhëroi mua që t’i sillja një ṭabaka, me qëllim që të shkruante një gjë që bashkësia muslimane të mos shmangej pas tij”. Unë i thashë: “Unë e mësoj përmendësh”. Ai më tha: “Unë po iu lë testament namazin, zekātin dhe mirësjelljen me robërit dhe robëreshat tuaja”. (18)

Tani nuk e di,para së gjithash si do të shpëtojë bashkësia muslimane me këto punë nga shmangia?!

Lërmëni që t’iu them përgjigjen e përmbledhur: “Si fillim zinxhiri i kësaj përcjelljeje është i dobët”. (19) Pikë së dytinuk është e qartë se kjo mbledhje është ajo mbledhje. Sepse Imām ‘Alīu (p.m.t.) thotë: “Ai më urdhëroi mua”.Ndërsa në ḥadīthin që përbën çështjen tonë gjendet një urdhër: “Sillmëni” i drejtuar të tërëve në përgjithësi. Ne deri në këtë çast nuk kemi mundur që të rastisim në një dëshmi, lidhur me qenien të pranishme të ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibit ose njërit nga të mëdhenjtë e Ehli Bejtit (p.m.t.) në atë mbledhje.

Imzot Sejjid KemālḤajdari:Sqarimet e shokut janë të vërteta sipas mendjes dhe vetes së tij. Por ne këtë çast do ta trajtojmë në çështjen e saj të veçantë. Ne tani për tani po orvatemi që të vëmë në dukje se i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) nuk ishte një njeri i rëndomtë.

Prezantuesi: Tani kemi në lidhje telefonike vëllain tonë Ebū Sāmiun nga Gjermania. Urdhëroni.

Ebū Sāmiu: Paqja qoftë mbi ju.Orientalistëtjanë duke i përdorur në mënyrë shumë bukur komentet e kryera në këtë çështje, akuzimet e dijetarëve të bërandaj të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.).Në veçanti këto fjalë krijuan dhe një material dhe për Selmān Rushdiun.

Imzot Sejjid KemālḤajdari: Gjithashtu dhe ne mendojmë se tekefundit kjo ngjarje jo vetëm që nuk është një ngjarje që ka mbetur në histori, por ndikimet e së cilës vijojnë të ndihen dhe në ditët e sotme.Kur orientalistët dhe të tjerët i lexojnëkëto burime ata pyesin duke thënë kështu: “Këta e përfytyrojnë të dërguarin e tyre në një strukturë të ndikuar nga magjia?! Vallë përse ne ta quajmë atë si një personalitet të shenjtë?!”

Allāhu ua shpërbleftë me të mira. Ne iu falenderojmë Imzot Sejjid Ājetullāh Kemāl Ḥajdari. Ne iu falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar. Ne po iu lëmë në mbrojtjen e Allāhut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Muḥjiddīn Neueuīu, (v.v. 676 m.i.), “Minhāxh fi Sherḥi’ṣ-Ṣaḥīḥi’l-Muslimi” (Mënyra e Sqarimit të Përmbledhjes së Ḥadītheve të Muslimit), vëll. 11, fq. 92, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Me‘arifeti” (Urtësia), Bejrut, Liban.

2- Muḥjiddīn Neueuīu, (v.v. 676 m.i.), “Minhāxh fi Sherḥi’ṣ-Ṣaḥīḥi’l-Muslimi” (Mënyra e Sqarimit të Përmbledhjes së Ḥadītheve të Muslimit), vëll. 11, fq. 92, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Me‘arifeti” (Urtësia), Bejrut, Liban.

3- Muḥjiddīn Neueuīu, (v.v. 676 m.i.), “Minhāxh fi Sherḥi’ṣ-Ṣaḥīḥi’l-Muslimi” (Mënyra e Sqarimit të Përmbledhjes së Ḥadītheve të Muslimit), vëll. 11, fq. 92, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Me‘arifeti” (Urtësia), Bejrut, Liban.

4- Muḥjiddīn Neueuīu, (v.v. 676 m.i.), “Minhāxh fi Sherḥi’ṣ-Ṣaḥīḥi’l-Muslimi” (Mënyra e Sqarimit të Përmbledhjes së Ḥadītheve të Muslimit), vëll. 11, fq. 92, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Me‘arifeti” (Urtësia), Bejrut, Liban.

5- Ebū ‘Abbās Aḥmed Ibn ‘Umer Ibn Ibrāhīm Ḳurṭubīu, (v.v. 656 m.i.), “Mufhimu Limā Eshkele min Telkhīṣi Kitābi Muslimi” (Kuptimi i Asaj që Formësoi Përmbledhjen e Librit të Muslimit), vëll. 4, fq. 558,(viti i botimit 1429 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Katërt, Shtëpia Botuese: “Dāru Ibn Kethīri” (Ibn Kethīri), Dimeshḳ(Damask), Siri.

6- Ebū ‘Abbās Aḥmed Ibn ‘Umer Ibn Ibrāhīm Ḳurṭubīu, (v.v. 656 m.i.), “Mufhimu Limā Eshkele min Telkhīṣi Kitābi Muslimi” (Kuptimi i Asaj që Formësoi Përmbledhjen e Librit të Muslimit), vëll. 4, fq. 558,(viti i botimit 1429 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Katërt, Shtëpia Botuese: “Dāru Ibn Kethīri”(Ibn Kethīri), Dimeshḳ(Damask), Siri.

7- Ebū ‘Abbās Aḥmed Ibn ‘Umer Ibn Ibrāhīm Ḳurṭubīu, (v.v. 656 m.i.), “Mufhimu Limā Eshkele min Telkhīṣi Kitābi Muslimi” (Kuptimi i Asaj që Formësoi Përmbledhjen e Librit të Muslimit), vëll. 4, fq. 558,(viti i botimit 1429 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Katërt, Shtëpia Botuese: “Dāru Ibn Kethīri” (Ibn Kethīri), Dimeshḳ(Damask), Siri.

8- Ebū ‘Abbās Aḥmed Ibn ‘Umer Ibn Ibrāhīm Ḳurṭubīu, (v.v. 656 m.i.), “Mufhimu Limā Eshkele min Telkhīṣi Kitābi Muslimi” (Kuptimi i Asaj që Formësoi Përmbledhjen e Librit të Muslimit), vëll. 4, fq. 558,(viti i botimit 1429 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Katërt, Shtëpia Botuese: “Dāru Ibn Kethīri” (Ibn Kethīri), Dimeshḳ(Damask), Siri.

9- Ebū ‘Abbās Aḥmed Ibn ‘Umer Ibn Ibrāhīm Ḳurṭubīu, (v.v. 656 m.i.), “Mufhimu Limā Eshkele min Telkhīṣi Kitābi Muslimi” (Kuptimi i Asaj që Formësoi Përmbledhjen e Librit të Muslimit), vëll. 4, fq. 558,(viti i botimit 1429 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Katërt, Shtëpia Botuese: “Dāru Ibn Kethīri” (Ibn Kethīri), Dimeshḳ(Damask), Siri.

10- Ḳāḍī Ijjāḍi,“Ikmālu’l-Mulimi bi FeuāidiMuslimi” (Përsosja e të Metave me Dobitë e Muslimit), vëll. 5, fq. 379, Vërtetmi Nga Doktor Jaḥjā Ismā‘īli, Shtëpia Botuese:“Dāru’l-Uefā” (Besa).

11- Ḳāḍī Ijjāḍi,“Ikmālu’l-Mulimi bi FeuāidiMuslimi” (Përsosja e të Metave me Dobitë e Muslimit), vëll. 5, fq. 379, Vërtetmi Nga Doktor Jaḥjā Ismā‘īli, Shtëpia Botuese:“Dāru’l-Uefā” (Besa).

12- Imām Muḥammed IbnIsmā‘īl Bukhārīu, “Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Bukhārīut), vëll. 2, fq. 676, Ḥadīthi Nr:3175, “Kitābu’l-Xhizje ue’l-Muuadā” (Libri i Pagimit të “Xhizjes” (Taksës Për Sigurimin e Jetës, Nderit dhe Pasurisë për Jomuslimanët) Dhe Mjekimi i Ndërsjelltë), Kreu: “A Mund të Mjekojë një “Dhimmī” (Jomusliman i Mbrojtur) Një Muslimani që iu Është Bërë Magji?!”, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shu‘ajb Arnauṭi, Shtëpia Botuese: “Risāletu’l-‘Alemijje” (Dërgesa Botërore).

13- Imām Muḥammed Ibn Ismā‘īl Bukhārīu, “Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Bukhārīut), vëll. 2, fq. 715, Ḥadīthi Nr: 3268, “Kitābu’l-Bedi‘i’l-Khalḳi”(Libri i Fillimit të Krijimit), Kreu i Sqarimit të Mbiemrave të Iblīsit dhe të Ushtarëve të Tij”.

14- Imām Muḥammed Ibn Ismā‘īl Bukhārīu, “Ṣaḥīḥu’l-Bukhārī” (Përmbledhja e ḤadīthevetëVërteta të Bukhārīut), vëll. 4, fq. 294,“Kitābu’ṭ-Ṭibbi”(Libri i Mjekësisë).

15- Imām Muslim Ibn Ḥaxhxhāxh Kushejri Nishābūrīu,“Ṣaḥīḥu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Ḥadītheve të Vërteta të Muslimit), vëll. 4, fq. 26,Vërtetimi Nga Shejkh Muslim Ibn Maḥmūd ‘Uthmān SelefiEtheriu dhe Nga Muḥammed MuṣṭafāDhuhejli,Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Khajri” (Mirësia);Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli, “Musnedu Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit), vëll. 40, fq. 284, Ḥadīthi Nr:24237. Vërtetuesi Pohon Kështu në Shënimin e Fundit të Ḥadīthit: “Zinxhiri i Përcjelljes së KëtijḤadīthi Ëshët i VërtetëSipas Kushteve të Vëna nga Imām Bukhāriu dhe ImāmMuslimi. Këtë Ḥadīth e Ka Shënuar Imām Bukhārīu.

16- Shejkh Muḥammed Ibn Ṣāliḥ ‘Uthejmini, “Sherḥu’ṣ-Ṣaḥīḥi’l-Bukhārī” (Sqarimi i Përmbledhjes së Ḥadītheve të Vërteta të Bukhārīut), vëll. 1, fq. 234,(viti i botimit 1429 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mektebetu’ṭ-Ṭaberī” (Instituti i Ṭaberīut).

17- Shejkh Muḥammed Ibn Ṣāliḥ ‘Uthejmini, “Sherḥu’ṣ-Ṣaḥīḥi’l-Bukhārī” (Sqarimi i Përmbledhjes së Ḥadītheve të Vërteta të Bukhārīut), vëll. 1, fq. 234,(viti i botimit 1429 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mektebetu’ṭ-Ṭaberi” (Instituti i Ṭaberiut).

18- Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli, “MusneduImāmAḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit), vëll. 2, fq. 693, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shejkh Shu‘ajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risāleti” (Instituti i Dërgesës).

19- Imām Aḥmed Ibn Ḥanbeli, “MusneduImāmAḥmed Ibn Ḥanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmed Ibn Ḥanbelit), vëll. 2, fq. 693, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shejkh Shu‘ajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risāleti” (Instituti i Dërgesës).



Burimi : Medya Şafak