Mësimet E Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi I Shtatëdhjetëepestë
Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit...
Përshëndetja dhe paqja qoftë mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) mbi familjen e tij tërësisht të pastër.
Ndjekës të nderuar ju përshëndesim në këtë pjesë të re të programit tonë me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Shfaqja e Imam Mehdiut), nga studiot e stacionit Keuther TV në Kum: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju”. Mirëseerdhët dhe kemi kënaqësinë t’iu kemi në mesin tuaj Zotëri Ajetullah Sejjid Kemal Hajdari. Imzot jemi në pjesën e shtatëdhjetëepestë të programit tonë me titull: “Zinxhiri dhe Argumentimi i Hadithit Thekalejn”.Imzot i nderuar dua që të hyj menjëherë në çështje, më herët ju shqyrtuat çështjen e cilësive të vetes së Kur’anit Famëlartë. Më pas ju i zbatuat këto cilësi në Hadithin Thekalejn. Kurse në këtë program ne duam që të mësojmë veçorinë e dytë të Kur’anit Fisnik me qëllim që të mund të përfitojmë në cilësinë e Hadithit Thekalejn.
I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër dhe e shpejtoftë shfaqjen e tyre! Ç’është e vërteta përpara se të kalojmë në veçorinë e dytë, unë jam i mendimit se nuk ka asgjë të keqe nëse citoj dhe përsëris dhe një herë, qoftë në mënyrë përmbledhëse të pikave që kemi arritur në programet e kaluara.
Pika e parë është se ne kemi përmendur se udha e mundësisë së përftimit të mesazheve që do të përcjellë Hadithit Thekalejn është veçimi i pikës kryesore që kalon në hadith. Fjalia më e rëndësishme e Hadithit Thekalejn është pjesa: “Këta të dy nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit”. Kjo pjesë na bën të ditur në mënyrë të hapur dhe të qartë se ndarja mes Kur’anit dhe farefisit nuk do të ndodhë as në këtë botë, as në “berzah” (në jetën e varrit) dhe as në botën tjetër. Kjo pandashmëri do të vazhdojë derisa të arrijnë tek i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) në krye të bazenit.
Pika e dytë është se dijetarët muslimanë kanë thënë se duke u mbështetur në këtë parim thelbësor, kanë thënë se ky dëshmon se të tëra veçoritë që zotëron Kur’ani Famëlartë, është e domosdoshme që t’i zotërojë dhe gjëja që është e barasvlefshme me Kur’anin. Nuk ka dallim nëse gjëja që është e barasvefshme me Kur’anin është sunneti apo farefisi. Ti mund të pranosh se versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn është në formën: “dhe sunnetin tim”. Këtu nuk ka asnjë pikë që do të shkaktonte problem në pranimin e pikës së pandashmërisë. Fjalia e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.): “Këta nuk do të ndahen kurrë”, shpalos se bëhet fjalë se të tëra veçoritë që i zotëron Kur’ani, i zotëron dhe i barasvlefshmi i Kur’anit që nuk ndahet nga Kur’ani.
Pika e tretë është se ne kemi pasi kemi shqyrtuar cilësinë e qenies “furkan” që është dalluesi, ndarësi, veçuesi mes të vërtetës dhe të kotës që është veçoria e parë që Kur’ani ka cilësuar veten, kemi argumentuar se kjo veçori i përket dhe farefisit të pastër, si pasojë e zbatimit të rregullit të Hadithit Thekalejn duke cekur një larmi ajetesh të Kur’anit Fisnik.
Pika e katërt është se ne kemi shpalosur se i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ua ka dhënë këto cilësi të nderuarit Ali (p.m.t.), të nderuarës Fatime (p.m.t.), të nderuarit Hasan (p.m.t.) dhe të nderuarit Husejn (p.m.t.), ashtu siç tregojnë dhe përcjelljet e qarta, të vërteta dhe mbi të cilat është arritur njëzëshmëria. Domethënë ne kemi shikuar se ky përfundim që kemi përftuar nga Hadithi Thekalejn është në përputhje me urdhrat e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Të tëra sqarimet e kryera deri më tani kanë të bëjnë me veçorinë e parë.
Në këtë çast le të kalojmë në veçorinë e dytë, sipas mendimit tonë kjo veçori e dytë përbën pikën jetike të Hadithit Thekalejn; sepse ne me këtë veçori do të mësojmë dhe do të njohim diturinë e Ehli Bejtit. Unë mendoj se kjo çështje është jetike dhe e rëndësishme. E thënë ndryshe kush është njeriu më i ditur pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)?! Rëndësia e kësaj pike buron nga këtu: “Ne mund të kuptojmë se kush është njeriu më i ditur, kur të mësojmë duke vendosur në vendin e duhur atë njeri dhe mund të kuptojmë se përse atij i përket dhe autoriteti fetar. Kështu që gjatë kohës kur i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) ishte gjallë, cilësia e “alemijje” (qenies më i ditur) i përkiste atij dhe si rrjedhojë fjala e tij kishte veçorinë e qenies argument në kundërshtime, mosmarrëveshje dhe ndasi mendimi. Duke nisur nga këtu ne duhet që të përcaktojmë se kush është njeriu më i ditur pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), pra kush është autoriteti pas tij?!
Askush të mos çohet dhe të na thotë: “Ai është Kur’ani”. Ne gjithmonë bashkërisht kemi arritur njëzëshmërinë në çështjen se mendimi: “Ne na mjafton Libri i Allahut” është i kotë. Sepse Kur’ani Famëlartë kumton: “Me qëllim që t’u sqarosh njerëzve atë që të është zbritur”. Pra sunneti është një pikë e rëndësishme në kuptimin e urtësisë fetare dhe kuranore, shumë mirë por në këtë gjendje kujt do t’i drejtohet bashkësia muslimane në zgjdhjen e problemeve?!
Askush të mos çohet dhe të na thotë: “Drejtohuni Kur’anit dhe sunnetit”. Sepse bashkësia muslimane ka ndasi mendimi si në çështjen e Kur’anit dhe sunnetit. Një doktrinë e kupton kështu një hadith, ndërsa një doktrinë tjetër e kupton ndryshe. Atëherë nënvizojmë se prania e një autoriteti është e detyrueshme.
Lejomëni që t’iu ilustroj një shembull nga sistemet në shtetet bashkëkohore. Ashtu siç e dini dhe ju shtetet kanë ligje të shkruara. Këto ligje pranohen si themeli i shtetit dhe kësaj u thuhet kushtetutë. Që të tëra nenet që nuk shfaqin përputhje me kushtetutën quhen të pavlefshme dhe kundërshtohen.
Çfarë bëjnë këta kur kanë ndasi mendimi rreth një neni?! Për ta nuk është e mundur që t’i drejtohen një ligji tjetër. Ata i drejtohen gjykatës së lartë. Kjo gjendje i asgjëson diskutimet mbi kuptimin e drejtë të ligjeve.
Ne kur shikojmë epokën e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) vëmë re se Kur’ani nuk ishte autoriteti i vetëm kur bashkëkohësit kishin ndasi mendimi në disa çështje. Autoriteti ishte i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Shprehemi kështu sepse në fund të fundit të tërë ishin bashkëkohës dhe donin që të kuptonin fenë. Secili nga ata megjithëse i drejtohej Kur’anit dhe sunnetit sërish kishte ndasi mendimi.
Prezantuesi: Që të tërë u jepnin përparësi komentimit të tyre.
I ftuari: Në këtë gjendje duhej të gjendej një njeri fjala e të cilit duhet të ishte gjykimi i fundit i cili ishte i nderuari i dërguari i Allahut (p.q.m.t.).
Pyetje: Kush do ta thotë fjalën e fundit në çështjet fetare ku bashkësia muslimane ka ndasi mendimi pas të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.)?! Kjo është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme. Unë nuk dua që të hyj në çështjet politike. Unë në përgjithësi dua që të shtjelloj dhe studioj çështjet fetare. Kush është njeriu fjala e të cilit është gjykim?! Tani ejani dhe le t’i drejtohemi Kur’anit Fisnik. Para së gjithash çfarë është Kur’ani Famëlartë?! Duke hetuar Kur’anin do të mundohemi që të njohim se kush janë njerëzit që janë të barasvlefshëm me të. Nuk ka rëndësi se ky i barasvlefshëm është farefisi i pastër apo është sunneti, sepse në fund të fundi Kur’ani ka një gjë që është e barasvlefshme me të.
Allahu i Lartësuar thotë si më poshtë: “Dhe (përkujtoji njerëzve) atë ditë, kur Ne në çdo bashkësi njerëzore do të sjellim dëshmitarë kundër atyre. Në shtesë Ne të zbritëm ty Librin që është sqarues i çdo gjëje, burim udhëzimi dhe mëshire dhe përgëzim për muslimanët”. (1)
Kur’ani Fisnik e bën të njohur veten e tij me këto cilësi. Pikë së pari është sqaruesi i çdo gjëje, pikë së dyti është burim udhëzimi, pikë së treti është mëshirë dhe pikë së katërti është përgëzues për muslimanët.
Nëse do t’ia dalim mbanë në këtë program dua që të qëndroj mbi pjesën e ajetit: “tibjanen li kuli shejin” (sqarim për çdo gjë).
Pyetje: Çfarë kuptohet me thënien: “tibjanen li kuli shejin” (sqarim për çdo gjë)?! Çfarë synohet me thenien: “çdo gjë” që zë vend në ajet?!
Pohojmë se brenda kornizës së këtij ajeti janë të pranishme dy drejtime dhe mendime të ndryshme në mesin e dijetarëve të Ehli Sunnetit dhe Ehli Shiitëve të epokës së vjetër dhe të fundit.
Në drejtimin e parë është përcakuar se ajeti fisnik është i përgjithshëm. Sepse kjo pjesë e ajetitpërfshin fjalët “kuli” (çdo) dhe “shej” (gjë). Me fjalë të tjera duket se ajeti përfshin çdo gjë qoftë fetare qoftë e kësaj bote. Nuk ka rëndësi nëse kjo gjë është apo nuk është e lidhur drejtpërdrejtë me fenë. Sepse Kur’ani thotë “është sqarimi për çdo gjë”.
Mirëpo në ajetin fisnik gjendet një argument. Ky argument është se Libri ka zbritur në zemrën e të nderuarit Vulë (p.q.m.t.).
“Atë e zbriti Shpirti Besnik (i Sigurtë) në zemrën tënde”. (2)
Detyra thelbësore e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) është sqarimi i urtësisë fetare. Atëherë qëllimi i çdo gjëje janë të tëra gjërat që kanë lidhje me urtësinë fetare qofshin thelbësore qofshin dytësore. Ky është drejtimi i parë.
Ashtu siç kam përcaktuar një palë e dijetarëve të mëhershëm dhe të mëvonshëm të Ehli Sunnetit dhe Ehli Shiitëve e ka përvetësuar këtë mendim.
Imam Taberiu është një nga këta. Imam Taberiu (v.v. 310 m.i.) në veprën e tij me titull: “Xhamiu’l-Bejani” (Përmbledhësi i Sqarimit) Imam Taberiu shkruan kështu në komentimin e këtij ajeti që kalon në Suren Nahl: “O Muhammed (p.q.m.t.)! Allahu i Lavdëruar të ka zbritur ty këtë Kur’an që është sqaruesi i çdo gjëje për të cilën kanë nevojë njerëzit e lejuar-e ndaluar, shpërblim-ndëshkim”. (3)
Ndërsa për sa i përket gjërave krijuese si krijimi i qiejve dhe i tokës, i gjërave që janë krijuar dhe do të krijohen, themi se ky ajet nuk i drejtohet kësaj çështjeje.
Burimi i dytë është vepra me titull: “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve) e Shejh Alusiut. Ky i fundit thotë kështu në komentimin e këtij ajeti: “Sipas një palë të dijetarëve qëllimi i çdo gjëje që zë vend në ajet janë gjërat e lidhura me fenë”. (4)
Prezantuesi: Një thënie e qartë...
I ftuari: Shumë e saktë. Çdo gjë që hyn në fushën e fesë është e pranishme në Kur’anin Famëlartë. Tani pas tërë këtyre sqarimeve dikush mund të ngrihet dhe të kundërshtoje duke na pyetur: “Nëse gjendja është kështu atëherë a nuk është i vërtetë këndvështrimi: “Ne na mjafton Libri i Allahut?!”” Përgjigjja: “Jo, kurrën e kurrës!” Ky këndvështrim është i gabuar. Sepse gjërat që ndodhen në Kur’anin Fisnik kanë nevojë që të sqarohen nga ana e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).
“Me qëllim që t’u sqarosh njerëzve atë që të është zbritur”. (5)
Sipas ajetit të larpërmendur edhe sunneti është një shtyllë në sqarimin e urtësisë fetare.
Burimi i tretë është komentimi me titull: “Tahrir ue’t-Tenuiri” (Çlirimi dhe Ndriçimi) e dijetarit bashkëkohor Tahir Ibn Ashurit. Ky i fundit shprehet kështu në komentimin e këtij ajeti:
“Thënia: “kuli shejin” (çdo gjë) shpreh përgjithësim. Megjithatë ky përgjithësim shpreh përgjithësimi zakonor në një rreth. Sepse për këtë lloj përgjithësimi bëhet fjalë në gjërat si fetë dhe “sheriatet” (ligjëvëniet hyjnore). Brenda kësaj gjenden gjëra të tilla si përmirësimi i vetes, përsosmëria e moralit, ndreqja e shoqërive të qytetëruara, sqarimi i të drejtave, ftesat në dëshmitë për arritjen tek njëshmëria, vërtetësia e të dërguarit, të vërtetat intelektuale dhe shkencore, hollësitë e krijimit, gjendjet e bashkësive të shkuara njerëzore, faktorët që i kanë nxitur në gjetjen e shpëtimit dhe shtyrë drejt shkatërrimit”. (6)
Pohojmë se është e vërtetë se thënia në formën “kuli shejin” (çdo gjë) shpreh përgjithësim. Sepse fjalëza “kuli” (çdo) është një lidhëz shumë e fuqishme e cila shpreh përfshirje. Pra fragmenti shpreh se ajeti nuk ka kuptimin se çdo gjë gjendet në Kur’an, por se është sqaruar çdo gjë në fushën e urtësisve fetare.
Tahir Ibn Ashuri e ka zgjeruar pakëz kornizën. Ai ka shtuar dhe gjëra që kanë lidhje me të vërtetat intelektuale dhe shencore në komentimin e tij të ajetit. Për më tepër ai brenda kësaj ka përfshirë dhe historinë e filozofisë, si dhe i ka vlerësuar në këtë kornizë dhe ligjet hyjnore që sundojnë shoqëritë njerëzore.
Prezantuesi: Ligjet historike.
I ftuari: Në vazhdim ai përshkruan kështu: “Gjëra si përfundimet e këshillave së bashku me dëshmitë historike, ligjet e tyre, qytetërimet e tyre dhe profesionet e tyre përftohen me hetimin e tyre. Nga të tëra këto pra nga parimet e diturisë dhe urtësisë janë përftuar të fshehta dhe dëshmi. Sqarimi i çdo gjëje është i përshtatshëm në kornizën e përgjithësimit. (7)
Prezantuesi: Fusha u zgjerua mjaft.
I ftuari: Po madje mjaft tepër. Të tëra këto dituri-urtësi kaluan nga Kur’ani dhe i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) tek farefisi i pastër (p.q.m.t.). Në këtë post nuk ka asnjë tjetër përveç farefisit dhe Ehli Bejtit.
Ne iu patëm dhënë fjalën ndjekësve dhe miqve të nderuar se do të praqisnim përcjellje dhe nga dijetarët e epokës bashkëkohore. Ejani dhe le t’i hedhim një sy sqarimeve në lidhje me komentimin e ajetit të sipërcituar të një dijetari të shkollës së Muhammed Ibn Abduluehhabit.
Në veprën e tij me titull: “Tesiru’l-Kerimi’r-Rahman” (Ndikimi i të Nderuarit i të Gjithëmëshirshmit) Shejh Abdurrahman Ibn Nasir Sadiu (v.v. 1376 m.i.) citon kështu: “Them se është sqaruar çdo gjë në thelbin e fesë dhe degët e fesë, në gjykimet e kësaj bote dhe botës tjetër”. (8)
Domethënë të tëra dituritë që kanë të bëjnë me rikthimin janë të pranishme në Kur’anin Famëlartë. Në këtë gjendje të tëra dituritë që kanë lidhje me rikthimin duhet të jenë të pranishme dhe në sytë e farefisit.
Ne u kishim dhënë fjalën se do të ceknim dijetarët e mëhershëm dhe të epokës së fundit të Ehli Sunnetit dhe Ehli Shiitëve të cilët kanë bërë të ditur këtë komentim. Në veprën e tij me titull: “Mizan fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani” (Peshorja në Komentimin e Kur’anit) Shejh Tabatabaiu kumton si në vijim në komentimin e ajetit në fjalë: “Sipas kësaj cilësia e përgjithshme e Kur’anit është qenia sqarues për çdo gjë... Duke qenë se Libri është një udhëzim për mbarë njerëzit dhe se kjo është bërë e qartë si funksioni i tij më themelor, atëherë me qëllimin “çdo gjë” që bëhet fjalë në ajet janë gjërat e lidhura me ndodhinë e udhëzimit, për të cilat njerëzit kanë nevojë në kontekstin e udhëzimit”. (9)
Për këtë arsye dijetari i fesë nuk do të thotë se është njeriu që di vetëm të lejuarën dhe të ndaluarën. Sepse përmbajtja e Kur’anit nuk është e përbërë vetëm nga e leuara dhe e ndaluara.
Prezantuesi: Feja është më përfshirëse.
I ftuari: Sigurisht. Kjo është arsyeja që është urdhëruar: “Vallë përse nuk lëviz (pranë të dërguarit) një shoqëri nga çdo shtresë për të përftuar një dituri të thellë në fe dhe për t’i paralajmëruar ata kur kthehen në shoqëritë e tyre?!” (10)
Atëherë çfarë është feja?! Feja është përmbledhja e diturive si fillimi, rikthimi, ligjvëniet hyjnore, rrëfimet, të lejuarat dhe të ndaluarat. Të lejuarat dhe të ndaluarat janë gjithsej sa një e dhjeta e diturive në Kur’an. Kjo nënkupton se një njeri që është specializuar në fushën e “ilmu’l-halit” (gjendjes së diturisë) bashkë me çështjet e të lejuarës dhe të ndaluarës ka mundur që të mësojë vetëm një të dhjetën e e diturive fetare. Si rrjedhojë autoriteti është njeriu që është dijetar i të tërë fesë. Sepse ai kalon në vendin e imamit të pafajshëm në epokën e fshehjes. Sigurisht se këto vlerësime janë kryer sipas Shkollës së Ehli Bejtit. Sepse Imam Mehdiu (p.m.t.) ka thënë: “Drejtohuni njerëzve që përcjellin hadithet tona në ngjarjet që hasni, sepse ata janë argumentet tona kundrejt jush. Ndërsa unë jam argumenti i Allahut të Madhëruar”. Kjo përkthehet se ky dijetar fetar që ulet në vendin e imamit kalon në vendin e tij, jo vetëm në fushën e të lejuarës dhe të ndaluarës, por në të tërë fushën e autoritetit fetar. Gjithashtu ai duhet të ketë dituri dhe në fushën e diturive fetare që përfshin dhe fushën e kredos dhe moralit.
Kjo është arsyeja që ne në miratimet tona juridike kemi bërë të ditur se përqendrimi i autoritetit fetar dhe i cilësisë së “alemijjes” (qenies më i ditur) nuk përbën diturinë e të lejuarës dhe të ndaluarës. Por le t’i rikthehemi çështjes sonë.
Miqtë e mi të nderuar drejtimi i parë në lidhje me ajetin e kushtëzon thënien “kuli shejin” (çdo gjë).
Prezantuesi: Pra kjo do të thotë se nuk është absolut.
I ftuari: Pra ata thonë se nuk janë të tëra dituritë, dhe jo çdo gjë që ka ndodhur në të kaluarën, po ndodh në këtë çast dhe do të ndodhë në të ardhmen.
Kurse drejtimi i dytë përvetëson mendimin se thënia “kuli shejin” (çdo gjë) është e përgjithshme në kuptimin absolut dhe përfshirëse. Duke u mbështetur në këtë mendim vëmë theksin se në Kur’anin Famëlartë kalon çdo gjë për të cilën njeriu ka nevojë, çdo gjë që ka ndodhur në të shkuarën, po ndodh tani, do të ndodhë në të ardhmen dhe deri në ditën e Kijametit.
Prezantuesi: Nuk ka rëndësi se cila pyetje iu është fiksuar në mendje...
I ftuari: Pavarësisht kësaj, jo çdo njeri ka enën e duhur për të mund të nxjerrë përgjigjen e kësaj nga Kur’ani Fisnik. Ata të cilët kanë autoritetin për të mund ta nxjerrë këtë nga Kur’ani Famëlartë janë trashëgimtarët e Librit dhe ata që e marrin përsipër Kur’anin Fisnik. Kështu që disa ajete kuranore na njoftojnë për këtë.
Shumë mirë por kush janë këta?! Ja pra Hadithi Thekalejn na sqaron se kush janë këta. Këta janë trashëgimtarët e Librit, ata nuk ndahen nga ai dhe as Libri nuk ndahet nga ata. Pas kësaj do t’i drejtohemi të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). O i dërguari i Allahut (p.q.m.t.): “Vallë a nuk ke përcaktuar njeri në këtë çëshje?!” Vallë a nuk ke thënë: “Unë jam qyteti i diturisë ndërsa Aliu (p.m.t.) është dera e tij?!” “Vallë a nuk ke dhënë urdhra të tjërë në këtë çështje?!”
Le t’i hulumtojmë këto një për një. Mendoj se është bërë e qartë se drejtimi i dytë thotë se Kur’ani Famëlartë ka përfshirë të tërë diturinë dhe jo disa gjëra. Shejh Alusiu rrëfen kështu duke cekur prekur komentimin e ajetit të lartpërmendur: “Disa janë të mendimit se kuptimi duhet të ngushtohet duke u nisur nga përgjithësimi që kërkon pamja e jashtme e ajetit”. (11)
Drejtimi i parë e bën ajetin që t’i përkasë vetëm fushës së diturisë fetare, ndërsa drejtimi i dytë nuk e shikon të kufizuar vetëm me këtë.
Ndërsa në vazhdim thotë kështu: “Fjalëza “kul” (çdo) është për shumicën. Them se është e mundur që të nxjerrësh nga Kur’ani Fisnik çdo lloj gjëje që ka të bëjë me fenë dhe këtë botë”. (12)
Sipas kësaj i ashtuquajturi hadith i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) në formën: “Ju i dini më mirë punërat e kësaj bote”, i përcjellur nga disa e anullon këtë këndvështrim famëkeq. E thënë ndryshe mbarë punërat e fesë dhe të botës janë të pranishme në Kur’an. Kur’ani Famëlartë nuk është një libër që i shpalos dituritë vetëm në fushën e fesë, por është një libër që i përzien fenë dhe këtë botë me njëra-tjetrën. Madje është udha e arritjes nga kjo botë për në tjetrën, lëre më që të mos ketë cekur këtë botë! I nderuari Jusuf (p.m.t.) do të thotë: “Sepse unë i mbroj ata shumë mirë dhe e di këtë punë” (13) por i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) nuk do t’i kuptuaka punërat e kësaj bote! Çfarë lloj logjike është kjo?! Në thënien e qartë të ajetit urdhërohet: “Ai është sqaruesi i çdo gjëje”.
Ndërsa Shejh Alusiu thotë kështu më poshtë: “Çdo gjë është sqaruar në mënyrë të hapur dhe të qartë në Kur’an. Mirëpo është marrë parasysh perceptimi dhe ena e ndryshme e njerëzve”. (14)
Shejh Alusiu është përpjekur që t’i japë përgjigje një pyetje të paracaktuar. Pra nëse gjendja është kështu ai i jep përgjigjje pyetjes në formën: “Vallë përse njerëzit nuk mund të kuptojnë çdo gjë në Kur’an?!” Kur ne themi se në Kur’an gjendet çdo gjë, nga kjo thënie nuk është e dtyruar që të dalë një përfundim se mbarë njerëzit kuptojnë çdo gjë në të.
Prezantuesi: Problemi qëndron tek ai që i drejtohet Kur’ani i cili mundohet që ta lexojë dhe ta perceptojë.
I ftuari: Shumë e saktë. Problemi është tek lexuesi dhe dëgjuesi i cili i jep përparësi kuptimit të tij.
Ndërsa në vazhdim pohon kështu: “Kushedi se sa thënie ka që ato fjalë janë të qarta dhe sqaruese për një shoqëri, ndërsa për të tjerët nuk bartin të njëjtën veçori. Ndonjëherë një fjalë është mjaftueshmërisht e qartë për një njeri ndërsa për një tjetër mund të vijë e mbylur dhe e pakuptimtë. Ky ndryshim vjen si pasojë e fuqisë në largpamësinë e tyre. Nga Xhelaluddin Sujuti dhe nga Mursiu përcillet një përcjellje e tillë: “Kur’ani e ka mbledhur diturinë e të mëparshmëve dhe më të mëvonshmëve në veten e tij. Deri në atë pikë sa vetëm Allahu i Madhëruar mund ta dijë të vërtetën e këtyre diturive”. (15)
Ne shtojmë se qenia e qartë dhe sqaruese e një fjale për një shoqëri, nuk e bën të detyrueshme që të jetë e tillë dhe për nëj shoqëri tjetër. Nje fjalë që është e qartë për farefisin mund të mos jetë e qartë për bashkëkohësit. Këtu nuk ka asgjë të keqe. Një çështje tjetër që të tërheq vëmendjen në fragmentin e sipërcituar është përmendja e ndryshimit të largpamësisë së njerëzve.
“Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli dhe sipas vëllimit së tyre luginat u bënë përrenj dhe u derdhën. Ky përrua mori mbi vete një shkumë që del lartë”. (16)
Le ta vëmë në zbatim këtë ajetin e mësipërm në Kur’anin Fisnik. Ndonëse Kur’ani Famëlartë na ka zbritur të tërëve, secili përfiton nga Kur’ani sipas enës së tij. Duke qenë se fjalia e fundit e fragmentit në fjalë bën të ditur se Kur’ani Fisnik ka bartur diturinë e të mëparshmëve dhe më të mëvonshmëve në veten e tij, cila dituri është e pranishme në sytë e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)?!
Prezantuesi: Diturinë e të mëparshmëve dhe më të mëvonshmëve.
I ftuari: Vallë a mund të ketë më të ditur se ai?!
Prezantuesi: Sipas besimit të mbarë muslimanëve nuk është i pranishëm asnjë njeri më i ditur se ai.
I ftuari: Shumë e saktë. Meqenëse janë të pranishëm njerëz që nuk ndahen nga Kur’ani dhe Kur’ani nuk ndahet nga ata, këta zotërojnë dhe dituritë e të mëparshmëve dhe më të mëvonshmëve. Ja pra këto janë thëniet e drejtimit të dytë.
Ndërsa në vijim shprehet kështu: “I pari vjen Allahu i Lartësuar dhe më pas i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Megjithatë Allahu i Lavdëruar nuk mund t’ia bëjë të ditur të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) gjërat që i përkasin Atij. Më tej bashkëkohësit kryesorë dhe të ditur e morën si trashëgimi këtë dituri nga ai”. (17)
Shejh Alusiu thotë se kjo trashëgimi ka vazhduar edhe pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Ai rrëfen se kjo trashëgimi ka kaluar tek individët e pashoq si bashkëkohësit dhe bën me shenjë tek katër prijësit, Ibn Abbasi dhe Ibn Mesudi. Ne kemi bërë të qartë me dhjetra herë se këto janë thënie që nuk kanë dëshmi. Këto argumene fetare janë prova që lidhin vetë atë dhe nuk janë argument për ne.
Epo është thënë se epoka nuk mund të privohet nga një njeri që i di këto. (18) Në çdo epokë është i pranishëm një njeri që i di dituritë e të mëparshmëve dhe më të mëvonshmëve. Unë nuk dua që t’u imponoj mendimet e Shkollës së Ehli Bejtit ndjekësve të nderuar. Ne e pranojmë dhe besojmë se imamët tanë e zotërojnë këtë dituri ndërsa ju nuk e besoni. Atëherë tregonani këta njerëz për të cilët besoni se i dinë dituritë e të mëparshmëve dhe më të mëvonshmëve dhe asgjë nuk ka mbetur e fshehtë nga ata. Kush janë këta?! Ne nuk kemi asnjë problem. Në fund të fundit ne u kemi dhënë zotimin një njeriu të tillë dhe ai është imami ynë i dymbëdhjetë. Sipas besimit tonë ai është i pafajshëm dhe është trashëgimtari i diturisë së të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Në fakt çfarë thoni ju në këtë çështje?!
Ju jeni të detyruar që t’i dilni për zot mendimit të sufistëve, apo të dërvishëve, ose të Ibn Bazit, ose ose të këtij apo atij njeriu. Pa shikoni njëherë se sa i qartë është këndvështrimi në Shkollën e Ehli Bejtit, mirëpo gjendja nuk është kështu në shkollat e tjera. Problemi ynë është zgjidhur në kontekstin e hadithit: “Pa e njohur imamin e kohës”, apo “Ai njeri që vdes pa i dhënë zotimin imamit të kohës ka vdekur si të kishte vdekur në epokën e paditurisë”, sepse ky njeri është imami i dymbëdhjetë. Sipas jush kush është ky imam?! Miqtë e mi të nderuar hulumtoni se kush është trashëgimtari i Muhammed Mustafait (p.q.m.t.). Sipas nesh trashëgimtari i Muhammedit (p.q.m.t.) është imami i dymbëdhjetë. Ju çfarë mendoni?!
Prezantuesi:A mos vallë është Ali Shejhu ky trashëgimtar?!(Ky është emri i kryemuftiut të regjimit saudit, i cili rrjedh nga brezi i themeluesit të uehhabizmit: shënim i përkthyesit)
I ftuari: Në fakt uehhabistët kështu thonë. Shumë mirë por çfarë do të bëjnë muslimanët në Egjipt dhe Indonezi?!
Prezantuesi: Kjo nënkupton se trashëgimtarët janë më tepër se një!
I ftuari: Ja pra shikoni pasojat e këtij këndvështrimi. Ndërsa në vijim Shejh Alusiu tregon kështu: “Ata marrin emra si “gauth” (pol i madh), “kutbu’l-ektabi” (poli i poleve), “madhharu’l-etami” (shfaqja e të përsosurës), “madhharu’l-ismi’l-e’adhami” (shfaqja e emrit më të madh)”.(19)
Shejh Alusiu bën fjalë për “madhharu’l-ismi’l-e’adhami” (shfaqja e emrit më të madh të Allahut)! Të themi të drejtën kjo është për t’u çuditur! Tekefundit çdo gjë është e pranishme tek “madhharu’l-ismi’l-e’adhami” (shfaqja e emrit më të madh të Allahut). Unë kam një punim me 175 mësime në lidhje me “ismu’l-e’adhamin” (emrin më të madh të Allahut). Miqtë e nderuar le ta dinë se unë mund t’ua sqaroj “ismu’l-e’adhamin” (emrin më të madh të Allahut) për pesë vite me radhë. Por kjo nuk është çështja jonë. Shkurtimisht sipas drejtimit të dytë ajeti është absolut.
Pyetje: A ka ndonjë tjetër që e ka përmendur këtë përveç Shejh Alusiut?! Tani ejani dhe le të shohim komentimin e Ibn Kethirit që është më i dituri i komentuesve. Ky i fundit thotë kështu në komentimin e ajetit: “Për sa i përket ajetit: “Ne të zbritëm ty Librin që është sqarues për çdo gjë” Ibn Mesudi thotë: “Në Kur’an është sqaruar çdo dituri dhe çdo gjë për ne”, ndërsa Muxhahidi thotë: “Në Kur’an është sqaruar çdo e lejuar dhe çdo e ndaluar”. Fjala e Ibn Mesudit është më e përgjithshme dhe më përshirëse, sepse Kur’ani përfshin çdo dituri të dobishme nga lajmet e popujve të kaluar, diturinë e të ardhmes, gjykimin e çdo të lejuare dhe çdo të ndaluare, çdo gjë të dobishme për të cilën njeriu ka nevojë në fe, në këtë botë dhe në botën tjetër”. (20)
Ibn Mesudi është njëri nga bashkëkohësit më të mëdhenj të të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.). Duke u mbështetur në tekstin e lartpërmendur ai ka marrë kuptimin e përgjithshëm të qenies sqarues i çdo gjëje të Kur’anit. Gjendet dhe një mendim i dytë që ka lidhje me komentimin e ajetit. Duke u nisur nga kjo ajeti përmban sqarimin e të tëra të lejuarave dhe të ndaluarave. Natyrisht se Ibn Kethiri nuk e hedh poshtë mendimin e Ibn Mesudit.
Miq të nderuar dijeni se imamët e Ehli Bejtit mbështesin këtë mendimin e dytë. Këto përcjellje zënë në gojë se Kur’ani nuk sqaron vetëm të lejuarën dhet ndaluarën. Përkundrazi Kur’ani Famëlartë përmban diturinë e të tëra gjërave që kanë ndodhur në të shkuarën, po ndodhin në këtë çast dhe do të ndodhin deri në ditën e Kijametit. Ne i kemi paraqitur këto përcjellje ne veprën tonë me titull: “Ilmu’l-Imami” (Dituria e Imamit) dhe iu jemi drejtuar përcjelljeve në fjalë. (21) Pohojmë se janë përcjellur një mori përcjelljesh në lidhje me këtë çështje.
Përcjellja e parë: Sipas asaj që përcillet nga Imam Sadiku (p.m.t.) ky i fundit ka thënë kështu: “Betohem në Allahun se unë e di Librin e Allahut nga fillimi deri në fund si pëllëmba e dorës sime. Në të ka lajme për qiejt, tokën, ato që kanë ndodhur dhe që do të ndodhin”. (22)
Askush të mos çohet dhe të na ngrejë pyetjen: “Nga vjen kjo dituri?!” kur ne themi se imamët tanë zotërojnë diturinë e të mëparshmëve dhe të mëvonshmëve. Shprehemi kështu sepse burimi i këtyre diturive është Allahu i Madhëruar. Ata dinë çdo gjë që është në Librin e Allahut të Madhëruar. Allahu (k.m.t.) citon: “Ne të zbritëm ty Librin që është sqarues për çdo gjë, burim udhëzimi dhe mëshire dhe përgëzim për muslimanët”. (23)
Imam Sadiku (p.m.t.) kumton kështu: “Unë e di atë që është në qiej dhe në tokë, në Xhennet dhe në Xhehennem. Unë di çdo gjë që ka ndodhur deri më sot dhe që po dndodh. Imami ndaloi për një çast dhe rrëfeu kështu kur vuri re se dëgjuesve iu erdhi rëndë: “Unë i di këto nga Libri i Allahut. Allahu thotë kështu: “Në të ka sqarim për çdo gjë””.
Ne nuk e shpikëm këtë nga vetja, sepse gjenden një palë përcjelljesh që e mbështesin këtë drejtim.
Në këtë kontekst Imam Tabatabaiu ka një vlerësim të bukur në komentimin e ajetit:
Megjithatë në përcjelljet që kanë arritur në duart tona shprehin se Kur’ani përmban dituri rreth gjërave që kanë ndodhur, po ndodhin dhe do të ndodhin deri në ditën e Kijametit. Nëse këto përcjellje janë të vërteta atëherë në këtë rast me fjalën “tibjan” (sqarim) duhet të jetë synuar një ndodhi më e përgjithshme se argumentimi i fjalëzës”. (24)
Mirëpo kuptimet e shenjës nuk janë dëshmi të fjalëzës, domethënë jo çdo njeri nuk mund t’i nxjerrë këto shenja nga Kur’ani Fisnik. Një pjesë e njerëzve të cilët dëgjojnë mësimet e mia dhe ndjekin programet tona duke dëgjuar me një vëmendje të imponuar me qëllim që të mund të gjejnë një mangësi në sqarimet tona. Unë i falenderoj ata, unë falenderoj dhe Allahun e Lartësuar. Sepse ata janë të detyruar që të dëgjojnë Sejjid Ajetullah Kemal Hajdarin. Allahu i Lartësuar do t’i përçojë në udhën e drejtë disa nga ata qoftë me anë të natyrës së krijimit të tyre. Këto që kanë dëgjuar do të jenë argument kundër tyre në ditën e Kijametit sepse nuk do të mund të thonë se ne nuk e dinim.
Miq të nderuar ne kemi bërë të ditur me dhjetra herë se metoda që ndjekim është në përputhje me metodën e Shejh Albanit. Përpara nesh gjendet vepra me titull: “Sahihu’l-Ibni Maxhe” (Përmbledhjet e Haditheve të Vërteta të Ibn Maxhes) e dijetarit shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit. Ky i fundit kumton si më poshtë në këtë veprën e tij: “
Unë në këtë veprën time kam fuqizuar një mori hadithesh që kanë zinxhirë të dobët përcjelljeje (pra i ngrita në kategoinë e mirë ose të vërtetë). Sepse gjenden dëshmitarë që kanë të bëjnë me udhët e tyre të tjera të këtyre haditheve, dëshmitarë që kanë lidhje me të bëjnë me përcjelljet e tjera të këtyre haditheve, ose dëshmitarë në lidhje me këto në përmbledhjet e haditheve. Unë po e bëj të ditur këtë që në fillim në mënyrë që askush të mos krijojë menjëherë përshtypjen e qortimit... Veçanërisht këta njerëz që nuk e dinë metodën time dhe i hedhin poshtë hadithet që i kam fuqizuar”. (25)
Shejh Albani bën të qartë se i ka fuqizuar me argumente përmbajtjeje hadithet që kanë zinxhirë të dobët përcjelljeje, me synim që mund të jenë argument për ta. Ai përpiqet të thotë se si fillim ata duhet që të mësojnë metodën shkencore që jam mbështetur.
Nga këtu arrijmë në këtë përfundim të rëndësishëm: “Qëllimi i urdhrit të Allahut të Madhëruar kur citon ajetin: “Ne të zbritëm ty Librin që është sqarues për çdo gjë, burim udhëzimi dhe mëshire dhe përgëzim për muslimanët” sipas drejtimit të parë janë vetëm dituritë fetare që përcaktojnë duke filluar me të lejuarën dhe të ndaluarën, ndërsa në drejtimin e dytë janë të tëra dituritë e dobishme qofshin fetare apo jo fetare. Ajeti është i përgjithshëm dhe përfshirës, ai përfshin çdo gjë që ka ndodhur në të shkuarën, po ndodh tani dhe do të ndodhë në të ardhmen.
Nuk ka rëndësi se cili është i vërtetë, qoftë drejtimi i parë qoftë drejtimi i dytë sepse si nevojë e Hadithit Thekalejn, pohojmë se e tërë dituria fetare, këta njerëz që janë të barasvlefshëm me Kur’anin janë të pranishëm - në farefisin e pastër-.
Epo tanimë është bërë e qartë se sipas drejtimi të dytë - tani për tani nuk dua që të hyj në çështjen se përse kemi parapëlqyer mendimin e dytë ndaj të parit - theksojmë se dituria e çdo gjëje është pranë farefisit dhe jo vetëm dituria fetare, por çdo gjë që ka ndodhur në të kaluarën, po ndodh tani dhe do të ndodhë në të ardhmen. Sepse këtë e kërkon ajeti i mësipërm. Hadithi Thekalejn vë në dukje se autoriteti i diturisë, në mosmarrëveshjen e çdo lloj çështjeje fetare apo jo fetare pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), i përket farefisit të pastër që nuk ndahet nga Kur’ani dhe as Kur’ani nuk ndahet nga ata. Pra përsërisim se Ehli Bejti (p.m.t.) i di të tëra dituritë që janë në Kur’anin Famëlartë. Nëse Ehli Bejti nuk do të kishte ditur qoftë dhe një nga këto dituri atëherë mes tyre do të lindte ndarja. Por kjo dukuri bie ndesh me hadithin e prerë të të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.): “Këta të dy nuk do të ndahen kurrën e kurrës nga njëri-tjetri derisa të më vijnë mua në krye të bazenit”. Njeriu (p.q.m.t.) i cili nuk flet nga vetja por vetëm atë që i shpallet zotëron të tërë diturinë fetare dhe jo fetare.
Prezantuesi: Pra gjendja nuk ndryshon nëse ne e përftojmë apo nuk e përftojmë atë dituri. Ndërsa në këtë çast kemi në lidhje telefonike vëlla Muhammedin nga Spanja. Urdhëroni.
Muhammedi: Paqja qoftë mbi ju. Shejhu na sfidoi në mësimi e mëparshëm (paraardhës) Ne besojmë se dituria e të mëparshmëve dhe më të mëvonshmëve i përket Allahut të Madhëruar. Për këtë arsye Allahu (l.m.t.) urdhëron: “Ju iu është dhënë shumë pak gjë nga dituria” dhe me gjuhën e të dërguarit: “Thuaj: “O Zoti im shtomë diturinë”. Në shtesë dhe i nderuari Musa (p.m.t.) i thotë të nderuarit Hidr (p.m.t.): “Dituria ime dhe jotja krahasuar me diturinë e të mëparshmëve dhe më të mëvonshmëve u shëmbëllen një pikë uji që ky zog mori nga ky det”.
I ftuari: Edhe ju mbi qoftë paqja. Ju dolët jashtë teme, sepse në këtë çast po flisni brenda kornizës së diturisë së Allahut. Për më tepër në gjërat që u munduat që të sillni si argument bëhet fjalë për krahasimin e diturisë njerëzore me diturinë e Allahut të Madhëruar. Miku im ne nuk besojmë se dituria jonë është as sa një pikë uji! Dituria e të dërguarve, trashëgimtarëve, njerëzve të mirë, të mëparshmëve dhe të mëvonshmëve nuk mund të quhet as një pikë uji pranë diturisë së Allahut të Madhëruar. Miku im ku është dituria jonë dhe ku është dituria e Allahut të Madhëruar! Vallë a mund të krahasohet një gjë që ka fund me një gjë që nuk ka fund?! Ne në këtë çast po flasim në kornizën e diturisë së Kur’anit dhe diturisë së të dërguarit dhe trashëgimtarëve.
Në këtë çast kemi në lidhje telefonike vëlla Isain nga Iraku.Urdhëroni.
Isai: Paqja qoftë mbi ju. Unë kam një kërkesë për zotëri Sejjid Ajetullah Hajdarin. Unë kërkoj që diskutimet tuaja të vyera të përkthehen në gjuhën kurde. Në Irak jetojnë të paktën pesë milionë kurdë.
I ftuari: Edhe ju mbi ju qoftë paqja. Në këtë çast një vëlla i yni po e bën këtë.
Në këtë çast kemi në lidhje telefonike vëlla Jahjain nga Algjeria.Urdhëroni.
Jahja: Paqja qoftë mbi ju. Imzot ju keni me dhjetra nxënës në Algjeri. Ne me herët nuk i njihnim shiitët dhe i shikonim ngjarjet vetëm nga dritarja e uehhabizmit. Ne ju falenderojmë.
Ne ju falenderojmë Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ju falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar si pasojë e pjesëmarrjes suaj në program. Allahu iu ruajttë. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju.
Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:
1- Sure Nahl, Ajeti 89.
2- Sure Shuara, Ajeti 193.
3- Ebu Xhafer Muhammed Ibn Xherir Taberiu, “Xhamiu’l-Bejani” (Përmbledhësi i Sqarimit), vëll. 14, fq. 333, Vërtetimi Nga Dr. Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu.
4- Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebi’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve të Kur’anit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 14, fq. 256, Vërtetimi nga Mahir Habushi, (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessetu’r-Risale” (Instituti i Shpalljes), Botimi i Parë.
5- Sure Nahl, Ajeti 44.
6- Tahir Ibn Ashuri, “Tahrir ue’t-Tenuiri” (Çlirimi dhe Ndriçimi), vëll. 14, fq. 262.
7- Tahir Ibn Ashuri, “Tahrir ue’t-Tenuiri” (Çlirimi dhe Ndriçimi), vëll. 14, fq. 262.
8- Shejh Abdurrahman Ibn Nasir Sadiu, “Tesiru’l-Kerimi’r-Rahman fi’t-Tefsiri’l-Kelami’l-Mennani” (Ndikimi i të Nderuarit i të Gjithëmëshirshmit në Komentimin e Fjalës së Dashur), fq. 512, Me Paraqitjen e Abdullah Ibn Abdulaziz Ukajlit dhe Muhammed Ibn Salih Uthejminit.
9- Muhammed Husejn Tabatabaiu, “Mizan fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani” (Peshorja në Komentimin e Kur’anit), vëll. 12, fq. 325.
10- Muhammed Husejn Tabatabaiu, “Mizan fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani” (Peshorja në Komentimin e Kur’anit), vëll. 12, fq. 325.
11- Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebi’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve të Kur’anit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 14, fq. 265, Vërtetimi nga Mahir Habushi, (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessetu’r-Risale” (Instituti i Shpalljes), Botimi i Parë.
12- Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebi’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve të Kur’anit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 14, fq. 265, Vërtetimi nga Mahir Habushi, (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessetu’r-Risale” (Instituti i Shpalljes), Botimi i Parë.
13- 13 Sure Jusuf, Ajeti 55.
14- Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebi’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve të Kur’anit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 14, fq. 265, Vërtetimi nga Mahir Habushi, (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessetu’r-Risale” (Instituti i Shpalljes), Botimi i Parë.
15- Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebi’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve të Kur’anit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 14, fq. 266, Vërtetimi nga Mahir Habushi, (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessetu’r-Risale” (Instituti i Shpalljes), Botimi i Parë.
16- Sure Rad, Ajeti 17.
17- Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebi’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve të Kur’anit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 14, fq. 266, Vërtetimi nga Mahir Habushi, (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessetu’r-Risale” (Instituti i Shpalljes), Botimi i Parë.
18- Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebi’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve të Kur’anit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 14, fq. 266, Vërtetimi nga Mahir Habushi, (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessetu’r-Risale” (Instituti i Shpalljes), Botimi i Parë.
19- Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebi’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve të Kur’anit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 14, fq. 266, Vërtetimi nga Mahir Habushi, (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessetu’r-Risale” (Instituti i Shpalljes), Botimi i Parë.
20- Imamuddin Ebu Fida Ibn Kethiri, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), vëll. 8, fq. 249.
21- Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari, “Ilmu’l-Imami” (Dituria e Imamit), fq. 85-86.
22- Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari, “Ilmu’l-Imami” (Dituria e Imamit), fq. 86.
23- Sure Nahl, Ajeti 89.
24- Muhammed Husejn Tabatabaiu, “Mizan fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani” (Peshorja në Komentimin e Kur’anit), vëll. 12, fq. 325.
25- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Sahihu’s-Suneni’l-Ibn Maxhe” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Sunneteve të Ibn Maxhes), vëll. 1, fq. 6.
Sqarime të Nevojshme:
(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të
Burimi : Medya Şafak