Mësimet E Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi I Shtatëdhjetëekatërt

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Prill 20, 2020, 11:13 p.m.

Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit...

Përshëndetja dhe paqja qoftë mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) mbi familjen e tij tërësisht të pastër.

Ndjekës të nderuar ju përshëndesim në këtë pjesë të re të programit tonë me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Shfaqja e Imam Mehdiut), nga studiot e stacionit Keuther TV në Kum: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju”. Mirëseerdhët dhe kemi kënaqësinë t’iu kemi në mesin tuaj Zotëri Ajetullah Sejjid Kemal Hajdari. Imzot jemi në pjesën e shtatëdhjetëekatërt të programit tonë me titull: “Zinxhiri dhe Argumentimi i Hadithit Thekalejn”.Imzot i nderuar dua që të hyj menjëherë në çështje, duke iu kërkuar nëse do të kishit mirësinë dhe mundësinë që të bëni përmbledhjen e programit të kaluar, me qëllim që të mund të kalojmë në pyetjet e këtij programi?!

 

I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër dhe e shpejtoftë shfaqjen e tyre! Ç’është e vërteta shpresoj që të kemi arritur në fund. Ne kemi bërë të ditur se njëra nga përfundimet më të rëndësishme të pandashmërisë mes Kur’anit Famëlartë dhe farefisit të pastër (p.m.t.), është domosdoshmëria e zotërimit të farefisit të pastër (p.m.t.) të tëra cilësive dhe veçorive që zotëron dhe Kur’ani Fisnik. Citojmë kështu sepse nëse farefisi nuk i zotëron këto veçori, atëherë do të ndodhë një ndarje mes tij dhe Kur’anit Famëlartë, dukuri e cila bie ndesh me argumentin e prerë fetar, të përcjellur nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) për të cilin thuhet kështu: “Ai nuk flet nga vetja por vetëm atë që i shpallet”.Kumtojmë se nuk ka asnjë lloj dyshimi se dhe Hadithi Thekalejn është një fjali e përcjellur nga i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.). Sepse kjo “teshri” (ligjvënie hyjnore) është e lidhur me njerëzit që do të kalojnë në vendin e tij pas tij dhe me shpëtimin dhe udhëzimin e bashkësisë muslimane.

Atëherë kjo është pika themelore e Hadithit Thekalejn: “Edhe farefisi i pastër (p.m.t.) duhet të zotërojë të tëra veçoritë që janë të fiksuara për Kur’anit Fisnik”. Madje këtë nuk e themi vetëm ne, por dhe ata të cilët pranojnë se Hadithi Thekalejn është në formën: “Librin e Allahut dhe sunnetin e të dërguarit”. Ata përmendin se të tëra veçoritë që janë të fiksuara për Kur’anin Famëlartë janë të vlefshme dhe për sunnetin e lajmëtarit. Ne e kemi cekur më herët këtë çështje dhe i kemi paraqitur sqarimet në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Më pas filluam që të sqarojmë veçorinë e parë, veçori që ishte qenia “furkan”. Gjithashtu ne kemi sqaruar se qëllimi i “furkanit” ishte dallimi, ndarja dhe veçimi i të vërtetës dhe të kotë nga njëra-tjetra. Domethënë ai njeri i cili do që të ndajë të vërtetën dhe të kotën nga njëra-tjetra nuk ka zgjidhje tjetër përveç bindjes së Kur’anit Fisnik. Sërish me argumentin fetar të Hadithit Thekalejn ai duhet t’u bindet dhe farefisit të pastër. Këtë e kemi bërë me shenjë në mësimin e shkuar.

Megjithatë në mësimin e mëparshëm në kemi pohuar kështu: “Kjo veçori e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) që kemi në duart tona, a ka dëshmi përcjellore që tregojnë se iu është dhënë Ehli Bejtit (p.m.t.)?! Ne si një domosdoshmëri e zbatimit të “istinbatit” (arritjes së përfundimit) kemi dalë në përfundimin se një veçori kuranore është e vlefshme dhe për farefisin.

Nga përcjelljet ne vëmë re se i nderuari  i dërguar i Allahut (p.m.t.) e ka cilësuar si farefisin e pastër si “furkan”. Pra farefisi është kriteri që dallon, ndan dhe veçon të vërtetën dhe të kotën. Rëndësia e kësaj pike kryesore është mundësia e shikimit nëse arritja jonë e përfundimit është apo nuk ëshë i vërtetë.

Ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen se ne e kemi cekur këtë çështje në programet tona paraardhëse. Kurse tani dua që të prek një pikë tjetër për të cilën nuk iu kam lajmëruar në programin para këtij. Fillimisht duhet të dimë se kush është farefisi. Ne e kemi përcaktuar me dhjetra herë se me farefisin dhe Ehli Bejtin nënkuptojmë të nderuarin e dërguar (p.q.m.t.), të nderuarin Ali (p.m.t.), të nderuarën Fatime (p.m.t.), të nderuarin Hasan (p.m.t.) dhe të nderuarin Husejn (p.m.t.). Në këtë çast mund të ngrihet dikush dhe të shtrojë pyetjen: “Imzot, ku janë imamët e tjerë?!” Ndërsa ne u përgjigjemi se tani për tani çështja jonë janë këta pesë vetë. Ndërsa nëntë imamët e tjerë janë një çështje e veçantë.

Nëse do Allahu (l.m.t.) ne do ta hetojmë këtë çështje në të ardhmen teksa do të hulumtojmë hadithin: ““Emirët” (Prijësit) pas meje janë dymbëdhjetë”.

Për sa i përket të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) sqarojmë se ai është cilësuar me një veçori në formën e ndarjes së të vërtetës dhe të kotës. Unë nuk mund të mendoj të ketë ketë ndonjë mendim të ndryshëm në këtë çështje. Kjo veçori kuranore është e vlefshme dhe për të nderuarin e dërguar të Allahut (p.q.m.t.). Nuk ka asnjë mendim të ndryshëm brenda kornizës së kësaj të vërtete. Çështja mbi të cilën ka ndasi mendimi ka të bëjë me katër të tjerët që janë përkatësisht i nderuari Ali (p.m.t.), e nderuara Fatime (p.m.t.), i nderuari Hasan (p.m.t.) dhe i nderuari Husejn (p.m.t.). E thënë ndryshe nëse këta të fundit i zotërojnë apo nuk i zotërojnë këto veçori. Atëherë ejani dhe le të ulemi në hallkën e mësimit e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) dhe t’u vëmë veshin fjalëve të tij të lajmëtarit. Duke menduar se jemi në shërbimin e tij, le t’i drejtojmë këtë pyetje atij: “O i dërguari i Allahut! Ne duke u nisur nga Hadithi Thekalejn kemi arritur në përfundimin se dhe farefisi zotëron cilësinë e “furkanit” të cilën e zotëron Kur’ani. Vallë a miratoni këtë dhënien tonë të miratimit dhe mënyrën tonë të perceptimit?!”

Unë kërkoj ndjesë nga miqtë tanë të nderuar. Unë do t’i shqyrtoj një për një këta katër vetë në këtë program. Pra çfarë ka thënë i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) për të nderuarin Ali (p.m.t.), të nderuarën Fatime (p.m.t.), të nderuarin Hasan (p.m.t.) dhe të nderuarin Husejn (p.m.t.)?! Ne do të mundohemi që të shikojmë nëse i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t) ua ka dhënë apo nuk ua ka dhënë këtë cilësi atyre.

Prezantuesi:Le të kalojmë në pyetjen. Kur’ani Famëlartë zotëron veçorinë e qenies “furkan” (dallues) dhe “mizan” (peshore) që dallon dhe ndan të vërtetën dhetë kotën nga njëra-tjetra. Vallë a gjenden dhe argumente të tjera fetare të pranuara të cilat tregojnë se dhe farefisi e zotëron këtë veçori?!

I ftuari: Pyetja është mjaft e rëndësishme. Si fillim le të shtjellojmë të nderuarin Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Në programin e kaluar - nuk do ta përsëris - ne iu kemi njoftuar për dy argumente fetare të përcjellura nga inderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) për Aliun (p.m.t.).

Argumenti i parë fetar është urdhri: “O Allahu im bëhu mik i mikut të tij dhe bëhu armik i armikut të tij”.Argumentet e hapura dhe të qarta fetare na vënë në dijeni për këtë. Atëherë argumenti i parë fetar na sqaron se ai njeri që është mik i të nderuarit Ali (p.m.t.) është në të vërtetën dhe në udhëzim dhe ai njeri që është armik i të nderuarit Ali (p.m.t.) është në shmangie dhe poshtërim. Kjo përkthehet se ai është “mizani” (peshorja).

Ky hadith është nga pala e haditheve të vërteta, të hapura dhe të qarta mbi të cilat është arritur njëzëshmëria.

Argumentin e dytë fetar e kemi përcjellur nga vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Muslimit) e Imam Muslimit. Ky hadith shfaqte se Imam Aliu (p.m.t.) është “mizani” (peshorja) mes besimit dhe dyfytyrësisë. Hadithi është kështu: “O Ali ty të do vetëm besimtari dhe ty të përbuz vetëm dyfytyrëshi”. Sipas hadithit të lartpërmendur Aliu (p.m.t.) është “mizani” mes besimit dhe dyfytyrësisë. Me fjalë të tjera ne i drejtojmë pyetjen: “O i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) çfarë të bëjmë për të mund të mësuar nëse një njeri është besimtar ose dyfytyrësh?!” ndërsa ai na kthen përgjigjen: “Shikoni mizanin e të nderuarit Ali (p.m.t.). Nëse e do Aliun (p.m.t.) është besimtar dhe nëse e përbuz është dyfytyrësh”. Shumë mirë rishtas kur i ngrejmë pyetjen: “Edhe nëse ky njeri fal namazin dhe agjëron?!” ai na jep përgjigjen: “Ky njeri është në shtresën më të ulët të Xhehennemit”. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk bën dallim. Edhe nëse ky njeri fal namazin, agjëron, ecën mes maleve Saffa dhe Merue, bën adhurim për 1000 vite mes rukunit dhe makamit (të Ibrahimit (p.m.t.) në Mekkën e Nderuar), nëse e përbuz të nderuarin Ali (p.m.t.), Allahu i Madhëruar do të zvarrisë atë në zjarrin e Xhehennemit. Nënvizojmë këtë sepse si një nevojë e zbatimit të ajetit dyfytyrëshit janë në shtresën më të ulët të Xhehennemit.

Pra ai është “furkani”. Sipas këtij parimi dhe ju e pranoni se Imam Aliu (p.m.t.) është “mizani” i hyrjes në Xhennet dhe Xhehhennem. Për këtë arsye ne nuk mund ta shikojmë si të largët vërtetësinë e argumenteve fetare të hapur, të qartë dhe të vërtetë të thënë në formën: “O Ali, ti je ndarësi i Xhennetit dhe i Xhehennemit”. Kuptimi i ndarjes së Xhennetit dhe Xhehennemit është se dashuria e ndjerë për të çon në Xhennet, kurse përbuzja e ushqyer ndaj tij të çon në Xhehennem. Dijetarët e kanë përmendur qartë këtë kuptim.

Në këtë program le të kalojmë në argumentet fetare që do të shënjojmë.

Argumenti i tretë fetar është se i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ka cituar si më poshtë: “Nuk ka dyshim se ai njeri që i shkakton vuajtje Aliut më ka shkaktuar vuajtje dhe mua, ndërsa ai që më shkakton vuajtje mua i ka shkaktuar vuajtje dhe Allahut të Madhëruar. Kështu që Allahu i Madhëruar e zvarrit në zjarrin e Xhehennemit atë njeri që i shkakton vuajtje Allahut të Madhëruar”.

Përpara jush gjendet vepra me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha”(Zinxhiri i Haditheve të Vërteta) e dijetarit shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit: “Ai që shkakton vuajtje Aliut më ka shkaktuar dhimbje dhe mua”. Shkurtimisht hadithi është i vërtetë me të tëra udhët e tij”. (1)

Nënvizojmë se ne nuk kemi nevojë për ndojë gjë tjetër, për të vërtetuar se Kur’ani Fisnik e ka vënë në dijeni të nderuarin e dërguar (p.q.m.t.), për përgatitjen e një dënimi të madh për atë njëri, që i shkakton vuajtje këtij të fundit. Kjo çështje është njëra nga të vërtetat e prera kuranore.

Vendi i dytë përsëri është vepra me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha”(Zinxhiri i Haditheve të Vërteta) e dijetarit shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit. I nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) kumton si vijon: “Nuk ka dyshim se ai njeri që e do Aliun më ka dashur dhe mua, ndërsa ai që më do muae ka dashur dhe Allahu i Madhëruar. Ai njeri që zemëron Aliun më ka zemëruar dhe mua. Ai që më ka zemëruar mua ka zemëruar dhe Allahun e Madhëruar...”.

Hadithi është i vërtetë sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit. (2)

Në këtë çast ejani dhe le të kalojmë në çështjen e katërt.

Përsërisim se çështja e parë është bërja mik e të nderuarit Ali (p.m.t.), çështja e dytë është shkaktimi i vuajtjes atij, ndërsa çështja e tretë është ushqimi i dashurisë për të.

Çështja e katërt zë vend në veprën me titull: “Musnedu’l-Imam Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit) e Imam Ahmed Ibn Hanbelit që e ka vërtetuar dijetari shqiptar Shejh Shuajb Arnauti. Hadithi është kështu: “Ai njeri që shan Aliun me ka sharë dhe mua”. Zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i vërtetë”. (3)

O ju muslimanë, i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ka bërë të ditur se i nderuari Ali (p.m.t.) zotëron çdo gjë që zotëroj dhe unë - përveç qenies lajmëtar-! “Ai njeri që do Aliun më ka dashur dhe mua”, “Ai njeri që shan Aliun më ka sharë dhe mua”, “Ai njeri që zemëron Aliun më ka zemëruar dhe mua”, “Ai njeri që i shkakton vuajtje Aliut më ka shkaktuar vuajtje dhe mua”, “Ai njeri që i bindet Aliut më është bindur dhe mua”. Vallë si mundet një njeri që të jetë besimtar kur e ka kundërshtuar Aliun (p.m.t.)?!

Të tëra këto cilësi dhe veçori janë brenda kornizës së çështjes së Imam Aliut (p.m.t.). Unë po mjaftohem me këto katër ose pesë çështje: dashuri-përbuzje, miqësi-armiqësi, kënaqësi-zemërim, respekt-sharje dhe bindje-vuajtje.

Tani ejani dhe le të kalojmë në zonjën e grave të botërave. Unë mendoj se kjo çështje i përket çështjeve të programit me titull: “Mutaharat fi’l-Akide” (të Pastërtate Kredos). Unë po e përmend zë në gojë këtu vetëm për të plotësuar çështjen. Ejani le të kalojmë në gjininë femërore të Ehli Bejtit (p.m.t.). Shtoj se nuk ka asnjë grua tjetër përveç të nderuarës Zehra brenda farefisit të pastër.

Përpara jush gjendet vepra me titull: “Xhamiu’s-Sahihi” (Përmbledhësi i Haditheve të Vërteta) e Imam Buhariut. Ky i fundit rrëfen kështu në këtë veprën e tij: “I nderuari i dërguar i Allahut tregon kështu: “Fatimeja është një pjesë trupit tim. Ai njeri që e zemëron atë më ka zemëruar dhe mua”.(4)

Pak më parë e lexuam më lart. Ai njeri që zemëron të dërguarin (p.m.t.) ka zemëruar dhe Allahun e Madhëruar.

“Nuk ka dyshim se ai njeri që e do Aliun më ka dashur dhe mua, ndërsa ai që më do muae ka dashur dhe Allahu i Madhëruar. Ai njeri që zemëron Aliun më ka zemëruar dhe mua. Ai që më ka zemëruar mua ka zemëruar dhe Allahun e Madhëruar...”.

I nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) e ka përcaktuar si “mizan” ushqimin e dashurisë dhe zemërinin ndaj Ehli Bejtit (p.m.t.), vetë Allahu i Madhëruar e ka miratuar këtë kriter. Si rrjedhojë ne në duart tona nuk kemi ndonjë zgjedhje tjetër në këtë çështje.

Kjo përcjellje është shënuar dhe në pjesët vijuese të veprës.

Burimi i dytë është vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërtetae Imam Muslimit) e Imam Muslimit. Përcjellja është si vijon: “I nderuari i dërguar i Allahut (p.qm.t.) ka treguar kështu: “Fatimeja është një pjesë trupit tim. Ai njeri që e lëndon atë më ka lënduar dhe mua!” (5) Çfarë fjalie madhështore! Pra as moszemërimi nuk është i mjaftueshëm por as mos provoni që ta lëndoni! Ky përdorim është më i gjërë se sa përdorimi i zemërimit. Jo më lerëni zemërimin dhe thënien e saj të diçkaje, por kini kujdes dhe nga lëndimi i saj!

Nëse do Allahu (f.m.t.) unë do të sqaroj se çfarë kuptimi ka shkaktimi i vuajtjes ndaj të nderuarës Fatime (p.m.t.) në programin me titull: “Mutaharat fi’l-Akide” (Të Pastërtat e Kredos). Çdo gjë që i shkakton vuajtje asaj i shkakton vuajtje dhe të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.). Gjithçka që i shkakton vuajtje të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) i shkakton vuajtje dhe Allahut të Madhëruar. Ndëra ai njeri që zemëron Allahun e Madhëruar, Allahu i Madhëruar do të hedhë atë kokëposhtë në zjarrin e Xhehennemit.

Tani ejani dhe le ta shqyrtojmë çështjen në lidhje me Imam Hasanin (p.m.t.) dhe me Imam Husejnin (p.m.t.). Kjo dukuri na tregon se renditja e besimit, kredos dhe mendimit e përcjellur nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) është e hapur dhe e qartë. Megjithatë fatkeqësisht ata janë munduar që ta fshehin dhe ta asgjësojnë këtë çështje nga muslimanët dhe e kanë hequr nga mendimi dhe kultura e bashkësisë muslimane. Ja pra ky është funksioni që bijtë e Umejjes kanë çuar në vend në mënyrë të hapur dhe të qartë.

Prezantuesi: Epo është një strukturë e kredos dhe janë të pranishme pjesë të larmishme.

I ftuari: Le t’i hedhim një sy veprës me titull: “Sunenu’l-Ibni Maxhe” (Sunnetet e Ibn Maxhes) e Ibn Maxhes që është shtypur së bashku me sqarimin e Sindit (v.v. 1138 m.i.). Ndjekësit tanë të nderuar, pika që është e çuditshme është se këto argumente fetare dhe fjalëza janë të afërta me njëra-tjetrën. Në këto hadithe përdoren fjalëza si ushqimi i dashurisë, përbuzja dhe shkaktimi i vuajtjes. Asnjëra nga këto fjalë nuk ndryshon për të nderuarin Ali (p.m.t.), të nderuarën Fatime (p.m.t.), të nderuarin Hasan (p.m.t.) dhe të nderuarin Husejn (p.m.t.).

I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) pohon kështu: “Nuk ka dyshim se ai njeri që do Hasanin dhe Husejnin më ka dashur dhe mua, si dhe nuk ka dyshim se ai njeri që i përbuz ata më ka përbuzur dhe mua”. Thënia: “Ai njeri që do Hasanin dhe Husejnin” shpreh bashkimin dhe njëjësimin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) me nipërit e tij”. (6)

Të njëjtat thënie që janë përdorur për të atin dhe nënën e tyre janë përdorur dhe për të nderuarin Hasan (p.m.t.) dhe të nderuarin Husejn (p.m.t.). Sepse këta janë anëtarë të të njëjtës shtëpi. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk i ka mbledhur ata rastësisht nën mbulesë.

Ç’është e vërteta i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka kryer një bashkim me Hasanin (p.m.t.) dhe Husejnin (p.m.t.). Edhe ju e dini se ashtu siç përmendet në çështjet logjike dhe filozofike se gjykimi i dy gjërave të bashkuara është një. Nëse dy ndodhitë do të ishin kundërshtuar në të tëra gjykimet atëherë bashkimi nuk do të kryhej. Duke qenë se mendohet se bashkimi është kryer - ne nuk themi se ka bashkim me drejtimin e pohimit të tërësishëm - mirëpo ka bashkim në drejtimin e pohimit të pjesshëm.

Ndërsa në vazhdim Sindi përshkruan si më poshtë: “(Ky hadith) është për të sqaruar bashkimin e pranishëm me drejtimin e shkakut të tërësishëm-të pjesshëm mes të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe Hasanit dhe Husejnit”. (7)

Pra ai thotë se rrënja është i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.), kurse Hasani dhe Husejni (p.m.t.) janë degët e kësaj rrënje. Kjo është arsyeja se përse Sindi e ka cilësuar të nderuarin të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) si kryesorin/të tërësishmin ndërsa Hasanin dhe Husejnin si të pjesshëm. Rrënja e kësaj peme të bekuar është e fiksuar dhe ja pra këto janë degët e saj.

Në vijim shton kështu: “Ushqimi i dashurisë për Hasanin dhe Husejnin është detyrë dhe se besimi është i paplotësuar pa të, sepse ky është gjykimi i ushqimit të dashurisë për të dërguarin (p.q.m.t.). Ushqimi i dashurisë për të dërguarin është kushtëzuar me ushqimin e dashurisë për ta. Përderisa një njeri nuk i do ata, nuk mund të quhet se e ka dashur të dërguarin”. (8)

Prezantuesi: Meqenëse ushqimi i dashurisë për ta është detyrë, atëherë cili është gjykimi i përplasjes me ta?!

I ftuari: Unë po ua lë ndjekësve tanë të nderuar vlerësimin e kësaj çështjeje. Jezid Ibn Muauije ishte ai që bëri që Imam Husejni (p.m.t.) të binte dëshmor. Pra këtu po bëjmë fjalë për veprën e rënies dëshmor, jo për shkaktimin vuajtje dhe ushqimin e urrejtjes! Në shtesë ai dëboi familjen e tij. Pavarësisht kësaj disa shkrimtarë - nuk e di si ti quaj të paditur, të mllefosur, puthadorë - e emërtojnë Jezidin si “emiru’l-muminini” (prijësi i besimtarëve).

Ndërsa në vazhdim ai thekson: “Ne veprën me titull: “Mexhmeu’z-Zeuaidi” (Përmbledhja e Shtimeve) është përcaktuar se zinxhiri i përcjelljes së hadithit është i vërtetë dhe se përcjellësit e tij janë besnikë. Atëherë themi se përcjellja është  vërtetë.

Burimi i dytë është vepra me titull: “Musnedu’l-Imam Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit) e Imam Ahmed Ibn Hanbelit që e ka vërtetuar dijetari shqiptar Shejh Shuajb Arnauti. Hadithi është kështu: Ebu Hurejre tregoi kështu: “Nuk ka dyshim se ai njeri që do Hasanin dhe Husejnin më ka dashur dhe mua, si dhe nuk ka dyshim se ai njeri që i përbuz ata më ka përbuzur dhe mua”. Zinxhiri i përcjelljes së hadithit është i fuqishëm dhe përcjellësit e tij janë besnikë përveç Ebu Xhehhafit”. (9)

A ka mbetur kush pas?! Ne i paraqitëm këto argumente fetare në lidhje me të nderuarin Ali (p.m.t.), të nderuarën Fatime (p.m.t.), të nderuarin Hasan (p.m.t.) dhe të nderuarin Husejn (p.m.t.). Por çfarë bëri i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) i cili nuk u mjaftua me këtë?!

Prezantuesi: Ai i mblodhi ata.

I ftuari: Dhe ai dha gjykimin e njëjtë për të tërë. Pra ai i përfshiu një për një dhe të tërë bashkë. Këta thonë se nëse i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.), do të kishte dashur që të thoshte se ata janë prijës pas tij dhe se bindja ndaj tyre është detyrë, atëherë nuk ka dyshim se do ta bënte. Domethënë çfarë thotë ai për të sqaruar?! Tani ejani dhe le të kalojmë në çështjen tjetër, në çështjen më të rëndësishme. Unë do të sqaroj se përse thashë se është çështja më e rëndësishme.

Le t’i hedhim një vështrim veprës me titull: “Sahihu’l-Ibni Hibbani” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Ibn Hibbanit) e Ibn Hibbanit. Përcjellja është nga Ebu Said Hudriu.

Kreu i përmendjes së qëndrimit të përjetshëm në zjarrin e Xhehennemit të atij njeriu që përbuz Ehlin Bejtin e Muhammed Mustafait (p.q.m.t.). (10)

Unë do t’iu lutem që të kushtoni vëmendje, sepse këtu bëhet fjalë për qëndrimin e përjetshëm në zjarrin e Xhehennemit dhe jo për hyrjen në të.

Prezantuesi: Pra si iblisi...

I ftuari: Kjo nuk është një çështje e diskutueshme. “Ty të përbuz vetëm dyfytyrëshi”. Ushqimi i dashurisë për të tërë Ehli Bejtin është një dëshmi e besimit. Kurse ndjerja e zemërimit dhe armiqësisë dhe mllefit ndaj tyre është shenjë e dyfytyrësisë. Në veprën e sipërcituar Ibn Hibbani përdor fjalëzën “hulud” (qëndrimin e përjetshëm) në vend të fjalës “duhul” (hyrje). E thënë ndryshe as që bëhet fjalë bëhet fjalë për shpëtimin nga hyrja në zjarrin e Xhehennemit.

Sipas asaj që përcillet nga Ebu Said Hudriu ky i fundit kumton si më poshtë: “I nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) rrëfen si më vijon: “Betohem në Atë i Cili mban shpirtin tim në dorën e tij të fuqishme se Allahu i Madhëruar e fut në zjarrin Xhehennemit atë njeri që ndjen armiqësi dhe zemërim ndaj nesh Ehli Bejtit”.

Zinxhiri i përcjelljes së hadithit të mësipërm është i mirë si pasojë e Hisham Ibn Ammarit. Hakimi dhe Bezzari e kanë shënuar këtë përcjellje. (11)

Përsërisim se Ibn Hibbani me fjalëzën “duhul” (hyrje) që ceket në hadithin në fjalë ka kuptuar “huludin” (qëndrimin e përjetshëm).

Burimi i dytë është vepra me titull: “Silsiletu’l-Ehadisi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta) e Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit. I dërguari i Allahut kumton kështu: “Betohem në Atë i Cili mban shpirtin tim në dorën e tij të fuqishme se Allahu i Madhëruar e fut në zjarrin Xhehennemit atë njeri që ndjen armiqësi dhe zemërim ndaj nesh Ehli Bejtit”.

Hadithi është i vërtetë sipas kushteve të Imam Muslimit. (12)

Prezantuesi:Përbuzja ndodh në zemër dhe ndonjëherë nuk shfaqet.

I ftuari: Epo kaq është mëse e mjaftueshme për të hyrë në zjarrin e Xhehennemit, ai njeri që sillet në drejtim të kundërt është dyfytyrësh. Shumë mirë, por cilat janë mesazhet që duan të përcjellin këto hadithe?!

Këto hadithe shënjojnë këto dy çështje.

Ne u kemi dhënë fjalën ndjekësve të nderuar se do të paraqisnim hadithet të cilat bartin kushtin e qenies të vërteta-të qarta dhe mbi të cilat është arritur njëzëshmëria. Në këtë pikë mund të na drejtohet një kundërshtim: “Imzot ju nuk na keni lexuar asnjë fragment nga veprat e dijetarëve të Shkollës së Ehli Bejtit”. Si pasojë e qenies së kufizuar të kohës do të përcejlle vetëm një pëcjellje.

Ja pra përpara jush gjendet vepra me titull: “Tertibu’l-Emali” (Ndreqja e Punërave). Ky libër është përpilimi i “emalieve” të Shejh Sadukut, Shejh Mufidit dhe Shejh Tusiut.

Kuvendi i 24, hadithi i katërt: Imam Sadiku me anë të të atit përcjell se i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) i ka thënë kështu Aliut (p.m.t.): “O Ali! Ti je nga unë dhe unë jam nga ty. Miku yt është miku im dhe miku im është miku i Allahut të Madhëruar. Armiku yt është armiku im dhe armiku im është armiku i Allahut të Madhëruar. O Allahu im! Bëhu mik i mikut të tij dhe bëhu armik i armikut të tij!”. (13)

Prezantuesi: Me fjalë të tjera çdo njeri që përplaset me të.

I ftuari: Në vijim i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) kumton kështtu: “O Ali! Unë luftoj me atë njeri që të lufton ty, unë jam në gjendje paqeje me atë njeri që bën paqe me ty. O Ali! Ti je njeriu që do të ndajë shkuesit në Xhennet dhe në Xhehennem. O Ali! Në Xhennet mund të hyjë vetëm ai njeri që të njeh dhe ti e njeh. O Ali! Në Xhehennem do të hyjë vetëm ai njeri qëtë mohon ty dhe ti e ke mohuar atë”. (14)

Por çfarë do të thotë ta njohësh atë, të dimë gjatësinë e trupit, ngjyrën e lëkurës?! Pra çfarë kuptojmë me njohjen e tij?! Me njohjen e tij kuptojmë të dimë se bindja ndaj tij është detyrë, ushqimi i dashurisë për të është domosdoshmëri dhe se mosndjerja e armiqësisë dhe urrejtje ndaj tij dhe moslëshimi i fyerjeve dhe sharjeve ndaj tij nëpër minbere është nevojë. Ndihma, mbështetja dhe mbrojtja e tij është nevojë e besimit.

Kuptimi i mohimit të të nderuarit Ali (p.m.t.) nuk do të thotë mosnjohja e tij, por do të thotë mohimi, luftimi, ndjerja e armiqësisë dhe urrejtjes, fyerja, sharja dhe lëndimi i tij.

Ndërsa në vijim rrëfen kështu: “O Ali! Ti dhe dhe imamët nga brezi yt do të gjenden mbi Araf në ditën e Kijametit. O Ali! Nëse nuk do të ishe, nuk do të njiheshin besimtarët pas meje”. (15)

Kjo fjalia e fundit tregon se ai është kriter dhe normë.

Prezantuesi: Kjo çështjetregon se është në përputhje dhe me hadithet e përcjellura në përmbledhjet evërteta të haditheve.

I ftuari: Që të tëra përcillen në versione të ndryshme. Vallë përse nëse ai nuk do të ishte, nuk do të njiheshin besimtarët pas të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.)?! Sepse ai është kriteri mes besimit dhe dyfytyrësisë. “Ty të do vetëm besimtari dhe të përbuz vetëm dyfytyrëshi”.

Pyetje: “Çfarë përfundimesh mund të përftojmë nga këto hadithe të përcjellura nga dijetarët e mëdhenj të Ehli Sunnetit dhe nga udhët tona?!”

Përgjigjje: Nga të tëra këto përcjellje lindin dy përfundime të rëndësishme dhe jetike. Përfundimi i parë nga këto hadithe mund të mësojmë se kush është Ehli Bejti. Themi se Ehli Bejti përfshin pesë vetë. Nëse do të kishte dhe një njeri tjetër nga Ehli Bejti, atëherë nënvizojmë se i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.mt.) do të kishte thënë: “Ai që i do ata më ka dashur dhe mua, ai që i përbuz ata më ka përbuzur dhe mua”. Ne iu sfidojmë: “Tregonani një hadith të tillë!”

Prezantuesi: Për shembull ungjit e tij...

I ftuari: Shumë e saktë. Të afërmit e tij, ungjit e tij, etj...

Prezantuesi: Bijtë e Abbasit kishin një pretendim të tillë.

I ftuari: Sigurisht. Tregonani një përcjellje të vetme. Qoftë për Abbasin, për farefisin e tij, për bashkëshortet e tij, madje qoftë vetëm për një nga bashkëshortet e tij. Madje lëreni deri tek e nderuara Hadixhe, në duart tona nuk kemi ndonjë përcjellje të tillë mbi të nderuarën Hadixhe. Nuk gjendet ndonjë përcjellje që tregon se ushqimi dashurisë për të nderuarën Hadixhe është besim dhe se përbuzja e saj është dyfytyrësi. Me të vërtetë se ajo zotëron poste të larta dhe ne iu kemi lajmëruar për këtë. Megjithatë ajo nuk ka ndonjë veçori si qenia kriter mes të vërtetës dhe të kotës ndarja mes besimit dhe mohimit. Në lidhje me të nuk është ndonjë përcjellje si qenia kriter mes paqes dhe luftës. Të tëra këto veçori kanë ardhur vetëm për pesë vetë. Pikë së pari kjo na tregon se kush është Ehli Bejti (p.m.t.) dhe se askush tjetër nuk hyn në përfshirjen e Ehli Bejtit përveç këtyre pesë vetëve. Pikë së dyti shpalos se ata janë kriter mes të vërtetës dhe të kotës.

Ne që kur jemi orvatur që t’i bindemi Ehli Bejtit ata na qortojnë duke na thënë: “Ata janë bërë sebeistë”. Për hir të Allahut a i bindemi ne Ehli Bejtit, Kur’anit Famëlartë dhe të dërguarit (p.q.m.t.) apo sebeizmit?! Allahu i Madhëruar na urdhëron: “Merrni çfarë t’iu ketë dhënë i dërguar, largohuninga çfarë t’iu ketë ndaluar”. (16)

Ne shkojmë në udhën e tyre duke punuar me sunnetin e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.). Ne i lutemi dhe i përgjërohemi Allahut të Madhëruar, që gjejmë shpëtim si në këtë botë dhe në botën tjetër duke u lidhur dhe duke i përqafuar fort ata.

Pika që është për t’u çuditur është se ata janë përpjekur që me këto dëshmi të argumentojnë qenien detyrë të bindjes ndaj prijësit të parë dhe të dytë. Pra nëse ne do t’i pyesim ata: “Cila është dëshmia juaj që vë në dukje qenien detyrë të bindjes ndaj prijësit të parë dhe të dytë?!” ata do të na e argumentojnë kështu: “Allah i Madhëruar urdhëron: “Merrni çfarë t’iu ketë dhënë i dërguar, largohuninga çfarë t’iu ketë ndaluar”. (17) Kurse kur i drejtohemi të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) vëmë re se ai na urdhëron që t’i bindemi dy prijësve të parë.

Unë do të lexoj një fragment nga vepra me titull: “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve) e Shejh Alusiut. Unë kam dëgjuar se Shafiiu ka thënë kështu: “Pyetmëni për çdo çështje që doni dhe unë do të përgjigjem nga Libri i Allahut të Lartë dhe sunneti i të dërguarit tonë. Përcjellësi tha kështu: “Unë e pyeta për këtë gjë: Çfarë mendimi ke për atë njeri që vret një grerëz kur është me ihram?!” Ai tha: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Allahu i Lartësuar udhëron kështu: “Merrni çfarë t’iu ketë dhënë i dërguar, largohuninga çfarë t’iu ketë ndaluar”. Këtë na e përcolli Sufjan Ibn Ujejne. Ky i fundit e përcolli nga Abdulmelik Ibn Umejri, ky i fundit nga Ribi Ibn Hirashi dhe ky i fundit nga Hudhejfe IbnJemani. I nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) tha kështu: “Binduni dy vetëve pas meje: Ebu Bekrit dhe Umerit”. Këtë na e përcolli Sufjan Ibn Ujejne. Ky i fundit e përcolli nga Mith’ar Ibn Kidami, ky i fundit nga Kajs Ibn Muslimi, ky i fundit nga Tarik IbnShihabi dhe ky i fundit nga Umer Ibn Hattabi duke përcjellur se ky i fundit ka urdhëruar vrasjen e grerëzës”. (18)

Pretendimi i Shafiiut është një pretendim mjaft i madh. Sipas dëshmisë së tij nga Kur’ani arrijmë në përfundimin se vrasja e grerëzës është e lejuar. Sepse Umeri ka thënë kështu.

Pyetje: A nuk jeni ju ata që thonë se bashkëkohësit janë të pafajshëm?! Mbase Umeri ka dhënë një miratim dhe ka gabuar. Ku mbështeteni kur thoni se ky është gjykimi i Allahut?!

Prezantuesi: Ndoshta sunneti ka ndryshuar.

I ftuari: Ne arrijmë në këtë përfundim dule lëvizur nga këndvështrimi se nuk gjendet ndonjë njeri i pafajshëm pas të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.). Megjithatë ata thonë më tepër se pafajësia nga ana e mendimit dhe kredos. “Binduni dy vetëve pas meje: Ebu Bekrit dhe Umerit”.

Tani ejani dhe le ta shohim këtë hadith në kornizën e kushteve që kemi shtruar në çështjen e haditheve. Ndonëse hadithi mund të jetë i qartë dhe i vërtetë mbi të nuk është arritur njëzëshmëria. Ne nuk mund të përuthemi me ta për sa i përket këtij hadithi. Gjithashtu në të njëjtën kohë hadithi nuk është as i qartë. Ka gjasa që Umeri të jetë gabuar në dhënien e miratimit të tij. Në shumë vende ceket qartë se ai e kundërshtuar të nderuarin të dërguar të Allahut (p.q.m.t.). Le të shikojmë nëse hadithi është apo nuk është i vërtetë. Për këtë le t’i hedhim një sy veprës me titull: “Ehadithu’l-Muale” (Hadithet e Meta) të Shejh Uadiiut. Ky i fundit citon kështu: “I nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) kumtoi kështu: “Binduni dy vetëve pas meje: Ebu Bekrit dhe Umerit”.

Ebu Abdurrahmanidhe Hilali kumtuan kështu: “Zotëriu i Ribit është i paditur. Vetëm Abdumelik Ibn Umejri ka pëcjellur hadithe nga ai. Asnjë njeri me autoritet nuk e quan atë besnik. Ibn Haxheri thotë se Ebu Hatemi e ka quajtur atë problematik. Për më tepër Ribi nuk ka dëgjuar hadithe me veshë nga Hudhejfe Ibn Jemani... Hadithi ku përmendet Ibn Mesudi dhe Enes Ibn Maliku që mundohet të paraqitet si dëshmi nuk është i përshtatshëm për t’u përdorur si dëshmi. Sepse hadithi është i ndërprerë dhe që të dyja hadithet janë mjaft të dobëta. (19)

Tani ejani dhe lë të vlerësojmë hadithin në të cilin doni të mbështeteni si dëshmi. Ky hadith nuk është as i qartë, as i vërtetë dhe mbi të nuk është arritur as njëzëshmëria. Mirëpo nga ana tjetër hadithet që ua kemi përcjellur ju, jo vetëm që janë të qartë, të vërtetë por mbi ta është e pranishme dhe njëzëshmëria. Të tjerat nuk përputhen me hadithet e qarta, të vërteta mbi të cilat është njëzëshmëria, të përcjellura nga i nderuari Ali (p.m.t.), i nderuari Hasan (p.m.t.), i nderuari Husejn (p.m.t.) dhe imamët e Ehli Bejtit (p.m.t.).

Prezantuesi: Vendimin do ta japin ndjekësit. Tani mbeten disa çëshje që duhen ndriçuar.

I ftuari: Synimi është mbledhja e bashkësisë muslimane në një rreth të caktuar në pikën e dashurisë dhe përbuzjes. Themi se është e mundur mbledhja mbi dashurinë e imamëve të Ehli Bejtit. Unë nuk dua që të hyj në çështjen nëse janë apo nuk janë imamë dhe të pafajshëm. Vallë a keni dëgjuar me veshë leximin e këtyre përcjelljeve në minberet muslimane, në minberet e Mesxhidu’l-Haramit në Mekkë, në Mesxhidu’n-Nebeui në Medinë?! Në Mesxhidu’l-Harami mblidhen njerëz nga më tepër se njëqind shtete. Vallë a del ndonjëri në minber dhe i lexon përcjelljet që bëjnë fjalë për dashurinë e Ehli Bejtit?! Përse nuk i përcjellin këto?! Unë nuk po flas për udhëheqjen dhe pafajësinë, por po flas vetëm për dashurinë e Ehli Bejtit (p.m.t.).

Kur nuk i konceptojmë ngjarjet historike në Sadru’l-Islami mesa duket nuk është e mundur që t’i kuptojmë ngjarjet që hasim në ditët e sotme. Kur shikojmë Sadru’l-Islamin atje mund të shikojmë rrënjët e lëvizjeve terroriste. Ne shikojmë ata të cilët mendojnë se mund t’i afrohen Allahut të Madhëruar me vrasjen e muslimanëve.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Dijetari Shqiptar Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta), vëll. 5, fq. 373, Hadithi Nr: 295.

2- Dijetari Shqiptar Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta), vëll. 3, fq. 287, Hadithi Nr: 1299.

3- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imam Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 44, fq. 329, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shejh Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Instituti i Shpalljes).

4- Imam Buhariu, “Xhamiu’s-Sahihi” (Përmbledhësi i Haditheve të Vërteta), vëll. 7, fq. 174, Hadithi Nr: 3714, Vërtetimi Nga Shejh Shuajb Arnauti.

5- Muslim Ibn Haxhxhaxh Kushejri Nisaburi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Muslimit), vëll. 4, fq. 253, Vërtetimi Nga Shejh Muslim Ibn Mahmud Uthman Selefi Etheriu.

6- Ibn Maxhe, “Sunenu’l-Ibn Maxhe” (Sunnetet e Ibn Maxhes) vëll. 1, fq. 96, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Marifeti” (Vendi i Diturisë), Bejrut, Liban.

7- Ibn Maxhe, “Sunenu’l-Ibn Maxhe” (Sunnetet e Ibn Maxhes) vëll. 1, fq. 96, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Marifeti” (Vendi i Diturisë), Bejrut, Liban.

8- Ibn Maxhe, “Sunenu’l-Ibn Maxhe” (Sunnetet e Ibn Maxhes) vëll. 1, fq. 96, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Marifeti” (Vendi i Diturisë), Bejrut, Liban.

9- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imam Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 13, fq. 260,Hadithi Nr: 7867,Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shejh Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Instituti i Shpalljes).

10-Ibn Hibbani, “Sahihu’l-Ibn Hibbani” (Përmbledhjet e Haditheve të Vërteta të Ibn Hibbanit), vëll. 15, fq. 435, Hadithi Nr: 6978, Vërtetimi Nga Shejh Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Instituti i Shpalljes).

11- Ibn Hibbani, “Sahihu’l-Ibn Hibbani” (Përmbledhjet e Haditheve të Vërteta të Ibn Hibbanit), vëll. 15, fq. 435, Hadithi Nr: 6978, Vërtetimi Nga Shejh Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Instituti i Shpalljes).

12- Dijetari Shqiptar Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta), vëll. 5, fq. 643, Hadithi Nr: 2488.

13- Muhammed Xheuad Muhammedi, “Tertibu’l-Emali” (Ndreqja e Punërave), vëll. 4, fq. 1854, Shtëpia Botuese: “Mearifu’l-Islamijje” (Dituria Islame).

14- Muhammed Xheuad Muhammedi, “Tertibu’l-Emali” (Ndreqja e Punërave), vëll. 4, fq. 1854, Shtëpia Botuese: “Mearifu’l-Islamijje” (Dituria Islame).

15- Muhammed Xheuad Muhammedi, “Tertibu’l-Emali” (Ndreqja e Punërave), vëll. 4, fq. 1854, Shtëpia Botuese: “Mearifu’l-Islamijje” (Dituria Islame).

16- Sure Hashr, Ajeti 7.

17- Sure Hashr, Ajeti 7.

18- Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Sebi’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve të Kur’anit të Madh dhe Shtatëshja Përsëritëse), vëll. 14,fq. 264,Vërtetimi nga Mahir Habushi, (viti i botimit 1431 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Muessetu’r-Risale” (Instituti i Shpalljes), Botimi i Parë.

19- Shejh Ebu Abdurrahman Mukbil Ibn Hadi Uadiiu, “Ehadithu’l-Muale” (Hadithet e Meta),fq. 118. Shtëpia Botuese: “Daru’l-Athari” (Vendi i Lajmeve).

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak