Mësimet E Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi I Gjashtëdhjetëeshtatë
Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit... Përshëndetja dhe paqja qoftë mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) mbi familjen e tij tërësisht të pastër.
Ndjekës të nderuar ju përshëndesim në këtë pjesë të re të programit tonë me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Shfaqja e Imam Mehdiut), nga studiot e Keuther TV në Kum: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju”. Mirëseerdhët Zotëri Ajetullah Sejjid Kemal Hajdari. Imzot jemi në pjesën e gjashtëdhjetëeshtatë të programit tonë me titull: “Zinxhiri dhe Argumentimi i Hadithit Thekalejn”.Imzot i fortnderuar në ditët e sotme ne kemi marrë mjaft reagime pozitive si pasojë e çështjeve të cilat kemi shpalosur në programet me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Shfaqja e Imam Mehdiut) dhe “Mutaharatun fi’l-Akide” (Pastërtitë e Kredos). Në ditët tona u bëmë dëshmitarë të vënies në dukje, të mendimeve të njërit nga dijetarët e mëdhenj të Ehli Sunnetit, të cilat kanë të bëjnë me Muauijjen dhe me prijësit e bijve të Umejjes dhe thënies së tij: “Ose do të jeni me Aliun (p.m.t.) ose do të jeni bashkë me Muauijjen”. Ne e krahasuam me gjëra mbështetëse metodën të cilën vutë në dukje. Kështu që Islami i dijetarëve të botëkuptimit emeuist duhet të ndahet me Islamin e dijetarëve të Ehli Sunnetit. Por le t’i rikthehemi Hadithit Thekalejn. Ju në programin e mëhershëm shqyrtuat çështjen e paraqitjes se hadithit në Librin e Allahut dhe rregullat në lidhje me këtë fushë. Ndërsa sot si fillim duam që t’iu pyesim mendimin tuaj për sa i përket qasjes së Shkollës së Ehli Bejtit në çështjen e “paraqitjes së përcjelljeve në Librin e Allahut”.
I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër dhe e shpejtoftë shfaqjen e tyre!
Përpara se të kalojmë në këtë pyetje së cilës i duhet dhënë përgjigje, dua të bëj të ditur se në këtë program dhe në programet në vijim, do të qëndrojmë mbi gj Ne në ekuacionin e historisë dhe besimit kemi nënvizuar me dhjetra herë se Islami i dijetarëve të botëkuptimit fetar emeuist duhet të ndahet nga Islami i dijetarëve të Shkollës së Ehli Sunnetit. Shtojmë se nuk ka asnjë dyshim në këtë çështje. Falenderimi i takon Allahut të Madhëruar se në botën muslimane shikojmë se botëkuptimi fetar emeuist i themeluar nga vartësit e Ibn Tejmijjes dhe Muhammed Ibn Abduluehhabit, është ndarë nga udha kryesore e përfaqësuar nga shkollat e mëdha, të cilat marrin pjesën në historinë islame, siç është Universiteti “Ezheru’sh-Sherifi” në Kairo.
Miqtë e mi të nderuar hadithet të cilat i lexuam në mësimet e mëparshme - të cilat janë të njohura si hadithet e paraqitjes në Librin e Allahut - janë të një rëndësie jetike. Kjo rëndësi rrjedh si më poshtë: “Janë shtuar ata të cilët kanë gënjyer dhe kanë shpikur në emrin e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.). Ne jemi të mendimit se nuk ka nevojë për sqarime të hollësishme në kornizën e haditheve të dobëta, të rreme dhe të shpikura. Shprehemi kështu sepse janë shkruar me dhjetra vepra me qëllim që të mund të ndajmë hadithet e shpikura nga hadithet jo të shpikura. Këto shkrime tregojnë se veprimtaria e shpikjes së haditheve ishte aktive dhe në atë epokë. Këto veprimtari të shpikjes së haditheve janë njëri nga përfundimet më të rëndësishme të ndalimit të shkrimit të haditheve pas të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.). Sepse në këtë kohë hadithet nuk janë shkruar nga ana e bashkëkohësve, ndjekësve dhe ndjekësve të ndjeksësve por janë shkruar nga ana e njerëzve jo besnikë dhe të sigurtë. Vetëm ata të cilët erdhën pas ndjekësve të ndjekësve filluan që të shkruanin hadithe.
Individët e këtij brezi i cili ishte bashkëkohor me të nderuarin e dërguar të Allahut (p.q.m.t.) kanë shkuar dhe mërguar. Në gjirin e muslimanëve nuk ka mbetur askush i cili ka dëshmuar për jetën e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) dhe i cili e ka dëgjuar atë me veshët e tij. Kështu që u ndalua shkrimi i haditheve me qëllim që muslimanëve të mos u përcillej jetëshkrimi i vërtetë dhe i ndriçuar dhe të mos poshtëroheshin dhe turpëroheshin udhëheqësit dhe prijësit e bijve të Ummejjes. Nëse muslimanët do ta kishin përcjellur jetën, metodologjinë e gjykimit në mesin e bashkësisë muslimane dhe cilësinë e moralit të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe nëse të tëra këto çështje do të ishin shndërruar në një kulturë mes muslimanëve, atëherë njerëzit të cilët kanë përfituar nga brezi i bashkëkohësve, i cili e ka parë natyrën dhe kulturën / kriterin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), kur të shikojnë drejtuesit emeuitë, do ta shihnin dallimin e stërmadh mes tyre dhe do ta kuptonin dallimin sa toka dhe qielli mes tyre! Ata do të mund të ndanin nga njëri-tjetri pastërtinë, dëlirësinë dhe drejtësinë nga mëkati, ndyrësia dhe shthurja.
Unë do të bëj me shënjë në mënyrë të përmbledhur dhe të shpejtë në një ose dy argumente me synimin e shërbimit të vërtetimit të veprimtarisë së shpikjes së haditheve dhe dua që të përcjell një fragment nga vepra me titull: “Dhebbu’l-Ahmedi” (Thelbi i Ahmedit) e Muhammed Nasiruddin Albanit: “Hanbel Ibn Ishaku citon se: “Im ungj Salihu mblodhi hadithe për Abdullahun dhe mua. Ai i lexoi “Musnedin” (Zinxhirin) ne dhe të tjerëve. Ai na tha: “Unë e zgjodha dhe e klasifikova këtë libër mes 750.000 haditheve. Nëse muslimanët bien ndesh mbi një hadith të të nderuarit të dërguar të Allahut le t’i drejtohen “Musnedit” (Zinxhirit). Nëse ceket në “Musned” (Zinxhiri) sa mirë, në rast të kundërt përcjellja nuk është agument”. (1)
Ashtu siç shihet Imam Ahmedi ka mbledhur deri në 40.000 hadithe në përmbledhjen e tij në mesin e 750.000 haditheve. Domethënë një në njëzet!
Tani shikoni veprimtarinë e haditheve të dobët, të shpikur dhe të rremë. Shejh Albani në vijimin e fragmentit citon si më poshtë: “Në veprën e tij me titull: “Hasais” (Çështjet) Hafidh Medini dhe në veprën e tij me titull: “Menakibu’l-Ahmedi” (Rrëfimet e Ahmedit) e Ibn Xheuziut i përcjellin këto fjalë nga dy udhë nga imami. Për këtë arsye në veprën e tij me titull: “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj) Hafidh Dhehebiu përcakton se kjo është e prerë”. (2)
Burimi i dytë është vepra me titull: “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve) e Shejh Islam Ibn Tejmijjes. Ky i fundit në veprën e tij kumton kështu: “Megjithatë ky hadith gjendet në libra që strehojnë një mori hadithesh të rreme të cilat janë të shpikura nga gënjeshtarët. Them se është ndryshe gjendja e atij që e ngatërron ose nuk gënjen qëllimisht. Sepse përcjelljet e përcjellura nga këta, zënë vend në sunnene, në veprën: “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Ahmedit) dhe në përmbledhjet e tjera të hadithit”. (3)
Ibn Tejmijje po mundohet të thotë: “Ky hadith nuk është në burimet prestigjioze”. Nga thëniet e tij nënkuptohet se kjo përcjellje nuk është e pranishme në klasifikimet e shkruara për burimet e rreme dhe të shpikura. Kjo do të thotë se janë të pranishme disa përcjellje të shpikura. Për këtë arsye i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) shprehet si vijon: “Ai i cili qëllimisht gënjen në emrin tim le të përgatisë ulësen/vendin e tin në Xhehennem”. Ky hadith është një hadith i pashkëputur i përcjellur nga ana e dhjetra bashkëkohësve. Cila është udha e shpëtimit nga problemi i shkaktuar nga këto lloj hadithesh?! Udha e parë është hetimi i përkryer në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të hollësishme e zinxhirit. Kjo përkthehet se ne do t’i drejtohemi shkencës së disiplinimit dhe klasifikimit për të mund të mësuar nëse zinxhiri është i vërtetë apo i dobët. Shumë njerëz i drejtohen kësaj mënyre. Mirëpo kjo mënyrë nuk është e mjaftueshme. Sepse shpikësit e haditheve dhe gënjeshtarët proçeset të cilat i kanë kryer në tekst mund t’i kryejnë shumë mirë dhe në zinxhir.
Prezantuesi: Kjo është më e lehtë.
I ftuari: Allahu ua shpërbleftë. Njerëz të fuqishëm mund të shpikin hadithe me qëllim vënien kokëposhtë të besimeve të muslimanëve. Kjo përmbajtje është e rremë dhe e shpikur. Pra një njeri i cili nuk i frikësohet Allahut të Madhëruar mund të shpikë fare mirë një zinxhir përcjelljeje.
Prezantuesi: Ai i cili shpik hadithe në emrin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) mund të shpikë hadithe dhe në emrin e dikujt tjetër dhe mund të thotë se dikushi tha kështu.
I ftuari: Për këtë arsye një pjesë e madhe e dijetarëve të epokës së parë me frikën e luajtjes së numrit të haditheve në fund të teksteve të haditheve të shkruara vinin shënimin: “Ky libri im përmban këtë numër hadithesh”. Por as kjo nuk e zgjidh problemin, sepse ky njeri i cili shpik hadithe mund të heqë një përcjellje nga libri dhe në vend të saj mund të vendosë një tjetër. Atëherë ndjekësit e mi të nderuar, në duart tona mbetet vetëm një udhë: “Paraqitja e përcjelljeve në Kur’an... sepse zinxhiri i këtij teksti (Kur’anit Famëlartë) është i pashkëputur dhe i prerë. Gjithashtu dhe përmbajtja e tij është një fjalim dhe fjalë hyjnore të cilat nuk mund të përcillen si kuptim. Ai nuk bart as fjalë të thëna si nevojë e përforcimit. Shkurtimisht nuk bëhet fjalë për asnjë mangësi. Në këtë mënyrë kuptohet më mirë rëndësia e paraqitjes në Librin e Allahut. Shikoni shpikësit e haditheve nuk shpikin hadithe në imtësitë e çështjeve juirdike si gjykimet e namazit dhe agjërimit, si numri i “tauafit” (rrotullimit) dhe “sajit” (ecjes). Ata në përgjithësi shpikin përcjellje me synimin e degjenerimit tw besimit islam.
Çështja që kemi lexuar nga sqarimet e Ehli Bejtit (p.m.t.) është kjo: “Nëse një hadith ka të bëjë me këtë fushë të ngushtë, thelbi i tij duhet të zërë vend në burimin thelbësor, në Kur’anin Famëlartë. Kjo do të thotë se rrënja e të tëra haditheve, të cilat kanë lidhje me renditjen e urtësisë thelbësore si njëshmëria, udhëheqja, prijësia, kthimi dhe qenia lajmëtar është e pranishme në Kur’anin Famëlartë.
Ja pra kjo është mënyra që ndjekim. Shumë njerëz drejtojnë pyetjen: “Imzot, cila është mënyra juaj në çështjen e qenies së ditur dhe vërtetë të këtyre haditheve?!” Ndjekësit e mi të nderuar, ne si fillim shikojmë zinxhirin. Krahas kësaj zinxhiri nuk është i mjaftueshëm. Madje nëse zinxhiri është i vërtetë këtë herë hadithin ia paraqisim Librit të Allahut të Bekuar dhe të Madhëruar dhe sunnetit të prerë të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.). Nëse ai është në përputhje me sunnetin e prerë sa mirë, nëse nuk është nuk i kushtojmë rëndësi, sepse ajo fjalë është një fjalë e kotë të cilën nuk e ka thënë i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.). Ndjekësit e mi të nderuar kjo është një çështje themelore. Me lejen e Allahut ne do ta zbatojmë këtë rregull dhe në Hadithin Thekalejn. Sepse ju e dini se Hadithi Thekalejn është njëri nga hadithet e rëndësishme të përcjellura nga i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.).
Atëherë ne duhet të dimë brendinë e Hadithit Thekalejn e cila është në formën: “Unë kam lënë për ju dy porosi, njëra është më e madhe se tjetra: “Ato janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Kini kujdes sjelljen tuaj pas largimit tim. Këto dy porosi nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit të Keutherit”.Vallë a është kjo përmbajtje në përputhje ne argumentin e Kur’anit?! Kjo brendi është një çështje e rëndësishme mbi të cilën duhet të ndalemi. Nëse do Allahu do ta shtjellojmë dhe këtë. Ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen se në programin e shkuar ne zumë në gojë se ne kemi dy kritere në duart tona për pranimin e një hadithi.
Kriteri i parë ishte “ixhmaja” (njëzëshmëria). Falenderimi i takon Allahut të Madhëruar se Hadithi Thekalejn e përmbush këtë kriter. Sepse ka mosmarrëveshje mbi versionin e hadithit në formën “dhe sunneti im”. Mirëpo rreth versionit të përcjelljes “dhe farefisi im” nuk ka asnjë ndasi mendimi dhe është arritur njëzëshmëria. Për këtë arsye edhe nëse do të pranonim se është përcjellur dhe versioni “dhe sunneti im” sërish hadithi është i dobët. Madje edhe sikur të jetë i vërtetë ne vëmë re se për të nuk është arritur njëzëshmëria dhe nga ana tjetër vëmë re se për versionin në formën “dhe farefisi im” është arritur njëzëshmëria.
Ne e kemi shënjuar dhe në mënyrë të qartë këtë çështje dhe e kemi shtjelluar atë në mënyrë të hollësishme në veprën tonë me titull: “Ilmu’l-Imami” (Dituria e Imamit). (4) Pas kësaj parathënieje të veçantë le të ngrejmë pyetjen: “Cili është vështrimi i Ehli Bejtit (p.m.t.) dhe i dijetarëve të kësaj shkolle rreth çështjes së paraqitjes së haditheve në Libër”.
Ndjekësit e mi të nderuar sqarimet e dijetarëve të Shkollës së Ehli Bejtit vënë theksin për pranimin e këtyre haditheve. Në fakt dijetarët tanë kanë patur ndasi mendimi në kufinjtë e kësaj paraqitjeje. Disa e ngushtojnë rrethin dhe shprehen si më poshtë: “Gjithçka e përcjellur nga i nderuar i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) dhe nga imamët e Ehli Bejtit (p.m.t.) duhet t’i paraqitet Librit”. Disa të tjerë e ngushtojnë mjaft kufirin dhe kumtojnë: “Vetëm përcjelljet të cilat kanë të bëjnë me metodologjinë e fesë duhet t’i paraqiten Librit”. Kjo çështje i përket metodologjisë së fesë dhe në këtë çast nuk ka lidhje me çështjen. Shkurtimisht dua të them se thelbi i këtyre përcjelljeve është pranuar nga ana e dijetarëve të Shkollës së Ehli Bejtit. Si përfundim ndonëse kufinjtë diskutohen, rishtas pohojmë se nuk ka asnjë mosmarrëveshje se themelet e kredos duhet t’u paraqiten Kur’anit.
Njëra nga veçoritë më të rëndësishme dalluese të Shkollës së Ehli Bejtit është kjo: “Nëse përcillet një hadith i cili lidhet me kredon dhe urtësinë fetare, nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ose nga imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.), dijetarët e shkollës ia paraqisin këtë hadith Librit dhe nuk shikojnë zinxhirin. Kjo nënkupton se dhe nëse përcjelljet të cilat kalojnë në veprën me titull: “Usulu’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit) ose në çdo përmbledhje tjetër hadithesh të jenë të jenë të vërteta në këndvështrimin e zinxhirit nëse bie në kundërshtim me Librin, atëherë ata e hedhin poshtë atë përcjellje. Në sytë e tyre nuk ka ndonjë vepër të pahetueshme si vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) e Buhariut dhe ajo me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit) e Muslimit. Le të sjellim një shembull të pamundur duke thënë se në veprën me titull: “Usulu’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit) në dukje/në pamje të parë gjendet një përcjellje e cila dëshmon për trupëzimin/mishërimin e Allahut të Madhëruar. Në këtë rast dhe nëse do të thoni: “Kjo përcjellje zë vend në veprën me titull: “Usulu’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftuesit) dhe zinxhiri i saj është i vërtetë” ne do të përgjigjemi: “Ne duhet t’ua paraqisimin përcjelljen Kur’anit, Librit të Zotit tonë. Sepse Kur’ani citon: “Asgjë nuk është i ngjashëm me Të”. Kështu që dhe nëse gjendet një përcjellje e tillë, kjo është vetëm një fjalë e kotë”.
Ne shumë herë kemi përsëritur, duke lajmëruar për qenien e vërtetë të një mendimi i cili bie ndesh me çdo përgjithësim, se nuk duhet të merret si themel mendimet e dijetarëve të majave të skajshme, por duhet të merren si themel mendimet e dijetarëve, të cilët kanë fuqinë e përfaqësimit të Shkollës së Ehli Bejtit. Disa nga sqarimet e tyre në këtë çështje janë si më poshtë: “Burimi i parë është vepra me titull:“Resail” (Dërgesat, Shpalljet) e Shejh Eadham Murteda Ensariut (v.v. 1281 m.i.), e cila është njëri nga librat më të rëndësishëm të metodologjisë së fesë që mësohet në oazet e diturisë. Autori shkruan si vijon: “I pari është Libri dhe sunneti. Lajmet të cilat janë në përputhje me Librin dhe sunnetin janë lajmet e pashkëputura të cilat parapëlqehen”. (5)
Pra ne marrim atë gjë që është në përputhje me Librin dhe hedhim poshtë atë që bie në kundërshtim me të. Një tjetër pikë është se lajmet të cilat dëshmojnë për paraqitjen në Libër janë lajme të pashkëputura. Epo është një rregull i formuluar i cili bën të ditur: “Nëse një lajm është i pashkëptur, nuk shikohet zinxhiri i tij”.
Burimi i dytë janë sqarimet që zënë vend në veprën me titull: “Bejan fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani” (Sqarimi i Komentimit të Kur’anit), e dijetarit bashkëkohor Sejjid Ebu Kasim Huit. Ai sqaron kështu: “Përcjelljet dhe lajmet e pashkëputura urdhërojnë paraqitjen e lajmeve në Libër. Ato lajme të cilat janë kundër Librit hidhen poshtë. Këto lloj përcjelljesh janë të rreme dhe janë fjalë të kota të cilat nuk i kanë thënë imamët”. (6)
Nuk është e mundur që nga imamët të vijë një gjë e cila bie në kundërshtim me Librin Fisnik. Këto janë thëniet e mjeshtrit tonë Sejjid Huit, njërit nga dijetarit të madh të Shkollës së Ehli Bejtit. Ai thotë se lajmet e kësaj brendie janë të pashkëputura.
Unë mund të përmend me dhjetra burime në lidhje me çështjen, por koha jonë është e kufizuar.
Burimi i tretë është vepra me titull: “Mizan fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani” (Peshorja në Komentimin e Kur’anit) e Shejh Tabataiut. Ky i fundit në veprën e tij në fjalë kumton si më poshtë: “Nga ana tjetër, në një mori përcjelljesh që janë përcjellur nga i dërguari ynë (p.q.m.t.) dhe që arrijnë në shkallën e pashkëputshmërisë, zënë vend thënie që kanë të bëjnë me përqafimin e Kur’anit, marrjen si themel të tij dhe testimin e përcjelljeve të kryera nga ai me Kur’anin”. (7)
Domethënë se përcjelljet e kësaj çështjeje janë të pashkëputura.
Burimi i katërt është vepra me titull: “Buhuthun fi’l-Ilmi’l-Usuli” (Çështjet e Diturisë së Metodologjisë) e mjeshtrit tonë Dëshmor Sadriut. Ky i fundit kumton si më poshtë: “Me qëllimin e “tarhut” (nxjerrjes) së haditheve kemi për qëllim urdhërimin e një sërë përcjelljesh për paraqitjen e hadithit në Libër, marrjen e atij të duhurit dhe heqjen e atij që bie në kundërshtim”. (8)
Unë do t’iu përcjell një ose dy përcjellje: “Unë e kam dëgjuar Ebu Abdullah Sadikun (p.m.t.) të urdhërojë si më poshtë: “Mbarë hadithet i paraqiten Librit dhe sunnetit. Çdo përcjellje e cila nuk është e përshtatshme me Librin e Allahut është një falë e kotë”. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) mbajti një fjalim dhe citoi kështu në fjalimin e tij: “O njerëz, ç’t’iu jetë përcjellur nga unë në përputhje me Librin e Allahut atë e kam thënë unë. Ç’t’iu jetë përcjellur nga unë në kundërshtim me Librin e Allahut unë nuk e kam thënë atë”. (9)
Imzot, a ka ndonjë fjalë që është kundër Librit të Allahut, që e ka thënë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)?! Sigurisht që jo! Mirëpo mund të përcillen gënjeshtra nga gjuha e tij. Ai nuk flet sipas vetes. Ai nuk flet gjë tjetër përvecc shpalljes së shpallur sure ajet
Për këtë arsye njëri nga dijetarët e Ehli Sunnetit e ka parë si të largët përkatësinë e këtyre lloj përcjelljeve në të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.). Ai ka shprehur: “Koncepti i këtyre përcjelljeve është i kotë, sepse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk mund të thotë një gjë kundër Librit të Allahut”.
Ndjekës i nderuar i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk përdor një thënie në formën: “Nëse unë iu them një gjë kundër Librit të Allahut!” Vallë sa është e mundur që i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) të thotë një gjë kundër Librit të Allahut?! Ai pohon kështu: “Nëse iu vjen një gjë e cila i adresohet të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) paraqiteni atë në Librin e Zotit tuaj. Shkaku i kësaj është qenia e shumtë e atyre të cilët do të gënjejnë në emrin tim”.
Prezantuesi: Imzot, mënyra që përcaktuat është udha më e shëndetshme për të mund të ndarë hadithin e vërtetë nga hadithi jo i vërtetë.
I ftuari: Ne nuk kemi në duart tona ndonjë kriter në pikën e brendisë. Ne mund t’i drejtohemi shkencës së disiplinimit dhe klasifikimit të haditheve në këndvështrimin e zinxhrit. Por ne nuk kemi mundësi që t’i drejtohemi zinxhirit në këndvështrimin e përmbajtjes dhe dëshmisë. Për këtë arsye ne duhet t’i drejtohemi një kriteri të tretë dhe të prerë.
Mendimi i njohur në mesin e dijetarëve të Shkollës së Ehli Bejtit është ky: “Hadihet të cilat bëjnë të ditur paraqitjen e haditheve në Libër janë të pranuara, të pashkëputura dhe mjaft të tepërta. Si rrjedhojë ne nuk e ndiejmë të nevojshme që të kryejmë hetimin në këndvështrimin e zinxhirit në lidhje me këto përcjellje. Për më tepër duhet të bëjmë të qartë se janë të pranishme dhe përcjellje të cilat i dinë dijetarët e kësaj fushe dhe të cilat zotërojnë zinxhirë të vërtetë. Ne e kemi hetuar këtë çështje në mëyrë të imtësishme në veprën tonë me titull: “Usul fi’t-Tefsiri ue’t-Teuili” (Metodologjia e Komentimit dhe Intrpretimit).
Prezantuesi: Megjithëse qasja e përgjithshme e Shkollës së Ehli Bejtit shfaq dallime në pikëne kufinjve të paraqitjes, rishtasajo është në formën se e ka pranuar çështjen e paraqitjes. Shumë mirë por cilat janë frytet e këtij pranimi?
I ftuari: Unë mendoj se kjo çështje ka shumë dobi. Ne iu kemi njoftuar për dobinë e parë: “Qenia kriter për bërjen e ditur për vërtetësinë e teksteve të haditheve të përcjellura nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) dhe nga imamët e Ehli Bejtit (p.m.t.). Veçanërisht në çështjet të cilat kanë të bëjnë me themelet e urtësisë fetare. Ky është një përfundim i rëndësishëm.
Sipas mendimit tonë edhe përfundimi i dytë është mjaft i rëndësishëm. Këto përcjellje që i kanë pranuar dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit nuk janë në përputhje me pretendimin e ndryshimit të Kur’anit Famëlartë. Kjo nënkupton se nëse Kur’ani që kemi në duart tona është i ndryshuar, vallë si mund t’i paraqisim fjalët e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) në të?! Ose vallë sa e vërtetë dhe e qëndrusheshme mund të jetë kjo paraqitje?!
“Atë e zbriti Shpirti Besnik/I Sigurtw në zemrën tënde”. Ky Kur’an është Kur’ani i cili ka zbritur në zemrën e Vulës së Lajmëtarëve, të cilën e kanë mësuar përmendësh dhe mbrojtur deri në ditët e sotme.
Prezantuesi: Kjo është një pikë e bukur... Ky përfundim i asgjëson thashethemet.
I ftuari: Ne mund të themi se dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit nuk i besojnë ndryshimit të Kur’anit Famëlartë. Ju shikoni veprat që dijetarët e kësaj shkolle, kanë shkruar në fushën e diturive islame si metodologji, apologjetikë dhe muhaddith (hadith). Ju do vini re se ata kanë shkruar hapur se hadithet e paraqitjes në Libër janë të pashkëputura. Të themi të drejtën ata kanë patur ndasi mendimi në çështjen e kufinjve të paraqitjes në Kur’an, si një përgjigjie ndaj pyetjes: “A do të paraqiten të tëra përcjelljet apo përcjelljet e veçanta në fusha të caktuara?!”, por ata nuk kanë ndasi mendimi në thelbin e çështjes. Nënvizojmë se dhe në rast se ato kanë një zinxhir përcjelljeje të vërtetë përsëri ato duhen duhet t’i paraqiten Librit.
Për hir të Allahut! Këtë parim nuk e zë vetëm unë në gojë. Dijetarët e mëdhenj të shkollës e kanë theksuar me këmbëngulje vërtetësinë e kësaj çështjeje. Ata shprehen si më poshtë: “Nëse Kur’ani do të ishte i ndryshuar, vallë a do të mund të urdhëronin imamët e Ehli Bejtit paraqitjen tonë të përcjelljeve të tyre në Libër?!”
Lërmëni t’iu përcjell sqarimet e njërit nga dijetarët e mëdhenj të Shkollës së Ehli Bejtit. Në veprën e tij me titull: “Tefsiru’s-Safi” (Komentimi i Plotë) Fejz Kashani (v.v. 1091 m.i.) i cili është njëri nga nxënësit e Mullah Sadrasë citon si vijon: “Unë them se kjo çështje është ballë përballë me këtë kundërshtim: “Nëse disa ajete të Kur’anit Fisnik do të ishin ndërruar atëherë nuk do të mbetej më asgjë që mund të merrej si mbështetje nga Kur’ani që kemi në duart tona. Sepse sipas kësaj çdo ajet i Kur’anit mbetet ballë përballë me mundësinë e ndryshimit dhe shtrembërimit dhe Kur’ani do të ishte renditur në formën e kundërt të asaj që zbriti. Në Kur’an nuk do të kishte mbetur asnjë argument që do të mund ta përdornim. Në këtë gjendje nuk do të kishte asnjë dobi as urdhërimi i Kur’anit për bindjen dhe lidhjen shumë fort pas Kur’anit.Për më tepër janë mjaft të përhapura dhe hadithet e përcjellura nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) dhe nga imamët e Ehli Bejtit (p.m.t.), të cilat lajmërojnë se nëse lajmi është në përputhje me Librin është i vërtetë dhe nëse bie ndesh është i prishur”. (10)
Fragmenti i mësipërm na njofton për Hadithin Thekalejn, sepse në Hadithin Thekalejn ceket thënia: “lidhja fort pas”. Nëse Kur’ani është i ndërruar si do të lidhemi fort pas tij?! Nëse do Allahu ne mund të themi se dhe kjo çështje është nga frytet e Hadithit Thekalejn. Nëse Kur’ani që kemi në duart tona është i ndërruar atëherë cila mund të jetë dobia e parqitjes në Kur’an?! Nëse Kur’ani nuk do të ishte i plotë por i mangët, i ndërruar, i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk do të kishte urdhëruar për paraqitjen e përcjelljeve në Librin e Allahut. Kini kujdes në këtë çështje: “Në thelb kur i paraqisim përcjelljet e ndërruara në Librin e Allahut, vëmë re se ato bien ndesh me Librin dhe si rrjedhojë i kanë humbur veçoritë e mundësisë së qenies argument. Shprehemi kështu sepse Allahu urdhëron: “Me të vërtetë Ne e zbritëm Kur’anin dhe nuk ka dyshim se ne do ta mbrojmë atë”. Për këtë arsye shkrimtari për këto lloj përcjelljesh që dëshmojnë për ndërrimin kumton se ato duhet të hidhen poshtë si pasojë e kundërshtimit të Librit të Allahut dhe të gjykohet se janë të prishura”. (11)
Madje nuk është i rëndësishëm as numri i këtyre përcjelljeve. Ato mund të jenë dhjetë, njëqind ose dyqind. Ne zbatojmë kriterin e paraqitjes në Libër dhe i vlerësojmë ashtu.
Në veprën e tij me titull: “Medhalu’t-Tefsiri” (Hyrje në Komentim) autoriteti imitues Ajetullah Udhma Shejh Muhammed Fadil Lenkerani i cili është njëri nga dijetarët bashkëkohorë dhe të mëdhenj të Kumit shprehet si më poshtë: “Njëra nga çështjet që tregon se Kur’ani nuk është i ndërruar janë hadithet “mutefid” (e dobishme) dhe madje “muteuatir” (e pashkëputura) të cilat dëshmojnë se përcjelljet dhe lajmet e përcjellura nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) dhe Farefisi i Pastër duhet t’i paraqiten Librit. Sipas këtyre lajmeve ai që është në përputhje me Librin merret, ndërsa ai që është në kundërshtim nuk pranohet. Kjo fjalë që ka këto veçori është një fjalë e kotë dhe nuk është përcjellur nga i dërguari (p.q.m.t.) dhe imamët e pafajshëm (p.m.t.)... një njeri që i qëndron larg kryefortësisë dhe mendon me të drejtë nuk bie në mëdyshje se këto lajme dëshmojnë se në Kur’an nuk ka ndërrim, mangësi, ndryshim dhe tjetërsim. (12)
Nuk jemi vetëm ne ata të cilët thonë se Kur’ani nuk ka pësuar ndërrim. Të jini të sigurtë se dhe dijetarët e mëdhenj të Ehli Sunnetit e pohojnë këtë.
Prezantuesi: Në fakt një fjalë e sendërtuar në formën: “shiitët besojnë se Kur’ani ka pësuar ndërrim” është një pretendim i botëkuptimit fetar emeuist.
I ftuari: Shumë e saktë... Gjithashtu dhe unë desha ta them këtë. Ja pra në këtë pikë dijetarët e botëkuptimit fetar emeuist, ndahen nga dijetarët e Ehli Sunnetit dhe dijetarët e Universitetit të Ezherit. Ju mund të thoni imzot ngjarja nuk është në atë mënyrë, sepse në ekranet televizive, në adresat e internetit dhe në veprat del një njeri dhe citon se dijetarët Ehli Sunnetit zënë në gojë se shiitët besojnë se Kur’ani ka pësuar ndërrim. Ky është një mashtrim dhe demagogji e plotë. Shprehem kështu sepse dijetarët e Ehli Sunnetit nuk e përdorin këtë thënie. Ata të cilët e përdorin këtë thënie janë dijetarët e botëkuptimit fetar emeuist. Këtë thënie e përdorin vartësit e Muhammed Ibn Abduluehhabit dhe Ibn Tejmijjes.
Unë do t’iu tregoj dy ose tre argumente.
Argumenti i parë është vepra me titull: ““Idhharu’l-Hakki” (Shfaqja e të Vërtetës) e Rahmetullah Hindit (v.v. 1306 m.i.). Ju mund t’i drejtoheni veprës me titull: “Ealam” (Dijetarët) e Dhirikliut në lidhje me gjendjen morale të Hindit. Dhirikliu në këtë veprën e tij kumton si më poshtë: “Ai është Rahmetullah Ibn Halilurrahman Hindi Hanefiu. Ai ka jetuar në zonën e Haramejnit (Mes Mekës dhe Medinës). Ai është një hulumtues dhe i aftë në dituritë dhe debatet fetare. Ai ka jetuar në Mekkë dhe ka ndërruar jetë atje. Ai ka shkruar vepra të çmuara, në mesin e tyre është dhe “Idhharu’l-Hakki” (Shfaqja e të Vërtetës) e cila është botuar me një vëllim dhe ka brenda dy pjesë. Kjo vepër është njëra nga veprat më të larta të fushës së saj”. (13)
Hindinë veprën e tij bën të ditur si vijon: “Kjo është përgjigjja që kam arritur duke vërtetuar këtë pyetje: “Në sytë e shumicës e dijetarëve shiitë Kur’ani i Madhëruar është i mbrojtur nga ndërrimi dhe ndryshimi. Sipas tyre janë të hedhura poshtë dhe fjalët e atij që thotë se Kur’ani është i metë”. (14)
Këto fjalë nuk janë thënë nga ana e dijetarëve imamitë shiitë si Fejz Kashani, Shejh Mufidi, Shejh Saduku, Tusiu dhe Kulejni.
Prezantuesi: Pra ata i hedhin poshtë dhe jo ne.
I ftuari: Në vazhdim bën të qartë kështu: “Ajo që kuptohet nga mendimi i arritur si përfundim i vërtetimit në sytë e dijetarëve imamitë shiitë, është se Kur’ani që kemi në duart tona në këtë çast, ëhtë Kur’ani të cilin Allahu i Madhëruar i ka zbritur të dërguarit të Tij. Kur’ani i zbritur të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) nuk është më tepër se sa Kur’ani që kemi në duart tona. Ky Kur’an është bërë bashkë dhe mbledhur në epokën e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)”. (15)
Ky pretendim bie ndesh me pretendimin se Kur’ani është mbledhur në epokën e prijësit të tretë. Nëse Libri nuk do të ishte mbledhur në epokën e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), atëherë a do të mund të thoshte i dërguari i Allahut (p.q.m.t.): “Për sa kohë që lidheni fort pas këtyre të dyjave... Unë po iu lë Librin e Allahut”. Për hir të Allahut! Nëse Libri nuk do të gjendej në mënyrë të shpërndarë në mesin e bashkëkohësve në lëkurëra, trungje hurmash, a do ishte e mundur që ai të emërtohej si “Libri?!”
Prezantuesi: Ai do të emërtohej si pllakat ose më një emër tjetër.
I ftuari: Allahu ua shpërbleftë. Burimi i dytë është vepra me titull: “Difaun Ani’l-Akideti” (Mbrojtja e Kredos), e Imam Muhammed Gazalit, njërit nga dijetarët më të mëdhenj tëUniversitetit të Ezherit.Ai rrëfen kështu në këtë veprën e tij:“Unë kam dëgjuar njërin nga këta që të shprehë kështu në një mbledhje diturie: “Shiitët kanë në duar një Kur’an ndryshe, i mangët dhe i tepërt nga Kur’ani i njohur...” Në llogari të kujt përhapen këto thashetheme?! Njerëz të cilët nuk e dinë se si është thelbi i punës mashtrohen duke kryer paragjykime të këqija për vëllezërit e tyre. Në librat e tyre po krijohet një gjendje si kryerja e paragjykimit të keq. “Mus’hafi” (mbledhje e faqeve të Kur’anit) është një i vetëm. Ai botohet në Kairo dhe shiitët në Nexhef dhe në Teheran e shenjtërojnë atë. Ata i përdorin kopjet në mesin e tyre... Vërtetimin e kësaj fjale të kotë... Këtë masakër dhe gjendje turpëruese që po përjetohet në mesin e njerëzve shiitë dhe sunnitë të bashkësisë muslimane...(16)
Tani do t’iu jap një rregull të përgjithshëm. Kur të shihni se kjo çështje po shqyrtohet nëse hapni çdo lloj stacioni televiziv, dijeni se ata duan që të shkaktojnë përçarje në mesin e bashkësisë muslimane. Muhammed Gazzali përmend në mënyrë të qartë se pretendimi i cili përpiqet që t’u vishet shiitëve është i kotë dhe pa vlerë. Në këtë çast ne jemi ballë përballë me këtë tablo në Irak, Egjipt, Algjeri, Libi, Afrikën e Veriut, Afganistan, Pakistan dhe Indi.
Në vijim ai shton: “Megjithëse ata janë vëllezër në fe ata janë shndërruar në njerëz që hanë njeri-tjetrin. Vallë si mund ta shoh si të pëlqyer cilësimin si jobesimtar, nëse një njeri i beson Librit të Allahut dhe sunnetit të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), fal pesë kohërat e namazit në ditë, mban agjërimin e muajit të Ramazanit dhe shkon në haxhxh nëse ka fuqi?! Ata mund të kenë kryer gabime në disa çështje por kjo nuk e bën cilësimin si jobesimtar të drejtë”. (17)
Ja pra kjo është qasja e përgjithshme e dijetarëve të Ehli Sunnetit. Kjo qasje është e ndryshme në thelb nga botëkuptimi fetar emeuist i shpalosur nga Ibn Tejmijje dhe Uehhabizmi.
Prezantuesi: Imzot këto thënie janë mjaft logjike. Të tjerët e kanë lënë mënjanë logjikën.
I ftuari: Gazzali thotë se ai mund të mos mendoj të njëjtën gjë me mua në disa çështje dhe se këtu nuk ka asgjë të keqe. Përse ta cilësoj atë si jobesimtar?!
Burimi i tretë është vepra me titull: “Ukdhubetu’t-Tahrifi’l-Kur’ani Bejne’s-Sunni ue’sh-Shia” (Gënjeshtrat në Ndërrimin e Kur’anit Mes Sunnitëve dhe Shiitëve) e shkruar nga ana e Resul Xhaferijjanit... Unë do t’iu lutesha vëllezërve tanë që ta lexojnë këtë vepër. Unë do t’iu përcjell nga parathënia ose nga thëniet e mendimtar Muhammed Ammaras. Ky i fundit shënon si më poshtë: “Armiqtë e fesë nuk mundën të gjejnë një derë për të mund të ngjallur dyshim në Kur’an. Si rrjedhojë na thanë si vijon: “Shiitët besojnë se Kur’ani ka pësuar ndërrim...” Ky mllef i shiitëve pasqyrohet në përcjellet në një pjesë të veprave të tyre ku shkruan se Aliu kishte një “mus’haf” (mbledhje e faqeve të Kur’anit) tjetër... Po armiqtë e fesë i kanë përqafuar këto udhë dhe kanë vënë në qendër një shkrimtar shiit”. (18)
Në vijim ai pohon: “Sepse ata kanë shkruar një vepër me titull: “Faslu’l-Hitabi” (Kreu i Fjalimit). Por armiqtë e fesë nuk e cekin aspak se vëllezërit tanë dijetarët shiitë, i kanë qortuar të tëra këto përcjellje dhe vepra, të cilat pretendojnë se Kur’ani ka pësuar ndërrim dhe e kanë hedhur poshtë këtë mendim”. (19)
Kjo do të thotë se vetë dijetarët shiitë e kanë shkatërruar këtë mendim pa pritur që të tjerët t’u vijnë dhe t’u thonë: “Përse nuk e qortoni një njeri i cili ka mendimin se Kur’ani ka pësuar ndërrim?!”
Ndjekësit e mi të nderuar ne kemi një vepër me titull: “Usulu’t-Tefsiri” (Mtoldogjia e Komentimit), në fundin e kësaj vepre është e pranishme një shtesë me 100 faqe me titull: “Hatimetu’s-Sijanetu’l-Kur’an Mine’t-Tahrifi” (Përmbledhja e Mbrojtjes së Kur’anit Nga Ndërrimi). Vëllezërit tanë mund t’i drejtohen kësaj vepre. (20)
Njëra nga përfundimet e paraqitjes së përcjelljeve në Libër është dhe argumentimi me këtë rast se Kur’ani nuk ka pësuar ndryshim.
Prezantuesi: Shumë mirë por si e vlerësojnë dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit veprën me titull: “Faslu’l-Hitabi” (Kreu i Fjalimit) e Muhaddith Nuriut?!
I ftuari: Shumë njerëz dalin në stacionet televizive dhe ngrejnë zërin duke e ngrohur këtë çështje si pilafi i butë. Unë nuk do t’i jap një pëgjigje shumë të gjatë kësaj çështjeje.
Pikë së pari në veprën e tij me titull: “Zeria ile Tesanifi’sh-Shia” ((Rregulli në Klasifikimin e Shiitëve) Alame Aga Buzurg Tehrani, i cili është njëri nga nxënësit e Muhaddith Nuriut, përcjell se mjeshtri i tij ka hequr dorë nga mendimet e tij në veprën e tij me titull: “Faslu’l-Hitabi” (Kreu i Fjalimit). (21)
Prezantuesi: Pra ai kishte këtë mendim por hoqi dorë nga ky mendim.
I ftuari: Nuk mund ta kuptoj, vallë përse këta paraqisin këtë mendim dhe nuk përmendin aspak këtë fjalë e cila është përcjellur nga nxënësi i thënësit të këtij mendimi?! Në këtë veprën e tij Buzurg Tehrani citon si më poshtë: “Neni 912: “Vepra me titull: “Faslu’l-Hitabi fi’t-Tahrifi’l-Kitabi” (Kreu i Fjalimit në Ndërrimin e Librit), mjeshtri im thoshte se unë nuk kam për qëllim ndryshimin dhe tjetërsimin me ndërrimin. Ç’është e vërteta ajo që i ka hije emërtimit të kësaj vepre është: “Faslu’l-Hitabi fi’l-Ademi’t-Tahrifi’l-Kitabi” (Kreu i Fjalimit ose Fjala e Fundit Në Mungesën e Ndërrimit të Librit)”. (22)
Por në botimet e gurit që kanë në duart e tyre kjo vepër kalon sititull: “Faslu’l-Hitabi fi’t-Tahrifi’l-Kitabi” (Kreu i Fjalimit në Ndërrimin e Librit). Unë dua të bëj me shenjë se shiitët nuk i mbështeten këtij botimi. Pavarësisht kësaj duart e atyre që duan të shkaktojnë përçarje dhe ndarje, sjellin në rend të ditës botimin e gurit që ka ndodhur shtatëdhjetë ose tetëdhjetë vite më parë të kësaj vepre. Botimi i këtij libri nuk gjendet por uehhabistët duan botimin e këtij libri.
Por më e qartë se kjo është vepra me titull: “Mustedreku’l-Uesailiue Mustenbitu’l-Uesaili” (E Perceptuara e Ndërmjetësueve dhe Argumentuesi i Ndërmjetësueve) e Muhaddith Nuriut. Në një vend të kësaj vepre zënë vend këto thënie si shënim i poshtëm: “Sipas asaj që kemi dëgjuar nga vetë goja e shejhut tonë Nuriut në epokën e fundit, ai zinte në gojë se kishte kryer gabim në pikën e emërtimit të librit. Ai thoshte se do të ishte më e përshtatshme nëse vepra e tij do të emërtohej si është: “Faslu’l-Hitabi fi’l-Ademi’t-Tahrifi’l-Kitabi” (Kreu i Fjalimit ose Fjala e Fundit Në Mungesën e Ndërrimit të Librit)”. Ne e kemi dëgjuar me veshët tanë këtë vetë nga goja e shejhut tonë. Ndërsa për sa i përket zbatimit, ne shikonim se ai nuk i kushtonte ndonjë vlerë brendisë së lajmeve, në rast se ai lajm ishte në një gjendje që binte ndesh me Librin”. (23)
Prezantuesi: Pra ai ia paraqiste përcjelljet Librit.
I ftuari: Shumë e saktë... Më pas ai shton: “Ai ishte i mendimit se Kur’ani nuk mund të ishte i fiksuar me lajme të vetme. Ai i hidhte poshtë këto lloj lajmesh. Ky është zbatimi i “selefu’s-salihinëve” (të parëve të mirë) imamitë si Sejjid Murtedait, Tusiut, Tabersiut etj. Atëherë si fillim përmbledhim se nxënësi i shkruesit të librit përmend se mësuesi i tij ka hequr dorë nga mendimi i tij.
Pikë së dyti: Kjo vepër nuk mbahet si një vepër prestigjioze në sytë e dijetarëve të Ehli Bejtit. Madje këta të fundit i shprehin si marrëzira të kota të dhënat që ceken në këtë vepër dhe e citojnë këtë në mënyrë të hapur. Unë dua që t’iu paraqis fjalët e dy dijetarëve të mëdhenj.
E para është vepra me titull: “Enuaru’l-Hidajje” (Dritat e Udhëzimit) e Sejjid Imam Humejnit (p.m.t.). Për hir të vërtetës i nderuari imam (p.m.t.) nuk fliste kurrë mbi kornizën e vetëve. Por kur bëhet fjalë për Kur’anin Sejjid Imam Humejni (p.m.t.) urdhëron si vijon: “Po iu them më tepër:“Nëse gjendja do të ishte siç ka pandehurshkrimtari i veprës me titull: “Faslu’l-Hitabi” (Kreu i Fjalimit)... Ajo gjë që ai ka shkruar nuk shpreh as dituri e as vepër.Ai ka shënuar në veprën e tij vetëm përcjelljet e dobëta të hedhura poshtë nga ana e bashkëkohësve. Të zotët e mendjes e bashkëkohësve tanë të vjetër u qëndrojnë larg këtij libri dhe këtyre lloj përcjelljeve... Ndërsa për sa i përket veprës tjetër pohoj se ajo është më tepër është e mbushur me rrëfime dhe tregime të çuditshme të cilat u shëmbëllejnë maskarallëqeve... Në thelb ai vetë është një njeri dhe hulumtues i mirë. Megjithatë ai ka një dëshirë të zjarrtë, në lidhje me mbledhjen e përcjelljeve të dobëta, të çuditshme, të habitshme dhe të cilin muk mund ta pranojnë mendja e shëndoshë dhe stili tejet i vërtetë i mendimit... Ajo që është e çuditshme është se si ka mundësi që dijetarët e mëdhenj bashkëkohorë me të nuk kanë mundur ta shohin këtë, kanë mbetur të befasuar nga ajo gjë për të cilën qanë qiejt dhe gati sa nuk u ça toka copë-copë...”. (24)
Imam Humejni (p.m.t.), nuk e pranon as mendimin e Muhaddith Nuriut dhe përdor fjalëzën “uehm” (dyshim, vegim) për të mund të treguar qenien e tij të pavlerë. Ai gjithashtu fshikullon dhe dijetarët bashkëkohorë të cilët nuk kanë bërë zë ndaj këtij gabimit të tij.
Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:
1- Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Dhebbu’l-Ahmedi An Musnedi Imam Ahmedi” (Thelbi i Ahmedit Nga Zinxhiri i Imam Ahmed Hanbelit), fq.12, Shtëpia Botuese: “Daru’s-Siddiki” (Vendi i më Besnikut), fq. 12.
2- Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Dhebbu’l-Ahmedi An Musnedi Imam Ahmedi” (Thelbi i Ahmedit Nga Zinxhiri i Imam Ahmed Hanbelit), fq.12, Shtëpia Botuese: “Daru’s-Siddiki” (Vendi i më Besnikut), fq. 12.
3- “Mexhmuatu’l-Fetaua Shejhu’l-Islami Ibn Tejmijje” (Përmbledhja e Miratimeve të Shejh Islam Ibn Tejmijjes), vëll. 1, fq. 248.
4- Sejjid Kemal Hajdari, “Ilmu’l-Imami Buhuthun fi’l-Hakikati ue Meratibi Ilmi’l-Eimmeti’l-Masumini” (Dituria e Imamit, Çështjet e të Vërtetës dhe Rregullimi i Imamëve të Pafajshëm), fq. 20-25.
5- Shejh Murteda Ensari, “Feraidu’l-Usuli” (Trashëgimtarët e Metodologjisë), Vërtetimi nga “Turathi’sh-Shejhi’l-Adhami” (Trashëgimia e Shejhut më të Madh), vëll. 4, fq. 146.
6- Sejjid Ebu Kasim Hui, “Bejan fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani” (Sqarimi i Komentimit të Kur’anit), Shtëpia Botuese: “Daru’z-Zehra” (Vendi e Lules), fq. 265.
7- Muhammed Husejn Tabatabai, “Mizan fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani” (Peshorja në Komentimin e Kur’anit), Shtëpia Botuese: “Muessesetu’l-Alemi” (Instituti Botëror), vëll. 3, fq. 98.
8- Shehid Sadri, “Buhuthun fi’l-Ilmi’l-Usuli” (Çështjet në Diturinë e Metodologjisë), vëll. 7.
9- Shehid Sadri, “Buhuthun fi’l-Ilmi’l-Usuli” (Çështjet në Diturinë e Metodologjisë), vëll. 7.
10- Fejz Kashani, “Tefsiru’s-Safîi” (Komentimi i Pastër), Shtëpia Botuese: “Muessesetu’l-Alemi” (Instituti Botëror), vëll. 1, fq. 46.
11- Fejz Kashani, “Tefsiru’s-Safîi” (Komentimi i Pastër), Shtëpia Botuese: “Muessesetu’l-Alemi” (Instituti Botëror), vëll. 1, fq. 46.
12- Ajetullahi’l-Udhma Shejh Muhammed Fadil Lenkerani, “Medhalu’t-Tefsiri” (Hyrje në Komentim), fq. 217-221.
13- Hajruddin Dhirikli, “Alam” (Dijetarët), Shtëpia Botuese: “Daru’l-Ilmi li’l-Melajini” (Vendi i Diturisë së të Ëmbëlsuesve), vëll. 3, fq. 18.
14- Rahmetullah Ibn Halilurrahman Hindi, “Idhharu’l-Hakki” (Shfaqja e të Vërtetës), Shtëpia Botuese: “Daru’l-Xhili” (Vendi i Shfaqjes), vëll. 2, fq. 113.
15- Rahmetullah Ibn Halilurrahman Hindi, “Idhharu’l-Hakki” (Shfaqja e të Vërtetës), Shtëpia Botuese: “Daru’l-Xhili” (Vendi i Shfaqjes), vëll. 2, fq. 114.
16- Imam Muhammed Gazzali, “Difaun Ani’l-Akideti ue’sh-Sheriati Diddu Metaini’l- Musteshrikini” (Mbrojtja e Kredos dhe Sheriatit në Kundërshtim me Tekstet e Orientalistëve), fq. 219.
17- Imam Muhammed Gazzali, “Difaun Ani’l-Akideti ue’sh-Sheriati Diddu Metaini’l- Musteshrikini” (Mbrojtja e Kredos dhe Sheriatit në Kundërshtim me Tekstet e Orientalistëve), fq. 219.
18- Resul Xhaferijjani, “Ukdhubetu’t-Tahrifi’l-Kur’ani Bejne’s-Sunni ue’sh-Shia” (Gënjeshtrat në Ndërrimin e Kur’anit Mes Sunnitëve dhe Shiitëve), Prezantimi Nga Muhammed Ammara, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’n-Nafize” (Instituti i Ndikueses), Kajro, fq. 22.
19- Resul Xhaferijjani, “Ukdhubetu’t-Tahrifi’l-Kur’ani Bejne’s-Sunni ue’sh-Shia” (Gënjeshtrat në Ndërrimin e Kur’anit Mes Sunnitëve dhe Shiitëve), Prezantimi Nga Muhammed Ammara, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’n-Nafize” (Instituti i Ndikueses), Kajro, fq. 22.
20- Sejjid Kemal Hajdari, “Usulu’t-Tefsiri” (Metodologjia e Komentimit), fq. 492-590.
21- Alame Aga Buzurg Tehrani, “Zeria ile Tesanifi’sh-Shia” (Rregulli në Klasifikimin e Shiitëve), Shtëpia Botuese: “Daru’l-Edua” (Vendi i Përgjigjieve), vëll. 16, fq. 200, Bejrut, Liban.
22- Alame Aga Buzurg Tehrani, “Zeria ile Tesanifi’sh-Shia” (Rregulli në Klasifikimin e Shiitëve), Shtëpia Botuese: “Daru’l-Edua” (Vendi i Përgjigjieve), vëll. 16, fq. 200, Bejrut, Liban.
23- Muhaddith Nuriu, “Mustedreku’l-Uesaili ue Mustenbetu’l-Methaili” (E Perceptuara e Ndërmjetësuesve dhe Hetimi i Çështjeve), Shtëpia Botuese: “Muessesetu Ali Bejti” (Familja e Shtëpisë), vëll. 1, fq. 50.
24- Sejjid Ajetullah Humejni, “Enuaru’l-Hidajje fi’t-Talikati ale’l-Kifajje” (Dritat e Udhëzimit në Analizimin e Mjaftimit), Shtëpia Botuese: “Neshru’l-Etheri’l-Imam Humejni” (Botimi i Veprave të Imam Humejnit), vëll. 1, fq. 50-51.
Sqarime të Nevojshme:
(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të
Vijon...
Burimi : Medya Şafak