Mësimet E Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi I Gjashtëdhjetëegjashtë
Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit... Përshëndetja dhe paqja qoftë mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) mbi familjen e tij tërësisht të pastër.
Ndjekës të nderuar ju përshëndesim në këtë pjesë të re të programit tonë me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Shfaqja e Imam Mehdiut), nga studiot e Keuther TV në Kum: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju”. Mirëseerdhët Zotëri Ajetullah Sejjid Kemal Hajdari. Imzot jemi në pjesën e gjashtëdhjetëegjashtë të programit tonë me titull: “Zinxhiri dhe Argumentimi i Hadithit Thekalejn”.Unë do të kaloj drejtpërdrejtë në çështje. Imzot a mund të na jepni një të dhënë të përgjithshme mbi çështjen të cilën do ta sqaroni këtë mbërmeje në mënyrë që ndjekësit tanë të nderuar mund të krijojnë lidhje më çështjen?
I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër dhe e shpejtoftë shfaqjen e tyre!
Përpara se të kalojmë në këtë pyetje së cilës i duhet dhënë përgjigje, dua të bëj të ditur se në këtë program dhe në programet në vijim, do të qëndrojmë mbi gjëra të cilat janë të mbështetura mbi disa çështje themelore dhe mbi një metodë, në mënyrë që të kuptohet më mirë Hadithi Thekalejn dhe hadithet e tjera.
Nëse do Allahu çështjet të cilat do t’i hetojmë këtë mbrëmje janë të radhitura në këtë mënyrë:
Pika e parë është se ne do të mundohemi që t’u japim përgjigje pyetjeve se cilat janë rregullat mbi të cilat mbështetet Shkolla e Ehli Bejtit kur pranon ose hedh poshtë një hadith. Ko është një çështje e rëndësishme. Ndjekësit tanë të nderuar duhet t’i dinë rregullat mbi të cilat mbështetemi në pikën e pranimit ose hedhjes poshtë të një lajmi, përcjelljeje, ose hadithi.
Brenda kornizës së kësaj pike ne duam që të cekim dy rregulla të rëndësishme themelore dhe dalluese, për sa i përket pranimit ose hedhjes poshtë të përcjelljeve të përcjellura nga imamët e Ehli Bejtit.
Rregulli i parë është njëzëshmëria. Me njëzëshmërinë kemi për qëllim njëzëshmërinë e arritur në mesin e muslimanëve. Nëse bashkësia muslimane ka arritur njëzëshmërinë mbi një hadith atëherë ky hadith është argument, është i pranuar dhe duhet të merret si mbështetje. Kur themi njëzëshmëri e themi duke nënvizuar se nuk kemi për qëllim mendimet e gabuara dhe kundërshtuese. Ja pra ky është parimi dhe kriteri i parë.
Ne e kemi hetuar këtë në mënyrë të hapur dhe të të qartë në kornizën e Hadithit Thekalejn. Në programet e mëhershme kemi vënë theksin se ky hadith nuk është përcjellur vetëm nga udha shiite. Në shtesë kemi bërë të ditur se udhët e përcjellura të Ehli Sunnetit janë më të tepërta se udhët e përcjellura të Ehli Shiitëve. Madje ky hadith është përcjellur dhe nga udhët e doktrinave zejdite dhe ismailite. Gjithashtu ky hadith është përcjellur pothuajse dhe nga ana e të tëra doktrinave apologjetike dhe juridike të cilat zotërojnë drejtime dhe prirje të ndryshme. Domethënë mbarë muslimanët kanë arritur njëzëshmërinë mbi versionin e Hadithit Thekalejn në formën: “Libri i Allahut dhe farefisi im që është Ehli Bejti im”.
Mund të drejtohet një pyetje kështu: “Çfarë thoni për përcjelljen në fomën: “dhe sunneti im?” Për këtë kemi bërë të qartë se është njëra nga përcjelljet e gabuara. Një numër i madh i dijetarëve të Ehli Sunnetit kanë pohuar se versioni i hadithit në formën: “dhe sunneti im” është i dobët, apo i gabuar, ose i panjohur. Megjithatë nuk ka askush i cili pretendon se zinxhiri i përcjelljes së versionit të hadithit në formën: “dhe farefisi im” është i dobët. Ne jemi të mendimit se ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen se në programet e mëparshme kemi lexuar dhe paraqitur përcjelljet të cilat vijnë nga udhët e Ehli Sunnetit dhe Ehli Shiite.
Ky është rregulli i parë.
Rregulli i dytë të cilin na e kanë sqaruar imamët e Ehli Bejtit dhe të cilin do ta sqarojmë dhe ne në mënyrë gjithëpërfshirëse në këtë program është paraqitja e përcjelljes në Librin e Allahut. Nëse Kur’ani Famëlartë e vërteton atë përcjellje, atëherë ne e marrim atë përcjellje, por nëse Kur’ani Fisnik bie ndesh me përcjelljen në fjalë, atëherë ne nuk i kushtojmë rëndësi asaj përcjelljeje dhe e hedhim poshtë. Sepse fundja ajo është një fjalë e kotë e cila nuk ka vlerë. Nëse do Allahu (k.m.t.) çështja do të dalë në dritë kur të shqyrtojmë hollësitë e këtyre dy çështjeve.
Atëherë këto të dyja janë kriteret themelore. Ne nuk i kushtojmë rëndësi një përcjelljeje ndonëse është e vërtetë në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes, por nëse përmbajtja dhe dëshmia e saj bie ndesh me Librin e Allahut; sepse kjo është një fjalë e kotë të cilën nuk e ka thënë Ehli Bejti.
Mund të ngrihet një pyetje si më poshtë tillë: “Imzot cila është dëshmia e këtyre dy rregullave?” Mendoj se kemi shpalosur mjaftueshëm dëshmi në programet paraardhëse mbi rregullin e njëzëshmërisë. Miqtë e mi të nderuar mund t’i drejtohen kësaj çështjeje të cilën e kemi bërë me shenjë në programet e mëhershme:
Imam Ali Ibn Muhammedi (p.m.t.) në letrën që i ka shkruar si një përgjigje pyetjeve në lidhje me çështjet e detyrimit dhe frymëzimit të popullit të Ahuadit ka cituar kështu: “Nëse Libri i Allahut dëshmon besnikërinë dhe vërtetimin e një lajmi/hadithi dhe nëse një palë nga bashkësia muslimane e mohon këtë lajm dhe i del kundër këtij me hadithe të shpikura, atëherë ata bëhen mohues dhe të shmangur me mohimin dhe asgjësimin e atij hadithi. Lajmi më i vërtetë është ai lajm në të cilin arrihet duke kryer vërtetimin e tij nga Libri i Allahut”. (1)
Falenderimi i takon Allahut (l.m.t.) dhe përshëndetja qoftë mbi popullin e Ahuadit i cili që nga epoka e Imam Hasan Askeriut (p.m.t.) dërgonte letra.
E thënë ndryshe askush nuk ka të drejtë që të kundërshtojë një ngjarje e cila është mbështetur dhe nënvizuar nga ana e Kur’anit Famëlartë. Ashtu siç kuptohet dhe nga fragmenti i lartpërmendur lajmet më të vërteta janë ato lajme vërtetësia dhe vërtetimi i të cilave është përftuar nga Libri Allahut. Ky kriter është jashtëzakonisht interesant. Ky është sqarimi i përcjelljes së sipërcituar.
Në këtë pikë njëri nga dijetarët mund të citojë dhe pyesë si më poshtë: “Imzot vepra me titull: “Ihtixhaxh” (Argumentimi) nuk ka një zinxhir të vërtetë përcjelljeje. Vallë përse mbështeteni në një përcjellje të tillë e cila nuk është autoritare dhe e pranuar në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes?!”
Prezantuesi: Një tjetër burim bën të ditur se kjo përcjellje është e vërtetë.
I ftuari: Allahu (f.m.t.) ua shpërbleftë me të mira. Nga Imam Ridai (p.m.t.) është përcjellur një përcjellje me të njëjtën përmbajtje. Kjo përcjellje ceket në veprën me titull: “Usulu Mine’l-Kafi” (Mënyra e Mjaftuesit). Përcjellja e mësipërme kalon në kreun me titull: “Ibtalu’r-Rujeti” (Qenia e Kotë e Pretendimit të Shikimit të Allahut” në veprën me titull: “Teuhid” (Njëshmëria).
Ndjekësit tanë të nderuar sigurisht se kanë të drejtë që të pyesin shkallën e vërtetësisë së përcjelljes. Në veprën e tij me titull: “Miratu’l-Ukuli” (Pasqyra e Mendjeve) Shejh Mexhlisiu përcakton se përcjellja është e vërtetë. Ai citon si më poshtë: “Hadithi i dytë (hadithi për të cilin po bëjmë fjalë) në kreun me titull: “Ibtalu’r-Rujeti” (Qenia e Kotë e Shikimit) është i vërtetë”. (2)
Kur ne i drejtohemi sqarimeve të imamëve të Ehli Bejtit (p.m.t.) vëmë re se ata na kanë vënë të domosdoshme dy rregulla për pranimin tonë të një përcjelljeje.
Rregulli i parë është qenia e një përcjellje mbi të cilën është arritur njëzëshmëria...
Rregulli i dytë është bërja jonë e njohur duke ia paraqitur përcjelljen në Librin e Allahut... Ne e kemi shënjuar përcjellen e dytë.
Tani ejani dhe le të shohim se çfarë ka thënë Imam Ridai për këtë hadith. Përcjellja në fjalë ka të bëjë me përcjelljet të cilat citojnë/zënë në gojë se Allahu i Madhëruar mund të shihet me syrin e njeriut. Një numër i madh dijetarësh janë të besimit se Allahu i Lartësuar mund të shihet me syrin e njeriut në Ditën e Kijametit. Sipas këtyre përcjelljeve bëhet e qartë se unë do ta shoh Allahun e Lavdëruar me këtë syrin tim të njeriut ashtu siç shoh këtë libër dhe këtë laps. Pjesa e përcjelljes e cila na intereson është kjo: “Kur Ebu Karra e ka pyetur Imam Ridain (p.m.t.): “A i përgënjeshtron ti këto përcjellje bashkë me zinxhirët e tyre të vërtetë të përcjelljes, të shënuara në burimet të cilat lajmërojnë shikimin e Allahut të Madhëruar në Ditën e Kijametit?!” Imam Ridai (p.m.t.) ia ka kthyer kështu: “Unë i përgënjeshtroj përcjelljet kur bien ndesh me Kur’anin. Muslimanët janë të njëzëri mbi këtë çështje: “Allahu nuk mund të rrethohet në këndvështrimin e diturisë, sytë nuk mund ta shikojnë Atë dhe asgjë nuk është e ngjashme me Të”. (3)
Pra ashtu siç shihet imami na jep një rregull të përgjithshëm. Me fjalë të tjera nëse një përcjellje bie ndesh me Kur’anin Famëlartë ajo përgënjeshtrohet. Nëse një përcjellje përgënjeshtrohet nga ana e Kur’anit Fisnik ose nëse përcjellja është e vërtetë por duhet përgënjeshtrimi i Kur’anit ajo është një përcjellje e kotë dhe nuk është autoritare. Shprehemi kështu sepse Kur’ani Famëlartë është “kat’i” (i prerë) në këndvështrimin e zinxhirit, ndërsa është “muhkem” (i qartë, i gkykuar) në shumë çështje në këndvështrimin e dëshmisë. Një pjesë e ajeteve kuranore janë “muhkem” (të qarta), ndërsa një pjesë janë “muteshabih” (të paqarta, të ngjashme) të cilat duhet të mbështeten në ajetet e qarta.
Atëherë kumtojmë se imamët e Ehli Bejtit kanë bërë me shenjë tek këto dy rregulla të plota: “Paraqitja e përcjelljes në Kur’an dhe “ixhma” (njëzëshmërinë e arritur të dijetarëve). Një njeri mund të shtrojë pyetjen: “Cili është dallimi mes këtyre dy rregullave të plota? A është kusht që këto dy rregulla të zbatohen në tëra hadithet?!”
Përgjigjja: “Jo... Falenderimi i takon Allahut të Lartësuar se disa hadithe i bartin së bashku këto dy rregulla. Lajmet të cilat kanë të bëjnë me postet, prijësinë dhe dashurinë e Prijësit të Besimtarëve janë të këtij lloji. Shtojmë se përcjelljet si Hadithi i Shtëpisë, Hadithi i Gadirit, Hadithi i Dashurisë: “Nuk ka dyshim se ty të do vetëm besimtari dhe të përbuz vetëm dyfytyrëshi” dhe Hadithi Thekalejn janë të tëra hadithe mbi të cilat është arritur njëzëshmëria dhe se nuk kanë asnjë lloj problemi.
Domethënë u bë e qartë se disa hadithe janë kështu. Pra sqarojmë se nuk ka asnjë lloj shqetësimi në pikën e parë - e cila është njëzëshmëria. Tani le të kalojmë në rregullin e dytë.
Miqtë e mi të nderuar ku përfitojmë ne nga rregulli i dytë?! Në përfitojmë nga rregulli i dytë në hadithet e veçanta. Pra librat të cilat flasin për përcjelljet dhe përmbledhjet e haditheve të cilat zënë vend në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit, “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Ahmedit) e Imam Ahmedit, e shohin si të mjaftueshëm sigurimin e kushtit e qenies i vërtetë për panimin e një përcjelljeje dhe i strehojnë në përbërjet e tyre përcjelljet e këtij lloji. Pra këto libra dhe përmbledhjet e hadithit nuk e marrin parasysh kushtin e dytë për të cilin themi se është çështja e paraqitjes në Kur’an. Megjithatë kur ne shtrojmë këto dy kushte për pranimin e një përcjellje si autoritare, atëherë nuk është e mjaftueshme qenia e vërtetë e tyre në këndvështrimin e zinxhirit të këtyre lloj përcjelljeve, sepse këto të fundit duhet të paraqiten dhe në Librin e Allahut të Lavdëruar.
Le të ilustrojmë një shembull: “Gjenden shumë hadithe në çështjen e njëshmërisë. Një pjesë e jashtme e këtyre kuptohet në kredon e “texhsimit” (mishërimit, trupëzimit) apo atë të “teshbihut” (ngjashmërisë). E thënë ndryshe nga këto dilet në përfundimin se Allahu (k.m.t.) ka një pamje ose është ulur mbi “arsh” (fron). Kështu që në hulumtimet në të cilat kemi shtjelluar njëshmërinë, ne i kemi trajtuar në mënyrë gjithëpërfshirëse këto përcjellje të cilat kanë një zinxhir të vërtetë. Këto përcjellje të cilat zotërojnë një zinxhir të vërtetë a janë të pranuara apo nuk janë të pranuara në këndvështrimin e dëshmisë? Për ta kuptuar këtë ne ua paraqisim këto përcjellje në Librin e Allahut. Me fjalë të tjera Kur’ani Famëlartë citon: “Lejse kemithlihi shejun” (Asgjë nuk është e ngjashme me Të). Atëherë përkufizojmë se ndonëse këto përcjellje janë autoritare në këndvështrimin e zinxhirit ato nuk kanë asnjë lloj vlere.
Duke qenë se gjenden një numër i madh përcjelljesh, duke u lutur që Allahu (l.m.t.) të na japë sukses, ne do të pasqyrojmë një shembull nga “Sahihajnët” (Dy Përmbledhjet e Haditheve të Vërteta) ose nga vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Buhariut) e Buhariut dhe “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit. Çfarë përcjellin këto dy burime nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)? Çfarë thonë këto dy burime për të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.)? Ne nuk do ta kufizojmë. Në disa përcjellje ceket se i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) e ka kryer nevojën e hollë në këmbë.
Prezantuesi: Se ka dhuruar pije alkoolike...
I ftuari: Shumë e saktë... Në një pjesë e haditheve është e këtij lloji. Ndërsa në disa nga përcjelljetë tjera kalon se engjëjt nuk janë turpëruar nga i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) por janë turpëruar nga disa nga bashkëkohësit! Tani për tani nuk duam që të hyjmë në hollësi. Përsërisim ndonëse këto përcjellje janë të vërteta në këndvështrimin e zinxhirit sërish ato duhet t’u paraqiten në Librin e Allahut. Nëse at janë në përputhje me Librin e Allahu i marrim. Krahas kësaj shohim se këto lloj përcjelljesh nuk janë në përputhje me Librin e Allahut. Allahu (f.m.t.) citon: “Dhe me të vërtetë ti je mbi një moral të lartë”. Shikoni tablonë e vizatuar për të dërguarit dhe zotëriun e të dërguarve... Për hir të Allahut! Kështu duhet të jetë morali i një personaliteti të tillë?! A i shkon për shtat kjo lloj sjelljeje zotëriut të të dërguarve dhe lajmëtarëve?! A e hidhëron fytyrën dhe më pas e kthen atë në një gjendje normale një personalitet me një moral të lartë?! A mund të mendohet se një njeri me një moral të tillë të parapëlqejë magnatët e pasur në krahasim me të varfërit?! A e miraton mendja një mendim të tillë?!
Atëherë kumtojmë se rregulli është mjaft i rëndësishëm.
Lërmëni t’iu sjell një shembull më të qartë: “Shumë dijetarë të Ehli Sunnetit i quajnë bashkëkohësit të drejtë. Shtojmë se përcjelljet me këtë lloj përmbajtjeje duhet t’u paraqisim në Librin e Allahut.Nëse Kur’ani Fisnik është në përputhje me pikëpamjen e qenies së drejtë të bashkëkohësve i pranojmë, nëse nuk është i hedhim poshtë. Por nëse këto përcjellje bien ndesh me argumentin kuranor dhe nëse në gjirin e bashkëkohësve ka njerëz mëkatarë ashtu siç shihet në ajetin: “Kur një mëkatar iu sjell një lajm” atëherë i hedhim poshtë.
Prezantuesi: Njeri ky i cili është nga bashkëkohësit.
I ftuari: Apo ai i cili ka thyer zotimin ose e ka ndërruar atë dhe ka shpikur risi pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) apo e akuzuar këtë të fundit duke thënë: “Atë e mposhti sëmundja”...
Prezantuesi: Ose nëse ka njerëz të cilët i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) i ka dëbuar...
I ftuari: Për hir të Allahut! Vallë a shfaqin këto përputhje me argumentin e Kuranit?! Miqtë e mi të nderuar ne duam që të nënvizojmë këtë çështje: “Akush të mos krijojë mendimin se ne po i përmendim këto sqarime vetëm për përcjelljet e Ehli Sunnetit, sepse e njëjta gjendje vlen dhe për përcjelljet tona. Shprehemi kështu sepse imamët (p.m.t.) kanë thënë: “Nëse do t’iu vijë një hadith nga ne tek ju, paraqiteni atë hadith në Librin e Allahut. Nëse mund të shikoni një se dy dëshmitarë nga Kur’ani atë hadith e kemi thënë ne. Nëse nuk mund të gjeni dëshmitar atë fjalë nuk e kemi thënë ne”.
Në dritën e këtyre sqarimeve ne mund të vëmë re se ky rregull i plotë është tejet i rëndësishëm. Ne e dëshmojmë në përcjellet e veçanta frytin e këtij rregulli. Domethënë kur ju përcillni përcjellje të cilat ne nuk i mbështesim, kriteri e dëshmisë së pranimit ose hedhjes poshtë e këtyre lloj përcjelljeve është paraqitja e tyre në Librin e Allahut. Gjithashtu dhe ne kur përcjellim përcjellje të cilat ju nuk i miratoni kriteri i mundësisë së pranimit tuaj të përcjelljeve tona është paraqitja e tyre në Librin e Allahut. E thënë ndryshe ne do t’i paraqisim ato në Librin e Zotit tonë.
Prezantuesi: Ky është gjykatësi.
I ftuari: Atëherë përmbledhim se doli në dritë pika e parë mbi të cilën duam qëndrojmë, e cila nënkupton se ka dy kritere në pranimin e një hadithi. Paraqitja në Librin e Allahut dhe njëzëshmëria...
Ndërsa pika e dytë të cilën duam që ta trajtojmë është çështja nëse Hadithi Thekalejn i përmban apo nuk i përmban së bashku këto dy rregulla të plota. Ne në progamet paraardhëse kemi hedhur dritë se është arritur njëzëshmëria mbi Hadithin Thekalejn. Ajo që kishte mbetur pas ishte çështja e paraqitjes së Hadithit Thekalejn në Librin e Allahut. Nëse do Allahu (k.m.t.) në programet vijuese pas tij do të hetojmë nëse Kur’ani e mbështet apo nuk e mbështet përcjelljen në formën: “Libri i Allahut dhe farefisi im”.
Prezantuesi: A do të hetojmë vetëm përcjelljen apo dhe përmbajtjen?!
I ftuari: Qëllimi ynë është dëshmia e Hadithit Thekalejn, sepse dëshmia e Hadithit Thekalejn është kështu: “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është farefisi im. Këta nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit”. Ne duam që të mësojmë nëse Kur’ani e pranon ose nuk e pranon këtë përmbajtje, sepse nëse mund të vihet në pah se Kur’ani e pranon këtë të vërtetë, atëherë do të arrijmë në shumë dobi në këtë fushë.
Pika e tretë të cilën duam që ta hulumtojmë është kjo: “A janë të pranuara përcjelljet e paraqitura në shkollat e Ehli Sunnetit dhe Ehli Bejtit?!” Ne duam që t’iu vëmë në dijeni për përmbajtjet e dëshmive në këtë çështje. Nëse do Allahu (l.m.t.) ne do ta studiojmë këtë çështje në programet pasardhëse.
Prezantuesi: Këtë mbrëmje nuk do të kryejmë lidhje telefonike me ndjekësit me qëllim që të mund ta përfundojmë këtë çështje. Imzot, si është qasja e dijetarëve të Ehli Sunnetit, në lidhje me përcjelljet të të cilat përmbajnë urdhrin në paraqitjen në Librin e Allahut, për pranimin ose hedhjen poshtë të një hadithi të të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.)?!
I ftuari: Ne do ta shqyrtojmë çështjen vetëm në drejtimin e miratimit. Mendimi i njohur në sytë e dijetarëve të Shkollës së Ehli Sunnetit për përcjelljet në formën: “Hadithin tim paraqiteni Librit të Allahut” të përcjellur nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) është si më poshtë: “Këto përcjellje janë të dobëta në këndvështrimin e zinxhirit, apo janë të paditura ose janë të shpikura”.
Prezantuesi: A është kështu gjykimi i haditheve të cilat lajmërojnë për këtë kuptim?!
I ftuari: Si përfundim ata arrijnë në këtë pikë. Ne do të lexojmë disa fragmenete në kornizën e çështjes për ndjekësit e nderuar. Dijetarët e Ehli Sunnetit pohojnë hapur se “Në thelb këto lloj përcjelljesh nuk kanë asnjë lloj vlere”. Pra rregulli i dytë nuk ka vlefshmëri në shumicën e syve të dijetarëve të Ehli Sunnetit.
Tani cilat janë përfundimet e kësaj?! Nëse do Allahu (f.m.t.) edhe kjo çështje do të dalë në dritë. Kjo është një çështje e rëndësishme dhe jetike.
Prezantuesi: Në këtë mënyrë shkëputet lidhja mes shpalljes dhe sunnetit.
I ftuari: Le t’i hetojmë çështjet sipas radhës. Tani për tani duam vetëm që këto hadithe të kuptohen. Më pas ne do hulumtojmë përgjigjen e pyetjes së shtruar në formën: “Cilat janë përfundimet e këtyre përcjelljeve?!” Për më tepër kjo është dhe njëra nga çështjet më të rëndësishme në të cilën ndahen dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit me dijetarët e Shkollës së Ehli Sunnetit. Në të ardhmen do të bëhet e qartë arsyeja e pranimit të këtyre përcjelljeve nga Shkolla e Ehli Bejtit. Pra dhe kjo çështje do të shqyrtohet më tej.
Për sa i përket dijetarëve të Shkollës së Ehli Sunnetit drejtojmë pyetjen: “Çfarë thonë ata për paraqitjen e përcjelljeve në Librin e Allahut?!” Ne do të mundohemi që të shtjellojmë mendimet e disa dijetarëve autoritarë dhe të mëdhenj.
Burimi i parë është vepra me titull: “Umm” (Nëna) e Imam Shafiiut (v.v. 204. m.i.). Ky i fundit citon si vijon: “Sipas asaj që më ka arritur mua i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë kështu: “Nëse iu vjen diçka nga unë paraqiteni atë në Kur’an. Nëse është në përputhje me Kur’anin e kam thënë unë. Nëse bie ndesh me Kur’anin nuk e kam thënë unë”. Përcjellja e këtij hadithi nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk është e njohur në sytë tanë. Përcjellja e përcjellur nga i dërguari i Allahut tregon të kundërtën e kësaj”. (4)
Imam Shafiiu si fillim përcjell përcjelljen e paraqitjes, pastaj kryen vlerësimin e hadithit. Ai thotë se nuk mund ta pranojmë këtë hadith. Si rrjedhojë ai kryen vlerësimin duke nënkuptuar se ky hadith nuk ka asnjë lloj vlere.
Burimi i dytë është vepra me titull: “Risale” (Dërgesa) e Imam Shafiiut. Kjo e fundit është vëllimi i parë i veprës me titull: “Umm” (Nëna) e Imam Shafiiut. Pra vëllimi i parë i veprës me titull: “Umm” (Nëna) njihet me titullin: “Risale” (Dërgesa). Miqtë e mi të nderuar ky libër është një vepër e pavarur në sytë e tyre. Imam Shafiiu shprehet kështu në këtë veprën e tij: “I nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë kështu: “Nëse iu vjen diçka nga unë paraqiteni atë në Kur’an.Nëse është në përputhje me Kur’anin e kam thënë unë. Nëse bie ndesh me Kur’anin nuk e kam thënë unë”. Asnjë i cili ka përcjellur hadithe të vërteta nuk e ka përcjellur këtë lajm. (5)
E thënë ndryshe Imam Shafiiu kumton se njeriu i cili ka përcjellur këtë hadith nuk është besnik. Ai do të thotë se si mund të mbështetet në këtë lloj hadithi në një çështje të tillë, në një kohë kur përcjellja e një njeriu i cili nuk është besnik në një çështje e cila nuk është e rëndësishme është problematike?!
Burimi i tretë është vepra me titull: “Xhamiu’l-Bejani’l-Ilmi ue Fadlihi” (Përmbledhësi i Sqarimit të Diturisë dhe Virtytit të Saj) e Imam Ibn Abdulberrit (v.v. 336 m.i.). Ky i fundit citon kështu në veprën e tij: “Abdurrahman Ibn Mehdiu ka thënë se këtë hadith e kanë shpikur të pafetë dhe harixhitët”. (6)
Prezantuesi: Hadithi është hedhur poshtë.
I ftuari: Në fakt jo vetëm hadithi i lartpërmendur ka një zinxhir të dobët, por madje është një hadith i shpikur nga ana e të pafeve dhe harixhitëve. Ai i cili e thotë këtë hadith është i pafe. Sipas asaj që është përcjellur nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ky i fundit ka thënë: “Nëse iu vjen diçka nga unë paraqiteni atë në Kur’an. Nëse është në përputhje me Kur’anin e kam thënë unë. Nëse bie ndesh me Kur’anin nuk e kam thënë unë. Vallë si mund ta kundërshtoj unë Allahun e Madhëruar kur Ai më ka udhëzuar me këtë Libër?!” (7)
Ky ishte dhe burimi i tretë.
Burimi i katërt është vepra me titull: “Delailu’l-Nubuuueti” (Dëshmitë e Qenies Lajmëtar) e Imam Bejhakiut (v.v. 458 m.i.). Ky i fundit përkufizon kështu në veprën e tij: “Shejhu shprehu kështu: “Hadithi i përcjellur në çështjen e paraqitjes së Kur’anit Fisnik nuk është i vërtetë por është i kotë”. (8)
Prezantuesi: Mjeshtri im i fortnderuar asnjëri nga dijetarët të cilët përmendët nuk e ka studiuar hadithin.
I ftuari: Pas pak do të vihet në dukje se përse ata nuk e kanë vërtetuar hadithin. Tani për tani po e japim përgjigjen me një fjali dhe po e kalojmë. Ata shprehen kështu: “Sepse ky hadith, vetë ky hadith duhet që t’i paraqitet në Librin e Allahut”. Kur ne e paraqisim këtë hadith në Librin e Allahut vëmë re se përcjellja nuk është në asnjë vend në Librin e Allahut. Sepse Allahu i Madhëruar nuk thotë: “Nëse iu vjen diçka nga unë paraqiteni atë në Kur’an”. Atëherë vetë ky hadith është në kundërshtim me Librin e Allahut. Si rrjedhojë ai nuk ka autoritet”.
Kjo është dëshmia e atyre të cilët nuk e përfillin hadithin. Ne po mjaftohemi me kaq duke qenë se nuk duam që ta themi në fillim atë që do të themi në fund.
Imam Bejhakiu në vijim thotë: “Vetë hadithi pasqyron kotësi. Në Kur’an nuk ka asgjë e cila dëshmon paraqitjen e hadithit në Librin e Allahut”. (9)
Sipas kësaj vëmë re se vetë ky hadith nuk është i vërtetë kur e paraqisim në Librin e Allahut.
Megjithatë këta harrojnë se ne kemi dhe një tjetër kriter në duart tona - e cila është njëzëshmëria. Në përcjelljet nga imamët e Ehli Bejtit të cilat do t’i lexojmë pak më tej do të vihet në dukje se është arritur njëzëshmëria në kornizën e këtyre haditheve.
Le të kalojmë në veprat e dijetarëve të mëdhenj të cilët na ka vënë në dijeni për këtë çështje.
Burimi i parë është vepra me titull: “Muafakat” (Sukseset) e Imam Shatibit (v.v. 790 m.i.)... Ky i fundit përmbledh kështu në veprën e tij: “Këtu ata mund të kenë përmendur dhe një hadith i cili shpreh se mund t’u kushtohet rëndësi hadithit në rast se ky i fundit është në përputhje me Librin e Allahut. Sipas kësaj gjoja i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) paska thënë kështu: “Hadithet të cilat iu kanë arritur nga unë paraqitini Librit të Allahut. Nëse janë në përputhje me Kur’anin i kam thënë unë. Nëse bien ndesh me Kur’anin nuk i kam thënë unë. Vallë si mund ta kundërshtoj unë Allahun e Madhëruar kur Ai më ka udhëzuar me këtë Libër?!” Abdurrahman Ibn Mehdiu ka pohuar se këtë hadith e kanë shpikur të pafetë dhe harixhitët. Disa kanë thënë kështu: “Nuk ka mundësi që të jenë thënë nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) këto fjalë nga ana e kërkuesve të diturisë të cilët janë të aftë në ndarjen në të sigurta dhe të meta të lajmeve të përcjellura”. (10)
Sqarimet e Imam Shatibit janë në këtë drejtim.
Një tjetër dijetar i cili na lajmëron për dobësinë dhe kotësinë e këtij hadithi është dhe dijetari bashkëkohor Shejh Albani. Ky i fundit në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta)përshkruan si më poshtë: “Hadithet do të përhapen pas meje. Hadithet të cilat ju vijnë në përputhje me Kur’anin janë nga unë. Ndërsa hadithet të cilat janë në kundërshtim me Kur’anin nuk më përkasin mua”. Ky është një hadith i dobët. (11)
Pra hadithet do të përhapen pas meje. Betohem në Allahun se nëse ata do të ishin menduar pakëz rreth këtyre lloj haditheve ata do ta kishin kuptuar vërtetësinë e haditheve të paraqitura. Sepse do të shtohen përcjellësit gënjeshtarë të cilët përcjellin hadithe në emër të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Për hir të Allahut! Unë dhe ti kemi ardhur në jetë 1400 vite pas të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.). Për hir të vërtetës këta kanë përfytyruar se një hadith i përcjellur nga i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) nuk mund të jetë në kundërshtim me Kur’anin. Kjo është e vërtetë, sepse një hadith i cili bie ndesh nuk mund të përcillet. Gjithashtu dhe ne ndajmë të njëjtin mendim. Sepse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) është një personalitet i pafajshëm i mbrojtur me përmbajtjen e ajetit: “Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”. (Sure Nexhm, Ajeti: 3-4) Megjithatë si do të sillemi me ata të cilët kanë shpikur hadithe në emër të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)?! Dhe veçanërisht kur autoritetet shtetërore e kanë ndaluar shkrimin e haditheve për të paktën 90 vite pas ndërrimit jetë të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).
Prezantuesi: Për një shekull të tërë...
I ftuari: Më saktë nga viti i 11 i mërgimit islam deri në vitin 100 të mërgimit kur prijës Umer Ibn Abdulazizi e shfuqizoi ndalimin e shkrimit të haditheve... Nga ana tjetër kjo nuk nënkupton se njerëzit zunë fill që të shkruanin hadithe që nga çasti i shfuqizimit të ndalimit të shkrimit të haditheve. Sepse në fakt muhaddithët në përgjithësi nuk e kishin zakon dhe shprehi të tyre shkrimin e haditheve. Për këtë arsye ne shikojmë se zinxhirët dhe përmbledhjet e haditheve janë shkruar në shekullin e tretë dhe të katërt të mërgimit.
Prezantuesi: Por ajo që është më e dhimbshme se kjo është se ata të cilët kanë ndaluar mbledhjen e hadtiheve nuk kanë ndaluar hadithet e shpikura.
I ftuari: Kjo është mëse e vërtetë... Si pasojë e kësaj dukurie Imam Ahmed Ibn Hanbeli sqaron kështu: “Unë e përpilova veprën time “Musned” (Zinxhiri) duke zgjedhur nga gjithsej 750.000 hadithe”. Por a është zinxhiri kriteri i vetëm në duart tona?! Kurrë... Vetëm zinxhiri në vetvete nuk sjell dobi; sepse ka një mori gjërash të cilat duhen hetuar në zinxhirin e përcjelljes. Njeriu i cili do që të shpikë hadith mund të shpikë fare mirë hadith duke përgatitur si përmbajtjen ashtu dhe zinxhirin e përcjelljes. Si do të mund ta ndajmë këtë hadith nga të tjerët?!
Tani jemi në epokën e diturisë dhe teknologjisë dhe kemi gjithçka nën kontroll. Pavarësisht kësaj luhet me hadithet. Përpara nesh ka dijetarë të cilët kanë luajtur me hadithet si kanë dashur. Nëse në ditët e sotme gjendja është kështu atëherë mendoni për gjendjen e atyre epokave! Atëherë përmbledhim duke thënë se vënia e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) e një kriteri për muslimanët në përgjithësi dhe për studiuesit e diturisë dhe të vërtetës në veçanti është tejet e natyrshme. Ai citon si më poshtë: “Zbatoni këtë kriter nëse doni që të ndani një hadith i cili iu ka ardhur nga unë nga një hadith i cili nuk iu ka ardhur nga unë”.
I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk mund të thotë asgjë që bie ndesh me Kur’anin. Mirëpo janë shtuar ata të cilët gënjejnë në emrin e tij pikërisht ashtu siç ka cilësuar: “Janë shtuar ata të cilët gënjejnë ne emrin tim”. Si rjedhonë në mesin e hadithevetë vërteta do të lexojmë hadithin: “Ai i cili qëllimimisht gënjen në emrin tim le të përgatisë vendin e tij në zjarr”.Shejh Albani thotë se përcjellja në fjalë është e dobët.
Në tjetër dijetar bashkëkohor i cili ka kryer në mënyrë të hollësishme qortimin e këtyre haditheve është Ebu Ubejde Meshhur Ibn Hasan Ali Selmani i cili ka kryer përmbledhjen e veprës me titull: “Muafakat” (Sukseset) e Imam Shatibit. Ebu Ubejde Ali Selmani kumton kështu në përmbledhjen e veprës: “Ky hadith është përcjellur nga ana e një pale bashkëkohësish në mesin e të cilëve gjenden dhe Ebu Hurejre, Theubani, Ibn Umeri, Imam Aliu, Xhubejr Ibn Mutimi... Asnjëri nga këto hadithe nuk është i vërtetë. Të tëra këto përcjellje bartin ose përcjellës gënjeshtarë, ose të fajësuar, ose të lënë, ose të paditur. Në fund të fundit kjo gjendje vihet re dhe në veprën me titull: “Lealu’l-Masnua” (Netët e Përpunuara).” (12)
Atëherë përsërisim se zinxhirët e përcjelljeve të këtyre haditheve ose janë ose të dobët, ose të paditur, ose të shpikur, ose të lënë. Në këtë gjendje ata janë të privuar nga veçoria e qenies kriter. Ai përcjell fragmente të cilat shënojnë këtë kuptim. Ne do t’iu kërkojmë ndjekësve të nderuar që t’iu drejtohen veprës në lidhje me çështjen.
Koha jonë u pakësua, kështu që sipas gjasave nuk duket e mundur që të kalojmë në çështjen tjetër.
Prezantuesi: Ne do ta mbyllim programin.
I ftuari: Si përfundim, mund të themi se në sytë e dijetarëve të mëdhenj të Ehli Sunnetit, përcjelljet të cilat shprehin paraqitjen e haditheve në Librin e Allahut janë quajtur ose të dobët, ose të paditur, ose të shpikur, ose të lënë, në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes. Sipas mendimit të tyre këto përcjellje i kanë shpikur të pafetë dhe harixhitët.
Prezantuesi: Por cilat janë përfundimet të cilat përmbledhin këtë çështje?!
I ftuari: Dijetarët të cilët kanë këtë mendim thonë këshu: “Nëse çdo lloj përcjelljeje është e vërtetë në këndvështrimin e zinxhirit ajo duhet të pranohet edhe nëse përmbajtja e saj bie ndesh me Librin e Allahut”.
Prezantuesi: Kjo është një e metë e madhe... Një pranim i tillë shkëput lidhjen mes Librit dhe Sunnetit.
I ftuari: Ajo nuk shkëput vetëm lidhjen mes tyre... Sepse ajo bën njësh me tokën dhe urtësinë kuranore. Sepse shpikësit e haditheve dhe ata të cilët përpiqen që të shkatërrojnë Islamin janë orvatur me mish e me shpirt që të luajnë me ajetet kuranore. Arsyeja është se Kur’ani Famëlartë gëzon një post të veçantë. Të pafetë as nuk mund t’i shtojnë dhe as nuk mund t’i pakësojnë asgjë atij. Por hadithet nuk e kanë këtë vend. Kushedi se sa dhjetra ose qindra hadithe të thënanga i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) janë zhdukur si pasojë e ndalimit të mbledhjes së tyre nga ana e autoriteteve politike pas ndërrimit jetë të tij. Kur’ani Fisnik e përkufizon kështu të dërguarine Allahut (p.q.m.t.):“Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”. (Sure Nexhm, Ajeti: 3-4)“Çfarë iu ka dhënë i dërguari merreni atë, çfarë iu ka ndaluar ai largohuni nga ajo! Kini frikë Allahun!” (Sure Hashr, Ajeti: 7) Vetë ky i dërguar i madh (p.q.m.t.) e ka urdhëruar kështu një njeri të cilin kurejshët janë munduar që t’i ndalojnë shkrimin: “Shkruaj! Betohem në Allahun se nga goja ime nuk del asgjë tjetër përveç të vërtetës!”. Njerëz të sigurtë kanë ndaluar shkrimin e sunnetit e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe e kulturës dhe urtësisë islame thuajse për 100 vite pas ndërrimit jetë të tij.
Shkurtimisht, përfundimi i parë i ndalimit të fiksimit të hadithit të të nderurarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) është mosqenia e një njeriu i cili ka përcjellur drejtpërdrejtë nga ai. Kjo dukuri nënkupton se të tërë bashkëkohësit të cilët kanë dëgjuar hadithe nga ai kanë kanë ndërruar jetë, e cila përkthehet në një brez të tërë. Madje dhe të tërë ndjekësit të cilët kanë dëgjuar hadithin nga bashkëkohësit kanë ndërruar jetë - përveç një pjesë shumë të vogël. Si rrjedhojë mbeten pas vetëm ndjekësit e ndjekësve. Ashtu siç kuptohet asnjëri nga njerëzit të cilët kanë dëgjuar hadith nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), të cilët e kanë parë atë, të cilët e njohin jetën e tij dhe të cilët e kanë takuar atë, nuk jetonte më në epokën kur është shfuqizuar ndalimi.
Në programet vijuese do të shohim se çfarë kanë bërë bijtë e Umejjes. Në sqarimin që do të kryhet në programin me titull: “Mutaharatun fi’l-Akide” (Pastërtitë e Kredos) do të kuptohet se çfarë lloj shkatërrimesh ka kryer botëkuptimi fetar emeuist në renditjen e urtësive fetare.
Kjo dukuri çështje - ashtu siç do ta trajtojmë në programin e radhës - nënkupton shtimin e shpikësve të haditheve dhe rrëfyesve të rrëfimeve.
Në programin pasardhës do të shpalosim shpikjen e hadithit, përcjelljen si kuptim të hadithit, copëtimin e hadithit dhe anën e jashtme të një sërë gjërash.
Nëse do të hedhim poshtë këtë atëherë nuk mbetet më asnjë lloj rregulli plotë për të mund të ditur shkallën e vërtetësisë së një hadithi, sepse këta kanë lënë mënjanë një kriter thelbësor, i cili është paraqitja e përcjelljeve në Librin e Allahut.
Prezantuesi: Pra këta kanë lënë mënjanë Kur’anin Famëlartë dhe Ehli Bejtin. Shumë mirëpor kush është dhe çfarëështë autoriteti?!
I ftuari: Shumë e saktë... Rrëfyesit e rrëfimeve të bijve të Umejjes dhe Muaijjes u bënë autoritet në fe. Gjërat të cilat shpikësit e përcjelljeve shpikën për sulltanët e tyre u bënë autoritet në fe. Ja pra ne i shikojmë përfundimet e tyre, megjithatë çështja jonë është Hadithi Thekalejn... Hadithi Thekalejn shënjon në dy burime kryesore. I pari ishte Libri i Allahut të cilin ata e lanë mënjanë dhe nuk e pranuan atë si kriter. Ndërsa i dyti është farefisi, të cilin sërish ata e lanë mënjanë. Ata thanë se nuk ka dallim mes farefisit dhe të tjerëve. Mirëpo ky është një pretendim i cili bie ndesh me thëniet e hapura të Hadithit Thekalejn.
Si përfundim sipas tyre nëse përcillet një hadith nga një njeri besnik dhe nëse ky hadith është i vërtetë atëherë askush nuk ka të drejtë që të shtrojë pyetjen: “Në cilin vend të Librit të Allahut ceket ky hadith?!” Sepse një hadith i tillë nuk mund të qortohet. Madje disa njerëz nga mesi i tyre kanë përdorur fjalë të rrezikshme si nëse një njeri thotë se “Në cilin vend të Librit të Allahut kalon ky hadith?!” në lidhje me çdo lloj hadithi atëherë thoni se ai është i pafe, në mënyrë që askush të mos orvatet që të kryejë një gjë të tillë.
Prezantuesi: Në fund të fundit ata kanë thënë dhe se përcjelljet që kanë të bëjnë me paraqitjen e hadithit në Librin e Allahut janë përcjellje të shpikura nga ana e të pafeve dhe harixhitëve.
I ftuari: Tani për tani do të prekim vetëm një burim. Ne do të citojmë një fragment nga vepra me titull: “Sherhu’s-Sunneti” (Sqarimi i Sunnetit) e Imam Berbeharit. Ky i fundit shënon kështu: “Nëse sheh një njeri i cili përcjell hadith dhe me këtë nuk ka për qëllim hadithin por Kur’anin Fisnik, mos ki dyshime se besimi i tij përmban mohimin e fesë dhe çohu dhe largohu menjëherë nga ai”. (13)
Një numër i madh njerëzish të cilët marrin pjesë në program shtrojnë pyetjen: “Në cilin vend të Librit të Allahut ceket ky hadith?!” kur ne përcjellim hadithe nga vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërtata të Buhariut) e Buhariut, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit,“Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Ahmedit) e Imam Ahmedit ose nga çdo lloj përmbledhjeje ose zinxhiri tjetër.
Prezantuesi: Ne na mjafton Libri i Allahut.
I ftuari: Jo, jo, sipas burimeve tuaja kjo fjalë e bën të domosdoshme qenien i pafe. Për këtë arsye Ibn Hazm Dhahiri pohon si vijon: “Nëse dikush thotë se ne pranojmë dhe marrim si themel vetëm gjerat të cilat kalojnë në Kur’an ai është bërë mohues me njëzëshmërinë e bashkësisë muslimane. Nëse dikush thotë se ne pranojmë dhe marrim si themel vetëm gjërat mbi të cilat bashkësia muslimane ka arritur njëzëshmërinë nuk ka dyshim se është bërë mëkatar me njëzëshmërinë e bahkësisë muslimane”. (14)
Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:
1- Ahmed Ibn Ali Tabersiu, “Ihtixhaxh Ala Ehli’l-Luxhaxhi” (Argumentimi i Njerëzve të Nevrikosur), vëll. 2, fq. 252.
2- Shejh Mexhlisiu, “Miratu’l-Ukuli” (Pasqyra e Mendjeve), vëll. 1, fq. 328.
3- Imam Kulejni, “Usul Mine’l-Kafi” (Metoda e Mjaftuesit), vëll. 1, fq. 240. Vërtetimi Nga “Ihjai’t-Turathi” (Ringjallja e Trashëgimisë).
4- Muhammed Ibn Idris Shafiiu, “Umm” (Nëna), vëll. 8, fq. 35, Hadithi Nr: 2998, Vërtetimi dhe Shënimi Nga Rafet Feuzi Abdulmuttalibi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Uefa” (Vendi i Flijimit), 1426, Botimi i Tretë.
5- Muhammed Ibn Idris Shafiiu, “Risale” (Dërgesa), vëll. 1, fq. 98, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Uefa” (Vendi i Flijimit).
6- Ebu Umer Jusuf Ibn Abdulberri, “Xhamiu’l-Bejani’l-Ilmi ue Fadlihi” (Përmbledhja e Sqarimit të Diturisë dhe Virtyti i Saj), vëll. 2, fq. 330, Hadithi Nr: 2347, Vërtetimi Nga Ebu Eshbal Dhuhejriu, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Ibni’l-Xheuzi” (Vendi i Ibn Xheuziut), (viti i botimit 1427 sipas mërgimit islam / viti 2006 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
7- Ebu Umer Jusuf Ibn Abdulberri, “Xhamiu’l-Bejani’l-Ilmi ue Fadlihi” (Përmbledhja e Sqarimit të Diturisë dhe Virtyti i Saj), vëll. 2, fq. 330, Hadithi Nr: 2347, Vërtetimi Nga Ebu Eshbal Dhuhejriu, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Ibni’l-Xheuzi” (Vendi i Ibn Xheuziut), (viti i botimit 1427 sipas mërgimit islam / viti 2006 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
8- Ebu Bekir Ahmed Ibn Husejn Bejhakiu, “Delailu’n-Nubuuueti” (Dëshmitë e Qenies Lajmëtar), vëll. 1, fq. 27, Lidhja dhe Përpilimi Nga Dr. Abdulmuti’ Kalaxhi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Kutubi’l-Ilmijje” (Vendi i Librave Shkencorë).
9- Ebu Bekir Ahmed Ibn Husejn Bejhakiu, “Delailu’n-Nubuuueti” (Dëshmitë e Qenies Lajmëtar), vëll. 1, fq. 27, Lidhja dhe Përpilimi Nga Dr. Abdulmuti’ Kalaxhi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Kutubi’l-Ilmijje” (Vendi i Librave Shkencorë).
10- Ebu Ishak Ibrahim Ibn Musa Ibn Muhammed Shatibiu, “Muuafakat” (Sukseset), vëll. 4, fq. 320, Paraqitja Nga Shejh Bekr Ibn Abdullah Ebu Zejdi, Vërtetimi Nga Ebu Ubejde Meshhur Ibn Hasan Ali Selmani, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Ibni’l-Xheuzi” (Vendi i Ibn Xheuziut) dhe “Daru’l-Ibni’l-Affani” (Vendi i Ibn Affanit), (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Tretë.
11- Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta), Hadithi Nr: 1088, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’t-Tearufi” (Instituti i Njohjes), vëll. 3, fq. 209.
12- Ebu Ishak Ibrahim Ibn Musa Ibn Muhammed Shatibiu, “Muuafakat” (Sukseset), vëll. 4, fq. 320-321, Paraqitja Nga Shejh Bekr Ibn Abdullah Ebu Zejdi, Vërtetimi Nga Ebu Ubejde Meshhur Ibn Hasan Ali Selmani, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Ibni’l-Xheuzi” (Vendi i Ibn Xheuziut) dhe “Daru’l-Ibni’l-Affani” (Vendi i Ibn Affanit), (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Tretë.
13- Imam Berbehari, “Sherhu’s-Sunneti” (Sqarimi i Sunnetit), fq. 119, Vërtetimi dhe Shënimi Nga Abdurrahman Ibn Ahmed Xhemili, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’d-Dari’l-Minhaxhi” (Instituti i Vendit të Mënyrës).
14- Hafidh Ebu Muhammed Ali Ibn Hazm Endelusiu, “Ihkamu fi’l-Usuli’l-Ahkami” (Gjykimi në Metodën e Gjykimeve), vëll. 2, fq. 80, Vërtetimi Nga Ahmed Muhammed Shakiri, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’l-Buhari” (Instituti i Buhariut).
Sqarime të Nevojshme:
(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të
Vijon...
Burimi : Medya Şafak