Riadi ka frikë nga afrimi i Katarit me Iranin

  • None
nga Osman Softic | Publikuar në Qershor 16, 2014, mesnatë

Arabia Saudite Teheranin e shikon jo vetëm si kërcënim më të madh gjeopolitik dhe ushtarak pozicionit të saj rajonal, por edhe si rival potencial teologjik. Konkurrenca disa dekadëshe në mes Iranit dhe Arabisë Saudite për dominim në Lindjen e Afërt, e cila është intensifikuar gjatë disa viteve të kaluara, është një  proces dinamik dhe fascinant i cili do të ketë ndikim vendimtar në formësim të marrëdhënieve të reja gjeopolitike në rajonin e gjerë të Lindjes së Afërt. Për shkak të rëndësisë vendimtare të burimeve energjetike të Gjirit për rritje  të ekonomisë globale, kjo, domosdo do të reflektohet në stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të botës në tërësi.

 

            Katari si shtet  miniaturë, si nga madhësia gjeografike, ashtu edhe për nga numri i banorëve, gjatë disa viteve të fundit  me pasurinë e vet enorme ka arrit të transformohet në një faktor ndikues global mediatik dhe diplomatik, i cili shtrihet që nga Libia në Perëndim e gjer në Nepal në Lindje, por i cili depërton gjer në thellësi të kontinentit afrikan. Përveç efektit të Al Xhezirës i cili ka kontribuar në një masë të madhe  zgjimit demokratik të popujve të Afrikës Veriore dhe Lindjes së Afërt, Katari njëkohësisht ka ndërtuar reputacionin serioz si medijator i suksesshëm në disa konflikte luftarake, sikurse asaj në Liban në vitin 2008 dhe në Darfur (rajonit në perëndim të Sudanit), duke arritur sukses që në vitin 2010 në një tryezë të ul palët luftarake në këtë konflikt afrikan. E rëndësishme është edhe roli i këtij shteti edhe në përpjekjet që të jep ndihmë në zgjidhjen e çështjes palestineze, duke përkrahur pa rezervë kërkesat legjitime të palestinezëve. Përveç kësaj Katari edhe financiarisht me të madhe ka ndihmuar popullin e Rripit të Gazës, i cili një kohë të gjatë i është nënshtruar bllokadës, shtypjes dhe terrorit të forcave okupuese izraelite. Pavarësisht nga afërsia me SHBA-në, qeveria e Katarit haptas ka ofruar përkrahje Hamasit, lëvizjes legjitime të popullit palestinez kundër okupimit izraelit. Ajo çka është veçanërisht interesant është fakti që Katari nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, gjithashtu ka arrit të mbajë marrëdhëniet relativisht të mira me Iranin, edhe përkundër asaj që interesat politike dhe strategjike të Katarit dhe Iranit në situata të caktuara, e sidomos në konfliktin sirian, kanë qenë diametralisht të kundërta. Gjersa Irani me të gjitha mjetet në dispozicion ndihmon regjimin e Bashar Asadit, i cili në këtë mënyrë tenton të mbrojë interesat e t’ia rajonale në hapësirën gjeopolitike i cili ndërlidh Iranin me Hizbollahun shiit në Liban, të cilin Irani e financon dhe kontrollon, ndërsa Katari së bashku me Turqinë, haptas ka përkrah opozitën siriane, duke i ndihmuar me të madhe  sponzorimin e opozitës revolucionare siriane në Doha të Katarit.

 

         Katari që nga fillimi i luftës qytetare në Siri ka mbështetur humbjen ushtarake të regjimit alevit në Damask, si parakusht themelor për ndërtimin e paqes dhe shtetit të ri të lire sirian. Irani ka mbështetur zgjidhje diametralisht të kundërt , duke u angazhuar për të drejta të barabarta në qeverinë kalimtare të Sirisë, sikurse për Asadin ashtu edhe për opozitën siriane. Aspirata e Iranit që të mbetet faktor ndikues në Siri është politika konzistente e regjimit iranian, i cili do të jetë shtyllë e rezistencës ndaj qëllimeve hegjemoniste izraelite në rajonin e Lindjes së Afërt. Për shkak të politikës së jashtme relative të pavarur, e cila në një masë të mire është në raporte të mira me Iranin, si dhe me mbështetjen e hapur për Vëllezërit Mysliman në Egjipt, Tunizi dhe Siri, Katari ka ardhur në cakun e kritikave  nga Arabia Saudite dhe Emirateve Arabe të cilët e shikojnë Katarin me mosbesim. Këto dy shtete kanë marr një varg masash në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit për të ushtruar trusni mbi Katarin që të heq dorë nga politika e tij e jashtme e pavarur  dhe të nënshtrohet dëshirave të”vëllait të madh”, saudit, i cili vetes ja ka dhënë rolin e hegjemonit të kuadër të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit, dhe se këtë organizatë multilaterale rajonale do ta transformojë në unionin e centralizuar  me të cilin më lehtë mund ta kontrollojë shtetet anëtare arabe.

 

            Katari po përpiqet të udhëheq një politikë ekvi distance ndaj SHBA-ve dhe Iranit, e cila në konsekuencë mund të kontribuojë, e gjërat tregojnë se po shkojnë në atë drejtim, në pajtimin në mes Iranit dhe SHBA-ve. Kjo në rast se arrihet, do të shpie në normalizimin dhe stabilizimin e gjirit arabik por edhe i Lindjes së Afërt në kuptim më të gjerë. SHBA-ve dhe Iranit, por edhe Katarit i përgjigjet me të madhe normalizimi i marrëdhënieve të cilët më shumë se tre dekada e ngarkojnë rajonin turbulent dhe frenojnë progresin e zhvillimit ekonomik. Rreziku nga shpërthimi i konflikteve të përmasave më  të gjera, i shton edhe më shumë nxitja e kërcënimeve izraelite qe unilateralisht do ta sulmojë Iranin në rast se nuk heq dorë nga programi i tij nuklear, për të cilin Irani thotë se e kryen për qëllime paqësore. Arsyet më të thella të Katarit që të mbajë dhe të përmirësojë marrëdhëniet e mira me Iranin , është e mundur të nënkuptohet në rast se analizohen me kujdes resurset energjetike, e veçanërisht të gazit natyror të cilin e posedon si njëra ashtu edhe tjetra palë. Duke i falënderuar korporatave globale me teknologji të sofistikuara, Katari me sukses të plotë eksplaton pjesën e fushave të gazit, Parsi Jugor, të cilin e ndan me Iranin, e cila gjendet nën juridiksionin e tij.

Ashtu që në saje të eksploatimit të fushave të tilla të gazit Katari i ka mundësuar një zhvillim ekonomik fascinant dhe një ndikim diplomatik në botë. Sipas shënimeve të Agjencionit ndërkombëtar për energjinë, këto fushat e gazit përmbajnë 51 miliard metër kub të gazit natyror. Plot 6000 kilometra katror të këtyre fushave janë nën kontroll të Katarit, ndërsa rreth 3700 kilometra katror gjenden në ujërat territoriale të Iranit. Irani nuk ishte në gjendje të eksploatojë gazin e vet për shkak të sanksioneve shumëvjeçare ndërkombëtare të imponuara nga Kombet e Bashkuara. Irani do që të largojë këto sanksione të imponuara, por edhe të tërheq investimet në sektorin ekonomik. Në rast se do të ketë sukses të ndërmjetësojë në normalizimin e marrëdhënieve në mes SHBA-ve dhe Iranit, statusi diplomatik i Katarit do të ishte forcuar edhe më shumë. Por kjo marrëdhënie ka edhe rrezikun e lartë, pasi që sipas mendimeve të gjeologëve, ekziston mundësia që gazi nga pjesa më pak e eksploatuar mund të derdhej në pjesën e fushës më  shumë të eksploatuar, që mund të sjell në akuzat se Katari në mënyrë antiligjore eksploaton edhe gazin natyror të Iranit në pjesën e ujërave territoriale të tij. Është e njohur se për akuzat e tilla ish presidenti irakian Sadam Husein ka gjet arsyetim për të kryer invazionin në Kuvajt. Për këtë shkak vendosja e marrëdhënieve të përafërta në mes Katarit dhe Iranit është e rëndësishme për të evituar eventualisht skenarin kuvajtian. Strategjia afatgjate e afrimit të Katarit dhe Iranit më shumë është duke e irrituar familjen qeveritare të Arabisë Saudite nga përkrahja e Katarit Vëllezërve Mysliman. Diplomacia e pavarur aktive e Katarit tek diplomacia në Riad sjell nervozë të madhe, pasi që paraqet sfidë serioze për kolosin saudit, i cili edhe në ditët e sotshme Katarin e percepton si shtet të vet vasal, të cilën gjë Arabia në disa raste e ka konfirmuar pa sukses duke ndërhyrë në çështjet e brendshme të Katarit. Nuk është edhe pa bazë që baza ushtarake amerikane është e stacionuar pikërisht në Doha për të parandaluar pretendimet territoriale të Arabisë Saudite,e jo vetëm të Iranit.

 

Afrimi i Katarit me Iranin për Riadin është i papranueshëm jo vetëm për atë që pushteti mbretëror i Riadit Iranin e shikon si kërcënim më të madh gjeopolitik dhe ushtarak, por edhe si rival teologjik  i cili kërcënon që të zvogëlojë  kredibilitetin e Arabisë Saudite në sytë e besimtarëve mysliman përgjatë tërë botës. Duke marr parasysh se Irani, posaçërisht pas invazionit amerikan në Irak, kthetrat e ndikimit të tij i ka zgjeruar thellësisht në botën arabe, gjer në atë masë sa që Kasim Sylejmani komandant i gardës revolucionare iraniane ka luajt rolin kyç në instalimin e kryeministrit irakian Nuri el Maliki në ballë të Irakut, i cili shtoi shqetësim shtesë në radhët e familjes qeveritare mbretërore në Riad. Nëse diplomacia e Katarit ka arrit në përpjekjet që të afrojë SHBA-të me Iranin, kjo do të  katapultojë Katarin në majën e diplomacisë  botërore. Pas kësaj ndikimi saudit do të ishte redukuar në masë, e që ky shtet, mbreti i të cilit është titullari nominal dhe mbrojtës i dy haremeve të shenjta, Mekës dhe Medinës, nuk do të lejojë assesi për vete. Në shënimin e përvjetorit nacional të Iranit në Doha të Katarit ambasadori iranian Muhamed Asajeshi ka deklaruar se” populli i Lindjes së Afërt është ngopur me dhunë dhe ekstremizëm dhe se shpresa për ndërrime është shumë e madhe dhe e pandalshme”. Deklarata e diplomatëve iranian, sikurse e Asajeshit, dhe atë në kryeqytetin e Katarit Doha, me siguri nuk do të le Riadin me duar të lidhura. Për këtë shkak me të madhe spekulohet se Arabia Saudite për shkak të kërcënimeve të prestigjit të saj  për shkak të afrimit të Dohës dhe Teheranit,  në përpjekjet për të forcuar pozitën e shteteve të cilët e përkrahin status quonë në rajon, ka nisur bisedat sekrete me Izraelin, dhe atë me qëllim të përfitimit të aleatit lojal kundër fuqive të rezistencës. Sikurse citon gazeta izraelite Haaretz, këtë e ka konfirmuar edhe shefi i diplomacisë izraelite Avigdor Libermani, i cili ka thënë se “për shkak të kërcënimit të përbashkët iranian, janë duke u zhvilluar bisedimet për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Izraelit me shtete arabe të cilët nuk e kanë njohur Izraelin”. Komunikimi privat i autorit të këtij tekstit me disa burime të cilët janë në dijeni me rastet më të njohura politike, posaçërisht të marrëdhënieve të Izraelit dhe Arabisë Saudite, si dhe njohurit frapante, siç ka deklaruar një bashkëbisedues  se në Saudi “ janë duke ndodhur proceset të cilët për pjesën tjetër të botës mbesin pa vënë re” , tregon në mundësin që zhvillimi i bisedimeve sekrete nuk janë në domenin e teorisë së komploteve.

Osman Softic

Osman Softiç është teolog i diplomuar dhe magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti UNSW në ...