Izraeli dhe Palestina: apo përralla e dy vendeve (pjesa 1)
Në datën 20 dhjetor 2018 Departamenti i Medias pranë Ministrisë së Jashtme të Palestinës ftoi një delegacion prej 3 gazetarësh nga Shqipëria. Qëllimi i vizitës së delegacionit ishte mundësimi i gazetarëve të huaj që të dëshmojnë vetë situatën e popullatës palestineze e cila jeton në territoret e pushtuara nga Izraeli në Bregun Perëndimor.
Rruga për në Tel Aviv
Sëbashku me dy persona të tjerë, ne u nisëm për në Palestinë natën e datës 20 dhjetor me linjën Pegasus Airlines. Pasi kryem tranzitin në aeroportin Sabiha Gokçen të Stambollit, linja turke mbërriti në aeroportin izraelit Ben Gurion në orën 9 të mëngjesit. Pasi zbritëm nga avioni, gazetarët shqiptarë u drejtuan drejt sportelit të kontrollit, ku normalisht shqiptarët duhet të kalojnë pa viza. Megjithatë njëri nga gazetarët shqiptarë i cili gjatë proçesit të dhënies së leje kalimit u pyet ndër të tjera si i quhej babai dhe gjyshi i tij, dhe meqë këta quheshin Sabri dhe Islam u ndalua nga autoritetet izraelite për rreth 5 orë, të cilat e pyesnin pse kishte ardhur në Izrael dhe idiotësi të tjera izraelite.
Duke kërkuar Ramallahun
Duke menduar që autoritetet izraelite nuk do e lejonin gazetarin në fjalë të hyjë në Izrael, dhe meqë në Ministrinë e Jashtme të Palestinës e cila gjendet në Ramallah, kryetari i Korporatës së Transmetimit të Palestinës (PBS) ishte në pritje të delegacionet, ne që kishim dalë jashtë kontrollit të kufirit vendosëm të niseshim drejt Bregut Perëndimor.
Ftuesit tanë palestinezë na sugjeruan që kur të dilnim nga aeroporti të merrnim një taksi për në Ramallah. Por për çudinë tonë, kur i kërkonim taksixhinjve izraelitë që të na çonin në Ramallah, ata na përgjigjeshin me një jooo – të tmerruar.
Pse nuk na çoni në Ramallah – i pyesja unë?
Nuk hyjmë dot në Ramallah. Arabët na vrasin – thonin izraelitët.
I habitur, unë i thashë dy prej tyre: Hajde na dërgoni pse nuk u vret njeri, pasi ne jemi muslimanë dhe do flasim ne me arabët për ju.
Por më kot. Vetëm dy taksixhinj arabë na u afruan të na çonin në Ramallah, por për këtë punë ata kërkonin rreth 450 shekel izraelitë apo rreth 150 USD. Ben Gurioni me Ramallahun ishte larg sa Shkëmbi i Kavajës e deri në Dajt.
Me 150 USD unë shkoj në Paris – i thashë një taksixhiu.
Duke parë që shkuarja në Ramallah ishte një gjë shumë e vështirë me taksi, një kalimtar arab në aeroport më sugjeroi që të marr trenin që ishte aty pranë pasi ai kushtonte lirë. Të shkoja me tren deri në Jeruzalem dhe më pas të merrja një taksi për në pikën kufitare të Izraelit me Palestinën në Kalandia.
Drejt Jeruzalemit
Duke ndjekur këshillën e kalimtarit arab, unë dhe ime shoqe e cila mban shami blemë biletën prej 25 shekelësh (rreth 7 USD) dhe u futëm në stacionin e trenit. Por kur hymë në stacion u habitëm nga numri i madh i ushtararëve izraelitë që pamë. Ushtarët që ishin të moshës rreth 18 vjeç mbanin në duar disa automatikë granada hedhës të modelit M16 të cilët ishin shumë të mëdhenj për trupat e tyre të imët dhe të vegjël. Për të kuptuar se cili ishte treni që do na çonte në Jeruzalem dhe sesi mund të shkonim në Ramallah unë pyeta dy ushtarë izraelitë. Por kur i pyesja, izraelitët që na kuptonin që ishim muslimanë, jo vetëm që dukeshin si të trembur kur i afrohesha, por pyetjes sime se ku bie Ramallahu – iu përgjigjnin me panik.
We do not know Ramallah (nuk e dime ku bie Ramallahu) – thonin.
Duke parë frikën apo bezdinë që izraelitët kishin nga prezenca jonë, vendosa të mos i pyes më. Morrëm linjën për në Jerusalem Navon dhe gjatë rrugës prej 25 minutash shikonim rrugët, urat, tynelet, ndërtimet dhe trenin fringo të ri të Izraelit. Duke qenë se Izraeli dhe Jeruzalemi janë kodrinor, treni hyri në disa tynele jashtëzakonisht të gjata dhe të thella. Kur mbërritëm në stacionin e fundit dhe dolëm nga treni, ashensorët që na ngritën lartë më bën të kuptoj që stacioni ishte mbi 5 kate nën tokë. Pasi dolëm nga treni u drejtuam drejt një ashensori shumë të madh ku ne dhe turmat e civilëve dhe ushtarakëve izraelitë hynim për të dalë në sipërfaqe.
I rrethuar në ashensor nga ushtarë me automatik, vetja mu duke sikur po dilja nga ndonjë bazë nukleare ushtarake dhe jo sikur po dilja nga një stacion treni, në një nga qytetet më të rëndësishme të Palestinës dhe Izraelit.
Kur dolëm nga ashensori me ushtarët izraelitë që na rrethonin nga do, kur dolën në sallën kryesore të stacionit, edhe aty, sërisht pamë ushtarë dhe policë me automatik në duar. Mu duk vetja sikur po shkoja në ndonjë vend sikur ata që shoh në filmat fantastiko-shkencor, ku njerëzia jeton vetëm me luftë dhe në luftë.
Ja Allah – thashë me vete. Në çfarë lesh vendi paskam ardhur.
Drejt pikës së kontrollit Kalandia
Pasi dola nga stacioni i trenit Jerusalem Navon, jashtë stacionit e pashë veten në qendër të Jeruzalemit. Lagja ishte lagje çifute ku hebrejtë ortodoksë me mjekra dhe kapele të mëdha të bënin të kuptoje që je në vendin e judejve. Dyqanet shkruheshin në gjuhën e paktuptueshme çifutërishte dhe ideja mu krijua sikur personat përreth nuk na kishin shumë qejf.
Duke dashur të shkoj sa më parë në vendin e bekuar të Palestinës, nxitova të marr një taksi që rrinte para stacionit të trenit. Shoferi i cili fliste anglisht, e pyeta nëse me çonte dot në kufirin me Palestinën, në Kalandia, ku do na merrnin palestinezët. Ai pranoi dhe për këtë kërkoi 100 shekel apo rreth 30 USD.
Nuk i bëra aspak Pazar. Doja të ikja sa më parë nga Izraeli i frikshëm dhe me ushtarë. Shoferit i thashë – mirë – shkojmë. E pyeta nëse do na çonte dot në Ramallah.
Ai më tha – jo nuk mundem pasi jam çifut. Ne nuk kalojmë dot andej më tha.
Shoferi quhej Jahuda. Babain e kishte me origjin ruse ndërsa mamanë e kishte jugosllave. Shoferi me flokë të gjata që nuk ngjante aspak me çifutët ortodoksë ishte pak a shumë një tallava ruso-evropë-lindore sikur janë shumica e çifutëve emigrantë të cilët kanë lënë Evropën Lindore dhe janë vendosur në Izrael për tu bërë izraelitë. Jahuda dukej djalë i mirë. Nuk kishte problem me arabët.
Stacioni i trenit Jerusalem Navon deri në pikën e kontrollit Kalandia apo kufirin e Jeruzalemit me Palestinën ishte 10 minuta me taksi. Distanca ishte pak a shume sa Pallati me Shigjeta deri te Shato Linza në Tiranë. Ndërsa Ramallahu nga pika e Kalandias ishte sa distanca e Kinostudios deri në Surrelin e Edi Ramës në Tiranë. Gjatë rrugës që bëra me Jahudën vura re që Jeruzalemi ishte një qytet shumë i pasur. Vilat dhe apartamentet e izraelitëve dukeshin shumë lluksoze. Megjithatë, përgjatë të gjithë rrugës në autostradë në rrethoheshim nga disa mure të larta, ku përtej tyre shikonim arabët të cilët dukeshin fukarenj sikur janë sot në Tiranë fjala bie banorët e Kamzës apo Yzberishtit.
Kur arritëm në pikën e Kalandias, Jahuda na la rreth 50 metra larg kufirit. Ai nuk donte të shkonte më afër pasi mund të hynte në telashe me ushtarët izraelitë. Dolëm nga taksia dhe shkuam në këmbë drejt pikës së Kalandias. Por ajo që pamë na trembi. Hyrja për në Palestinë i ngjante hyrjes në burgun e Fushë Krujës apo të Peqinit. Aty shikoje palestinezë kokë ulur që hynin e dilnin për në Jeruzalem, të cilët kalonin nëpër disa kafaze me hekura. Kafazët e hekurave, muret e lartë, dhe ushtarët izraelitë që rrinin me armë në dorë në kullat e rojes dhe brenda kafazëve për të inspektuar palestinezët, të jepnin përshtypjen sikur po hyja në një kamp përqëndrimi, apo në ndonjë burg famëkeq amerikan sikur ata që shohim në filmat fantastiko-shkencor.
Situata bëhej edhe më e frikshme kur shikoje brenda hekurave burra e gra palestinezë që rrinin në kafaze dhe prisnin lejen e ushtarëve adoleshentë izraelitë që të kalonin kufirin, të krijohej ideja sikur po hyje në Aushvic dhe jo në Palestinë.
Izraelitët me palestinezët kishin bërë atë që bëri Hitleri me ata. Kur pashë muret e frikshme me të cilat Izraeli kishte mbyllur palestinezët mu kujtua thënia e Marksit i cili thotë se historia e përsërit vetveten. Njëherë si tragjedi, e më pas si dramë komike.
Drejt Ramallahut
Në kafazët e Izraelit na u desh të hynim edhe ne. Kur hyje nga Izraeli për në Palestinë, ushtarët izraelitë nuk të kontrollonin dokumentat. Vetëm të mbikqyrnin, ndërsa ti kaloje nëpër kafazët ku ushtaret izraelitë te shikoni sikur te ishe ndonje mi eksperimental. Pasi e kaluam kufirin e frikshëm te Kalandias dolëm në Palestinë, apo me sakte ne Bregun Perëndimor.
Sa po del nga kufiri i Palestines me Izraelin sheh kampin e refugjatëve të Kalandias. Ky kamp i cili është ndërtuar nga UNRWA (Agjencia e OKB-së për Palestinën) në vitin 1949 dhe strehon arabët që Izraeli dëboi gjatë masakrave të vitit 1948 ai të përngjan pak a shumë me Bregun e Lumit apo Bathoren në Shqipëri. Aty sheh shtëpira të ndërtuara me shtesa, rrugë të papastra, grafiti për Arafatin dhe luftën e palestinezëve dhe perime që shiten në rrugë. Distanca nga kampi i refugjatëve të Kalandisë deri në Ramallah është sa distanca nga 21 dhjetori deri te Blloku në Tiranë.
Pritësit tanë zyrtarë palestinezë, të cilët ashtu sikur rreth 95% e palestinezëve nuk lejohen që të hyjnë në Izrael dhe Jeruzalem, na morën pasi kaluam pikën e kontrollit dhe na çuan për në Ramallah. Por ndryshe nga Kalandia, Ramallahu ishte një nga lagjet/qytezat më të ndërtuara të Palestinës.
Në Ramallah ne shkuam në Ministrinë e Jashtme ku takuam znj. Ghada Arafat, mbesën e Jaser Arafatit, përfaqësuese e zyrës për Evropën Lindore në ministri dhe disa zyrtarë të tjerë të cilët u gëzuan që panë disa gazetarë nga Evropa që kishin ardhur në Geton e pushtuar të Palestinës.
Ambjentet e Ministrisë së Jashtme të Palestinës ishin të reja fringo dhe në një gjendje që mund të krahasohen me hotel Rognerin në Tiranë. I habitur me nivelin e mirë të ministrisë së jashtme unë pyeta se me çfarë fondesh kishte mundur Palestina të ndërtonte një ministri kaq moderne?
Shoqëruesi ynë Amjadi na tha: Republika Popullore e Kinës.
U habita! Ai më tha që Kina ishte një nga donatorët më të mëdhenj ndërkombëtarë ndaj Palestinës! Kina ndërtonte rrugë, paguante herë pas here edhe rrogat apo buxhetet e palestinezëve. Kina i donte kaq shumë palestinezët sa që u kishte ndërtuar ministrinë e jashtme të cilën do e kishte zili edhe Edi Rama dhe Lali Eri në Shqipërinë tonë hajdute dhe pro-zioniste!
Bravo Kina, thashë me vete. Allahu të bekoftë!
Burimi : Gazeta İmpakt