Mësimet E Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi I Gjashtëdhjetëedytë
Ai në këtë veprën e tij citon si më poshtë: “Epo më duhet të rrëfej se është jashtëzakonisht e çuditshme dukuria se ndonëse Hadithi Thekalejn ceket në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit) e Muslimit, “Sunenut’t-Tirmidhi” (Sunnetet e Tirmidhiut) e Tirmidhiut - në të cilën Tirmidhiu bën të ditur se hadithi është i mirë dhe i vërtetë - në veprën me titull: “Mustedrek” (Perceptimi) e Hakim Nishaburit - në të cilën Hakimi bën të ditur se hadithi është i mirë - në veprën me titull: “Musned Imam Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i PërcjelljesSë Imam Ahmed Ibn Hanbelit) e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, në veprën me titull: “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe) e Taberaniut dhe ndonëse ai zotëron një zinxhir të vërtetë, një pjesë e madhe e dijetarëve dhe ligjëruesve bashkëkohorë ose nuk e dinë Hadithin Thekalejn ose bëjnë sikur nuk e dinë”.
Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.
Ndjekës të nderuar ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju. Ja ku jemi sërish me ju në programin tonë të ri me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuiije” (Shfaqja e Imam Mehdiut) nga studiot e televizionit “Keuther” në Kum. Zotëriu im përpara se të filloni çështjen do t’iu luteshim që të bënit disa sqarime të cilat do të mund të bartin veçorinë e qenies si hyrje. Duam t’i urojmë mirëseardhjen Zotëri Ajetullah Sejjid Kemal Hajdarit.
I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Para së gjithash dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (p.q.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij të Pastër dhe e shpejtoftë shfaqjen e tyre!
Ne kemi arritur në pjesën e katërt e cila përmban jurisprudencën e Hadithit Thekalejn... Kjo pjesë heton argumentimet dhe përmbajtjet të cilat hadithi na i ka paraqitur. Unë dua që të bëj me shenjë tek një pikë. Disa nga dijetarët muslimanë kanë shprehur kështu: “Nëse nuk do të kishte asnjë përcjellje tjetër përveç Hadithit Thekalejn, i cili flet për imamët e Ehli Bejtit dhe Farefisin e Pastër, atëherë vetëm ky hadith do të mjaftonte si një argument i qartë dhe bindës mbi pikën e shprehjes së domosdoshmërisë së ndjekjes së tyre”. Domethënë le t’i lëmë qindra argumentet nga Kur’ani dhe përcjelljet, ky hadith do të ishte i mjaftueshëm edhe nëse do të ishte hadithi i vetëm i përcjellur nga i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.).
Unë e bëra këtë sqarim i cili bart veçorinë e qenies si hyrje sepse ka të bëjë me Hadithin Thekalejn pikërisht ashtu siç më drejtuat kërkesën. Ky sqarim ka lidhje me Hadithin Thekalejn. Atëherë duke u nisur nga këtu ju mund të kuptoni më mirë se përse ne kemi qëndruar kaq gjatë mbi Hadithin Thekalejn deri më tani. Ne kemi arritur në pjesën e gjashtëdhjetëedytë të hetimit të Hadithit Thekalejn. Mbase ky hetim mund të vazhdojë dhe 20 programe të tjera. Nëse njeriu do që të jetë në zotërim të renditjes së urtësive pas të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) atëhërë atij do t’i mjaftojë Hadithi Thekalejn dhe nuk do të ketë nevojë për gjë tjetër. Pra edhe nëse nuk do të gjendej hadithi i kujdestarisë, hadithi i sqarimit, hadithi i shtëpisë, hadithi “Men kuntu meulahu fe hadha Alijjun meulahu” (Ai i cili më ka mua zotëri dhe ky Aliu është zotëriu i tij), ose madje asnjë ajet tjetër, nëse Hadithi Thekalejn është i plotë në këndvështrimin e zinxhirit dhe përmbajtjes atëherë kjo gjendje është një argument plotësisht i mjaftueshëm për domosdoshmërinë e përqafimit dhe lidhjes fort pas prijësisë së Ehli Bejtit, autoritet fetar, domosdoshmërinë e bindjes ndaj udhëzimit të tyre.
Tani unë nuk dua që të zë me gojë një mendim në formën: “Ata njerëz të cilët mbesin pas do të hyjnë të tërë në Xhehennem”. Ne jemi përballë një mendimi të tillë. Megjithatë të paktën kjo është e prerë, ai njeri i cili përqafon dhe lidhet fort nga afër pas këtij litari atëherë ky litar do ta shpëtojë atë nga shmangia. Sepse hadithi thotë: “Nuk do të shmanget kurrë pas meje”. Këtu unë po lëshoj sfidën: “I nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) në asnjë hadith tjetër mbi të cilin është arritur njëzëshmëria, i cili është i vërtetë dhe i qartë nuk ka përdorur thëniet: “Ata të dy nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit”.
Këtë sqarim të cilin ua paraqitëm ndjekësve tanë të nderuar nuk po ua them vetëm për këtë hadith që lexuam. Ja pra përpara jush qëndron vepra me titull: “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi bi’l-Hubbi Akribai’r-Resuli ue Ehli’sh-Sherafi” (Përmirësimi Në Dashurinë e Njerëzve Të Mirë Në Dashurinë e Farefisit Të Dërguarit Dhe Njerëzve Të Nderuar) e Sehauiut (v.v. 902 m.i.). Autori në këtë vepër të tij shpreh si më poshtë: “Ky hadith (Hadithi Thekalejn) shërben si një një shenjë për dobitë e tij”. (1)
Shkrimtari e ka vënë këtë titull pasi e ka përcjellur hadithin e lartpërmendur nga më shumë se njëzetëenjë bashkëkohës. E thënë ndryshe Hadithi Thekalejn nuk është përcjellur nga një ose dy bashkëkohës, por është përcjellur nga më shumë se njëzetë bashkëkohës, nga të cilët mund të përmendim Ummu Hanin, Ummu Selemenë, Ebu Hurejren, Ebu Shurejhun, Ebu Rafiiun, Ebu Dherin, Imam Aliun (p.m.t.) etj... Hadithi është përcjellur nga ana e më tepër se njëzetë bashkëkohësve të mëdhenj.
Ai pasi ai ka përcjellur emrat e tyre kumton si vijon: “Thekalejni” (dy porositë e rënda) janë “Kitabullahi” (Libri i Allahut) dhe “Itretu’t-Tajjibe” (Farefisi i Mirë). Arsyeja e emërtimit të atyre të dyve si “thekalejn” (dy porositë e rënda) ka për qëllim ngritjen e vlerës së tyre, madhërimin e posteve të tyre, sepse çdo gjëje të çmuar u thuhet “thekil” (e rëndë). Për më tepër dhe gjërave të domosdoshme pas së cilave duhet të lidhet dhe veprohet u thuhet “thekil” (e rëndë). Madje dhe në urdhrin hyjnor: “Me të vërtetë ne do të shpallim ty një fjalë të rëndë (për t’u bartur)”. (Sure Muzzemmil, Ajeti: 5) bëhet fjalë për këtë kuptim. (2) Domethënë njëra nga cilësitë e Kur’anit është qenia e tij “thelkil” (i rëndë). Ja pra cilësia e tij iu është dhënë dhe “Itretu’t-Tahires” (Farefisit të Pastër). “Thuaj sillni argumentin tuaj”. Nëse atajanë njerëz të cilët thonë të drejtën,atëherë le të sjellin një hadith të qartë dhe të prerë, i cili ka të bëjë me dukurinë e përdorimit të cilësisë “thekil” (i rëndë) të të dërguarit më të madh (p.q.m.t.), në lidhje me një njeri/njerëz përveç Farefisit të Pastër. Ja pra kjo cilësi është njëra nga veçoritë e Kur’anit. Ne do ta shtjellojmë më vonë këtë çështje. Cilësitë e Kur’anit gjenden tek njerëz të cilët janë të barasvlefshëm me cilësitë e tij dhe këta njerëz janë farefisi. Për këtë arsye i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ka cituar: “Unë po iu lë “thekalejnin” (dy porosi të rënda).
Sehauiu në vazhdim thotë kështu: “Pra ai ka një peshë dhe vlerë. Ose atij iu është thënë “thekil” (i rëndë) si pasojë e qenies së tij i rëndë dhe si pasojë e çuarjes së tij në vend me mundim. Ndërsa arsyeja e emërtimit të xhinnit dhe njeriut “thekalan” (dy të rëndë) buron nga qenia e tyre sipërore me veçimin e tyre ndaj dy poleve të sipërfaqes tokësore dhe qenieve të tjera. “Senefrugu lekum ejjuhe’th-thekalan!” Ne do të shqyrtojmë dhe llogarinë tuaj o ju “dy të rëndë”(xhinnë dhe njerëz)!”. (Sure Rahman, Ajeti: 31). Kështu që në mesin e komentuesve është e njohur çështja se “thekalejni” (dy gjërat e rënda) janë xhinni dhe njeriu. Në se do Allahu në një kohë të përshtatshme do të trajtojmë fjalën e imamit në formën: “Me “thekalan” (dy porositë e rënda) nënkuptohen Libri dhe Farefisi”.
Allahu i Lavdëruar dhe i Madhëruar do ta marrë në llogari bashkësinë muslimane me synim për të parë se si janë sjellur ata me “thekalejnin” (dy porositë e rënda)? Si është sjellur bashkësia muslimane kundrejt Librit të Allahut? A ka vepruar ajo me Librin e Allahut apo thjesht e ka lënë atë? Çfarë qëndrimi ka shfaqur ajo përballë Farefisit? A është sjellë me ta në postin e duhur në të cilin i ka vendosur i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) apo i ka masakruar ata? Edhe këtë çështje do ta shtjellojmë më vonë.
Ai në lidhje me çështjen tonë thotë si më poshtë: “Ky hadith madhështor është i mjaftueshëm për ty për bërjen të ditur e nderimit të profetësisë së Ehli Bejtit. Sepse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) kumton: “Atëherë ju tregohuni të kujdesshëm se si do të silleni pas meje”, “Unë iu këshilloj për mirësi mbi Farefisin tim”, “Unë ju bëj që të kujtoni Allahun mbi Ehli Bejtin tim”. Në përcjelljet që ne paraqitëm gjenden fjalëza të ndryshme. Këto përcjellje na tërheqin vëmendjen që ne
Të ushqejmë dashuri për ta,
Të sillemi mirë me ta,
T’i mbrojmë ata,
T’i respektojmë ata,
T’i qerasim ata,
T’i çojmë në vend të drejtat e tyre të domosdoshme dhe të pëlqyera. (3)
Në thelb ky hadith nuk ka nevojë për një hadith ose një argument tjetër. Nga ana tjetër dhe bashkësia muslimane është sjellur aq “bukur” me Farefisin sa Allahu bën çfarë të dojë! Ah sa “mirë” e kanë ruajtur nderin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)! Ah sa “bukur” janë sjellur në lidhje me Ehli Bejtin e tij! Ah sa “bukur” janë sjellur me Zehranë! Në të njëjtën mënyrë janë sjellur dhe me Husejnin! Madje dhe bijtë e Umejjes dhe bijtë e Abbasit sa “bukur” e kanë ruajtur profetësinë e Ehli Bejtit dhe sa “bukur” e kanë kanë mbrojtur respektin e tyre. Ah sa “bukur” kanë vepruar për sa i përket zbatimit të testamentit të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).
Prania e shumëllojshmërisë së fjalëzave është si pasojë e përcjelljes së tij nga njëzetë bashkëkohës.
Çdo lëndë e cila kalon në fund të fragmentit duhet të shqyrtohet një për një. Bashkësia muslimane ka një sërë detyrash të cilat duhen çuar në vend ndaj “Farefisit”. Për hir të Allahut tani po ngrejmë pyetjen: “Të tëra këto nuk e bëjnë të nevojshme që ne të njohim se cili është Ehli Bejti dhe Farefisi?”
Prezantuesi: Cilat janë këto të drejta?
I ftuari: Cilat janë këto detyra të domosdoshme dhe të pëlqyera? Sehauiu në vijim citon: “Ata kanë ardhur nga farefisi i pastër i njerëzve më të ndershëm që gjenden në sipërfaqen tokësore në këndvështrimin e lavdërimit, fisnikërisë dhe farefisnisë”. (4)
Autori me togfjalëshin nga farefisi i pastër bën me shenjë tek urdhri i Allahut të Madhëruar: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju o Ehli Bejti dhe t’iu pastrojë tërësisht”. (Sure Ahzab, Ajeti: 33).
Unë teksa po filloja programin në pjesën e hyrjes kumtova kështu: “Le të dimë postet dhe shkallët e tyre, le t’i vëzhgojmë të drejta e tyre, sepse nëse nuk do të ishte përcjellur asnjë përcjellje tjetër në lidhje me Ehli Bejtin dhe “Farefisin”, atëherë Hadithi Thekalejn do të ishte i mjaftueshëm si lavdërim për këtë shtëpi të bekuar dhe të mirë.
Megjithatë ashtu siç kemi bërë me shenjë krahas këtyre çështjeve ejani dhe të shohim botëkuptim fetar emeuist. Ejani që të zbulojmë se çfarë qëndrimi kanë mbajtur ata kundrejt profetësisë së Ehli Bejtit, çfarë qëndrimi kanë shfaqur ata për sa ka të bëjë më këtë hadith? Ndjekësit tanë të nderuar ata kanë hedhur dy hapa kryesorë dhe kanë shpalosur dy qëndrime.
Hapi i parë; ata i kanë ndryshuar fjalët dhe fjalëzat e hadithit deri në atë masë sa kanë patur fuqi. Ndërsa në rastet kur nuk kanë patur fuqi që t’i ndryshojnë fjalëzat e hadithit atëherë ata kanë mohuar shëndetin e zinxhirit. Atëherë gjenden dy etapa strategjike.
Etapa e parë është ndryshimi i fjalëzave të hadithit. Ata thonë kështu: “Nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) është përcjellur hadithi në formën: “Libri i Allahut dhe Sunneti im” dhe “Libri i Allahut dhe Sunneti i të dërguarve”. Ne nuk shënjojmë kurrë Farefisin e Pastër”. Ata janë sjellur sikur asnjë hadith nuk është përcjellur në lidhje me trashëgiminë e cila vjen nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) dhe nga hadithet e vërteta dhe sikur përcjellja e vetme të ishte versioni: “Libri i Allahut dhe sunneti i të dërguarit”. Kjo është etapa e parë.
Etapa e dytë; ata kanë parë se ata nuk kanë patur fuqi për këtë sepse kjo nuk është në harmoni me përcjelljet e tjera, në këtë rast thonë se, ne nuk jemi të mendimit se kjo pjesë gjendet në hadith. Me fjalë të tjera ata përpiqen që të zbrazin përmbajtjen e një argumenti fetar të përcjellur nga i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.).
Ne do të cekim shkurtimisht se çfarë kuptimi ka zbrazja e brendësisë së argumentit fetar. Në veprën me titull: “Musned Imam Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes Së Imam Ahmed Ibn Hanbelit) e Imam Ahmed Ibn Habelit kalon kështu: “Imam Ahmedi përcjell këtë hadith nga Ebu Said Hudriu. Ky i fundit citon se; i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) tha kështu: “Unë iu kam lënë dy porosi të rënda. Njëra nga këto është më e madhe se tjetra. Libri i Allahut i cili është një litar i zgjatur nga qielli dhe Ehli Bejti im që është farefisi im. Këta të dy nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit në Ditën e Kijametit”. (5)
Nëse do Allahu do ta hulumtojmë dhe këtë përmbajtje. Pra ai ka thënë se litari i zgjatur nga qielli është Kur’ani. “Dhe të tërë së bashku lidhuni fort pas litarit të Allahut”. Atëherë i dërguari i Allahut dhe Kur’ani Famëlartë po japin një koncept të përgjithshëm.
Prezantuesi: Hadithi përcakton se kush është litari.
I ftuari: Ndjekësit tanë të nderuar përsëris hadithin: “Libri i Allahut i cili është një litar i zgjatur nga qielli dhe Ehli Bejti im që është farefisi im. Këta të dy nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit në Ditën e Kijametit”. Alame Shuajb Arnauti e di mirë se çfarë janë pjesët e hadithit.
Tani shikoni se çfarë shpalos ai: “Hadithi është i vërtetë përveç pjesës: “Këta të dy nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit në Ditën e Kijametit”. Sipas mendimit tonë nuk ka asnjë dyshim mbi çështjen se mbikqyrja e tyre nënkupton ushqimin e dashurisë për ta dhe shmangien nga gjërat të cilat do t’i hidhërojnë ata... Ndërsa zinxhiri i përcjelljes i cili bart thëniet e domosdoshmërisë së bindjes ndaj mendimeve të tyre në formën si: “nuk do të shmageni kurrë pas meje”, “për sa kohë që do t’u bindeni këtyre të dyve nuk do të shmangeni kurrë” është i dobët. Ai nuk është i përshtatshëm për t’u përdorur si argument. (6)
Pra Alame Shuajb Arnauti është i mendimit se pjesa e hadithit të sipërcituar nuk është e vërtetë. Sepse ai nuk është në gjendje që të bëjë një komentim para dhe pas pra si të dëshirojë në lidhje me atë pjesë. Për këtë arsye ai duhet që ta zhvlerësojë hadithin. Një koment i tillë e zbraz përmbajtjen. Tek ai mbizotëron mendimi se ne duhet të ushqejmë dashuri me kriterin e qenies së bijve të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Pra vetëm kaq, nuk ka mendim tjetër përtej tij...
Prezantuesi: Sikur çështja të ishte një çështje familjare.
I ftuari: Një çështje familjare, ushqimi i dashurisë etj. Përsëris thënien: “Për sa kohë që do të lidheni pas këtyre të dyve nuk do të shmangeni kurrë”. Kjo është etapa e parë...
Etapa e dytë: Kjo është më e rrezikshmja, gjëja më e rrezikshme cila ka ndodhur në librat e vartësve të botëkuptimit fetar emeuist të Muhammed Ibn Abduluehhabit dhe në përgjithësi në librat e atyre të cilët janë në këtë mendim. Ata kanë ardhur dhe kanë ndryshuar fjalëzën e hadithit. Ne nuk po themi se versioni në formën “dhe sunneti im” nuk është thënë dhe nuk është përcjellur. Versioni në fjalë është thënë. Por këta njerëz orvaten që në mesin e muslimanëve të përhapin mendimin se hadithi është thënë vetëm në versionin në formën “dhe sunneti im” dhe ta bëjnë mbizotërues këtë mendim. Në librat e tyre kalon versioni në formën “dhe sunneti im”. Ata nuk përdorin një fjali si dhe versioni në formën “dhe farefisi im” është thënë, ata as nuk thonë se versioni në formën “dhe sunneti im” është më i fuqishëm se versioni në formën “dhe farefisi im”. Ai njeri i cili lexon burimet e tyre pandeh se hadithi ka një përcjellje vetëm në formën “dhe sunneti im”.
Përpara nesh gjendet vepra me titull: “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve) e Ibn Bazit. Them se është e qartë se vepra është shkruar sipas botëkuptimit fetar emeuist. Unë dua që të tërheq vëmendjen e ndjekësve tanë të nderuar në fragmentin që do të lexoj pak më poshtë. Shkrimtari thotë kështu: “Ashtu siç kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit) e Imam Muslimit i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) ka lëntë testament Librin e Allahut në haxhxhin e lamtumirës. Ai (p.q.m.t.) ka thënë kështu: “Unë po iu lë një gjë që për sa kohë që lidheni fort pas së cilës nuk do të shmangeni kurrë; Librin e Allahut. Ai i cili lidhet fort pas tij shpëton, ndërsa ai që e hedh poshtë atë shkatërrohet”. Sërish në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit) e Imam Muslimit përcillet kështu nga Zejd Ibn Erkami: “Unë po iu lë dy porosi të rënda. E para është Libri i Allahut në të cilin gjendet udhëzimi dhe drita. Merreni Librin e Allahut dhe përqafojeni fort atë”.
I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) i dha shtysë dhe tregoi kujdes ndaj Librit të Allahut. Më pas ai vijoi: “Dhe po iu lë dhe Ehli Bejtin tim. Ju bëj që të kujtoni Allahun nëpërmjet Ehli Bejtit tim. Ju bëj që të kujtoni Allahun nëpërmjet Ehli Bejtit tim”. (7)
Për ndjekësit tanë të nderuar drejtojmë pyetjen: “Cilat janë dy gjërat që nënkuptohen nga “thekalejni” (dy porositë e rënda)?” Ato janë Libri i Allahut dhe Ehli Bejti. Kjo ka nevojë për argument për të bërë koment. Atëherë ai e përcjell këtë nga vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta) e Imam Muslimit. Pohojmë se elementi i parë i “thekalejnit” (dy porosive të renda) është Libri i Allahut. Ndërsa elementi i dytë është Ehli Bejti. “Ju bëj që të kujtoni Allahun nëpërmjet Ehli Bejtin tim”. Në rast se të drejtat e Ehli Bejtit komentohen si ushqimi i dashurisë, për hir të Allahut ku gjendet “thikli” (pesha në të)? A ka ndonjë peshë në të?
Prezantuesi: Ky nuk është i barasvlefshëm me Kur’anin?
I ftuari: Autori në vazhdim sqaron hadithin që ceket në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta) e Imam Muslimit. Iu bëj thirrje: “o ju muslimanë, o ju vërtetues, për hir të Allahut më thoni nëse ky sqarim përputhet apo nuk përputhet me argumentin fetar?” Ibn Bazi po flet. Po flet vetë imami i kohës së tashme të uehhabizmit. Uehhabistët besojnë se ai njeri i cili vdes pa i dhënë zotimin imamit të asaj epoke është njëlloj si të ketë vdekur në epokën e paditurisë. Natyrisht se për imamin për të cili po flitet këtu është Ibn Baxi. Sipas tyre Ibn Bazi është imam në dituri. Ai është imami të cilit iu duhet bindur në përkushtim. Shikoni se çfarë thotë Ibn Bazi në veprën e tij: “Ashtu siç Allahu i Madhëruar ka këshilluar bindjen ndaj Librit të Tij edhe i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ka lënë testament dhe ka këshilluar bindjen ndaj Librit të Allahut... Sepse Kur’ani ka urdhëruar që t’i bindemi dhe ta madhërojmë Sunnetin. U këshillua Libri i Allahut dhe sunneti i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) të cilat në fund të fundit janë “thekalejni” (dy porositë e rënda). (8)
Me të vërtetë unë nuk mund ta kuptoj, si u përfshi sunneti në hadith?
Prezantuesi: Ku është Ehli Bejti?
I ftuari: Ehli Bejti nuk është. Për hir të Allahut i nderuari i Allahut (p.q.m.t.) thotë “thekalejn” (dy porositë e rënda). Kjo nënkupton se ai shpalos se “thekalejni” (dy porositë e rënda) janë Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im. Gjithashtu dhe shkrimtari sqaron se i dërguari (p.q.m.t.) ka lënë testament Librin e Allahut dhe sunnetin.
Prezantuesi: Kjo do të thotë se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk ishte në zotërim të oratorisë për të folur, kurrën e kurrës! Ai teksa iu thoshte unë po iu lë testament Librin e Allahut kjo thënie përfshinte dhe sunnetin.
I ftuari: Autori pasqyron kështu: “Libri dhe sunneti janë dy thelbet pas së cilave duhet të lidhet. Ai njeri i cili lidhet pas këtyre të dyve shpëton. Ndërsa ai njeri i cili sillet me mendjemadhësi kundrejt tyre shkatërrohet. Ai njeri i cili mohon njërën nga këta ka mohuar dhe Allahun e Madhëruar. Gjaku dhe pasuria e tij janë të lejuara”. (9) Shumë mirë, vallë a e di Ibn Bazi se çfarë po thotë? Nëse hadithi është në formën “dhe farefisi im” atëherë ai i cili mohon “farefisin” bëhet mohues, sepse ai e pranon këtë. Unë të marr ty në pyetje për fjalën që del nga goja jote. Unë i mbaj ata përgjegjës për atë gjë për të cilën ata mbajnë përgjegjës veten e tyre. Ai kumton kështu: “Nëse hadithi është në formën Libri i Allahut dhe sunneti i të dërguarit, atëherë ai i cili ka mohuar sunnetin bëhet mohues dhe gjaku i tij bëhet i lejuar”. (10) Në rregull, shumë mirë por nëse hadithi është në formën “dhe farefisi im”?! Vallë a bëhet mohues ai njeri i cili e mohon atë dhe gjaku i tij bëhet i lejuar? Por ne nuk jemi të këtij mendimi? Ai njeri i cili i mohon ata pa i ditur nuk është mohues. Sepse në kendvështrimin e njeriut i cili mohon ky hadith nuk është i fiksuar. Ai njeri i cili mohon në këtë mënyrë është musliman, sepse sipas nesh dëshmia islame është e përbërë nga dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se i nderuari Muhammed (p.q.m.t.) është i dërguari i Allahut.
Shkrimtari në vazhdim kumton si më poshtë: “Ndërsa në një përcjellje tjetër kalon si vijon: “Unë po iu lë dy gjëra që nëse lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë. Ata janë Libri i Allahut dhe sunneti i të dërguarit”. Hakim Nishaburiu e ka shënuar këtë përcjellje me një zinxhir të mirë. (11)
Nga këto thëniet e përdorura të Ibn Bazit kuptohet se Ibn Bazi e ka komentuar “thekalejnin” si Libri dhe sunneti. Pika që të çudit është se këta i kanë cilësuar si të dobëta dhe nuk i kanë pranuar përcjelljet të cilat Hakimi i ka përcjellur në lidhje me virtytet e Aliut dhe Ehli Bejtit në veprën e tij me titull: “Mustedrek” (Perceptimi). Por kur ky i fundit ka përcjellur përcjellje të cilat i lënë mënjanë virtytet e e Ehli Bejtit ata nuk ngurrojnë që t’i pranojnë dhe thonë se Hakimi e ka shënuar këtë përcjellje me një zinxhir të mirë. Ja pra kështu është botëkuptimi fetar emeuist.
Prezantuesi: Domethënë ai ka komentuar një pjesë të hadithit, ndërsa një pjesë e ka lënë.
I ftuari: Madje të tërin. Në këtë program dua që të qëndroj mbi burimet që kanë të bëjnë me vartësit e Muhammed Ibn Abduluehhabit dhe Ibn Tejmijjes.
Ja ku qëndron përpara nesh vepra me titull: “Muhadaratun fi’l-Akideti ue’d-Daueti” (Të Përgatiturit Në Besim Dhe Në Thirrje” e Salih Ibn Feuzanit. Unë do të lexoj disa vende nga vepra në fjalë me qëllim që të mund të shohim këmbënguljet e tyre në formën se hadithi është përcjellur në formën “Libri i Allahut”. Shikoni se çfarë citon autori: “Ashtu siç kanë përcjellur dhe njerëzit besnikë dhe të qëndrueshëm, ashtu siç është përmbledhur dhe ruajtur... Kështu që i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) sqaron kështu: “Unë po iu lë një gjë që nëse lidheni fort pas saj nuk do të shmangeni kurrë pas meje. Libri i Allahut dhe Sunneti im”. (12)
Këto thënie mbajini mend mirë. Vepra përbëhet nga katër vëllime. Shkrimtari i përdor të njëjtat thënie edhe në një një vend tjetër të veprës së tij. Ai thotë kështu: “I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) në epokën e fundit të jetës së tij me synim për të lënë testament mbi njëjësimin e Librit të Allahut dhe sunnetit të të dërguarit ka urdhëruar si më poshtë: “Libri i Allahut dhe sunneti im”. (13)
Ndërsa në një vend tjetër thotë kështu (14): “Unë po iu lë në mesin tuaj dy gjëra që nëse lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë. Ata janë Libri i Allahut dhe sunneti im”. (15) Sipas kësaj hadithi i përcjellur në formën “dhe farefisi im” sikur nuk është.
Programin e kësaj mbrërmjeje dua që ta përfundoj me sqarimet e një dijetari bashkëkohor të cilin ju e njihni të tërë. Dua që të bëj fjalë për Shejh Albanin. Ky i fundit në veprën e tij me titull: “Menziletu’s-Sunneti fi’l-Islami” (Vendi i Sunnetit Në Islam) kumton si vijon: “Unë po iu lë në mesin tuaj një gjë që nëse lidheni fort pas saj nuk do të shmangeni kurrë. Ajo është Libri i Allahut dhe suneti im. Këta të dy nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit”. Këtë e ka përcjellur Maliku. (16)
Prezantuesi: Le të shohim Malikun.
I ftuari: Allahu iu dhëntë mirësi. Le të shohim veprën e tij me titull: “Muatta” (Lidhja)... Imam Maliku përcjell kështu: “Vetë mua më arriti nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) se i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) shprehu kështu: “Unë po iu lë në mesin tuaj dy gjëra që nëse lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë. Për sa kohë që do të lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë nga udha e vërtetë. Këta janë Libri i Allahut dhe sunneti im”. (17)
Në shtesë këtij hadithi nuk i gjendet as zinxhiri i përcjelljes. Sepse Maliku sqaron se “vetë mua më arriti”. Për më tepër në hadithin e lartpërmendur nuk gjendet pjesa: “Këta të dy nuk do të ndahen kurrë nga njëra-tjetra derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit”. Pra Imam Maliku nuk e ka përcjellur pjesën e sipërcituar.
Në këtë pikë njeriu nuk e di se çfarë të thotë. A i ka shpëtuar kjo syrit të Shejh Albanit apo ai e ka bërë me qëllim këtë? Ai e ka shkëputur, e ka sjellur këtu dhe e ka artikuluar këtu pjesën në lidhje me farefisin dhe pjesën “Këta të dy nuk do të ndahen derisa të më arrijnë në krye të bazenit”.
Prezantuesi: Madje edhe sikur të pranonim se përcjellja është e vërtetë...
I ftuari: Për hir të Allahut. Tregomëni se a është kjo metoda intelektuale? Njerëzit do t’i marrin si të mirëqena këto vepra dhe burime. Ai në një vend tjetër të veprës së tij shpalos kështu: “I nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) shprehu kështu: “Atëherë ju tregohuni të kujdesshëm se si do të silleni pas meje, sepse mua më është dhënë Kur’ani dhë së bashku me të i ngjashmi i tij - pra sunneti-. Këta të dy nuk do të ndahen derisa të më arrijnë në krye të bazenit”. (18)
Në dy vende të veprës së tij ai përcjell hadithin në formën: “Këta janë Libri i Allahut dhe sunneti i të dërguarit. Këta të dy nuk do të ndahen kurrë derisa të më arrijnë në krye të bazenit” dhe këtë ia adreson Imam Malikut. Ndërsa në përcjelljen që ka shënuar Maliku pjesa e bazenit mungon.
Tani ejani dhe le të shohim se si Shejh Albani e ka përcjellur këtë hadith në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Haditheve Të Vërteta). Ky i fundit ka shënuar kështu:
Hadithi i Farefisit dhe Disa nga Udhët e Ardhjes:
I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka cituar kështu: “O ju njerëz! Unë po iu lënë në mesin tuaj një porosi, që nëse do të lidheni fort pas saj nuk do të shmangeni kurrë. Kjo është Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. (19)
Tregohuni të vëmendshëm dijetari shqiptar nuk ka shënuar si titull: “hadithi i sunnetit” por “hadithi i farefisit”. Në këtë pikë dua ta pyesim: “O Shejh Albani, ti tanimë je në botën e “berzahut” (varrezave). Dëshmitë e tyre do të shkruhen, ata do të merren në pyetje. Edhe ti do të merresh në pyetje. Lajmet dhe fjalët tona ty të arrijnë. Në veprën tënde me titull: “Menziletu’s-Sunneti” (Vendi i Sunnetit) pranë hadithit që ke përcjellur në formën “dhe sunneti im”, mund të kishe thënë dhe se ky hadith gjenden dhe në versionin “dhe farefisi im”.
Prezantuesi: Madje ti e kishe më të lehtë për ta thënë këtë.
I ftuari: Sigurisht iu lumtë goja, ai ishte në dijeni se vetëm eskpertët do t’i drejtoheshin burimeve të cilat ai ka përcaktuar.
Fshehja juaj e kësaj të vërtetë, e bën të domosdoshme që ne të vëmë perde ndaj këtij dielli, të cilin e ka shpalosur i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), sepse ecet me mendimin e tij.
Prezantuesi: Pra është më e lehtë që të dalë në treg vepra me titull: “Menziletu’s-Sunneti” (Vendi i Sunnetit)...
I ftuari: Sigurisht. Një numër i madh njerëzish përfshirë këtu dhe Shejh Albanin janë munduar që ky hadith të mos botohet.
Megjithatë ai mbeti i detyruar që të thoshte: “Libri i Allahut dhe farefisi im”.
Ndjekësit tanë të nderuar, tani ejani dhe le të shohim se çfarë kanë thënë vërtetuesit e disiplinimit dhe klasifikimit mbi hadithin e përcjellur nga Maliku... Pa le të shikojmë një herë vlerësimet që kanë të bëjnë me hadithin e dijetarëve të hadithit. Pikë së pari po e filloj nga vetë vepra me titull: “Muatta” (Lidhja) e Malikut. Tani le të shohim vlerësimin e vërtetues Beshshar Auuad Marufit i cili në të njëjtën kohë është dhe një hulumtues bashkëkohor. Ai citon kështu: “Ky hadith ka tre udhë ardhjeje. E para është udha e dërguar nga Ebu Hurejre. Në hadithin e përcjellur nga Ebu Hurejre është i pranishëm Salih Ibn Musa Talhiu. Hadithi i Ebu Hurejres është jashtë mase i dobët”. (20)
Vërtetuesi pas hadithit shqyrton dhe një zinxhir tjetër përcjelljeje dhe pasqyron si më poshtë: “Ai është i lënë dhe zinxhiri i tij është i dobët... Zinxhiri i udhës së tretë është dobët, sepse Ismail Ibn Ebi Uejsi është i dobët në përcjellje, përveç atyre përcjelljeve të përcjellura në veprat me titull: “Sahih” (Përmbledhja)”. (21)
Atëherë nënvizojmë se edhe nëse gjendet zinxhiri i përcjelljes së tij ky i fundit është i dobët. Natyrisht se Imam Maliku nuk e ka përcjellur përcjelljen me zixhirin e saj të përcjelljes.
Burimi i dytë është vepra me titull: “Feuaidu’sh-Shehri” (Dobitë e Qytetit) e cila është bërë e njohur si “Gajlanijjat” (Gajlanitët) e Hafidh Ebu Bekr Shafiiut (v.v. 354 m.i.). I nderuari i dërguar ka shprehur si vijon: “O ju njerëz! Unë po iu lënë në mesin tuaj dy porosi, që nëse do të lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë. Këta janë Libri i Allahut dhe sunneti im. Ata nuk do të ndahen nga njëri-tjetri derisa të më khehen mua në krye të bazenit”. Zinxhiri i tij është jashtë mase i dobët. Në zixhirin e përcjelljes së tij gjendet Salih Ibn Musa Talhiu i cili është i lënë”. (22)
Më tej gjendet vepra me titull: “Sunenu’l-Kubra” (Sunnetet e Mëdha) e Bejhakiut (v.v. 458 m.i.). Ky i fundit pasi përcjell hadithin përdor dy herë cilësimin “i dobët” në lidhje mbi përcjelljen. Vërtetuesi i veprës në përmbledhjen e hadithit shkruan ështu: “Përcjellja është e dobët. Shkaku i qenies së saj të dobët është Salih Ibn Musa Talhiu i cili përcjell “metruku’l-hadithi” (hadith të lënë)”. (23)
Gjithashtu dhe në veprën me titull: “Ilamu’l-Muuakkiini” (Lajmërimi i Ndodhive) të Ibn Kajjim Xheuziut zënë vend të njëjtat të dhëna. Shënuesi dhe vërtetuesi i veprës së lartpërmendur Ebu Ubejde Meshhur Ibn Hasan Ali Selmani shpalos si më poshtë: “Hadithi zotëron një zinxhir përcjelljeje tej mase të dobët. Në zinxhirin e përcjelljes së tij gjendet Salih Ibn Musa Talhiu për të cilin Jahja ka shprehur: “Ai nuk vlen asnjë lek, ai nuk ka asnjë vlerë dhe hadithi i tij nuk shkruhet”. (24)
Edhe në veprën me titull: “Sunenu’d-Darekutni” (Sunnetet e Darekutnit) e Darekutnit (v.v. 385 m.i.) është e njëjta gjendja. Në zinxhirin e përcjelljes së hadithit gjendet Salih Ibn Musa Talhiu për të cilin zënë vend thëniet se është një njeri i dobët dhe nuk veprohet me hadithin e tij. (25)
Si përfundim unë dua që të pasqyroj vlerësimet të cilat janë të pranishme tek vepra me titull: “Mizanu’l-Itidali” (Peshorja e Drejtpeshimit) e Imam Dhehebiut. Pra në veprën me titull: “Mizanu’l-Itidali” (Peshorja e Drejtpeshimit) Imam Dhehebiu shprehet kështu në lidhje me këtë njeri: “Salih (...) Ibn Ubejdilah Kureshi Talhiu është një banor i Kufes dhe ëshët i dobët. Jahja ka shprehur: “Ai nuk vlen asnjë lek, ai nuk ka asnjë vlerë dhe hadithi i tij nuk shkruhet”.
Ndërsa Imam Buhariu për të citon se “hadithet e tij janë të mohuara”. Ndërsa Imam Nesaiu pohon se “hadithet e tij janë të lënë”... (26)
Prezantuesi: Në këtë mënyrë vumë re se sa vlerë ka në të vërtetë versioni “dhe sunneti im”.
I ftuari: Megjithatë pavarësisht të tëra këtyre sërish ne na vret syrin një këmbëngulje mbi pikën se ky është versioni kryesor i hadithit në rrymën e botëkuptimit fetar emeuist. Për hir të Allahut dijetarët muslimanë kanë përcjellur versionin e hadithit në formën “dhe farefisi im” pikërisht ashtu siç e kemi pëcjellur ne dhe nuk kanë qenë kaq këmbëngulës në versionin e përcjelljes në formën “dhe sunneti im”.
Prezantuesi: Krahas këtyre ata e kanë komentuar dhe e kanë emërtuar hadithin në një formë tjetër.
I ftuari: Goditje në shenjë! Epo nuk ka gjë, sepse ne i respektojmë mendimet tyre. Ata kanë të drejtë që t’u japin hadithit kuptimin që duan, e megjithatë ata nuk kanë të drejtë që të lënë mënjanë ose të cilësojnë si të paqenë versionin tjetër të hadithit.
Unë do t’u bëj të ditur një fragment nga vepra me titull: “Imam Ali Rida ue Risaletuhu fi’t-Tibbi’n-Nebeui” (Imam Ali Rizai Dhe Dorëshkrimi Në Mjekësinë e Lajmëtarit), e shkrimtarit bashkëkohor Doktor Muhammed Ali Barit. Ne e kemi përmendur me dhjetra herë këtë fragment. Ai në këtë veprën e tij citon si më poshtë: “
“Epo më duhet të rrëfej se është jashtëzakonisht e çuditshme dukuria se ndonëse Hadithi Thekalejn ceket në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit) e Muslimit, “Sunenut’t-Tirmidhi” (Sunnetet e Tirmidhiut) e Tirmidhiut - në të cilën Tirmidhiu bën të ditur se hadithi është i mirë dhe i vërtetë - në veprën me titull: “Mustedrek” (Perceptimi) e Hakim Nishaburit - në të cilën Hakimi bën të ditur se hadithi është i mirë - në veprën me titull: “Musned Imam Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit) e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, në veprën me titull: “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe) e Taberaniut dhe ndonëse ai zotëron një zinxhir të vërtetë, një pjesë e madhe e dijetarëve dhe ligjëruesve bashkëkohorë ose nuk e dinë Hadithin Thekalejn ose bëjnë sikur nuk e dinë”. (27)
Prezantuesi: Po të themi se bëjnë sikur nuk e dinë duket më e drejtë.
I ftuari: Sipas mendimit tonë gjendet një palë e cila bën sikur nuk e di. Edhe një palë tjetër e imiton palën e parë dhe nuk e di versionin tjetër. Dr. Muhammed Ali Bari në vazhdim kumton kështu: “Ata në vend që të përmendin versionin e Hadithit Thekalejn e cila përmban fjalëzën “dhe farefisi im” ata përmendin këtë hadith: “Unë po iu lë dy gjëra në mesin tuaj që nëse lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë. Ata janë Libri i Allahut dhe suneti im”. Ky version i hadithit ceket në veprën me titull: “Muatta” (Lidhja) e Imam Malikut. Dua që t’iu sqaroj se nuk ka rëndësi se ky hadith është i vërtetë duke u mbështetur në tekstin dhe përmbajtjen, sepse në zixhirin e hadithit gjenden shkëputje dhe dobësi. Në këtë kontekst duke patur parasysh rëndësinë e tij ata duhet t’i sillnin së bashku që të dyja hadithet. Mbajtja e fshehtë e këtij hadithi të vërtetë është vetë sjellja e mbajtjes së fshehtë të diturisë për të cilën na ka kërcënuar Allahu i Madhëruar dhe i dërguari i Tij”. (28)
Po, kjo është një gjendje jashtëzakonisht e rrezikshme në kulturën tonë.
Prezantuesi: Kjo është një gënjeshtër historike.
I ftuari: Kjo është luajtja me hadithet e përcjellura nga i nderuar i dërguar i Allahut (p.q.m.t.). Kjo është mënyra që ka themeluar Muaujie. Ai kur ka patur mundësi është përpjekur në zhvlerësimin e haditheve.
Ashtu siç jam përplasur me ta në çështjen e zbritjes po përplasem me ta dhe në çështjen e interpretimit. Por çfarë bëjnë këta? Ata po zbrazin përmbajtjen e hadithit.
Ndërsa ne themi “Autoriteti është Libri i Allahut”. Ne themi se autoriteti për ne është Libri i Allahut dhe sunneti i të dërguarit të Tij. Megjithatë çështja nuk është sunneti. Çështja është se çfarë është përmbajtja e Hadithit Thekalejn. Askush të mos na dalë dhe të na thotë: “Këta nuk i kushtojnë rëndësi sunnetit”. Ne themi se “ne jemi bashkëkohësit e sunnetit të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)”. Por ajo që na ka thënë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) është e rëndësishme për ne. Çfarë ka urdhëruar ai mbi çështjen se nga cila derë do të hyjmë në sunnet? A ka thënë ai se “arrini tek sunneti im nuk ka rëndësi se nga cila derë” apo ka thënë “arrini tek sunneti im nga dera e farefisit tim?” Në këtë pikë theksojmë se çështja thelbësore ka të bëjë me udhën me të cilën arrihet për tek sunneti dhe se çështja nuk ka lidhje me ndryshimin e fjalëzës “sunnet” me fjalëzën “farefis”. Askush të mos bëjë demagogji, sepse dhe ne themi se Libri dhe sunneti janë autoritete. Këtu shkrimtari ecën me ndjenjën e përgjegjësisë së diturisë në veprën e tij.
Shkrimtari në vazhdim citon kështu: “Mbajtja e fshehtë e këtij hadithi të vërtetë është vetë sjellja e mbajtjes së fshehtë të diturisë për të cilën na ka kërcënuar Allahu i Madhëruar dhe i dërguari i Tij”. Këtu mund të përmendim ajetin kuranor: “Ata të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne ua shpallëm në mënyrë të qartë, pasi ato ua sqaruam njerëzve në Librin, këta njerëz i mallkon Allahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë. Përveç atyre të cilët pendohen, të cilët përmirësojnë gjendjen e tyre dhe që ua shpalosin qartësisht të vërtetën njerëzve. Këtyre njerëzve ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendimin dhe jam mëshirues”. (Sure Bekare, Ajeti: 159, 160).
I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) thotë kështu: “Ai njeri i cili fsheh një të dhënë atij do t’i futet një thëngjill nga zjarri në Ditën e Kijametit”. (29)
Disa njerëz dalin në ekranet e stacioneve televizive dhe e akuzojnë Shkollën e Ehli Bejtit se është “mexhusite” (adhuruese e zjarrit). Por kur kundër tyre ngrihen flamujt e kundërshtimit, në një ose në dy faqe interneti ata me shkronja të vogla shkruajnë: “Ky nuk ishte qëllimi im”. Kjo sjellje nuk është e mjaftueshme. Ata duhet të dalin në një vend të barasvlefshëm ndaj postit që kanë akuzuar dhe të kryejnë një rrëfim në mënyrë që pendimi dhe keqardhja e tyre të shprehë një kuptim.“Përveç atyre të cilët pendohen, të cilët përmirësojnë gjendjen e tyre dhe që u shpalosin qartësisht të vërtetën njerëzve”. (Sure Bekare, Ajeti: 160).
Në vazhdim ai kumton kështu: “Ata të cilët fshehin dhe mohojnë virtytet e Ehli Bejtit, pikërisht ashtu siç kanë bërë dikur dijetarët çifutë, të cilët si pasojë e xhelozisë dhe armiqësisë së tyre, fshehën shpalljen e të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.), të ruhen se do pësojnë rënien në një post humbjeje shumë të dukshëm”. (30)
Prezantuesi: Përpara syve të tyre gjenden të dyja format e hadithit: si versioni “dhe farefisi im” ashtu edhe versioni “dhe sunneti im”. Për sa i përket versionit “dhe farefisi im” përsërisim se bëhet fjalë për një njëzëshmëri se ai është i vërtetë, i mirë, i pranuar, i pashkëputur dhe i qartë ndërsa versioni tjetër është i dobët dhe i prerë.
I ftuari: Shumë e saktë! Të tëra udhët e përcjellje së këtij versioni janë të prera. Për më tepër në mesin e muslimanëve nuk ka njëzëshmëri për të. Ja pra me këto është shqetësimi dhe problemi ynë. Nga ana tjetër nënvizojmë se “ne nuk kemi asnjë problem me muslimanët e tjerë”. Këtu dua që t’u tërheq vëmendjen: “ Përsërisim se ne nuk kemi asnjë problem me muslimanët e tjerë në përgjithësi”.
Shqetësimi ynë ka të bëjë me ata njerëz të cilët i fshehin këto të vërteta. Ne nuk kemi, ne nuk mund të kemi kurrë problem me ata njerëz të cilët i përcjellin këto të vërteta në burimet tyre. Sigurisht se ata kanë të drejtë që hadithin ta komentojnë në një mënyrë tjetër, e megjithatë ata nuk kanë të drejtë që të fshehin hadithin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).
Prezantuesi: Ndjekës të nderuar ne erdhëm në fund të programit tonë. Ne ju falenderojmë Zotëri Ajetullah Sejjid Kemal Hajdari. Ju falenderojmë edhe ju ndjekësit tanë të nderuar dhe po iu lëmë në mbrojtjen e Allahut si televizioni “Keuther”. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju.
Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:
1- Hafidh Shemsuddin Ibn Muhammed Sehauiu, “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi bi’l-Hubbi Akribai’r-Resuli ue Ehli’sh-Sherafi” (Përmirësimi Në Dashurinë e Njerëzve Të Mirë Në Dashurinë e Farefisit Të Dërguarit Dhe Njerëzve Të Nderuar), vëll.1, fq. 361, 362, 363, 364, 365, 366, 367, 368, Vërtetimi Nga Halid Ibn Ahmed Babtejni, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Beshairi’l-Islamijje” (Vendi i Njerëzve Muslimanë).
2- Hafidh Shemsuddin Ibn Muhammed Sehauiu, “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi bi’l-Hubbi Akribai’r-Resuli ue Ehli’sh-Sherafi” (Përmirësimi Në Dashurinë e Njerëzve Të Mirë Në Dashurinë e Farefisit Të Dërguarit Dhe Njerëzve Të Nderuar), vëll.1, fq. 361, 362, 363, 364, 365, 366, 367, 368, Vërtetimi Nga Halid Ibn Ahmed Babtejni, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Beshairi’l-Islamijje” (Vendi i Njerëzve Muslimanë).
3- Hafidh Shemsuddin Ibn Muhammed Sehauiu, “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi bi’l-Hubbi Akribai’r-Resuli ue Ehli’sh-Sherafi” (Përmirësimi Në Dashurinë e Njerëzve Të Mirë Në Dashurinë e Farefisit Të Dërguarit Dhe Njerëzve Të Nderuar), vëll.1, fq. 361, 362, 363, 364, 365, 366, 367, 368, Vërtetimi Nga Halid Ibn Ahmed Babtejni, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Beshairi’l-Islamijje” (Vendi i Njerëzve Muslimanë).
4- Hafidh Shemsuddin Ibn Muhammed Sehauiu, “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi bi’l-Hubbi Akribai’r-Resuli ue Ehli’sh-Sherafi” (Përmirësimi Në Dashurinë e Njerëzve Të Mirë Në Dashurinë e Farefisit Të Dërguarit Dhe Njerëzve Të Nderuar), vëll.1, fq. 361, 362, 363, 364, 365, 366, 367, 368, Vërtetimi Nga Halid Ibn Ahmed Babtejni, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Beshairi’l-Islamijje” (Vendi i Njerëzve Muslimanë).
5- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu Imam Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes Së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 175, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti.
6- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu Imam Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes Së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 175, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti.
7- Dijetar Abdulaziz Ibn Abdullah Ibn Abdurrahman Ibn Bazi, “Mexhmuatu’l-Fetaua ue Makalatun Muteneuuietun” (Përmbledhja e Miratimeve Dhe Artikuj Të Shumëllojshëm), vëll. 8, fq.154.
8- Dijetar Abdulaziz Ibn Abdullah Ibn Abdurrahman Ibn Bazi, “Mexhmuatu’l-Fetaua ue Makalatun Muteneuuietun” (Përmbledhja e Miratimeve Dhe Artikuj Të Shumëllojshëm), vëll. 8, fq.154.
9- Dijetar Abdulaziz Ibn Abdullah Ibn Abdurrahman Ibn Bazi, “Mexhmuatu’l-Fetaua ue Makalatun Muteneuuietun” (Përmbledhja e Miratimeve Dhe Artikuj Të Shumëllojshëm), vëll. 8, fq.154.
10- Dijetar Abdulaziz Ibn Abdullah Ibn Abdurrahman Ibn Bazi, “Mexhmuatu’l-Fetaua ue Makalatun Muteneuuietun” (Përmbledhja e Miratimeve dhe Artikuj të Shumëllojshëm), vëll. 8, fq.154.
11- Dijetar Abdulaziz Ibn Abdullah Ibn Abdurrahman Ibn Bazi, “Mexhmuatu’l-Fetaua ue Makalatun Muteneuuietun” (Përmbledhja e Miratimeve Dhe Artikuj Të Shumëllojshëm), vëll. 8, fq.154.
12- Dr. Salih Ibn Feuzan Ibn Abdullah Feuzani, “Muhaderatun fi’l-Akideti ue’d-Daueti” (Të Përgatiturit Në Besim Dhe Thirrje), vëll. 1, fq.195, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Asime” (Vendi i Kryeqytetit), (viti i botimit 1428 sipas mërgimit islam / viti 2007 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
13- Dr. Salih Ibn Feuzan Ibn Abdullah Feuzani, “Muhaderatun fi’l-Akideti ue’d-Daueti” (Të Përgatiturit Në Besim Dhe Thirrje), vëll. 2, fq. 35, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Asime” (Vendi i Kryeqytetit), (viti i botimit 1428 sipas mërgimit islam / viti 2007 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
14- Dr. Salih Ibn Feuzan Ibn Abdullah Feuzani, “Muhaderatun fi’l-Akideti ue’d-Daueti” (Të Përgatiturit Në Besim Dhe Thirrje), vëll. 2, fq. 193, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Asime” (Vendi i Kryeqytetit), (viti i botimit 1428 sipas mërgimit islam / viti 2007 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
15- Dr. Salih Ibn Feuzan Ibn Abdullah Feuzani, “Muhaderatun fi’l-Akideti ue’d-Daueti” (Të Përgatiturit Në Besim Dhe Thirrje), vëll. 3, fq. 344, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Asime” (Vendi i Kryeqytetit), (viti i botimit 1428 sipas mërgimit islam / viti 2007 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
16- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Menziletu’s-Sunneti fi’l-Islami” (Vendi i Sunnetit Në Islam), fq.14, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’l-Mearifi” (Institucioni i Diturisë), Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
17- Imam Maliku, “Muatta” (Lidhja), vëll. 2, fq. 480, Hadithi Nr: 2618, Përcjellja e Jahja Ibn Jahja Lejthi Endulusit, Vërtetimi, Nxjerrja dhe Shënimi Nga Dr. Beshshar Auuad Marufi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Garbi’l-Islami” (Vendi i Perëndimit Të Islamit).
18- Imam Maliku, “Muatta” (Lidhja), vëll. 2, fq. 18, Përcjellja e Jahja Ibn Jahja Lejthi Endulusit, Vërtetimi, Nxjerrja dhe Shënimi Tahkik Nga Dr. Beshshar Auuad Marufi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Garbi’l-Islami” (Vendi i Perëndimit Të Islamit), (viti i botimit 1417 sipas mërgimit islam / viti 1996 sipas kalendarit gregorian).
19- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha ue Shej min Fikhiha ue Feuaidiha” (Zinxhiri i Haditheve të Vërteta dhe Gjëja nga Jurisprudenca e Saj dhe Dobitë e Saj), vëll. 4, fq. 354, Hadithi Nr: 1761, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
20- Imam Maliku, “Muatta” (Lidhja), vëll. 2, fq. 480.
21- Imam Maliku, “Muatta” (Lidhja), vëll. 2, fq. 480.
22- Hafidh Ebu Bekr Muhammed Ibn Ibrahim Shafiiu, “Feuaidu’sh-Shehri bi’l-Gajlanijjati” (Dobitë e Qytetit Sipas Gajlanitëve), vëll.1, fq. 510, Përcjellja Nr: 632, Vërtetimi Nga Hilmi Kamil Esad Abdulhadiu, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Ibni’l-Xheuzi” (Vendi i Ibn Xheuziut).
23- Bejhakiu, “Sunenu’l-Kubra” (Sunnetet e Mëdha), vëll. 10, fq. 220, Hadis Nr: 20336-7, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Hadithi” (Vendi i Hadithit), Kajro, Egjipt.
24- Ibn Kajjim Xheuziu, “Ilamu’l-Muuakkiini An Rabbi’l-Alemini” (Lajmërimi i Ndodhive Nga Zoti i Botërave), vëll. 4, fq. 84, Vërtetimi Nga Ebu Ubejde Meshhur Ibn Hasan Ali Selmani, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Ibni’l-Xheuzi” (Ibn Xheuziu).
25- Hafidh Ali Ibn Umer Darekutni, “Sunenu’d-Darekutni” (Sunnetet e Darekutnit), vëll. 5, fq. 371, Vërtetimi, Shënimi dhe Fiksimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botese: “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes).
26- Imam Dhehebiu, “Mizanu’l-Itidali” (Peshorja e Drejtpeshimit), vëll. 2, fq. 378, Gjendja Nr: 3648, Shtëpia Botuese: “Risaletu’l-Alemijje” (Shpallja Botërore).
27- Dr. Muhammed Ali Bari, “Imam Ali Rida ue Risaletuhu fi’t-Tibbi’n-Nebeui” (Imam Ali Rizai Dhe Dorëshkrimi Në Mjekësinë e Lajmëtarit), Shtëpia Botuese: “Daru’s-Suudijje” (Shteti Saudit).
28- Dr. Muhammed Ali Bari, “Imam Ali Rida ue Risaletuhu fi’t-Tibbi’n-Nebeui” (Imam Ali Rizai Dhe Dorëshkrimi Në Mjekësinë e Lajmëtarit), Shtëpia Botuese: “Daru’s-Suudijje” (Shteti Saudit).
29- Dr. Muhammed Ali Bari, “Imam Ali Rida ue Risaletuhu fi’t-Tibbi’n-Nebeui” (Imam Ali Rizai Dhe Dorëshkrimi Në Mjekësinë e Lajmëtarit), Shtëpia Botuese: “Daru’s-Suudijje” (Shteti Saudit).
30- Dr. Muhammed Ali Bari, “Imam Ali Rida ue Risaletuhu fi’t-Tibbi’n-Nebeui” (Imam Ali Rizai Dhe Dorëshkrimi Në Mjekësinë e Lajmëtarit), fq. 22, Shtëpia Botuese: “Daru’s-Suudijje” (Shteti Saudit).
Sqarime të Nevojshme:
(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të
Vijon...
Burimi : Medya Şafak