Pozita Dhe Përgjegjësitë E Pasardhësit E Të Dërguarit (Kreu I Dytë)

nga Ajetullah Xhafer Subhani | Publikuar në Tet. 30, 2018, 11:35 p.m.

Kreu 2: Pozita Dhe Përgjegjësitë E Pasardhësit E Të Dërguarit

Gjatë jetës së tij, i dërguari plotësoi një numër të roleve dhe përgjegjësive kyçe të cilat mund të pëmbusheshin vetëm nga një njeri i frymëzuar-nga hyjnorja siç ishte ai vetë dhe jo vetëm çdo njeri i zakonshëm, nuk ka rëndësi se sa i mençur mund të ishte ai.

Një nga këto detyra ishte të sqaronte Kur’anin, kuptimet e tij të nënkuptuara dhe të fshehura; një tjetër ishte duke marrë vendime për çështjet ligjore për të cilat ligjet nuk ishin përcaktuar ende në Kur’an. Një përgjegjësi e tretë ishte të parandalonte çdo mosmarrëeshje në mesin e muslimanëve dhe të parandalonte çdo shmangie intelektuale ose fetare në mendjet e muslimanëve. Kjo është arsyeja përse sunneti i të dërguarit (që do të thotë fjalët e tij, veprat dhe miratimi) përfaqëson një shembull të përsosur sjelljeje për muslimanët.

Edhepse profetësia (nubuueti) dhe shpallja hyjnore (uahji) morën fund me vdekjen e të dërguarit, rolet e lartpërmendura ende kishin nevojë për një njeri i cili do t’i kryente ato në shoqërinë muslimane; ata duhej të plotësoheshin, qoftë nga një njeri i vetëm ose nga një grup njerëzish të cilët gëzonin të njëjtat cilësi shpirtërore si i dërguari dhe ndanin njohuritë e tij të cilën ia kishte dhënë Allahu, sepse asnjë masë e edukimit të zakonshëm, nuk do të mjaftonte për të kryer detyra të tilla të rëndësishme.

Duke patur ndërmend të të tëra këto, ne tani do të shqyrtojmë pasojat e mungesës së një pasardhës të përcaktuar-nga hyjnorja e të dërguarit. Ne do të fillojmë duke shikuar rolin e të dërguarit si një sqarues të Kur’anit në dritën e dy ajeteve të tij. Ajeti i parë thotë: “Ne ju kemi zbritur përkujtim, që të sqaroni për njerëzit atë që u është zbritur atyre, në mënyrë që të mendojnë”. (Sure 16, Ajeti: 44). Këtu Allahu thotë “t’iu sqaroni” (tubejjinu) në vend të “leximit” (tekra’), sepse i dërguari nuk duhej vetëm të lexonte Kur’anin tek njerëzit, por edhe të sqaronte kuptimet e tij ndaj tyre. Në ajetin e dytë, Allahu i thotë të dërguarit të Tij: “Ne nuk e zbritëm Librin tek ju, përveç se (për qëllimin) që ju të sqaroni për ata atë që ata ndryshojnë”. (Sure 16, Ajeti: 64).

Tani, ndonëse Kur’ani përbëhet nga më shumë se gjashtë mijë ajete, nuk ka shumë hadithe të vëreteta të cilat i vishen të dërguarit që kanë të bëjnë me çështjen e interpretimit kuranor. Në veprën e tij me titull: “Itkan” (Mundësia) Sujuti pretendon se ka mbledhur rreth 13,000 hadithe “musned” (me zinxhir përcjelljeje) dhe “mursel” (të dërguara) në veprën e tij me titull: “Terxhumanu’l-l-Kur’ani” (Përkthyesi i Kur’anit)(4/193). Megjithatë, shumica e këtyre haditheve, duke folur nga ana teknike, nuk kanë zinxhirë të plotë të përcjelljes të cilat kthehen pas deri tek i dërguari (domethënë ato janë mursel), që do të thotë se ato janë fjalët e bashkëkohësve të të dërguarit ose pasardhësve të tyre. Vetëm disa nga hadithet të cilat ai shënon janë musned - me zinxhirë të plotë përcjelljeje të cilat arrijnë deri tek i dërguari. Sujuti shton se hadithet të cilat i vishen të dërguarit në lidhje me çështjen e interpretimit kuranor janë shpesh herë të pasigurta. Ai gjithashtu citon Ahmed IbnHanbelin i cili thotë se rrëfimet mbi interpretimin e Kur’anit, betejat e të dërguarit (gazuetë) dhe dituritë e tij mbinjerëzore për të fshehtën nuk janë për t’u besuar (“Itkan” (Mundësia), 4/180). Sipas Sujutit, numri i haditheve të besueshme që i vishen të dërguarit në interpretimin kuranor nuk është më tepër se 114, i cili është numri i krerëve në Kur’an (4/214-57)!

Kështu që detyra e sqarimit të Kur’anit duhet të jetë e ngarkuar në supet e një njeriu i cili zotëron dituri hyjnore dhe mbinjerëzore, ashtu si mësuesi i Musait, Hidri, i cili megjithëse nuk ishte një i dërguar në kuptimin konvencional, megjithatë ishte i pajisur me dituri nga Allahu: “... dhe kujt Ne i kemi mësuar dituri nga Prania (Vetja) Jonë”. (Sure 18, Ajeti: 65).

Historia e Islamit shënon shumë debate për sa i përket interpretimit të ajeteve kuranore. Për shembull, për mënyrën e duhur për të kuptuar ajetin i cili i urdhëron muslimanët që të marrin ritualin e abdestit (uudu’së), i cili përfshin larjen e pjesëve të trupit përpara se të falin namazit e tyre (Sure 5, Ajeti: 6). Një tjetër debat ka të bëjë me interpretimin e ajetit mbi ndëshkimin e vjedhësve, se cilat pjesë të dorës duhet të priten (Sure 5, Ajeti: 38). Një shembull i tretë është mosmarrëveshja e cila rrethon interpretimin e duhur të ajeteve 12 dhe 176 të Sures Nisa, për të cilat disa thonë se përmbajnë urdhra kundërthënës në lidhje me trashëgiminë dhe të cilat si rrjedhojë kanë mbetur shumë kundërthënëse.

Çështjet e Reja

Në rrjedhën e çlirimeve të tyre, muslimanët do të përballeshin me çështje të reja ligjore dhe raste, sqarimet e të cilave nuk mund të gjendeshin në Kur’an. Meqë ka një numër të kufizuar ajetesh në Kur’an që kanë të bëjnë me çështjet dytësore dhe jo më shumë se 500 hadithe në lidhje me ushtrimet fetare, është e lehtë që të shohësh se si problemetdo të grumbulloheshin pas vdekjes së të dërguarit (Muhammad Reshidi dhe Halili, 212).

Fahruddin Raziu beson se vetëm një numër i vogël i urdhrave ligjor mund të gjenden në Kur’an dhe në sunnetin e të dërguarit. Një nga çështjet e pasqarueshme për shembull, ishte problemi i ‘eulit i cili i drejtohet një gjendjeje në të cilën trashëgimia nuk është matematikisht e ndashme në mesin e trashëgimtarëve; për shembull, trashëgimtarët e një njeriu të vdekur mund të përfshijnë babanë, nënën, gruan dhe dy vajzat e tij. Sipas përshkrimeve të zakonshme, gruaja e tij do të merrte një të tetën, prindërit do të merrnin një të tretën dhe vajzat dy të tretat e pronës së trashëguar. Megjithatë kjo shkon në nëntë të tetat, të cilat nuk mund të ndahen në mesin e trashëgimtarëve! Ky problem ndodhi gjatë prijësisë së Umerit, i cili u betua për Allah se ai nuk dinte se çfarë të bënte me të, por përfundimisht vendosi që të ndajë shumën në mënyrë të barabartë në mesin e trashëgimtarëve (Muhammed Reshidi dhe Halili 212). Një çështje tjetër e pazakontë ligjore kishte të bënte me një burrë që ka shkurorëzuar dy herë divorcuar gruan e tij, njëherë duke qenë jobesimtar dhe një herë pas kishte pranuar Islam. Çështja ishte nësea lejohej apo nuk lejohej që ai të martohej me gruan për herë të katërt (Hindi, 5/161).

Muslimanët ishin të hutuar se si duhet të merren me probleme të tilla në mungesë të përshkrimeve të qarta të shkrimeve të shenjta dhe ata vetëm mund të hamendësonin për zgjidhjen e duhur, e cila përfundimisht do të miratohej si vendim i drejtë në gjendje të ngjashme. Natyrisht, nëse do të kishte qenë një njeri i ditur i pajisur me dituri hyjnore mes tyre në atë kohë, ai do t’i kishte zgjidhur problemet në mënyrën më të mirë, duke ndjekur parimet dhe rregullat e vërteta të Islamit.

Detyra Për Të Mbrojtur Muslimanët Nga Shmangia

Një nga rolet e pagabueshme të cilin një imam luan në shoqërinë muslimane është që të parandalojë shmangiet e mundshme ose shtrembërimet në fe duke thënë fjalën e fundit mbi çështjet e debatueshme. Meqë ka patur një numërtë madh mosmarrëveshjesh në lidhje me dekretet fetare në gjendje të ndryshme që nga vdekja e të dërguarit, një prijës i përkushtuar i pajisur me dituri hyjnore mund t’u kishte prirë muslimanëve në një gjendje shumë më të mirë. Pas vdekjes së të dërguarit, disa çifutë dhe të krishterë mashtrues provuan fatin që të përhapnin mendime të rreme duke shpikur hadithe (ehadithe) të rreme, të cilat më vonë u quajt israililijjat, mesihijjat dhe mexhusijjat. Numri i haditheve (ehaditheve) të shpikura në këtë mënyrë mund të ketë kaluar më shumë se një milion, kjo është arsyeja se përse Buhariu përzgjodhi përmbledhjen e tij të përbërë nga 600,000 hadithe (ehadithe) të pranishme (“Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë), “Mukaddime” (Parathënia), 54) dhe Ahmed Ibn Hanbeli përpiloi përmbledhjen e tij të përbërë nga 750.000 hadithe, ndërkohë që ai kishte mësuar përmendësh - sipas disa llogaritjeve - një milion (Dhehebiu, 9/17).

Sigurisht se është e pamundur që t’i vishen kaq shumë hadithe (ehadithe) të të dërguarit, i cili ishte kufizuar në një shkallë të lartë, gjatë 13 viteve të para të profetësisë së tij në Mekkë, deri në atë masë sa ai mund mezi mund t’u mësonte Kur’anin dhe lëre më hadithet (ehadithet) njerëzve. Për më tepër, ai ishte shumë i zënë, kur ai themeloi bashkësinë në Medinë; ndër gjërave të tjera, ai ishte përgjegjës për zhvillimin e fushatave ushtarake, veprimtarive të thirrjes islame, marrëdhënieve diplomatike, arbitrazhit ligjor, në leximin dhe sqarimin e Kur’anit njerëzve, në dhënien e vendimeve (fetuave) fetare dhe në dhënien përgjigje të pyetjeve të drejtuara, në zhvillimin e debateve me ndjekësit e feve të tjera, në përkujdesjen e çështjeve shoqërore, politike dhe ekonomike të shoqërisë, në shkrimin e prijësve të farefiseve, të mbretërve dhe guvernatorëve të vendeve të tjera, si dhe duke luftuar dyfytyrëshit (ashtu siç e kemi parë tashmë, të cilët janë përmendur në një numër të madh të ajeteve kuranore). Duke marrë parasysh të tëra këto detyra, do të kishte qenë e pamundur për të dërguarin që të prodhonte kaq shumë hadithe (ehadithe) në lidhje me një gamë kaq të larmishme të çështjeve. Megjithatë në një gjendje të tillë, një imam i pagabueshëm mund të kishte qenë në gjendje të përsosur për të parandaluar çdo shtrembërim qëtë zvarritej në fe dhe mund të kishte qenë një kriter apo normë për njerëzit për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra. Një prijësi gabueshëm, edhe ai i cili ishte zgjedhur nga ana e popullit, do të mund të kishte shpallur shumë mirë (siç bëri Ebu Bekri pasi u zgjodh në Thakife): “Unë jam i zgjedhur si prijësi juaj në një kohë kur unë nuk isha më i miri nga ju. Në qoftë se unë të marr rrugën e drejtë, më ndihmoni dhe në qoftë se unë shkoj në humbje, më riktheni në udhën e drejtë!” (Ibn Haxher Hejthemi, 11). Një njeri i tillë, të jeni të sigurtë, nuk mund të dallonte gjithmonë të drejtën dhe të gabuarën dhe kjo do të çonte në gjithnjë e më shumë shmangie dhe shtrembërime në fe.

Filozofi iranian Ibn Sina(Avicenna) mbështet nocionin e një pasardhësi të caktuar-nga hyjnorja siç vijon: “Nuk është e mundur që të kemi një të dërguar në të tëra kohërat sepse shumë pak njerëz zotërojnë aftësinë e përmbushjes së detyrës së të dërguarit.

Kështu, në mënyrë që të ruhen dhe të mbrohen ligjet dhe rregullat e mirëqenies për të mirën e njerëzimit, i dërguari duhet të kishte pasardhës dhe nëse këta pasardhës do të ishin caktuar nga vetë i dërguari, kjo do të ishte më mirë për shoqërinë muslimane dhe do të kishte parandaluar mosmarrëveshjet, kryengritjet dhe korrupsionin”. (“Shifa” (Shërimi) 2/13 and “Ilahijjat” (Teologjitë), 558–564).

Si rrjedhojënuk ka rëndësi nëse i dërguari kishte caktuar ose nuk ishte caktuar një pasardhës në të vërtetë, nëse i dërguari kishte caktuar një, kjo do të kishte mbajtur të ruajtur mirëqenien e Islamit, në një mënyrë që njerëzit të cilët zgjodhën pasardhësin e tij nuk mundën.

Kuvendet e Pasardhësit Në Kohën e Të Dërguarit

Diskutimet e mësipërme tregojnë se për sa i përket detyrës së trefishtë të tëdërguarit, mënyra më e mirë e zgjedhjes së pasardhësit të tij ishte se ai të caktonte një pasardhës në vend që njerëzit të zgjidhnin një të tillë nëpërmjet një këshilli. Në mënyrë të rastësishme, bashkëkohësit e të dërguarit gjithashtu këshilluan caktimin përmes prijësit të mëparshëm dhe jo të këshillit, i cili në të vërtetë ndodhi vetëm një herë (në rastin e Ebu Bekrit), ngase prijësit e tjerë ose janë caktuar nga prijësi i mëparshëm ose kanë trashëguar postin.

Tani le t’u kushtojmë vëmendje disa fakteve historike, të cilat tregojnë se prjësit në kohën e të dërguarit nuk u kanë besuar zgjedhjes së prjiësve me anë të këshillave. Shembulli i parë këtu ka të bëjë me faktin kur i dërguari ua paraqiti fenë e tij farefisit Beni Amir. Prijësi i farefisit e pyeti të dërguarin: “Ta zëmë se ne iu japim zotimin ndaj jush. A do të mund ta ndani me ne pushtetin në atë ditë kur ju jeni fitimtarë mbi armiqtë tuaj?” I dërguari u përgjigj: “Allahu do të vendosë për këtë. Ai do ta vendosë atë mbi supet e cilitdo që Ai zgjedh” (Ibn Hishami, 2/424). Nëse çështja e pasardhësit do të kishte qenë një çështje e cila do të ishte vendosur nga njerëzit ose nga një këshill, i dërguari nuk do të kishte thënë se ajo është në duart e Allahut.

I dërguari nuk ishte i qartë vetëm në këtë këndvështrim e çështje së pasardhësit, sepse të tëra rastet vijuese të pasardhësve, gjithashtu ishin të vendosura nga caktimi më tepër sa nga zgjedhja, megjithëse ky proçes disa herë ishte fshehur në formë e një këshilli. Umer Ibn Hattabi për shembull u caktua nga Ebu Bekri. Kur ky i fundit ishte i shtrirë në shtratin e  vdekjes, Ebu Bekri thirri Uthman Ibn Affanin dhe i tha atij që të shkruante testamentin e tij. Ky i fundit mori një laps dhe një letër dhe shkroi: “Me emrin e Allahut”. Më pas Ebu Bekri citoi testamentin e tij si vijon: “Ky është testamenti i Ebu Bekr Ibn Ebi Kahhafes cituar në ditët e fundit të jetës së tij në këtë botë dhe në ditët e para të jetës së tij në botën tjetër. Unë caktoj Umer Ibn Hattabin si pasardhësin tim...” (Ibn Sadi, 3/200)

Caktimi si pasardhës i Uthmanit ishte një çështje e ngjashme më atë të caktimit, megjithëse në mënyrë të hapur mori formën e një zgjedhjeje, sepse ai u zgjodh nga një këshill i përbërë nga gjashtë njerëz, nga i cili nuk pritej që të zgjidhej ndonjë tjetër. Në fakt nga të gjashtë njerëzit të caktuar në këshill, vetëm dy ishin mbështesnin Aliun. Këshilli ishte i përbërë nga Ali Ibn Ebi Talibi, Uthman Ibn Affani, Talha Ibn Ubejdullahu, Zubejr Ibn Auuami, Sad Ibn Ebi Uekkasi dhe Abdurrahman Ibn Aufi. Nëse ata kishin patur për qëllim që të krijonin një këshill të vërtetë, anëtarët duhet të ishin zgjedhur si nga populli i Mekkës ashtu dhe nga ai Medinës, ose duhet të ishin zgjedhur nga një organ vendimmarrës dhe jo nga prijësi. Si rrjedhojë rasti i Uthmanit është më shumë një caktim në vete se sa një zgjedhje.

Kur Umeri po e ndjente se po i afrohej vdekja, ai e dërgoi birin e tij Abdullahun në shtëpinë e Aishes për të kërkuar lejen e saj që të varrohej pranë të dërguarit. Aisheja u pajtua me këtë dhe i tha kështu Abdullahut: “Çojini nderimet e mia tët eti dhe thuaj atij që të mos e lërë kopenë e Muhammedit pa një bari, përndryshe kam frikë se ata do të nisin një kryengritje”. (Ibn Kutejbe, 1/32).

Sipas Ebu Nuajm Isfahanit, teksa Umeri ishte në shtratin e vdekjes, i biri i tij Abdullahu i tha atij: “Njerëzit po thonë disa gjëra dhe mua do të më pëlqente që t’iu them ju se çfarë po thonë ata. Ata mendojnë se ju nuk do të caktoni ndonjë pasardhës. A nuk mund të qortoni një bari i cili është larguar nga kopeja e tij? Ashtu siç shihet ju duhet të shfaqni interesim për njerëzit dhe të caktoni një prijës për ta”. (“Hiljetu’l-Eulijja” (Tiparet e Kujdestarëve), 1/44). Në mënyrë të ngjashme, duke qenë se Muauijje u qortua se kishte ardhur në Medinë për të marrë një zotim nga populli për të birin e tij në vitin 56/676 ai u përgjigj: “Unë kam qenë i shqetësuar se unë mund të vdes dhe ta lë kopenë e Muhammedit pa një bari” (Ibn Kutejbe, 1/168). Prandaj, është e qartë se njerëzit në kohën e të dërguarit si dhe ata pas tyre nuk besonin në këshillat e caktimit ose në mbajtjen e zgjedhjeve për çështjet e pasardhësit. Fakti që studiuesit e mëvonshëm kanë përdorur këto nocione është vetëm për të siguruar një arsyetim teologjik për mënyrën de facto në të cilën prijësit morën pushtetin. Nuk ka asnjë rast të caktimit të popullit në pozitën e prijësit përveç se të atij të Ali Ibn Ebi Talibit.



Burimi : en.shafaqna.com