Çfarë Do Të Thotë Fjala “Shiit”? - 1

nga Ajetullah Xhafer Subhani | Publikuar në Tet. 28, 2018, 11:43 p.m.

Çfarë do të thotë fjala “shiit”?

Fjala arabe “shiit”, fjalë për fjalë nënkupton “një grup njerëzish që bashkohen për një qëllim të veçantë” ose “një ndjekës”, siç thotë Kur’ani: “Me të vërtetë në mesin e atyre të cilët ndoqën udhën e tij ishte Ibrahimi” (Sure 37, Ajeti: 83). Megjithatë në përmbajtjen islame, fjala “shiit” ka ardhur për të treguar tre kuptime të ndryshme. Në një kuptim ai i adresohet atyre njerëzve të cilët e duan dhe mbështesin Aliun dhe pasardhësit e tij dhe Fatimenë të cilët përbëjnë familjen e të dërguarit (Ehli Bejtin). Dashuria e familjes së të dërguarit është një detyrë islame e paracaktuar në Kur’an: “Thuaj: “Unë nuk kërkoj ndonjë shpërblim nga ju për këtë, përveç dashurisë së atyre të cilët janë afër farefisit”. (Sure 42, Ajeti: 23). Në këtë kuptim, fjala “shiit” i referohet të tërë muslimanëve, sepse të tërë ata (përveç atyre që quhen “nauasib” ose “fyes”) e duan familjen e të dërguarit, edhepse nuk mund të kenë dituri mbi vendin e tyre të udhëheqjes. Imam Shafiiu - themeluesi i njërës prej katër shkollave sunnite të ligjit - shkroi këto vargjet e mëposhtme të njohura të poezisë në lavdërimin e familjes së të dërguarit:

“O familja e Profetit!
Dashuria për ju u urdhërua mbi nesh nga Allahu.
Për dinjitetin tuaj mjafton,
Kjo lutje nuk do të pranohet pa iu përshëndetur”.

Një tjetër kuptim i fjalës “shiit” i referohet atyre që besojnë se Imam Aliu ishte më i madh në këndvështrimin e diturisë dhe virtytit se sa tre prijësit e tjerë (domethënë Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani), por ende i cilësojnë prijësinë e tyre si të ligjshme. Kjo është në veçanti e vërtetë për shkollën e mutezilitëve në Bagdad. Ky kuptim i fjalës “shiit” mund të gjendet në veprën me titull: “Mizanu’l-Itidali” (Peshorja e Baraspeshimit) dhe “Sejru’l-Alami’n-Nubela” (Udhëtimi i Dijetarëv të Mëdhenj) e Shemsuddin Muhammed Dhehebiut, i cili akuzon disa përcjellës hadithi (muhadithë) për ndjerjen e simpative shiite, duke përfshirë Hakim Nisaburiun, i cili gëzon një reputacion të lartë për rolin e tij në ruajtjen e haditheve (ehadithëve).

Kuptimi i tretë i fjalës “shiit” i referohet atyre të cilët ndjekin Imam Aliun dhe pasardhësit e tij pas vdekjes së të dërguarit, sepse ata besojnë se prijësia e muslimanëve iu është dhënë Aliut dhe pasardhësve të tij. Këta njerëz e konsiderojnë Aliun si pasardhës (uasi) të Pejgamberit, duke treguar për faktin se Aliu ishte i njohur në zotërimin e aftësisë dhe ishte quajtur si “pasardhës” edhe në poezitë dhe fjalimet e mbajtura edhe madje gjatë jetës së të dërguarit.

Ashtu siç përcjell Hakimi, kur Imam Aliu ra dëshmor, i biri i tij Imam Hasani mbajti një fjalim duke shpallur: “Unë jam biri i të dërguarit dhe i biri i pasardhësit të dërguarit” (1/172). Gjithashtu dhe Ibn Ebi Hadidi ka shënuar disa faqe të poezisë në të cilën shokët e të dërguarit (sahabët) dhe pasardhësit e tij (tabiunët) iu janë drejtuar Aliut si “pasardhësi” (1 / 143-150). Ky është kuptimi i fjalës “Shiit” (tani e tutje do të shkruhet me shkronjë të madhe) i cili është synuar në këtë libër.

Unë do të doja që të sqaroja besimet e Dymbëdhjetë Shiitëve (Ithnaa Asheritëve) duke iu përgjigjur disa pyetjjeve:

1) A ishte e nevojshme në gjendjen drejt fundit të jetës së të dërguarit që të caktohej pasardhësi i tij nga Allahu apo nga njerëzit?

2) A ishte politika mbizotëruese islame e asaj kohe në dobi të përcaktimit të prijësve nëpërmjet caktimit nga Allahu ose nga i dërguari ose përmes zgjedhjeve dhe votimit nga populli?

3) Cila nga këto dy zgjedhje mbështetet është në të vërtetë e mbështetur nga Kur’ani dhe nga tradita e të dërguarit?

4) Si e paraqisin Kur’ani dhe tradita Imam Aliun e pranishëm?

5) Duke hamendësuar se i dërguari tanimë kishte shpallur vendimin e tij që kishte të bënte me pasardhësin e tij, përse muslimanët e hodhën pas shpine këtë vendim dhe nuk e lejuan Aliun t’u printe atyre?

6) Si dhe kur u shfaqën Shitët në kohën e të dërguarit dhe pas vdekjes së tij? Si e përcaktojnë Dymbëdhjetë Shiitët (Ithnaa Asheritët) prijësit e tyre?

Krerrët vijues kanë për synim që të zbulojnë se përcaktimi i Imam Aliut nga Allahu është vërtetuar nga Kur’ani dhe nga Sunneti.

 Kreue 1: Gjendja Shoqërore Në Kohën e Vdekjes Së Të Dërguarit

Është e rëndësishme që të kemi një kuptim të duhur të gjendjes së bashkësisë muslimane në Arabi në kohën e vdekjes së të dërguarit. Duke e analizuar këtë gjendje, ne synojmë që t’u përgjigjemi pyetjeve të lartpërmendura dhe të tregojmë se kushtet shoqërore të kohës e bënë të nevojshme përcaktimin e Allahut, nëpërmjet të dërguarit, të një njeriu të përkushtuar dhe të ditur si pasardhës i të dërguarit.

Tre Rreziqet Të Cilat Kërcënonin Bashkësinë Muslimane

Bashkësia muslimane e sapolindur u përball me tre rreziqe në vitet e fundit të jetës së të dërguarit. Rreziku i parë u paraqit nga bizantinët, të cilët ishin aktualisht në luftë me muslimanët. I dërguari kishte prirë ushtrinë e përbërë nga tridhjetë mijë luftëtarë drejt një vendi të quajtur Tebuk për të luftuar bizantinët në vitin 9/630, por ata ishin tërhequr më parë dhe beteja nuk u zhvillua. Në përgjithësi sidoqoftë Perandoria Bizantine kishte për synim që të pushtonte Gadishullin Arab dhe t’i jepte fund bashkësisë së re muslimane.

Rreziku i dytë i fuqishëm erdhi nga Perandoria Sasanide. Disa vite më parë, mbreti i tyre kishte marrë letrën e të dërguarit e cila e ftonte atë në islam. Mbreti u zemërua aq shumë pasi lexoi letrën dhe urdhëroi guvernatorin e Jemenit që ose të ndalonte të dërguarin ose t’ia priste kokën dhe t’ia dërgonte atij.

Burimi i tretë i rrezikut ishin dyfytyrëshit (munafikët), të cilët ishin gjithmonë të zënë duke thurur komplote kundër muslimanëve. Të udhëhequr nga një njeri me emrin Ebu Amir, dyfytyrëshit ndërtuan një ndërtesë e cila u quajt “Mesxhidu’d-Dirari” (Xhamia e Dëmeve), si pjesë e një komploti për të vrarë të dërguarin. Më vonë Ebu Amiri u largua nga Medina për në Mekkë për të nxitur idhujtarët mekkas kundër muslimanëve përpara se të shkonin në tokat bizantine, por ai ruajti lidhjet me kontaktet e tij brenda territorit musliman.

Si pasojë e këtyre burimeve të trazirave, i dërguari kishte nevojë që të përcaktonte një pasardhës të aftë dhe të ditur përpara vdekjes së tij. Ky përcaktim do të parandalonte çdo mosmarrëveshje në lidhje me çështjen e pasardhësit, e cila mund t’i hapte udhë armiqve të Islamit për të përfituar nga gjendja dhe për të përmbushur qëllimet e tyre vetjake. Për shembull, kur Ebu Sufjani (i cili ishte ndonëse kishte pranuar Islamin, por kishte mbetur ende një idhujtar në zemër dhe kështu që duhet të quhet dyfytyrësh), dëgjoi për ngjarjen e Thakifesë (në të cilën Ebu Bekri u caktua si prijësi i parë pas të dërguarit), ai shkoi tek Aliu dhe duke e quajtur atë si pasardhësin e vërtetë të të dërguarit, duke i ofruar atij besnikërinë e tij në mënyrë dyfytyrëshe. Ai i tha kështu Aliut: “Unë jam këtu për të të dhënë zotimin për besnikërinë ndaj teje dhe t’iu them se jam i gatshëm që të mbush Medinën me një ushtri luftëtarësh për të mbështetur pretendimin tuaj”. Duke qenë i vetëdijshëm ndaj komplotit të Ebu Sufjanit për të përfituar nga gjendja kundër njëjësimit të muslimanëve Aliu iu përgjigj: “Betohem në Allahun, ju nuk keni për qëllim që të më jepni zotimin ndaj meje, përveç qëllimit të shkatërrimit të Islamit, sepse ju keni një kohë të gjatë që jeni duke u përgatitur për këtë. Unë nuk kam nevojë për ndihmën tuaj”. I zhgënjyer nga përgjigjja e marrë nga Aliu, ai do të shkonte në Medinë duke recituar vargjet e mëposhtme të poezisë për të nxitur farefisin e Beni Hashimit (së cilës i përkisnin i dërguari dhe Aliu) duke ngritur krye kundër prijësit të caktuar në Thakife:

“O Beni Hashimi! Mos i lejoni farefiset e tjera që të marrin privilegjin tuaj,

Në veçanti Beni Tejmi dhe Beni Udaj!

Ju e meritoni prijësinë (e muslimanëve) dhe ju duhet ta keni atë,

Akush tjetër nuk meriton që të jetë prijësi përveç Aliut!”

(Ibn Ethiri 1/325; Ibn Abdurrabbahi 2/149)

Ashtu siç është vërtetuar nga referencat e shumta të Kur’anit në suret për dyfytyrëshit  3, 4, 5, 8, 9, 29, 47, 48, 57, 58, 59 dhe 63 (sureja e fundit në fakt është titulluar: “Munafikun” që do të thotë “Dyfytyrëshit”), këta njerëz nuk ishin një grup i vogël i parëndësishëm por një ndarje e nëndheshme e fuqishëm me bashkësinë.

Tre Zgjedhje Për Përcaktimin e Pasardhësit

Sërish ashtu siç përmend dhe Muhammed Bakiri në hyrjen e veprës së tij me titull: “Tarihu’l-Imamijje” (Historia e Imamëve), mund të përfytyrojmë tre zgjedhje për të dërguarin për sa i përket të ardhmes së muslimanëve:

Pikë së pari i dërguari  mund ta linte të ardhmen ndjekësvë të tij tërësisht në veten e tyre dhe të shqetësohej për t’i prirë ata vetëm gjatë jetës së tij. Sadri e hedh poshtë këtë mundësi sepse ai mendon se mbështetet në hamendësime të papranueshme: Së pari, anashkalimi i të dërguarit ndaj të ardhmes së muslimanëve nuk do të ishte i dëmshëm sepse ata do të ishin në gjendje që t’i zgjidhnin problemet e tyre dhe të parandalonin çdo shmangie në fe. Megjithatë për Sadrin ky hamendësim është i paarsyeshëm sepse i dërguari do të linte njerëz të cilët, në besimin e tyre të ri, nuk kishin përjetuar kurrë një mungesë prijësie. Prandaj ai nuk mund të ishte i sigurtë nëse ata do t’ia dilnin mbanë pa planifikimin e tij për të ardhmen e tyre. Hamendësimi i dytë cili mund të arsyetojë mungesën e planifikimit të të dërguarit  për të ardhmen e muslimanëve, është se i dërguari kujdesej vetëm për gjendjen e muslimanëve në kohën e tij të jetës dhe jo për të ardhmen e tyre. Sadri shton se një hamendësim i tillë është i gabuar, sepse ky nuk është lloji i qëndrimit i cili pritet nga të dërguarit - njerëz të cilët i kushtojnë të tërë jetën e tyre për të ndihumuar qeniet njerëzore për hir të Allahut.

Pikë së dyti, Sadri thotë se thotë se mund të përfytyrohet se i dërguari, duke u kujdesur dhe duke u shqetësuar për të ardhmen, vendosi që pasardhësi i tij të zgjidhet nga një këshill i Ndihmësve (Ensarëve) dhe Emigrantëve (Muhaxhirëve), sepse ata përfaqësonin mbarë bashkësinë muslimane. Por Sadri e hedh poshtë edhe këtë mundësi. Kjo është për shkak se i dërguari jetonte në mesin e njerëzve që kishin një sistem farefisnor të prijësisë, në të cilin prijësi ose e trashëgonte statusin e tij ose e fitone me forcë. Për më tepër, i dërguari as nuk i kishte bërë të njohur muslimanët, ose i nuk kishte përgatitur ata, duke u marrë dhe duke pranuar një sistem prijësie, i cili mbështetej në këshilla dhe zgjedhje.

Ai nuk u kishte mësuar muslimanëve rregullat, rregulloret, natyrën dhe kufizimet e një lloji të tillë të qeverisjes. Mungesa e mësimeve të tilla mund të vërtetohet nga fakti se, ndërsa prijësi i parë Ebu Bekri, u zgjodh nëpërmjet një marrëveshje të llojllojshme të disa emigrantëve dhe ndihmësve në Thakife, prijësi i dytë Umer Ibn Hattabi, u caktua nga prijësi i parë Ebu Bekri dhe prijësi i tretë Uthmani, u zgjodh nga një këshill i përbërë nga gjashtë njerëz të caktuar nga Umeri. Në fjalë të tjera, tre prijësit e parë u caktuan në tri mënyra të ndryshme. Zgjedhja e tretë dhe e fundit do të ishte se i dërguari të caktonte një njeri të përkushtuar dhe të ditur si pasardhësin e tij dhe në këtë mënyrë të parandalonte çdo mosmarrëveshje dhe ngaterresë të mundshme në shoqërinë muslimane. Kjo është zgjedhja për të cilin debatojnë Shiitët, e mbështetur në një studim të shoqërisë muslimane të kohës së të dërguarit Profetit (Sadr, Tarih Imāmiyya, 5-16).



Burimi : shafaqna.com