Islami Shiit: Përse Nuk U Sendërtua Udhëheqja E Aliut Menjëherë Pas Vdekjes Së Të Dërguarit (Kreu I Pestë)

nga Ajetullah Xhafer Subhani | Publikuar në Shk. 1, 2019, 11:05 p.m.

Kreu 5: Përse Nuk U Sendërtua Udhëheqja E Aliut Menjëherë Pas Vdekjes Së Të Dërguarit

Ndonjëherë pyetet se përse bashkëkohësit e të dërguarit (p.q.m.t.) e hodhën pas krahëve vendimin e tij të prerë për Aliun si pasardhësin e tij dhe prijësin e besimtarëve? Në fund të fundit ishin pikërisht bashkëkohësit e tij ata të cilët e shoqëruan atë në thirrjen dhe në ekspeditat ushtarake si dhe nuk kishte kaluar shumë mes fjalimit të të dërguarit (p.q.m.t.) në Gadir dhe vdekjes së tij. Në kreun e tanishëm ne do të mundohemi që t’u japim përgjigje kësaj pyetjeje duke studiuar historinë dhe duke parë se bashkëkohësit jo gjithmonë kanë ndjekur urdhrat e të dërguarit (p.q.m.t.);duke hedhur pas krahëve shpalljen e Gadirit e cila ishte vetëm një rast i mosbindjes së tyre.

I dërguari (p.q.m.t.) caktoi Aliun (p.m.t.) si pasardhësin e tij, sepse ky ishte urdhri i Allahut dhe për të parandaluar çdo mosmarrëveshje për udhëheqjen e bashkësisë pas vdekjes së tij. Në një gjendje të tillë, një njeri mund të pyesë përse shokët, të cilët kishin bërë kaq shumë flijime për hir të Islamit, e hodhën pas krahëve urdhrin e të dërguarit (p.q.m.t.) i cili kishte të bënte me autoritetin e Imam Aliut (p.m.t.) dhe i dhuruan udhëheqjen e muslimanëve ndaj të tjerëve.

Një hetim i shokëve të të dërguarit (p.q.m.t.) zbulon dukurinë se pavarësisht të tëra lëvdatave të dhëna, shumë nga ata nuk iu nënshtruan plotësisht Allahut dhe nganjëherë do të parapëlqenin vendimet e tyre vetjake mbi urdhrat e Allahut. Shumë raste të mosbindjes së tyre mund të gjenden në të dyja anët si në ajetet e Kur'anit dhe në “ehadith” (hadithe), të tëra këto janë shënuar në veprën e Sejjid Sherefuddinit “Nass ue’l-Ixhtihadi” (Argumenti dhe Ixhtihadi). Dhe disa nga rastet do të konsiderohen më poshtë.

Qëndresa Ndaj Vendimeve Dhe Gjykimeve Të Të Dërguarit (p.q.m.t.)

Një ajet i sures Nisa tregon se disa nga bashkëkohësit e të dërguarit (p.q.m.t.) nuk i kanë pranuar gjithmonë plotësisht gjykimet e tij:“Por jo, betohem në Zotin tënd! Ata nuk do të besojnë derisa ata të mos të zgjedhin ty për t’u bërë gjyqtar në mosmarrëveshjet në mesin e tyre, atëherë mos i gjeni në zemrat e tyre asnjë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe derisa të mos binden me një nënshtrim të plotë”. (Sure Nisa, Ajeti: 65) Kur’ani nënvizon se pranimi i gjykimeve të të dërguarit (p.q.m.t.), është një shenjë e besimit të një njeriu tek Allahu, ndërsa hedhja poshtë e gjykimeve të tij do t’i bënte ata jobesimtarë. Ky paralajmërim hamendëson mungesën e bindjes absolute ndaj vendimeve dhe gjykimeve të të dërguarit (p.q.m.t.).

Mosbindja Në Betejën E Bedrit

Gjatë betejës së Bedrit, disa muslimanë i zunë rob disa jobesimtarë me qëllim që t’i linin ata të lirë kundrejt parave, ndërkohë që ky veprim nuk duhej bërë deri pas përfundimit të luftës. Allahu e qortoi veprimin e tyre duke zbritur ajetin e mëposhtëm: “Sikur të mos ishte një dekret i mëparshëm i caktuar nga Allahu, me siguri do të kishte goditur një dënim i madh për atë që morët”. (Sure Enfal, Ajeti: 68). Ky ajet vlen për bashkëkohësit e të dërguarit të cilët morën pjesë në Betejën e Bedrit, disa nga të cilët ishin në mesin e dëshmorëve më të mirë të Islamit. Nëse këta bashkëkohës nuk iu bindën Allahut në këtë mënyrë, çfarë mund të themi për bashkëkohësit më të vegjël?

Mosbindja Në Betejën E Uhudit

Në vitin e 3 të mërgimit / 624 diellor, Ebu Sufjani ishte duke u përgatitur për të sulmuar Medinën dhe i fushoi forcat e tij në malin Uhud. I dërguari (p.q.m.t.) mblodhi një ushtri për t’i luftuar dhe urdhëroi pesëdhjetë trupa të udhëhequr nga Abdullah Ibn Xhubejri, që të mbanin pozicionet në një vend të quajtur “Xhebelu’l-Ajnejni” (Kodra e Dy Syve) për të mbrojtur shpinën e ushtrisë muslimane nga sulmi. I dërguari (p.q.m.t.) këmbënguli që ata të qëndronin atje pa marrë parasysh nëse muslimanët do të mposhteshin apo do të dilnin fitimtarë. Pavarësisht këmbënguljes së të dërguarit (p.q.m.t.), dyzetë nga harkëtarët vendosën që prania e tyre në atë vend ishte e panevojshme dhe duke parë që muslimanët ishin gati të mposhtnin armikun u larguan nga pozitat e tyre, kundër këshillave të komandantit të tyre për të mbledhur plaçkën e luftës. Si përfundim Halid IbnUelidi, duke udhëhequr kalorësinë e armikut, gjeti rastin për të sulmuar vendndodhjen e pambrojtur dhe për të vrarë dhjetë ushtarët e mbetur, përpara se të sulmonte ushtrinë e muslimanëve nga pas dhe ta kthente fitoren e tyre në një humbje (Ibn Hishami, “Sire” (Jetëshkrimi) vëll. 3, fq. 83).

Kundërshtimet Ndaj Marrëveshjes Së Hudejbijjes

Në vitin e 6 të mërgimit /627 diellor, i dërguari (p.q.m.t.) i dërguari (p.q.m.t.) u nis për në Mekkë për të kryer adhurimet e  haxhxhit së bashku me disa nga bashkëkohësit e tij, por ata nuk ishin të pajisur për luftë. Kur arritën në një vend të quajtur Hudejbijje, e cila ndodhej në skaj të Mekkës në atë epokë jobesimtarët nuk i lejuan ata që të kalonin. Për këtë arsye të dyja palët u pajtuan që asnjë haxhxh nuk duhet të kryhej atë vit, por vitin e ardhshëm muslimanët do të lejoheshin që të kryenin adhurimet e tyre. Umer Ibn Hattabi ishte i pakënaqur me marrëveshjen dhe kërkoi me zemërim: “A nuk do të na sjellë kjo marrëveshje një poshtërim në fenë tonë?” (Ibn Hishami, “Sire” (Jetëshkrimi) vëll. 2, fq. 317). Umer Ibn Hattabi dhe shokët e tij të cilët ishin të një mendje u bindën pas bisedës me të dërguarin (p.q.m.t.) dhe ngjarjet e ardhshme zbuluanse marrëveshja u krijoi shumë përfitime ndaj muslimanëve dhe Islamin. Vetëm dy vite pas marrëveshjes Mekka u çlirua nga muslimanët dhe Kabeja u pastrua nga idhujt.

Ushtria E Usames

Kur i dërguari (p.q.m.t.) u shtri në shtratin e vdekjes vendosi të dërgonte një ushtri për të luftuar një forcë bizantine, e cila po kërcënonte Medinën. Ai mblodhi një ushtri, bëri Usame Ibn Zejdin komandantin e tyre dhe e urdhëroi atë të largohej sa më shpejt që të ishte e mundur. Ai ishte aq këmbëngulës për ta bërë këtësa krahas sëmundjes së tij të rëndë ai vazhdimisht thoshte: “Përgatitni ushtrinë e Usames! Mallkimi i Allahut qoftë mbi ata të cilët qëndrojnë pas!” Kjo ngjarje i përçau muslimanët në dy grupe: ata të cilët këmbëngulnin qëtë largoheshin dhe ata të cilët këmbëngulën që të qëndronin. Pala e fundit argumentoi se shëndeti i Profetit ishte përkeqësuar dhe ata nuk mund të lejonin që të ishin larg tij. Ata dëshironin të qëndronin derisa gjendja e të dërguarit (p.q.m.t.) të bëhej e qëndrueshme (Shehristani, “Milel ue’n-Nihali” (Popujt dhe Fetë), vëll. 1, fq. 29-30). Taberiu duke përshkruar ngjarjet e vitit të 11 të mërgimit / 632 diellor bën të ditur se disa nga bashkëkohësit nuk mendonin se Usame ishte i aftë që të udhëhiqte ushtrinë dhe prandaj hodhën poshtë që ta shoqëronin atë në luftë. Kur i dërguari (p.q.m.t.) dëgjoi për këtë mosbindje ai shprehu: “Ai është i denjë që të komandojë ushtrinë. Ju keni thënë të njëjtat gjëra përpara kur ai ishte i aftë që të komandonte” (Taberiu, “Tarih” (Historia), vëll. 2, fq. 29).

Gjëma E Të Enjtes

Gjendet edhe një rast tjetër i mosbindjes së bashkëkohësve që ka të bëjë me ditët e fundit të jetës së të dërguarit (p.q.m.t.). Sipas Ibn Abbasit, kur shëndeti i të dërguarit (p.q.m.t.) ishte duke u përkeqësuar në ditët e fundit të jetës së tij ai i urdhëroi kështu ata të cilët ishin mbledhur: “Më sillni bojë dhe letër kështu që unë mund të shkruaj diçka e cila do t’iu parandalojë që të shmangeni!” Umer Ibn Hattabi komentoi se i dërguari (p.q.m.t.) ishte jashtëzakonisht i sëmurë dhe se Libri i Allahut ishte i mjaftueshëm për ta. Kështu shpërtheu një zhurmë mes atyre të cilët këmbëngulën për të sjellë bojë dhe letër dhe të tjerëve të cilët e hodhën poshtë. I dërguari (p.q.m.t.) i cili ishte i zemëruar me zhurmën dhe grindjen urdhëroi si vijon: “Çohuni dhe ikni! Si mund të grindeni përpara meje?” Ibn Abasi shton: “Të tëra problemet zunë fill në këtë ditë në të cilën ata nuk e lanë të dërguarin (p.q.m.t.) që të shkruante letrën e tij” (Buhariu, “Kitabu’l-Ilmi” (Libri i Diturisë), hadithi nr: 114).

Rastet e mësipërme ishin disa herë të mosbindjes së qartë të bashkëkohësve ndaj vendimeve të të dërguarit (p.q.m.t.), urdhrave dhe gjykimeve të tij, tërësia e të cilave zbulon se hedhja pas krahëve e urdhrave të të dërguarit (p.q.m.t.), nuk ishte një dukuri e pazakonshme në gjirin e bashkëkohësve të tij dhe ata lehtësisht mund të mospajtoheshin me përcaktimin e të dërguarit (p.q.m.t.) për Aliun si pasardhësin e tij. Me kohëzgjatjen e cila na ndan nga ditët e të dërguarit (p.q.m.t.), ne gabimisht mund të besonim se bashkëkohësit e tij gjithmonë iu nënshtroheshinAllahut dhe urdhrave të të dërguarit (p.q.m.t.), ndërsa në të vërtetë ata ishin jobesimtarë në vetvete të cilët kishin hyrë në Islam. Disa nga ata thjesht iu nënshtruan urdhrave hyjnorë dhe disa nga ata tyre zakonisht mendonin për përfitimet dhe ineteresat tyre vetjake. Të paktën mund të themi se jo të tërë ata bashkëkohës ishin të pafajshëm ose të pagabueshëm.

Shtrembërimi I Mësimeve Islame

Një sërë shembujsh të cilët shfaqin mungesën e nënshtrimit të plotë ndaj urdhrave hyjnorë nga ana e bashkëkohësve dhe tregojnë se ndonjëherë ata do të ndjekin interesat e tyre, ose që ata pranuan urdhrat hyjnorë vetëm për sa kohë që këta të fundit, ishin në përputhje me përfitimet e tyre, fakti se pas vdekjes së të dërguarit (p.q.m.t.), ata i shtrembëruan disa nga mësimet islame, duke pretenduar se ndryshimet kishin për qëllim që t’i reformonin ato mësime.

Ndryshimet Në Edhanin E Namazit Të Sabahut

Një nga risitë të cilat ata i paraqitën fesë përfshiu shtimin e diçkaje në thirrjen për në namaz (ezanin). Sipas Melikut në “Muuattanë” (Lidhjen) e tij një herë kur muezzini erdhi që të zgjonte Umerin për të falur namazin e sabahut ai i tha Umerit: “Namazi është më i mirë se sa gjumi” dhe Umeri mendoi se do të ishte mirë që të shtonte këtë fjali në ezanin e namazit (hadithi nr. 6). Zerkani në shënimet e tij në “në “Muuatta” (Lidhjen) shënon se Abdullah Ibn Umeri e ka dëgjuar të atin t’i thoshte muezzinit: “Sa herë që të arrini në fjalinë: “Hajj ale’l-felah” (Nxitoni për në shpëtim)në namazin e sabahut shtoni fjalinë: “Es-salat hajrun mine’n-neumi” (Namazi është më i mirë se sa gjumi) dy herë!” (Zerkani, vëll 1, fq. 150).

Zhveshja E Së Bijës Së Të Dërguarit Nga Trashëgimia E Saj

Një ngjarje tjetër e turpshme është kur bashkëkohësit e zhveshën Fatimenë të bijën e të dërguarit nga trashëgimia e saj. Kur’ani përcakton se fëmijtë e një të vdekuri trashëgojnë plaçkat dhe sendet e tyre të mbetura. Ai gjithashtu i drejtohet disa fëmijëve të të dërguarit të cilët trashëgojnë nga etërit e tyre. Në ajete të tjera Kur’ani flet për Sulejmanin i cilika trashëguar nga Daudi:

“Dhe Sulejmani e trashëgoi Daudin dhe tha: “O njerëz! Ne kuptojmë gjuhën e shpendëve dhe na është dhuruar nga gjithçka. Me të vërtetë ky është shpërblim i dukshëm”. (Sure Neml, Ajeti: 16).Në një ajet tjetër, Allahu na kujton faktin se si Zekerijja i kërkoi Allahut që të kishte një fëmijë i cili ta trashëgonte atë: “Me të vërtetë unë ua kam frikën trashëgimtarëve të mi pas meje (farefisit të mi, se do të largohen nga feja), ndërsa bashkëshortja ime është shterpë. Pra më fal nga ajo mirësia Jote një trashëgimtar (një fëmijë), i cili do të më trashëgojë mua dhe t’i trashëgojë ata nga familja e Jakubit dhe bëje atë o Zoti im të këndshëm!” (Sure Merjem, Ajetet: 5-6). Këto ajete hedhin dritë mbi faktin se fëmijët e të dërguarve trashëgojnë nga etërit e tyre. Sigurisht, se këto ajete i drejtohen trashëgimisë së pasurisë së lëndës, jo diturisë apo profetësisë, sepse këto nuk janë të trashëgueshme. Përndryshe, lutja e Zekerijjas për Allahun për ta bërë fëmijën e tij dhe për ta bërë atë trashëgimtar “dhe bëje atë o Zoti im të këndshëm!” nuk do të kishte kuptim, sepse të dërguarit e Allahut janë patjetër njerëz të pastër nga të cilët Allahut kënaqet.

Kundër të tëra këtyre ajeteve, prijësi i parë Ebu Bekri, pohoi të ketë dëgjuar se i dërguari (p.q.m.t.) tha: “Ne të dërguarit nuk lëmë trashëgimi”. Duke u mbështetur në këtë hadithtë shpikur, Ebu Bekri e zhveshi Fatimen nga trashëgimia e saj. Nëse ky do të ishte një mësim i vërtetë i Islamit, atëherë i dërguari (p.q.m.t.) me siguri do t’u kishte thënë fëmijëve të tij si trashëgimtarë për këtë. Por është e çuditshme të shohësh se si bashkëshortet e të dërguarit (p.q.m.t.) trashëguan shtëpitë në të cilat jetonin, ndërsa e bija e tij nuk u lejuaqë të merrte ndonjë trashëgimi. Madje edhe nëse do tëpranojmë autenticitetin e hadithit, i dërguari (p.q.m.t.) mund të kishte patur për synim se të dërguarit nuk janë njerëz të pasur të kësaj bote, për të lënë një pasuri të madhe pas kur të vdesin, ndërsa sendet e thjeshta siç janë qilimat, pjatat, enët dhe veshjet, me siguri i përkasin trashëgimtarëve të tyre pas vdekjes së të dërguarve.

Ndërprerja E “Pjesës Së familjes Së Të Dërguarit”

Sipas Kuranit, kur muslimanët fitojnë plaçkën e luftrave kundër jobesimtarëve ata duhet të japin një të pestën e saj: “Ju (besimtarë) duhet ta dini se një e pesta e asaj që e fituat nga ndonjë send, i takon (përkujtuesve të) Allahut, të dërguarit të Tij, të afërmve të tij (të dërguarit), jetimëve, nevojtarëve dhe udhëtarëve, (ky është përcaktimi i Zotit). Nëse keni besim në Allahun dhe atë (Kur’anin) që ia zbritëm robit Tonë (Muhammedit) Ditën e Ndarjes (ditën e Bedrit, kur u dallua e vërteta nga e shtrembra), ditën e takimit të dy palëve. Allahu është i fuqishëm për çdo gjë”. (Sure Enfal, Ajeti: 41)

Pas vdekjes së të dërguarit (p.q.m.t.), kur plaçka e luftës erdhi në Medinë, prijësi e ndërpreu këtë pjesë (Ahmed IbnHanbeli, vëll. 1, fq. 348 dhe Kurtubiu, vëll. 8, fq. 10).

Ndërprerja E “Pjesës Së Atyre Të Cilëve Duhet T’u Ngrohen Zemrat”

Një ndryshim tjetër në praktikat islame ishte ndërprerja e pagesës për ata të cilët duhej të mbaheshin larg nga armiqësia që kishin kundrejt Islamit. Sa i përket udhëzimeve kuranore, zekati duhet të ndahet midis një numri grupesh: 1. të varfërve, 2.nevojtarëve, 3. mbledhësve të zekatit, 4. atyretë cilëve duhet t’u ngrohen zemrat, 5. lirimit të robërve 6.atyre të cilët kanë borxhe, 7. bamirësi dhe 8. udhëtarët të cilët nuk kishin mjete. “Allahu ua ka bërë detyrim që zekati (lëmosha) t’iu takojë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë aspak pasuri), mbledhësve të zekatit (nëpunësve), atyre të cilëve duhet t’u ngrohen zemrat (të dobtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve), në udhën e Allahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. Allahu e di gjendjen e robërve dhe vepron sipas urtësisë së Tij”. (Sure Teube, Ajeti 60). Pas vdekjes së të dërguarit (p.q.m.t.), ata kundërshtuanqë të paguajnë pjesën e grupit të katërt, duke argumentuar se muslimanët nuk kishin më nevojë që të ngrohnin zemrat e atyre njerëzve dhe se dhënia e zekatit ndaj tyre ishte i pranueshëm, vetëm në kohën kur Islami nuk kishte fuqi të mjaftueshme, ndërsa tani muslimanët ishin të fuqishëm dhe kjo dhënie e zekatit mund të hiqej.

Rastet e mësipërme janë vetëm një pjesë e vogël e kundërshtimeve të bashkëkohësve ndaj urdhrave të qarta hyjnore, të cilat vërtetojnë se hedhja pas krahëve e urdhrit të të dërguarit, i cili ka të bëjë me udhëheqjen e Imam Aliut nuk është një çështje e çuditshme apo jo e zakonshme.