Ukraina dhe Egjipti: një tregim për dy grushte shteti

nga Eric Walberg | Publikuar në Mars 6, 2014, 1 a.m.

Planet e Amerikës për Egjiptin dhe Ukrainën po dështojnë dhe Rusia po përpiqet të mbledhë copat.
 

Në revolucionin e fundit, nuk ishte një ushtri, por një parlament ai që i hoqi spinën presidentit të zgjedhur, si pasojë e një vale protestash, duke e rrëzuar kështu Viktor Janukoviçin e Ukrainës më 22 shkurt.

Nga mërgimi, në qytetin rus Rostov, ai kërkoi falje për dobësinë e tij gjatë kryengritjes, por fati i tij u vulos kur ai u mohua nga partia e tij e Rajoneve, partia më e madhe në një parlament të ndarë. Parlamenti në mënyrë të habitshme urdhëroi lirimin nga burgu të kundërshtares së tij politike Julia Timoshenko, si kusht për Ukrainën për nënshkrimin e një marrëveshjeje me Bashkimin Europian.

Rënia e autoritetit në Ukrainë çoi në atë që duket si një shkëputje e Krimesë, një zonë tashmë autonome, dhe vendosjen e saj në një linjë me Rusinë.  Fregata Hetman Sahaydachniy (anije e marinës ukrainase), gjatë një manovre me NATO-n në Gjirin e Adenit nuk pranoi të marrë urdhëra nga Kievi dhe ngriti flamurin e flotës detare ruse gjatë kthimit në Simferopol. Në të njëjtën kohë, trupat ruse bllokuan tre baza në Krime dhe u kërkuan forcave ukrainase të dorëzoheshin. Zyrtarë të lartë të ushtrisë ukrainase dhe oficerë të sigurisë u bëtuan për besnikëri Republikës Autonome të Krimesë dhe e refuzua qeverinë e re në Kiev, duke e konsideruar si të paligjshme. Banorët kanë njoftuar se do të mbajnë një referenduam më datë 30 mars për të vendosur për fatin e Krimesë.

Presidenti i Ukrainës Aleksandr Turchynov shkarkoi komandantin e sapo emëruar të mariës Denis Berezovski kur ky bëri betimin për besnikëri ndaj “popullit të Krimesë”, duke e akuzuar për tradhëti. “Kjo në fakt është një deklaratë për luftë në vendin tim,” bërtiti i zemëruar Kryeministri i përkohshëm ukrainas Arseniy Yatsenyuk. O me të vërtetë?! A bëhet fjalë këtu për një agresion rus, apo ky është një arsyetim i ri për një ndërhyrje humanitare R2P (e drejta për t;u mbrojtur)? Apo është diçka shumë më e thjeshtë?

Rusia moderne dhe Ukraina postmoderne
Rendi i Ri Botëror post-Sovjetik që Perëndimi po mundohet të imponojë në Afganistan, Irak, Egjipt, Ukrainë, etj., kërkon “shtete postmoderne” që binden, të hapur ndaj “tregut të lirë,” (në dollarë amerikanë) dhe zgjedhje “të lira” (mundësisht afatshkurtra me presidentë të bobët). I gjithë procesi duhet të jetë i monitoruar nga media “e lirë” (lezo: të kontrolluara privatisht) dhe OJQ-të perëndimore. Kjo është diçka me të vërtetë shumë e kushtueshme – fituesi zakonisht është ai më i mirëfinancuari dhe më i reklamuari në median “e lirë.” Ndonjëherë, mund të jetë edhe një diktator ushtarak. Mjafton që të jetë në gjendje të organizojë fushatë zgjedhore.

Herë pas here gjërat shkojnë keq. Një populist si Hugo Chavez zgjidhet dhe rizgjidhet dhe rizgjidhet, dhe ai duhet të shkatërrohet me anë të mediave dhe OJQ-ve. Ose një vend si Irani, i cili del jashtë këtij cirku dhe mbijeton për të trefuar historinë. Por fuqia e madhe dhe prestigji i perandorisë zakonisht pohohet vetëm pasi ajo copëtohet dhe renegatët dhe përkrahësit sillen të gjunjëzuar.

Megjithatë, ky skenar nuk është në rendin e ditë kur bëhet fjalë për Rusinë. “I ndyrë!” Qani presidenti Obama dhe politikanët perëndimorë, të cilë unanimisht mbështeten nga ulërimat e titujve mediatik në lëvizjet e ndryshme anti-perandorake te ariut rus.  Kjo është cështja tani, me lëvizjen e Rusisë për të mbushur vakumin e rrëzikshëm në Ukrainë dhe për të siguruar kontrollin e saj të mëtejshëm në gadishullin e Krimesë, i cili ka qënë prej shekujsh dalja kryesore e Rusisë në Detin e Zi dhe popullsia atje është e banuar kryesisht nga rusët.

Ukraina ka qënë gjithmonë binjaku i Rusisë. Shumë kohë më parë, ajo ishte binjaku i madh, në Kievin rus me Federatën Bjelloruse; Ukrainë-Rusi në shek. IX-XIII. Shtatë shekujt e ardhshëm ishin rrëmujë. Me dyndjet tatare dhe me Poloninë dhe Rusinë që luftonin për tokën e zezë dhe pjellore të Ukrainës. Katerina e Madhe i dha fund “Ukainës” së Kozakëve në vitin 1764 (dhe Krimesë së Khanatëve në 1776) edhe pse vështirë se mund të quhet një shtet. Ukraina vetëm mund të pretendonte pavarësinë si një shtet modern pas rënies së perandorisë Ruse në vitin 1917. Në paqen polako-sovjetike të Rigas në vitin 1921, ajo u shkëput nga rajonet e saj perëndimore dhe veriore të Polonisë dhe Rusisë dhe u bë nje republikë sovjetike.

 

Ukraina si shtet  ka qënë më mirë në koncetin e Stalinit për një Ukrainë perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore, dhe me dhuratën e pamend të Hrushovit, i cili i dhuroi Krimenë në vitin 1954, kur kufnjtë sovjetikë ishin të parëndësishëm. Fitimi i “pavarësisë” në vitin 1991, kur udhëheqësit e epokës sovjetike në Ukrainë, Bjellorusi dhe Rusi, në mënyrë të fshehtë ranë dakord të braktisnin Bashkimin Sovjetik, duke nxitur rënien e tij, ishte një pavarësi artificiale brënda rendit botërir “paqësor” të dominuar nga SHBA-të.  

Kjo më në fund arriti kulmin kur presidentit Janukoviç iu dha një ultimatum nga BE-ja vitin e kaluar. Zgjedhja ishte qe ai të nënshkruante marrëveshjen e asociimit te propozuar nga BE-ja (dhe të përballej me përçarje drastike të marrëdhënieve ekonomike me Rusinë), ose të rivendosej si pjesë ruse “jashtë vendit” dhe të riorganizohej si një bashkim doganor Euroaziatik (ku ndoshta do të kishte më shumë “pavarësi” reale se sa nën sistemin e integruar ekonomik, politik dhe juridik të BE-së).


Pranimi i BE-së, si një prelud i anëtarësimit në NATO është jetike për sigurinë e perandorisë, e cila kohëve të fundit ka pasur një varg debatesh ne vende të tjera, sidomos në botën muslimanë të BE-së. Problemi është se ukrainasit janë të ndarë në lidhje më BE apo Rusinë si partner kryesor. Qënra John Hopkins për Studime Transatlantike arriti në përfundimin se “pengesa kryesore” që Ukraina t’i bashkohet Bashkimit Europian nuk është kundërshtimi rus, por mbështetja e ulët publlike për anëtarësimin e Ukrainës.”

Liria dhe Atdheu


Pra, për të kapërcyer këtë pengesë, një koalicion që do të përfshijë nacionalistët e krahut të djathtë dhe euro-filët ishtë i nevojshëm për të mundur pro-ruset. Kjo ishte një përsëritje e revolucionit të vitit 2004 që solli në pushtet euro-filët, por la Ukrainën në një gjëndje më të keqe se ç’ishte. Dhe meqënëse njër përsëritje e skenarit të vitit 2004 nuk do të kishte të nëjtën mbështejte të nëj populli të lodhur, ishte e nëvojshme që  neo-nazistët të ishin në ballë të rezistencës, duke parë entuziazmin e tyre për dhunë në emër të atdheut. Ironikisht, ata u mlodhën rreth të ashtuquajtures Partia e Lirisë, ndërsa aleatët e tyre filo-europianë (ish-kryeministria Timoshenko dhe kryeministri aktual Arseniy Yatsenyuk) u mblodhën nën të ashtuquajturën Partia Atdheu.

Neo-nazistët dhe neo-liberalët janë bashkuar në një aleancë për “lirinë” dhe “Atdheun”, kundër një të dobëti duke llomotitur se qeveria thjeshte po përpiqet të qetësojë grupet, duke pasur me vete SHBA-të, të cilët janë gjendur në krahun e neo-fashistëve. A nuk ngjan kjo me Egjiptin, Sirinë dhe Libinë? Izrael Shamir shkruan, “Liberalët nuk kanë pse të mbështesin demokracinë. Ata mund t’i bashkojnë forcat me Al-Kedën si në Siri, me ektremistët në Libi, me ushtrië në Egjipt, apo me neo-nazistët, si tani në Rusi dhe Ukrainë.”

Edhe nëse do t’i besonim retorikës së opozitës për “lirinë” dhe “atdheun”, tashmë nuk ka më vend për këtë as në perandori. Presidenti i BE-së Herman Van Rompuy e konfirmoi këtë kur tha se “ koha e hegjemonisë së shteteve komb ka marrë fund. Besimi se shtete mund të qëndrojnë të vetme është një gënjeshtër dhe një iluzion.”

Bjellorusi (Belarussia, që do të thotë Rusia e Bardhë) nën populistin e tij të ashpër Alexandr Lukashenko e ka kuptuar natyren iluzionare të oferta të Europës kohë më parë, duke negociuar për një grup vullnetarësh të paparë më parë (commonëealth) me Rusinë në vitin 1996, edhe pse euroazia ka treguar se ka qënë po aq e vështirë sa e premtimi i mësipërm, madje edhe për një njeri të rëndësishëm të si Lukashenko.

Kjo Ukrainë nuk është ajo për të cilë ka rënë dakord BE-ja. Kjo qeveri ka përfshirë zyrtarë të Partisë së Lirisë (lexo: neo-fashistë) në kontrollin e forcave të armatosura,  të sigurisë kombëtare, të ekonomisë, drejtësisë dhe arsimit. Ato përfshijnë “komandantin” levizjes së EuroMaidan-it Andriy Parubiy si sekretar të ri të Sigurisë Kombëtare dhe Komitetit Kombëtar të Mbrojtjes, Oleh Makhnitsky si prokuror të ri të Përgjithshëm të Ukrainës, Serhiy Kvit si ministër i ri të arsimit, për të përmendur disa. Kjo padyshim u jep zemër neo-fashistëve në Europën perëndimore, të cilët po kërkojnë të bashkohen në koalicione qëverisëse të ngjashme. 

As Ukraina me Rusinë nuk kanë rënë dakord për këtë. Duket sikur Ukraina do të futet në BE tani, pavarësisht mbështetjes për marrëdhënie më të ngushta me Rusinë nga gjysma e popullsisë, ajo do të jetë zyrtarisht anti-ruse (vetëm nëse ndahet).

Loja e vështirë e Rusisë

 

Fantazitë e hershme të liberalëve rusë për t’iu bashkuar BE-së si shtete të bindura post-moderne kanë avulluar menjëherë pasi planet e saj u bënë të qarta në vitet ’90, dhe kur armiqësi BE-Rusi u rrit më tej. Vendimi i Rusisë për të kokntrolluar Çeçeninë dhe refuzimi për të braktisur aleancën në Oseti dhe Abkazi, si dhe politika e saj e re në Lindjen e Mesme dhe gjetkë, janë një provë e mëtejshme se ajo nuk do t’i bashkohet perandorisë si një anëtar i nënshtruar.

Përveç Ukrainës, ajo përballet me Perëndimin edhe në Siri, e tani edhe në Egjipt. Po rivendos një prani ushtarake në botë ndryshe nga perandoria. Një prani që përfshin bazën tradicionale në Krime, portin sirian në Tartus dhe, disa javë para dorëheqjes së presidentit ukrainas, një marrëveshje prej 2 miliard dollarësh me juntën ushtarake të Egjiptit.

Marrëveshja e Rusisë me qeverinë e mëparshme ukrainase për përdorimin e Simferopolit deri 2042-shin u bënë të pavlefshme pas grushtit të shtetit të kohëve të fundit.  Përveç nëse Rusia ka në plam t’i bashkohet NATO-s, perspektiva e paguarjes së një qeraje për të përdorur objektet e veta në portin e Detit të Zi nuk ka shumë kuptim. Simferopoli dhe Tartusi janë gurë të rëndësishëm që do t’i lejojnë Rusisë një prani detare ndërkombëtare aludoi ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu javën e kaluar, kur ai njoftoi se ushtria ishte angazhuar në bisedime me Kubën, Venezuelën, Nikaraguan, Algjerinë, Qipron, Sishelin, Vietnamin dhe Singporin për të pasur lehtësira detare.

Tani me sa duket BE-ja do të ketë pjesën e vet të tortës – përpos Krimesë, por do të jetë e pangrënshme. Ajo nuk ka para  për të përballuar përfshirje e madhe të Ukrainës, ashtu siç bëri me fqinjin e saj Latvian. Britania e ka bërë deklaratën e saj pas pushtimi polak. Nuk ka më stomak për dhjetëra mijëra ukrainas të dëshpëruar. Tashmë grushti i shtetit është një përzierje e ksenofobëve neo-nazistë dhe filo-europianëve liberalë. Udhëheqësi Rebel Aleksandr Muzychko ka kërcënuar se do të vrasë ministrin e ri të brendshëm pas zotimit të tij për të hetuar Muzochkon për disa nga veprimet e tij të fundit.

Ngjan me Libinë?


Krahasoni këtë “grusht shteti” më një tjetër të kryer nga një valë protestash të mbështetura nga SHBA-të në Egjipt në muajin korrik. Atje ishte nga ushtri. Në Ukrainë, ajo ishte nga parlamenti (Ukraina nuk ka ndonje ushtri kushedi se cfare). Të dyja kishin si standard pushtimin e sheshit kryesor në kryeqytet. Megjithatë, ne qendër të protestave në Ukrainën perëndimore, kryetari i bashkisë ka ndihmuar demostruesit që të marrin kontrolin e stacioinit policor lokal dhe në shpërndarjen e armëve, për të krijuar një milici më qytetarë, të cilët zëvendësuan policinë. Në Egjipt, në të kundër, policia dhe ushtria komplotuan në mënyrë aktive me demostruesit për të përmbysuar presidentin, duke bërë që grushti i shtetit të ishte si një shetitje. Në të dyja rastet demostruesit ishin një koalicion i liberalëve dhe nacionalistëve të krahut të djathtë.

Të dy grushtet e shtetit patën sukses për shkak se ata u mbështetën nga BE-ja. Por ata do të ballafaqohen me probleme ekonomike, një shtet të ndarë e të dobët, dhe nevojën për donacione. Reagimi i Rusisë nuk ishte as agresion, e as një “përgjegjësi për të mbrojtur”, por një përllogaritje e real-politikës – si rasit i marrjes së Krimesë në Ukrainë (megjithëse plot me rusë besnikë), në përpjekje për të larguar puçistët e grushtit të shtetit në Egjipt si shkak i mbështetjes së tyre nga ana e Amerikës. Për të ruajtur BE-në, apo vetë perandorinë, shkrimi në mur është i qartë: Mirësevini në botën e imperializmit postmodern!

 

Eric Walberg është gazetar kanadez i specializuar në politikat e  Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore dhe Rusisë.  I diplomuar në Universitetin e Torontos dhe Kembrixh në ekonomi, ai ka filluar të shkruaj në lidhje me marrëdhëniet  Lindje-Perëndim që nga vitet 1980. Ai ka jetuar si në Bashkimin Sovjetik të Rusisë, gjithashtu dhe në Uzbekistan, si një këshilltar i OKB-së, shkrimtar, përkthyes dhe lektor. Artikujt e tij shfaqen në rusisht, gjermanisht, spanjisht dhe arabisht dhe janë të arritshme në ericëalberg.com faqia e tij e internetit. Walberg është autor i Imperializmi Postmodern i Gjeopolitikës dhe Lojrave të mëdha (2011).

Eric Walberg

Eric Walberg është gazetar kanadez i specializuar në politikat e  Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore ...