Një gëzim është Revolucioni

  • None
nga Gürkan Biçen | Publikuar në Mars 4, 2014, 1 a.m.

 Ndërmjet 5-11 shkurt 2014-ës që u gjinda në Teheran, si për t`i ndjekur punët e mia në Universitetin e Teheranit poashtu edhe për të marrë pjesë në programin e përvjetorit të Revolucionit Islamik, Allahu le të japë selamet, nuk munda pa e përmendur Yasar Kaplanin, librin e tij “Një gëzim është Revolucioni”. Në këtë libër Kaplani transmeton shënimet e tij lidhur me udhëtimin që e kishte bërë në Iran pas Revolucionit. Në këtë libër që e kisha lexuar rreth njëzet vite më parë çështja që e kisha nënvizuar trashë, ishte përcaktimi “Në Iran çdo gjë mbështetet në fikh”. Por libri nuk mjaftonte me kaq, e potenconte në një gjuhë letrare edhe lidhjen e gëzueshme që kishte populli ndaj Revolucionit. Nëse nuk gaboj disa vite më parë e kisha lexuar një artikull me temën “Yasar Kaplani duhet të kthehet në jetën e shkrimit.” Gjithë kjo kohë që kaloi nuk e di se e ndryshoi apo jo atë. Edhe nëse është ashtu, një njeri që e shpalosë në çdo rast vlerësimin e luftës me fanatizëm besoj se ende mund të prezantojë pjesë të vlerëshme.

        Shumë vite pas Yasar Kaplanit në Teheranin që erdhëm, në orët e hershme të 11 shkurtit (22 Behmen) fillojmë t`i ndjejmë rrahjet e zemrës së qytetit në sheshin Heft-i Tir. Sot është përvjetori i Revolucionit dhe teheranasit janë në përgatitje për ta ecur rrugën prej më shumë se 10 km ndërmjet Heft-i Tirit dhe sheshit të Azadiyes që është qendër e manifestimit. Njerëzit, përpara me liderët shpirtëror, me pankarta që shpalosin zemërimin drejt Amerikës dhe Izraelit janë në ankth për ta formuar kortezhin. Brenda turmës tërheqin vëmendjen pleqtë, gratë dhe fëmijët. Ne në një pikë më të afërt me hapësirën e ceremonisë preferojmë të shkojmë me automjetin tonë. Zbresim nga automjeti në një rrugë që ndërpritet me rrugën kryesore që zbret në shesh, në një distancë prej 5 km larg nga sheshi Azadiya. Ky sokak është një përrockë që lidhet në lumin e Revolucionit. Gjersa lumi 100 m larg nesh me gjithë aheng derdhet drejt detit.

        Ora është 09:30… Ne jemi një grimcë në atë oqean, madhështinë e të cilit e shohim nga televizioni duke qenë dëshmitar të njoftimeve “Në përvjetorin e Revolucionit Islamik populli i Iranit organizoi tubime madhështore të edicioneve të lajmeve me pamje të xhiruara nga helikopterët. Tani ne nuk jemi zë i një fluture dhe brohoritjeve që ngriten, jemi një “flutur” dhe “merg ber Amrika”. Çdo grimcë e këtij lumi/deti/oqeani edhe përjashtojnë çdo lloj personaliteti edhe janë homogjen me shpirtin e revoluvionit. Sikurse që gjenden femra të mbuluara që bartin postera të Homeinit dhe Hamaneit, është e mundshme të shihni edhe femra me një pjesë të flokëve të hapura që mbajnë pankarta “merg ber Amrika”. Sërish pranë djemve dhe vajzave të reja që në duar bartin posterë të imamit, të rastisin edhe të rinjë me fytyra të lyera me ngjyra të flamurit të Iranit…

        Në të djathtë dhe të majtë të këtij lumi që rrjedh në sheshin Azadiya rastisim në shumë aktivitete. Bandot ushtarake, shfaqjet me kukulla, ekspozita të fotografive, tenda të organizatave jo-qeveritare… Ndërmjet të gjitha këtyre nuk duhet harruar edhe shitësit ambulant. Helikopteri më kalon sipri. Kjo do të thotë se do të marrim pjesë me një grusht të madh në shumë kanale televizive mbas kohës së drekës. Gjersa në këtë rrugë që nuk ka më mundësi të vazhdohet, afër 3 km pranë sheshit të ngecur është një zemër që rreh. Brenda turmës rastisim në kanalet vendase dhe të huaja televizive. Njëra nga këto është ekipa e A Haber”. Kjo ekipë e ardhur nga Turqia bën reportazhe me iranianët. Të rinjët, të moshuarit, gratë, veteranët. Një veteran me dy duar të humbura e shoqëron tjetri me një këmbë që çalon. Në pyetjen se pse janë këtu përgjigjen e kanë të thjeshtë: Kjo është një detyrë edhe fetare edhe kombëtare. Populli i Iranit është i detyruar që t`i tregojë bindje edhe fesë së tij edhe shtetit të tij dhe për këtë t`i përgjigjet thirrjes së Imam Hamaneit. Një shoqëri që është e vetëdijshme se është përgjegjëse jo për hapin e milingonës por për qëllimin e tij. Edhe do qoftë 100 metra, në këtë rrugë që arrin në shesh do të ecet, fytyra drejt atij sheshi; thirrjes së Imam Hamaneit do t`i kthehet. Shokun turk që jeton në Iran e pyes se a është apo jo e detyrueshme pjesëmarrja në këto ceremoni. Jo, thotë dhe vazhdon; Nuk është e detyrueshme. Mundësitë që i ofron shteti janë më shumë se sa shpallja e ditës së sotme pushim dhe sigurimi i transportit pa pagesë. Edhe organizatat jo-qeveritare japin broshura dhe posterë pa pagesë.

        Sistemi i zërimit i përgatitur përgjatë rrugës i prezanton zhvillimet nga hapësira në të cilën zhvillohet pjesa zyrtare e ceremonive.

        Pas pak, fillojmë ta dëgjojmë zërin e presidentit të sapozgjedhur të Iranit, Rouhanit. Fjalimin që e vazhdon me një theks rrjedhës e dëgjojmë në një distancë prej 3 km larg nga sheshi. Bën fjalë për ecjen në rrugën e vetë të Iranit, se nuk do të tërhiqet kurrë nga të drejtat e popullit të Iranit, se sinqeriteti ndaj Revolucionit është kushti kryesor ndaj triumfit.

        Nga njëra anë i fotografojmë njerëzit që vijnë drejtë sheshit dhe nga ana tjetër njerëzit që nga pamundësia e të vazhduarit fillojnë të kthehen. Reflektojnë në objektivin e aparatit tonë ata të cilët shkelnin mbi flamujtë e Amerikës dhe “Izraelit” të vizatuara mbi tokë, foshnjat në karroca, çamarrokët që buzëqeshin në krahërorin e baballarëve të tyre me balona në duar, grupet 5-10 vetësh të lidhur me njëri-tjetrin, shitësit ambulant, kukullat, bandot, veteranët, të rinjët në mosha gjimnaziste që kërkojnë t`i fotografojmë. Duke ia prezantuar falenderimet popullit të Iranit për daljen zot ndaj revolucionit ndahemi pa arritur në sheshin Azadiye. Të gjitha këto janë ndodhitë më 11 shkurt. E vërteta është që ne erdhëm këtu më 9 shkurt duke e zotëruar fshehtësinë e asaj që e bën popullin e Iranit që t`i mbushë bulevardet, sheshet më 11 shkurt…


        9 shkurt 2014, Muzeu i Mësimeve dhe ambasada amerikane


Çdo shekull e ka një idhull, një faraon. Imam Humejni që e kishte shpallur Amerikën si idhulli/faraoni i këtij shekulli, thoshte “Drejtoni armët me zjarr dhe pa zjarr drejt Amerikës”. Mbase Amerika ia ka vënë qëllim vetes që t`i shkatërrojë shtetet me çdo kusht, për këtë prezanton forcën politike dhe ushtarake që do të mund ta përdore pa hezituar për çfarëdo djallëzie. Amerika disa nga shtetet i sundon drejtpërdrejtë përmes rrugës së ndërhyrjeve ushtarake, gjersa disa të tjera përmes qeverive kukulla. Irani deri në Revolucionin Islamik ishte një shtet që Amerika e udhëhiqte përmes dorës së regjimit të shahut, siç ishte në periudhën Musaddik, gjersa ndonjëherë udhëheqja përcaktohej përmes grushtshteteve të CIA-së. Shahu duke e vënë anash edhe një pjesë të traditave shiite, e kishte shndërruar Iranin në një vend dhune. Thuase nuk kishte opozitarë që nuk kishte kaluar nga tezgjahu i shërbimit sekret i shahut SAVAK në këtë shtet në të cilin opozitarët nga çdo shtresë shtypeshin me dhunë, që ekzekutohej në mes të rrugës, që zhdukej nën dhunë. Qendra më e dhunshme nga to ishte ajo që gjendej në Teheran. Me 1140 ditë sa kishte qenë aktive deri në revolucion, me gjurmimet e bëra më pas sa mundi të përcaktohet, kush nuk kishte kaluar nga kjo qendër që, më shumë se 5 mijë vetë ishin marrë në pyetje/ishin dhunuar! Sot duke u nisur që nga lideri i revolucionit Ajetullah Sejjid Ali Hamanei, Beheshtija e deri tek Ali Sheriatija pranë shumë opozitarëve islamistë, komunistë të panumëruar ose opozitarë nacionalistë ishin ndër ata që përjetuan dhunën në këto qendra. Gjersa qindra nga këta ishin femra. Shumica duke mos mundur t'i durojnë keqtrajtimeve u bënë shehid këtu/e humbën jetën.

        Iranianët këtë qendër e kanë shëndrruar në një muze që të jetë shembull i një mësimi për gjeneratat e ardhshme. Në çdo tullë në muret e hyrjes së muzeut nën nga një pllakë të gëdhendur janë emrat e atyre që u keqtrajtuan këtu. Tetëmijë e pesëqind njerëz; me mijëra pllaka…Brenda muzeut në çdo dhomë janë njohuritë rreth formës së keqtrajtimit/kush ishte përgjegjës, çfarë keqtrajtime bëri/specializimi dhe përfundimi mbas revolucionit. Këta keqtrajtues dhe kurbanët e tyre ju prezantohen vëmendjes së vizitorëve me vepra arti të bëra nga dylli. Në çdo dhomë gjenden fotografitë e Shah Muhammed Riza Pehlevisë, gruas së tij Farah Dibas dhe pinjollit të tij.

        Keqtrajtuesit nën këto fotografi i nxjerrin thonjët e kurbanëve të tyre, i coptojnë mishtë e tyre, i marrin në varëse palestineze, i mbajnë në zjarre, i rrahin me kërbaç, i zgjatin, i ngacmojnë dhe i përdhunosin. Edhe njëri nga ciceronët tanë që na shëtit neve muzeun është keqtrajtuar këtu. Thotë që ndonjëri nga këtu dërgohej në burg dhe ndonjëherë kishte edhe të atillë që silleshin nga burgu për keqtrajtim. Zyrtari neve na tregon qelinë në katin përdhesë në të cilën kishtë kaluar 4 muaj.

        Kjo pjesë e vendit të keqtrajtimit është shumë më e ftohtë dhe e errët se pjesët tjera. Në pjesën e sipërme të murit të qelisë përveq një pjese për ajrosje nuk ka vend tjetër për të marrë frymë. Gjatë resataurimit si muze në hyrje të këtyre qelive janë vendosur fotografitë e personaliteteve të njohura që kanë qenë apo janë keqtrajtuar aty. Edhe në brendi të qelive janë vendosur statujat nga dylli të këtyre personaliteteve.

        Në një dhomë nën fotografinë e shahut, rastisim në shkrimin “Allah, Shah, Iran”. Në video-inçizimet e disave nga keqtrajtuesit tregohet se të gjitha këto keqtrajtime janë bërë për Allah, Shah dhe Iran. Disa nga këta keqtrajtues nga frika e të kapurit vetëvriten, disa të tjerë arrijnë të largohen nga shteti. Gjersa një pjesë e vogël dënohen me vdekje pasi që zihen. Gjersa përcaktimi i Allahut u bë hak mbi ta shahu nuk mundi t'i shpëtojë. Ata që nuk i dijnë keqtrajtimet që janë bërë nën fotografitë e shahut, gruas së tij dhe pinjollit të tij, mund të mashtrohen me fjalët e gruas së shahut në një reportazh në të cilin thotë “Nuk mund ta kuptoj zemërimin e popullit të Iranit kundër tyre”. Sidoqoftë, populli i Iranit nuk pranoi të tregojë mëshirë për keqtrajtimet e bëra as në emër të Allahut, as në emër të Shahut e as në emër të Iranit. Shahu dhe Farah këtë mizori nuk e punuan me lejueshmërinë e as të Allahut as të popullit të Iranit. Ata si mizorë të papastër dëshiruan që një gjeneratë ta ravijëzojnë drejtë shkatërrimit. Zemërimi i popullit të Iranit kundër tyre është plotësisht i drejtë dhe i natyrshëm…

        Nuk do të mundem pa e përmendur tregimin që juve ju pret në sallonin e parë të këtij vendkeqtrajtimi. Njëri ndër huliganët e njohur të Teheranit Hagj Riza sillet në këtë qendër nga SAVAK-u dhe kërkohet nga ai që të nxjerrë anarki në qytet dhe kur ta zënë njerëzit e shahut të thotë që këtë e ka bërë me urdhërin e Homeinit. Rizaja e kundërshton këtë kërkesë të SAVAK-ut dhe thotë “Të shpifi kundër Sejjidit? Nesër në mahsher përpara Allahut si shikoj në fytura të pejgamberit dhe imamëve?”. SAVAK-u për këtë arsye Rizanë e ekzekuton. Shpresoj që, ndoshta ky njeri i lidhur me pjesën praktike të besimit ndjenja e tij e sinqeritetit për të vërtetën është bërë shkaku që do ta sjellë atë para Allahut: “Mos e shih të nënshtruar popullin e Harabatit/gjenden rrënoja që fshehin thesare”. Që të njoftoheni me gjurmët e memories që e mbushin sot popullin e Iranit në sheshe ju propozoj që me ngulm ta vizitoni adresën e Muzeut të Mësimeve http://www.ebratmuseum.ir/ dhe të merrni pjesë në “Virtual Tour-in”. Me gjithë 35 vitet e kaluara pas revolucionit, ajo që e shtyn popullin e Iranit të hedhë ende sllogane “merg ber Amrika” është më shumë se sanksionet që ballafaqohet Irani për shkak të urrejtjes së pafund të Amerikës. Populli i Iranit nuk e ka harruar prezencën e keqe të Amerikës, lidhjen e ambasadës amerikane me keqtrajtimet që marrin pjesë në Muzeun e Mësimeve (Ebratit). Edhe ambasada amerikane e marrë nga nxënësit iranian është njëra nga muzetë që duhet vizituar në Teheran.

        Ata që mund ta sjellin parasysh Turqinë e 1980 do të mund t`i imagjinojnë shumë më mirë këto që do t`i tregoj. Në ato vite Irani nuk është edhe aq më ndryshe nga Turqia. Sikurse pjesa më e madhe e Turqisë që ishte larg nga korporata elektrike, nga shërbimet e telefonisë edhe Irani është ashtu. Në ato kohëra në shumë lagje periferike të qarqeve të mëdha të Turqisë ndoshta një apo disa vetë kishin telefona. Një njeri që dëshiron ta thërras një të afërm në Europë së pari e thirr centralin e PTT-së dhe shkruhet në rend, nëse ka shansë vetëm mbas 5-6 orëve mund të kontaktojë me të afërmin. Në atë kohë gjendja nuk është më ndryshe edhe në Iran. Pra në një kohë të këtillë zhvillueshmëria e makinerive që gjendeshin në ambasadën amerikane janë në një grade që zgjojnë mahni. Me këto makineri Amerika është duke i përgjuar pandërprerje telefonat dhe komunikimin me radiolidhje në Iran, shënimet e mbajtura, raportet përmes kompjuterëve dhe makinave me shifra, duke u koduar përmes satelitëve përcilleshin në Washington. E drejta për të hyrë në dhomën e xhamit që gjendej në ambasadë i përkiste vetëm tre vetëve: Ambasadorit të Amerikës, shefit për Lindjen e Mesme të CIA-s dhe shefit të SAVAK-ut.

        Ambasada amerikane më shumë se sa një vend që i kryen shërbimet konsullore të shtetasve amerikanë ishte një qendër në të cilën zhvilloheshin operacionet e spiunimit brenda Iranit. Kjo ndërtesë e fshehur pas dyerve të çelikta, me rregullim peshe dhe me dhoma të kodimit specifik për shifra me njohuri personale, me pjesën e byrosë në të cilën përgatiteshin pasaporta të falsifikuara dhe dokumente tjera, në imagjinatën e popullit të Iranit zuri vend si qendër e komandimit të keqtrajtimeve sikurse edhe e dhjetëra operacioneve që u ndërmorën kundër shteteve të regjionit.

        Sot që të paramendohet se këto ambasada të mëdha që gjenden si në Turqi poashtu edhe në shtete të regjionit se çfarë detyre kanë, se çfarë teknologjie zotërojnë, duhet vizituar kjo ndërtesë si Muze i dytë i Mësimeve që muslimanët e Iranit e morën.

        Pra për këtë në ditën e 9 shkurtit menjëherë pas Muzeut të Mësimeve po e vizitojmë edhe ambasadën amerikane.

        Duke u ndarë nga këtu e falenderojmë popullin e Iranit që këtë shtet ia dhanë urdhërit të islamit dhe shërbimit të tij, që i nxorrën në shesh qëllimet armike të Amerikës drejtë muslimanëve, që u bënë një mur kundër qëllimeve të imperialistëve që vrapojnë ditë e natë për t`i robëruar popujt e botës.

        Me këtë rast i lutemi Allahut që të na japë forcën që ta derdhim qëllimin në veprim dhe një herë potencojmë se nuk ekziston ndonjë rrugë tjetër përveqëse rezistenca kundër intrigave të Amerikës që ta bëjmë të dukshme në shekullin tonë këtë fuqi, që e vërteta, që i jep jetë muslimanëve kalon vetëm nga ndjekja e fuqisë që ia ka falur islami atyre, që pa qenë islami as Irani dhe as Turqia nuk e kanë ndonjë vlerë.

        Imam Humejini duke iu drejtuar popullit të Iranit thoshte “Ju e thyet një idhull që e mbështillte botën”. Në ditën e 11 shkurtit ky lum i hareshëm që rridhte drejt sheshit të Azadiyes neve na tregoi që sopata në duart e Ruhullahut do ta shembë jo vetëm ambasadën e Shejtanit të Madh në rrugën Talegani, por edhe patronin në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk do të zbresë gjersa të vendoset drejtësia e pronarit të së vërtetës”; populli i Iranit gjer në atë ditë të lumtur do t`i bartë të gjitha vështirësitë, mirëpo vlera e vështirësive të bartura në këtë rrugë kurrë nuk do ta copëtojë reputacionin e shehidëve.