Buldozer

  • None
nga Gürkan Biçen | Publikuar në Mars 11, 2016, 1 a.m.

Një ndër legjendat hebraiko-kristiane të Mesjetës e cila ende edhe sot është tematikë e shumë veprave të letërsisë fiktive, librave me karikarura dhe lojrave komjuterike mbart një personazh interesant: Golem... Sipas legjendës rabinët hebre shkruanin në ballin e një objekti të ndërtuar në formën e njeriut, në gjuhën hebreje fjalën “Jetë” (Emet) dhe i lexonin fjalët e shenjta nga Talmudi. Ky objekt, që fitonte jetë në këtë mënyrë kthehej në një skllav për zotërinë e tij dhe bënte gjithçka që ai donte. Për shkak të ndalesës së të shtunës, për të privuar Golemin nga të punuarit e fshinin njërën prej shkronjave, shkronjën “E” dhe kthehet në fjalën “Vdekje” në hebraisht, “Met”.  Tregohet se, në një periudhë kur sulmet kundrejt popullit hebre ishin rritur, rabini i njohur hebre Judah Loew ben Bezalel, i njohur edhe si Prag Maharal bëri një Golem të këtillë ime të cilin mbronte popullin hebre nga sulmet dhe me kalimin e e kohës ky Golem duke shkatërruarçdo gjë që i dilte para shkaktoi tmerr përqark.

Në shekullin 20, pa qenë e nevojshme të lexohen fjalë të shenjta nga Teurati, kanë krijuar një Golem të ri që merr jetë nga çeliku, hidraulika dhe nafta, një krijesë që në emër të sigurisë së “hebrenjve të zhvendosur” përdoret për të shkatërruar shtëpitë e palestinezëve: Buldozer... Njëra fytyrë e pushtimit sijonist janë ushtarët sijonjistë, të cilët kanë mbushur qytetet, qytezat, fshatrat e lagjet palestineze dhe me armë të rënda në duar vrasin në çdo kohë njerëz (njerëz, në këndvështrimin tonë sepse sijonistët nuk i pranojnë palestinezët si njerëz. Menahim Begin i përshkruan palestinezët si kafshë që ecin mbi dy këmbë), ndërsa fytyra tjetër e pushtimit janë “buldozerët”, që në mbrojtje të ushtarëve shkatërrojnë shtëpitë, rrugët, lagjet, madje edhe kampet si në Xhenin.

Përrreth njëqind më parë, në periudhën kur filloi kolonizimi britanik, popullësia e hebrenjve në Palestinë, dhe përpjestimi i kësaj popullësie me territorin i korespondonte një numri të parëndësishëm. Populli dominues në vend ishin arabët, dhe mes arabëve muslimanët. Fshatërat, qytezat, qytetet, malet , përronjtë, lumenjtë, liqenet njiheshin me emrat e tyre që përdoreshin prej mijra vitesh. Pavarësisht gënjeshtrës “Të një populli pa territor, në një territor pa popull” që i tregojnë sijonistët të gjithë botës, shprehjes me ngulmim të Golda Maier “Atje nuk ka pasur palestinezë. Ata nuk kanë ekzistuar kurrë”, në reportazhin që dha në 1969, Moshe Dayan duke thënë: “Fshatërat hebreje i ndërtuam në vendin e fshtërave arabë. Ju as nuk i dini emrat e këtyre fshatërave arabë, dhe unë nuk mund t’iu dënoj për mungesën e librave gjeografikë. Megjithatë këto libra nuk janë joekzistentë, dhe këto fshatëra arabë nuk janë atje. Në vend të Mahlulit qëndron Nahlali; në vend të Xhbtas qëndron Kibbutz Gvat; në vend të Hunejfisit qëndron Kibbutz Sarid dhe Tal al-Shuman’it qëndron Kefar Yehushua. Në këtë shtet nuk është ndërtuar asnjë vend që nuk ka qënë e zotëruar më parë nga populli arab. ” edhe pse për të vënë në dukje suksesin e arritur nga sionizmi, ka rrëfyer të vërtetën. Në Konferencën e Prespektivave Hebraike, kundër sionizmit , akademicieni që paraqiti një punim, Uri Davis duke u shprehur se, “Unë e prezantoj veten si një Hebre Palestinez. Në fakt, jam rastësisht një hebre palestinez. Kam lindur më 1943-shin në Jeruzalem, në një shtet që quhet Palestinë, dhe në kaptinën e çertifikatës së lindjes shkruhet ‘Shteti Palestinez’.”  ka shenjuar të vërtetën që ka thënë Moshe Dayan, Palestina, që ka ekzistuar atje përpara sijonistëve.

Edhe pse kjo është e vërteta, për të asgjësuar Palestinën, për t’i hapur territor çetës që është shpërngulur atje dhe me lakmi sulmojnë dhe për të nxjerrë edhe njëherë si të vërtetë fjalët e Maierit, nën hijen e ushtarëve përparojnë pandaluar buldozerët. Çdo shtëpi që shkatërrohet, çdo fshat që asgjësohet, me siguri duhet t’i përmbahen shërbimit për të krijuar “Platformën e vogël të hebrenjëve besnikë në detin e armikut potencial arab”, për të cilën flet në 1917-n, drejtuesi ushtarak në Jeruzalem Sir Ronald Storrs, përderisa këto shkatërrime dhe skenat terrorizuse që i shoqëronin këto shkatërrime u pritën në heshtje nga Perëndimi. Madje, përtej heshtjes, për të siguruar vazhdimësinë e shkatërrimit të çetës sijoniste, produkt i projekteve imperialiste u mundësua edhe mbështetje teknike. Makineritë e punës dhe buldozerët e firmës Caterpilar, e cila është shndërruar në simbol të shkatërrimit dhe është përmendur shpesh gjatë fushatave të bojkotit janë një prej shembujve të mbështetjes që i ka dhënë Perëndimi “Platformës së vogël të hebrenjve besnikë”. Ata që e kujtojnë dimensionin e embargos që iu vu Irakut përpara pushtimit amerikan, mund të kujtojnë se çfarë domethënieje ka kjo mundësi që i është ofruar çetës sijoniste.

Njerëzimi ka dëshmuar drama të paimagjinueshme kur fuqia shkatërruese e Caterpilarëve u bashkua me vandalizmin që të le gojëhapur të ushtarëve të çetës së sijonistëve. I paralizuar Cemal Fejid, i mbetur nën rrënojat e shtëpisë së shkatërruar nga goditjet e një buldozeri është njëri prej tyre. Shtëpia e Fejdit, i cili po jepte shpirt mes të qeshurave të ushtarëve sijonistë u shkatërrua përpara syve të motrës së tij. Në fund kishin mbetur vetëm një rrënojë, një dëshmor dhe fjalët e ushtarit, i cili e barazoi me asgjë nderin e grave që donin të shpëtonin Feydin: “Jeni të gjitha të përdala”.

Michel Ëarschaëski përcjell reportazhin që ka dhënë për gazetën Jediot Aharonot një ushtar sijonist, i cili për tre ditë rresht me buldozerin e tij  ka shkatërruar kampin Xhenin, Moshe Nissim. Në këtë reportazh, ushtari sijonist i lumtur, me mendje në vend dhe pa iu vrarë ndërgjegjja shprehet kështu:

“Thatë, e vështirë? Duhet të jeni duke bërë shaka. Unë doja të shkatërroja dhe zhdukja gjithçka. Kur oficerët më jepnin leje të shkatërroja një shtëpi gjeja rastin të shkatërroja edhe muret e shtëpive të tjera. Shkruajeni mënjanë këtë fjalë timen: nuk kemi shkatërruar mjaftueshëm shtëpi. Për tri ditë resht kam përdorur buldozer, kam shkatërruar e kalur përmbi. Të gjithë vendin, çdo shtëpi nga brenda së cilës vinin krisma i kam kthyer në rrënoja. Për të shkatërruar ato, çdo herë, duhet të dëmtoja shtëpi të tjera. Para se të fillonim punën tonë, ushtarët paralajmëronin njerëzit që të dilnin jashtë atyre shtëpive. Megjithatë, unë nuk prisja që të dilnin. Mundohesha t’i godisja sa më fort të ishte e mundur shtëpitë që të shkatërroheshin sa më shpejt. Ndoshta të tjerët nuk ishin kaq të dhunshëm sa unë, ose të paktën ashtu thonë, megjithatë mos u besoni çdo gjëje që ata thonë. Kur fillonim të shkatërronim muret, brenda shtëpive ndodheshin shumë njerëz. Në fakt, nuk kam para njerëz që jetonin brenda shtëpive t’u shembeshin sipër, megjithatë edhe po t’i shihja nuk do i merrja parasysh. Jam i sigurt se brenda atyre shtëpive kanë vdekur njerëz, megjithatë, duke qënë se përgjithësisht punonim natën ishte e pamundur që të mund t’i dallonim njerëzit brenda asaj rrëmuje. Kënaqesha teksa shihja shtëpitë të shkatërroheshin. Personalisht, nëse ka një gjë që më mërzit mua është fakti që nuk e shkatërruam plotësisht të gjithë kampin. Ato që kemi bërë më kanë kënaqur, vërtetë jam argëtuar. Ushtarët vinin të më takonin dhe të më përgëzonin. Nuk zbrita asnjë moment nga D-9 (buldozeri) dhe as nuk u lodha, qëndroja aty duke pirë Scotch. Xhenini më bëri të harroj problemet e mia.”     

Sijonistët, fillimisht duke pastruar Palestinën nga trashëgimia arabe muslimane dhe e krishterë dhe më pas nga gjithë e shkuara e saj,  për t’i kthyer këto territore në të shkuarën dhe në të ardhmen në “Shtetin Hebre”, bashkëngjitur me shkatërrimet, me “zhvendosjet” po ndyshojnë edhe demografinë. Edhe pse, 44% e territorit jopjellor iu la  arabëve që përbënin 70% të popullësisë, e njohur si “Rajoni Arab”, pas luftës së vitit 1967 në këto territore u zhvendosën 500 mijë sijonistë. Struktura sijoniste, në një përqindje të lartë ka mundur të jetë i suksesshëm në politikën ekspansioniste, të cilën e ka zbatuar nën ekuacionin e pushtimit, masakrës, shkatërrimit dhe zhvendosjes. Përfundimi më i thjeshtë i kësaj politike është që, për sa kohë nuk ndryshojnë kushtet të sjellin në formë të pamundur krijimin e një Shteti Palestinez të pavarur, sovran dhe me territor gjithëpërfshirës. Vazhdueshmëria e kësaj situate përfshihet si një ndër qëllimet e politikave të tanishme të strukturës sijoniste.

Nëse i hedhim një sy masakrës dhe shkatërrimit të vazhdueshëm të strukturës sijoniste, nën heshtjen e Botës, mund të shohim sipërfaqësisht:

- Masakra e Deir Jasin ku ranë dëshmorë 254 palestinezë dhe u shkatërrua i gjithë fshati.

- Masakra e Nasruddin ku ranë dëshmorë 50 palestinezë dhe u shkatërrua fshati.

- Masakra e Hajfa ku ranë dëshmorë 150 palestinezë.

- Masakra e Fshatit Ebu Shusha ku ranë dëshmorë 70 palestinezë dhe u shkatërrua i gjithë fshati.

- Masakra e Lida ku ranë dëshmorë 426 palestinezë (dhe 360 persona që vdiqën ndërsa largoheshin nga Lida).

- Masakra e Fshatit Safsaf ku ranë dëshmorë 70 palestinezë.

- Masakra e Fshatit Davajima ku ranë dëshmorë 580 palestinezë.

- Masakra e Kibja ku ranë dëshmorë 67 palestinezë dhe u shkatërruan dy fshate.
- Masakra e Kalkilja ku ranë dëshmorë 70 palestinezë.

- Masakra e Kufr Kasem ku ranë dëshmorë 49 palestinezë.

- Masakra e Samu ku ranë dëshmorë 18 palestinezë dhe u shkatërrua i gjithë fshati.
- Masakra e Han Junus ku ranë dëshmorë 575 palestinezë.

- Masakra e Jeruzalemit ku ranë dëshmorë 300 palestinezë.

- Masakra e Fshatërave në kufi të Jordanisë ku ranë dëshmorë 86 palestinezë.

- Masakra e Kampeve Sabra dhe Shatilla ku ranë dëshmorë 2000 palestinezë.

- Masakra e Jeruzalemit e 1990 ku ranë dëshmorë 30 palestinezë.

- Masakra e e Xhamisë së Hz.Ibrahimit ku ranë dëshmorë 50 palestinezë.

- Masakra e Jeruzalemit e 1996 ku ranë dëshmorë 76 palestinezë.

- Masakra e Operacionit Mbrojtës dhe Xheninit ku ranë dëshmorë 1.300 palestinezë.
- Masakra e Nusejrat ku ranë dëshmorë 14 palestinezë.

- Masakra e Rafah ku ranë dëshmorë 53 palestinezë.

- Masakra e Operacionit “Ditët e pendesën” ku ranë dëshmorë 133 palestinezë.

- Masakrat e opreacioneve “Shirat e Verës” dhe “Retë e Vjeshtës” ku ranë dëshmorë 400 palestinezë.

- Masakra e opreacionit “Dimri i nxehtë” ku ranë dëshmorë 117 palestinezë.

- Masakra e opreacionit “Plumbi i hedhur” ku ranë dëshmorë 1.334 palestinezë.

Ndërsa, numri i të plagosurve gjatë këtyre masakrave i kalon dhjetra mijërat.

Të gjitha këto masakra kanë sjellë me vete të vërtetën e shkatërrimit dhe të migracionit. Dhjetra masakrat shkatërrimet që u realizuan përgjatë vitit 1948 sollën si rezultat largimin nga vendi të mijëra palestinezëve, dhe kështu ata përkufizohen si refugjatët e1948-s. Sot për sot, populli palestinez zotëron numrin më të lartë të refugjatëve në botë. Si rezultat i masakrave dhe shkatërrimeve të njëpasnjëshme të sijonistëve janë pritur nëpër kampe, përgjithësisht në shtetet që rrethojnë Palestinën, por një pjesë edhe në shtetet e Eurpoës dhe Amerikës, përrreth 5 milion refugjatë palestinezë. Sigurimi i kthimit të këtyre refugjatëve në vendin e tyrë nuk do të pranohen absolutisht kurrë nga Aleanca Perëndimore që zotëron këtë gjë dhe as nga siojinstën, duke qënë se kjo gjë ka si kusht shuarjen përfundimisht të fantazisë së “Shtetit Hebre” dhe përban elementin e të çuarit dëm të të përpjekjeve të më shumë se një shekulli të sijonistëve. Ndërkaq për palestinezët, kthimi në tokat e tyre në mëmëdhe është një ndër gjërat prej të cilave nuk mund të heqin dorë. Në lidhje me këtë situatë, Salt na tregon se në këto territori njëri është “i tepërt”. Megjithëkëtë, në fund të ditës do të dalë në dritë se kush është “i tepërt”.

Palestinezët janë bijtë e Musait (as) të rritur në shkretëtirë. Edhe nëse sijonistët do t’i kalojnë përmbi me Golemët e tyre prej buldozeri, padyshim, ky popull që i thotë “jo skllavërisë” do të mbizotërojë dhe do t’i vërtetojë atyre që i kanë kthyer shpinën pejgamberëve se as Golemët e tyre nuk do të mund t’i shpëtojnë.