Të Tërë Ne Jemi Fajtorë Për Srebrenicën

  • None
nga Gürkan Biçen | Publikuar në Korrik 16, 2015, mesnatë

Më 27 korrik 1995, Tadeus Mazovieçi dha dorëheqjen nga posti i Raportimit të Veçantë i të Drejtave të Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ne duke u mbështetur në të dhënat paraprake, të Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, arrijmë në përfundimin se, katër ditë pas pushtimit të qytetit boshnjak të Srebrenicës, nga çetnikët dhe forcat ushtarake serbe, u masakruan gjithsej 7.079 civilë dhe ushtarë boshnjakë muslimanë.

 

I dorëhequri Tadeus Mazovieçi akuzoi dhe fajësoi Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e cila kishte lejuar kryerjen e gjenocidit boshnjak, nga çetnikët dhe forcat ushtarake serbe në të ashtuquajturën “Zonë e Sigurtë” e qytetit boshnjak të Srebrenicës, e cila ishte shpallur e tillë, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Tadeus Mazovieçi shprehu “Bashkësia Ndërkombëtare dhe udhëheqësit e saj, nuk kanë asnjë të drejtë, të flasin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për sa kohë që nuk mbajnë një qëndrim të guximshëm dhe të vendosur, mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut në trojet boshnjake”. Pra është shumë e qartë se i dorëhequri Tadeus Mazovieçi, akuzonte si fajtore dhe përgjegjëse kryesore Bashkësinë Ndërkombëtare, për gjenocidin boshnjak të qytetit të Srebrenicës. Ndërsa ish komandanti legjendar Alija Izetbegoviç, shtronte pyetjen senëse ishte fajtore dhe përgjegjëse Bashkësia Ndërkombëtare dhe udhëheqësit e saj, për gjenocidin boshnjak të qytetit të Srebrenicës.

Forcat Shumëkombëshe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kishin mundësinë e artë në përmbushjen e detyrës së tyre, duke parandaluar kryerjen e gjenocidit boshnjak të qytetit të Srebrenicës, gjenocidi më i madh që nga epoka pas Luftës së Dytë Botërore. Si rrjedhojë themi se Organizata e Kombeve të Bashkuara,është një mjet në duart e shteteve të fuqishme perëndimore, e cila synon ruajtjene baraspeshave ekonomike dhe politike të këtyre shteteve të fuqishme në mbarë rruzullin tokësor. Gjithashtu në njëjtën kohë, kjo organizatë u tregon dhëmbët shteteve të varfra, të Botës së Tretë se nuk kanë asnjë lloj mundësie tjtetër, përveç besimit në shpresat e kota dhe premtimet e rreme tëOrganizatës së Kombeve të Bashkuara. Ja pra ku shfaqet përpara syve tanë prodhimi i kësaj organizate, gjenocidi boshnjak i qytetit të Srebrenicës,e cila është një plagë e thellë e hapur, nga pasojat e këtyre vendimeve të gabuara.

Në librin e tij “Dëshmia Ime Historike” e ish presidentit të parë boshnjak Alija Izetbegoviçit, sqarohet ecuria gjatë dhe pas kryerjes së gjenocidit boshnjak të qytetit të Srebrenicës. Alija Izetbegoviçi pohon se ndonëse nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër, përveç besimit tek Organizata e Kombeve të Bashkuara, ai nuk kishte besim aspak të plotë tek kjo e fundit. Më pas Alija Izetbegoviçi thotë se duke u nisur nga fakti se, qyteti boshnjak i Srebrenicës, ishte spastruar tërësisht nga ushtarët e rregullt boshnjakë, ai arsyetoi se në vend qëtë krijonte një brigadë në këtë qytet, parapëlqeu që mbrojtjen këtij qyteti ta kalonte në vartësi të Shtabit të Përgjithshëm,të Brigadës së Dytë Mbrojtëse të qytetit boshnjak të Tuzllës. Kështu “Mbreti Dijetar” ruajti të rinjtë boshnjakë, duke bërë të mundur kryerjen e stërvitjeve ushtarake. Më pas Alija Izetbegoviçi citon se ai nuk ishte i kënaqur, as me stërvitjen ushtarake të këtyre të rinjve, prandaj ai u orvat që të përdorte të tëra mënyrat, me synimin e mbrojtjes së qytetitboshnjak të Srebrenicës, nga një sulm i mundshëm ushtarak serb. Pastaj ai pohon se dërgoi në këtë qytet, armatime ushtarake shtesë.

 

Duke u mbështetur në përgjigjet e dhëna të Alija Izetbegoviçit, ndaj pyetjeve të shtruara nga moderatori amerikan David Harllandi, arrijmë në përfundimin se rezistimi i qytetit boshnjak të Goraxës, është i lidhur ngushtë me shpirtin e lartë luftarak të boshnjakëve të këtij qyteti. Ndërsa për sa i përket qytetit boshnjak të Srebrenicës, gjendja ishte shumë e ndryshme. Në të vërtetë dhe në këtë qytet ndodheshin armatime mbrojtëse, por këta armatime ose nuk u përdorën aspak, ose u përdorën shumë pak nga njësitet ushtarake të përmasave të vogla, ose u përdorën pak nga dyluftimet heroike mes boshnjakëve dhe çetnikëve serbë. Në këtë qytet ndodheshin 300 raketa stinger dhe dhjetëra predha antitank “Red Arrow” (Shigjeta e Kuqe) të cilat mjaftonin për të ndalur, një sulm të mundhsëm rrethimi të tankeve serbe. Me nisjen e rënies së qytetit, shumica e luftëtarëve boshnjakë u çoroditën dhe nisën të largoheshin menjëherë nga qyteti. Alija Izetbegoviçi e përshkruan kështu këtë tablo “Në të vërtetë luftëtarët boshnjakë të Srebrenicës, të cilët u larguan nga nga ky i fundit për në Tuzlla, ishin më të zellshëm për t’u larguar nga ky qytet se, sa ushtarët të cilët u nisën nga Tuzlla dhe shkuan në Srebrenicë. Tani unë nuk dua që të që të zgjatem shumë por, zelli i luftëtarëve të Srebrenicës që u larguan për në Tuzlla, ishte më i madh se zelli i ushtarëve, të cilët u nisën nga Tuzlla për të shkuar në Srebrenicë”.

 

Politikanët e Bosnjë-Hercegovinës i kishin mjaft të qarta, problemet dhe shqetësimet e qytetit boshnjak të Srebrenicës, para kryerjes së gjenocidit boshnjak. Por për një arsye ose për një tjetër, politikanët boshnjakë i anashkaluan dhe nuk mundën që t’i zgjidhnin këto probleme dhe shqetësime. Para së gjithash, forcat shumëkombëshe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e kishin shpallur qytetin boshnjak të Srebrenicës “Zonë e Sigurtë” duke parandaluar kështu, çdo lloj forme të një tregtie të mundshme mbi trojet ose mbi boshnjakët muslimanë. Fillimisht komandanti hollandez i forcave shumëkombështe të UNPROFOR-it, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilat ruanin qytetin e Srebrenicës, kundërpërgjigjej vazhdimisht kundër kërcënimeve të udhëheqësveçetnikë serbë të Bosnjë-Hercegovinës. Si rrjedhojë themi se, nuk kishte asnjë rrezik për kryerjen e ndonjë masakre ose gjenocidi në këtë qytetet. Megjithatë ndonëse në pamje të parë dukej se, forcat shumëkombëshe të UNPROFOR-it, dukeshin se udhëhiqeshin nga një shtab i përgjithshëm, në të vërtetë këta forca të cilat përbëheshin nga 13 shtete, udhëhiqeshin nga komandantët e tyre përkatës. Kjo është arsyeja kryesore se, sipas qëndrimeve të ndryshme që filluan të mbajnë këta shtete, nisën që të bëheshin dhe tregtitë mbi trojet ose mbi boshnjakët muslimanë.

 

Koha tregoi se forcat shumëkombështe të UNPROFOR-it, u treguan po aq armike dhe të rrezikshme sa edhe forcat armike ushtarake serbe. Por sipas Alija Izetbegoviçit, ky nuk ishte problemi i vetëm për këtë qytet, sepse sipas tij problemi më i madh për këtëqytet, ishte humbja e besimit tek vetvetja e këtij qyteti, duke u vetëndarë dhe vetëizoluar në tri zona boshnjake, serbe dhe kroate.

 

Ish presidenti i parë boshnjak, me synimin e raportimit të gjendjes se rëndë nëqytetin boshnjak të Srebrenicës, dërgoi boshnjakun Naser Oriç. Ai donte që të mësonte se, si ishte gjendja e vërtetë në qytetet boshnjake të Sarajevës dhe të Srebrenicës, por meqë çetnikët dhe forcat ushtarake serbe, i kishin pushtuar tanimë këta qyete, raportimi për Izetbegoviçin ishte thuajse i pamundur. Shërbimi boshnjak i fshehtë i krjuar nga Izebegoviçi, ishte shumë i dobët dhe nuk kishte asnjë lloj ndikimi mbi forcat ushtarake serbe. E vetmja shpresë që kishin boshnjakët e izoluar, ishte ajoqë do të kishte secili nga ne, pra besimi në forcat shumëkombëshe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Por besimi i boshnjakëve muslimanë të Srebrenicës, u shpërblye me masakrimin e 9.000 muslimanëve.

 

Ndonëse gjenocidi boshnjak i Srebrenicës, ka nisur që të hetojë rolin e vërtetë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ai nuk ka arritur që të ndryshojë parimet dhe themelet e ribërjes së kësaj organizate. Kjo e fundit u denigrua në sytë e mbarë botës, sepse nuk arriti që të mbronte të drejtat boshnjakëve muslimanë në trojet e tyre. Zëri i botës muslimane arrin që të dëgjohet vetëm në korridoret e  Mbledhjeve të Përgjithshme të Shtabit të Përgjthshëm, por dhe kjo gjë nuk ka asnjë ndikim, sepse Organizata e Kombeve të Bashkuara, vijon të zbatojë embargo ekonomike dhe politike dhe vijon të kryejë operacione ushtarake kundër botës muslimane. Në ditët e sotme në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, nuk ka anjështet anëtar musliman, i cili do të mund t’i mbronte 1.5 miliardë muslimanë me anë të vetos së tij. Thelbi i çështjeskëtu është se muslimanët, nuk arrijnë që të vendosin përfaqësuesit etyre politikë, në përpjestim të drejtëme popullsinëe tyre në rang global në këtë organizatë.Organizata e Kombeve të Bashkuara edhe sot e kësaj dite, vazhdon t’i shërbejë më besnikëri shteteve të fuqishme perëndimore, si një mjet i fuqishëm në duart e tyre me anë të të cilit, ata thyejnë, i kontrollojnë ose i japin fund lëvizjeve për rezistencë të popujve të botës, madje nëse shohin të arsyeshme shkojnë deri në asgjësimin fizik, të udhëheqësve të këtyre lëvizjeve. Ndonëse baraspeshat ekonomike dhe politike në rruzullit tokësor, kanë ndyshuar shumë që nga epoka pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas epokës së Luftës së Ftohtë, shtetet perëdimore nuk mendojnë që t’ishkrijnë forcat shumëkombëhe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ose të NATO-s. Përkundrazi shtetet e fuqishme perëndimore, për interes të synimeve të tyre, i kanë përcaktuar detyra dhe misone të reja këtyre forcave. Shtetet perëndimore gjithmonë duke u mbështetur në këndvështrimin e supremacisë dhe epërsisë ndaj shteteve lindore, orvaten që t’i përcaktojnë hapësirat dhe kufijtë e botës muslimane.

 

Ndonëse Tadues Mazovieçi me anë të fjalimit të tij dashamirës, u orvat që të bënte diçka në dobi të gjenocidit boshnjak, Organizata e Kombeve të Bashkuara e shfaqi hapur dhe qartë qëndimin e saj. Ndonëse ish presidenti boshnjak, trokiti në të tëra dyert e shteteve perëndimore, këta dyer nuk u hapënndërsa edhe atapak dyer që u hapën, i dhanë premtime të kota të cilat nuk u mbajtën kurrë. Komandanti hollandez, i cili rroku gotat dhe ngriti dolli së bashku me gjeneralin serb Ratko Mlladiç, në qytetin boshnjak të Srebrenicës, jo vetëm që shfaqi hapur qëndrimin e tij mbi muslimanët boshnjakë, por shfaqi hapur dhe qëndrimin e shtetit të tij, pra të Hollandëssi dhe qëndrimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Qëndrimi i komandantit hollandez ishte një qëndrim i përbashkët, me atë të gjeneralit serb Ratko Mlladiç, i cili kishte për synim spastrimin etnik dhe fetar nga turqit (boshnjakët muslimanë) të trojeve boshnjake dhe aneksimin e këtyre trojeve duke krijuar Serbinë së Madhe (Velika Srbija). Ndërsa prifti katolik kosovar Don Anton Kçira gjatë një programi të krishterë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehu: “Kosovarët muslimanë nuk e meritonin lirinë nga Beogradi, sepse këta muslimanë janë e zeza e vetvtes. Ai vijoi më tej duke thënë se forcat ushtarake serbe duhet t’i kishin rrjepur 1.900.000 qenër kosovarë, ashtu siç i ka rrjepur Sllobodan Millosheviçi 260.000 qenër në Bosnjë-Hercegovinë dhe se trupat e këtyre qenërveduhet të ishin hedhur në ujë të valuar. Don Anton Kçira shtoi se kosovarët muslimanë janë njerëz me bisht”.

 

Mbreti Dijetar” Alija Izetbegoviçi shprehu: “Të tërë ne jemi fajtorë, sepse jetojmë në njëbotë e cila lejoi kryerjene gjenocidit boshnjak në qytetin e Srebrenicës”. Poredhenë ditët e sotme ne si bashkësi muslimane jemi fajtore, sepse ende vazhdojmë të mos na vrasë ndërgjegjia dhe as që shqetësohemi për këtë fjalimtëAlija Izetbegoviçit. Ne si bashkësi muslimane tanimëjemi mësuar, kur dëgjojmë në masmedian botërore “mesazhe ngushëllimi” mbi maskrat e botës muslimane, të cilat na vijnë nga të katër anët e botës si nga Kosova, Afganistan, Pakistani, Libani, Palestina, Siria, Jordania, Iraku, Jemeni, Kashmiri, Turkistani Lindor, Filipinet, Arakani dhe Burma.Sytët tanë janë të fiksuar si tëpa shpresë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ndërsa veshët tanë janëtë fiksuar tek lajmet e rreme të “Zërit të Amerikës”. Si përfundim dua të më përjgjigjeni sinqerisht dhe nga thellësia e zemrës pyetjes sime: “Vallë përse duhet tëndihmojë Allahu (xh.sh.) një bashkësi muslimane, e cila është lidhur me mish e me shpirt pas vendimeve të armiqve të saj?”