Pse Irani duhet të mbetet armik i Amerikës

  • None
nga Gareth Porter | Publikuar në Maj 11, 2015, mesnatë

Nga fillimi i bisedimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës-së me Iranin lidhur me programin nuklear, zyrtarët izraelit dhe saudit janë angazhuar me shkrime të cilët tërheqin publicitet të madh, në lidhje me bindjet e tyre se marrëveshja e tillë nukleare do të paraqet kthesë themelore strategjike në politikën amerikane në rajonin e gjirit Persik në dëm të koalicionit tradicional amerikan me Izraelin dhe Arabinë Saudite. Por administrata e Obamasë nuk ka gjasa të mëdha të ndryshojë marrëdhënien me Iranin nga administratat e mëparshme amerikane. Arsyeja është shumë e thjeshtë, shteti nacional i sigurisë amerikane i cili ka fuqinë të bllokojë çdo inciativë të tillë, ka interesa fundamentale afatgjate për vazhdimin e politikës së tillë të trajtimit të Iranit si armik. Individët në kampin izraelit kanë lansuar teorinë e përpunuar për ate se  bisedimet e administratës së Obamas me Iranin paraqesin vizionin strategjike të partneritetit me regjimin iranian. Shembull tipik i tregimeve të tilla është sypozimi i ish zyrtarit të administratës së Bushit Michael Doranit në shkurt të këtij viti  se kryetari amerikan Barack Obama e ka bazuar politikën e vet të hapjes ndaj Iranin në hipotezën se Teherani dhe Washingtoni janë ”aleatët natyror”. Përgjigjja saudite për bisedimet e Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte edhe më ekstreme. Princi Turki al Faisal, ish shefi i sigurimit sekret saudit, i cili në opinion flet hapur nga cili do zyrtari publik tjetër në Arabinë Saudite, ka thënë të tubuarëve në Chatam House të Londrës muajin e kaluar:”Amerikanët dhe iranianët flirtojnë njëri me tjetrin. Me sa duket të dy anët janë të padurueshme që nga flirti të kalojnë në konsumim”. Nga kjo metaforë seksuale fshihet frika saudite nga”marrëveshja e madhe” sipas së cilës Irani do të të hjek dorë nga armatimi nukleara në zëvendësim të ratifikimit të mbizotërimit të tij mbi Irakun, Sirinë, Libanin dhe gjirin Persik. Megjithatë, këto mendime izraelite dhe saudite janë larg realitetit të vërtetë politik të administratës së Obamës ndaj Iranit. Larg nga revizioni fundamental strategjik në stilin e Niksonit, lidhjet diplomatike të administratës së Obamës me Iranin lidhur me programin nuklear iranian paraqet kulmin e një varg improvizimeve të përshtatshmëris politike në kornizën e gjithëmbarshme të dipomacisë së detyrueshme ndaj Iranit. Obama ka pranuar lidhjen diplomatike me Teheranin në kuadër të kampanjës së vet zgjedhore në vitin 2008. Por kyr ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë, politika ndaj Iranit ishte shumë e ndryshme. Në të vërtetë qëllimi i Obamës gjatë mandatit të parë ishte të inkurajojë këtë shtet në pranimin e përfundimit të programit të tij të pasurimit të uraniumit. Edhe pse Obama ka ofruar ” bisedime pa kushte” me Iranin në letrën dërguar udhëheqësit suprem Ali Hamneit në vitin 2009, tani  më e ka zbatuar strategjinë e presionit të shumëfishtë në Iranin që të bie dakord në kushtet e paraqitura amerikane.

Strategjia e Obamës e diplomaciës së detyrueshme ka përfshirë edhe planet për imponimin e sankcioneve ekonomike më të ashpëra, programi sekret i NSA-së për sulmet cyber të qeverisë së Netanjahut të Izraelit në impiantet iraniane nukleare. Obama nuk ka investuar përpjekjet serioze të bisedojë me Iranin gjer në vitin 2012, gjatë së cilës ka besuar se sankcionet e reja të cilët kanë pas të hyjnë në fuqi do ta shtrëngojë atë të pajtohet me ndërprerjen e pakufizuar të programit të pasurimit. Është tërhequr nga kjo kërkesë në vitin 2013 vetëm për shkak se Irani ka rritë numrin e centrifugave nga 4000 në 10000 dhe ka filluar të pasurojë uraniumin gjer në 20%. Nga fillimi i bisedimeve, zyrtarët e lartë në administratë në shumë ratse kanë konfirmuar politikën e trajtimit të Iranit si sponzor i terrorizmit shtetëror “të shkaktarit të pasojave” dhe të  faktorit destabilizues në Lindjen e Afërt.

Në intervistën të cilën e ka dhënë për radionë nacionale publike me 7 prill Obama ka thënë:”Kam pas qëndrim të fortë kur kam thënë se dallimet tona me Iranin nuk ndryshojnë në rast se bindemi që nuk kanë armatim nuklear, ata edhe më tutje do të financojnë Hezbollahun, edhe më tutje do të përkrahin Asadin , ata edhe më tutje do të dërgojnë armë Lëvizjes Hutsi në Jemen i cili ka kontribuar destabilizimit të shtetit”. Në një nivel më të thellë , faktori kryesor në caktimin e politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës-ve ndaj Iranit është politika vendore zgjedhore demokratike, e jo vizioni personal i Obamës të Lindjes së Afërt.Fuqia e lobit izraelit padyshim që seriozisht do të kufizojë fleksibilitetin e politikës ndaj Iranit edhe për shumë vite. E interesat e institucioneve më të fuqishme në sigurinë amerikane nacionale mbesin të lidhur me vazhdimin e politikës së trajtimit të Iranit si armik kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministria amerikane e mbrojtjes nga viti 2002 ka shpenzuar rreth 100 miliard dollar në mbrojtjen nga sulmet e projektileve, nga e cila shumica e parave  shkojnë direkt në kontratat ushtarake me partnerët. Ajo minierë e arit varet në pjesë të madhe në idenë se Irani ka qëllim të kërcënojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tij me projektile balistike.Por në pyetje është miniera më e madhe e arit për industrinë amerikane të armatimit. Arabia Saudite dhe regjimet tjerët të gjirit në koalicionin antiiranian me vite të tëra me shuma të mëdha parash e mbushin arkën e Pentagonit. Të ardhurat e pritura nga marrëveshja me Arabinë Saudite për avionat luftarak dhe teknologjinë mbrojtëse nga projektilat për herë të parë janë publikuar në vitin 2010,  ishte në shumën prej 100-150 miliard dollar nga prokurimi i kontratave dhe ofrimin e shërbimeve në periudhën gjatë dy dekadave. E ky cunami i tillë parash nga Gjiri varet me identifikimin e Iranit si kërcënim ushtarak për tërë rajonin e Lindjes së Afërt.

 

Këto shitje tani janë kyçe për partnerët udhëheqës amerikan. Lockheedi, për shembull, tani varet nga shitja jashtë vendit nga 25  gjer në 33% të ardhurave të vet të gjithëmbarshme. Frika izraelite dhe saudite  për shkak të kthimit të sypozuar të Obamasë në aleancë nuk reflekton realitetet fundamentale politike amerikane e cila me siguri nuk do të ndryshojë dukshëm në një ardhmëri të parashikueshme.



Burimi : Al Jazeera