Kur Ajatollah Khomeini i thoshte jo Armëve bërthamore

  • None
nga Gareth Porter | Publikuar në Tet. 20, 2014, mesnatë

Negociatat bërthamore mes gashtë fuqive botërore dhe Iranit, të cilat priten të mbahen në muajin nëntor, mbeten akoma të bllokuara për shkak të kërkesës së Shteteve të Bashkuara që Irani të shpërbëjë pjesën më të madhe të kapacitetit të tij në pasurimin e uraniumit. Kërkesa bazohet në dyshimin se Irani ka punuar në mënyrë të fshehtë për të zhvilluar armë bërthamore në të kaluarën dhe prandaj nuk mund t’i besohet se nuk do ta bëjë përsëri.

Irani thotë se i ka hedhur poshtë armët bërthamore si ta papajtueshme me Islamin, e për këtë ka përmendur një fetva të Liderit Suprem, Ali Khameneit si provë. Megjithatë, zyrtarët amerikanë dhe europianë janë mosbesues se kjo çështje nuk udhëhiqet vërtetë nga parimet e Islamit shiit. Ata janë mbështetur në informacione të shërbimeve sekrete, të cilat asnjëherë nuk janë konfirmuar, në lidhje me një program të fshehtë të iranit për armët bërthamore.

Por, çelësi për të kuptuar politikën e Iranit në lidhje me armët bërthamore ka të bëjë me një episod historik gjatë tetë viteve të luftës me Irakun. Historia, e cila po tregohet e plotë për herë të parë këtu, shpjegon pse Irani kurrë nuk u kundërpërgjigj ndaj sulmeve të Irakut me armë kimike ndaj trupave dhe civilëve iranianë, të cilat vranë 20 mijë iranianë dhe plagosën 100 mijë të tjerë. Kjo, përfundimisht tregon se kundërshtimi i udhëheqësve iranianë për të zhvilluar armë kimike është i rrënjosur thellë dhe është i sinqertë.

 

Disa burime iraniane kanë theksuar më parë një fetva të Liderit të parë Suprem të Republikës Islamike, Ayatollah Ruhollah Khomeinit, që ndalonte armët kimike, si shpjegim pse Irani nuk i përdori këto armë në luftën me Irakun. Por, asnjëherë nuk janë bërë publike detaje se ku dhe si e ka dhënë këtë fetva Khomeini, prandaj edhe është injoruar për dekada.

Megjithatë, tani shefi i kohës së luftës i ministrisë iraniane, përgjegjës për prokurimet ushtarake, ka dhënjë një dëshmi okulare rreth ndalimit të Khomeinit për armët kimike, por edhe për armët bërthamore gjithashtu. Në një intervistë me mua në Teheran në fund të muajit shtator, Mohsen Rafighdoosti, i cili ka shërbyer si ministër i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike gjatë tetë viteve të luftës, zbuloi se i kishte propozuar Khomeinit që Irani të fillonte të punonte për armët bërthamore dhe kimike – por i ishte thënë në dy takime të ndryshme se armët e shkatërrimit në masë janë të ndaluara në Islam. Kërkova një intervistë me Rafighdoostin pasi mësova se kishte dhënë një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Mehr (Mehr News Agency) në muajin janar ku aludonte për takimin me Khomeinin në kohën e luftën dhe ndalimin e liderit suprem për armët kimike dhe bërthamore.

Rafighdoostiështë burgosur në kohën e Shahut për aktivitete politike disidente. Ai u bë një pikë kontakti për aktivistët anti-Shah kur doli nga burgu në vitin 1978. Kur Khomeini u kthye në Teheran nga Parisi pas Revolucionit Islamik në vitin 1979, Rafighdoosti u bë truproja e tij dhe shefi i ekipit të sigurisë. Ai gjithashut ka qënë edhe një nga anëtarët themelues të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Ai ka qënë i përfshirëpërsonalisht nëçdo vendim ushtarak që merrnin trupat gjatë luftës Iran-Irak, duke përfshirë edhe iniciativën e programit të raketave balistike të Iranit dhe krijimin e Hezbollahut.

Përkundër sfondit të tij me IRGC-në, Rafighdoosti ka përfaquar pragmatizmin e qeverisë së presidentit Hassan Rouhani. Në tetor të vitit 2013, ai kujtoi në një intervistë se Khomeini ia kishte mbushur mendjen të ngrinte selinë e IRGC-së në ish-ambasadën amerikane në Teheran.

Pse dëshiron të shkosh atje? kujton Rafighdoosti të ketë thënë Khomeini. “A mos duhet të zgjasin mosmarrëveshjet tona me Amerikën një mijë vjet? Mos shkoni atje.

Rafighdoosti më priti në zyrën e tij modeste në Fondacionin Nur, kryetar i të cilit ka qënë deri në vitin 1999. Ai duket më i ri se mosha e tij 74-vjeçare. Ka akoma trupin e lidhur të një truprojeje me sy të ndritur.

Iraku i Saddam Husejnit filloi përdorimin e armëve kimike kundër trupave iraniane pasi Irani zbrapsi sulmi fillestar të Irakut dhe filloi një kundërsulm në brendësi të Irakut. Irakenët i panë armët kimike si zgjidhjen e vetme për t’iu përgjigjur superioritetit të fuqisë së Iranit. Doktorët iranianë në fillim dokumentuan simptomat e para të gazit mustard nga sulmi iraken me armë kimike kundër trupave iraniane në mesin e vitit 1983. Megjithatë, - tha Rafighdoosti, pati një rritje dramatike të sulmeve me armë kimike nga Iraku në muajt shkurt dhe mars të vitit 1984. Sulmi përfshinte dy lloje gazesh; atë mustard dhe gazin nervor tabun, i cili e bëri atë që të marrë një nismë të re në planin e tij të luftës.

Rafighdoosti më tha se kishte kërkuar ndihmë nga  qeveritë e huaja, duke përfshirë armë, për t’iu përgjigjur kërcënimit të luftës me armë kimike, por të gjitha i refuzuan kërkesat e tij. Kjo e bëri të marrë vendimin se ministria e tij duhej të prodhonte çdo gjë që kishte nëvojë Irani për luftën. “Unë përsonalisht i mblodha të gjithë kërkuesit që kishin njohuri nëçështjet e mbrojtjes,” kujton ai. Ai organizoi grupe specialishtët për të punuar në secilën kategori ushtarake ku kishte nevojë – njëra prej të cilëve u quajt “Kimike, biologjike dhe bërthamore.”

Rafighdoosti përgatiti një raport në lidhje me të gjitha grupet që kishte formuar dhe shkoi të disktutonte me Khomeinin,  me shpresën se ai do të miratonte punën e tij për armët kimike dhe bërthamore. Lideri Suprem e takoi atë i shoqëruar vetëm nga i biri, Ahmedi, i cili,sipas Rafighdoostit, shërbente si kreu i stafit. “Kur Khomeini lexoi raportin, ai reagoi ndaj grupit të armëve kimiko-biologjiko-bërthamore, duke pyetur, Për çfarë duhet kjo?” kujtonRafighdoosti.

 

Khomeini e përjashtoi zhvillimin e armëve kimike dhe biologjike, duke e konsideruar në kundërshtim me Islamin.

“Imami më tha se në vend që të përdorim armë kimike dhe biologjike, ne duhet të prodhojmë mbrojtje për trupat tanë, si maska gazi  dhe atropinë,” tha Rafighdoosti.

Rafighdoosti gjithashtu i tha Khomeinit se grupi ka “një plan për të prodhuar armë bërthamore.” Kjo mund të ishte vetëm një qëllim i largët në vitin 1984, duke pasur parasysh gjendjen rudimentare të programit bërthamor të Iranit.Në atë kohë, specialistë bërthamor të Iranit nuk kishin njohuri si ta pasuronin uraniumin e as teknologjinë për ta bërë këtë. Por, sidoqoftë, Khomeini ia mbylli derën një programi të tillë. “Ne nuk duam të prodhojmë armë bërthamore,” kujton Rafighdoosti t’i ketë thënë Lideri Suprem.

Khomeini e udhëzoi atë, në vend që t’i “dërgonte shkencëtarët te Organizata e Energjisë Atomike,” duke iu referuar agjencisë civile iraniane për energjisë bërthamore. Sipas Rafighdoostit, ky drekret i Khomeinit i dha fund idesë për të kërkuar armë bërthamore.

Problemi i luftës me armë kimike mori një kthesë të re në fund të qershorit 1987, kur avionët irakenë bombarduan katër zona të banuara në Sardasht, një qytet etnik kurd në Iran, ku besohet se u përdor gaz mustard. Ishte hera e parë që popullsia civile iraniane vihej në shënjestër të sulmeve irakene me armë kimike, dhe popullsia ishte krejtësisht e pambrojtur. Nga 12 mijë banorë, 8 mijë u ekspozuan dhe qindra të tjerë vdiqen.

Ndërkohë që frika popullore për sulme me armë në qytete të tjera iraniane u rrit shumë shpejt, Rafighdoosti mori një nismë të madhe për të përgatitur hakmarrjen e Iranit. Ai punoi me ministrinë e mbrojtjes për të krijuar aftësinëe prodhimit të armëve me gaz mustard.

Rafighdoosti pas dyshim shpresonte se rrethanat e reja të sulmeve irakene me armë kimike ndaj civilëve iranianë do të bënin që Khomeini të kishte një mendin ndryshe në lidhje me këtëçështje. Ai ma bëri të qartë se Khomeini nuk ishte në dijeni të prodhimit të dy armëve kimike me gazin mustar, derisa u përfunduan. “Në takim, i thashë Imamit se ne kemi aftësi të mëdha për të prodhuar armë kimike,” kujton ai. Rafighdoosti më pas e pyeti Khomeinin për kënvështrimin e tij në lidhje më “këtë aftësi për t’u hakmarrë.”

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) zbuloi detajet e programit të Rafighdoostit për armët kimike në një dokument që ia dha delegacionit amerikan nëOPCW në maj të vitit 2004. Më vonë u bë publike nga WikiLeaks, i cili publikoi një kabllogram diplomatik amerikan me përmbajtjen e tij. Dokumenti tregon se dy ministrat kishin gjetur prekursorët kimikë për gazin mustard, dhe në shtator 1987 filloi prodhimi i kimikatëve të nevojshme për të prodhuar armët – sulfur, mustard dhe nitrogjen mustard. Por, dokumenti gjithashtu tregoi se dy ministrat nuk i “armatosën” kimikatët pasi i futën në predhat e artilerisë, bombat ajrore, apo raketat.

Lideri suprem ishte i palëkundur nga rreziku i ri që paraqisnin sulmet irakene me gaz kundër civilëve. “Nuk ka rëndësi nëse është në fushëbetejë apo në qytete; ne jemi kundër tij,” i tha ai Rafighdoostit. “Ështëharam [e ndaluar] të prodhohen armë të tilla. Lejohet vetëm të prodhojmë mbrojtje.”

Duke kujtuar superioritetin shpirtëror dhe moral të Republikës islamike kundrejt regjimit sekular iraken, Rafighdoosti kujton si Khomeinin pyeti në mënyrë retorike, “Nëse ne prodhojmë armë kimike, cili është dallimi mes meje dhe Sadamit?”

Vendimi i Khomeinit i dha fund nismës së IRGC-së për armët kimike. “Edhe pas Sardashtit, nuk kishte asnjë mënyrë si të hakmerreshim,” kujton Rafighdoosti. Dokumenti iranian i vitit 2004 konfirmon se prodhimi i dy kimikatëve ndaloi. Ndërtesa ku ruheshin ishte mbyllur në vitit 1988, ndërsa pajisjet prodhuese u çmontuan në vitin 1992.

Khomeini gjithashtu e përsëriti dekretin e tij për të ndaluar punën për armët bërthamore, duke i thënë atij: “Mos fol fare për armë bërthamore.”

Rafighdoosti e mirëkuptoi ndalesën e Khomeinit për përdorimin e armëve kimike, biologjike, apo bërthamore si njëfetva – një gjykim në jurisprudencën islame nga një dijetar i kualifikuar. Kurrë nuk u bë formale e as nuk u shkrua, por kjo nuk kishte rëndësi, pasi ishte lëshuar nga “kujdestari jurist” i Shtetit islamik – dhe ishte ligjerisht i detyrueshëm për të gjithë qeverinë. “Kur Imami tha se ishtë haram [e ndaluar], ne nuk kishim pse të thoshin se ishte fetva,” shpjegoi Rafighdoosti.

 

Rafighdoostit nuk i kujtohej data e takimit të dytë me Khomeinin, por prova të tjera tregojnë bindshëm se ishte në muajin dhjetor 1987. Kryeministri iranian Mir Hossein Mousavi tha në një fjalim në fund të dhjetorit 1987 se Irani “ka aftësinë të prodhojë armë kimike” dhe shtoi se janë krijuar “seksione të veçanta” për “armë kimike sulmuese.” Por, Mousavi u përmbajt nga deklarimi se Irani në fakt kishte armë kimike, dhe la te kuptohej se Irani ishte i kufizuar nga rregullat fetare. “Ne do t’i prodhojmë ato vetëm kur na lejon Islami dhe kur të jemi të detyruar ta bëjmë këtë,” tha ai.

Disa ditë pas fjalimit të Mousavit, një raport në të përditshmen londineze Independent iu referua fetvasë se Khomeinit kundër armëve kimike. Ish-negociatori bërthamor i Iranit, Seyed Hossein Mousavian, tani një studiues në Universitetin Princeton, konfirmoi për këtë artikull se fetvaja e Khomeinit kundër armëve kimike dhe bërthamore, që u bë shkak për deklaratën e jashtëzakonshme të kryeministrit, në të vërtetë ishte thënë në takimin me Rafighdoostin.

 

Në shkurt 1988, Sadami i shtoi sulmet e tij me raketa ndaj objektivave urbane në Iran. Ai gjithashtu kërcënoi se do t’i mbushte raketat e tij me armë kimike, e cila tmerroi qindra e mijëra iranianë. Një e treta, deri gjysma e popullsisë së Teheranit lanë qytetin nga paniku.

Fetvaja e Khomeinit jo vetëm që e detyroi komandanti e fuqishëm të Gardës Revolucionare të hiqte dorë nga dëshira e madhe për t’iu përgjigjur sulmit iraken me armë kimike, por fetvaja e bëri krejtësisht të pamundur vazhdimin e luftës. Edhe pse Khomeini kishte arsye të tjera për atë që ai e quajti “vendim të hidhur” që të pranonte një armëpushim me Irakun në korrik të vitit 1988, përdorimi i këtyre mjeteve shkatërruese ishte një faktor i rëndësishëm në vendimin e tij. Në një letër ku shpjegonte vendimin e tij, Khomeini tha se ai e kishte miratuar armëpushimin “për shkak të përdorimit të armëve kimike nga armiku dhe për shkak të mungesës sonë të pajisjeve për t’i neutralizuar ato.”

Vendimi Islamik i Khomeinit kundër të gjitha armëve të shkatërrimit në masë, duke përfshirë armët bërthamore, u vazhdua nga Ali Khamenei,i cili kishte shërbyer si president në kohën e Khomeinit, e që më pas e pasoi atë si Lider Suprem në vitin 1989. Irani filloi t’i bënte reklamë fetvave të Khameneit kundër armëve të shkatërrimit në masë në vitin 2004, por analistët dhe mediat e lajmeve në Shtetet e Bashkuara dhe Europë e kanë konsideruar këtë si një marifet propagandistik që nuk duhet marrë seriozisht.

Analizat e fetvave të Khameneit kanë qënë të mangëta jo vetëm për shkak të mungesës së të kuptuarit të rolit të “kujdestarit jurist” në sistemin politik iranian, por gjithashtu edhe për shkak të mosnjohjes së historisë së fetvave të Khameneit. Një fakt i rëndësishëm i panjohur deri tani është se Khamenei në fakt e ka dhënë fetvanë kundër armëve bërthamore pa ndonjë bujë në mesin e viteve ’90, si përgjigje të kërkesës së një zyrtari për mendimin e tij fetar në lidhje me armët bërthamore. Mousavi mban mend se e ka parë letren në zyrën e Këshillit Suprem për Sigurinë Kombëtare, ku ka qënë kreu i Komitetit për Marrëdhëniet Ndërkombetare nga viti 1997 deri në vitin 2005. Letra e Khameneit kurrë nuk u bë e ditur për publikun. Me sa duket për shkak se qeveria e presidentit të atëhershëm Ali Akbar Hashemi Rafsanjani kishte vite që argumentonte kundër armëve bërthamore mbi baza strategjike, prandaj publikimi i fetvasë dukej i panevojshëmnë atë kohë.

Që nga viti 2002, qëndrimi zyrtar i administratës së presidentit amerikan Barak Obama ka qënë për të mirëpritur fetvanë e Khameneit kundër armëve bërthamore. Madje, Obama iu referua asajnë fjalimin e tij në Asamblenë e Pergjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator 2013. Por, duket qartë se këshilltarët e Obamës akoma nuk e kuptojnë krejtësisht domethënien e plotë të fetvasë: Sekretari i Shtetit John Kerry u tha gazetarëve në korrik: “Fetvaja e dhënë nga një klerik është jashtëzakonisht e rëndësishme për të kuptuar qëllimin,” por pastaj shtoi: “Është e nevojshme që ne ta kodifikojmë atë.”

Ajo deklaratë, si shumica e komenteve rreth fetvave të Khameneit kundër armëve bërthamore, ngatërron fetvatë e dhëna nga çdo dijetar musliman i kualifikuar, me fetvatë e dhëna nga Lideri Suprem nëçësthjet e politikës së shtetit. E para është e rëndësishme vetëm për ata që ndjekin pikëpamjet e një dijetari; ndërsa e dyta, është e detyrueshme për shtetin në përgjithësi në sistemin politik të Iranit i bazuar në Islamin shiit, i cili ka një status ligjor mbi çdo legjislacion tjetër të thjeshtë.

Historia e plotë e fetvave të Khomeinit në kohën e luftës kundër armëve kimike tregon se kur “kujdestari jurist” i sistemik islamik të Iranit lëshon një gjykim fetar kundër armëve të shkatërrimit në masë si diçka e ndaluar në Islam, ajo i refuzon të gjitha konsideratat e tjera politike dhe ushtarake. Fetvatë e Khomeinit kundër armëve kimike kanë parandaluar prodhimin dhe përdorimin e armëve të tilla – edhe pse i vendoste forcat iraniane në një disavantazh të madh në luftën kundër Irakut, dhe pavarësisht se Garda Revolucionare ishte në favor të përdorimit të këtyre armëve. Është e vështirë të imagjinohet një tekst më i fuqishëm në jurispridencën islamike se ai i Liderit në lidhje me këtëçështje.

Duke pasur parasysh keqkuptimin themelor të mënyrës së si Republika Islamike ka bërë politikë në lidhje me armët e shkatërrimit në masë, episodi i fetvave të Khaomeinit ka implikime të dukshme në negociatat bërthamore me Iranin. Negociatorët, të cilët nuk janë në dijeni të historisë së vërtetë të fetvave anti-bërthamore të Iranit, janë të prirur të bëjnë llogaritje të gabuara që mund të kushtojnë shumë. 



Burimi : Foreign Policy