Ekzistenca e shqiptarit të sotëm i detyrohet Islamit

  • None
nga Gürkan Biçen | Publikuar në Mars 17, 2015, 1 a.m.

Dihet se rrëfimet historike, komentet e bëra, shtimet dhe pakësimet i përngjajnë një ushqimi në tryezën e ngrënies së secilit nga ne. Në këtë këndvështrim rrëfimi historik nuk ka fund. Por megjithatë historia si një degë shkencore nuk është kështu. Shkenca e historisë, duhet t’i referohet burimeve të dorës së parë kur përdor mjetet e saj sipas nevojës. Rreth një çështjeje që nuk ka burime të dorës së parë, zënë vend burimet e dorës së dytë të cilat vërtetojnë njëri-tjetrin. Në të dyja rastet sipas këndvështrimit historik, qëndrueshmëria e një pretendimi, lidhet ngushtë me të dhënat dhe dokumentet e pakundërshtueshme. Ndryshimi i së vërtetës, me transmetime të padokumentuara i ngjan një njeriu që sa më shumë hedh ujë aq më shumë fryhet brumi. Aq më keq kur s’ka njeri që t’i thotë: “Ndal”...

Pak kohë më parë, një shkrim dhe një reportazh në siten e internetit “Media e Lirë”, trokitën edhe njëherë në derën e hetimit se sa muslimanë janë shqiptarët dhe sa islame është Shqipëria. Ajo që hodhi hapin e parë ishte Alma Prifti, e cila pretendonte se shqiptarët për t’i shpëtuar politikave të ashpra ekonomike të ushtruara, gjatë epokës së Perandorisë Osmane, u detyruan që të dukeshin si muslimanë, por në të vërtetë ata ishin kriptokristianë (të krishterë të fshehur). Ndërsa hapin e dytë e hodhi ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ankara, Genci Muçaj kur gjatë reportazhit të bërë nga gazetareja Çidem Hixhran Jorganxhëollu tha se “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”.

Historiani shqiptar, Olsi Jazexhiu teza e doktoraturës së të cilit, është pranuar nga Katedra e Qytetërimit dhe Historisë të Universitetit të Europës, në veprën me titull “Ottomans into Illyrians” (Nga Osmanët tek Ilirët) e tezës së doktoraturës së tij, hedh poshtë pretendimin në fjalë, të cekur nga dy personazhet e lartpërmendura, ai trajton duke dhënë shembuj rreth çështjes së Islamizimit të shqiptarëve gjatë aventurës se tyre të fundit pesëqind e pesëdhjetë vjeçare. Olsi Jazexhiunë tezën e tij shënon se pretendimet si: “Shqiptarët u Islamizuan me detyrim” dhe “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”, janë shpikur më vonë dhe iu janë imponuarshqiptarëve. Një vëmendje të veçantë meriton t’i kushtohet edhe veprës me titull: “Kujtime nga Shqipëria Osmane” e Eqerem Bej Vlorës, ku analizohen se si janë formuar mendimet e klikave të sotme dhe se si do të formohen sërish ose do të komentohen rishtas në të ardhmen. Si këto edhe shumë dokumente të tjera, hedhin dritë mbi jetesën fetare të shqiptarëve, siç ka sqaruar edhe Olsi jazexhiu kur shqyrton lidhjes midis të shkuarës dhe të tashmes sënjerëzve, të cilët ndërruan pozicionet feja dhe populli/kombësia. Në këtë etapë, mund të shtrohet pyetja se: “A nuk është një e vërtetë që edhe Islami ashtu si Krishterimi dhe nacionalizmi është pjesë e popullit shqiptar?”

Ndonëse hasim ndonjë gjurmë islame në Shqipëri para sundimit osman,duhet ta pranojmë si të vërtetë faktin se gjatëepokës së sundimit të administratës osmane në gjeografinë e Ballkanit, ndodhi pothuajse i tërë Islamizimi i popullit shqiptar në masa të gjëra. Njerëzit largpamës shqiptarë, që sunduan në në fillesat e administratës osmane, menduan se e ardhmja e popullit shqiptar i përkiste Islamit. Nacionalistët shqiptarë nxjerrin në plan të parë figurën eGjergj Kastriotit Skëndërbeut, ndërsa muslimanët figurën e djalit të xhaxhait të tij HamzaKastriot Beut, i cili gjendet i varrosur në tyrben e qytetit të Bursës në Turqi, ku muslimanët i luten.Kryengritjet e shekullit të XV të shqiptarëve kundër osmanëve morën fund kur shqiptarët nën administratën osmane, planifikuan projektin e bashkimit të tërë trojeve shqiptare, kështu që kryengrittësit vendas u tërhoqën. Proçesi i Islamizimit të shumicës së shqiptarëve zgjati plot 200 vjet. Kjo tregon se marrrëdhënia midis popullit shqiptar dhe administratës osmane nuk mbështetej mbi bazat e imponimit. Është mëse e qartë se nën sundimin e një shteti musliman, muslimanët kishin përparësi të përcaktuara, por shteti osman vepronte me logjikë perandorake, pa dallim feje caktonte shumë shqiptarë si administrues në zona të shumta rajonit (të Lindjes së Mesme). Njëlloj si guvernatori i Libanit, Pashko Vasa i njohur ndryshe edhe si Vaso Pasha që thoshte se “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”...

Qëndrimi i butë i europianëve dhe pretendimi i tyre, se osmanët e detyruan popullin shqiptar të Islamizohej dhe se çdo shqiptar në të vërtetëështë një i krishterë i fshehurmund të tingëllojë këndshëm për disa, por kjo do të thotë përbuzje dhe nënçmim ndaj gjyshërve tanë, të cilët një pretendim të tillë nuk do ta pranonin kurrë. Ai që pretendon kështu, nuk është në dijeni se në të vërtetë ai po ofendon popullin shqiptar, përballë popujve fqinjë të tij. Sipas këtij pretendimi, në dallim nga populli serb, grek, malazez dhe kroat, të cilët i rezistuan sulmeve osmane, populli shqiptar “na qenka” Islamizuar me imponim, por ky është një pretendim me veçori përbuzëse dhe ofenduese për popullin shqiptar, me të cilën na lidhin lidhjet e gjakut, të gjuhës dhe të kulturës.Njerëz me pretendime të tilla, për të lartësuar nacionalizmin shqiptar, na shfaqin përpara syve pamjen e heroit kombëtar shqiptar, i cili u ka vënë gjoksin topave osmanë, por kur vjen çështja se cila është feja e shqiptarit, është e habitshme se si tëra këto heroizma zhduken me një të rënë të lapsit.

Po, dikur gjyshërit taë ishin të krishterë. Kjo ishte një zgjedhje e drejtë që ata bënë pas jetesës së tyre në mënyrë pagane. Në të vërtetë besimi në një fe hyjnore, ne fenë e Isait (a.s.) të cilin edhe muslimanët e pranojnë si të dërguar të madh ishte një vendim, që e lartësoi kombin shqiptar, në një epokë ku nuk kishte ardhur ende Islami. Përsëri gjyshërit tanë, e pranuan krahëhapur fenë e re e cila vjen nga i njëjti burim nga vinte feja e Isait (a.s.) Ky ishte vendimi i tyre dhe ne duhet ta respektojmë vendimin e tyre. Ne shqiptarët tanimë jemi muslimanë dhe jemi aq krenarë sa ç’ishim kur kaluam nga paganizimi në Krishterizëm. Shpirti i Islamit, ndërtoi nga fillimi kulturën tonë, jetesën tonë të përditshme, dhe gjuhën tonë. Siç shihet, betimi mijëra vjeçar i popullit tonë, Besadhe fjalia “Nuk ka besë pa Kur’an” u lartësua sërish në bazat e Islamit.

Në mesin e popullit shqiptar, ka edhe të krishterë dhe secili nga ata është një njeri i respektuar. Ata janë nipërit e gjyshërve tanë, të cilët në atë kthesë historike, menduan se duhet t’i qëndronin besnikë fjalës së dhënë ndaj Isait (a.s.) Muslimanët shqiptarë nuk bëjnë dallim mes Isait (a.s.) dhe Muhammedit (s.a.u.s.) Muslimanët shqiptarë nuk meritojnë të respektohen vetëm nga të krishterët shqiptarë, por meritojnë të respektohen nga të tërë krishterët e botës. Por megjithatë edhe muslimanët shqiptarë kërkojnë të njëjtin respekt nga të krishterët shqiptarë. Muslimanët shqiptarë nuk janë në ndjekje të “Shqiptarisë”. Ata nuk ushqejnë armiqësi as kundër atyre që kanë të njëjtin gjak dhe as kundër atyre që kanë të njëjtën fe me ta. Muslimanët shqiptarë nuk kryejnë asnjë veprim, i cili i tejkalon kufijtë fetarë dhe nuk ndërmarrin asnjë sulm, kundër bashkëatdhetarëve të tyre të feve të tjera. Përballë një sulmi të tillë, ata kundërpërgjigjen vetëm duke zbatuar normat e drejtësisë dhe mëshirës brenda kornizës së urdhrave fetare. Ai i cili i tejkalon këto norma dhe e quan veten musliman, ose ia vesh këto cilësi Islamit, ai është njeriu që është i lidhur në mënyrën më të dobët ose më të kalbur me Islamin. Sepse muslimani shqiptar siç thotë edhe Alija Izzetbegoviç është zbatuesi i fjalës: “Detyrimi i vetëm kundër armikut tonë është drejtësia”.

Muslimanët shqiptarë, zotërojnë pjesën më të madhe të trojeve shqiptare dhe si rrjedhojë duan që nën orientimin e Islamit, të jetojnë në  paqe dhe në qetësi në këto troje. Kjo kërkesë përfshin jo vetëm bashkëjetesën me të krishterët shqiptarë, por edhe atë me popujt e tjerë të cilët sot sillen si armiqtë tanë. Muslimanët shqiptarë duan t’i tregojnë popujve të krishterë se janë të pastruar nga çdo lloj nacionalizmi dhe se janë ndjekësit e vërtetë të Isait (a.s.) Rajoni na tërheq vëmendjen me mallin për ta parë një ditë,duke jetuar të tërë bashkë, të pastruar nga çdo lloj nacionalizmi, drejt një mënyrë të denjë të thirrjes për paqe në mes të këtyre dy grupeve, që ndjekin dy të dërguar të mëdhenj, si të krishterët ashtu edhe muslimanët, pa u bërë marioneta dhe vegla e askujt, duke filluar nga serbët.Muslimanët shqiptarë besojnë se i tërë rruzulli tokësor i përket Allahut dhe Allahu do t’ia lërë trashëgim robërve të Tij të mirë, madje edhe vetë trojet shqiptare nuk përjashtohen nga ky premtim. Që të ndodhin të tërë këta dukuri, duhet që të ekzistojë një Shqipëri Muslimane në mënyrë që të ekistojnë edhe muslimanët shqiptarë. Të krishterët shqiptarë dhe të tjerët duhet që të bashkëpunojnë me muslimanët shqiptarë, për të ndërtuar paqen dhe begatinë në trojet shqiptare dhe është mirë që të heqin dorë nga ofendimet kundër tyre duke thënë se ata janë nipërit e njerëzve që i Islamizuan me imponim.

Njerëzit që flasin gjepura dhe që nuk e pranojnë shkencën e historisë së muslimanëve shqiptarë,kanë gabuar. Si Prifti ashtu edhe Muçaj kanë gabuar rëndë. Që nga dita kur gjyshërit tanë, vendosën që të bëheshin muslimanë dhe deri më sot, ekzistenca e shqiptarit i detyrohet Islamit. Ndërsa ekzistenca e Shqipërisë muslimanë është kushti bazë për paqen e rajonit.