Izraeli nuk do të mund t'i mbijetojë një lufte të re me Hezbollahun

nga Eymen Ahmed | Publikuar në Tet. 4, 2023, 7:07 a.m.

Entiteti sionist nuk do të mund të mbijetojë. Ky nuk është spekulim. Duke marrë parasysh numrin e raketave në arsenalin e Hezbollahut, mbi Izraelin mund të bien rreth 1500 raketa në ditë. Raketat e Hezbollahut do të shkaktojnë shkatërrim të madh në strukturën sioniste. Ditët e entitetit të paligjshëm sionist janë të numëruara. Vetëm një gabim do të jetë fundi i kësaj ndërmarrjeje koloniale të kolonëve.

Për të kuptuar pse Izraeli nuk mund t'i mbijetojë një lufte të re me Hezbollahun, një vizitë në muzeun Mleeta në Libanin jugor është e domosdoshme. I vendosur mes pemëve kedra, objekti ndodhet në rajonin malor afërsisht 30 km në juglindje të Sayda. Muzeu përfaqëson fitoren e rezistencës islame kundër barbarizmit sionist. Më konkretisht, ajo përshkruan humbjen e Izraelit në luftën e vitit 2006.

Ekspozita e hapur zyrtarisht në maj të vitit 2010, shfaq tanke izraelite, xhipa, pjesë helikopterësh, bomba, armë dhe pajisje të tjera të ushtrisë izraelite të kapura nga sionistët ose të shkatërruara gjatë luftës 33-ditore në verën e vitit 2006. Kjo është një kujtesë e fuqishme e disfatës dërrmuese që pësuan sionistët, të cilët u detyruan të iknin me bishtin mes këmbëve.

Muzeu u krijua për të përkujtuar luftëtarët e Hezbollahut, të cilët, të armatosur me besim, qëndrueshmëri dhe vullnet të lirë, rezistuan dhe mundën makinën më të madhe ushtarake të Azisë Perëndimore. Përveç Fermave Sheba, pushtuesit sionist u dëbuan nga pjesa më e madhe e Libanit Jugor.

Tipari më i dukshëm i muzeut është një hartë e madhe e vendosur brenda sallës kryesore, që tregon koordinatat e sakta të aseteve strategjike të Izraelit. Këto përfshijnë reaktorin bërthamor Dimona të Izraelit, fabrikat e armëve kimike në Hayfa dhe objektet kryesore ushtarake.

Rëndësia e hartës është shumë e madhe. Ja arsyeja. Në luftën e vitit 2006, Hezbollahu arriti të shkatërrojë një bazë të fshehtë ushtarake izraelite të përdorur për të monitoruar komunikimet e rezistencës islame. Sipas sionistëve, vendndodhja e vendit në fjalë ishte një sekret i ruajtur nga afër dhe ishte i njohur vetëm për një pjesë të vogël të personelit ushtarak në Izrael. Duke e shkatërruar atë me raketa, Hezbollahu dërgoi një mesazh goditës: Nuk ka asgjë të cilën rezistenca islamike nuk mund të arrijë.

Hezbollahu tregoi koordinatat e objekteve ushtarake të Izraelit dhe vuri në dukje se Izraeli do të paguante një çmim të lartë nëse do të fillonte një luftë të re agresioni kundër rezistencës islamike. Entiteti sionist nuk do të mund të mbijetojë. Ky nuk është spekulim.

Në vlerësimin e bërë nga ushtria izraelite në maj të vitit 2022, u arrit në përfundimin se raketat e Hezbollahut do të vrisnin 300 izraelit në nëntë ditët e para të luftës. Kjo është padyshim një përpjekje për të minimizuar shifrat e viktimave. Duke marrë parasysh numrin e raketave në arsenalin e Hezbollahut, mbi Izraelin mund të bien rreth 1500 raketa në ditë.

Edhe me Kupolën e Hekurt të furnizuar nga SHBA-ja prej 1 miliard dollarësh shumë të lavdëruar nga Izraeli, edhe në rrethanat më ideale, shkalla e përgjigjes do të ishte 70 për qind. Kjo do të thotë se 30 për qind e raketave do të kalojnë. Në një situatë reale lufte, mund të kalojnë më shumë raketa, sepse asnjë sistem, sado i ndërlikuar, nuk mund të funksionojë me kapacitet maksimal. Iron Dome nuk ka arritur ende një normë suksesi prej 70 për qind. Raketat e Hezbollahut do të shkaktojnë shkatërrim të madh në strukturën sioniste.

Për më tepër, gjatë luftës së vitit 2006, Hezbollahu kishte vetëm disa mijëra raketa Katyusha, të cilat kanë rreze të kufizuar. Arsenali i Hezbollahut sot përbëhet nga të paktën 150,000 raketa, shumë prej të cilave janë me rreze të gjatë dhe të afta të godasin çdo pjesë të Izraelit.

Jo çuditërisht, vlerësimi i ushtrisë izraelite arriti në përfundimin se numri i objektivave ushtarake izraelite të cilat mund t'i arrinte Hezbollahu gjatë luftës së vitit 2006, ishte rreth 287. Sot, ky numër është në mijëra: grupi i rezistencës do të jetë në gjendje të arrijë dhe të godasë qindra objektiva izraelite në javë.

Në fillim të gushtit, ministri i mbrojtjes i entitetit të paligjshëm sionist, Yoav Gallant kishte kërcënuar se do të godiste "çdo metër" të Libanit dhe do ta kthente atë "në Epokën e Gurit". Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, iu përgjigj këtyre kërcënimeve në fjalimin e tij të mbajtur më 14 gusht. Ai tha se rezistenca islamike nëse dëshiron, mund ta "kthejë Izraelin në Epokën e Gurit".

Fjalimi u mbajt për të përkujtuar 17 vjetorin e humbjes së Izraelit në Libanin jugor. Kjo ishte tërheqja e dytë poshtëruese për sionistët, duke shënuar fundin e luftës së vitit 2006. Tërheqja e parë e Izraelit u bë në maj të vitit 2000 nën presionin e pamëshirshëm të Hezbollahut. Sionistët u larguan nga pjesa më e madhe e Libanit jugor, duke përfshirë kampin e përqendrimit Khiam, ku luftëtarët e Hezbollahut, palestinezët dhe civilët libanez u mbajtën në kushte të tmerrshme dhe u torturuan.

Sayyed Nasrallah u shpreh kështu:

“Nuk mund të mohojmë faktin që Izraeli ka kapacitetin për ta kthyer Libanin në “Epokën e Gurit”. Ata mund ta bëjnë këtë me forcat e tyre ajrore, raketat, artilerinë dhe mbështetjen e SHBA-së. Por kjo nuk është e re… Ajo që është e re është ajo që mund të bëjë Libani… Çfarë mund të bëjë Rezistenca. Kjo është diqka që udhëheqja izraelite e di shumë mirë, por po përpiqet të largojë vëmendjen nga media."

Ky paralajmërim është bërë mes tensioneve në rritje në kufirin Izrael-Liban. Hezbollahu u alarmua nga gërmimet sioniste që synonin ngritjen e një muri, veçanërisht në pjesën veriore të qytetit të Gajar. Sionistët shkuan më tutje: ata aneksuan ilegalisht Gajarin në muajin korrik.

Qyteti është territor libanez dhe ndodhet në jug-lindje të fermave Sheba dhe është pushtuar ilegalisht nga sionistët që nga qershori i vitit 1967. Në maj të vitit 2000, kur ushtria pushtuese u dëbua nga pjesa më e madhe e Libanit jugor, sionistët nuk evakuuan Fermat Sheba.

Që nga ajo kohë, kjo ka qenë një pikë e dobët për Libanin, veçanërisht për Hezbollahun. Linja e Armëpushimit të OKB-së 2000 shërben si një vijë ndarëse në mes të Izraelit dhe Libanit dhe shkon në lindje drejt qytetit të vogël libanez të Kafr Kala. Një stacion policie ushtarak izraelit qëndron pak metra larg vijës ndarëse. Armët e mëdha të pushtuesve sionist drejtohen në mënyrë kërcënuese drejt qytetit përballë shkollës së vajzave.

I frustruar nga mungesa e veprimeve të OKB-së apo edhe refuzimi i evakuimit të Fermave Sheba nga sionistët, Hezbollahu ndërmori hapa proaktivë prillin e kaluar. Ai ndërtoi një stacion policie në zonën e pushtuar në Fermat Sheba. Përveç protestave, korrikun e kaluar fshatarët libanez jugor hynë në territorin e pushtuar libanez për herë të parë në disa vite. Kjo u bë në praninë dhe me mbështetjen e ushtrisë libaneze. Në të kaluarën, ushtria libaneze ka vepruar kundër interesave të popullit.

Sayyed Nasrallah vlerësoi ushtrinë libaneze për veprimin e saj, duke e quajtur atë "garantues i sigurisë, paqes dhe stabilitetit". Ai theksoi se në të kaluarën kishte nga ata që dëshironin që ushtria të vepronte "siq dëshironte vet".

Udhëheqësi i Hezbollahut premtoi gjithashtu se "Rezistenca do të kthejë të gjitha pikat kufitare të pushtuara". Ai përmendi në mënyrë të veçantë Fermat Sheba, kodrat Kfar Shaba dhe qytetin Gajar, të cilat aktualisht janë nën pushtimin izraelit.

Duke iu referuar kaosit të brendshëm që rrethon formacionin sionist, Sayyed Nasrallah tha se Izraeli tani është më i dobët se në vitin 2006, ndërsa Hezbollahu dhe Boshti i Rezistencës janë "shumë më të fortë". Ai vazhdoi tutje: "Armiku kaloi nga sulmi dhe marrja e iniciativës në marrjen e një pozicioni mbrojtës."

Të bësh kërcënime boshe nuk është zakon i udhëheqësit të Hezbollahut. Ai është serioz në atë që thotë dhe e bën atë që thotë. Ditët e entitetit të paligjshëm sionist janë të numëruara. Vetëm një gabim do të jetë fundi i kësaj ndërmarrje koloniale të kolonëve.



Burimi : Crescent International