Mexhlis-i Hubregāni Si Një Institucion Kushtetues Në Republikën Islāme Īrāniane

nga Gürkan Biçen | Publikuar në Shta. 30, 2022, mesnatë

Majlis-e Hubragān as a Constitutional Institution in the Islamic Republic of Iran

Thelbi: Mendimi i Kujdestarisë së Juristit në Īrān, me stilin e qeverisjes së Republikës Islāme Īrāniane i shndërruar në Republikën Islāme përbën boshtin e regjimit të ri. Kushtetuta e Republikës Islāme Īrāniane ka ngritur, përcaktuar një këshill i cili emëron, inspekton, përcakton dhe shkarkon Uelījju’l-Fāḳihin (Kujdestarin Jurist) kur duhet i cili përkufizohet si “Rehberi” (Drejtuesi, Prijësi, Udhëheqësi) dhe “Imām’l-Ummeti” (Imāmi, Prijësi, Udhëheqësi i Bashkësisë Muslimane). Citoj se janë bërë shumë pak punime rreth kuptimit dhe rëndësisë që shpreh ky kuvend i njohur me emrin Mexhlis-i Hubregān në sistemin juridik, ligjor, politik dhe shoqëror në Īrān. Në përfundimin e këtij punimi që kemi hetuar, hulumtuar duke u mbështetur në burimet parësore dhe dytësore në themelin e kushtetutës së Republikës Islāme Īrāniane rreth kushteve të postit, vendit, përbërjes, strukturës, detyrave dhe zgjedhjeve të anëtarëve të Mexhlis-i Hubregānit në Republikën Islāme Īrāniane, kumtojmë se është arritur në mendimin se ai është një këshill i pashoq dhe i veçantë që është krijuar, përbërë me qëllimin e pengimit të drejtimit me një regjim diktatorial të Uelījju’l-Fāḳihit (Kujdestarit Jurist).

Fjalët Kyç: Shkenca Politike, Republika Islāme Īrāniane, Uelījju’l-Fāḳihi (Kujdestari Jurist), Mexhlis-i Hubregāni.

Abstract: Walayet-e faqih thought constitutes the axis of the new regime in Iran, which has transformed into the Islamic Republic with the Iranian Islamic Revolution. The Constitution of the Islamic Republic of Iran establishes a parliament that determines, supervises and dismisses the Walīyyu’l-Fāḳih, defined as the “Guide” and the “Imāmu’l-Ummah”. Little has been done on the meaning and importance of this assembly, known as Majlis-e Hubragān, in Iran's legal and political system. With this study, we have examined the position, structure, duties and conditions of the election of the members of the Majlis-e Hubragān in the Iranian Constitution, based on the Constitution of the Islamic Republic of Iran, on the basis of primary and secondary sources. It was concluded that there was a unique committee formed to prevent the Walīyyu’l-Fāḳih from turning to dictatorship.

Keywords: Political Sience, Islamic Republic of Iran, Walīyyu’l-Fāḳih, Majlis-e Hubragān.

  1. Hyrje

Opozita e shkëlqesisë së tij Ājetullāh Khumejnīt (p.m.t.) duke filluar në vitin 1962 dhe duke vazhduar deri në muajin shkurt të vitit 1979 përfundoi me rrëzimin e regjimit shāhist të përfaqësuar nga dinastia pehleuīte dhe me krijimin, ndërtimin, themelimin e Republikës Islāme Īrāniane në vendin e tij, e cila ka vënë mendimin e Uelājjetu'l-Fāḳihit (Kujdestarisë së Juristit) në boshtin juridik dhe politik të rendit të saj. Në proçesin e përgatitjes dhe paraqitjes për votën e popullit të kushtetutës së Republikës Islāme Īrāniane u përjetuan, zhvilluan debate, diskutime të shumta pro dhe kundër mendimit të Uelājjetu’l-Fāḳihit (Kujdestarisë së Juristit), kishte dhe klerikë fetarë që drejtuan pretendimin se regjimi i ri i shkëlqesisë së tij Ājetullāh Khumejnīt (p.m.t.) do të thoshte instalimin, vënien e një diktature të re në rastin e pranimit të gjendjes në të cilën ishte. Këto debate shpërthyen në një kohë kur vetë shkëlqesia e tij Ājetullāh Khumejnī (p.m.t.) kishte dalë kundër këtij mendimi duke mbrojtur parimin se hem fāḳihu (juristi) i drejtë dhe i përkushtuar nuk do t’i drejtohej kurrë dhunës, diktaturës, tiranisë dhe hem se Mexhlis-i Hubregān (Kuvendi, Mbledhja e Ekspertëve) (i cili gjithashtu quhej dhe Mexhlis-i Muessessān - Kuvendi i Institucioneve) i cili do të zgjidhte, inspektonte dhe do të shkarkonte Uelījju'l-Fāḳihin (Kujdestarit Jurist) kur duhej, nuk do të lejonte që juristi të hidhte një hap në këtë drejtim. Shkëlqesia e tij Ājetullāh Khumejnī (p.m.t.) i cili i dha në njëfarë kuptimi me një udhëzim të prerë fund këtyre debateve të zhvilluara në opinionin publik në drejtim të themelimit dhe fillimit të punimeve të Mexhlis-i Hubregānit, kishte fituar një status kushtetues si Rehberi (Drejtuesi, Prijësi, Udhëheqësi) i padiskutueshëm i Revolucionit Islām dhe themeluesi i Republikës Islāme Īrāniane. Kushtetuta e Republikës Islāme Īrāniane që ka hyrë në fuqi në vitin 1979 ka bërë ndreqjet e duhura dhe si do të përcaktohet Uelījju’l-Fāḳihi (Kujdestari Jurist) që do të vijë pas shkëlqesisë së tij Ājetullāh Khumejnīt (p.m.t.), mirëpo në një kohë të afërt me ndërrimin jetë të shkëlqesisë së tij Ājetullāh Khumejnīt (p.m.t.) neni lidhur me kushtetutën është ndryshuar sërish me kërkesën dhe udhëzimin e tij dhe iu është paraqitur votës së popullit pas ndërrimit jetë të tij. Edhe sot e kësaj dite Mexhlis-i Hubregān ka përsëri në dorë autoritetin e përcaktimit dhe shkarkimit nga detyra të Rehberit (prijësit, udhëheqësit) që është njeriu më i fuqishëm në pikëpamjen juridike dhe politike të Republikës Islāme Īrāniane. Krahas kësaj Mexhlis-i Hubregāni i ka lehtësuar kushtet e kërkuara tek Rehberi (prijësi, udhëheqësi). Ky punimi ynë ka për synim hetimin, hulumtimin e proçesit të zgjedhjes dhe inspektimit të Uelījju’l-Fāḳihit (Kujdestarit Jurist) i cili luan, ngarkohet me një rol jashtë mase të rëndësishëm në rendin juridik dhe politik në Republikën Islāme Īrāniane, ndikimi i të cilit pretendohet se është përhapur përtej kufinjve të Īrānit duke u përmendur me ofiqet Rehberi dhe Imāmu’l-Ummeti bart cilësinë, veçorinë e mundësisë së quajtjes pararojë në aspektin e punimeve akademike në Turqi, sepse kjo çështje nuk është shqyrtuar mjaftueshëm jo vetëm në Turqi por as në Republikën Islāme Īrāniane.

  1. Letërsia

Letërsia që shtjellon çështjen e Mexhlis-i Hubregānit është jashtëzakonisht e dobët. Kjo çështje në veprën me titull: “Mexhlis-i Hubregān Meshrū’ijjet, Ueḍḥāif ue Ikhtijarāt” (Mexhlis-i Hubregān Ligjshmëria, Detyrat dhe Liritë) e përgatitur nga ana e Sejjid Aḥmed Ḥabībnexhātit që ne i kemi dhënë vend, radhitur në mesin e burimeve kryesore, themelore, nuk është shtjelluar si çështje në kërkimet e pavarura, pra rëndësia e lartë dhe vendi në opinionin publik i Mexhlis-i Hubregānit, veçanërisht në mesin e studentëve të universitetit. (Ḥabībnexhāti, 1394, 9) Hedhim dritë se në vend që kjo çështje të shtjellohet si një çështje e pavarur dhe e veçantë shtjellohet si një degë, pjesë brenda Jurisprudencës së Kushtetutës në Republikën Islāme Īrāniane. Kurse përsa i përket Turqisë pohojmë se nuk gjendet ndonjë punim akademik i pavarur lidhur me çështjen e Mexhlis-i Hubregānit.

3.  Një Sqarim i Shkurtër Rreth Mendimit të Uelājjetu’l-Fāihit (Kujdestarisë së Juristit)

Ju lajmërojmë se ithnā‘asheritë (shī‘ītët e dymbëdhjetë imāmëve) u thuhet shī‘ītëve që besojnë dhe mbrojnë mendimin se drejtimi, qeverisja, udhëheqja e bashkësisë muslimane u përket Dymbëdhjetë Imāmëve të Ehli Bejtit (p.m.t.), pas kalimit, mërgimit, shtegtimit të të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.) nga kjo botë në botën tjetër. Ithnā‘asheritët (shī‘ītët e dymbëdhjetë imāmëve) besojnë se zinxhiri i drejtimit, qeverisjes, udhëheqjes së bashkësisë muslimane fillon me imāmin e parë i cili është i nderuari Imām ‘Alī Ibn Ebī Ṭālibi (p.m.t.) dhe mbaron me imāmin e dymbëdhjetë i cili është Muḥammed Mehdī Muntaḍḥari (p.m.t.) i cili është aktualisht i fshehur. Anëtarët e kësaj doktrine besojnë dhe mbrojnë mendimin se autoriteti i drejtimit të muslimanëve buron nga qenia e imāmit në praninë, qenien e imāmit, askush tjetër nuk e ka këtë të drejtë përveç imāmit, se ata të cilët nuk e njohin këtë të drejtën e imāmit dhe i drejtojnë muslimanët pa kënaqësinë dhe miratimin e tij e kanë grabitur, rrëmbyer këtë të drejtë. Ndërsa përgjigjja e dhënë ndaj pyetjes se kush do t'i drejtojë muslimanët në epokën e fshehjes së imāmit ka lindur domosdoshmërinë e përdorimit dhe të konceptit të “maḳbūlijjetit” (pranueshmërisë) pranë konceptit të “meshrū‘ijjetit” (ligjshmërisë). Ithnā‘asheritët (shī‘ītët e dymbëdhjetë i māmëve) në përfundim të një debati, diskutimi të zgjatur me shekuj kanë ardhur në pikën se kushtet e drejtuesit, prijësit, udhëheqësit të ligjshëm që do të drejtojë bashkësinë muslimane në mungesë të imāmit duhet të jenë qenia plotësisht e drejtë dhe qenia jurist i përkushtuar e tij, mirëpo kanë ngritur pretendimin se bindja e drejtuesve të tjerë përveç imāmit mund të sqarohet duke u mbështetur në bazën e “maḳbūlijjetit” (pranueshmërisë). Në këtë terren citojmë se baza, koncepti ose parimi i “maḳbūlijjetit” (pranueshmërisë) shpreh drejtimin ndaj të cilit shumica e popullit është e kënaqur në njëfarë mënyre. Një njeri anëtar i ithnā‘asheritëve (shī‘ītëve të dymbëdhjetë imāmëve) do të mund të jetojë në një shoqëri të tillë dhe në një rend politik pa i adresuar ligjshmëri drejtimit. Diskutimi rreth kufinjve të të drejtave dhe autoriteteve të juristit në shoqërinë muslimane ka ardhur në rend të ditës në epokën e Imām Muḥammed Bāḳirit dhe Imām Xhe‘fer Ṣādiḳut (p.m.t.) (Demir, 2009, 49-50), megjithëse imāmi i dymbëdhjetë Imām Muḥammed Mehdī Muntaḍḥari (p.m.t.) i jep fund krijimit të lidhjes me zevëndësit e tij me anë të qenies mbështetës të tyre dhe shpalljes së tërheqjes nga Gajbetu’l-Kubrāja (Epokës së Fshehjes më të Madhe) ka ruajtur rëndësinë e tij deri në ditët e sotme. Teksa dijetarët e brezit të parë të cilët mblodhën dhe klasifikuan rrëfimet e ardhura nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) dhe imāmët (p.m.t.) ishin të mendimit se roli i juristit ishte i kufizuar në epokën e fshehjes së imāmit, një rrymë e re dijetarësh e zhvilluar bashkë me Shejkh Mufīdin iu është drejtuar hapjes së një fushe ndikimi më gjithëpërfshirëse të juristit brenda shoqërisë. Duke u nisur nga mbledhja e detyrave ekonomike, financiare fetare dhe kufizimi i punëve të bonjakëve, jetīmëve dhe deri në përcaktimin e gjykimeve sherī‘atike, dhënien e fetuāve, zbatimin e gjykimit, çuarjen në vend të shlyerjes së dënimeve dhe gjobave, faljen e namazit të xhumu‘asë dhe një numri të lartë çështjesh deri tek çështjet e ngjashme janë diskutuar gjatë disa shekujve dhe proçesi që ka përparuar teorikisht shteti ṣafeuīt i ndërtuar në themelin e doktrinës ithnā‘asherite (shī‘ītëve të dymbëdhjetë imāmëve) ka nisur të kalojë, vihet në zbatim me dorën e Muḥaḳḳiḳ Kerekīt në shekullin e gjashtëmbëdhjetë. E thënë ndryshe Muḥaḳḳiḳ Kerekī ka vënë sqarimet teorike të selefëve (paraardhësve të tij) në zbatim dhe ai vetë i ka dhënë një drejtim dhe prirje të re në aspektin teorik kësaj rryme. Së bashku me dekretet perandorake të Shāh Ṭahmāsbit në vetën e Muhakkik Kerekīt, kishte ardhur në gjendje pranimi zyrtar nga ana e shtetit, se ai ishte zëvendësi i përgjithshëm i Imāmit të Dymbëdhjetë Muḥammed Mehdīut (p.m.t.) dhe krahu ligjzbatues i urdhrave të shāhut. Kështu që juristi është bërë njeriu përfaqësues i ligjshmërisë së siguruar nga Imām Muḥammed Mehdīu (p.m.t.) brenda hierarkisë shtetërore dhe përcjellësi i kësaj shāhut. (Kartaloğlu, 2022)

Në shekullin e nëntëmbëdhjetë Mullah Aḥmed Nerāḳīu e kishte zhvilluar në atë mënyrë teorinë e Uelājjetu’l-Fāḳihit (Kujdestarisë së Juristit) duke bërë të ditur se juristi kishte përfshirë mbarë të drejtat dhe autoritetet e Imām Muḥammed Mehdī Muntaḍḥarit (p.m.t.) mbi bashkësinë muslimane dhe e kishte bartur, çuar në një pikë të afërt atë me gjendjen e zbatuar në ditët tona në Republikën Islāme Īrāniane. Sipas tij nuk ka asnjë lloj dallimi mes imāmit dhe fāḳihut, të paktën jo në këndvështrimin shpirtëror por në kuptimin e autoriteteve dhe përgjegjësive. Pra sipas tij dhe faḳihu (juristi) duhet të mund të bëjë dhe madje duhet të bëjë gjithçka që është autoriteti dhe e drejta e bërjes së imāmit. Këtu janë të përfshira dhe autoritetet dhe të drejtat që kërkojnë mbarëvajtjen, ndërtimin, rregullimin dhe qeverisjen e shtetit.

Ndonëse në pamje të parë duket se shāhu i Kaçarit dhe dinastia e tij të cilët përdornin ofiqin “hija e Allāhut në sipërfaqen e tokës” në dallim të dinastisë ṣafeuīte, nuk i kushtonte rëndësi postit, vendit të dijetarëve, shtojmë se as ata nuk kanë mundur të shpëtojnë nga detyrimi, shtrëngimi i kushteve në këtë drejtim, duke qenë se ligjshmëria e dinastisë ishte e lidhur ngushtë me miratimin, pëlqimin e dijetarëve në një shoqërime shumicë shī‘īte. (Beşiriye, 2009, 17)

Lëvizja Kushtetuese që ndodhi mes viteve 1905-1911 në mesin e kushteve të dhënies fund të dinastisë së Kaçarëve, mund të pranohet si një hallkë e rëndësishme e zinxhirit të ngjarjeve që shënjojnë përftimin e një statusi kushtetues të rolit të fāḳihut (juristit) dhe proçesit që të çon deri në Revolucionin Islām Īrānian të vitit 1979 (Uyar, 2008, 35; Kurtuluş, 2010, 19, 23, 29, 35). Funksioni drejtues, udhëheqës i dijetarëve kishte dalë në plan të parë në këto ngjarjet e zhvilluara ndër vite, populli kishte ndjerë besim, siguri ndaj dijetarëve dhe në këtë mënyrë dijetarët kishin zënë vendin përpara pjesës intelektuale të arsimuar laike, shekullare. (Karadeniz, 2013, 167) Deri në atë masë sa pjesa intelektuale laike kishte arritur në mendimin se nuk mund ta vinte popullin në lëvizje në mungesë të dijetarëve. (Uyar, 2008, 39, 63-69) Pavarësisht kësaj dijetarët nuk kishin parë ndonjë ndalesë, pengesë në bashkëpunimin, pajtimin me pjesën laike. (Metin, 2006, 247) Pjesa laike ishte arsimuar në këtë pajtim dhe pjesa laike e cila ishte ndikuar nga revolucionet perëndimore në njërën anë teksa i hidhte konceptet perëndimore në jetën politike të Irānit, kishte dhënë sqarime në drejtimin se thelbi i Islāmit ishte mbështetur në këto koncepte dhe në anën tjetër kishte dashur hem të afronte dijetarët dhe hem popullin me këto koncepte (Uyar, 2008, 108; Khangadi, 2011, 37; Kurtuluş, 2010, 56). Ashtu siç do të shihet në shembullin e Muteshārrud Deuletit prania e atyre të cilët sqarojnë konceptin “meshrūṭijjetit” (kushtetutës) si “sherī‘ati” (ligjshmëria e Allāhut) kishte krijuar hem një afrimitetit dhe hem një ngatërrim, trazirë mendore (Uyar, 2008, 84-89). Kërkesa për drejtim, udhëheqje në mënyrë të drejtë e dijetarëve pas njëfarë kohe ishte shndërruar në përcaktimin e një kuvendi dhe më në fund ishte pajtuar për ndërtimin, ngritjen, themelimin e një kuvendi të quajtur Mexhlis-i Shūrā-ji Mil’lī (Kuvendi i Këshillimit Kombëtar) (Uyar, 2008, 154). Fatkeqësisht ky kuvend që u çel më 7 tetor 1906 u shkatërrua me zjarrin e topave të shtënë më 23 qershor 1908 dhe “meshrūṭijjeti” (kushtetuta) u anullua. Epoka e mëtejshme kohore vijoi me vrasjen e disa dijetarëve të cilët mbështetën “meshrūṭijjetin” (kushtetutën). (Kurtuluş, 2010, 79). Kurse fitimi kryesor, themelor në këndvështrimin e dijetarëve të mendimit të “meshrūṭijjetit” (kushtetutës), qofshin këta të fundit mbështetës apo qofshin kundërshtarë të këtij mendimi, ishte qenia këmbëngulës e dijetarëve në përbërjen e një këshilli nga pesë vetë të cilët do të inspektonin, kontrollonin përshtatshmërinë me sherī'atin të ligjeve të nxjerra nga kuvendi dhe do të vinin veton ndaj ligjeve që binin ndesh me sherī’atin dhe detyrimi i pranimit të kësaj qenieje. (Ahavi, 1990, 65-66) Sado që kësaj çështjeje nuk iu është kushtuar rëndësia dhe vëmendja e duhur, sërish në kohën në vijim është pranuar gjërësisht se dijetarët kishin zënë vend pranë dhe madje mbi kuvendin të quajtur përfaqësuesi i popullit. Ky shembull ka ardhur shepeshherë në rend të ditës në rendin e ri që kërkohej të instalohej, vihej pas Revolucionit Islām Īrānian.

Revolucioni Islām Īrānian i vitit 1979 bashkë me dinastinë pehleuīte i dha fund dhe regjimit të shāhut. Kështu që regjimi i ri u përcaktua si një republikë e cila e merrre ligjshmërinë nga Islāmi dhe ku populli merrte me forma të larmishme pjesë në drejtim, qeverisje. Pavarësisht se kushtetuta e re e përgatitur dhe e paraqitur për votën e popullit ka një drejtim të ngjashëm me lëvizjet e ligjshmërisë së shteteve bashkëkohore, dallimi në pikëpamjen e themelit të mendimit politik të kësaj kushtetute është ligjshmëria e mbarë dikastereve, institucioneve dhe zyrave të shtetit është e lidhur me praninë e Uelījju’l-Fāḳihit (Kujdestarit Jurist). Me fjalë të tjera zgjedhja e popullit përcaktohet si burimi i “maḳbūlijjetit” (pranueshmërisë) dhe pëlqimi i Uelījju’l-Fāḳihit (Kujdestarit Jurist) si burimi i “meshrū’ijjetit” (ligjshmërisë). Njëri nga shembujt më të qartë që vë këtë gjendje në pah janë fjalët që shkëlqesia e tij Ājetullāh Khumejnī (p.m.t.) ka thënë duke miratuar fillimin e detyrës së Ebū Ḥasan Benī Ṣadrit, presidentit të parë të zgjedhur të Republikës Islāme Īrāniane më datë 4 shkurt 1980.

“Shumica e popullit të nderuar īrānian ka zgjedhur Doktor Sejjid 'Abdulasan Benī adrin si presidentin e parë të Republikës Islāme Īrāniane dhe ligjshmëria e tij është e lidhur me plotësimin, zotërimin e juristit të drejtë që zotëron kushtet e kujdestarisë. Duke u mbështetur në këtë unë e vë votën e popullit në zbatim dhe emëroj kështu atë”.

Sqarojmë se mbarë institucionet e pranishme në Republikën Islāme Īrāniane janë duke punuar nën mbikqyrjen, vëzhgimin e Uelījju’l-Fāḳihit (Kujdestarit Jurist) në gjendjen aktuale. Si pasojë e shndërrimit të statusit të Uelījju’l-Fāḳihit (Kujdestarit Jurist) nga “Uelājjeti” (Kujdestaria) në “Uelājjetu’l-Mutlaḳi” (Kujdestari Absolute) me ndryshimin e bërë në kushtetutë në vitin 1989, pika në të cilën ka arritur teoria e Uelājjetu’l-Fāḳihit (Kujdestarisë së Juristit) në ditët tona emërtohet si “Uelājjet-i Mutlaḳa-ji Fāḳihi” (Kujdestaria Absolute e Juristit).

4. Mexhlis-i Hubregān në Kushtetutën e Republikës Islāme Īrāniane

Shkëlqesia e tij Ājetullāh Khumejnī (p.m.t.) i cili u kthye në Īrān më datë 1 shkurt 1979 nis një proçes i cili rrodhi tej mase me vrull duke thënë: “Ky popull më pranoi dhe unë do të emëroj shtetin / qeverinë”. (Khumejnī, 2010, 15) Vendi shkon në referendum në dy çështje themelore brenda nëntë muajve. Çështja e parë është pyetja rreth cilësisë, veçorisë së regjimit të ri. Si rrjedhojë popullit īrānian iu shtruan zgjedhjet “Po” dhe “Jo” me synimin e përcaktimit nëse regjimi i ri do t’ia dilte apo nuk do t’ia dilte mbanë në qenien “Republikë Islāme” në referendumin e zhvilluar më datat 30-31 mars 1979. Kurse çështja e dytë është votimi i popullit i Kushtetutës së Republikës Islāme Īrāniane së përgatitur duke i thënë “po” qenies Republikë Islāme të regjimit të ri më datat 2-3 dhjetor 1979.

Ashtu siç do të shihet në shembullin e Ājetullāh Sherī’atmedārīt megjithëse disa dijetarë iu kundërvunë këtyre nismave (Hashmi, 1981, 5; Akhavi, 1983, 211-212; Hiro, 1985, 108; Moin, 2005, 220-221), në mesin e udhëzimeve të rëndësishme të kësaj epoke të shkëlqesisë së tij Ājetullāh Khumejnīt (p.m.t.) zë vend dhe ngritja, përbërja e Mexhlis-i Muessesānit (Kuvendit të Institucioneve). Shkëlqesia e tij Ājetullāh Khumejnī (p.m.t.) me letrën që i dërgoi Mehdī Bāzergānit kryetarit të qeverisë së përkohshme më datë 22 maj 1979, i kërkoi zgjedhjen e popullit të përfaqësuesve të tij duke përfshirë dhe pakicat doktrinore në çdo qytet dhe krijimin, ngritjen e një kuvendi në drejtim të punimeve kushtetuese. (Khumejnī, 2010 b, 482) Më pas ky kuvend i cili do të merrte emrin Mexhlis-i Hubregān u krijua më datë 3 gusht 1979 dhe nisi punimet më datë 19 gusht 1979, ishte duke hetuar këshillimet për ndryshime të drejtuara ndaj projektit kushtetues të botuara më korrik 1979 nga ana e Këshillit të Revolucionit dhe Partisë Republikane Islāme (Ḥabībnexhāti, 1394, 17). Në mesazhin që shkëlqesia e tij Ājetullāh Khumejnī (p.m.t.) ua dërgoi këtij këshilli, kërkoi që askush të mos frikësohej nga asnjë njeri dhe ta sqaronin çdo gjë, në rastin e qenies së një neni që bie ndesh me Islāmin në tekstin e draftit, projektit duke përfshirë dhe shkrimtarët e perëndimizuar këtu. (Takeyeh, 2021, 251; Chehabi dhe Schiraz, 2021, 180-182) Bashkë me referendumin e kushtetutës detyra e Mexhlis-i Muessessānit të parë përfundoi me sukses. Ndërsa kuvendi i ri u krijua, përbë me zgjedhjet e mbajtura në vitin 1982.

Gjendja e parë e kushtetutës së Republikës Islāme Īrāniane ishte ndreqja e nenit 108 të Mexhlis-i Hubregānit të vitit 1979. Sipas këtij neni ligji në lidhje me numrin e anëtarëve, cilësitë, kushtet e zgjedhjes dhe qenies së zgjedhur, ligji në lidhje me drejtimin, qeverisjen rreth funksionimit të brendshëm duhet t’u lihej juristëve të Shūrā-ji Nigahbānit për epokën e parë, duhet të kërkohej pranimi i shumicës së juristëve në Shūrā-ji Nigahbāni në këtë çështje dhe më në fund duhej të paraqitej në miratimin, pëlqimin e Udhëheqësit të Revolucionit - i cili në atë epokë ishte shkëlqesia e tij Ājetullāh Khumejnī. Kurse pas kësaj ndryshimet që do të bëheshin në ligjet dhe çështjet e tjera të Mexhlis-i Hubregānit duhet të bëheshin vetëm nga ana këtij të fundit dhe asnjë institucion dhe kuvend tjetër nuk kishte mundësinë e ndërhyrjes në ta. Në këtë kuptim Mexhlis-i Hubregāni bart cilësinë e ligjvënësit të pashoq në aspektin e detyrave, autoritetit, jurisprudencës, funksionimit dhe të drejtave të tij. Asnjë institucion tjetër nuk mund t’i japë Mexhlis-i Hubregānit formë dhe nuk mund të ndreqë të drejtat dhe përgjegjësitë e tij. Këtu është i përfshirë dhe Mexhlis-i Shūrā-ji Islāmi (Kuvendi i Këshillit Islām). Gjithashtu dhe shkëlqesia e tij Ājetullāh Khumejnī (p.m.t.) duke thënë se cilësia, veçoria më e rëndësishme e Mexhlis-i Hubregānit është “Fuqizimi i Rehberit” ai e nënvizon këtë vendin e privilegjuar të tij (Ḥabībnexhāti, d, 1394, 18). Shūrā-ji Nigahbān më datë 23 shtator 1980 duke marrë shtysë nga autoriteti dhe përgjegjësia e dhënë nga kushtetuta duke përgatitur “Ligjin Rreth Zgjedhjes së Mexhlis-i Hubregānit dhe Funksionimit të Brendshëm të Tij sa i përket neneve 5, 107 dhe 108 të kushtetutës së Republikës Islāme Īrāniane” të përbërë nga 21 nene dhe 6 shënime ua paraqiti pëlqimit të shkëlqesisë së tij Ājetullāh Khumejnīt. (Nigahbān, 1400, 2/94) Më tej Mexhlis-i Hubregāni duke bërë përmirësime në këtë ligj e hoqi, shfuqizoi gjykimin rreth funksionimit të brendshëm nga ligji dhe e ndryshoi emrin e ligjit në “Ḳānūn-u Intihabāt-i Mexhlis-i Hubregān-i Rehberi” (Ligji i Zgjedhjeve të Mexhlis-i Hubregānit të Rehberit (Prijësit, Udhëheqësit)). Me këtë ndryshimin e emrit të ligjit u theksua “Përcaktimi i Rehberit” e cila është detyra thelbësore, themelore e Mexhlis-i Hubregānit.

E drejta dhe autoriteti i përcaktimit të Uelījju’l-Fāḳihit (Kujdestarit Jurist) që është detyra thelbësore e kushtetutës së Republikës Islāme Īrāniane është ndrequr me nenin 107. Në këtë nen pasi është pranuar se shkëlqesia e tij Ājetullāh Khumejnī (p.m.t.) është Merxhi'-i Taḳlīdi (Autoriteti i Imitimit) dhe Rehberi i Revolucionit, nga ana e shumicës dërrmuese të popullit īrānian, iu është dhënë përgjigje dhe pyetjes se si do të përcaktohet Rehberi i ri pas shkëlqesisë së tij Ājetullāh Khumejnīt (p.m.t.) dhe iu është premtuar se do t’i bëjë popullit të njohur shumicës së popullit, një njeri si Merxhi’-i Taḳlīdi dhe Rehberi, një jurist që plotëson kushtet e nenit të 5 të kushtetutës që do të bëhet Rehber dhe vetëm nëse nuk gjendet një njeri që do ta marrë përsipër këtë përgjegjësi, atëherë Mexhlis-i Hubregān përcakton një Merxhi’-i Taḳlīdi, i cili i plotëson, zotëron këto kushte dhe do t’ua bëjë popullit të njohur këtë njeri si Merxhi’-i Taḳlīdi dhe Rehberi dhe nëse nuk ka asnjë njeri të tillë atëherë në këtë rast një këshill të përbërë nga tre ose pesë vetë nga Merxhi’-i Taḳlīdi me ofiqin, titullin “ada-ji shūrā-ji Rehberi” (prijësi i këshillit të pjesshëm). Kushti i qenies Merxhi’-i Taḳlīdi i cili kërkohej tek Rehberi dhe “ada-ji shūrā-ji Rehberi” (prijësi i këshillit të pjesshëm) u shfuqizuan me ndryshimin e bërë në kushtetutë në vitin 1989. Duke filluar nga dita e sotme pohojmë se është e mundur njohja e një muxhtehidi si Rehber që ka shtënë në dorë kushtet e “drejtësisë”, “përkushtimit”, “zotërimit të kohës”, “guximit”, “qenies drejtues”, “qenies i kujdesshëm” të renditura në nenin 5 të kushtetutës së Republikës Islāme Īrāniane, ose që nuk është “i njohur” ose “Merxhi'-i Taḳlīdi”.

5. Kushtet Rreth Zgjedhjes së Mexhlis-i Hubregānit

Neni 99 i kushtetutës së Republikës Islāme Īrāniane duke i bërë, hapur vend thënies: “Shūrā-ji Nigahbāni, Rehberi Mexhlis-i Hubregāni, Rijāset-i Xhumhurī, Mexhlis-i Shūrā-ji Islāmi (...)” ia ka dhënë Shūrā-ji Nigahbānit detyrën e mbikqyrjes, vëzhgimit të zgjedhjes së Mexhlis-i Hubregānit. Shūrā-ji Nigahbāni do ta çojë këtë detyrë në vend në mënyrën e përcaktuar në “Ligjin e Zgjedhjeve të Rehberit të Mexhlis-i Hubregānit”. Ky ligj është duke bërë ndreqje në çështjet e numrit të anëtarëve, kohëzgjatjes së detyrës, kushteve të zgjedhjes, autoritetit, detyrave dhe të drejtave, shfuqizimit, ose shkarkimit të Mexhlis-i Hubregānit.

Sipas nenit të parë të ligjit Mexhlis-i Hubregāni përbëhet nga 88 anëtarë të zgjedhur nga banorët e qarqeve. Numri i anëtarëve të zgjedhur të cilët kanë të drejtë në pjesëmarrje është renditur si më poshtë: “Teherani 16, Khurāsāni 6, Khuzistāni 6, Isfahāni 5, Azerbajxhān-i Sherīfi (Fisnik) 5, Fārsi 5, Gilani 4, Mazenderāni 4, Azerbajxhān-i Garbī (Perëndimor) 3, Kirmāni 3, Erdebīli 2, Elbrūzi 2, Sistān dhe Beluxhistāni 2, Kazvini 2, Kurdistāni Īrānian 2, Kirmānshāhu 2, Gulistāni 2, Luristāni 2, Merkezi 2 dhe Hemedāni 2, Ejlāmi 1, Bushehri 1, Çahārmahali dhe Bakhtijāri 1, Khurāsāni Xhenūbī (Jugor) 1, Khurāsāni Shimāli (Verior) 1, Zenxhāni 1, Semānāni 1, Ḳumi 1, Kehgiluje dhe Bujraḥamdi 1, Hurmuzgāni dhe Jezdi 1. Mirëpo shtojmë se rritjet në popullsitë e qarqeve mund të vlerësohen nga ana e Mexhlis-i Hubregānit dhe të shikohet shtimi i numrit të anëtarëve. Tek ata të cilët janë kandidatë për t’u zgjedhur në Mexhlis-i Hubregānin kërkohen kushtet e mëposhtme: “Mjaftueshmëria në këndvështrimin fetar dhe moral, mundësia e bërjes së ixhtihādit në disa çështje, qenia i aftë për mundësinë e identifikimit, diagnostikimit të Rehberit, zotërimi i mendimit në çështjet fetare, politike dhe shoqërore, afrimiteti, njohuria me çështjet e ditës, besimi në rendin e Republikës Islāme Īrāniane, moszotërimi i një historiku, shënimi të dhënash të veprave penale”. Megjithëse lindja ose qenia banues në rajonet, zonat e zgjedhjes së kandidatëve, qenia mashkull i tyre, ose qenia nënshtetas īrānianë i tyre nuk është kusht sipas ligjit, mirëpo thuhet dhe se kandidati i Mexhlis-i Hubregānit duhet të jetë nënshtetas īrānian në çështjen e kombësisë në pikëpamjen e përdorimit të të drejtave politike duke treguar si shembull kushtetutën dhe Kodin Civil. (Ḥabībnexhāti, 1394, 115-119) Kushtet e sipërcituara përfshijnë çështje të përmendura nga shkëlqesia e tij Ājetullāh Khumejnī (p.m.t.) në fjalimet e tij. Fjala vjen ai ka thënë kështu në një fjalimin e tij: “Unë iu këshilloj të zgjidhni anëtarët e Mexhlis-i Hubregānit tuaj nga mesi i njerëzve besimtarë, dijetarë, nga dijetarët e qyteteve të mëdha, që nuk kanë shmangur as djathtas as majtas, që janë në udhën më të drejtë të njerëzimit, që janë në Ṣirāṭu’l-Musteḳīmin e Islāmit, autoritarë, besnikë, atdhedashës dhe Islāmdashës”. (Khumejnī, 2010 c, 67)

Mjaftueshmëria e diturisë së atyre që janë kandidatë për t'u zgjedhur në Mexhlis-i Hubregānin inspektohet drejtpërdrejtë nga ana e anëtarëve të Shūrā-ji Nigahbānit. Neni 91 i Republikës Islāme Īrāniane i ka dhënë Shūrā-ji Nigahbāni Mexhlis-i Shūrā-ji Islāmit dhe  detyrën e inspektimit të ligjeve të dekretuara të tij në pikëpamjen e përputhjes, përshtatshmërisë me sherī'atin dhe kushtetutën dhe përbëhet nga dymbëdhjetë anëtarë të zgjedhur, gjashtë të zgjedhur nga ana e Rehberit dhe gjashtë të tjerët të zgjedhur nga ana e Shūrā-ji Nigahbāni e Mexhlis-i Shūrā-ji Islāmit. Njerëzit që do të përcaktohen nga Rehberi do të jenë në mesin e juristëve të drejtë, që i zotërojnë kushtet e kohës dhe që i dinë çështjer e ditës. Kurse Mexhlis-i Shūrā-ji Islāmi do të bëjë zgjedhjen mes juristëve të specializuar në fusha të shumëllojshme të jurisprudencës të paraqitur / këshilluar nga ana e kryetarit të institucionit të gjyqësorit. Debati, diskutimi që vjen në rendin e ditës në këtë pikë është se Rehberi emëron, përcakton vetë kryetarin e institucionit të gjyqësorit i cili këshillon kandidatë për Mexhlis-i Shūrā-ji Islāmīn, si dhe përcakton gjysmën e anëtarëve të Mexhlis-i Shūrā-ji Nigahbānit dhe se krijon apo nuk krijon një cikël të mbyllur mundësia e të drejtës së eliminiminit, shkarkimit të kandidatëve të Mexhlis-i Hubregānit që do të përcaktojnë Rehberin e Shūrā-ji Nigahbānit.

Me fjalë të tjera a mund t'i bëjë Rehberi organe, pjesë të Mexhlis-i Hubregānit njerëzit që do ta zgjedhin, apo nuk do ta inspektojnë, ose nuk do ta shkarkojnë atë nëpërmjet anëtarëve të Shūrā-ji Nigahbānit që ai ka emëruar, përcaktuar drejtpërdrejtë dhe që i ka këshilluar kryetari i institucionit të gjyqësorit?! Përgjigjja e dhënë ndaj kësaj pyetjeje është në formën se thënia e dhënies së lejes së Shūrā-ji Nigahbānit të kandidatëve në aspektin e aftësisë, bërjes së popullit të zgjedhjes dhe se njeriu i zgjedhur i popullit nuk do ta inspektojë Rehberin nuk është i prerë, i qartë.

Zgjedhjet e Mexhlis-i Hubregānit çohen në vend nën kontrollin e Shūrā-ji Nigahbānit dhe me dorën e organizatës së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për këtë qëllim shpallen datat e shënimit të zgjedhjeve dhe kandidatëve, krijohen këshillë për zbatimin e zgjedhjeve në qytete, dërgohen dokumente dhe raporte në lidhje me kandidatët në ministri dhe shpallen emrat e kandidatëve të miratuara nga Shūrā-ji Nigahbāni. Këshilli i zbatimit të kandidatëve ose kandidatët nuk duhet të kenë lidhje gjaku ose gjidhënie deri në brezin e tretë me vëzhguesin e Shūrā-ji Nigahbānit. (Ḥabībnexhāti 1394, 134).

Kurse kërkohen këto kushte në këndvështrimin e zgjedhjes së anëtarëve të Mexhlis-i Hubregānit në nenin 4 të Ligjit të Zgjedhjeve të Rehberit të Mexhlis-i Hubregānit: "Qenia nënshtetas i Republikës Islāme Īrāniane dhe mbushja e moshës tetëmbëdhjetë vjeç. Mirëpo Drejtimi rreth zbatimit të Ligjit me nenin e 10, ka vënë dhe disa kufizime pranë këtyre dy kushteve. Sipas këtij kufizimi ligji është përpiluar si më poshtë: “Ata të cilët janë të mitur dhe nuk kanë arritur në moshën e pjekurisë dhe të privuarit nga përdorimi i të drejtave shoqërore nuk mund të përdorin votën në këto zgjedhje”. (Istāndāri-ji Bushehri, 1394, 7)

Sipas nenit 5 të Ligjit të Zgjedhjeve të Mexhlis-i Hubregānit anëtarët e Mexhlis-i Hubregānit zgjidhen një herë në 8 vite. Gjashtë muaj përpara mbarimit të këtij afati zë fill kalendari i zgjedhjeve për epokën e re dhe merr fund përpara tri muajve përpara mbarimit. Nuk ka asnjë pengesë përpara rizgjedhjes së anëtarëve të pranishëm. (Istāndāri-ji Bushehri, 1394, 4) Në këtë kuptim themi se një njeri, anëtar i Mexhlis-i Hubregānit mund ta ruajë këtë anëtarësi për sa kohë që e ka zgjedhur populli. Proçeset e dhënies së votës, votimit ndodhin brenda një dite dhe metoda e “votës së fshehtë” është e vlefshme. Ata të cilët janë kandidatë për anëtarësinë e Mexhlis-i Hubregānit zgjidhen me shumicën përpjestuese të pjesëmarrësve në votime.

Neni 11 i Ligjit ka përcaktuar qytetin “Muḳaddes Ḳum” (i Shenjti Ḳum) si vendin e mbledhjes dhe përbërjes së Mexhlis-i Hubregānit pas zgjedhjeve. Ashtu siç shihet qartë Mexhlis-i Hubregāni shfaq dallim dhe në drejtimin e mbledhjes dhe përbërjes së tij jashtë kryeqytetit të Teheranit brenda sistemit politik, drejtues dhe qeverisës të Republikës Islāme Īrāniane. Mexhlis-i Hubregāni fillon punimet duke bërë betimin në seancën e parë. Teksi i betimit është si më poshtë:

“Ne i betohemi Allāhut të Lartësuar përballë Ḳur’ānit Mexhīd dhe popullit fisnik īrānian në vënien në zbatim të identifikimit dhe bërjen e njohur të individit më të mirë në këtë detyrën e rëndë që kemi marrë përsipër, pra në postin më të lartë të udhëheqjes së mbarë bashkësisë muslimane, mbajmë vetveten përgjegjës në praninë e Allāhut dhe përpara popullit të duruar īrānian se nuk do të lëshojmë pe kundër tolerancës më të vogël dhe tradhtisë”.

Ashtu siç mund të jeni të kujdesshëm, vëmendshëm teksti i betimit përmban vetëm detyrën e përcaktimit të Rehberit dhe në këtë tekstin e betimit nuk zë vend ndonjë thënie rreth pezullimit, shkarkimit të Rehberit.

6. Detyra dhe Autoriteti i Mexhlis-i Hubregānit

Themi se detyra dhe autoriteti e Mexhlis-i Hubregānit është ndrequr në nenet 107 dhe 111 të kushtetutës së Republikës Islāme Īrāniane. Neni 107 i kushtetutës citon si më poshtë:

“Emërimi, përcaktimi i Rehberit të zgjedhur nga populli është në autoritetin, përgjegjësinë e Mexhlis-i Hubregānit pas Merxhi’-i Taḳlīdi i lartë, Rehberit të madh i Revolucionit Islām dhe themeluesit të Republikës Islāme Īrāniane Ḥaḍrati Ājetullāh Uḍḥmā Imām Khumejnī, i cili është pranuar merxhi’ (autoritet) dhe Rehber (Drejtues, Prijës, Udhëheqës) nga ana e shumicës dërrmuese të popullit. Kështu që Mexhlis-i Hubregāni bën hetime dhe këshillime mbi të tërë juristët që i bartin kushtet në nenet pesë dhe njëqindenëntë për t'u bërë Rehber. Si rrjedhojë kur Mexhlis-i Hubregāni identifikon një njeri të ditur në çështjet e gjykimeve fetare, çështjet juridike, ligjore, në çështjet politike dhe shoqërore, zotërues i “maḳbūlijjetit” (pranueshmërisë) së popullit, zotërues i cilësive, veçorive të veçanta të përcaktuara në nenin e njëqindenëntë e zgjedh Rehber atë. Në rast të kundërt ai zgjedh dhe bën të njohur një nga ata me ofiqin, titullin e Rehberit. Ky i fundit i zgjedhur nga ana e Mexhlis-i Hubregānit do të ngarkohet me postin e Uelājjetu’l-Emrit (Kujdestarisë së Autoritetit Shtetëror) dhe me mbarë përgjegjësinë që buron nga ai. Rehberi është i barasvlefshëm me individët e tjerë përballë ligjeve”.

Rehberi i zgjedhur nga ana e Mexhlis-i Hubregānit - i cili sot është Ājetullāh Sejjid ‘Alī Khameneī - nëse bëhet i paaftë në çuarjen e detyrave në vend të quajtura në nenin 110 të kushtetutës, ose humb kushtet që kërkohen në nenin 109 të kushtetutës, ose nëse kuptohet më vonë se ai nuk ka bartur njërin nga këta kushte që nga fillimi, atëherë në këtë gjendje, rast do të bëhet fjalë që Mexhlis-i Hubregāni ta shkarkojë Rehberin nga detyra. Neni 111 i kushtetutës që ndreq këtë detyrën e Mexhlis-i Hubregānit është përpiluar si më poshtë:

“Nëse Rehberi nuk i çon detyrat ligjore në vend ose nëse humb njërin nga kushtet e përcaktuara në nenin e pestë dhe të njëqindenëntë apo nëse kuptohet se ai nuk zotëron disa nga këta kushte ai do të pezullohet, shkarkohet nga detyra. Diagnostikimi i kësaj çështjeje është nën autoritetin e Mexhlis-i Hubregānit të cituar në nenin e njëqindetetë. Në rastin e vdekjes së Rehberit, largimit nga posti i tij, ose në rastin e shkarkimit të tij, Mexhlis-i Hubregāni ka për detyrë të emërojë, përcaktojë dhe t’ua bëjë popullit të njohur Rehberin e ri sa më shpejt. Një shūrā (këshill, kuvend) i përbërë nga një jurist nga presidenti, kryetari i pushtetit gjyqësor, Shūrā-ji Nigahbāni dhe nga Këshilli i Identifikimit të Përmirësimit te Rendit merr përkohësisht përsipër mbarë detyrat e udhëheqjes deri në bërjen e Rehberit të njohur. Nëse brenda kësaj kohëzgjatjeje një nga ata nuk mund ta çojë detyrën e tij në vend si pasojë e çdo lloj arsyeje, atëherë Këshilli bashkë me pëlqimin e shumicës së juristëve të atjeshëm cakton një tjetër në detyrë... (...)”

Pra ashtu siç shihet qartë detyra thelbësore e Mexhlis-i Hubregānit është emërimi, përcaktimi i njeriut më autoritar të rendit të Republikës Islāme Īrāniane. Dihet prania e një diskutimi të çështjes së natyrës juridike të përcaktimit dhe shpalljes së Rehberit të Mexhlis-i Hubregānit. Në nenin 107 të kushtetutës iu është dhënë vend koncepteve “te’jjīn” (përcaktim), “teshkhīṣ” (identifikim) dhe “intihāb” (votim) rreth përcaktimit të Rehberit të Mexhlis-i Hubregānit. Fjala “te’jjīn” ka kuptimin e përcaktimit, që nënkupton se Mexhlis-i Hubregānit i përket detyra e përcaktimit të Rehberit. Por a do të zgjedhë Mexhlis-i Hubregān një jurist si Rehber, nëse identifikon një njeri që i bart kushtet e kërkuara tek Rehberi, apo Mexhlis-i Hubregāni do të ketë identifikuar një njeri të zgjedhur tekefundit nga ana e imāmit të pafajshëm?! Ky diskutim mund të shihet si një zgjatim i diskutimeve lidhur me burimin e ligjshmërisë. Shkolla metodologjike brenda ithnā‘asheritëve (shī‘ītëve të dymbëdhjetë imāmëve) beson se në mesin e mendimeve se pas Allāhut, të nderuarit të dërguar të Tij (p.q.m.t.) dhe dymbëdhjetë imāmëve të pafajshëm (p.m.t.) që dihen me emrat e tyre, se juristi Rehberi që spikat me cilësitë, veçoritë e përgjithshme meqenëse është zëvendësi i Imāmit të Dymbëdhjetë Imām Muḥammed Mehdī Muntaḍḥarit (p.m.t.), atëherë beson dhe pretendon se Imām Muḥammed Mehdīu (p.m.t.) është bërësi, zhvilluesi i vërtetë i zgjedhjes dhe se Mexhlis-i Hubregāni është thjesht mjeti dhe organi që shpalos, ose vë në dukje këtë zgjedhje. Krahas kësaj thuhet se juristi i zgjedhur i Mexhlis-i Hubregānit është një jurist me të cilin është i kënaqur dhe Imām Muḥammed Mehdīu (p.m.t.) dhe se ky nuk është një “teshkhīṣ” (identifikim) por një “terxhiḥ” (parapëlqim)”. (Habibnejad, 1394, 63-67)

Sipas nenit 19 të Ligjit të Zgjedhjeve të Rehberit të Mexhlis-i Hubregānit theksohet se ky i fundit është i detyruar të mbajë një mbledhje dy ditore të paktën një herë në vit. Gjithashtu miratohet se në rastet e jashtëzakonshme Mexhlis-i Hubregāni mund të mblidhet me thirrjen e Reīsit (Presidentit), ose me thirrjen e dhjetë anëtarëve. Neni 12 i Ligjit ka vënë kushtin e pranisë, qenies gati të dy të tretave të mbarë anëtarëve të mbledhjeve të Mexhlis-i Hubregānit. Kurse neni 13 cek numrin e votave të duhura për mundësinë e qenies së vlefshme të vendimeve të Mexhlis-i Hubregānit. Sipas kësaj sqarojmë se duhet një votë pro më tepër se gjysma e votave të të pranishmëve për pëlqimin e Mexhlis-i Hubregānit. Përjashtimi i këtij rregulli të përgjithshëm është zgjedhja e Rehberit. Për zgjedhjen e Rehberit është kusht vota e pranimit të dy të tretave të mbarë anëtarëve të Mexhlis-i Hubregānit. (Istāndāri Bushehri 1394, 4). Në këtë rast, mund të thuhet se zgjedhja e Rehberit është e varur në dhënien e votës pro në drejtimin e pranimit të qenies së pranishme të 40 anëtarëve të të paktën 59 anëtarëve nga 88 anëtarë gjithsej të Mexhlis-i Hubregānit. Neni 15 i Ligjit kërkon përgjegjësinë e nënshkrimit të proçesverbaleve të seancës të mbarë anëtarëve të pranishëm në mbledhjen ku është zgjedhur Rehberi. Ndërsa për seancat e tjera nuk ka një detyrim të tillë.

Sekretariati i ngritur për ekzekutimin, vënien e punëve në zbatim të Mexhlis-i Hubregānit gjendet në qytetin “Muḳaddes Ḳum” (i Shenjti Ḳum). Përveç kësaj gjenden dhe komisone që kanë një drejtim të veçantë të brendshëm të përbërë nga një kryetar, ndihmëskryetar dhe sekretar. Mexhlis-i Hubregāni është duke i zbatuar me anën e këtyre komisioneve hetimin, hulumtimin e cilësive, veçorive të juristit që do të bëhet Rehber si dhe detyrën e inspektimit, kontrollit të Rehber të shpallur. I pari i këtyre komisioneve është ngritur, përbërë, themeluar për çuarjen e detyrave në vend që burojnë nga nenet 107 dhe 109 të kushtetutës së Mexhlis-i Hubregānit. Ky komision i përbërë nga 15 vetë bën hulumtime mbi kandidatët për Rehber dhe ua paraqit seancës plenare të Mexhlis-i Hubregānit duke përgatitur një raport të veçantë.

Kurse një komision tjetër i rëndësishëm i Mexhlis-i Hubregānit zbaton punimin rreth detyrës së shkarkimit të Rehberit të dhënë në nenin 111 të kushtetutës. Ky komision i përbërë nga 7 anëtarë kryesorë dhe 4 rezervë të zgjedhur për dy vite me votë të fshehtë mbikqyr, ndjek se si Rehberi zbaton punët dhe këshillohet me të. Ky komision i cili ka të drejtë të marrë çdo lloj të dhëne lidhur me nenin 111 të kushtetutës, kontrollon dhe saktësinë, vërtetësinë e këtyre të dhënave dhe mund të zhvillojë një intervistë me Rehberin në këtë çështje nëse duhet. Intervistat që do të zhvillohen në Mexhlis-i Hubregāni rreth gjendjes së Rehberit janë me dyer të mbyllura dhe të fshehta. Këto bisedime, takime mund të bëhen publike me pëlqimin e kryetarit të Mexhlis-i Hubregānit, ose me pëlqimin e dy të tretave të 15 anëtarëve të pranishëm të cilët do të marrin pjesë në votimin e mbështetur nga kërkesa e tyre. Përveç kësaj Mexhlis-i Hubregāni, ua paraqit kryetarit të komisionit raportin i cili do të përgatitet duke u nxitur nga vërtetimi i komisionit të lartpërmendur. Ky raport nuk ndahet, shpërndahet me të tjerët, mirëpo nëse dy të tretat e anëtarëve të komisionit bëhen njëzëri me kryetarin e komisionit në çështjen se ky raport do të ketë dobi, atëherë raporti i plotë ose i pjesshëm i mësipëm paraqitet në mbledhjen zyrtare të Mexhlis-i Hubregānit. Në këtë mbledhje duhet të jenë të pranishëm dy të tretat e anëtarëve dhe raportin duhet ta pëlqejnë dy të tretat e anëtarëve të pranishëm. Debati, diskutimi që do të zhvillohet në këtë mënyrë mbi çështjen mund të përfundojë me pamundësinë e vërtetimit të adresimeve drejt Rehberit. Në një gjendje, rast të tillë Rehberi mund të dojë botimin, publikimin e përfundimit ose të diskutimeve të plota ose të pjesshme. Nëse shumica e anëtarëve të pranishëm nuk e kundërshton këtë atëherë përfundimi ose diskutimet botohen. Nëse dy të tretat e anëtarëve të Mexhlis-i Hubregānit kanë mendimin e domosdoshmërisë së shkarkimit të Rehberit në kornizën e nenit 111 të kushtetutës dhe votojnë në këtë drejtim atëherë Rehberi është shkarkuar. (Ḥabībnexhāti, 1394, 91-96). Shtojmë se gjatë tërë këtij proçesi është e ruajtur e drejta e vetëmbrojtjes së Rehberit.

Për sa i përket çështjes nëse shkarkimi i Rehberit është një proçes krijues, ndërtues apo shfaqës, sqarues miratojmë se kjo është një çështje e debatuar. E thënë ndryshe në fund të fundit Rehberi i ka humbur autoritetin dhe të drejtën e qenies Uelījju'l-Emri (Kujdestari i Urdhrit) dhe Imāmu'l-Ummeti (Drejtuesi, Prijësi, Udhëheqësi i Bashkësisë Muslimane) vetvetiu dhe nëse Mexhlis-i Hubregāni vetëm sa e shpall këtë, apo nëse Rehberi i ka humbur këtë autoritet dhe të drejtë me vendimin e Mexhlis-i Hubregānit?! Ājetullāh Muḥammed Tāḳī Miṣbāḥu në veprën e tij me titull: “Fikru’s-Sijāsī” (Mendimi Politik) shpreh se Republika Islāme Īrāniane i ka paraqitur një model të ri botës, në themelin e këtij modeli shtrihet mendimi se Uelījju'l-Fāḳihi (Kujdestari Jurist) është pasardhësi i të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.) dhe i Imām Muḥammed Mehdī Muntaḍḥarit (p.m.t.), për këtë arsye çdo lloj veprimi i cili do të dëmtojë mbiemrin e drejtësisë së tij, do të asgjësojë autoritetin dhe të drejtën e kujdestarisë së tij vetvetiu, kështu që nuk ka nevojë për asnjë lloj vendimi për këtë, si rrjedhojë gjëja që Mexhlis-i Hubregāni bën është shpallja e humbjes së autoritetit dhe të drejtës së kujdestarisë së Rehberit dhe se ky proçes nuk duhet të quhet si një shkarkim por duhet të quhet si një shpallje ngjarje. (Miṣbāḥ, 2011, 171-172; Biçen dhe İskenderoğlu, 2022, 147)

Gjithashtu gjatë zbatimit të detyrave të përcaktuara me kushtetutë të Mexhlis-i Hubregānit, pikërisht ashtu siç kanë dhe anëtarët e Mexhlis-i Shūrā-ji Islāmit, pra megjithëse nuk zë qartësisht vend në kushtetutën e Republikës Islāme Īrāniane, qoftë për shkak të punimeve, qoftë për shkak të lajmërimeve, sqarimeve dhe votave ata nuk mund akuzohen, fajësohen dhe në këtë kuptim pranohet se ata kanë imunitet. Sërish si pasojë e qenies nga klasa e dijetarëve e shumicës së anëtarëve të Mexhlis-i Hubregānit, në rast se ata kryejnë një faj, krim, përsëri gjykimi i tyre do të bëhet përpara gjykatës së veçantë për klasën e dijetarëve.

7. Marrja Fund e Anëtarësisë së Mexhlis-i Hubregānit

Kushtetuta e Republikës Islāme Īrāniane nuk ka ndonjë gjykim rreth pezullimit, shkarkimit të anëtarëve të Mexhlis-i Hubregānit. Asnjë institucion, pushtet duke përfshirë këtu dhe Rehberin nuk mund të shkarkojë në mënyrë të prerë asnjë anëtar të Mexhlis-i Hubregānit nga detyra. Si rregull antarësia e Mexhlis-i Hubregānit merr fund me mbushjen, plotësimin e kohëzgjatjes 8 vjeçare të përcaktuar në kushtetutë. Krahas kësaj nëse anëtari ka hedhur kandidaturën për zjedhjet e epokës së re, Shūrā-ji Nigahbāni ia ka pranuar kandidaturën e tij dhe nëse populli e ka rizgjedhur, atëherë fisnikëria e një anëtari të tillë do të mund të vijojë në mënyrë të pandërprerë.

Kurse një gjendje, rast tjetër i dhënies fund të anëtarësisë së Mexhlis-i Hubregānit është dorëheqja nga anëtarësia përveç përfundimit të mandatit të kohëgjatjes. Në rastin e ndërrimit jetë të një ose më tepër anëtarëve, ose në rastin e dorëheqjes, nëse ka mbetur më tepër se një vit kohë në fundin e kohëzgjatjes së detyrës së Mexhlis-i Hubregānit, atëherë Ministria e Punëve të Brendshme bashkë me pëlqimin e Shūrā-ji Nigahbānit zhvillon në një kohë të caktuar zgjedhjet. Kohëzgjatja e detyrës së anëtarëve që vijnë me këtë udhë është sa kohëzgjatja e detyrës së mbetur të Mexhlis-i Hubregānit. (Istāndāri-ji Bushehri, 1394:26)

 

8. Përfundim

Teksa kushtetuta e Republikës Islāme Īrāniane e ka ndërtuar rendin politik mbi një themel juridik, sakaq ajo u jep mekanizmave përkatëse vend, të cilat sigurojnë pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë ose të tërthortë të popullit. Pohojmë se në mesin e këtyre mekanizmave në këndvështrimin e emërimi, përcaktimi i Rehberit që është posti, vendi më i lartë i rendit dhe dhënia fund e detyrës së tij paraqit një rëndësi jetike në këtë këndvështrim. Në përfundim e këtij punimi që trajtuam duke marrë parasysh dhe historinë që e krijoi atë, medhhebin (doktrinën fetare), kushtet politike dhe shoqërore të Mexhlis-i Hubregānit mund të themi se ky institucion është ekskluziv, i vetëm në llojin e tij. Çështja themelore e parë që na çon në këtë mendim është se teksa pjesëmarrja e tërthortë e popullit siguron zgjedhjen e Rehberit, mosdhënia e llogarisë ndaj asnjë institucioni përveç vetvetes, kurse çështja e dytë është bartja, zotërimi i tij në këtë përfshirje në pikëpamjen e të drejtës së organit ligjvënies që zotëron Mexhlis-i Shūrā-ji Islāmi. Me fjalë të tjera Mexhlis-i Hubregāni është një institucion që mund të krijojë dhe vijojë ligjshmërinë e tij pas zgjedhjes së popullit. Prania, qenia e Mexhlis-i Hubregānit, pavarësisht autoriteve dhe të drejtave madhështore të tij vë në dukje se dhe Rehberi i nënshtrohet inspektimit. Mexhlis-i Hubregāni nëpërmjet një komisioni të specializuar vetëm për këtë pikësynim qëndron si një mburojë, pengesë e palëkundur përpara daljes së Rehberit jashtë sherī’atit dhe kushtetutës.

Por krahas kësaj ne nuk duhet t’i anashkalojmë debatet, diskutimet që janë duke vijuar ende dhe sot rreth qenies së Mexhlis-i Hubregānit një institucion thjesht sa për dukje, shfaqje për shkak të kandidatëve të emëruar, përcaktuar drejtpërdejtë në Shūrā-ji Nigahbāni nga ana e Rehberit dhe me këshillimin e tij në Mexhlis-i Shūrā-ji Islāmi të kryetarit të institucionit të gjyqësorit.

Duke e shqyrtuar në mënyrë të përpiktë, saktë këtë institucion përfundojmë duke theksuar se përcaktimi i mendimit të Uelājjetu’l-Fāḳihit (Kujdestarisë së Juristit) që është boshti i rendit të Republikës Islāme Īrāniane dhe i ndikimeve pozitive dhe negative të Uelījju’l-Fāḳihit (Kujdestarit Jurist) që është gjendja e mishëruar, sendërtuar, trupëzuar e këtij mendimi është tej mase e rëndësishme për mundësinë e zgjidhjes së përbërjeve, strukturave të mendimit që pasqyrojnë stilin e sjelljes politike të elitës politike dhe byrokratike të Republikës Islāme Īrāniane.

Burimet e Referuara:

Ahavi, Ş. (1990), “İran’da Din ve Siyaset” (Feja dhe Politika në Īrān), (Përkthyes: S. Ayaz), Yöneliş Yayınları, İstanbul, Shtëpia Botuese: “Drejtimi”, Stamboll.

Akhavi, S. (1983), “The Ideology and Praxis in Shi'ism in the Iranian Revolution”, “Comparative Studies in Society and History” (Ideologjia dhe Praktika në Shī‘īzmin në Revolucionin Īrānian), (Studime Krahasuese në Shoqëri dhe Histori), 25 (2), fq. 195-221.

Bayart, J.-F. (2015), “Cumhuriyetçi İslam” (Islāmi Republikan), (Përkthyes: E. Atuk), İletişim Yayınları, İstanbul, Shtëpia Botuese: “Përcjellja”, Stamboll.

Beşiriye, H. (2009), “İran’da Devlet, Toplum ve Siyaset” (Shteti, Shoqëria dhe Politika në Īrān), (Përkthyes: M. Koç), Ağaç Yayınları, İstanbul, Shtëpia Botuese: “Pema”, Stamboll.

Biçen, G. ve İskenderoğlu M. (2022), “On İki İmam Şiîliği’nde Veliyy-i Fakihin Adâlet Sıfatı” (Mbiemri i Drejtësisë së Kujdestarit Jurist në Shī‘īzmin e Dymbëdhjetë Imāmëve), “İran Çalışmaları Dergisi” (Revista e Punimeve të Īrānit), 6/1, fq. 135-156.

Çelenk, M. (2013), “16. ve 17. Yüzyıllarda İran’da Şiiliğin Seyri” (Ecuria e Shī‘īzmit në Īrān në shekujt e 16-të dhe 17-të), Emin Yayınları, Bursa, Shtëpia Botuese: “Emin”, Bursa.

Chehabi, H. E. ve Schiraz, A. (2012), ”The Islamic Republic of Iran”, “Journal of Persianate Studies” (Republika Islāme Īrāniane), (Gazeta e Studimeve Perse), (5), fq. 175-204.

Demir, A. İ. (2009), “İmâmiye Şia'sında İmâmın Yetkilerinin Fakihlerce Devralınma Süreci”, “e-Makalat Mezhep Araştırmaları”, (Proçesi i Marrjes në Dorë nga ana e Juristëve të Autoriteteve të Imāmit në Shī‘ītët Imāmitë), 2 (1), fq. 43-75.

Ḥabībnexhāt, S. A. (1394), “Mexhlis-i Hubregān: Meshrū‘ijjet, Ueḍḥāif ue Ikhtijarāt”, (Mexhlis-i Hubregān: Ligjshmëria, Detyrat dhe Zgjedhjet), Ḳānūn-u Endishe-ji Xhevān, Teheran.

Hashmi, S. (1981), “Iran's Second Revolution”, “Harvard International Review”, (Revolucioni i Dytë Īrānian) (Rishikimi Ndërkombëtar i Harvardit”, 4 (2), fq. 4-5, 28-29.

Hiro, D. (1985), “Iran under the Ayatollahs” (Īrāni nën Ājetullāhët), Routledge and Kegan Paul, London, Shtëpia Botuese: “Routledge and Paul”, Londër.

Istandāri-ji Bushehri. (1394), ānūn-u Intihabāt-i Mexhlis-i Hubregān-i Rehberi” (Ligji i Zgjedhjeve të Mexhlis-i Hubregānit të Rehberit (Prijësit, Udhëheqësit)), Bushehr: Defter-i Sijāsi ve Intihabāt.

Karadeniz, Y. (2013), “Kaçarlar Döneminde İran 1795-1925” (Īrāni në Epokën e Kaçarëve 1795-1925),Selenge Yayınları, İstanbul, Shtëpia Botuese: “Selenge”, Stamboll.

Kartaloğlu, H. (2022), “Safevîlerin İlk Döneminde İktidar-Ulemâ İlişkisi” (Marrëdhënia e Pushtetit-Dijetarëve në Epokën e Parë të afeuītëve), Ankara: Fecr Yayınları, Akara, Shtëpia Btuese: “Fexhr”.

Khangahi, F. D. (2011), “İran’da Meşrutiyet Öncesi Aydınlar ve Düşünce Akımları” (Mendjendriturit Përpara Kushtetutës në Īrān dhe Rrymat e Mendimit), Yayımlanmamış Yüksek Lisans Tezi, İstanbul Üniversitesi Sosyal Bilimler Enstitüsü, İstanbul, Tezë Masteri e Pabotuar, Instituti i Shkencave Sociale i Universitetit të Stambollit, Stamboll.

Khumejnī. (2010 a), āīfe-ji Imām” (Faqja e Imāmit), vëll. 6, botimi 5, Muessese-i Tanḍḥīmi ue Neshr-i Āthār-i Imām Khumejnī, Teheran, Instucioni i Rregullimit dhe Botimit të Veprave të Imām Khumejnīt, Teheran.

Khumejnī. (2010 b), āīfe-ji Imām” (Faqja e Imāmit), vëll. 7, botimi 5, Teheran, Muessese-i Tanḍḥīmi ue Neshr-i Āthār-i Imām Khumejnī, Teheran, Instucioni i Rregullimit dhe Botimit të Veprave të Imām Khumejnīt, Teheran.

Khumejnī. (2010 c), āīfe-ji Imām” (Faqja e Imāmit), vëll. 9, botimi 5, Muessese-i Tanḍḥīmi ue Neshr-i Āthār-i Imām Khumejnī, Teheran, Instucioni i Rregullimit dhe Botimit të Veprave të Imām Khumejnīt, Teheran.

Kurtuluş, R. (2010), “1906-1911 İran Meşrutiyet Hareketinde Osmanlı Etkisi” (Ndikimi Osman në Lëvizjen e Kushtetutës Īrāniane në Vitet 1906-1911), Yayımlanmamış Doktora Tezi, Marmara Üniversitesi Ortadoğu Araştırmaları Enstitüsü, İstanbul, Tezë Doktorature e Pabotuar, Instituti i Kërkimeve të Lindjes së Mesme i Universitetit Marmara, Stamboll.

Metin, C. (2006), “Türk Modernleşmesi ve İran” (Modernizimi Turk dhe Īrāni), Kabul Edilmiş Doktora Tezi, Hacettepe Üniversitesi, Ankara, Tezë Doktorature e Pranuar, Universiteti Hacettepe, Ankara.

Miṣbāḥ, M. T. (2011). “İslâm Siyaset Düşüncesi” (Mendimi Politik Islām), vëll. 1, (Përkthyes: M. Yalçın), Kevser Yayıncılık, İstanbul, Shtëpia Botuese: “Keuther”, Stamboll.

Moin, B. (2005), “Son Devrimci Ayetullah Humeynî” (Revolucionari i Fundit Ājetullāh Khumejnī), (Përkthyes: O. C. Önertoy), Elips Kitap, Ankara, Shtëpia Botuese: “Elips”, Ankara.

Sadri, M. (2012). “İran Yenileşme Hareketlerinde Osmanlı Etki ve Katkısı” (Ndikimi dhe Pjesëmarrja Osmane në Lëvizjet e Ripërtëritjes Īrāniane), Yayımlanmamış Doktora Tezi, Ankara Üniversitesi, Tezë Doktorature e Pabotuar, Universiteti i Ankarasë.

Shūrā-ji Nigahbāni. (1400), “Mahsha-ji ānūn-u Esāsī Xhumhur-i Islāmī Īrānī” (Përmbledhja e Kushtetutës së Republikës Islāme Īrāniane), vëll. 2, Pejuheşkede-yi Şûra-yı Nigahban, Teheran.

         Takeyh, R. (2021), “The Last Shah” (Shāhu i Fundit), Yale University Press, London, Shtypi i Universitetit të                  Yale, Londër.

Uyar, M. (2008), “İran’da Modernleşme ve Din Adamları” (Modernizimi në Īrān dhe Kleri Fetar), Emre Yayınları, İstanbul, Shtëpia Botuese: “Emre”, Stamboll.