Islāmi Dhe Iluminizmi Anglez (Unitarianizmi Iluminist)
Kjo lëvizje e nëndheshme këtij republikanizmi islāmist që ka gjetur jehohë gjatë fillimeve të shekullit të XVIII-të dhe XIX-të, ka bashkëpunuar me një larmi rrymash iluministe që kanë përfunduar me Revolucionin Francez. Dhe dy pararojat e romanticizmit anglez Percy Shelley dhe Mary Shelley, mendimet utopike dhe radikale të tyre, kanë kaluar në një etapë të barabartë me republikanizmin islāmist - gjendja mendimore e tyre është njohur si “Islāmi Shī‘īt Gnostik” i Garcias...
Rrëfimi i stilit të krijimit të botës bashkëkohore të Islāmit, ashtu siç bën të ditur dhe titulli i veprës së Mark Grahamit i botuar në vitin 2006 dihet mjaft mirë. Madje dhe akademikët centristë europianë e pranojnë se një mori “përparimesh” që u vishen qytetërimit perëndimor i kanë rrënjët islāme. Punimi i Grahamit, tregon faktin se teksa Europa po përjetonte errësirën e epokës mesjetare, Islāmi është trashëgimtari i vërtetë i kulturës, shkencës dhe filozofisë të botës antike të pretenduar nga sqarimistandart i Perëndimit dhe se ai ka anashkaluar faktin se si ky i fundit e ka riprodhuar dhe zhvilluar trashëgiminë e lashtë të botës islāme. Kjo është arsyeja se mund të thuhet se rilindja europiane më shumë se zbulimi greko-romak, ishte një përshtatje e qytetërimit islām.
Megjithatë europianët e urrenin mendimin e pranimit të kësaj gjendjeje dhe ende e urrejnë. Një masë e madhe e formësimit të identitet europian është ndërtuar mbi kundërshtimin e Islāmit. Kjo gjendje shikohet në rrëfimet epike të Karlit të Madh, Rolandit dhe El Cidit; madje dhe në fjalimet teologjike të papëve, kardinalëve dhe poetëve. (Dante Alighieri poeti i krishterë më i shkëlqyer i të tëra kohërave, pavarësisht se shumicën dërrmuese të materialit për veprën e tij, e ka marrë nga Ibn ‘Arabīu dhe nga letërsia islāme e Udhëtimit të Isrāsë dhe Natës së Mi‘rāxhit, rishtas ai ka ushqyer një armiqësi rrënjësore dhe urrejtje patologjike ndaj Islāmit).
Mirëpo krahas kësaj armiqësie duhet të pohojmë se qytetërimi europian ka lindur me përvetësimin e qytetërimit islām. Që nga ajo kohë deri më sot Perëndimi, jo vetëm që ka zhvilluar trashëgiminë e tij që ka ardhur nga burimet e botës antike islāme, por ai e ka zhvilluar dhe veten duke përsiatur ato që ka marrë hua. Por gjenden shumë pak njerëz, të cilët mund ta kuptojnë se ndikimet islāme në kulturën perëndimore,kanë vijuar dhe përtejepokave të mesjetës dhe rilindjes. Njëra nga fushat e ndikimit islām që është pak e njohurështë kontributi i tij në iluminizmin anglez.Ky kontribut, është bërë temë e punimit të përkryermetitull: “Islāmi dhe Iluminizmi Anglez)e Humberto Garcias, nga Universiteti i Vanderbiltitnë vitin 2012. Falë librit të Garcias kam kuptuar duke u çuditur se disa nga etërit tanë unitarianë në pamje kanë qenë kripto-muslimanë dhe se shqetësimet radikale të tyre të frymëzuara nga Islāmi, kanë qenë një fuqi e rëndësishme që i ka dhënë drejtim Iluminizmit.
Unë u rrita në një familje unitariane që kishte humbur identitetin e saj në masë të madhe në Perëndimin e Mesëm. (Ne herë pas here vizitonim Kishën e njohur të Frank Lloyd Wrightit në zonën e Wisconsin Madisonit). Mua nuk m’u mësua asgjë se çfarë Unitarianizmi apo se nga kishte ardhur. Në atë kohë me aq sa kisha kuptuar Unitarianizmi, ishte kalimi i kohës në një kishë me bukuri të pashoqe një se dy herë vit në ditën e dielë, thënia e Kumabajasë dhe dëgjimi i predikimeve që vinin theksin në shumëllojshmërinë e mirëkuptimit; por që rrallëherë bënin fjalë për Zotin.
Megjithëse unitarianistët e ditëve të sotme, janë një shoqëri në përputhje të plotë me “humanizmin shekullar” të shpirtit të kohës, janë mjaft të padëmdshëm dhe pa ndikim, themeluesit e Unitarianizmit ishin radikalë tejet të rrezikshëm, që sfidonin strukturën e pushtetit të epokës së tyre dhe sistemin e besimit i cili përbënte bazën e kësaj strukture. Tre parimet themelore të Unitarianizmit mbështeteshin në lënien mënjanë në mënyrë të ashpër elementëve irracionalë të Krishterimit.
Parimi i parë ishte ky se unitarianistët këmbëngulnin në njëjësinë e Zotit (atë të cilën muslimanët e emërtojnë si “teuḥīd”) dhe për këtë arsye ata e hidhnin poshtë “trininë”(“tethlīthin” (treshen e shenjtë, Atin, birin dhe Shpirtin e Shenjtë: Media e Lirë). Kurseparimi i dytë ishte doktrina e kundërshtimi të mëkatit fillestar së lindur.Sipas këtij mendimi të shmangur, Zoti i përsosur kishte krijuar një botë krejtësisht me të meta dhe mëkatare dhe lloji i njeriut ishte krijesa me më shumë të meta, në nivelin më të frikshëm në mesin e krijesave. Parimi i tretë pohonte se kuptimi i teksteve të shenjta ishte mbi theksin e kryer ndaj rëndësisë së mendjes së njeriut. Tërësia e këtyre tre parimeve të themeluesve të Unitarianizmit ishte një rizbulim i të vërtetave të shprehura në Ḳur’ān më tepër se 1.000 vite më parë.
Garcia tregon se si këto mendime radikale (dhe racionale në stilin radikal) i kanë sfiduar besimet e kota që kanë përbërë themelin e pushtetit të shtetit-kishë nē Europë. Këto besime të kota përbënin zemrën e fuqive që u jepnin nxitje prapambetjes dhe mistifikimit, që nga e drejta e mbretit deri tek trinia, mendimit se kryqëzimi ishte shpagimi i mëkateve që vijnë me lindjen e njeriut dhe në pranimin pa hetuar e pa pyetur hierarkitë shtypëse brenda të cilave jetonin njerëzit. Mendimet unitarianiste ishin të rrezikshme deri në atë masë, sa ata të cilët i shprehnin kēto mendime, me qëllim që të mos hynin në burg, ose të mos përjetonin gjëra më të këqija, mendimet e tyre nuk botoheshin, ato paraqiteshin duke u zbutur, ose nuk shpërndaheshin në mënyrë të hapur njerëzve. Për shembull vepra me titull: “Ngritja dhe Përparimi i Muḥammedizmit” (Islāmit: Media e Lirë) e Henry Stubbes ishte shkruar rreth vitit 1671 dhe ishte shpërndarë në mënyrë tē fshehur. Shtypja e kësaj vepre u krye pothuajse tre shekuj më vonë në vitin 1911. (Arsyeja ishte se shtypësi i kësaj vepre mund të vinte jetën e tij në rrezik). Në veprën e lartpërmendur Henry Stubbe e lëvdon Islāmin, duke krahasuar larminë shumë fetare të Islāmit dhe politikën e tij mbrojtëse të feve, me Krishtërimin dhe hem me mbarë botën e krishterë hem me qëndrimin shtypës të tij të ushtruar në Angli.
Këto mendimet e rrezikshme të Stubbes, jo vetëm që ndikuan mbi disa breza unitarianistësh anglezë, por ndikuan dhe mbi njerëzit e pajtuar mbi mendimet e lira, radikalët dhe reformistët shoqërore në vija të ndryshme. Në këtë përfshirjen e traditës së Iluminizmit Anglez Garcia shkruan si më poshtë: “Islāmi është një aleat i Iluminizmit radikal dhe është një lëvizje e nëndheshme ndërkombëtare, që njihet për heterodoksinë politike dhe teologjike të tij, për veçoritë e monoteizmit të Lindjes së Afërt dhe për gojëdhënat, rrëfimet dhe motivet e ndërlidhura”.
Mbrojtësit konservatorë të status quo-së i kanë sulmuar figurat e Iluminizmit Anglez duke përdorur thënien: “Protestantët e Muḥammedit”. Konservatorët e asaj epoke që përdornin një gjuhë që të sjell në mendje islāmofobinë e të djathtëve huliganë të ditëve tona, kanë ëndërruar për një teori të madhe komploti ndërkombëtar, kanë ngritur pretendimin se protestantët unitarianë që ishin mbështetës të Iluminizmit, duke bashkëpunuar me muslimanët në trojet osmane dhe në Marok, kishin planikfikuar hem asgjësimin e qytetërimit të krishterë hem shkatërrimin e shtetit-kishë me monarkinë angleze.
Sipas kërkimeve të Garcias, ndonëse këto frikra janë tepër të fryra nuk ishin tërësisht të pabaza. Punimet e Garcias hodhën dritë mbi faktin se konti hungarez Thököly, i cili kishte organizuar një kryengritje republikaniste-protestante kundrejt Dinastisë së Habsburgëve dhe kishte luftuar kundër tyre duke bashkëpunuar me osmanët në Rrethimin e Vienës në 1683, kishte një turmë ndjekësish anglezë. Në këtë çështje Garcia ka shkruar si vijon: “Mbështetësit anglezë të Thökölyt, e thënë ndryshe ishin kundërshtarë radikalë që merrnin për bazë, një rend të ditës reformist i cili kërkonte një rilexim heretik të traditës islāme mbi parimet kushtetuese. Bërja fjalë e Stubbes për këtë rend të ditës has në në të njëjtën epokë kur opozitarët hungarezë kishin krijuar një aleancë me osmanët. Vepra me titull: “Ngritja dhe Përparimi i Muḥammedizmit”eHenry Stubbes shpalos tre pretendime tejet të diskutuara: “Sipas pretendimit të parë Islāmi është një formë e rimishëruar e Krishterimit sipas priftit presbiter Ariusit; një lloj forme antiklerike e Çifutërisë që e pranonte Mesīḥun ‘Īsā (p.m.t.) si të dërguar. Në përfundim të kësaj themi se kjo është kufizuar me dhunën dhe shtypjen e kishave të degjeneruara dhe të shthurura, të cilat kishin përvtësuar parimin e trinisë.
Sipas pretendimit të dytë është rënia e Krishterimit dhe ngritja e Islāmit. Ky është një kundërshtim i ligjëruar i ushtruar ndaj ushqimit të politikave teologjike, që nxisin besimin në trininë dhe monarkitë despotike të klasës së “klerit” (kardinalëve dhe priftërinjve).
Kurse pretendimi i tretë vë theksin se Muḥammedizmi është një besim i natyrshëm që meriton admirim. Ligjet civile të të dërguarit të Islāmit, i kishin arritur pikësynimet në një epokë më pak se njëqind vite, ato të cilat të krishterët e besimit të trinisë nuk kishin mundur që t’ia dilnin mbanë në një kohë më tepër se njëmijë vite. Ligjet e tij që marrin për bazë besëlidhjen e Nuḥut (p.m.t.) dhe ishin ripërtëritur nga ana e Ibrāhīmit, Mūsāit dhe ‘Īsāit (p.m.t.), në një terren të strukturës institucionale dhe kushtetuese të shëndoshë, për mbarë pakicat fetare që nuk janë “eklestike” (nuk kanë të bëjnë me kishën), ka një lidhje me politkën e mirëkuptimit të mbështetur nga shteti. Ashtu siç ishte për Thökölyn dhe për Stubben mirëkuptimi islām, ishte kundërhe lmi për fërkimet fetare dhe politike që kishin rrethuar Europën dhe Anglinë, si pasojë e proçesit të reformimit protestant”.
Konservatorët e epokës Stubbe dhe nxënësit e tij kishin arsye të mjaftueshme për t’u frikësuar nga bashkëpunimi i tyre me muslimanët kundër mbretërisë angleze.
“Stubbe, nuk ngurron që të bëjë të qartë se ai e shikon si të ligjshëm ngritjen e drejtë të sundimit gjeopolitik të Islāmit, sepse armiqtë e vërtetë të besimit të krishterë, janë njerëzit që kanë besim në trininë, ata “janë armiq të një doktrine të mbarë njerëzimit”. Si pasojë e doktrinës së gabuar në formën “i biri i Zotit” Athanasiusi nga Aleksandria e Egjiptit dhe perandori bizantin Konstantin, i cili kishte zhvilluar një zgjedhje me dredhi në dobi të trinitistëve në Këshillin e “Nicaeas” (Iznikut të sotëm në Turqi: Media e Lirë) janë disa nga ata. Stubbe mbron tezën se Islāmi nuk është përhapur me shpatë por me fjalë”.
Sipas Garcias burimi i vërtetë i islāmofobisë në shekujt e XVII-të dhe XVIII-të, ishte një lloj kompleksi inferioriteti ideologjik që kishte zënë vend jashtë ndërgjegjjes. Duke qenë se rrëzimi i qortimeve të drejtuara të Stubbes kundrejt Krishterimit të perandorit Konstantin, Këshillit të “Nicaeas” (Nikeas, Iznikut) dhe trinitistëve ishte shumë i vështirë, ai mbeti i ekspozuar ndaj sulmeve “ad hominem” (njollosjes, nxirjes së emrit të tij: Media e Lirë) të kundërshtarëve.
Ndikimi i Stubbes që e kishte emërtuar si “republikanizmi islām”, i çeli udhën opozitës së barabartë radikale që zhvillohej kundër shtetit-kishë, të cilin mbretëria angleze me hierarkinë e saj të pushtetit ku mbështetej, e kishin ndërtuar në shërbim të interesave të saj. Në themelin e këtyre institucioneve të përmendura, qëndronte besimi në urdhrin e prerë dhe mistifikimi i bindjes; hetimi dhe qortimi ishin plotësisht të ndaluar. Shembulli më i madh i këtij mistifikimi që i shërbente kësaj tiranie ishte trinia.
Kjo lëvizje e nëndheshme këtij republikanizmi islāmist që ka gjetur jehohë gjatë fillimeve të shekullit të XVIII-të dhe XIX-të, ka bashkëpunuar me një larmi rrymash iluministe që kanë përfunduar me Revolucionin Francez. Natyrshëm republikanistët muslimanë, mbështetësit e Revolucionit Fancez dhe më vonë afrimiteti që kishin krijuar me Napoleon “‘Alī” Bonaparten, pamja e kësaj lëvizjeje e bënte në një formë tmerrësisht më shkatërruese për mbrojtësit e mbretërisë angleze.
Përpara se të lexoja veprën me titull: “Islāmi dhe Iluminizmi Anglez”, nuk kisha asnjë mendim se poezia e njohur e “Kublai Khanit” (Kubilay Hanit), e këtij poeti të madh romantik, që e kisha rastisur në një nga seminaret e letërsisë angleze të Samuel Taylor Coleridge, bartte një cilësi të fshehtë të kundërshtimit që kishte krijuar me republikanët muslimanë që ishin mbështetës të Napoleonit. Garcia sqaron se Samuel Taylor Coleridge dhe Robert Southey në rininë e tyre i kishin besuar poezisë me titull: “Kubbeja e kënaqësisë madhështore”, por në vitet në vijim ajo kishte kishte simbolizuar një dukuri që i kishte zhgënjyer, utopike dhe një ëndërr të Republikës Islāme Napoleoniane.
Ashtu si Samuel Taylor Coleridge dhe Robert Southey dhe dy pararojat e romanticizmit anglez Percy Shelley dhe Mary Shelley, mendimet utopike dhe radikale të tyre, kanë kaluar në një etapë të barabartë me republikanizmin islāmist - gjendja mendimore e tyre është njohur si “Islāmi Shī‘īt Gnostik” i Garcias. Pikërisht si Coleridge dhe Percy Shelley këtë etapë të udhëtimit intelektual, e ka kundërshtuar me një poezi që do të shndërrohej në një klasike kanonike. Sipas Garcias vepra me titull: “Kryengritja e Islāmit” e Percey Shelleyt lajmëron për kryengritjen e tij kundër Republikanizmit Islām në rininë e tij. Megjithatë Mary Shelley ka ndjekur një udhë të ndryshme. Garcia veprën e saj me titull: “Njeriu i Fundit” e vlerëson si një qortim ndaj kthimit të bashkëshortit të saj ndaj Republikanizmit Islām dhe mendimeve të tij kundër Islāmit.
Libri i Garcias nuk ia vlen që të lexohet vetëm si një pjesë magjepsëse e historisë së fshehtë, por bashkë me përfundimet që të japin mendime për ditët tona, në cilësinë e një përvoje të mendimit të dendur mbi të shkuarën. Të mësosh se sot, Republika Islāme Īrāniane është duke shembur udhëheqjen e sionizmit dhe duke u shndërruar në synimin e Perëndimit të lënë pa zgjidhje, si një alternativë e qytetërimit të fantazmës së Republikanizmit Islām, ka më tepër se tre shekuj që u ka kallur datën tiranëve të Perëndimit është tejet e rëndësishme.
Burimi : Medya Şafak