Revolucioni Islam Iranian Në 40 Vjetorin E Tij

nga Gürkan Biçen | Publikuar në Shk. 17, 2019, 4:05 a.m.

Krahas dhimbjeve dhe privimeve me të cilat jemi të detyruar që të përballemi, unë mendoj se brezi në të cilin po jetojmë është më të vërtetë fatlum. Pas ditëve më fatkeqe të shekullit të XX-të, ky brez i cili po i hap sytë botës, në çastet e fundit të një polarizimi i cili thuajse e ndau më dysh familjen e njerëzimit dhe kur po thuhej tanimë se çdo gjë mbaroi, fitoi imperializmi perëndimor, kur mendjemadhësia perëndimore po mbretëronte në mënyrë të prerë dhe të pafund, për në një çast u dëshmua për Revolucionin Islam Iranian, i cili mund të quhet një ndërhyrje në histori e vullnetit hyjnor. Revolucioni i cili u shndërrua në një manifesto të slloganit: “As Lindja dhe as Perëndimi” në dallim nga revolucionet të cilat u jetësuan në qindra vitet e fundit, nuk gjelbëroi brenda mendimit të Perëndimit dhe madje u trupëzua si një kundërhelm i mendjemadhësisë së Perëndimit.

Ndonëse Revolucioni Islam Iranian sot ka mbushur 40 vjeç dhe sigurisht se llogaria rreth tij po bëhet në kornizat e shumëllojshme mik-armik. Nuk ka dyshim se janë gabuar ata të cilët i kanë kushtuar disa muaj ose më e shumta disa vite të jetës së tyre rënies së Revolucionit, sepse ky i fundit është duke e vazhduar praninë e tij jetike me ndreqjet e kufizuara të rendit politik dhe juridik të cilat i ka krijuar. Ndonëse rendi së bashku me institucionet e tij politike dhe juridike është në këmbë, kjo gjendje e bën jashtë mase thelbësore, hetimin e një teze të dytë rreth të vërtetës së dinamikave të pranishme dhe ekzistuese dhe rreth shuarjes së vullnetit të jetësimit të qëllimit të Revolucionit. Çfarë kishte premtuar Revolucioni dhe nga cilat premtime ka hequr dorë sot?

Premtimet e Revolucionit Islam Iranian në drejtim të popullit iranian, botës muslimane dhe mbarë familjes së njerëzimit i gjejmë të shkruara si një tekst juridik në Kushtetutën e Republikës Islame Iraniane, i gjejmë si tekste të shkruara politike dhe kulturore duke filluar me deklaratat e Ajetullah Humejnit, udhëheqësit të Revolucionit dhe kuadrove drejtues. Ashtu siç do të kuptohet nga këto tekste, Revolucioni i cili u jetësua me çmimin e jetës së dhjetra mijra njerëzve, kishte për synim daljen kundër çdo regjimi i cili mbështetej mbi rendin autoritar dhe tiraninë, hedhjen poshtë të çdo lloj marrëdhënieje të jashtme e cila do ta bënte vendin të varur, dhënien për përdorim të popullit të burimeve të vendit, ringjalljen e drejtësisë, luftën kundër varfërisë, ndërtimin e një sistemi ekonomik të pavarur i cili do të qëndronte në këmbët e tij, krijimin e marrëdhënieve të barabarta me vendet e tjera, themelimin e fuqisë ushtarake të Iranit pa u përfshirë në blloqet e Perëndimit dhe Lindjes, mbrojtjen e vendit me fuqinë e tij, përparimin në shkencë dhe teknologji, përhapjen e vlerave të Revolucionit jo me dhunë, por me anë të veprimtarive kulturore dhe intelektuale, vënien në jetë të punimeve të cila do të bënin të mundur afrimitetin midis muslimanëve, qenien mbrojtës brenda mundësive të të shtypurve në rruzullin tokësor, shfaqjen e një qëndrimi të papërkulur në çështjen e Palestinës. Këto synime janë shënuar në Kushtetutën e Republikës Islame Iraniane dhe kjo kushtetutë ka hyrë në fuqi me miratimin e shumicës së popullit.

Në kohën kur ndodhi Revolucioni Islam Iranian, shteti iranian ishte nën kontrollin e një dore të një regjimit despot asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke qenë se shah Riza Muhammed Pehleviu kishte lidhje të fuqishme me Amerikën dhe Izraelin dhe duke qenë se e ardhmja e tij ishte e varur nga ata, ai zinte vend në skenën e politikës iraniane, si një figurë e cila nuk ishte e kënaqur që të dëmtoheshin interesat e Perëndimit. Vendi kishte një pamje rrënqethëse e cila pasqyronte armiqtë amerikanë dhe izraelitë të cilët sorrollateshin si të donin, ushtria e të cilit ishte nën kontrollin e oficerëve amerikanë, e cila po mundohej që të fuqizohej me të ardhurat e naftës, zotërimin e imunitetit diplomatik të ushtarëve dhe familjeve amerikane i cili nuk lejonte gjykimin ndaj çdo lloj krimi që kryenin, zënien vend të nënshtetasve të huaj më shumë se sa iranianët në disa pika të rëndësishme. Populli ishte plotësisht i varfër dhe shteti ishte tërësisht i korruptuar. Me qëllim që të shtypte pakënaqësinë në rritje, njësia e shërbimit të fshehtë iranian SAVAK, e cila ishte organizuar dhe stërvitur nga ana e CIA-s dhe MOSSAD-it, ushtronte dhunë çnjerëzore kundër çdo lloj forme të opozitës. Dyshimi ishte shndërruar në psikologjinë e popullit. Deri në atë masë sa iranianët bartnin brenda vetes shqetësimin se çdo njeri me të cilin flisnin mund të ishte një agjent i SAVAK-ut. Sërish ambasada amerikane në Teheran ishte pajisur me mjete të cilat përgjonin të tërë trafikun e telefonatave të Iranit, asgjë nuk ishte lejuar që të ndodhte sipas rastësisë. Revolucioni Islam i cili i dha fund dhe i zuri vendin këtij regjimi i cili mbështetej nga fuqitë e huaja në vija të përgjithshme doli në skenën e qenies së tij nën këto kushte.

Republika Islame duke zënë fill që nga etapa e mendimit dhe deri tek jetësimi i saj mbështetej tek populli. Ajetullah Humejni thoshte se populli duhet të merrte fatin e tij në duar dhe duhet të merrte pjesë në mënyrë absolute në proçeset politike. Për ta siguruar këtë në fillim populli iranian ishte pyetur nëse e donte apo nuk e donte regjimin e ri të Republikës Islame. Në fund të referendumit pasi u bë e ditur në mënyrë të prerë se populli e donte Republikën Islame filluan punimet për përgatitjen e një kushtetute në themel të Republikës Islame dhe kjo kushtetutë e përgatitur iu paraqit popullit për votim. Kjo kushtetutë e krijuar pas Revolucionit është ende në fuqi dhe synimet e zanafillës së saj mbrohen nga ana e kësaj kushtetute. Zgjedhjet e lira të cilat siguruan pjesëmarrjen në shkallë të gjërë të zhvilluar në vend dhe të cilat lindën përfundimin e ndreqjes së një numri të madh të fushave nuk u vonuan as në Luftën e Tahmilit (Irak-Iran). Shpallja e gjendjes së shtetrrethimit në vend u ndalua me në mënyrë të prerë me anë të Kushtetutës dhe u mbyllën thuajse të tëra udhët të cilat do të lindnin gjasën e kthimit në rendin e regjimit autoritar.

Në shtesë Revolucioni Islam nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij jo vetëm ndaj rendit të regjimit autoritar të brendshëm, por dhe ndaj rendit të regjimeve autoritare botërore, i cili është krijuesi dhe mbështetësi i regjimeve autoritare rajonale. Bota e mendimit dhe e besimit e cila krijoi Revolucionin është duke vazhduar praninë e saj, ajo fillimisht dhe kryesisht mbron mendimin se brezi i sotëm duhet të zhvillohë marrëdhëniet të barabarta mes Republikës Islame dhe shoqërive të jera. Në këtë kuptim ajo hedh poshtë çdo lloj fjalimi dhe lidhje e cila përmban thënien tirani në drejtim të Revolucionit dhe të Republikës Islame. Për më tepër në Republikën Islame Iraniane, Amerika është ende “Shejtani i Madh”. Ndërsa shtetet e perëndimore janë vende, vendimeve dhe qëndrimeve të të cilave nuk duhet t’u besohet plotësisht, por me të cilat shpresohet se do të ketë dobi në zhvillimin e marrëdhënieve në shkallë të barabartë. Ky nuk është vetëm qëndrimi zyrtar i Revolucionit por dhe mesazhi të cilin ai do që t’ua përcjellë botës me anë të liqeneve fetare dhe kulturore. Shenjat e kësaj mund t’i shikojmë në shoqëritë në të cilat po çelin filiza që nga Azia në Afrikë, që nga Amerika Latine deri në Australi si dhe në shumë vende të botës. Këto shoqëri janë në cilësinë e farërave të hedhura, në luftën e botërore kundër rendit kolonialist botëror dhe Revolucioni duke qenë njëzëri me fjalimin e tij, e ngrejnë kërkesën për t’i dhënë fund rendit të regjimit autoritar.

Në vendin të cilin Revolucioni e mori në dorëzim dyzetë vite më parë pakica jetonte në mirëqenie, ndërsa shumica jetonte në varfëri. Me pasqyrimin në popull të të ardhurave të naftës e cila është burimi themelor i buxhetit të Iranit, u rrit shkalla e mirëqenies së popullit pavarësisht Luftës së Tahmilit (Irak-Iran). Me qëllimin për të shpëtuar nga varësia ndaj naftës dhe gazit natyror Irani nisi shtimin e prodhimit të brendshëm, u ndërtuan uzina të larmishme industriale me synimin e mbështetjes së punësimit, u rindërtuan qytetet, u ripërtërinë dhe u zgjeruan udhët e transportit dhe u ruajt vullneti i një shteti i cili përmbush nevojat e tij deri në ditët tona. Revolucioni me synimin e parandalimit të padrejtësisë së të ardhurave në mesin e shtresave të popullsisë ndërmori masa deri tek hollësitë e rrogave që marrin kuadrot e byrokracisë të shkallës së mesme dhe të lartë. Zotërimi i shtetit i të ardhurave të naftës dhe gazit natyror pakësoi nevojën për taksa të popullit iranian dhe kështu populli qëndroi larg detyrimeve të taksave të rënda. Gjithashtu drejtimi i industrisë së mbrojtjes ndaj mundësive vendase parandaloi dërgimin jashtë shtetit në këtë mënyrë të burimeve të vendit si dhe bëri të mundur që ky burim të rrëshqiste në fusha të tjera.

Në këtë kohë Revolucioni është duke u rrethuar dhe duke u mbytur nga ana e regjimit autoritar botëror dhe për këtë Perëndimi i cili i ka shpallur botës parimet e tregtisë së lirë liberale janë thuajse duke u zhvlerësuar të tëra sërish nga ana e Perëndimit. Irani është duke vazhduar në dy anë këtë gjendje e cila po shpalos vullnetin e plaçkitjes së tij në mënyrë të tërthortë. Mallrat strategjike dhe mallrat e mesme të cilat do të përdoren në industrinë iraniane nuk janë duke iu dhënë Iranit, e megjithatë një gamë prodhimesh të cilat janë radhitur në listën e embargos janë duke u futur në Iran në mënyra të ndryshme dhe me çmime të larta. Sot një sërë prodhimesh të cilat gjenden në shtetet e tjera gjenden dhe në Iran por kostoja e tyre është më lartë për popullin iranian. Në këtë lloj mjedisi Revolucioni është imobilizuar për t’i zgjatur dorën jo vetëm popullit iranian duke i ofruar atij çdo lloj burimi të shtetit iranian por dhe një numri shumë të madh popujsh. Hamendësimi i armiqve të Revolucionit llogarit se Irani për çdo vit shpenzon të paktën 6 miliardë dollarë në të katër anët e botës me synimin e gjelbërimit të farërave të Qëndresës.

Revolucioni në ditët e sotme është duke e mbrojtur shtetin e Iranit duke mos qenë në asnjë pakt ushtarak. Duke qenë se në shekullin e kaluar Irani e ka kalur nën pushtim dhe copëtim, është mbështetur në drejtpeshimin e fuqisë së Rusisë, Anglisë dhe Amerikës, duke patur parasysh se të tëra armët dhe pajisjet ushtarake ishin me prejardhje të huaj, do të kuptohet më mirë rëndësia e pikës në të cilën ka ardhur. Në ditët tona në vendin e Revolucionit nuk ka vend për asnjë bazë të një shteti të huaj. Asnjë ushtar i huaj nuk shërben si këshilltar i përhershëm. Asnjë ushtar i huaj nuk strehohet nuk në Iran. Industria ushtarake po kryen punë të rëndësishme me buxhete relativisht të vogla dhe po korr suksese. Që nga rrëzimi i mjeteve ajrore në fushën e betejës të Amerikës dhe të shteteve të tjera, deri tek teknologjia mbi predhat ndërkontinentale të cilat barin raketa të vendosura në satelitët në hapësirë, që nga aftësia e bërjes së qitjes së predhave balistike të komanduara, deri tek prodhimi i motorit të avionëve ushtarakë tregon pikën në të cilën ka ardhur industria ushtarake. Të tëra këto zhvillime janë përfundimet e vullnetit të mbrojtjes së Revolucionit të vendit islam.

Ndërsa çështja e Palestinës të cilën Revolucioni e ka shqyrtuar si një çështje të besimeve të tij, është duke e ruajtur rëndësinë që nga dita e parë deri më tani dhe kjo përbën boshtin e përplasjes mes rendit autoritar botëror dhe Revolucionit. Për Revolucionin heqja e rendit autoritar botëror nga Palestina është çelësi për çlirimin e Azisë Perëndimore. Regjimi sionist është tërësisht një projekt kolonialist dhe Kali i Trojës i Perëndimit. Asgjësimi i regjimit sionist do të lindë ndikime të mëdha jo vetëm në Palestinë, por në rajon dhe madje në mbarë botën. Pas regjimit sionist do të marrin fund dhe regjimet e ushqyera dhe mbështetura nga i njëjti burim, popujt e rajonit do t’i dalin zot burimeve të tyre dhe rendi plaçkitës i Perëndimit do të marrë një goditje të rëndë. Mbretëritë dhe emiratet të cilat plaçkisin burimet nëntokësore të botës msulimane dhe këto të ardhura i vënë në urdhrin e rendit autoritar botëror me anë të bankave perëndimore, të cilat bëhen shkak për zvarritjen në kënetën e borxhit të popujve të botës, kur t’ua lënë vendin vullnetit të popullit, të tëra këto burime do t’u vihen në shërbim popujve të cilët do të zënë vend kundër luftës së rendit autoritar botëror. Revolucioni jo vetëm që nuk e ka fshehur aspak këtë synim por as nuk e ka ndryshuar atë.

Mund të thuhet se kush mund ta dijë se çfarë do të ndodhë nesër, se Revolucioni nuk do t’i lërë vlerat të cilat ka ruajtur? Sigurisht se të fshehtën e di vetëm Allahu, megjithatë trupëzimi tek “Uelijju’l-Fakihi” (Kujdestari Jurist/Dijetar) i mendimit të “Uelajetu’l-Fakihit” (Kujdestarisë së Juristit/Dijetarit), e cila përbën boshtin e kushtetutës së Republikës Islame Iraniane, është përgjegjës përpara Allahut në çështjen e sigurimit të mbrojtjes së synimeve të bëra të ditura, jo vetëm ndaj popullit iranian por dhe ndaj muslimanëve madje ndaj mbarë familjes së njerëzimit. Gjithashtu dhe Kuvendi i Hubreganit i cili inspekton mjaftueshmërinë e “Uelajetu’l-Fakihit” (Kujdestarisë së Juristit/Dijetarit)... Rishtas dhe liqenet/medresetë fetare të cilat zënë vend dhe rriten në Kuvendin e Hubreganit... Sërish dhe populli i cili është sigurimi i pranisë së liqeneve fetare... Përsëri dhe Besixhi i cili është vetë populli dhe Ushtria e Truprojave të Revolucionit Islam (IRGC-ja) e cila është thelbi i Besixhit...



Burimi : www.intizar.web.tr