Demokracia, Nafta Dhe Izraeli: Trishja E Shenjtë E Politikës Amerikane Në Lindjen E Mesme

nga Gürkan Biçen | Publikuar në Jan. 24, 2019, 1:41 a.m.

Kur Christopher Colombus (1450-1506) arriti në një vend i cili nuk njihej nga ana e europianëve, nuk e dinte se kishte filluar të ndryshonte udhën e qytetërimit njerëzor. Nëse do ta pranojmë këtë histori të krijuar në epokën bashkëkohore, do të vëmë re se ky çast është një pikë thyerje në historinë e njerëzimit. (1) Pas këtij zbulimi europianët nisën pushtimin e “Botës së Re”. Ndonëse presidenti amerikan Woodrow Wilson (1856-1924) ka thënë: “Zoti ua dha këtë shtet njerëzve të cilët janë paqësore dhe respektues të të drejtave të njeriut dhe ua la në gjendje të papushtuar/të paprekur kështu që europianët të sjellin qytetërimin e tyre”, por ne e dimë se e vërteta është ndryshe. (2) Përpara ardhjes së europianëve Amerika, ishte banuar nga ana e popujve vendas, të cilët ishin shtypur nga kolonialistët e bardhë. Krahas kësaj këta kolonë të ri të cilët masakruan popujt vendas nuk e përkufizuan veten e tyre si fajtorë, por “si njerëz të cilët qytetëruan kontinentin”. (3)

Katër qinde vite pas Colombusit Amerika u bë shteti më me ndikim i botës. Disa intelektualë, pretendojnë se një shtet duhet të jetë aktiv dhe në zotërim të një numri të madh vlerash intelektuale dhe morale për të mund të ndryshuar ligjet e natyrës në sipërfaqen e tokës dhe sërish duhet të jetë i vendosur dhe i fuqishëm për t’i mund t’i dhënë formë botës. Gjatë të tërë shekullit të XX Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të tilla lloj shteti. (4) Politika e jashtme e SHBA-së deri në shekullin e XIX ishte e thjeshtë: qëndrimi larg nga çështjet përtej oqeanit. Quincy Adams ministri i jashtëm i Amerikës, ndonëse shpallte se Amerika do t’i mbështeste të tëra lëvizjet për pavarësi në botë, bënte të ditur se kjo nënkuptonte se Amerika nuk do të kryente veprime në shtetet përtej oqeanit. Ai në emër të Amerikës shprehte dëshirat më të mira për të tërë ata të cilët do të luftonin për pavarësi dhe liri por shtonte se Amerika do të mund të mbronte vetëm të drejtat/interesat e saj. (5)Në fakt Adamsi me këto fjalë përsëriste mendimet e Thomas Jeffersonit presidentit të tretë të Amerikës (1743-1826). Ky i fundit kishte përcaktuar një synim për politikën e jashtme të Amerikës; përdorimi i avantazheve të fuqisë, por mosshndërrimi kurrë në një flijim duke përdorur fuqinë. (6) Sipas Jeffersonit nëse amerikanët do të mund të krijojnë një demokraci të fuqishme në Amerikë, kjo do të jetë një shembull/udhë që do të ndiqet nga mbarë popujt e botës. (7)

Pavarësisht se rregulli themelor i politikës së jashtme amerikane është qëndrimi larg nga çështjet përtej oqeanit, Amerika ka provuar që ta ndryshojë këtë me komente të gjëra. Në këtë kontekt presidenti Franklin D. Roosevelt (1882-1945) me anë të një mesazhi dërguar kongresit bëri të ditur se politikat ndërkombëtare dhe marrëdhëniet ekonomike janë futur në një gjendje shumë më të ndërlikuar dhe për këtë arsye të tërë popujt e qytetëruar dhe të organizuar mirë duhet të jenë një lloj polici i botës. (8) Uillsoni pasardhësi i Rooseveltit e sqaroi më këto fjalë këtë ndryshim politik: “Ne jemi miqtë e të tërë popujve të botës; ne nuk kërcënojmë asnjë, ne nuk duam që të grabisim pasurinë e askujt dhe ne nuk duam që të rrëzojmë askënd”. (9)

Në vitin 1915 Wilsoni përkufizoi konceptin “pa interes”. Sipas tij nëse një gjë ka të bëjë me njerëzimin atëherë ajo nuk është “pa interes” për Amerikën. (10) Për këtë arsye ai i ngarkoi Amerikës një detyrë të re. Detyra e Amerikës ishte mbrojtja e njerëzimit kundrejt kërcënimeve në cilin vend të botës që të ndodhnin ato. (11) Ndonëse Wilsoni kishte treguar disa vlera morale si arsyetim, Henry Kissingeri pranon se fjalët e Wilsonit ishin një mashtrim. Sipas Kissingerit kur amerikanët përfshihen në çështjet ndërkombëtare nuk kanë dëshirë që të shfaqin egoizmin e tyre, më tepër ata pretendojnë se po luftojnë për hir të parimeve. (12) Kjo politikë vlen dhe për ndërhyrjet e tyre në Lindjen e Mesme.

Sipas antropologjisë klasike, në themelin e karakterizuar nga historiani i njohur Marshall Hodgson, ne mund të vizatojmë vizat e përcaktuara për Lindjen e Mesme si më poshtë: “Lindja e Mesme shtrihet në perëndim nga Maroku dhe përfshin mbarë Afrikën e veriut. Ajo zgjerohet nga Irani deri në Gadishullin Arab dhe më në fund mbaron në Afganistanin e jugut. Kjo zonë është djepi i qytetërimeve sepse këtu është jetësuar qytetërimi i parë i shkruar. (13) Nga ana tjetër kjo zonë është e rëndësishme dhe për epokën tonë si pasojë e zotërimit të rezervave masive të naftës dhe gazit dhe e pranisë së saj mbi udhët detare për tregtinë ndërkombëtare.

Përpara Luftës së Parë Botërore, Mbretëria e Bashkuar ishte shteti më i fuqishëm në sipërfaqen e tokës dhe shteti i parë i cili kuptoi rëndësinë e naftës. Dy luftrat (Lufta e Parë Botërore dhe Lufta e Dytë Botërore) vërtetoi se nafta kishte një vlerë shumë të madhe ekonomike në kohë paqeje dhe një vlerë shumë të rëndësishme në kohë lufte. (14) Me të vërtetë vlera e tregut të ditëve të sotme është rreth 100 dollarë, kostoja e prodhimit të një fuçie nafte në Arabinë Saudite është mes 0,5 dhe 2 dollarëve ndërsa kostoja e prodhimit në Amerikë është 10 dollarë. (15) Kjo shkallë tepër e lartë e fitimit e drejtoi Mbretërinë e Bashkuar që të merrte nën kontroll pjesën më të madhe të fushave të naftës. Mbretëria e Bahkuar në fillim gjeti naftë në Iran dhe më pas në Irak në epokën e Perandorisë Osmane. Përgjatë tërë Luftës dë Parë Botërore Mbretëria e Bashkuar u dha fjalën farefisve të bashkuara arabe për krijimin e një shteti arab të ndarë, të pavarur dhe të bashkuar. Por qëllimi i Mbretërisë së Bashkuar nuk ishte që të bëhej kampionia e lirisë së arabëve por të merrte nën kontroll fushat e naftës. (16) Në një raport të të vitit 1922 të Ministrisë së Transportit, Marinës dhe Komunikimit, Mbretëria e Bashkuar pohonte se trojet e Lindjes së Mesme ishin një pikë strategjike themelore për rezervat e naftës së planetit. (17)

Krahas kësaj kur filloi Lufta e Parë Botërore, Anglia nuk i mbështeti arabët ashtu siç ua kishte dhënë fjalën por në vend të tyre mbështeti sionistët. (18) Themeluesit e lëvizjes sioniste nuk ishin personalitete fetare. Moses Hess (1812-1875) një komunist çifut gjerman, donte që të krijonte disa koloni për çifutët në Palestinë. Pas Hessit më 1897 Theodor Herzl një çifut austriak (1860-1904) e shqyrtoi nga e para ëndrrën e Hessit. (19) Gjatë Luftës së Parë Botërore ai bëri të ditur mbështetjen e mendimit të Shkëlqesisë së tij Sir Arthur James Balfourit (1848-1930) i cili ishte ministri i jashtëm i Anglisë për krijimin e një “Atdheu Çifut” në Palestinë. Anglia e shtjelloi këtë vendim në themelin e logjikës kolonialiste: Mbrojtjen e Kanalit të Suezit. (20) Në këtë mënyrë plani sionist u shndërrua në një çështje ndërkombëtare. Pavarësisht kësaj Anglia nuk ia doli mbanë të mbante nën zotërim Kanalin e Suezit dhe regjimi izraelit sionist nuk e ndihmoi Anglinë në mbrojtjen e Suezit. Në fund të Luftës së Dytë Botërore Anglia dhe Franca humbën pjesën më të madhe të mbizotërimit të tyre mbi Lindjen e Mesme të cilën e udhëhoqën nga viti1918-1956.(21)

Duke lënë mënjanë parimet morale të Wilsonit, shtetet pas Luftës së Parë Botërore gjetën arsyetime të tjera me qëllimin e marrjes nën kontroll të shteteve të huaja. Një arsyetim ishte zbatimi i Regjimit të Mandatit. Anglia dhe Franca i copëtuan trojet arabe meanë të këtij arsyetimi dhe i përdorën fjalët e Wilsonit si një arsyetim moral për të fshehur vandalizmin e tyre.(22)

Midis Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore në përgjithësi Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndruan larg konflikteve europiane dhe mbrojtën vetëm interesat e tyre. Por shoqëritë amerikane të naftës kishin gjetur rezerva të mëdha nafte të paprekura në Arabinë Saudite dhe ishin pikërisht këto shoqëri të cilat krijuan një marrëveshje e cila do të mbahet mend me emrin “Marrëveshja e Vijës së Kuqe” e vitit 1928 (Red Line Agreement of 1928). (23) Brenda një kohe të shkurtër interesat e këtyre shoqërive të naftës zunë fill që të ndryshonin përparësitë e politikës së jashtme të Amerikës. (24) Marrja nën kontroll e rezervave të naftës duke qenë se ishin çelësi i suksesit politik, atëherë dhe politikat e naftës u bënë çështja thelbësore e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. (25) Për këtë arsye ne mund të vëmë re se në ditët e sotme Shtetet e Bashkuara po ndajnë në të njëjtat shqetësime të ngjashme mbi çështjen e marrjes nën kontroll të burimeve dhe sigurimit të rrjedhjes së naftës njëlloj siç pati përjetuar Mbretëria e Bashkuar gjatë Luftës së Parë Botërore. (26)

Ndonëse Mbretëria e Bashkuar e humbi fuqinë e saj pas Luftës së Dytë Botërore, sërish ajo ia doli mbanë që të ruante ndikimin e saj mbi SHBA-në me anë të disa mënyrave të veçanta. Me anë të ndikimit të gjuhës, kulturës dhe intelektit të përbashkët mendimet e Mbretërisë së Bashkuar u vlerësuan sikur të ishin vetë mendimet e Washingtonit (27). Kështu që SHBA-ja së bashku me entitetin e saj sionist në Palestinë u bë pasardhësja e Mbretërisë së Bashkuar në Lindjen e Mesme. Në vitin 1947, Andrei Zdanov këshilltari i Josef Stalinit (1878-1953) presidentit të Bashkimit Sovietik e përkufizonte Lindjen e Mesme si një zonë e cila është nën hegjemoninë e Anglisë dhe Amerikës. (28) Amerika kishte nën kontroll Gadishullin Arab ndërsa bazat e Anglisë ishin Irani dhe Egjipti.

Mbretëria e Bashkuar përpara se të largohej nga Palestina, më 29 nëntor 1947 e ndau Palestinën nëdy pjesë çifute dhe arabe në Kombet e Bashkuara. Arabët nuk e njohën këtë vendim dhe kur David Ben Gurioni (1886-1973) më 14 maj 1948 e shpalli “shtetin çifut” në Palestinë krisi lufta arabo-izraelite. Njohja e “shtetit çifut” ishte një dilemë për Kombet e Bashkuara. Sipas Richard Holbrooke teksa George Marshall dhe diplomatët e tjerë të politikës së jashtme ishin kundër njohjes së “shtetit çifut”, presidenti Harry Truman (1884-1972) e njohu atë 11 minuta pas shpalljes por me një ndryshim të vogël; Trumani e njohu atë si “shteti i Izraelit” dhe jo si “shteti çifut”. (29) Ky vendim ishte një gur themelor i cili njihej si “trishja e shenjtë” përcaktoi politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara për gjysmë shekulli: Izraeli, nafta dhe anti-komunizmi. (30)

Pas shpalljes së shtetit të Izraelit, sionistët dëbuan afërsisht 940,000 arabë nga zona çifute në Bregun Perëndimor. Këto turma njerëzish u mblodhën në kampet e Komisionit të Lartë të Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara (UNCHR). (31) Nga ana tjetër nga viti 1948-1996 rreth 2,5 milionë kolonë çifutë u vendosën në Palestinën e pushtuar. (32)

Ashtu siç sqaruam më lart, Shtetet e Bashkuara të Amerikës zunë vendin e Mbretërisë së Bashkuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe një shkak i rëndësishëm i kësaj ishte kriza e Kanalit të Suezit në vitin 1957. Pas krizës Anglia dhe Franca u detyruan që të tërhiqeshin nga rajoni dhe në këtë mënyrë Shtetet e Bashkuara u bënë sunduesi i vetëm i rajonit. (33) Në atë epokë Egjipti udhëhiqej nga ana e Xhemal Abdunnasr Husejnit (1918-1970) i cili pohonte se krijimi i Izraelit ishte pika më kulmore e imperializmit. (34) Nasri bëri aleancë me Bashkimin Sovietik dhe nënshkroi një marrëveshje me Nikita Kruschovin (1894-1971) për armët sovjetike. (35) Qëllimi i Bashkimit Sovietik, nuk ishte marrja nën kontroll e Lindjes së Mesme, duke qenë se kishte sasi të mjaftueshme nafte për vete. Sovietikët donin që të ndalonin Amerikën dhe të dobësonin ndikimin e saj në rajon. (36) Në këtë epokë regjimi sionist ishte larguar nga Bashkimi Sovjetik duke qenë se ky i fundit kishte mbështetur Egjiptin dhe ishte afruar më Amerikën. Në të njëjtën kohë ata u munduan që të merrnin armë nga Franca. (37) Të tëra këto zhvillime të rëndësishme i hapën udhë shumë diskutimeve në mesin e politikëbërësve amerikanë. David Eisenhower (1890-1969) presidenti i 34 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bëri një sqarim mbi atë që njihet si “Doktrina Eisenhower”, duke thënë se politika amerikane në Lindjen e Mesme ndërtohej mbi tre themele. Këto ishin ndihma ekonomike, ndihma ushtarake dhe mbrojtja e Lindjes së Mesme nga sundimi komunist. Eisenhoëer duke shkuar më tej, shpalli se Shtetet e Bashkuara ishin të ngarkuara me detyrën e mbrojtjes së botës së lirë nga sulmuesit.(38)

Shtetet e Bashkuara u orvatën që të bindin Egjiptin që të bënte një marrëveshje me Izraelin. Për këtë arsye Shtetet e Bashkuara ndoqën dy politika. E para ishte detyrimi për të bërë paqe dhe e dyta ishte dhënia e fjalës për ndihmë e Egjiptit për ndërtimin e Digës së Asuanit. Nga ana tjetër Egjipti shtroi dy kushte; Izraeli duhet të tërhiqej nga shkretëtira Negev dhe duhet t’u jepte leje kthimit të refugjatëve të dëbuar nga trojet në vitin 1948. (39)

Por politikëbërësit amerikanë parapëlqyen regjimit izraelit sionist ndaj aleatëve arabë në Lindjen e Mesme. Sipas Norengut regjimi sionist izraelit me ndihmën e Shteteve të Bashkuara u bë një bazë ushtarake dhe fitoi një epërsi madhështore ushtarake kundër arabëve. (40) Pas Luftës së Gjashtë Ditëve në vitin 1967 marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Izraelit arritën në një pikë të pakthyeshme. Kjo luftë hodhi themelet e shumë pozicioneve strategjike të cilat ne i shohim në ditët e sotme në Lindjen e Mesme. (41)Pas kësaj lufte marrëdhëniet e SHBA-së dhe Izraelit u zhvilluan në fusha strategjike. Deri në atë masë sa nëse një ditë SHBA-ja do të mbetet e detyruar që të largohej nga bazat ushtarake në Gjirin Pers dhe në veçanti nga ato në Arabinë Saudite, llogariste se do të vazhdonte që të përdorte Izraelin si një bazë ushtarake.(42)

Nga viti 1970 deri më sot të ardhurat e naftës i kanë ndryshuar shumë shoqëritë e Lindjes së Mesme. Krahas kësaj prania politike e mbretërive arabe mbeti e njëjtë. Gjatë 40 viteve të fundit SHBA-ja ka mbështetur regjimet antidemokratike në Lindjen e Mesme, veçanërisht mbretëritë në Gadishullin Arab. Popujt e Lindjes së Mesme, regjimi sionist izraelit dhe mbretëritë arabe vunë re se mund të qëndronin në jetë me mbështetjen e SHBA-së. Pavarësisht kësaj ndonëse ajo ka 100 vite që e shpall veten si kampionia e demokracisë, SHBA-ja u bë mbështetësja më e madhe e regjimeve shtypëse dhe pengoi fitimin e terrenit për lëvizjet e vakëta politike në Lindjen e Mesme.(43)Atëherë si mund ta sqarojmë këtë kundërshtim mes thënieve dhe veprave të Amerikës? Teksa ushtria amerikane pushton Lindjen e Mesme, përse politikëbërësit amerikanë e shpallin Amerikën si ndihmësen e madhe të lirisë, demokracisë dhe të të drejtave të njeriut?A është nafta e Lindjes së Mesme një element i domosdoshëm për jetesën e përditshme të shoqërisë amerikane?

Një gjë e tillë mbase mund të ishte e vërtetë në vitet 1970(44) por në ditët tona nuk mund të thuhet se është e vërtetë sepse sot Shtetet e Bashkuara nuk janë të varura nga importi i naftës nga Lindja e Mesme.Amerika importon nfatë nga Kanadaja, Venezuela dhe Meksika dhe sërish ashtu siç e dinë të tërë Amerika vetë është një shtet i cili prodhon naftë. Me mijra puse nafte janë në gjendje aktive në mbarë trojet amerikane. Rëndësia e naftës në Lindjen e Mesme është në fushën tregtare. Shoqëritë amerikane naftën e Lindjes së Mesme ua shesin Europës me fitime shumë të mëdha. (45) SHBA-ja u siguron siguri mbretërive të Lindjes së Mesme nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm dhe në këmbim ajo u lejon që ato t’u shesin naftë Amerikës dhe rishtas ajo e mban larg regjimin sionist ngaato. Për t’ia dalë mbanë kësaj SHBA-ja ka bën një sërë manovrash politike për t’i detyruar palestinezët dhe regjimin sionist për të bërë paqe. Marrëveshja e Oslos ishte një shembull i kësaj. Sipas kësaj marrëveshjeje Organizata për Çlirimin e Palestinës (OÇP) kishte pranuar të drejtën për të qenë të Izraelit dhe në këmbim të kësaj regjimi sionist izraelit kishte dhënë fjalën për mbështetjen e Autoritetit Kombëtar Palestinez.(46)

Me këtë marrëveshje SHBA-ja arriti që të siguronte vazhdimin e mbrojtjes së “të drejtës për të qenë” e Izraelit si dhe ruajtjen e rrjedhjes së naftës së lirë nga Lindja e Mesme. Me qëllimin e vënies në jetë të këtyre synimeve SHBA-ja kreu disa lëvizje diplomatike. Nëse do të donim t’i radhisnim orvatjet diplomatike të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore mund të cekim si më poshtë:

Detyra e Inspektimit Ekonomik (1949), Takimet për Armëpushim në Rhodes (1949), Deklarata e Trefishtë (1950), Plani i Zhvillimit të Luginës së Jordanisë (1953-1955), takimet e fshehta mes presidenit egjiptitian Nasir me kryeministrin izraelit David Ben Gurion, Organizata e Inspektimi të Armëpushimit e Kombeve të Bashkuara (UNTSO), Drejtoria e Urbanistikës dhe Ndihmës për Refugjatët Palestinezë e Kombeve të Bashkuara (UNRWA), Forca në Rast Urgjent të Kombeve të Bashkuara (UNEF), Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara në vitin 1967, detyra e Gunnar Jarring për zbatimin e vendimit me numër 242, takimet mes Bashkimit Sovietik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1969), Plani Rogers (1969), Orvatja Kalimtare e Kolonëve (1971), hapat diplomatikë të Kissingerit pas luftës së vitit 1973 dhe nisma e Lindjes së Mesme e presidentit Jimmy Carter, (Konferenca e Gjenevës në filim të viteve 1977 dështoi), vetëm Camp David (1978) dhe “proçesi i paqes” së Madridit/Oslos dha rezultat. (47)

Ndonëse SHBA-ja e portretizon veten si mbrojtësja e paqes dhe e të drejtave të njeriut, ajo ka mbështetur mbretërit dhe regjimet autoritare në Lindjen e Mesme. Shumë qeveri të mbështetura nga SHBA-ja kanë ardhur në pushtet ose me anë të grushtave të shtetit ose me anë të zgjedhjeve të mbajtura sa për sy e faqe dhe me mashtrime. Por pas Luftës së Ftohtë SHBA-ja nisi një fushatë më dëshirën për demokratizimin e Lindjes së Mesme. Qeverisja e Clintonit besonte se demokratizimi i Lindjes së Mesme ishte një shans historik. (48) Sipas Clintonit SHBA-ja duhet të projektonte Lindjen e Mesme të re. Në këtë Lindjen e Mesme të re Izraeli do të zinte vend në qendër. Ai pohonte se demokratizimi i rajonit ishte kusht për vënien në jetë të synimeve të SHBA-së në Lindjen e Mesme. Clinton këshilloi një udhë të butë për përhapjen e demokracisë (49) dhe me qëllimin e vënies në jetë të synimeve të tij përdori organizata si USAID-i. Kjo e fundit mbështeti themelimin e shumë shoqërive civile në Lindjen e Mesme. (50) Clinton dhe njekësit e tij ndanin të njëjtin këndvështrim për demokratizimin e Lindjes së Mesme. Sipas mendimit të tyre demokratizimi do të përfundonte me pranimin e vlerave amerikane, sigurinë e Izraelit dhe me mënyrën e pranimit të sundimit amerikan mbi mbarë rajonin. (51)

Por fatkeqësisht pas sulmeve të 11 shtatorit mbi Kullat Binjake, qeverisja e George Ë. Bushit e ndryshoi këndvështrimin rreth demokratizimit të Lindjes së Mesme. Sipas Bushit Amerika duhej ta fuqizonte praninë ushtarake në Lindjen e Mesme dhe duhej t’i detyronte arabët që të pranonin vlerat demokratike amerikane. Madje nëse do të ishte e nevojshme Amerika duhej t’i shpallte luftë shteteve të cilat nuk janë demokratike dhe të dobëta. Ky ishte argumenti më i rëndësishëm i përdorur nga qeverisja e Bushit për të ligjëruar pushtimin e Afganistanit. (52) Ndërsa kur Amerika nuk kishte mundësi që të pushtonte një shtet i cili nuk është demokratik dhe i dobët atëherë e shpallte atë si “Boshti i Ligësisë”. Këtë gjë e bëri me Iranin dhe Sirinë dhe kundër tyre vuri në zbatim një numër të madh sanksionesh të jashtëligjshme në këndvështrimin e jurisprudencës ndërkombëtare. (53) Pavarësisht retorikës së Amerikës se po lufton për “sjelljen e demokracisë” popujt e Lindjes së Mesme e dinë shumë mirë se sulmet e Amerikës nuk janë për sjelljen e demokracisë. SHBA-ja po mundohet që të mbrojë Izraelin dhe rezervat e naftës. Lufta e tyre në të njëjtën kohë ishte një luftë ndaj Islamit. (54)Popujt e Lindjes së Mesme dhe intelektualët muslimanë janë të mendimit se nëse Amerika është e sinqertë në retorikën e saj, pra nëse ajo me të vërtetë kërkon “sjelljen e demokracisë dhe lirisë” atëherë ajo nuk mund t’i mbështesë mbretërit. Madje edhe pas sulmeve të 11 shtatorit mbi Kullat Binjake Amerika nuk ka ushtruar kurrë trysni mbi Arabinë Saudite për demokratizimin e kësaj të fundit. (55) Megjithatë në mungesë të krijimit të institucioneve të fuqishme demokracia nuk ka asnjë shans; pa këmbënguljen e vlerave ato nuk mund të vihen në zbatim si politike. (56) Ndërhyrjet ushtarake që u zhvilluan në Lindjen e Mesme na treguan se sulmet ushtarake çuan në shkatërrimin e shteteve si Iraku dhe shndërrimin e atyre trojeve në qendra të terrorit. Në mungesë të institucioneve demokratike Iraku u zvarrit në një kaos.

Themi se nuk ka diskutim se popujt kërkojnë paqe, drejtësi, siguri dhe mirëqenie. Nëse një superfuqi e shpall veten si kampionia e njerëzimit, atëherë ajo pwrpara sw gjithash duhet tw tregojë drejtësinë kundrejt popujve. Ajo duhet ta dijë se për sa kohw që mbështet burimin e problemeve popujt nuk do t’i besonjë asaj. Problemi themelor në Lindjen e Mesme janë shoqëritë amerikane të cilat kërkojnë naftë të lirë. Ashtu siç sqaruam më lart, interesat e këtyre shoqërive janë bërw njësh me politikwn e jashtme të qeverisjes amerikane. Dëshira për fitim kolosal dhe qëndrimi jo i drejtë ndaj popujve të Lindjes së Mesme ka shkaktuar shumë probleme në këtë rajon të botës. Por çfarë duhet të bëjë Amerika për të ndrequr politikën e saj në Lindjen e Mesme? Sipas mendimit tonw qeveria amerikane është e detyruar që të ndërmarrë këto hapa si vijon:

- popujt e Lindjes së Mesme duhet t’i pranojë si të barabartë me amerikanët dhe me popujt e tjerë,

- nuk duhet të vjedhë naftën e tyre, por duhet të paguajë çmimin e vërtetë të naftës,

- duhet të detyrojë regjimin izraelit që të njohë të drejtën e kthimit të palestinezëve në trojet e tyre,

- pas zbatimit të të drejtës për kthim, duhet të pranojë/të bëjë që të pranojnë mbajtjen e zgjedhjeve të lira në të cilat do të marrin pjesë arabët se bashku më çifutët në Palestinë

- duhet të tërheqë praninë ushtarake nga Lindja e Mesme,

- duhet të mbështesë veprimtaritë ekonomike, kulturore dhe shoqërore si dhe duhet të përhapë isntitucionet e shëndetit publik në mbarë rajonin,

- duhet të mbajë larg vetes këshillat evangjeliste të cilat pohojnë se regjimi izraelit do të sjellë në sipërfaqen e tokës një regjim si Armageddoni,

Si përfundim, ne duhet të kujtojmë një fjalë të urtë spanjolle e cila thotë: “O udhëtar! Udhët nuk mund të ndërtohen. Udhët ndërtohen duke ecur”. (57)

 

Burimet:

  1. ATTALI Jacques, 1492, fq. 11-13, Shtëpia Botuese: “İmge” (Shenja), Stamboll, 1999,
  2. DALACOURA, Catherine, US Democracy Promotions in the Arab Middle East since 11 September 2001 (Nxitjet e Demokracisë Amerikanë në Lindjen e Mesme Arabe që nga 11 shtatori), (International Affairs (Punët e Brendshme), 81, 5, 2005, fq. 963-979),
  3. DREZNER, Daniel W., Values, Interests, and American Grand Strategy (Vlerat, Interesat dhe Strategjia e Madhe Amerikane), (Diplomatic History (Historia Diplomatike), vëll 29, çështja 3, qershor 2005), fq. 429-432,
  4. FERGUSON Nial, İmparatorluk (Perandoria), fq: 298, Shtëpia Botuese: “Yapı Kredi Yayınları” (Kredia e Ndërtimit), Stamboll, 2013,
  5. GARAUDY Roger, İlahi Mesajlar Toprağı Filistin (Palestina: Toka e Mesazheve Hyjnore), fq: 260, Shtëpia Botuese: “Türk Edebiyatı Vakfı Yayınları” (Insitucioni i Letërsisë Turke), Stamboll, 2011,
  6. HOLBROOKE Richard, Washington’s Battle  Over Israel’s Birth (Beteja e Washingonit Mbi Lindjen e Izraelit), Gazeta: “The Washington Post”, 7 maj 2008 (http://www.washingtonpost.com/wpdyn/content/article/2008/05/06/AR2008050602447.html?hpid=opinionsbox1),
  7. HUDSON, Michael C., To Play the Hegemon: Fifty Years of US Policy Toëard the Middle East (Luajtja e Hegjemonisë: Pesëdhjetë Vite të Politikës së SHBA-së Kundrejt Lindjes së Mesme), (Gazeta: “Middle East Journal”, vëll. 50, verë 1996), fq. 329-343,
  8. KHAN, Muqtedar, Prospects for Muslim Democracy: The Role of the US Policy (Këndvështrime për Demokracinë Muslimane) , (Gazeta: Middle East Policy, vjeshtë 2003, vëll. 10, nr. 3),
  9. KISSINGER Henry, Diplomasi (Diplomacia), fq. 39, Shtëpia Botuese: “İş Bankası Yayınları” (Banka e Punës), Stamboll, 2007,
  10. LACOSTE Yves, Büyük Oyunu Anlamak (Kuptimi i Lojës së Madhe), fq. 322, Shtëpia Botuese: “NTV Yayınları”, Stamboll, 2007.
  11. LINDHOM Charles, İslam Toplumlarında Gelenek ve Değişim (Zakoni dhe Ndryshimi në Shoqëritë Islame), fq. 26, Shtëpia Botuese: “Elips”, Stamboll, 2004,
  12. NORENG Øystein, Ham Güç -Petrol Politikaları ve Pazarı- (Fuqia Bruto -Politikat dhe Tregu i Naftës-, fq. 65, Shtëpia Botuese: “Elips”, Stamboll, 2004,
  13. SHLAIM Avi, The Middle East: The Origin of Arab-Israeli Wars (Lindja e Mesme: Prejardhja e Luftrave Arabo-Izraelite), (Oxford: Oxford Universty Press, 1996), fq. 219-240.

 

Burimet e Shënimeve në Këtë Artikull:

 

1- ATTALI Jacques, 1492, fq. 11-13, Shtëpia Botuese: “İmge” (Shenja), Stamboll, 1999,

2- KISSINGER Henry, Diplomasi (Diplomacia), fq. 39, Shtëpia Botuese: “İş Bankası Yayınları” (Banka e Punës), Stamboll, 2007,

3- KISSINGER Henry, Diplomasi (Diplomacia), fq. 28, Shtëpia Botuese: “İş Bankası Yayınları” (Banka e Punës), Stamboll, 2007,

4- KISSINGER Henry, Diplomasi (Diplomacia), fq. 9, Shtëpia Botuese: “İş Bankası Yayınları” (Banka e Punës), Stamboll, 2007,

5- KISSINGER Henry, Diplomasi (Diplomacia), fq. 26-27, Shtëpia Botuese: “İş Bankası Yayınları” (Banka e Punës), Stamboll, 2007,

6- KISSINGER Henry, Diplomasi (Diplomacia), fq. 26, Shtëpia Botuese: “İş Bankası Yayınları” (Banka e Punës), Stamboll, 2007,

7- KISSINGER Henry, Diplomasi (Diplomacia), fq. 25, Shtëpia Botuese: “İş Bankası Yayınları” (Banka e Punës), Stamboll, 2007,

8- KISSINGER Henry, Diplomasi (Diplomacia), fq. 31, Shtëpia Botuese: “İş Bankası Yayınları” (Banka e Punës), Stamboll, 2007,

9- KISSINGER Henry, Diplomasi (Diplomacia), fq. 31, Shtëpia Botuese: “İş Bankası Yayınları” (Banka e Punës), Stamboll, 2007,

10- KISSINGER Henry, Diplomasi (Diplomacia), fq. 40, Shtëpia Botuese: “İş Bankası Yayınları” (Banka e Punës), Stamboll, 2007,

11- KISSINGER Henry, Diplomasi (Diplomacia), fq. 39, Shtëpia Botuese: “İş Bankası Yayınları” (Banka e Punës), Stamboll, 2007,

12- KISSINGER Henry, Diplomasi (Diplomacia), fq. 787, Shtëpia Botuese: “İş Bankası Yayınları” (Banka e Punës), Stamboll, 2007,

13- LINDHOM Charles, İslam Toplumlarında Gelenek ve Değişim (Zakoni dhe Ndryshimi në Shoqëritë Islame), fq. 26, Shtëpia Botuese: “Elips”, Stamboll, 2004,

14- NORENG Øystein, Ham Güç -Petrol Politikaları ve Pazarı- (Fuqia Bruto -Politikat dhe Tregu i Naftës-, fq. 65, Shtëpia Botuese: “Elips”, Stamboll, 2004,

15- LACOSTE Yves, Büyük Oyunu Anlamak (Kuptimi i Lojës së Madhe), fq. 322, Shtëpia Botuese: “NTV Yayınları”, Stamboll, 2007.

16- NORENG Øystein, Ham Güç -Petrol Politikaları ve Pazarı- (Fuqia Bruto -Politikat dhe Tregu i Naftës-, fq. 84, Shtëpia Botuese: “Elips”, Stamboll, 2004,

17- FERGUSON Nial, İmparatorluk (Perandoria), fq: 298, Shtëpia Botuese: “Yapı Kredi Yayınları” (Kredia e Ndërtimit), Stamboll, 2013,

18- LACOSTE Yves, Büyük Oyunu Anlamak (Kuptimi i Lojës së Madhe), fq. 288, Shtëpia Botuese: “NTV Yayınları”, Stamboll, 2007.

19- LACOSTE Yves, Büyük Oyunu Anlamak (Kuptimi i Lojës së Madhe), fq. 289, Shtëpia Botuese: “NTV Yayınları”, Stamboll, 2007.

20- GARAUDY Roger, İlahi Mesajlar Toprağı Filistin (Palestina: Toka e Mesazheve Hyjnore), fq: 260, Shtëpia Botuese: “Türk Edebiyatı Vakfı Yayınları” (Insitucioni i Letërsisë Turke), Stamboll, 2011,

21- SHLAIM Avi, The Middle East: The Origin of Arab-Israeli Wars (Lindja e Mesme: Prejardhja e Luftrave Arabo-Izraelite), (Oxford: Oxford Universty Press, 1996), fq. 219-240,

22-FERGUSON Nial, İmparatorluk (Perandoria), fq: 296, Shtëpia Botuese: “Yapı Kredi Yayınları” (Kredia e Ndërtimit), Stamboll, 2013,

23- HUDSON, Michael C., To Play the Hegemon: Fifty Years of US Policy Toward the Middle East (Luajtja e Hegjemonisë: PesëdhjetëVite të Politikës së SHBA-së Kundrejt Lindjes së Mesme), (Gazeta: “Middle East Journal”, vëll. 50, verë 1996), fq. 329-343,

24- NORENG Øystein, Ham Güç -Petrol Politikaları ve Pazarı- (Fuqia Bruto -Politikat dhe Tregu i Naftës-, fq. 60, Shtëpia Botuese: “Elips”, Stamboll, 2004,

25- NORENG Øystein, Ham Güç -Petrol Politikaları ve Pazarı- (Fuqia Bruto -Politikat dhe Tregu i Naftës-, fq. 66, Shtëpia Botuese: “Elips”, Stamboll, 2004,

26- NORENG Øystein, Ham Güç -Petrol Politikaları ve Pazarı- (Fuqia Bruto -Politikat dhe Tregu i Naftës-, fq. 67, Shtëpia Botuese: “Elips”, Stamboll, 2004,

27- KISSINGER Henry, Diplomasi (Diplomacia), fq. 217, Shtëpia Botuese: “İş Bankası Yayınları” (Banka e Punës), Stamboll, 2007,

28- KISSINGER Henry, Diplomasi (Diplomacia), fq. 503, Shtëpia Botuese: “İş Bankası Yayınları” (Banka e Punës), Stamboll, 2007,

29- HOLBROOKE Richard, Washington’s Battle  Over Israel’s Birth (Beteja e Washingonit Mbi Lindjen e Izraelit), Gazeta: “The Washington Post”, 7 maj 2008 (http://www.washingtonpost.com/wpdyn/content/article/2008/05/06/AR2008050602447.html?hpid=opinionsbox1), Data e Botimit: 10.06.2014.

30- HUDSON, Michael C., To Play the Hegemon: Fifty Years of US Policy Toward the Middle East (Luajtja e Hegjemonisë: PesëdhjetëVite të Politikës së SHBA-së Kundrejt Lindjes së Mesme), (Gazeta: “Middle East Journal”, vëll. 50, verë 1996), fq. 329-343,

31- LACOSTE, Yves, Büyük Oyunu Anlamak (Kuptimi i Lojës së Madhe), fq. 295, Shtëpia Botuese: “NTV Yayınları”, Stamboll, 2007.

32- İbid, fq. 295.

33- KISSINGER Henry, Diplomasi (Diplomacia), fq. 528, Shtëpia Botuese: “İş Bankası Yayınları” (Banka e Punës), Stamboll, 2007,

34- KISSINGER Henry, Diplomasi (Diplomacia), fq. 504, Shtëpia Botuese: “İş Bankası Yayınları” (Banka e Punës), Stamboll, 2007,

35- KISSINGER Henry, Diplomasi (Diplomacia), fq. 502, Shtëpia Botuese: “İş Bankası Yayınları” (Banka e Punës), Stamboll, 2007,

36- NORENG Øystein, Ham Güç -Petrol Politikaları ve Pazarı- (Fuqia Bruto -Politikat dhe Tregu i Naftës-, fq. 91, Shtëpia Botuese: “Elips”, Stamboll, 2004,

37- LACOSTE, Yves, Büyük Oyunu Anlamak (Kuptimi i Lojës së Madhe), fq. 291, Shtëpia Botuese: “NTV Yayınları”, Stamboll, 2007.

38-KISSINGER Henry, Diplomasi (Diplomacia), fq. 529, Shtëpia Botuese: “İş Bankası Yayınları” (Banka e Punës), Stamboll, 2007,

39-KISSINGER Henry, Diplomasi (Diplomacia), fq. 507, Shtëpia Botuese: “İş Bankası Yayınları” (Banka e Punës), Stamboll, 2007,

40- NORENG Øystein, Ham Güç -Petrol Politikaları ve Pazarı- (Fuqia Bruto -Politikat dhe Tregu i Naftës-, fq. 14, Shtëpia Botuese: “Elips”, Stamboll, 2004,

41- LACOSTE, Yves, Büyük Oyunu Anlamak (Kuptimi i Lojës së Madhe), fq. 17, Shtëpia Botuese: “NTV Yayınları”, Stamboll, 2007.

42- NORENG Øystein, Ham Güç -Petrol Politikaları ve Pazarı- (Fuqia Bruto -Politikat dhe Tregu i Naftës-, fq. 14, Shtëpia Botuese: “Elips”, Stamboll, 2004,

43- NORENG Øystein, Ham Güç -Petrol Politikaları ve Pazarı- (Fuqia Bruto -Politikat dhe Tregu i Naftës-, fq. 12, Shtëpia Botuese: “Elips”, Stamboll, 2004,

44- HUDSON, Michael C., To Play the Hegemon: Fifty Years of US Policy Toward the Middle East (Luajtja e Hegjemonisë: PesëdhjetëVite të Politikës së SHBA-së Kundrejt Lindjes së Mesme), (Gazeta: “Middle East Journal”, vëll. 50, verë 1996), fq. 329-343,

45- LACOSTE, Yves, Büyük Oyunu Anlamak (Kuptimi i Lojës së Madhe), fq. 317, Shtëpia Botuese: “NTV Yayınları”, Stamboll, 2007.

46- LACOSTE, Yves, Büyük Oyunu Anlamak (Kuptimi i Lojës së Madhe), fq. 295-298, Shtëpia Botuese: “NTV Yayınları”, Stamboll, 2007.

47- HUDSON, Michael C., To Play the Hegemon: Fifty Years of US Policy Toward the Middle East (Luajtja e Hegjemonisë: PesëdhjetëVite të Politikës së SHBA-së Kundrejt Lindjes së Mesme), (Gazeta: “Middle East Journal”, vëll. 50, verë 1996), fq. 329-343,

48- HUDSON, Michael C., To Play the Hegemon: Fifty Years of US Policy Toward the Middle East (Luajtja e Hegjemonisë: PesëdhjetëVite të Politikës së SHBA-së Kundrejt Lindjes së Mesme), (Gazeta: “Middle East Journal”, vëll. 50, verë 1996), fq. 329-343,

49- HUDSON, Michael C., To Play the Hegemon: Fifty Years of US Policy Toward the Middle East (Luajtja e Hegjemonisë: PesëdhjetëVite të Politikës së SHBA-së Kundrejt Lindjes së Mesme), (Gazeta: “Middle East Journal”, vëll. 50, verë 1996), fq. 329-343,

50- DALACOURA, Catherine, US Democracy Promotions in the Arab Middle East since 11 September 2001 (Nxitjet e Demokracisë Amerikanë në Lindjen e Mesme Arabe që nga 11 shtatori), (International Affairs (Punët e Brendshme), 81, 5, 2005, fq. 963-979),

51- DALACOURA, Catherine, US Democracy Promotions in the Arab Middle East since 11 September 2001 (Nxitjet e Demokracisë Amerikanë në Lindjen e Mesme Arabe që nga 11 shtatori), (International Affairs (Punët e Brendshme), 81, 5, 2005, fq. 963-979),

52- DALACOURA, Catherine, US Democracy Promotions in the Arab Middle East since 11 September 2001 (Nxitjet e Demokracisë Amerikanë në Lindjen e Mesme Arabe që nga 11 shtatori), (International Affairs (Punët e Brendshme), 81, 5, 2005, fq. 963-979),

53- DALACOURA, Catherine, US Democracy Promotions in the Arab Middle East since 11 September 2001 (Nxitjet e Demokracisë Amerikanë në Lindjen e Mesme Arabe që nga 11 shtatori), (International Affairs (Punët e Brendshme), 81, 5, 2005, fq. 963-979),

54- KHAN, Muqtedar, Prospects for Muslim Democracy: The Role of the US Policy (Këndvështrime për Demokracinë Muslimane) , (Gazeta: Middle East Policy, vjeshtë 2003, vëll. 10, nr. 3),

55- KHAN, Muqtedar, Prospects for Muslim Democracy: The Role of the US Policy (Këndvështrime për Demokracinë Muslimane) , (Gazeta: Middle East Policy, vjeshtë 2003, vëll. 10, nr. 3),

56- DREZNER, Daniel W., Values, Interests, and American Grand Strategy (Vlerat, Interesat dhe Strategjia e Madhe Amerikane), (Diplomatic History (Historia Diplomatike), vëll 29, çështja 3, qershor 2005), fq. 429-432,

57- KISSINGER Henry, Diplomasi (Diplomacia), fq. 529, Shtëpia Botuese: “İş Bankası Yayınları” (Banka e Punës), Stamboll, 2007.