Irani është vendi i 19-të më i populluar në botë
Kombet e Bashkuara raportuan se Irani renditet i 19-i në botë me një popullsi prej 81.2 milion banorë.
Sipas Raportit Botëror të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Vlerësimin e Popullsisë, në vitin 2017, Irani renditet i 19-i në botë me një popullsi prej 81.2 milion banorë.
Në vitin 2016, ky institut kishte parashikuar se në vitin 2030, popullsia e Iranit do të tejkaloj shifrën prej 88.5 milion banorë.
Në vitin 2013, popullsia e Iranit arriti në 77.4 milionë banorë, në vitin 2014, 78.5 milionë, ndërsa në vitin 2015, 79.1 milion.
Sipas Kombeve të Bashkuara, popullsia botërore, e cila në vitin 2017 arriti në 7 miliardë e 550 milionë banorë, në vitin 2030, do të arrijë në 8 miliardë e 551 milionë.
Burimi : Mehr News Agency