Padrejtësitë e Izraelit

nga Vijay Prashad | Publikuar në Shta. 11, 2018, 1:44 a.m.

Vrasjet që kanë kryer vrasësit me snajper të Izraelit të vënë në rreshta nëpër gardhe, vërshimi i bulldozëve mbi fshatrat e Shiritit Perëndimor, rrethimi i zonave strategjike të Jeruzalemit Lindor, deklaratat raciste të politikanëve izraelitë, ligji që e shpalli Izraelin një shtet hebre (ku myslimanët, të krishterët, ateistët shpallen qytetarë dytësorë), mohimi i shërbimeve të arsimi dhe postës... kjo është një listë e padrejtësive të Izraelit.

Nëse dikush qëndron për një moment në kampusin e Universitetit Birziet të Ramallahut mund të ndjejë bashkë me shijen e hijshme të Palestinës edhe tensionin e krijuar. Ndërsa po vështroja lulet, një i ri student aty mu afrua dhe më pyeti se çfarë isha duke parë. I tregova vazon e luleve, shimica e luleve ishin të kuqe mes tyre kishte edhe lule lejla dhe blu. Lule marramëndëse. Ndërkohë studenti vazhdonte duke më treguar në lidhje me tensionin që ishte krijuar këto kohë në universitet. Në univeristet ka gjithnjë tension. Disa ditë më parë, policia izraelite u mundua që të hynte në kampusin e universitetit për të arrestuar disa udhëheqësstudentësh. Një ditë e zakonshme; një mot i ngrohtë, lule të bukura dhe dhuna e strukturave izraelite...

•••

Shkolla Birzeitështë hapur në vitin 1924 si një shkollë për vajza, në një kohë kur Palestina ishte ende Filistinë, dy vite më vonë u shndërrua në një shkollë të përzier. Themeluesit e shkollës ishin babai dhe halla e Hanna Nasirit. Në vitin 1972, pasi Izraeli pushtoi Shiritin Perëndimor hodhi një hap më të madh dhe e ktheu shkollën në universitet. Shteti izraelit ka treguar se kjo lëvizje e Hanna Nasir është ‘e jashtëligjshme’. Nuk ekziston as edhe një provë më e vogël që prej vitit 1948 që të tregojë se Izraeli ka treguar ndonjëherë sukses për arsimimin e popullit palestinez. UniversitetiBirzeit, i cili është shkolla dhe institucioni më prestigjoz i Palestinës nga ajo ditë dhe deri më sot gjendet nën kërcënimin ushtarak.

Megjithatë, ashtu siç shkruan intelektuali palestinez Eduard Said në vitin 1998, “Pa dyshim që karakteristika më e veçantë që ka universiteti Birzeitështë fakti se ky universitet është një ndër hitoritë që tregon për rezistencën palestineze kundër presionit të Izraelit.” Në vend të fjalës presion është me vend të themi edhe mizori. Një tjetër shembull i kësaj mizorie po jetohet edhe aktualisht. Për tetë vite tashmë, që prej vitit 2010 Izraeli nuk ka pranuar asnjëherë që t’i kalojë shërbimet postae në kontrollin e Shërbimeve Postare Palestineze. Tashmë koli të mëdha poste janë dërguar në Eriha. Në këto posta punotrët e shërbimeve postare nuk kanë gjetur vetëm letra por edhe karrige me rrota për invalidë.

Vrasjet që kanë kryer vrasësit me snajper të Izraelit të vënë në rreshta nëpër gardhe, vërshimi i bulldozëve mbi fshatrat e Shiritit Perëndimor, rrethimi i zonave strategjike të Jeruzalemit Lindor, deklaratat raciste të politikanëve izraelitë, ligji që e shpalli Izraelin një shtet hebre (ku myslimanët, të krishterët, ateistët shpallen qytetarë dytësorë), mohimi i shërbimeve të arsimi dhe postës... kjo është një listë e padrejtësive të Izraelit.

Në vitin 2005, aktivistët palestinezë i kanë bërë thirrje aleatëve të tjetë jashtë Palestinës që t’i bashkohen lëvizjes Bojkot-Izolim-Sanksion (të njohur si BDS). Qëllimi i luftës së BDS-sëështë që të ushtojë presion mbi Izraelin dhe t’i detyrojë forcat pushtuese që të ulen në bisedime me palestinezët.Propaganda e Izraelit po përhapet me dhunë,  thonë se lëvizja BDS është antisemite; thuhet se çdo kritikë kundrejt Izraelit dhe Zionizmit është raciste. Megjithatë lëvizja BDSështë rritur. Gjithnjë e më shumë njerëz, lëvizjë, të djathtë dhe zenofobik e kanë përqafuar këtë lëvizje si një rrugë e përshtatshme dhe paqësore për të ushtruar presion mbi klasën vendim-marrëse të Izraelir. Muzikantë dhe intelektualë, skuadra sportive dhe turistë; të gjithë e kanë mbështetu lëvizjen BDS.

Popullariteti i kësaj lëvizjeje e ka shtyrë Izraelin dhe aleatët e tij ndërkombëtarë që të ndërmarrin lëvizje edhe më të fuqishme. Në vitin 2011 Izraeli ka pranuar një ligj kundër bojkotit dhe ka përdorur çdo mjet të mundshëm që të mund të parandalojë hyrjen në vend të aktivitëve të BDS-së. I është vënë pas çdokujt që kritikon Izraelin, Zionizmin apo edhe kryeministrin e Izraelit,Benjamin Netanyahu. Madje edhe gazetarë të pavarur të këtillë si Peter Beinart jaanë keqtrajtuar në aeroportin Ben Gurion. Askujt që ka edhe një gjë të vetme për politikat e Izraelit nuk i jepet një mundësi e dytë.

Për këtë arsye, ashtu siç pritet, Izraeli ka ndaluar hyrjen në vend të akdemikëve me shtetësi të huaj që japin mësim në UniversitetinBirzeit, deri edhe tek Universiteti Palestina në Gazë dhe Universiteti Pavarësia në Eriha si dhe në gjithë institucionet e arsimit të lartë palestineze. Ndër akademikët që i është ndaluar hyrja është edhe profesori i historisëRoger Heacock, i cili për 35 vite ka dhënë mësim pranë Universitetit Birzeit dhe specialistes së shëndetësisëLaura Uick. Ndër vite tashmë jam takuar herë pas here me Rogertin dhe Laurën. Unë personalisht i njoh ata si njerëz që kanë përzemër të vërtetën, drejtësinë dhe mirësinë dhe si njerëz me zemër të madhe. Ata janë vendosur në Palestinë në vitin 1983 nga Amerika Qëndrore, ku i kishin shërbyer Rvolucionit Sandinista. Duke qënë se kishte marrë pjesë në një demostratë në vitin 1987, Roger u gjet fajtor për veprën penale të “prishjes së rendit publik.” Roger tregon se “kjo është një ditë e errët për drejtësinë,” ai kishte dalë nga shtëpia për të blerë lëng frutash dhe ndërsa ka parë gratë palestineze që protestonin me pankarta në duar është afruar edhe më shumë për të parë se çfarë shkruhej në këto pankarta. Për këtë arsye ai nuk është i huaj ndaj mizorive të Izraelit. Ndërsa tani është ndaluar përsëri hyrja në shtet e akademikëve me kombësi tjetër si Roger, Laura dhe shumë të tjerë që luanin kyçe pranë istitucioneve palestineze.

Ndërkohë, strukturat izraelite vazhdojnë që të veprojnë kundër shkollave palestineze dhe vazhdojnë t’i pengojnë fëmijët palestineze që të mos shkojnë në shkollë dukei ndaluar në pikat e kontrollit. Iizraelitët kanë dërguar ushtrinë e buldozerëve për të shkatërruar klasat lëvzëse që gjenden në lagjen el Tavani në Jatta të Palestinës. Karvanët që përdoreshin si shkolla provizore në Beit tamar që gjendet në pjesën jug-lindore të Bejtullahut u shkatërruan nga forcat izraelite për të mos u përdorur më. Për këtë arsye, nuk është aspak surprizuese që 40 përqind e lagjeve në Shiritin Perëndimor nuk kanë shkolla fillore. Duke qënë se gjatë rrugës për në shkollë nxënësit palestinezë ndalohen shpesh herën nga kontrollet izraelire, ata detyrohen që të zgjedhin rrugë të gjata. Kjo është një luftë e shpallur kundër arsimit, kundër fëmijëve palestinezë, një luftë kundër kujtesës dhe historisë...



Burimi : www.intizar.web.tr