Reisi Xhemaludin Çausheviqi-figurë që bëri histori

nga Jasmin Agiq | Publikuar në Korrik 6, 2018, 8:39 a.m.

Me sfidat me të cilët është përballuar gjatë jetës reisi Xhemaludin Çausheviqi dhe mënyrën se si ka udhëhequr betejat intelektuale dhe politike më së miri e përshkruajnë se çfarë njeri ishte ai. Me përpjekje të pacenueshme për mbrojtjen e identitetit fetar dhe kombëtar të popullit boshnjak ka treguar guxim të jashtëzakonshëm dhe vizion intelektual, pasi që pikërisht ai një kohë të gjatë ishte shtylla e vetme e politikës së hapur të shtypjes dhe ndjekjes së popullatës myslimane të Bosnjës e Hercegovinës.

Nga ana tjetër, me vrull të njëjtë i është kundërshtuar pjesës konservative të ulemasë islame e cila është përpjekur të parandalojë reformat shoqërore pa të cilët sikurse e ka parë me kohë reisi Çausheviqi, edhe islami si fe autoktone e Bosnjës dhe populli boshnjak si bërthamë kulturore e hapësirës me siguri do të zhdukeshin. Rrënjët e durimit të pabesueshëm të Çausheviqit duhet kërkuar në fëmijërinë e tij dhe në rininë e hershme pasi që pa i njohur  disa fakte elementare biografike do të mbetet dëshira e pakuptimtë e tij me të cilat ka hyrë në betejat politiko-sociale.

U lind në fshatin Arapushë të Bosanska Krupës në një  familje imamësh, Çausheviqi herët mbeti pa nënë, ndërsa kujdesin për arsimimin e tij e mori babai dhe gjyshi i tij. Autor i disa studimeve për jetën dhe veprën e Xhemaludin Çausheviqit , profesorit në fakultetin juridik në Bihaq Nevzet Velaxhiqi, thotë se pas kryerjes ë medresesë së Bihaqit, Xhemaludini i ri u dërgua në Stamboll në shkollimin e mëtutjeshëm. Atje është njohur me idetë reformuese xhonturke dhe të modernizmit, ashtu që në Bosnjë u kthyer si personalitet i formuar politik dhe shpirtëror. Menjëherë pas kthimit në atdhe vuri re se sistemi arsimor gjendet në një gjendje shumë të vështirë.

“Rreth vitit 1903 u kthye në Sarajevë. Filloi të punojë në Gjimnazin e madh, ishte anëtarë i Ulema- mexhlisit(kuvendit) në vitin 1905. Ulema –mexhlisi ishte organ më i lartë administrativ i Bashkësisë Islame të Bosnjës e Hercegovinës në Perandorinë Austro-Hungareze. Për karrierën e tij të mëvonshme ishte e rëndësishme sondazhi fetar-arsimor të cilën e ka bërë në vitin 1906. Në të vërtetë, qëllimi ishte sipas urdhrit të Ulema-mexhlisit të hulumtohet pamja arsimore në Bosnjë e Hercegovinë, e cila pas sondazhit të kryer doli të ishte shumë dëshpëruese në kontekstin se boshnjakët kanë pas shumë shkolla të dobëta, të cilët para 50 vitesh para sondazhit të kryer, kanë pas një reformë të vogël në kuadër të Perandorisë Osmane. Megjithatë ajo reformë nuk e ka prekur thellësisht arsimin e atëhershëm dhe ai e ka vërejtur nevojën se arsimi shkollor  duhet reformuar”.

Ai proces i reformimit të arsimit nuk ishte aspak i lehtë duke marrë parasysh se reisi u përball me shumë probleme dhe pengesa, ndërsa veprimi i tij edukues dhe reformues përballej me “rezistencë të shumtë të popullatës boshnjake-myslimane sipas së cilës kjo risi ishte  perëndimore dhe krishtere”.

Megjithatë, në vitin 1913, në prag të shpërthimit të Luftës së parë botërore, Çausheviqi do të  zgjidhet  për Reis ul lemën, ndërsa menshurën(dekretin)  e mori nga Stambolli dhe Vjena, që ishte kuriozitet i veçantë. Veç atëherë ishte e qartë se Çausheviqi ishte figurë më e rëndësishme e popullit boshnjak, ndërsa autoriteti i tij ishte i respektuar njëjtë  si nga ulemaja ashtu edhe nga  qytetarët sekular. Respektimi i cili ishte treguar ndaj tij  më së miri ilustron faktin se në sytë e pushtetit austro-hungarez ka figuruar si personalitet i cili mund të ketë ndikim në popull dhe masa, që u tregua e vërtetë në ditës pas vrasjes së trashëgimtarit të fronit Franc Ferdinandit në Sarajevë me 28 qershor të vitit 1914.

“Në pikëpamje politike Lufta e parë botërore vjen në hapësirat e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe në njëfarë mënyre shohim rolin e tij politik edhe pse mund të konfirmojmë se ai nuk ishte politikan klasik, pasi nuk i ka takuar asnjë organizate të atëhershme politike, as më vonë JMO-së e cila u formua në vitin 1919. Ai në momentin e fillimit të Luftës së parë botërore ishte i vetmi prijës shpirtëror, gjegjësisht përfaqësues fetar i popullit, por njëkohësisht edhe përfaqësues politik i popullit boshnjak. Në vitin 1914 shuhet çdo veprim politik brenda Bosnjës e Hercegovinës dhe në atë kontekst boshnjakët absolutisht nuk kanë pas përfaqësues të vetin politik. Çdo çështje e cila ishte e karakterit politik gjyqin e vet e ka dhënë reisi Xhemaludin Çausheviqi, edhe atëherë kur ndodhi vrasja e Franc Ferdinandit. Pasojë e këtij akti ishte Lufta e parë botërore, por edhe shumë dyqane dhe shtëpi të tregtarëve serb ishin demoluar dhe shkatërruar në shenjë hakmarrjeje. Pushteti i atëhershëm austro-hungarez kërkoi nga reis ul ulema Çaushevqi  duke marrë parasysh se ata si shtet nuk kanë mundur të mbrojnë serbët,  të bie proklamatën me të cilin do të mbrohet pasuria e qytetarëve serb në Sarajevë. Nga momenti kur reisi e publikoi proklamatën automatikisht u ndalua demolimi i pasurive serbe”.

Gjatë Luftës së parë botërore Çausheviqi ka luajt rol të rëndësishëm në jetën e boshnjakëve pasi që ishte personaliteti i vetëm i cili në mënyrë shpirtërore dhe bamirëse u kujdes për nevojat e tyre. Përfundimin e luftës dhe krijimin  e shtetit të ri e priti me lehtësi, shpjegon Velagjiqi.

“Kur gjatë përfundimit të luftës Antun Korosheci ka vizituar shtetet sllave të jugut, si dhe Bosnjën e Hercegovinën, përveç të gjithë politikanëve të atëhershëm, vizitoi edhe reisin duke e pyetur çfarë mendon për ardhmërinë e Bosnjës e Hercegovinës, a do të vazhdojë të jetë në përbërje të Austro-Hungarisë, apo do të jetë në përbërje të shtetit të sllavëve të jugut. Ai atëherë i ka thënë se”mjaft më me pushtetar të huaj” dhe  u deklarua të jetë në përbërje të mbretërisë së SKS-së. Më vonë, pas një-dy vitesh gjërat do të ndryshojnë dhe ai në njëfarë mënyre do të pendohet për këtë”.

Ndjenja e tij për drejtësi i urdhëronte atij që menjëherë pas kryerjes së luftës të kundërvihej ndjekjes së popullatës myslimane, ndërsa zhgënjimi me pushtetin e ri jugosllav ka kulmuar me apelin e reisit Çausheviq me të cilin ka kërkuar mbrojtjen e bashkësisë myslimane të vendit.”Çausheviqi ka përkrahur organizatat të cilat i mbronin boshnjakët dhe në këtë kontekst ka dhënë mbështetje. Megjithatë, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se JMO-ja(partia politike boshnjake) në periudhën fillestare, sidomos në periudhën e mbretërisë SKS-së më shumë ka vepruar në kontekst kulturor sesa politik. Tek më vonë filluan të zhvillohen idetë politike. Por, ajo periudhë e parë e mbretërisë jugosllave, kur kryheshin torturat mbi boshnjakët mysliman, më së mirë është prezantuar në intervistën të cilën reisi Çasuheviqi e ka dhënë në vitin 1919 gazetarit parisien Charles Rivetit për gazetën Le Temps, në të cilin në mënyrë publike shpreh se boshnjakët mysliman kremtojnë ditëlindjen e Jugosllavisë versiane në gjak, zjarr dhe flakë. Ka deklaruar se nga krijimi i Jugosllavisë gjer në pranverë të vitit 1919, për 7-8 muaj janë vrarë disa mijëra mysliman, janë djeg 76 gra dhe janë shkatërruar dhe plaçkitur 270 fshatra dhe kërkoi ndihmën dhe mbrojtjen e Francës”.

Në periudhën e pasluftës, faktikisht gjer tek pensionimi i tij, Çausheviqi ka udhëhequr beteja me përfaqësuesit të pushtetit lidhur me shumë çështje që kishin të bëjnë me identitetin fetar dhe kulturor të boshnjakëve. Fuqishëm ka kundërshtuar përpjekjen e transferimit të selisë së Bashkësisë Islame  nga Sarajeva  në Beograd e cila do  të ndodh tek pas disa vitesh pas largimit të tij nga pozita e reis ul ulemasë. Në ditët e pensionimit Çaushevqi nuk ka pushuar, por në vitet e fundit të jetës para vdekjes së tij ka botuar përkthimin e Kur’anit së bashku me Muhamed Panxhën në gjuhën boshnjake. Nevzet Velaxhiqi thotë se reisi Çausheviqi ishte njëri nga personalitetet më të shquar në historinë e Bosnjës e Hercegovinës i cili ka bërë shumë në afirmimin kulturor, fetar dhe arsimor të boshnjakëve.

“Mendoj se është fjala për personalitetin e madh dhe të shquar historik për boshnjakët dhe Bosnjën. Mund të flas se është i rëndësishëm në shumë aspekte, jo vetëm atë arsimore, ku ka vepruar pozitivisht. Erdhi civilizimi  i ri, kultura e re e cila takohet me kulturën perëndimore dhe krishtere. Populli duhet të mësohet në disa gjëra të reja, me kusht që të ruaj identitetin e vet fetar, do të thotë se si të mos kundërvihesh dy vlerave por këto dy vlera të ekzistojnë së bashku”.



Burimi : Al Jazeera