“Zjarret e gjalla” në Vishegrad të Bosnjës e Hercegovinës

nga Dragan Bursaq | Publikuar në Qershor 30, 2018, 3:55 p.m.

Para 26 vite në burgun e Vishegradit ishte ulur një njeri. Me këmbë i mëshonte tokës dhe pinte cigare pas cigare. Rojet që e njihnin, i sjellnin cigare, ushqim dhe lëngje. Ishte i heshtur dhe merrte dhuratat e ofruar, sikur ajo pritej nga policia. Dikur, pas dite të fillimit të verës 1992, janë dëgjuar çelësat në dyert e burgut. “Lëshojini në liri” tha dikush. Njeriu u drejtua, e hodhi cigaren e pa përfunduar në dyshemenë e burgut dhe vështroi një kohë  se si digjej. Prushi shkëlqente dhe ngadalë digjte shpirtin e njeriut, trupin dhe zemrën e njeriut nga i cili njerëzimi avullonte. I buzëqeshi në mënyrë fantazme rojës dhe doli. Emri i tij ishte Sredoje Llukiq. Ai ishte ish polic dhe më vonë rezultoi një nga regjisor i krimit më të urryer gjatë luftës së zhvilluar në Bosnjë e Hercegovinë 1992-1995.

Kanë kaluar 26 vite, kur ka ndodhur krimi më monstruoz në territorin e Bosnjës e Hercegovinës. Para 26 vitesh, në ”zjarret e gjalla” në shtëpitë e Adem Omeragiqit dhe Meho Aljiqit me 14 dhe 27 qershor 1992 janë djegur për së gjalli më shumë se 140 gra, fëmijë e pleqtë. Me 27 qershor 1992 në rrugën e Pionerit në lagjen e Bikavcit , 70 persona janë djeg për së gjalli. Viktima më e re ishte bebja dyditëshe e cila u dogj për së gjalli në prehër të nënës së saj!!!!

Tani paramendoni situatën në të cilin 140 njerëz, kryesisht pleqtë, gra dhe fëmijë se si digjen në ato dy shtëpi. Paramendoni ato ofshama, klithmat dhe rënkimet e njerëzve të pafajshëm të cilët nuk dinin se çfarë i ndodhi. Paramendoni përbindëshit Milanin dhe të lartcekurin Sredoje Llukiqin, së bashku me Radomir Shushnjarin se si me shkelma i shtinin njerëzit në ato dy shtëpi, se si së bashku me ushtarët e armatosur kërcënonin se do të vrasin çdo njërin i cili përpiqet të dal jashtë, gjersa në ndërkohë i mbyllin dyert me çelës, dhe me benzin i spërkasin dritaret dhe dyert.

Pastaj parafytyroni, se si zjarri depërton brenda në muret e shtëpisë, në mobilje , në fund në mushkritë e trupit të njeriut. Parafytyroni se sa janë të lumtur ata që kanë vdekur menjëherë, ata që nuk kanë prit që të shndërrohen në pishtar të gjallë. Parafytyroni atë tym, atë erë të athët të mishit të njeriut, atë tmerr i cili shkrihet me flakën e zjarrit. Ka zgjat me orë të tëra. Parafytyroni të njëjtin Sredoje Llukiqin, si e gjuan bishtin e mbetur të cigares, por jo tani në dyshemenë e burgut, por në shtëpinë në flakë dhe se si  i njëjti zgërdhihet me kokën  e tij të urryer. Parafytyroni mbetjen e Vishegradit, qytetarët e  të cilit në qetësi ishin bashkëpjesëmarrës, Dhe tani ndaluni të imagjinoni çfarë do.

Pasi që, tani vjen koha e tanishme përherë e njëjtë. Tani vjen njohja se asgjë në kokat e njerëzve nuk ka ndryshuar. Para çerek shekulli është sjell realizimi fizik i shkatërrimit të boshnjakëve në Vishegrad dhe në Bosnjën lindore, ndërsa sot popullsia shumicë serbe heshtin në mënyrë tinëzare dhe lëshojnë çetnikët të vazhdojnë orgjitë e tyre verbale në paqe.

Dhe pastaj në komplotin e heshtjes kemi shënim fascinant se edhe sot e kësaj dite nuk dihen se ku janë eshtrat e njerëzve të djegur për së gjalli. Në të vërtetë dihen, por për arsye frikacake nuk flitet. As familjeve të cilët 26 vite kërkojnë mbetjet mortore për të lexuar Fatihan për shpirt të tyre. Por kur jemi te sura e Fatihasë, a dini se kush është Huso Kurspahiq? Huso ishte ish polic vishegradas. Husës i janë djeg në rrugën e Pionerit nëntë anëtarë të familjes më të ngushtë. Husoja, sikurse familjarët tjerë të viktimave  kërkon eshtrat e më të dashurve të tij plot 26 vite.” Në rast se nuk arrijë qëllimin bile të gjejë eshtrat, që  të mund çdo vit të vijë dhe të këndojë Fatihan për shpirt të tyre , që të gjejë një pjesë të  prehësisë. Kjo mbetet përherë, gjersa njeriu jeton”, thotë Husoja.

Huso Kurspahiq ishte ai i cili e liroi Sredoje Llukiqin dhe 12 njerëz tjerë nga burgu:”Sredoje ishte i dënuar me 27 vite, ishte kolegu im. Ishin të burgosur, unë i lirova të gjithë nga burgu dhe pastaj ndodhi kjo pasi që janë liruar”, dhe më tej shtoi: “Njeriut të cilit ia shpëtuat jetën, e liruat në liri, dhe pas kësaj të ndodh, është e pabesueshme, nuk kam fjalë të them.Po të dijë Husa...po të dinte kush do çoftë...” Por Husoja ka vepruar si njeri, si polic më i mirë, i cili i liroi atëherë njerëzit e pafajshëm. Husoja edhe sot e kësaj dite do të vepronte njëjtë, në pajtim me ligjin, moralin, urdhrave të Zotit dhe njerëzve. Për atë Husoja është njeriu.

Dhe kështu kafshët në formën e njeriut janë qenie pa shpirt. Pa fije mëshire, pa humanizëm, me dëshirë djalli për shkatërrim. Për atë Sredoje Llukiqi është kafshë. Pasi që nga momenti i pafajësisë më të lashtë, ai kur pinë atë cigare të burgut ai në vetveten e tij mban farën e të keqes. Keni kujdes , e keqja nuk është mungesë e inteligjencës. Përkundrazi,”zjarret e gjalla” janë përgatitur, është gjetur logjistika, janë gjetur njerëz bashkëmendimtar, janë caktuar viktimat dhe është realizuar festimi i djallit. Kjo është  ana tjetër e mendjes, por assesi nuk është mungesa e inteligjencës.

I tërë “problemi” është prezenca e njerëzores dhe Zotit tek Husoja, Dhe Husoja për hir të ligjeve morale kërkon eshtrat në hi të nëntë anëtareve të familjes së tij. I tërë problemi i kafshëve të cilët disa të dënuar, e disa jo të dënuar, që  kanë kryer orgji në Vishegrad gjatë luftës viteve nëntëdhjeta, është mungesa e vetëdijes për ndonjë problem. Të digjen njerëz të gjallë? Nuk ka problem! Të heshtet çerek shekulli për eshtrat?  Nuk ka problem! Të vendosen kryqe mbi qytet?  Nuk ka problem! Të organizosh formacionet  e çetnikëve? Nuk ka problem! Të kthesh kryet sikurse të mos ndodhte gjë dhe të injorosh ata pak boshnjak të mbetur gjallë? Nuk ka problem! Problemi më i madh është mospasje problemesh, mungesa e sëmundjes së empatisë dhe urrejtja e tymosur sikurse ajo flakë e cigares nga fillimi i tregimit i cili pret të lirohet dhe si fantazma nga shishja të fillojë festën e saj. A ka ilaç për këtë? Ka. E ka ofruar Husoja, polici më i ndershëm:

“Kam pas 27 serb në stacionin policor në Vishegrad, kanë qenë njerëz të mirë. Më vjen keq që asnjëri prej tyre nuk e gjeti të tregojë bile ku janë eshtrat, bile eshtrat. Qyteti është i vogël, marrëdhëniet ndër njerëzore kanë qenë të mira, dhe tani askush të mos tregojë bile ku janë eshtrat. Njerëzit e mirë falin, pajtohen dhe ndërtojnë më tutje bashkëjetesën”, ka porosit Husoja.



Burimi : Al Jazeera