Po afron lufta në Deraa: Do të marrin pjesë edhe Forcat Speciale të Hizbullahut, Al-Ridvan
Komanda siriane nuk i ka marrë parasysh kërkesat e SHBA-së dhe të Izraelit për të përjashtuar Hizbullahun dhe aleatët iranianë të Sirë nga të qenit të pranishëm në konfliktin në Deraa. Për më tepër, presidenti sirian, Bashar al-Assad i ka kërkuar Forcave Speciale të Hizbullahut, al Ridvan që të vendosen në pozicionet e tyre në Deraa dhe rreth kësaj zone për të marrë pjesë në sulmin e ardhshëm.
Pa dyshim që beteja e Daraas kundër organizatës terroriste ISIS (e njohur gjithashtu nën emrin Ushtria e Halid bin Uelidit), al-Kaedës dhe “Ushtrisësë Lirë Siriane”është duke u përjetuar. Qeveria siriane nuk do të marrë parasysh kërcënimin e SHBA-së për të bombarduar ushtrinë siriane, apo kërcënimin e Izraelit – i cili vazhdon që të mbështesëpër vite të tëra xhihadistët duke u ofrur këtyre ndihma financiare, informacionev të shërbimeve tëinteligjencës dhe ndihmës mjekësore - për të parandaluar që forcat e Damaskut të arrijnë kufijtë me Izraelin. Për më tepër, Damasku do të injorojë marrëveshjen ruso-amerikano-jordaneze për mbrojtjen dhe respektimin e zonës ku nuk lejohen përplasjet ushtarakeprej shumë kohësh tashmë.
Damasku i ka urdhëruar forcat speciale që janë nën komandën e gjeneralit Suheil al-Hassan, të njohur me pseudonimin e “Tigrit të Shkretëtirës”që të hyjnë në Daraa. Këto forca kanë funksionuar ekskluzivisht vetëm nën komandën ushtarake ruse të shptrirë në të gjithë gjeografinë e territoreve siriane. Për më tepër, qeveria siriane i ka dhënë urdhër për vendosjen e njësive raketore anti-ajrore në Daraa dhe po kështu edhe në pjesën e pasme të frontit në zonat përreth Damaskut dhe i ka urdhëruar njësitë strategjike të raketave që të jenë të gatshme të ndërhyjnë për t’i ofruar mbrojtje forcave tokësore. Kjo tregon se beteja e ardhshme pritet të jetë e ashpër dhe nuk përjashton edhe ndërhyrjen e forcave rajonale në Siri.
Komanda siriane nuk i ka marrë parasysh kërkesat e SHBA-së dhe të Izraelit për të përjashtuar Hizbullahun dhe aleatët iranianë të Sirë nga të qenit të pranishëm në konfliktin në Deraa. Për më tepër, presidenti sirian, Bashar al-Assad i ka kërkuar Forcave Speciale të Hizbullahut, al Ridvan që të vendosen në pozicionet e tyre në Deraa dhe rreth kësaj zone për të marrë pjesë në sulmin e ardhshëm.
Burimet në terren besojnë se nuk pritet qëSHBA-janë këtë moment të tërhiqet nga kalimi i al-Tenf që gjendet mes Sirisë dhe Irakut – siç është kërkuar nga Damasku në këmbim të mospërfshirjes në zonën e Daraa tëHizbullahut dhe Iranit. Kjo për arsye se Izraeli nuk beson se do të zhvillohet njëbetejë në Dara. Për këtë arsye, qeveria siriane ka vendosur të përfshihet në betejën e Daraas dhe të largojë të gjithë xhihadistët nga jugu për të rimarrë kontrollin e plotë të territorit sirian apo edhe të imponojë duke përdorur forcë edhe negociatatqë do të sjellin si rezultat një tërheqje të forcave amerikane nga el-Tenf.
Për më tepër, ushtria siriane po synon qët'i japë fund konflikteve në jug të vendit në mënyrë që të mund të lëvizë të gjitha forcat sulmuese për në veri dhe më pas nëal-Badiye me qëllim që të sulmojë forcat e mbetura të ISIS-it të pranishme në atë pjesë të Sirisë.
SHBA-jagjendet përballënjë dileme edhe për shkak të mijëra ushtarëvetë deleguarë, të paguarë, të trajnuar dhe të mbështetur dhe financuar prej saj në zonën kufitare mes Sirisë dhe Irakut. Këto grupime të armatosura mund të shndërrohen në një barrë për SHBA-në nëse ajo vendos që të tërhiqet sepse ato janë forca që përbëhen nga arabë dhe jo nga kurdë. Për këtë arsye, çdo marrëveshje që kthen ia kthenkontrollin e al-Tenfit qeverisë qendrore siriane nënkupton tërheqjen e këtyre mijëra militantëve në zonën e kontrolluar nga forcat kurde në provincën veriore të Hasakahut, që gjendet gjithashtu edhe nën kontrollin e forcave pushtuese të SHBA-së. Një situatë e këtillë mund të shkaktojë beteja etnike midis kurdëve dhe fiseve arabe të rajonit të cilët refuzojnë dominimin kurd, sidomos duke pasur parasysh faktin se Ankaraja dhe Damasku e shohin bashkëpunimin që kurdët kanë me forcat pushtuese në një këndvështrim shumë armiqësor. Për më tepër, është e qartë se asnjë forcë pushtuese nuk është e destinuar të mbetet përgjithmonë në një vend të pushtuar dhe se, herët a vonë, pushtuesi historikisht e di se do të ballafaqohet me rezistencë popullore.
Përsa i përket qëndrimittë Rusisë në lidhje me betejën e Daraas, burimet ushtarake në jug të Sirisë bëjnë me dije se brigaderi sirian Suhail al-Hasan nuk do të gjendej i pranishëm në këtërajon nëse nuk do të ekzistonte një kërkesë e veçantë nga Rusia. Forcat Tiger janë Forca Speciale që veprojnë nën komandën e Rusisë pasi kanë marrë pëlqimin dhe konfirmimin e Presidentit Bashar al-Assad. Për këtë arsye, Moska nuk dëshiron që ndonjë forcë xhihadiste që bashkëpunon me Izraelin apo me SHBA-në të mbajë kontrollin e ndonjë territoribrenda Sirisë. Për më tepër, Rusia nuk po synon një fitore të pjesshme në Levantin që përbën një ndër zonat më të dobishme të veriut të Sirisë (zona gjeografike më e populluar e vendit) tani që vendi është çliruar, me përjashtim të veriut. Kjo është arsyeja pseçlirimi i jugutështë kthyer tashmë në një domosdoshmëri.
Rusia ka plane më të mëdha në lidhje me zonën e Levantit: gjatë vizitës që kam zhvilluar në qytetin e Palmirit dhe në rrethinat e tij, prezenca e mijëra trupave ruse është e mbresëlënëse, gje e cila është treguese e faktit se Moska po dërgon shumë këmbësorë dhe forca të posaçme. Ende nuk është dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me një prani të këtillë të madhe ushtarake.
Një situatë e këtillë mund të indikojëgjithashtu se Rusia nuk dëshiron që SHBA-ja të vazhdojë të ketë një sferë të ndikimit afatgjatë në Siri dhe gjithashtu dëshiron të mbetet forca e vetme në Siri si territori i saj i ndikueshmërisë. Ky perceptim i qasjes së Rusisë kundrejt aleatëve të Sirisë është i komplikuar dhe aktualisht është i vështirë për t'u përkufizuar. Moska nuk mund të marrë vendimin përfundimtar se kush mund të qëndrojë në Siri apo kush duhet të largohet nga Siria. Për më tepër, momentalisht, Rusia konsideron se prania e të gjitha forcae aleate të Sirisë, përfshirë këtu Hizbullahun dhe Iranin dhe aleatët e tijështë absolutisht e domosdoshme për sa kohë që forcat amerikane vazhdojnë prezencën e tyre pushtuese në vend.
Turqia nuk përbën ndonjë kërcënim apo një dilemë për Rusinë. Moska dhe Ankara kanë arritur që të bëjnë marrëveshje të ndryshme në Siri duke filluar nga beteja e madhe e Aleppos, beteja e Gutas dhe më pas në lidhje me betejën e Afrin po kështu edhe në lidhje me shtrirjen e Turqisë në Idlib dhe rrethinat e saj, me qëllim që të godasin dhe shpëbëjnë al-Kaidën (pjesa më radikale e“Hurras ed-Din”u nda nga “Hejet Tahrir al-Sham” që gjendet nën komandën e Ebu Muhammed al-Xhulanit me kërkesëne Turqisë).
Rusia dhe Turqia e konsiderojnë SHBA-në si kërcënimin më të madh në Siri për shkak të qëllimit të saj për “ndryshimin e regjimit” dhe projekteve të tjera të shpërbërjes së vendit që SHBA-ja është e aftë të promovojë dhe për shkak të shprehjes sëdëshirës për të krijuar një entitet të veçantë për kurdët dhe kjo jo për shkak të dashurisë që ka ndaj kurdëve, por për të vazhduar të ushtrojë presion mbi Ankaranë dhe Damaskun.
Për këtë arsye, momenti i fillimit të luftës së jugut po afrohetgjithnjë e më shumë me gjithënxitjete Izraelitduke goditur forcat aleate të Iranit që luftojnë kundër ISIS-it në Albukemal dhe kërkesën e tij të pajustifikueshme që ta mmbajëHizbullahun larg Deraas. Izraeli po përpiqet të prishë stabilitetin e Sirisë, megjithatë deri më tani nuk ka mundur që të tërheqë vëmendje në mënyrë të koniderueshme.Kjo për arsye se qëllimi strategjik aktual është çlirimi i jugut. Asadi nuk është i interesuar për shqetësimin që shfaq Izraeli dhe qnëdron larg nga respektimi i sigurisë së kufirit të Izraelit dhe vijës së demarkacionit të vitit 1974 në lartësitë e pushtuara të Golanit.
Damasku po punon me aleatët e tijpa treguar asnjë hezitimpër të çliruar jugun e vendit, duke mos marrë parasyshasnjë ndikim apo kërcënim të asnjë niveli.Kjo për arsye se ka ardhur koha qëfillimisht t'i japë fund al-Kaedës dhe ISIS-it në jug. Një gjë e këtillë është e nevojshme në mënyrë që ushtria të lëvizë drejt shkretëtirëë sëlindjes dhe të përqëndrohet tek forcat pushtuese amerikane dhe turke në veri të vendit.
Burimi : Medya Şafak