Si E Kalon Një Ditë Imam Hamenei?

nga Sabahattin Türkyılmaz | Publikuar në Qershor 15, 2018, 3:36 a.m.

Këndvështrimi i njeriut për botën përbën themelin e ideologjisë së tij. Ndërsa ideologjitë përcaktojnë stilin e jetës së njeriut.

Nga pranimet themelore të shkencës së shoqërisë/sociologjisë është se doktrinat ideologjike janë ato që i japin drejtim jetës së njeriut, që i japin formë jetës individuale dhe kolektive të njeriut. Nëse ideologjia e njeriut është hyjnore atëherë dhe stili i jetës do të jetë hyjnor, domethënë feja do të përcaktojë cilësinë dhe drejtimin e jetës. Por nëse ideologjia e njeriut, është ideologji me burime njerëzore dhe stili i jetës do të jetë një jetë humaniste/materialiste dhe njeriu do të përcaktojë të tëra normat dhe rregullat.

Udhëheqësit e udhëzimit hyjnor duke ua paraqitur njerëzve stilin e jetës së përbërë nga urtësia hyjnore si fillim e shfaqin atë jetë në praktikë.

Imam Hamenei me stilin e tij të jetës na e pasqyron si një pasqyrë stilin e jetesës së udhëheqësve.

Njëri nga truprojat e afërt të Imam Hamaneit, i rrëfeu kështu disa pjesë nga jetesa ditore e udhëheqësit:  “Njëra nga çështjet që i duhet kushtuar rëndësi është brezi i ri. Imam Hamenei citon si më poshtë: “Nga të rinjtë kërkohen tri gjëra: arsimi, edukimi dhe stolisja”.

Udhëheqësi arsimin, edukimin dhe afrimin i sheh si tre elemente bazë për veten e tij dhe kërkon që dhe ne t’i kryejmë këto. Imami i jep shumë rëndësi sportit, ai e urdhëron se sporti është stërvitësi i trupit për të qëndruar i shëndetshëm dhe arsimi, edukimi dhe stolisja janë shpirti i sportit.

Nëse duam të rrëfejmë se si udhëhqësi e kalon një ditë është e mjaftueshme që të shikojmë se cilat gjërave ai i kushton rëndësi në jetën e përditshme. Për të edukuar veten tonë ne mund të shikojmë në jetën e tij tri këshilla të cilat na i ka dhënë për ne.

Imami zgjohet nga gjumi një ose gjysmë ore para namazit të sabahut, ai është i zënë me adhurim dhe me namazin e natës, por ditët e tij janë të ndyshme nga njëra-tjetra; ai nuk bën çdo ditë të javës të njëjtën gjë; një ditë fal shumë namaz, një ditë lexon shumë Kur’an, një ditë lutet shumë, një ditë e përmend shumë Allahun, më pas fal namazin e sabahut.

Ai e fal namazin e sabahut me xhemat; më e pakta është se xhemati e fal namazin me truprojat e tij. Ndërsa pjesën më të madhe të xhematit e përbëjnë nëpunësit, ata që punojnë dhe truprojat në ndërtesë. Duke qenë se ata e falin namazin e sabahut në zyrën e tij marrin pjesë të tërë.

Pas namazit të sabahut ai bën sport malor. Ai bën dy ose tre ditë në javë ecje në mal; për 45-60 minuta ai ngjitet në mal dhe për 30-45 minuta zbret poshtë. Kur ne shkojmë në malet të cilat rrethojnë Teheranin, ne lëvizim përpara namazit të sabahut duke thënë se rruga zgjat shumë, për të mos patur ndonjë pakësim në programit e dhurimit ai ne e bëjmë recitimin e Kur’anit dhe përmendjen e Allahut gjatë rrugës, ai e fal namazin e sabahut kur arrijmë në rrëzë të malit. Duke qenë se është errësirë nuk gjendet askush rreth e rrotull; ai ngjitet lart për një orë dhe kur kthehemi dielli lind.

Kur ai kthehet, ata të cilët vijnë për sportin malor, kur shohin se imami po zbret nga mali thonë vetë me vete: “Kur qenka ngjitur udhëheqësi që tani po zbret”.

Kur imami ngjitet në mal ai vishet me një tjetër veshje por çallma të cilën e mban në kokë nuk është çallma të cilën e përdor vazhdimisht por është më e vogël. Ndërsa në disa vende ai shkon duke veshur një veshje civile, për shembull e keni parë të veshur ashtu kur ka shkuar në Kirman, në kohën kur ndodhi tërmeti në Kirman, imami ka shkuar tri herë me veshje civile për të parë gjendjen e popullit të Kirmanit.

Për çështje sigurie ne nuk shkojmë vazhdimisht në të njëjtin mal. Ne shkojmë me radhë në malet që janë në Teheran dhe rreth e rrotull tij, ne shkojmë në veri të Teheranit dhe në malet që ndodhen në qytetin e Velinxhekut, Derbendit dhe Rejit.

Përveç ditëve që është i zënë me ngjitjen e malit, në 4 ditët e tjera ai e bën sportin në shtëpi. Ai nuk e lë kurrë një punë përgjysmë, çdo punë që fillon e kryen të plotë dhe e kryen një punë vetëm pasi ka mësuar të tëra hollësitë e asaj pune.

Pasi mbaron sportin ai kalon në zyrë; orari i shkuarjes së tij në zyrë luhatet nga 7:00-7:30 në vartësi të kohës që shkojmë në mal. Nëse në këtë orë nuk ka ndonjë takim të veçantë ai shkon në shtëpinë e tij dhe pasi ha mëngjes së bashku me familjen e tij ai kthehet sërish në zyrë. Nëse ka një takim të veçantë ai e kryen takimin duke ngrënë mëngjesin, atë të cilët kanë ardhur për takim e hanë mëngjesin së bashku me imamin dhe pasi kryejnë takimin ndahen.

Ai nga mëngjesi deri në namazin e drekës është i zënë me punët e qeverisjes në zyrën e tij. Në kohën kur thirret ezani i drekës nuk ka rëndësi se çfarë pune ka ai e lë atë dhe shkon në namaz, madje dhe nëse është në mes të bisedës ai e ndërpret fjalimin dhe thotë: “le të falim namazin dhe të vazhdojmë”. Nëse mbledhja do të vazhdojë pas dreke ai e vazhdon dhe e mbaron atë dhe më pas ai ha vaktin e drekës së bashku me miqtë e pjesëmarrës.

Nëse nuk ka ndonjë takim pas namazit duke qenë se e ka shtëpinë afër (30-40 metra) ai kalon në shtëpinë e tij dhe ha vaktin e drekës së bashku me familjen e tij dhe pasi pushon dy orë në orën 15:00 kthehet rishtas në zyrë. Nëse ka ndonjë mbledhje me ndonjë nga kuadrot e shtetit ose ndonjë takim të veçantë e kryen atë. Nëse nuk ka ndonjë takim kalon në librarinë e tij të veçantë dhe nis të jetë i zënë me leximin e librave.

Sa herë që e shihni Imam Hamenein do të vini re se ai është vazhdimisht duke përmendur Allahun, nuk është e mundur që të shikoni se ai është i hutuar qoftë për një sekondë; ai vazhdimisht ose përmend Allahun ose lexon Kur’an. Për shembull kur zhvillohet një program në prani të udhëheqësit në programet e recitimit dhe poezisë dora e imamit zakonisht qëndron mbi buzët e tij, sepse ai nuk do që të shikohet duke përmendur Allahun.

Në lidhje me çështjen e leximit të Kur’anit ai na jepte gjithmonë këtë këshillë: “Djema lexojeni shumë Kur’anin, Kur’ani është dritë, lexojeni shumë Kur’anin, unë në rininë time për 3 ditë e përfundoja Kur’anin domethënë lexoja 10 xhuze në ditë. Tani nuk e kam atë mundësi u mplaka,më shkoi mosha ime, punët e dendura, përgjegjësia e madhe dhe problemet e shumta me të vërtetë nuk më japin shumë mundësi që të lexoj Kur’anin, këto punë më larguan nga Kur’ani; unë mund ta përfundoj një Kur’an vetëm në 9-10 ditë”.

Imam Hamenei e ka thënë këtë në një kohë kur ne jemi larguar nga Kur’ani, pra se ai lexon 3 xhuze në ditë dhe në 10 ditë përfundon Kur’anin, ndërsa ne kur përfundojmë Kur’anin gjatë një muaj të bekuar Ramazani pandehim se kemi bërë ndonjë mrekulli. E ndjejmë veten sikur kemi për të marrë nga Allahu. Ne jemi ata të cilët kemi nevojë që të lexojmë dhe të përfundojmë Kur’anin, sepse Allahu nuk ka nevojë që ne të lexojmë Kur’anin.

Imam Hamenei ka një familje të madhe, ai vetë bashkëshortja e nderuar dhe gjashtë fëmijtë e tij jetonin së bashku me të, ndērsa tani duke qenë se femijtë janë martuar ata jetojnë veç. Të tetë anëtarët e kësaj familjeje janë si hafidhë Kur’ani ashtu dhe lexues Kur’ani. Kjo do të thotë të kesh të pranishëm Kur’anin në shtëpi. Disa herë në radio transmetohet leximi i Kur’anit i Imam Hameneit nuk ka dyshim se ju këtë e keni dëgjuar por nuk e keni njohur sepse askush nuk e ka thënë se kush është lexuesi. Ndonjëherë as ata vetë nuk mund ta identifikojnë imamin dhe thonë se është lexuesi egjiptian i Kur’anit “Mustafa Ismaili” e megjithatë ai vetë është lexuesi i Kur’anit. Imami e lexon Kur’anin në stilin e Mustafa Ismailit.

Nëse duam të punojmë me këshillat e imamit nëse duam që të jemi afër me imamin këto janë punët që parashtron Juristi Kujdestar; arsimi, edukimi, stolisja dhe leximi i Kur’anit. Ashtu siç është sporti i nevojshëm për të mbajtur të shëndetshëm trupin dhe stërvitja/sporti është i nevojshëm për të edukuar shpirtin dhe për të pastruar epshin.

Stolisja dhe studimi janë gjykuar si dy krahë të cilët e lartësojnë njeriun në vendin që do, nëse është i pranishëm vetëm njëri nga ata është e rrezikshme sepse e shkatërron njeriun. Shembujt e kësaj dukurie vihen re tek shoqëria jonë, nëse njeriut i mungon dituria bëhet si Shejh Ali Tehrani, nëse njeriu ka vetëm dituri por i mungon stolisja bëhet si Ekber Genxhi, Muhaxhirani. Ky i fundit qëndroi për 16 vite në njërën nga shkallët më të larta të shteti tani ka kërkuar azil në Angli. Ndërsa Ekber Genxhi ishte përgjegjësi i shërbimit të fshehtë të Trupave të Revolucionit të Teheranit tani është në postin e azilkërkuesit në Amerkë.

Nëse ne marrim njërën nga këshillat e Imam Hameneit dhe do të lëmë tjetrën përfundimi ynë nuk do të jetë i ndryshëm nga ai i të lartpërmendurve. Nëse ne e njohim jetesën e imamit ai do të na tregojë çdo gjë”.

Një udhëheqës i cili e kalon një ditë të tijën plotësisht duke mësuar dituri, duke dhënë mësim shkallë shkallë, që e stërvit veten për ta pastruar dhe për ta edukuar, i cili qëndron larg intrigave politike, sigurisht që e meriton të jetë udheheqësi i muslimanëve, trashëgimtari i të dërguarit, stili i tij i jetesës së të cilit e tregon këtë.



Burimi : Rast Haber