Parimet e luftës me rendin [istikbal] global sipas Imam Humeinit

nga Celal Abbasi | Publikuar në Qershor 6, 2018, 2:04 a.m.

"Parimi i parë që parashtron Imam Humeini përsa i përket luftës me rendin global është ky: përsa kohë që forcat arrogante botërore nuk shpërbëhen njerëzit nuk do të mund të jetojnë në paqe, në lumturi, në siguri dhe në qetësi."

Hyrje 
Pas grushtit të shtetit të turpshëm që u zhvillua në Iran më 19 gusht të vitit 1953 nga kukullat e komanduara nga Amerika, Muhammed Riza Shah Pehlevi për herë të dytë pushtetin në dorë. Pas këtij momenti, amerikanët kanë luajtur një rol të rëndësishëm nëndryshimet që kanë ndodhur në historinë e Iranit.

— Ndërhyrjet në mënyra të ndryshme të amerikanëve në Iranit

— Dërgimi i disa oficerëve ushtarakë në Iran dhe morrën kontrollin mbi forcat ushtarake

— Miratimi i kapitullimeve të turpshme dhe paprekshmëria e amerikanëve në Iran

— Vizitat e zyrtarëve amerikanë në Iran

— Vizitat e shahut në Amerikë dhe mbështeja e Amerikës për torturat e ushtruara nga Shahu i Iranit; gjë qëështë bërë shkak për irritimin dhe shqetësimin e intelektualëve, dijetarëve si dhe popullësisë së vetëdijshme, gjë e cila duket qartë nga mesazhet që jep Imam Humeini.

Me këtë ndërhyrje të guximshme, Imam Humeini ka zbuluar fytyrën e vërtetë të Amerikës, Izraelit dhe robit të tyre Muhammed Riza Pehlevi dhe kështu popullit mysliman i është aktivizuar urrejtja e tyre për Amerikën. Sigurisht, në kundër-përgjigje të kësaj, edhe amerikanët e kanë rritur presonin kundrejt tyre.

Më në fund, nën udhëheqjen e Imam Humeinit përpjekjet e popullit mysliman filluan të jepnin frytet e tyre, u rrëzua regjimi i shahut që ekzistonte për 2500 vite me rradhë dhe urdhrin e Imam Humeinit filluan përpjekjet për krijimin e një qeverie të re me kryetar shteti Muhendis Bazergan.

Përveç kësaj, Bazergan dhe zyrtarët e tjerë në kabinetin e tij ishin personalitete me karaktere të hapura për kompromis. Një gjë e këtillë binte ndeshme me shpirtin revolucionat të popullit dhe qeveria nuk i përgjigjej dot ndjenjave revolucionare të popullit të saj. Pikërisht në këtë periudhë revolucioni u komplikua dhe elementët mbështetës të shhut filluan të nxisnin konflikte të brendshme. Krijimi i grupimeve politike në atë kohë, tentativat për shërbërjen e vendit në Kurdistan, Sistan dhe Beluçistan, ndikueshmëria e spiunëve amerikanë brenda qeverisë së përkohshme dhe paaftësia e qeverisë për të parandaluar udhëheqjen e trazirave që organizoheshin nga djepi i spiunimit amerikan në ambasadën e tyre pothuajse e devijuan revolucionin nga qëllimi i tij i vërtetë dhe populli pothuajse e humbi gjithë entuziazmin.

Studentët e universiteteve, duke i qëndruar kornizave revolucionare të Imamit, në këto kushte duke ndjekur dhe duke u frymëzuar nga rruga që ai tregonte, me hartimin e një programi konkret për t’i bërë të qartë Amerikës urrejtjen e popullit iranian kundrejt mizorëse amerikane dhe për të bërë të mundur deportimin e shahut tradhëtar që strehohej në Amerikë morrën kontrollin e Ambasadës Amerikane në Teheran.

Pasi ambasada amerikane e Teheranit, e cila tashmë ishte kthyer në qendrën e rrëmujës dhe destabilitetit jo vetëm për Iranin por për të gjithë Lindjen e Mesme, u morr në kontrollin e studentëve të universiteteve u publikuan dokumentë të rëndësishëm historikë të cilët bënë të mundur që lëvizja kundër forcave arrogante të ishte akoma edhe më efektive. Imam Humeini e ka mbështetur këtë zhvillim nga të rinjtë revolucionarë myslimanë, dhe duke qënë se bënë të mundur shkarërrimin e këtij djepi të spiunimit, ai e ka cilësuar këtë ngjarje si “një revolucion më të madh se ai i pari”.

Një ngjarje e këtillë historiko-politike i ka gjetur të papërgatitur zyrtarët amerikanë. Ata bënë plane të tjera për të shpëtuar nga kjo rrugë e komplikuar pa krye. Megjithatë, me ndihmën e Allahut Teala dhe me mbështetjen e popullit iranian tek Allahu edhe këto plane dështuan. Bllokimi ekonomik, sulmet dhe kërcënimet ushtarake, përpjekjet për një gruht shteti Nujeh të dështuar si dhe lufta e Irakut kundër Iranit ishin vetëm disa prej këtyre planeve.

Arroganca në Kur’an

Fjala ‘arrogancë’ që përmendet shpeshherë në literaturën politike është një fjalë e huazuar nga Kurani dhe do të thotë “madhërim në këtë botë, pretendim i superioritet mbi njerëzit e tjerë”. Në Kur'an, shpjegohen karakteristikat e gatishmërisë për të shpjeguar natyrën e këtyre forcave të secilës periudhë. Për shembull, thotë Allahu në Kur’an:

“A mos kanë sëmundje në zemrat e tyre apo dyshojnë?” (Mumin, 50)

“Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumente Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre” (Araf, 40)

“A nuk ju patën lexuar argumentet e Mia; e ju bëtë mendjemadhësi dhe ishit popull i zhytur në mëkate!” (Xhathije, 31)

Në këto ajete duket qartë se fjala arrogancë është përdorur për të përshkruar mohimin e Zotit, vënien shok të Zotit dhe hipokrizinë dhe është bërë e qartë se kjo veçori djallëzore është një veçori që e kanë pasur të përbashkët të gjithë armiqtë e fesë islame gjatë gjithë historisë së saj.

Parimet e Imamit në lidhje me luftën kundër Arrogancës Globale

Një ndër veçoritë e mendësisë politike të Imam Humeinit ka qënëpërpjekja e tij për përfshirjen e terminologjisë kuranore dhe islame tek gjuha e zyrtarëve shtetërorë, edhe termi ‘arrogancë’ (istikbar) është njëri prej këtyre termave.

Shpallja e 13 Abanit (3 nëntorit) si “Dita e Luftës Kundër Arrogancës Botërore” ka qënë një ndër efektet dhe rezultatet që ka sjellë Imam Humeini për këtë luftë dhe lëvizje. Duke qënë se Imam Humeini në një ditë të këtilla ka dalë gjithnjë kundër politikave hegemone të Amerikës, e cila është kryesuese e fuqive arrogante botërore dhe themeli i gjithë aktiviteteve të istikbarit të gjithë llojeve të mundshme, është dëbuar nga Irani fillimisht në Turqi dhe më pas në Naxhaf.

Shpallja e 13 Abanit Dita e Luftës Kundër Arrogancës Botërore ka qënë një rezultat i vazhdimësisë së mendësisë politike të Imam Humeinit dhe është e nevojshme që të rinjtë të prezantohen me mendësitë dhe parimet e Imam Humeinit.

Përpjekja për zhdukjen e arrogantëve dhe marrja në kontroll e vazhdimësisë botërore

Parimi i parë që parashtron Imam Humeini përsa i përket luftës me rendin global është ky: përsa kohë që forcat arrogante botërore nuk shpërbëhen njerëzit nuk do të mund të jetojnë në paqe, në lumturi, në siguri dhe në qetësi. Për të arritur një gjë të këtillë duhet që fillimisht të merret në kontroll vazhdimësia globale dhe vendosja e të drejtave hyjnore. Në lidhje me një parim të këtillë Imam Humeini shprehet kështu: “Paqja dhe rendi botëror janë të lidhura me zhdukjen e mustekbirëve. Për sa kohë këta keqbërësë të pakulturuarë vazhdojnë të ekzistojnë, njerëzit e shtypur nuk do të mund të marrin trashëgimitë që vetë Allahu Teala ua ka premtuar.

ky qëndrim i Imam Humeinit në lidhje me varësinë që gjendet mes arrogancë në botë dhe pozicionimit të të shtypurve rrjedh nga mësimet e trasmetuara nga Kurani i Madhërishëm. Allahu Teala thotë kështu në Kur’an: “E Ne duam t'i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t'i bëjmë udhëheqës dhe t'i bëjmë trashëgues.”(Kasas, 5)

Sigurisht që dhënia e të drejtave të të shtypurve dhe zhdukja e mustekbirëve është e mundur vetëm me ndryshimin i popullit dhe me luftën e tyre aktive kundrejt forcave arrogante botërore. Sipas synetit të shenjtë profetik, popujt që nuk e ndërmarrin ndryshimin nga brenda dhe që nuk përpiqen të fitojnë pushtet në këtë botë nuk do të gëzohen me trashëgimtarë në këtë botë nga Allahu Teala dhe nuk do t’u japë atyre vullnetin për të udhëhequr.Allahu Teala thotë kështu në Kur’an: “All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre.”(Rad, 11).

Kurani i Madhërishëm ka  trajtuar gjendjen e një grupi hipokritësh të cilët nuk luftojnë kundejt mohimit të Allahut dhe keqbërjes dhe i janë dorëzuar asaj duke u shprehur se: “Engjëjt që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetës ju thanë: "Në çka ishit ju? - Ata thanë: "Ne ishim të paaftë në atë tokë!" (engjëjt) ju thanë: "A nuk ishte e gjërë toka e All-llahut e të migronit në të?" (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi i tyre është xhehennemi dhe sa vend i keq është ai!”(Nisa, 97)

Një tjetër parim të luftës kundër arrogantëve në këtë botë Imam Humeini e ka parashtruar duke u shprehur kështu: “Nëse do të kemi forcën e mjaftueshme, ne do t’i zhdukim të gjithë keqbërësit.

Edhe një mendësi e këtillëështë përftuar nga Kurani i Madhërishëm kur flet për nifakën dhe shirkun, që përbën një nga mësimet e Islamit. Duke iu referuar frontit të atyre që mbrojnë njëshmërinë e Allahut, Kurani Kerim shprehet kështu: “E nëse ata i thyejnë zotimet e tyre pas marrëveshjes, ofendojnë fenë tuaj, atëherë luftoni krerët e mohuesve. Ata vërtet nuk kanë besë, luftoni që të frenohen (nga krimi e fyerja). (Tevbe, 12)

Që në ditën e parë të lëvizjes, Imam Humeini ka qënë i besimit se është e nevojshme që istikbari të luftohet në rrënjë. Ai vetëm duke zbatuar këtë metodë ka arritur që me lejen hyjnore të arrijë në fitore.

Vazhdimi i Luftës

Mund të themi se parimi i tretë që Imam Humeini do të listonte ndër elementët e luftës kundër arrogancës botërore është parimi se lufta kundër istikbarit duhet të jetë e vazhdueshme. Ai e ka shpallur një gjë të këtillë në formë të prerë dhe të qartë duke u shprehur se “Përsa kohë vazhdon mohimi dhe keqbërja lufta kundër tyre do të vazhdojjë dhe përsa kohë lufta do të vazhdojë edhe ne do të vazhdojmë.

Edhe parimi në fjalë, ashtu si parimet pararedëse është përftuar nga mësimet politike që rrjedhin nga Kurani. Në Kuranin Kerim thuhet se përsa kohë vazhdon fitnja në këtë botë duhet të vazhdojë xhihadi dhe Allahu Teala në Kuran shprehet se “Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besimi i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë.”(Enfal, 39)

Sipas kësaj, këto parime të parashtruara nga Imam Humeini në lidhje me luftën kundër arrogancës botërore janë të vlefshme për të gjithë popujt myslimanë. Këto parime i bëjnë ftesë të gjithë të shtypurvenë botëqë të luftojnë dhe të vazhdojnë xhihadin për të parandaluar vazhdimësinë e arrogantëve.

Aktualisht shohim se Amerika vrasëse është kryesuesja e ndërmarrjes që çdo hapi kundër të gjithë popujve në botë dhe veçanërisht myslimanëve. Për këtë arsye, Imam Humeini duke iu referuar SHBA-së si “Djalli i Madh” është shprehur se: “Amerika ështëarmiku më i madh i popujve të shtypur dhe të vuajtur. ”

Imam Humeini i drejtohej gjithë iranianëve, myslimanëve dhe të gjithë popujve të tjerë të shtypur që “Sado vajtim të keni duhet t’ia drejtoni ato të gjitha Amerikës.

Imam Humeini ka dhënë edhe një lajm të mirë: “Nëse e bëni sa më mirë punën tuaj – gjë që do të thotë luftë kundër Amerikës – atëherë do të mund ë shohim se fëmijët tanë do të shijojnë këtë fitore.

Përkthimi i ajeteve kuranorëështë marrë nga: http://www.kuran-index.com/



Burimi : Medya Şafak