Kur të kalohen vijat e kuqe në Siri, atëherë prisni që të lëkundet Izraeli
Në momentin që Hizbullahu goditi corvetën e klasës INS Hanit Sa'ar-5 të Forcave Detare të Izraelit gjatë luftës së vitit 2006, arriti që në mënyrë efektive të nxirrte jashtë funksonit të gjithë Forcat Detare Izraelite nga beteja; Rrëzimi i avionit F-16 të Izraelit e ka informuar Tel Avivin dhe e ka lënë atë të kuptojë se Siria është rikuperuar dhe është gati për të bërë atë që nuk e ka bërë që nga viti 1973 deri më tani: Siria tashmë është pa as më të voglin dyshim e gatshme për luftë.
Vendim-marrësit në Damask janë shprehur se:“Siria dhe aleatët e saj, duke huazuar dhe kopjuar strategjinë që pati ndjekur Hizbullahu gjatë periudhës përpara se forcat izraelite të tërhiqeshin nga Libani (gjatë viteve 90), kanë vendosur që të veprojnë me ashpërsi kundër Izraelit,. Gjatë kësaj periudhe, për çdo rast që kishte shkelje të hapësirës ajrore libaneze mbi kryeqytetin e Libanit, BejrutitHizbullahu lëshonte artileri të rëndë bombash mbi fshatrat izraelitë të vendosura përgjatë kufirit të Libanit dhe atij të Sirisë.”
Sipas burimeve që kanë informacionet e duhura,“Komanda siriane si dhe aleatët e saj kanë vendosur qëtë imponojnë një sundim të ri të angazhimit në lidhje me Izraelin: për çdo rast të ndonjë shkeljeje të hapësirës ajrore të Sirisë, Damasku do të lëshojë dhjetra raketa mbi zonat e banuara nga izraelitë përgjatë luginave të Golanit. Qëllimi i lëshimit të këtyre raketave nuk është që të godasin një objektiv specifik por të sigurohet që asnjë izraelit që jeton në zonën kufitare dhe brenda rrezes së raketave të gjuajtura të mos kalojëasnjë moment në paqe. Këta persona që jetojnë në këto zona do të mbyllen nëpër strehimore dhe kjo gjë do të ndodhë sa herë që forcat ajrore izraelite do të shkelë sovranitetin sirian.”
Në të vërtetë, disa ditë më parë, kur Siria rrëzoiavionin pa pilot F-16 të Izraelit, Damasku filloi zbatimin për herë të parë të këtij rregull të ri angazhimi duke goditur me 25 raketa mbi territoret e Kodrave të Golanit dhe mbi territorin izraelit, duke detyruar mbylljen e aeroportit Ben Gurion për disa orë me rradhhë. Sirena të cilat ishin të zhurmshme dhe që dëshoheshin qartë në të gjithë zonën filluan që të urdhëronin civilët që të futeshin nëpër strehat më të afërta që mund të gjenin.
Nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vazhdon që tëkëmbëngulë në politikën e tij dhe nëse Siria vazhdon të zbatojë‘stilin e saj’ të ri të dhënit kundër-përgjigje këtyre politikave të kryeministrit izraelit,atëherë popullariteti i tij do të pësoi rënie në mënyrë të konsiderueshme.
Izraeli pësoi një humbje që nuk ishte aspak e lehtë për t’u kapërditë në momentin që u rrëzua avioni F-16 dhe padyshim që do të kërkojë të hakmerret në lidhje me këtë ngjarje. Megjijthatë, gjatë shtatë viteve që ka zgjatur lufta siriane, gjithçka që ka bërë në këtë periudhë ishte të luftonte disa “beteja të shpejta mes konflikteve të tjera”, të cilat kanë rezultuar në zgjatjen e luftës siriane. Izraeli vetëm tani po kupton se sa më gjatë që të zgjasëlufta në Siri, aq më shumë do të përforcohet forca e ushtrisë siriane, Iranit dhe Hizbullahut: për këtë arsye , “boshti i rezistencës” i përfaqësuar nga këto palë shfaqetfitues, ndërkohë që kundërshtarët e tij po shënojnë humbje.
Megjithatë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ende nuk e ka kuptuar këtë mësim, dhe për këtë arsye ai gjithashtu ka lënë të zhgënjyer vendimmarrësit në vendin e tij. Netanyahu ka zhvilluarshtatë herë takime me presidentin rus Vladimir Putin për të bindur izraelitët se ai ishte në gjendje që të impononte mbi presidentin rus sigurinë e Izraelit si një çëshjte të rëndësisë parësore. Vetëm kjo lëvizje e vetme nëse do të kishte sukses do t'i kishte dhënë Izraelit autoritet të mjaftueshëm për të bërë çfarë të dëshironte në territoret e Sirisë.
Megjithatë, Netanyahu nuk i ka raportuar partnerëve të tij në Izrael se Putin në këto mbledhje kishte deklaruar qartë së: “Ne nuk duam të jemi pjesë e luftës suaj me Hizbullahun dhe Iranin, por rusët nuk duhet tëlejojnë që të dëmtohet ndonjë nga palët që po luftojnë përkrah ushtrisë ruse në Siri. Dhe nëse ju dëshironi që të vini në objektivin tuaj depotapo konvojin e municioneve të Hizbullahut, të cilat nuk janë të shumta kjo është një çështje që ju përket juve.”
Moska nuk dëshiron që Izraeli të luajë në territoret siriane që janë nën kontrollin e Rusisë dhe kjo për shumë arsye: Rajoni i Levantiii ka hapur derën e gjerë Rusia që të hyjë në Lindjen e Mesme dhe të ketë një dalje shumë të fuqishme në Mesdhe, të lëkundë fuqinë e NATO-s (përmes aleancës së saj të fortë me Turqinë) , dhe rivendosjen e prestigjit të saj të dëmtuar nga Amerika në territoret e Afganistanit. Dhe në mënyrë të qartë dhe pa asnjë dyshim, Rusia dëshiron që të shpërbëjë planet e SHBA-së për dobësimin e Rusisë ekonomikisht dhe politikisht.
SHBA-ja, e cila kishte parashikuarse mund ta godisnin Rusinë pa marrë asnjë kundër-përgjigje,fillimisht hodhi hapin e parë që të godiste ekonominë e Moskës nëpërmjet Ukrainës, duke u përpjekur qëtë ndërpresin furnizimin megaz që vjen nga Rusia dhe që shpërndahet në gjithë Evropën, aktivitet ekonomik i cili formëson edhe gur themelin e ekonomisë ruse. Dhe së fundi, SHBA-jasynonte që të largonte Rusinë përfundimisht nga e gjithë Lindja e Mesme pas goditjes së Libisë dhe përpjekjeve për të ndryshuar regjimin në Siri, ku është vendosur një bazë ajrore ruse.
Moska duket se është besnike ndaj aleatëve të saj dhe se i mbrn e interesat e këtyrealeatëve, dhe kjo është ajo që Siria mund t’i ofrojë dhe të përfitojë nëse vazhdon të mbetet një shtet ekzistencial dhe një shtet i fortë. Analistët kishin parashikuar se gjatë tëktyre viteve të luftës Rusia do ta braktiste Presidentin Bashar al-Assad në këmbim të vazhdimit të prezencës së saj në Siri. Megjithatë, bota nuk e kishte kuptuar se Rusia – ashtu si edhe Irani –ishin të vetëdijshme se Assadi (ndryshe nga çdo kandidat tjetër të mundshëm), ishte personi i vetëm mund të veprojë në përputhje me premtimet e tij dhe të qëndrojë i pozicionuar kundër Amerikës.
Duke marrë parasysh këtë situatë, ashtu si Amerika edhe Izraeli ka ngurruar të pranojë humbjen që pësuan në Siri dhe faktin që ka dështuar në projektit të tyre për të rrëzuar nga presidenca Assadin dhe për të ndryshuar regjimin në Siri. Izraeli ka sulmuar ushtrinë siriane herë pas here në disa raste, megjithatë këto sulme nuk kanë krijuar ndonjëndryshim të ndjeshëm në balancën strategjike të pushtetit në Siri. Megjithatë, këto sulme e kanë shqetësuar Rusinë dhe kjo gjëshpjegon pse i dha dritën jeshile qeverisë së Damaskut për drejtimin e raketave anti-ajrore drejt Izraelit.
Në të kaluarën,Forcat Ajrore izraelite kanë godet thellë në shkretëtirën siriane, sulme të cilar shkaktoninshqetësim në anën e Rusisë. Netanyahu mendonte se ai ishte fëmija i artë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe se Vladimir Putin do ta mirëkuptonte një gjë të këtillë. Kryeministri izraelit nuk e kuptoi se e vetmja arsye që Presidenti rus duket i lumtur që e sheh homologun e tij Presidenti Trump në pushtet është se kjo e fundit nënkupton se duhet të merret më pak me politikë për shkak të paaftësisë së Trumpit. Parë në këtë këndvështrim, Moska mund të parashikojë me saktësi hapat që ushtria dhe këshilltarët rrethe rrotull Trumpit do të ndërmarrin. Dhe shkelja e sovranitetit sirian nga ana eIzraelit nuk do të mbrohet asnjëherë si veprim nga Rusia.
Në momentin që Izraeli ra në kurth dhefilloi tëkëmbëngulte qëtë dërgonte Forcat e tij Ajrore drejt shkretëtirës sirianembeti tërësisht e befasuar në momentin që filloi të kuptonte se mbrojtja ajrore siriane ishte e përgatitur mjaftueshëm për ta penguar. Putini i kujtoi fëmijës së artë të Trumpit – kryeministrit të Izraelit, Netanjahu – se ai nuk mund të kalonte përtej vijave të kuqe, veçanërisht për faktin se zyrtarët rusë punojnë së bashku me homologët e tyre aleatë (të Hizbullahut, Gardës së Revolucionit Islamik Iranian dhe aleatët e tyre të tjerë). Presidenti rus nuk pret të lejohet dhe nuk pritet që ai vetë të lejojë që ndonjë prej ushtarëve të tij të vritet nga forcat ajrore të Izraelit. Ndërkohë që Putini në një situatë të këtillë do të humbiste prestigjin e tij në Rusi, a do të priste vallë të dëgjonte justifikimet e vonuara të Izraelit, me Netanjahun që kërkon falje. Kjo gjë thjesht nuk do të ndodhë.
Izraeli luajti një kartë humbëse duke insistuar në zbatimin e një politike të këtillë të kotë në lidhje me Sirinë. Një avion izraelit u rrëzua për herë të parë pas 36 viteve, duke lejuar Presidentin Assad dhe aleatët e tij të shënojnë një fitore dhe të rindërtojnë prestigj në rrugët e Lindjes së Mesme. Izraeli nuk e kuptoi se nuk mund të arrinte më qëllimet e tij primare në Siri, se shumëllojshmëria e opsioneve për të zgjedhur ishte zvogëluar dhe se politika e frikësimit – të cilën Izraeli nuk mund të braktisë – nuk po e ndihmon shumë në këtë situatë, përkundrazi vetëm po forcon armiqtë e tij, Assadin, Hizbullahun dhe Iranin.
Në momentin qëHizbullahu goditi corvetën e klasës INS Hanit Sa'ar-5 të Forcave Detare tëIzraelit gjatë luftës së vitit 2006, arriti që në mënyrë efektive të nxirrte jashtë funksonit të gjithë Forcat DetareIzraelite nga beteja;arriti t’i tregonte Izraelit se si Hizbullahu do të luftojë dhe kapacitetin e tij maksimundhe kapacitetet që ka për të sjellë risi dhe surpriza të tjera ushtarake. Rrëzimi i avionit F-16 të Izraelite ka informuar Tel Avivin dhe e ka lënë atë të kuptojë se Siria është rikuperuar dhe është gati për të bërë atë që nuk e ka bërë që nga viti 1973 deri më tani: Siria tashmë është pa as më të voglin dyshim e gatshme për luftë.
Amerika është vendosru në veri-lindje të Sirisë dhe mund të dalë vetëm pasi të jetë goditur në një mënyrë seriozisht të konsiderueshme. Netanyahu, i cili është përpjekur që të qëndrojë pranë Donald Trump në të njëjtën degë në lidhje me çështjen siriane, ka përkrahur xhihadistët-Takfiristë të Alkaidës dhe ka sulmuar në mënyrë të përsëritur ushtrinë siriane. Sot, të dy liderët refuzojnë të pranojnë se kanë qënë vendosur në pozicionin e gabuar: nuk ky as është një pozicion që iu ka takuar ndonjëherë! Pra, ekziston rreziku që këta dy liderë të largohen nga këto pozicionime vetëm pasi të kenë marrë goditje të rëndësishme. Është shumë e mundshme që të dy kanë nevojë për disa vite të vështira për të mësuar mësimin e tyre dhe për t’u larguar përfundimisht nga Siria.
Burimi : Medya Şafak