Aleanca e Trumpit dhe Rijadit kërcënim më i madh për paqen në Lindjen e Afërt
Dhuratat të cilët mbreti Selman i dhuroi Trumpit gjatë vizitës së tij, në vlerë prej 1.3 miliard dollarësh, edhe pse ky është presidenti më islamofob në historinë e SHBA-ve , ndërsa mbreti Selman shërbëtor i të dy haremeve, Mekës dhe Medinës, ka hap dyert për konfliktin ndërarab dhe imponimin e dëshirës së Riadit vëllait të vet më të vogël i cili mori guxim të kundërvihet dëshirës së familjes al Saud, e cila pretendon të jetë lider e botës myslimane. Kundër Katarit, vendit më të pasur në botë për kokë banori dhe njërës prej vendeve më moderne të Gjirit i cili ka vendos të udhëheq politikën e tij të jashtme të pavarur, i janë vënë sanksionet e ashpra ekonomike dhe bllokada e tërësishme nga disa shtete arabe. Katari gjithmonë i ka irrituar fqinjët e vet më të mëdhenj, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të cilët po i imponohen si tutor të llojit të vet. Çfarë politike të jashtme zbaton Katari kur këto vendet arabe të Gjirit, së bashku me Egjiptin kanë vendos të fusin atyre sanksionet aq rigoroze dhe të fuqishme ekonomike dhe diplomatike si dhe bllokadën e tërësishme tokësore? Egjipti është aktori kryesor jashtë Gjirit i cili i u është bashkëngjitur sanksioneve në dëm të qytetarëve të tij të cilët në Katar janë 250.000 mijë, e ndaj të cilëve Katari po sillet në mënyrë humane, ndërsa do të mund t’ ndiqte në shenjë reciprociteti. Çfarë është mëkati i Katarit?
Të fillojmë me radhë. Katari e ndan hapësirën gjeografike me fqinjët e vet me të cilin ekzistojnë bile edhe lidhjet familjare. Ai, sikurse fqinjët e tij, është monarki absolute trashëguese. Kur është fjala për islamin, në Katar praktikohet drejtimi selefist i cili mbizotëron në vendet e Gjirit. Katari bile pretendon të drejtën e trashëgimisë së Muhamed Abdyl-Vehabit me të cilin janë në lidhje familjare paraardhësit e familjes sunduese al Thani, gjë që ka shkaktuar tmerr tek pushtetarët saudit, regjimi i të cilit bazohet në kontratën e familjes al Saud me këtë dijetar të njohur islam i shek. XVIII-të, interpretimi puritanik i islamit i të cilit nuk është kuptuar në mënyrë të drejtë, përbën shtyllën kurrizore rendit saudit duke ia dhënë legjimitetin fetar pa të cilin pushteti i familjes Al-Saud do të ishte i parealizueshëm. Katari ndanë modelin e ngjashëm politik me fqinjët e tij në të cilin familjet e pasura qeverisin me pasurinë e vendeve të tyre sikurse të ishte kjo pasuri shtetërore, private të tyre. Dallimi është në atë se cila nga këto vende, pasurinë e tyre e shfrytëzojnë edhe qytetarët e vet. Katari ka arrit në atë që të arrijë rezultatet lakmuese dhe shkallë të lartë të kënaqësisë së qytetarëve. Diferencat dhe rivaliteti fillon atëherë kur është fjala për politikën e jashtme, aspiratat diplomatike dhe vizionin e ardhmërisë së Lindjes së Afërt dhe rolin e islamit në proceset politike. Aty vjen te konflikti i vizioneve. Shembulli më i mirë në të cilin ndryshimet ndihen është roli i tërthortë i këtyre vendeve në konfliktet rajonale, sikurse asaj në Siri.
Katari në Siri kryesisht i ka mbështet grupet opozitare të cilët luftojnë kundër regjimit të Bashar al Asadit në Damask. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Megjithatë, Arabia Saudite po ndihmon lëvizjet e shumta ekstreme selefiste në Siri, pasi që po frikësohet se grupet islamike të moderuara, ideologjia e të cilëve bazohet në Vëllezërit Mysliman, do të mund të vinin në pushtet me zgjedhjet e lira, e në rast se ndodh që Asadi të largohet nga pushteti me ndonjë marrëveshje të ardhshme paqësore. Doha dhe Riadi po pajtohen rreth Asadit, por po dallojnë në çështjen se kush do të duhej të qeverisë me Sirinë. Katari është dukshëm i matur në mbështetjen e grupeve opozitare, ashtu që Katarin ta akuzosh për terrorizëm, e të shpërblesh Arabinë Saudite si luftëtare kundër terrorizmit paraqet nonsens të llojit të vet.
Përkundër kësaj presidenti amerikan Donald Trumpi para ca kohësh ka lavdëruar pushtetarët saudit në Riad se po bëjnë përpjekje të mëdha në luftë kundër terrorizmit. Para vizitës së Trumpit Arabisë Saudite, drejtori i CIA-së trashëgimtarit të fronit saudit princit Muhamed al Naifit i ka dorëzuar dhuratën e këtij agjencioni amerikan të sigurisë në shenjë mirënjohjeje për gjoja përpjekjet e Riadit në luftë kundër terrorizmit. Dallimi është pikërisht në atë se Katari fare nuk sheh në Vëllezërit Mysliman si terroristë, por si lëvizje demokratike kredibile politike dhe forcë e cila gëzon mbështetjen më të madhe në mesin e myslimanëve të Egjiptit, Sirisë, Tunizisë, Libisë, dhe ka mbështetje të madhe edhe në mesin e myslimanëve të cilët jetojnë në vendet e Gjirit. Arabia Saudite këtë assesi nuk po mund të pranojë. Riadi për këtë shkak gjatë viteve të kaluar ka investuar me dhjetëra miliard dollar që të rrëzojë nga pushteti presidentin e zgjedhur demokratik të Egjiptit Muhamed Mursin dhe të vendos diktaturën e gjeneralit al Sisi nën maskën e gjoja demokracisë së re. Edhe Izraeli ka marr pjesë në këtë projekt pasi që atij më shumë i përgjigjet diktatura kooperative me Izraelin në vend të pushtetit demokratik i cili duhet të dëgjojë zërin e popullit.
Dallimi në mes Katarit dhe Arabisë Saudite bazohet në atë se Katari mbështet lëvizjet demokratike, gjersa Arabia Saudite mbështet autokratët dhe diktatorët dhe me çdo çmim dëshiron të ruajë rendin ekzistues në Lindjen e Afërt dhe të parandalojë transformimin demokratik pasi që kjo pashmangshëm do të prodhon kërkesa për vendosjen e monarkisë kushtetuese në Arabinë Saudite apo edhe përmbysjen e saj. Natyrisht se Riadi po bën gjithë të mundshëm që të parandalojë. Rruga më e lehtë është që të arrijë përforcimin e pushtetit të regjimeve diktatoriale, pasi që kjo nuk mund të implementohet në Siri pasi që regjimi i atjeshëm ka marrëdhënie shumë të afërta me Iranin, të cilin Riadi e percepton si kërcënim kryesor ekzistencës së saj dhe pozitës së liderit të saj në botën arabe.
Karakteristika tjetër e politikës së jashtme katarase e cila po irriton Riadin dhe Abu Dabin është përpjekja e Katarit që të mos përkeqësojë marrëdhëniet dhe të mos provokojë konfliktin me Iranin në rast se nuk ka për këtë nevojë dhe arsye. Irani është fqinjë i Katarit me të cilin e ndan resurset e gazit në Parsin Jugor. Katari për këtë shkak po insiston në qasje racionale ndaj Iranit, i cili nënkupton zgjidhjen e të gjitha problemeve me rrugë diplomatike, e jo me antagonizma dhe shkaktim të luftës. Katari e kupton shumë mirë pozitën dhe fuqinë e Iranit, i cili sot është forca më e fuqishme në Lindjen e Afërt me ndikim të madh në Irak, Siri dhe Liban. Paradoks është megjithatë se Katari po arrin të mbajë marrëdhënie soliden me Iranin përkundër faktit se në Siri Irani dhe Katari mbështesin palë të kundërta në konfliktin sirian.
Atë që Katarit i mundëson kjo marrëdhënie ekzistuese ndaj Iranit është mbështetja e përbashkët e këtyre dy vendeve palestinezëve. Për këtë arsye Katarit nuk i ka penguar të ofrojë platformën dhe qëndrimin e liderëve të Hamasit në Doha pasi që pikërisht kjo po përputhet me përpjekjet e Dohës në arritjen e zgjidhjes së çështjes palestineze. Irani i cili poshtu financon Hamasin këtë shumë mirë e kupton dhe e vlerëson. Për Arabinë Saudite dhe Emiratet Arabe, Hamasi është vetëm degë palestineze e Vëllezërve Mysliman të cilët këto dy vende i kanë shpall terroriste. Për këtë arsye është edhe tërbimi i madh kundrejt Katarit. Në mënyrë indirekte Katari kritikohet se me këtë po e mbështet politikën e Iranit, të cilin këto dy vende e shohin si kërcënim më të madh të sigurisë në rajon. Në rast se është e vërtetë se ministri katarian në Irak është takuar me gjeneralin Kasim Sylejmani , komandant i njësive të Kudsit, forcës kryesore të Gardës Republikane iraniane IRGC, sikurse shkruajnë mediat në Riad, atëherë nuk është vështirë të kuptohen akuzat në llogari të Katarit për gjoja bashkëpunimin me Iranin. Fare nuk është çudi se edhe politika e Izraelit gati në tërësi po koincidon me politikën e Riadit dhe Abu Dabit. Edhe pse nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike, këto tri vendet në kohën e fundit janë bërë, për shkak rrethanave aktuale aleatët më të afërt në Lindjen e Afërt. Emëruesi i përbashkët i cili i bashkon Tel Avivin, Riadin dhe Abu Dabin është animoziteti i tyre kundrejt Vëllezërve Mysliman dhe Iranit. Për këtë shkak Katari i cili nuk po pranon të luajë lojën sipas tyre, është shpallur për shtetin i cili po e mbështet terrorizmin. Natyrisht, në pyetje është edhe definicioni, se për Katarin është e drejta legjitime palestineze që të kundërvihet agresionit izraelit.
Karakteristika e ardhshme interesante e politikës së jashtme të Katarit është se në të gjendet selia e bazën ajrore në të cilin gjendet dhe e komandës qendrore amerikane CENTCOM, edhe pse ka qëndrim diametralisht të kundërt lidhur me çështjen e Vëllezërve Mysliman, të cilët Trumpi i ka shpallur terroristë.
Përveç kësaj rrjeti i shquar televiziv Al Jazeera e cila gjatë gjithë kohës ka ofruar mbështetjen protestave masive në botën arabe, paraqet mprehtësinë e shigjetës me të cilin është përpjek të jep goditje vdekjeprurëse rendit autoritar. Është logjike se Riadi dhe Abu Dabi këtë rrjet televiziv si dhe media të tjera me ndikim, sikurse që janë gazetat Al Arabi al Jadeed, konsiderohen si instrumente subversive nga këndi i vlerave të cilët ata përpiqen të ruajnë, pasi që media propaganduese Al Arabia e financuar nga ana e Riadit, e të cilin e emitojnë Emiratet Arabe, nuk po mund as duart t’i shpërlajë Al Jazeerës e cila është shndërruar sinonim për kryengritje popullore kundër padrejtësisë dhe diktaturës.
S’ka dyshim se gjatë vizitës së para ca kohësh Riadit, të cilën e ka zgjedhur si pikë fillestare të vizitës së parë zyrtare në botë, presidenti amerikan Donald Trumpi bëri me sy pushtetarëve saudit se mund të fillojnë ballafaqim me Katarin e padëgjueshëm. Dhurata të cilin mbreti Selman i dorëzoi gjatë vizitës së tij, në vlerë prej 1,3 miliard dollar, edhe pse ky është presidenti më islamofob në historinë e SHBA-ve, ndërsa mbreti Selman është shërbëtor i dy haremeve, Mekës dhe Medinës, i ka hapur dyert për ballafaqim ndërarab dhe imponimin e dëshirës së Riadit vëllait të tij të padëgjueshëm më të vogël i cili guxoi të kundërvihet dëshirës së familjes al Saud e cila pretendon të jetë lidere e botës myslimane.
Për fat, dy vendet tjera anëtare të Këshillit për bashkëpunim të Gjirit, GCC, Omani dhe Kuvajti nuk kanë lejuar një kurs të tillë të rreptë kundrejt Katarit. Përkundrazi, këto dy vende me nxitim po punojnë në zgjidhjen diplomatike të krizës së sapokrijuar. Sado që Riadi përpiqet të paraqes opinionit ndërkombëtar se është e nevojshme realizimi i unitetit të GCC-së, posaçërisht ndaj Iranit, kjo është fjalë boshe. Duhet pas parasysh se bile edhe Abu Dabi nuk ka qëndrim të përbashkët me Riadin lidhur me disa çështje të ndjeshme, edhe pse për këtë në media nuk flitet. Trashëgimtari i Emirateve Arabe al Zajed në disa raste ashpër e ka kundërshtuar mbretin Selman për shkak të politikës të cilin Riadi përpiqet të imponojë me luftë destruktive Jemenit. Emiratet në Jemen bile kanë prioritete të ndryshme nga Riadi. Përveç kësaj, brenda Emirateve, në Dubai p.sh. nuk është marrëdhënie e njëjtë e pushtetit kundrejt Iranit sikurse që është në Abu Dabi. 30% të ekonomisë së Dubajit është e bazuar në tregtinë direkte me Iranin. Çdo komplikim të marrëdhënieve me Teheranin, posaçërisht nëse nuk ka bazë reale dhe arsye serioze, përveç se të kënaq egon e princave në Riad, paraqet riskun e rrezikshëm për ekonominë e Dubait. Mund të jehojë në mënyrë ironike, por është fakti i vërtetë se marrëdhëniet e Katarit kundrejt Iranit janë shumë më afër politikës së Riadit se që është marrëdhënia e Dubait me Teheranin. Në këtë edhe fle kompleksiteti dhe paradoksi i marrëdhënieve në Gji. Në rast se sanksionet vazhdojnë, apo Riadi ndërmerr hapa të reja, si që është përdorimi i forcës, sikurse që përflitet në kuloare, kjo do të kishte kundër efekt pasi që Katari do të mund të afrohej edhe më shumë Iranit. Kuvajti është i ndijshëm posaçërisht në marrëdhëniet me Iranin. 30% të popullatës së Kuvajtit e përbëjnë shiitët. Çdo konflikt me Iranin do të sillte tensione të brendshme sektare në këtë vend. Sa për Omanin, ai ka refuzuar të përfshihet në luftë kundër Jemenit. Përveç kësaj, diplomacia e Omanit ka luajtur rolin kyç , edhe pse në opinion për këtë shumë pak flitet, gjatë bisedimeve të bashkësisë ndërkombëtare me Iranin, që ka sjell gjer te nënshkrimi i marrëveshjes nukleare të fuqive botërore dhe Iranit. Për këtë shkak roli i Omanit është kyç në mbajtjen e paqes në Gji. Por, mëkati më i madh i cili i përshkruhet Katarit është simpatia dhe mbështetja Vëllezërve Mysliman, gjegjësisht mirëkuptimi ndaj islamit politik. Këtij qëndrimi të Katarit gati në tërësi po përputhet me qëndrimin e ish administratës amerikane të Barack Obamës, e cila ka besuar se me politikën e fuqizimit të lëvizjeve të moderuara islame, sikurse që janë Vëllezërit Mysliman, mund të arrihet transformimi i qetë të Lindjes së Afërt nga autokracia në pluralizmin demokratik. Administrata e re amerikane e presidentit Donald Trumpit këtë politikë po përpiqet të diskreditojë duke u fokusuar në të kaluarën. Për administratën e Trumpit Arabia Saudite dhe regjimi i saj, sikurse edhe diktatura egjiptiane, paraqesin shtyllën për ruajtjen e status kuosë në Lindjen e Afërt. Katari në këtë konstalacion të marrëdhënieve paraqitet si tepricë e panevojshme si edhe pengesë e realizimit të politikës së re-të vjetër , dhe është shpall gjuetia mbi këtë vend dhe diskreditimi i politikës së tij të jashtme, pasi që ajo paraqet kërcënim vizionit të Trumpit të Lindjes së Afërt bazuar në transaksionet e marrëdhënieve si një lloj të raketave bashkëkohore mbi pasuritë arabe, të cilin Trumpi e ka vlerësuar si instrument më të përshtatshëm me të cilin Amerikën dëshiron të bëjë përsëri të madhe. Nga ana tjetër, administrata amerikane nuk mund vetes të ofrojë rrezikimin e ekzistencës së bazës ushtarake ekzistuese në Katar, e cila është e nevojshme për zbatimin e përjetshme të hegjemonisë amerikane në Lindjen e Afërt dhe Azisë e Mesme. Sanksionet kundër Katarit nuk mund të mbahen afatgjatë pasi që Katari tepër është i rëndësishëm për aleatët amerikan dhe evropian, e të mos flasim për Kinën dhe Japoninë, ekonomitë e të cilëve varen nga gazi i Katarit dhe të cilëve sigurimi i furnizimit me energji është prioritet numër një. Vështirë është të besohet se këto dy vendet do të pranonin izolimin e gjatë të Katarit. Katari me siguri se do të jetë i shtrënguar të jep lëshime të caktuara Riadit. Grumbullimi më i ri i forcave ushtarake saudite në kufi me Katarin nuk është premtuese ndërsa Turqia ka bë dislokimin e trupave të saja. Edhe më herët perëndimorët i kanë përdorur beduinat arab kundër Osmanëve, sot Trumpi përpiqet që Arabinë Saudite të përfshijë në luftë me Katarin dhe Turqinë. Po të përzihej Irani, kjo do të mundësojë mobilizimin më të lehtë të myslimanëve arab në bazë sektare. A do të qëndrojë Rusia duar kryq në këtë rast, është e panjohur. Po të vihej në konflikt serioz me Iranin, kjo do të mund të shkaktojë konflikte të mëdha në krahinën lindore të Arabisë Saudite, në të cilin gjenden resurset më të mëdha të naftës, e të cilin e dominojnë shiitët. Trumpit dukshëm i nevojitet luftë e re në Lindje të Afërt. Për këtë shkak pozitat kyçe në administratën e tij të re i mbajnë gjeneralët dhe biznesmenët.
Burimi : STAV