Përpjekja e goditjes së Katarit e shkaktuar nga konflikti i vizioneve të kundërta të Lindjes së Afërt
Gjer sot kriza më serioze diplomatike në kuadër të vendeve të Këshillit për bashkëpunim të Gjirit(GCC) e cila ka eskaluar në mes Arabisë Saudite, Bahrejnit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe nga njëra anë dhe Katarit nga ana tjetër kërcënon që seriozisht të destabilizohet rajoni i Gjirit Persik i cili është me interes vital për zhvillimin normal të ekonomisë globale. Qeveria e Jemenit të cilën bashkësia ndërkombëtare e pranon si qeveri legale, poashtu është rendit në anën e shteteve anëtare të GCC-së të cilët kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin dhe i kanë fut sanksionet diplomatike dhe bllokadë ekonomike. Bëhet fjalë për paprecedent gjer sot të shënuar në këtë pjesë të botës jo të qetë, veçanërisht në mes fqinjëve arab të cilët i përkasin organizatës së njëjtë multiratelare rajonale GCC-së.
Kuvajti dhe Omani janë përmbajtur edhe pse anëtarë të GCC-së nuk kanë përkrah këto masa të rrepta kundër Katarit. Duke marrë parasysh në mprehtësinë e sanksioneve dhe pozitës specifike të këtij vendi me ç’rast të vetmen kufi tokësore e ka vetëm me Arabinë Saudite, nëpërmjet të cilës Katari importon ushqimin dhe sendet tjera, udhëheqja politike e Katarit dëshirohet të shtrëngohet të ndryshojë totalisht kursin e vet politik të cilin e zbaton shumë vite e cila në segmentet e saja kryesore është e kundërt me qëllimet dhe interesat e deklaruara të treshes së GCC-së të cilin e udhëheq Arabia Saudite. Në disa qarqe në Gji mendojnë edhe në skenarin e rrëzimit të dhunshëm të emirit të Katarit dhe eliminimin e Katarit si vend i pavarur në rast se ai nuk i implementon kushtet e kërcënuesve fqinj arab.
Si shkrehës për shpërthimin e krizës më të re janë shfrytëzuar gjoja deklaratat të cilët i atribuohen emirit të Katarit Thamim bin Hamad al Thani në të cilin sunduesi i Katarit është shprehur në mënyrë vullgare ndaj presidentit amerikan Donald Trumpit dhe Izraelit. Poashtu e akuzojnë për afrimin me Iranit, ofrimin e mbështetjes politike Hamasit dhe Hezbollahut të cilët SHBA-të, Izraeli dhe pjesa bashkësisë ndërkombëtare i konsiderojnë si organizata terroriste. Pushtetarët katarian theksojnë se ueb faqja e qeverisë së Katarit është hakuar dhe informatat e cekura në të janë të kurdisura. Bëhet fjalë për komplotin e sajuar kundër Katarit për të cilin implementimi i dezinformatave të cekura janë shfrytëzuar vetëm si shkas. Arsyet e vërteta janë shkaktuar me mospajtimin e strategjisë së politikës së jashtme të këtij vendi. Katari akuzohet për mbështetjen e terrorizmit, destabilizimin e Arabisë Saudite dhe Bahrejnit, ndihmën dhe ofrimin e Vëllezërve Mysliman dhe liderëve të Hamasit si dhe marrëdhënies dashamirëse kundrejt Iranit të cilën këto vende e konsiderojnë kërcënim më të madh përsigurinë rajonale. Katari i ka hedh poshtë këto duke theksuar se nuk i sponsorizon Vëllezërit Mysliman por nuk mund të i shpall terroristë pasi që nuk paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Katarit. Oponentët e Gjirit, i kanë shpallur Vëllezërit Mysliman si organizatë terroriste dhe kanë investuar miliarda dollar në projektin kundërrevolucionar me qëllim të përmbysjes presidentit të zgjedhur demokratik të Egjiptit Muhamed Mursit, kandidatin e Vëllezërve Mysliman. Nga Katari është kërkuar të dëbojë Jusuf el Kardavin dijetarin islamik me prejardhje egjiptiane i cili konsiderohet udhëheqës shpirtëror i Vëllezërve Mysliman i cili jeton në Katar. Duke marrë parasysh se Kardavi është shtetas i Katarit, dhe se bëhet fjalë për njeriun e shtyrë në moshë, Katari ka refuzuar të plotësojë kërkesat e fqinjëve të pakënaqur arab. Në thumb është gjetur edhe kanali televiziv satelitor Al Jazeera të cilën fqinjët katarian e konsiderojnë poshtu si instrument kryesor të propagandës për destabilizimin e rajonit me preteks se kjo qenka në “shërbim të terrorizmit”.
Për çka është fjala në të vërtetë, për çfarë është e tërë kjo histeri kundër Katarit dhe çfarë dëshirohet të arrihet me këtë. Si mund nga akuzat e shumta në llogari të Katarit të ndahen imagjinatat, insinuatat dhe mitet nga faktet. Bëhet fjalë për një varg faktorësh të ndryshëm të cilët kanë sjellë gjer te eskalimi i krizës , por ato mund të përmblidhen në shkakun kryesor kyç, kundërshtimin e pozitës politike dhe ideologjike të Katarit kundrejt fqinjëve të tij. Vizioni politike dhe reformist i inspiruar me ardhmërinë e rajonit të cilin e avokon Katari është diametralisht e kundërt me vizionin e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit të cilët avokojnë status quonë, politika e të cilëve gjatë viteve të kaluar ishte në fushën e politikës së sigurisë e cila ishte konvergjente me politikën e Izraelit edhe pse me këtë shtet formalisht nuk kanë marrëdhënie diplomatike.
Gjatë dekadës së kaluar Katari pasurinë e tij e ka mbështet në rezervat të pasura të gazit të cilët i ndan me Iranin në Gjirin Persik të cilët i ka vënë në funksion të zhvillimit ekonomik, standardit të lartë jetësor të qytetarëve, arsimin, dhe projekteve të mëdha megalomane me rëndësi internacionale. Ajo që më së shumti i iriton fqinjët e Katarit, është se kjo pasuri është shfrytëzuar në funksion të forcimit të diplomacisë rajonale dhe globale të Katarit, i cili suksesshëm është pozicionuat si ndërmjetës i suksesshëm në zgjidhjen e kontesteve, duke u imponuar si partner serioz në zgjidhjen e çështjes palestineze. Katari është ndarë edhe si shtet i cili në lëvizjet demokratike të cilët kanë program politik islam e të cilët janë të inspiruara me idetë e Vëllezërve Mysliman, kanë njoh fuqinë reale dhe legjitime të pozicionuar më së mirë të zbatojnë ndryshime rrënjësore shoqërore, politike dhe ekonomike në botën arabe. Fqinjët e Gjirit Persik të Katarit, pikërisht po frikësohen nga këto ndryshime, të cilët do të mund të tronditin pushtetin e tyre. Për këtë shkak ato Katarin e konsiderojnë si faktor destabilizues në rajon dhe si alternativ kanë mbështetur grupacionet më konservative apolitike selefiste si dhe xhihadistët për të diskredituar projektin politik të rizgjimit arab.
Edhe pse bëhet fjalë për monarkinë konservative të këtij vendi islamik, Katari me ndihën e Al Jazeerës u bë i njohur në botë si shtet progresiv i cili përpiqet për ndryshime shoqërore dhe politike me ndihmën e proceseve demokratike dhe reformave politike në botën arabe. Si një nga mekanizmat kryesore të forcimi të pozitës së tij diplomatike dhe reputacionit në sytë e opinionit arab Katari i ka njohur lëvizjet demokratike të provincës politike islame në botën arabe. Për këtë shkak e ka mbështetur pranverën arabe dhe rezultatin e saj demokratik, ardhjen e Vëllezërve Mysliman në Egjipt dhe Tunizi, duke shpresuar se ky trend mund të arrihet edhe në Libi dhe Siri. Këtë vizion të idealizuar të Katarit e ka inkurajuar transformimi i suksesshëm demokratik, shoqëror dhe ekonomik i Turqisë nën udhëheqjen e Partisë së drejtësisë dhe zhvillimit (AKP-së) në krye me Rexheb Tajib Erdoganit për plotë një dekadë nga viti 2002 gjer në vitin 2012. Për këtë shkak ka ardhur gjer të përafrimi i fuqishëm në mes Katarit, Turqisë dhe forcave demokratike në botën arabe, të cilët përpiqen për reformat politike të cilët janë munduar të realizojnë me kryengritje masovike popullore kundër regjimeve autokratike, por kryesisht të asaj province socialiste.
Për shkak të konvergjencës së qëllimeve të përbashkëta ideologjike të Turqisë, Katarit dhe Vëllezërve Mysliman ka ardhur gjer te profilimi i dukshëm i bllokut pro demokratik reformist në botën arabe të cilin si mostër të zhvillimit ka shërbyer transformimi demokratik i Turqisë. Katari u pozicionua si sponsori kryesor financiar i ndryshimeve në botën arabe, ndërsa Al Jazeera si shtëpi mediatike e bllokut të sipërpërmendur. Klima politike ndërkombëtare, posaçërisht gjatë kohës së mandati të parë të administratës amerikane të Barack Obamasë, me admirim ka shikuar në projektin e transformimit demokratik të Lindjes së Afërt , gjersa ky vizion i idealizuar nuk është konfrontuar me realitetin politik së pari në Libi, e pastaj edhe në Egjipt dhe Siri.
Këtë realitet në së miri e ka demonstruar rezistenca e vendeve, me status quo përball zgjimit popullor arab. Atje ku ishte e mundur kryerja e përmbysjes dhe parandalimi i mbetjes në pushtet të Vëllezërve Mysliman sikurse në Egjipt, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë ndihmuar dhe mbështet xhuntën ushtarake. Atje ku kjo nuk ishte e mundshme, për shkak të diferencave të thella sektare ideologjike me regjimin në Damask dhe afërsisë së tij me Iranin, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë përpjek të realizojnë me sponzorizimin e grupacioneve selefiste besnike dhe të dëgjueshme me të cilin kanë prolonguat dhe dukshëm kanë komplikuar konfliktin duke e bërë atë edhe më destruktiv. Ky bllok transformues poashtu është konfrontuar edhe me vizionin, ideologjinë dhe interesat e fuqive rezistuese kundrejt Izraelit të cilin e udhëheq Irani dhe Hezbollahu e të cilët në Siri kanë realizuar epërsinë. Fuqitë rezistente poashtu avokojnë ndryshimin e status qosë në Lindjen e Afërt por në tjetër mënyrë. Prioriteti i tyre është në rezistencën e hegjemonisë amerikano-izraelite në Lindjen e Afërt. Çdo gjë tjetër duhet të jetë nënshtruar këtij qëllimi kryesor, Mbështetja e Iranit sovranitetit të Sirisë dhe qeverisë së Damaskut pikërisht është reflektimi i këtyre prioriteteve përkundër prioriteteve të Turqisë dhe Katarit apo prioritetin e Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të cilët mbijetesën e tyre politike e kanë vendos në kartën e ruajtjes së status quosë në rajonin e Lindjes së Afërt.
Në të vërtetë në tërë këtë konflikt të vizioneve të ndryshme të ardhmërisë së rajonit dhe pozicionimit të aktorëve shtetëror dhe jo shtetëror si agjenda të ndryshime apo ruajtjes së status qosë ekzistojnë një varg kontradiktash të cilat duhet marr në konsideratë. Pluraliteti i vizionit politik dhe interesave shtetëror në Lindjen e Afërt në ballafaqimin me projektin hegjemonist të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aspiratave të fuqive botërore dhe rajonale kanë sjell gjer te mosbesimi dhe konflikti të cilat këtë rajon e çojnë sa më thellë në humnerë nga i cili vështirë do të tërhiqet.
Përveç bllokut të vendeve për ndryshim të cilëve i paraprijnë Turqia dhe Katari, dhe bllokut kundër revolucionar të cilët e udhëheqin Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, roli i Iranit dhe aleatëve të tij nuk mund të anashkalohet. Irani më së miri është pozicionuar si fuqi udhëheqëse në Lindjen e Afërt. Frika nga dominimi rajonal i ka inkurajuar monarkitë konservative arabe të marrin qëndrim armiqësor kundrejt Iranit. Katari, njëri nga anëtarlt më të pasur të Këshillit të Gjirit Persik, ka refuzuar që Iranin të vështrojë si kërcënim vdekjeprurës të rendi të ri rajonal dhe stabilitetin dhe i cili dëshiron që me Iranin të ketë marrëdhënie të mira, është akuzuar për minimin e rendit të tanishëm rajonal. Edhe pse interesat e tyre personale kanë karakter politik dhe ideologjik të ndryshëm, Irani dhe Katari kanë edhe interesa të përbashkëta, pasi që e ndajnë të njëjtat rezervat e gazit në Gjirin Persik. Bllokada e Katarit po tregon se sa është e rrezikshme të varesh vetëm në dëshirën e fqinjit të tij të madh me të cilin të vetmin e ndanë territorin tokësor.
Arsye ja për frikën e Katarit nga Arabia Saudite, janë pretendimet historike të Arabisë Saudite për territorin e Katarit. Është e njohur se janë bërë disa përpjekje të pasuksesshme të përmbysjes së regjimit të familjes al Thani dhe instalimit të marionetave saudit në Doha të Katarit. Më herët kemi shkruar se baza amerikane ajrore në Katar, sado që të jetë e drejtuar kundër Iranit, është aq e rëndësishme edhe për Arabinë Saudite dhe Bahrejnin, në të cilin është e dislokuar flota e pestë amerikane. Është e dukshme se frika e arsyeshme e Katarit nga mundësia e dominimit apo agresionit të shumicës së fqinjëve arab shërben si material për sajimin e akuzave në llogari të Katarit se me ndihmën e Iranit dëshiron të destabilizojë Bahrejnin dhe Arabinë Saudite. Pretendimet e tilla i ka demantuar Katari gjatë tri viteve të kaluar në përputhjen e interesave dhe bashkëpunimin me fqinjët e tij, posaçërisht në Siri dhe Jemen. Megjithatë, fakti se provinca lindore jo e qetë e Arabisë Saudite në të cilën gjenden burimet më mëdha të naftës, e në të cilin pjesë dominojnë shiitët arab saudit, mund të jetë skenë e konfliktit të ashpër me regjimin në Riad, në rast se do të vie te eskalimi i marrëdhënieve me Iranin.
Është e dukshme se radhitja e administratës së re amerikane të presidentit Donald Trump në anën e regjimit të Riadit dhe shpallja e Iranit si kërcënim për stabilitetin e rajonit, ka inkurajuar mbajtësit e pushtetit të këtij vendi në qërim hesapesh me Katarin i cili po ju prish planet e tyre në konfrontim me Iranin pasi që Katari mbështet qasje racionale dhe dialog, dhe i cili edhe më tutje mbështet lëvizjet reformiste të proviencës islame dhe i cili Turqinë vështron si inspirim dhe mbajtës të ndryshimeve demokratike dhe politike në rajonin e Lindjes së Afërt.
Është e qartë se mund të përfundojmë se Katari i padëgjueshëm nëpërmjet informatave të rrejshme përpiqet të parandalohet dhe të kthehet nën ombrellën e hegjemonisë saudite në kuadër të GCC-së. Në periudhën afatshkurtër Arabia Saudite e kënaqur i fërkon duart e saj e inkurajuar me mbështetjen e administratës së Trumpit për politikën e saj. Në periudhën afatgjate status quoja është e paqëndrueshme në këtë pjesë jo të qetë të botës, pa marr parasysh ofensivën aktuale kundërrevolucionare të Këshillit të Gjirit kundrejt histerisë anti iraniane publike. Përpjekja e qetësimit të Katarit dhe politikës së tij është në mënyrë indirekte sinjal për Turqinë e cila në vitet e fundit ka marrë një qëndrim të pavarur të kursit të saj politik kundrejt fuqive perëndimore, dhe se forcimi dhe ndikimi i Turqisë në botën arabe nuk do të kalojë pa kundërmasa të fuqishme. Pozita e Katarit është paradoksale, bile kontradiktore, por kjo është ajo që e bën dukshëm të pavarur si një vend të vogël. Në rast se i nënshtrohet ndikimit të fqinjit të tij të fuqishëm i cili për ofensivën e vet më të re me siguri ka marrë sinjalin e gjelbër nga Uashingtoni, konflikti me Iranin do të mund të jetë i pashmangshëm, ndërsa ardhmëria e transformimit demokratik i Lindjes së Afërt do të sillej në pikëpyetje.