Në të ardhmen, Hizbullahu dhe Siria mund ta gjejnë veten krah për krahu në një luftë kundër Izraelit

nga Elijah J. Magnier | Publikuar në Shk. 26, 2017, 1:57 a.m.

Që prej vitit 2013, Hizbullahu vazhdon që të jetë prezent ushtarakisht në Siri me dhjetëra mijëra luftëtarë të tij që ofrojnë mbështetje dhe mbrojtje të plotë. Malet që ndajnë kufirin mes Libanit dhe Sirisë janë shndërruar në një element shumë të rëndësishëm për të kamufluar raketat e ndryshme, ndër ato edhe raketat me rreze të gjatë, me fuqi të shkallës së katërt, Fatih-110. Secila nga këto raketa ka kapacitetin për të mbajtur nga 250 deri më 500 kg lëndë plasëse dhe hedhja e raketave të këtilla ka kapacitetin për të shkatërruar të gjithë gjeografinë e Izraelit.

Në të ardhmen, Hizbullahu dhe Siria mund ta gjejnë veten përballë një lufte kundër Izraelit në një ortakëri të përbashkët, duke qënë se ato do të ndajnë të njëjtin fat nga kjo luftë që Izraeli do të fillojë gjatë së cilës synon që të sulmojë Libanin dhe Sirinë, të dyja ortakë të Iranit.

Kjo është një përgjigje që ka dhënë një ndër aktorët vendimmarrës të Damaskut të Sirisë, gjatë një interviste që ka bërë me një ndër gazetarët e televizionit Ra'y TV  në lidhje me kërcënimin për hakmarrje që ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Hasan Nasrallah kundrejt Izraelit gjatë ditëve që lamë pas. Nasrallah e ka paralajmëruar Izraelin se në qoftë se merr ndonjë vendim për të filluar një luftë me Libanin, Hizbullahu do të godasë reaktorin bërthamor, Dimona dhe depot e amoniakut në Haifa duke përdorur qindra raketat me rreze të gjatë që Irani i ka dhënë Hizbullahut.

Që prej vitit 2013, Hizbullahu vazhdon që të jetë prezent ushtarakisht në Siri me dhjetëra mijëra luftëtarë të tij që ofrojnë mbështetje dhe mbrojtje të plotë. Malet që ndajnë kufirin mes Libanit dhe Sirisë janë shndërruar në një element shumë të rëndësishëm për të kamufluar raketat e ndryshme, ndër ato edhe raketat me rreze të gjatë, me fuqi të shkallës së katërt, Fatih-110. Secila nga këto raketa ka kapacitetin për të mbajtur nga 250 deri më 500 kg lëndë plasëse dhe hedhja e raketave të këtilla ka kapacitetin për të shkatërruar të gjithë gjeografinë e Izraelit. Për vite të tëra, Hizbullahu është marrë me ndërtimin e vendeve të fshehta nëntokësore të mbajtjes së raketave në Siri. Kjo ka qënë një ndër hapat kryesorë për të cilat Hizbullahu dhe Presidenti i Sirisë, Bashar Assadi kanë rënë dakord për të përballuar së bashku çdo situtë të shpërfimit të një lufte të mundshme.

Izraeli ruan më shumë se 200 bomba atomike në Qendrën Kërkimore Bërthamore në Negev, e cila njihet ndryshe edhe si reaktori Dimona. Ky reaktor bërthamor është ndërtuar në vitet 1950 me ndihmën franceze, duke ndjekur Protokollin e marrëveshjes mes këtyre dy palëve të Sèvres. Izraeli nuk e ka pranuar asnjëherë të jetë zotërues i armëve bërthamore. Ajo ishte vetëm në vitin 1986, kur Mordechai Vanunu, një ish teknik në Dimona, u largua për në Mbretërinë e Bashkuar, filluan të zbulohesh informacione shumë të fshehta në lidhje me potencialitetin e e ekzistencës së strukturave bërthamore Izrael.

Irani, Siria dhe Hizbullahu besojnë se presidenti amerikan Donald Trump synon të dëmtojë Iranin në Lindjen e Mesme dhe është duke e bërë këtë në mënyrë të përshkallëzuar (tani për tani), duke u mjaftuar vetëm me sulm verbal duke gëzuar edhe mbështetjen e plotë të vendeve të Lindjes së Mesme. Këto sulme verbale mund të shndërrohen në sulme të vërteta dhe të rënda kundër Iranit në Lindjen e Mesme, por jo domosdoshmërisht të drejtpërdrejta kundër Iranit. Mundësia e një fushate ushtarake kundër Iranit është e lidhur me aftësinë ushtarake të Iranit, duke qënë se ajo mund të dëmtojë seriozisht disa vende të Lindjes së Mesme. Për këtë arsye besohet mund të shihet më e përshtatshme që në vend të Iranit të sulmohet Hizbullah – i cili përfaqëson krahun e djathtë dhe më të fortë të Iranit në Lindjen e Mesme.

Hizbullahu bën pjesë në “listën e organizatave terroriste” të SHBA-së dhe disa vendeve evropiane, megjithatë më së shumti janë të frikësuarë vendet e Ligës Arabe, që gjithashtu e kanë përfshirë atë në listën e tyre të organizatave terroriste. Prandaj, çdo sulm kundër Hizbullahut do të shihet si diçka pozitive nga vendet kryesore të rajonit (si për shembull Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini) madje ato i mbështesin gjithashtu edhe financiarisht. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë fjalës së tij në shtatorin e kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është shprehur kështu: “Shumë shtete të tjera në rajon e kanë pranuar se Izraeli nuk është armiku i tyre. Ata e pranojnë se Izraeli është një aleat i tyre. Armiqtë tanë të përbashkët janë Irani dhe ISIS.”

Burimi i mësipërm vazhdon kështu: “Pra, vendet e Lindjes së Mesme janë të gatshme që të financojnë një luftë kundër Hizbullahut, e cil konsiderohet si një organizatë terroriste dhe një prishëse e planeve të tyre në Liban, Siri, Irak dhe Jemen. Dhe në të vërtetë, forcat e Hizbullahut kanë parandaluar rënien e Damaskut në vitin 2013, kur al-Kaida dhe rebelët ishin vendosur në zemër të kryeqytetit. Në fakt, Hizbullahu ka qënë dhe ende vazhdon të jetë udhëheqëse e forcave në Kuseyr, Kalamun, Zabadani, Homs, Aleppo, Lattakia, Daraa – dhe në të gjithë gjeografinë e Sirisë. Lufta kundër ISIS-it dhe al-Kaedës është larg përfundimit. Nëse Hizbullahu bie pre e ndonjë sulmi dhe Siria detyrohet të tërhiqet nga lufta, kjo gjë do të ishte fatale, fillimisht për Sirinë. Prandaj, nuk ka dyshim se Siria do të jetë pjesë e çdo lufte që mund të lindë mes Izraelit dhe Hizbullahut.”

“Gjatë viteve të fundit, Izraeli e ka bombarduar Siria më shumë se 15 herë. Prandaj është e drejtë e Sirisë të hakmerret, pavarësisht nga pasojat që mund të vijnë. Targetimi i Hizbullahun për t’u goditur do të thotë marrja në shënjestër e stabilitetit të Sirisë dhe zhdukja e mundësisë së dhënies fund të luftës në këtë vend.”

Siria dhe Hizbullahu besojnë se një luftë me Izraelin do ta detyrojë Rusinë të mos ndërhyjë në favor të njërës anë ndaj tjetrës, por të ndërhyjë për të ndaluar luftën. Një luftë në Siri do të vërë në rrezik realizimin e planit ruse në Bilad al-Sham, që ka për qëllim t'i japë fund luftës dhe të rrisë rolin e Rusisë në Lindjen e Mesme për të paktën 50 vitet e ardhshme.

Burimi i mësipërm ka vazhduar kështu: “Hizbullahu nuk ka ndonjë qëllim për të filluar një luftë. Fjalët Nasrallahut mbi “vijat e kuqe” dhe gatishmërisë së Hizbullahut për të vënë në objektivë Haifan dhe Dimonaën synojnë krijimin e një balance strategjike: shkatërrimi në të dyja anët do të ishte dëme shumë të mëdha, për këtë arsye është më mirë që të shmanget ende pa filluar një luftë e mundshme. Kjo nuk do të thotë se ai dëshiron luftë. Të dyja palët janë të vetëdijshme për humbjet të lartë të jetëve të njerëzve të tyre dhe dëmtimit të parekuperueshëm të infrastrukturës. Për këtë arsye, fjalët e tij shërbejë si një kujtesë e skenarit shkatërrues që do të jetë i paevitueshëm, nëse Izraeli, i mbështetur drejtpërdrejt nga ndihma ushtarake dhe mbështetja financare e vendeve të Lindjes së Mesme dhe SHBA-së, vendos që ta fillojë këtë luftë.”

Hizbullahu është me të vërtetë një kërcënim dhe për këtë arsye Netanyahu dhe Trump e kanë diskutuar këtë gjë në Shtëpinë e Bardhë. Nasrallah beson Trumpi dëshiron të jetë pjesë e historisë dhe për të arritur këtë do të përqëndrohet tek Irani. Hizbullahu, i cili përfaqëson krahun e djathtë të Iranit në Lindjen e Mesme ka humbur më shumë se 1.600 luftëtarë dhe kanë mbetur të plagosur 8.000 të tjerë në Siri dhe për këtë arsye nuk të ndihet nën presion. Për këtë arsye – në qoftë se Shtetet e Bashkuara do të jetë një pjesëmarrëse të drejtpërdrejtë në këtë luftë – mundësia më e mirë që do t’iu paraqitet do të jetë me shumë mundësi gjatë muajve të kësaj vere.

Ky është skenari që Hizbullahu beson se është i mundur, por kjo nuk do të thotë se do të jetë pikërisht ajo që do të ndodhë. Aparati ushtarak i Hizbullahut i ka vërtetuar Izraelit se objektivat e tyre janë përditësuar vazhdimisht, dhe i kujton përsëri se për shkak të armëpushimit mes qeverisë siriane dhe rebelëve rreth Damasku dhe në pjesët e tjera të vendit, disa nga focat që kanë më shumë përvojë, si përshembull forcat e njësisë speciale, të njohura si “forcat Ridvan” janë rikthyer  në Liban.  

Lufta e gjatë në Siri dhe prania e jo-armiqësore e Hizbullahut atje dhe presidenti i ri libanez, Michel Aoun i kanë kursyer Libanit një përqasje shumë më agresive në drejtim të Hizbullahut nga shumë grupe armiqësore në Liban. Kjo organizatë është shumë më e fortë se ushtria libaneze apo ndonjë grup tjetër jo-shtetëror në Lindjen e Mesme. Kjo organizatë është e armatosur mirë, ka një numër të lartë të luftëtarëve dhe të infrastrukturës si dhe ka arritur të kontrollojë një sipërfaqe më të madhe gjatë luftës së saj në Siri sesa pati mundur në Liban.

Deri më tani, Hizbollahu ka treguar një nivel shumë të lartë të vetë-kontrollit dhe po lundron mbi një valë të madhe të sektarizmit në Lindjen e Mesme. Lidhja e drejtpërrejtë që ka me Iranin ka vendos mbi Hizbullahut një sjellje shtetërore – më shumë sesa sjelljen dhe qëndrimin e një grupi organizativ impulsiv në vend. Më 7 mars të vitit 2008, kur Hizbullahu mori kontrollin e kryeqytetin libaneze në disa orë me një numër minimal viktimash ishte pikërisht momenti kur Hizbullahu tregoi forcën e tij të vërtetë dhe duke marrë parasysh mënyrën si ishte pushtuar Beiruti demonstroi një aftësi të sofistikuar planifikimi. Pavarësisht ndonjë goditjeje që mund të marrë në luftë - është e pamundur që Hizbullahu të eliminohet tërësisht për shkak se është i ngulitur në popullsinë shiite dhe nuk qëndron i shkëputur prej saj – pyetja që ngrihet është nëse Hizbullahu do të të jetë në gjendje të vazhdojë të ushtrojë kontrollin si më parë apo jo?



Burimi : Medya Şafak