Siria pas çlirimit të Halepit dhe arqitektura e re e sigurisë së Levantit
Në përfundim të vitit të kaluar Armata Arabe Siriane(SAA), pas luftimeve disavjeçare, dhe me ndihmën e aleatëve të saja, Federatës Ruse, Republikës Islame të Iranit, Hezbollahut libanez, si dhe formacioneve irakiane të cilët veprojnë nën komandën e Ministrisë irakiane, kanë çliruar pjesën lindore të Halepit, qytetit më të madh sirian në veri të vendit, i cili ishte nën kontrollin e grupacioneve ekstreme kryengritëse dhe xhihadiste në të cilin ka dominuar Fronti Al Nusra, degë e Al Kaidës në Siri. Ky formacion ushtarak i armatosur i cili zyrtarisht është shpall organizatë terroriste në ndërkohë nga arsyet pragmatike për të lehtësuar imixhin e vet, është riemëruar në të ashtuquajturin”Fronti për çlirimin e Levantit”(Jabhat Fateh al Sham). Me fitoren ushtarake në Halep qeveria siriane ka vendos kontrollin dhe ka konsoliduar pushtetin në qendrat më të mëdha të populluara, politike, ekonomike dhe kulturore. Ekstremistët dhe kryengritësit strehimin e kanë gjet në Idlibin e afërt, gjersa pjesëtarët e ISIS-it akoma nën kontroll po mbajnë qytetin Raka dhe pjesët e provinces Deir al-Zour dhe disa pjesë tjera në veri, buzë kufirit me Turqinë. Pjesa e konsiderueshme, e ashtuquajtur e bashkësisë ndërkombëtare, sidomos fuqitë perëndimore dhe aleatët e saj në vendet arabe të Gjirit, në mënyrë sekrete kanë inicuar dhe gjatë gjithë kohës kanë udhëheq kryengritjen e armatosur kundër qeverisë siriane, me qëllim të rrëzimit të dhunshëm nga pushteti të presidentit sirian Bashar al Asadit, çlirimi i Halepit lindor , në mënyrë tendencioze është karakterizuar si “pushtim” nga ana e armatës siriane, e jo çlirim të territorit vetanak nga kryengritësit të armatosur dhe formacioneve ekstreme terroriste në radhët e së cilëve po luftojnë edhe një numër i madh i mercenarëve të huaj nga më shumë se 50 vendet e botës.
Operacionet ushtarake për çlirimin e Halepit, në qendat e vendosjes në perëndim, dhe vendet pjesëmarrëse të komplotit të armatosur kundër Sirisë, në mesin e të cilëve kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca dhe anëtarët tjerë të aleancës së NATO-së, si dhe Arabia Saudite, Turqia dhe Katari, janë quajt me emra të ndryshme që nga:”krime të luftës, masakër dhe spastrim etnik”. Disa media tendencioz të cilët veprojnë së bashku me qendrat perëndimore të fuqishme politike si dhe propagandues të ashtuquajturit, gazetarisë liberale, çlirimin e këtij qyteti e kanë etiketuar si”jocivilizues dhe barbar”, akt kundër populates civile, bile edhe “gjenocid”. Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Samantha Power në paraqitjen e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk ka mundur të fshehë ngarkesën emocionale dhe zemërimin e saj. Samantha Power e ka krahasuar” rrënjen e Halepit” nën kontrollin e qeverisë siriane, me masakrat e Ruandës dhe Srebrenicës. Fjalimi i saj ishte i pamatur, njëanshëm, dhe hipokrit. Power në fjalimet e saja të mëparshme, në një mënyrë, bile i ka arsyetuar sulmet brutale të aviacionit izraelit në popullsinë civile dhe infrastrukturën e Gazës, duke shfrytzuar të drejtën e vetos në çdo përpjekje të këtij trupi botëror të dënojë agresionin izraeleit mbi popullin e Palestinës. Madje, fjalimi i Samantha Poweit në të vërtetë ka sinjalizuar faktin se perëndimi në Lindjen e Afërt, posaçërisht në Siri, u ballafaqua me realitetin e hidhur të humbjes së pozitës dhe kontrollit dominues hegjemonist.
Humbja e projektit perëndimor hegjemonist në Siri është lekcion i madh historik për fuqitë perëndimore. Kjo humbje simbolikisht ka shënuar flillimin e krijimit të botës multipolare në garën gjeopolitike jo vetëm rajonale por edhe asaj globale, për dallim nga hegjemonizmi unipolar i SHBA-ve në Lindjen e Mesme i cili ka mbisunduar nga fundi i Luftës së dytë botërore, e i cili posaçërisht ishte përforcuar gjatë dy dekadave e gjysmë. Dëshmi e krijimit të realitetit të ri gjeopolitik në Lindjen e Afërt është fakti se faktorët kyç politik dhe ushtarak në këtë pjesë të botës, pas çlirimit të Halepit, janë bërë Irani, Rusia dhe Hezbollahu, të cilët tani përbëjnë faktor të pazëvendësueshëm të stabilitetit në Lindjen e Afërt. Makineria propaganduese e vendeve pjesëmarrëse të projektit jofisnik dhe jolegal të përmbysjes së qeverisë legjitime siriane, e cila gjatë gjithë kohës ishte në lidhje me qendrat e fuqive në perëndim, luftën patriotike legale të Armatës Arabe Siriane (SAA) ka provuar të prezentojë si”krim mbi popullsinë vetanake”. Për këtë dëshmojnë pëprjekjet e shumta të operacioneve me flamurin e huaj(False flag operations), me të cilët është provuar për të përfituar dëshmi bindëse dhe të fortë, si dhe arsyetimi për intervenim direkt ushtarak të perëndimit kundër Qeverisë në Damask, në të njëjtën mënyrë sikurse që është bërë më parë në rastin e Libisë. Këto përpjekje njihen me akuzat e shtuara kundër regjimit të Asadit gjoja për përdorimin e armëve kimike si dhe maskrave masive të supozuar mbi civilët, për të cilin në mënyrë kontinuale është akuzuar qeveria e Asadit.
Kur është në pyetje intervencionizmi ushtarak perëndimor i udhëhequr në stilin amerikan, ai kryesisht është i arsyetuar me arsyet humanitare. Kjo ka ndodh më pare, me rastin e intervenimit në Bosnjë dhe Kosovë. Në Libi poashtu është përdor preteksti i njëjtë, edhe pse rezoluta është keqëpërdorur për përmbysjen e regjimit të Gadafit, gjë që ka dal nga kornizat e përcaktuara me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Mënyra e racionalizimit të intervenimit ndërkombëtar ushtarak i cili është shfrytëzuar në rastin e Libisë, është bërë edhe më i sofistikuar, me proklamimin e doktrines(responsibility to protect)të përgjegjësisë mbrojtëse, e njohur si doktrina R2P. Pas çlirimit të Halepit, kanë dalë në horizont shumë metoda tjera propaganduese dhe dredhitë me ndihmën e të cilëve mediat globale kanë provuar të blofojnë opinionin botëror publik, duke portertizuar luftën siriane si kryengritjen legjitime lokale të qytetarëve sirian kundër”diktatorit i cili masovikisht vret popullin e vet”.
Është treguar në me stjerash, se pjesëtarët e Jabhat al Nusrasë dhe të aletaëve të tyre e kanë mbajtur popullatën civile të Halepit si mburojë të gjallë, duke parandaluar civilët të braktisin Halepin Lindor. Përveç kësaj, forcat ekstremiste terroriste njashtu kanë parandaluar dërgimin e ushqimit, ilaçeve dhe sendeve tjera të nevojshme qytetarëve lokal. Poashtu është konfirmuar se numri i civilëve që gjendej në Halepin Lindor ishte shumëfish më i vogël nga ai i cili është prezentuar raporteve mediale perëndimore. Me fjalë tjera, në perëndim dhe pjesët e botës myslimane, për luftën siriane dhe natyrën e kësaj lufte më shumë se pesë vite në mënyrë sistematike është plasuar propaganda dhe rrëfimi i njëanshëm i cili ushte dizajnuar eksluzivisht në përputhje me qëllimet dhe interest të vendeve arabe dhe perëndimore agresore në Siri, si edhe Turqisë, të cilët gjatë gjithë kohës ishin të përfshira në mënyrë indirekte në luftën ndërmjetësuese(proxy) kundër Sirisë.
Robert Fisku, gazetari i shquar veteran, me përvojë shumëdekadësh të raportimeve nga Lindja e Afërt, vëren dhe sygjeron që shumë ekspertët perëndimor, gazetarët dhe analistët do të duhet të rivlerësojnë version e tyre të rrëfimit për luftën siriane, posaçërisht për Halepin, duke folë se në të gjenden 250 mijë civilë të ndaluar. Duhet të rishqyrtojnë edhe mënyrat dhe përmbajtjet e raportimeve të tyre rreth të ashtuquajturëve kryengritës së”moderuar”, të përkëledhurve të fuqive perëndimore, pasi që bëhet fjalë për të njëjtit grupacione ideologjike pjeëstarët e të cilëve kanë kryer sulme në Qendrën Tregtare Botërore në New York, të cilët dikur qeveria amerikane i ka karakterizuar si kulminacion i të keqes, e të cilët më vonë kanë shkaktuar një varg sulmesh vetëvrasëse terroriste në qytetet e mëdha të Evropës, si dhe në Turqi, në Ankara, Stamboll, etj. Edhe pse çlirimi i Halepit, plotësisht është e qartë, ka pas viktima civile sikurse edhe shkeljet të shumta individuale dhe grupore të drejtave njerëzore, rregullave të luftës, në formë të hakmarrjes apo ekzekutimeve jolegale të luftëtarëve të zënë rob të pales së kundërt luftarake, si dhe krimeve të cilët i kanë bërë pjesëtarët e ushtrisë çlirimtare siriane, krimet e kryengritësve dhe grupeve terroriste të cilët në tërësi po injorohen nga ana e mediave perëdnimore dhe Perëndimit zyrtar. Ekzekutimi i civilëve të cilët u përpoqën të ikin nga Halepi Lindor i cili kohë të gjatë ndodhej nën gjendjen e rrethimit, me qëllim po heshtet. Gjuhën të cilin e përdorin mediat perëndimore në shërbim të politikës së dhunshme të përmbysjes që qeverisë në Damask, është problematik që nga fillimi. Organizatat perëndimore për mbrojtjen e drejtave njerëzore kanë filluar të publikojnë informatat për krimet e kryengritësve, tek disa ditë para se të pasojë humbja e tyre. Komesari për drejtat njerëzore të Kombeve të Bashkuara, ka publikuar se pjesëtarët e Frontit Fateh al Sham i cili në të vërtet është emërtim i ri për Al Kaidën në Siri, kanë kidnapuar dhe kryer ekzekutime të numrit të madh të civilëve, të cilët kanë guxuar që nga grupet e armatosura të kërkojnë të braktisin vendbanimet e tyre në Halepin Lindor, që të ruajnë jetërat e civilëve nga bombardimi i ushtrisë siriane dhe aleatëve të tyre. Edhe pse lufta në Siri akoma nuk ka përfunduar, me çlirimin e Halepit dhe tërheqjen e forcave kryengritëse dhe ekstremiste nga pjesët e Halepit lindor me ndërmjetësimin e qeverisë turke, përfundimisht janë krijuar supozimet serioze për përfundimin e këtij konflikti tragjik të panevojshëm dhe gjetjen e zgjidhjes politike përfundimtare për paqen në Sirinë, rekonstrukturimin e saj, pajtimin e qytetarëve sirian dhe kthimin e personave të shpërngulur dhe refugjatë.
Çlirimi i Halepit ka mundësuar arritjen e armëpushimit i cili duhet të sigurojë normalizimin e jetës civile në Siri. Ky armëpushim nuk do të ishte i mundur po të mos arrihej fitorja ushtarake mbi grupacionet ekstremiste dhe kryengritëse dhe konsolidimi i territorit të lirë nën kontrollon e qeveritarëve legjitim në Damask. Për nënshkrimin e armëpushimit më meritor janë Rusia, Irani dhe Turqia. Këto tri vende kanë arrit të marrin pëlqimin a palëve ndërluftuese në Siri, që të rinisin aktivitetet serioze diplomatike të cilët do të duhej të sjellin gjer te zgjidhja përfundimtare politike për Sirinë dhe të vendoset paqja e përhershme në këtë vend të shkatërruar nga lufta. Si vend i mbajtjes së konferencës është zgjedhur Astana kryeqyteti i Kazakistanit. Nikoqir i konferencës paqësore ishte kryetari i Kazakistanit Nursulltan Nazarbajevi. Konferenca do të mbahej në fund të janarit 2017 që të mund të marrin pjesë edhe zyrtarët e administratës së re amerikane të presidentit Donald Trumpit. Kësaj konference ka paraparë takimi trelateral i cili është mbajtë në Moskë, në në të cilin kanë marrë pjesë zyrtarët e Rusisë, Iranit dhe Turqisë. Edhe pse ekziston mundësia që në konferencën paqësore do të mund të marrin pjesë edhe përfaqësuesit zyrtar të Washingtonit, është indikative se fjalën kryesore do të kenë Rusia, Irani dhe Turqia. Ky fakt, vetvetiu paraqet moment të rëndësishëm në marrëdhëniet gjeopolitike në Lindjen e Afërt por edhe në planin global. Kjo praktikisht do të thotë projekti perëndimor i minimit dhe i përmbysjes së dhunshme të qeverisë në Siri, nën patronatin e administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës dhe shteteve tjera anëtare të aleancës ushtarake të NATO-së, si dhe shteteve rajonale sikurse Turqia, Arabia Saudite dhe Katari, i cili në kuptim praktik ka dështuar. Këta i ka mundur qeveria siriane e ndihmuar dhe mbështetura nga Rusia, Irani dhe Hezbollahu. Tri vendet udhëheqëse sunite në Lindjen e Mesme, sikurse cek Emila Hokajem, fuqinë e tyre gjeopolitike, reputacionin dhe fuqinë e kanë identifikuar me përfundimin e luftës në Siri.Këto vende që nga fillimi i kryengritjes si qëllim të vetin e kanë vendosur përmbysjen e Asadit, dhe atë me çfarëdo çmim. Ky ishte qëllimi i përbashkët i këtyre tri vendeve. Gjitha të tjera lidhur me ardhmërinë e Sirisë, përbërjen e pushtetit të saj të ri dhe orientimin e saj politik dhe ideologjik, ishin çështje të mosmarrëveshjeve ndërmjet tyre. Turqia dhe Katari pretendonin vendosjen e pushtetit në të cilin do të duhej të dominon partitë politike të përafërta me ideologjinë e Vëllezërve Mysliman, duke pas parasysh se kjo organizatë politike transnacionale myslimane, pas Egjiptit, ka pasë strehimin më të madhe në Siri, në të cilin jeton 70 % të popullatës suite, duke vlerësuar gabimisht se shumica e qytetarëve sirian do të zgjedhin për pushtet Vëllazërinë Myslimane. Që ky skenar i tillë të realizohet, Turqia me këtë do të siguronte ndikimin e saj të fuqishëm gjeopolitik dhe gjeostrategjik në rajon. Me këtë do të kompezonte humbjen e ndikimit të saj në Egjipt, pasi që pushteti i Vëllezërve Mysliman në këtë vend u përmbys në vitin 2014 me angazhimin e ushtrisë dhe me lejimin e heshtur të fuqive udhëheqëse perëndimore dhe të Izraelit. Arabia Saudite në anën tjetër, edhe pse ka avokuar në mënyrë të fuqishme për përmbysjen e Asadit, dhe ka mbështetur financiarisht dhe ushtarakisht grupacionet më radikale vehabite, duke përfshirë edhe grupet më ekstreme terroriste, si dhe vet ISIS-in, ashtu që në këtë mënyrë të arrijë të parandalojë ndikimin në rritje gjithnjë më të madhe të Iranit në rajon, nga një anë, dhe të zvogëlojë mundësinë e dominimit të politikës së Vëllezërve Mysliman në Siri, të cilin Arabia Saudite e ka shpall organizatë terroriste nga ana tjetër. Të gjitha këto fuqi të përmendura sunite të Lindjes së Mesme, kontrollin e Halepit lindor e kanë konsideruar në aspektin strategjik të rëndësishëm dhe element të domosdoshëm për realizimin e qëllimeve të tyre të ardhshme në Siri. Por gjatë disa muajve të kaluar të vitit 2016, këto vende kanë kuptuar se projekti tyre do të përjetojë debakël total. Këtë më së miri e ka kuptuar qeveria turke në Ankara, ashtu që me shpejtësi është qas ndryshimit radikal të strategjisë së saj, për të realizuar bile pjesërisht disa nga qëllimet e saja minimale. Turqia ka humb çdo gjasë të bëhet faktor kyç në rajonin e Lindjes së Mesme. Fituesi më i madh i luftës në Siri është kryetari Asad dhe qeveria etij, por edhe Irani i cili sigurinë e vetë e ka identifikuar me ruajtjen e qeverisë së Asadit në Damask. Qeveria në Damask e angazhuar në mënyrë miqësore, është me rëndësi strategjike për Teheranin për disa arsye. Para se gjithash për shkak të kompaktësisë territoriale të domosdoshëm hapësirën nga Irani gjer në Liban. Me fitimin e forcave siriane, Irani ka siguruar kontinuitetin e faktorit të thellësisë strategjike i cili është me rëndësi të padiskutueshme pë sigurin e Iranit. Pasi që Irani do të mund në çdo moment, po të ketë nevojë, të bëjë shtypje të fuqishme mbi Izraelin nëpërmjet Hezbollahut në Liban, posaçërisht nëse në Tel Aviv prap aktualizohet çështja e minimit të integritetit territorial dhe sovranitetit të Iranit nga kërcënimet e bombardimit të kapaciteteve nukleare të Iranit, pas nënshkrimit të suksesshëm të marrëveshjes nukleare në mes vendeve më të fuqishme botërore dhe Iranit vitin e kaluar (JCPOA), që mund të konsiderohet si i vetmi sukses ndërkombëtar diplomatik i administratës së shkuar amerikane të presidentit Barack Obama, pas vendimit për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku, i cili akoma nuk është realizuar në tërësi. Përveç kësaj Irani poashtu do të ketë pozitë të volitshme në pikëpamje të aranzhmanit të ardhshëm rajonal multilateral, të ndërtimit të gazsjellësit në drejtim të Mesdheut. Ekziston materiali i gjallë i mjaftueshëm në studimet analitike dhe diskursin akademik për luftën në Siri, i cili tregon në faktin se njëri prej arsyeve të rëndësishëm të luftës shumëvjeçare në Siri ka qenë i planifikuar me qëllim që të dobësohet ndikimi gjeopolitik dhe ushtarak i Iranit në rajon, duke përfshirë edhe të drejtën e Iranit në realizimin e kapaciteteve ekonomike, posaçërisht të resurseve energjetike sikurse është gazi, me plasimin e gazit në tregun evropian nga burimet e veta në Parsin Jugor në Gjirin Persik, të cilin ky vend e ndan me Katarin. Katari kishte qëllim të ketë pozitën e vet të privilegjuar në pikëpamje të shpërndarjes së gazit të tij në Evropë. Njëra nga mënyrat e realizimit të interesave të tija ishte të merr pjesë në përmbysjen e dhunshme të qeverisë së Asadit në aranzhimin e fuqive perëndimore, me të cilin do të jepej goditje indirekte rivalit të tij Iranit, nga njëra anë, dhe Rusisë nga ana tjetër. Qëllimi i fuqive perëndimore ishte të sillet në rrezik ekzistenca e të vetmes bazë detare të Rusisë në Mesdhe dhe të kërcënohet pozita monopoliste e Rusisë në furnizimin e Evropës me gaz, si dhe të dobësohet aleanca e Rusisë në Lindjen e Afërt, me njërën nga dy shtetet të mbetura të cilët në mënyrë të suksesshme i janë kundërvu kontrollit dhe ndikimit amerikan, por edhe të redukohen gjasat ruse kur është në pyetje tregtia me armatim. Asnjëri nga qëllimet e lartëcekura të fuqive perëndimore dhe shteteve sunite më me ndikim të cilët kanë vepruar në aleancë me ta, e të cilët u përpoqën të realizojnë interest e veta me përmbysjen e qeverisë në Damask, nuk është realizuar, pavarësisht mbështetjes pesëvjeçare të forcave kryengritëse dhe grupeve të huaja ekstremiste në Siri. Këto vende, posaqërisht Turqia tani po përpiqen të realizojnë bile qëllimet minimaliste, në atë mënyrë që të sigurojnë vendin në tryezën e bisedimeve, në të cilin do të bisedohet për ardhmërinë poltike dhe strukturën e ardhshme të Sirisë, orientimin e saj dhe rekonstrukturimin paqësor postkonfliktor. Për këtë rezultat bazik të luftës siriane ishte mbështetja kontinuele dhe parezervë e Iranit qeverisë legjitime të Sirisë por edhe intervenimi i kufizuar ushtarak rus, si dhe mbështetja e fuqishme e Hezbollahut libanez. Duhet theksuar dimenzionin e rëndësishëm juridik të angazhimeve të këtyre vendeve në anën e qeverisë siriane, të cilët ishin plotësisht në kuadër të parimeve të drejtës ndërkombëtare pasi që këto vendet janë prezente në Siri me ftesë të qevrisë siriane në Damask. Natyrisht mund të flitet për shkelje të rregullave të luftës, me krimet eventuale të luftës kundër civilëve dhe dëmit të madh kolateral i cili shkakton forma të veprimit antiterrorist në vendbanimet urbane në mënyrë të theksuar , me ç’rast viktimat civile ishin të paevitueshme, edhe pse në Siri ato shpesh janë keqpërdorur nga ana e formacioneve kryengritëse dhe grupeve terroriste.Ng ana tjetër, mbështetja ilegale e vendeve perëndimore si dhe e Turqisë, Katarit dhe Arabisë Saudite kryengritësve, e sidomos formacioneve të armatosura të huaja të cilët më vonë janë shpallur organizatat terroriste, janë të kundërligjshme nga aspekti i drejtës ndërkombëtare.
Hyrja e forcave ushtarale turke në territorin e Sirisë, njashtu nga aspekti i drejtës ndërkombëtare mund të vlerësohet si veprim ilegal. Megjithatë, këtu duhet të kemi parasysh faktin se hyrja e trupave turke në Siri, është arritur sigurisht me pajtimin e heshtur të Rusisë dhe Iranit, të cilët kanë siguruar pëlqimin e qeverisë siriane për intervenimin e kufizuar ushtarak turk në veri të Sirisë, dhe atë kundër luftëtarëve të ISIS-it nga njëra anë, dhe kundër forcave autonome kurde, kryesisht të aradhave ushtarake të kurdëve sirian(YPG) të cilin qeveria turke i konsideron pjesë të organizatës terroriste të Partisë Puntore të Kurdistanit(PKK) nga ana tjetër. Me shembullin më të ri të armëpushimit ai cili po respektohet, janë përfshirë ushtria arabe siriane(SAA) dhe forcat kryengritëse siriane të matura të cilëve Turqia është sponsor kryesor dhe interesat e të cilëve i mbron. Armëpushimi nuk përfshin ekstremistët e të ashtuquajturës shtetit islamik, ISIS-it dhe pjesëtarët e Frontit Fath-al Sham si dhe versionet tjera të AL-Kaidës të cilët konsiderohen organizata terroriste. Duhet theksuar faktin se Turqia edhe pse pakompromis më shumë se pesë vite është angazhuar në përmysjen e qeverisë siriane, në fund u detyrua të investojë autoritetin e saj tek kryengritësit sirian, për të pranuar të tërhiqen nga Halepi lindor, me të cilin do të sigurojnë të drejtën e pjesëmarrjes së tyre në bisedimet për ardhmërinë e Sirisë. Në këtë veprim qeveria turke ishte e shtrënguar me një varg rrethanash, posaçërisht të atyre në terren në Siri, si dhe faktorët e rëndësishëm të cilët kanë dobësuar pozitën e Turqisë në botë, e kanë tronditur pushtetin e kryetarit Rexhep Tajib Erdogan dhe kanë redukuar ambicjet e Ankarasë në Siri dhe në rajonin e Lindjes së Mesme në përgjithësi. Nën këtë para se gjithash nënkuptojmë acarimin e marrëdhënieve të Turqisë me SHBA-të dhe anëtarët tjerë të NATO-së për shkak të përpjekjes së pasuksesshme të grusht shtetit ushtarak me 15 korrik 2016, për të cilin Ankara zyrtare e ak akuzuar pjesëtarët e Fetullah Gylenit, i cili gëzon mbrojtjen amerikane. Duke pas parasysh se Rusia, në pikëpamje të shërbimit intelegjent, ka ndihmuar presidentit turk për të parandaluar puçistët dhe ka mbështetur fuqishëm udhëheqjen turke, përkundër qëllimeve diametralisht të kundërta në Siri, Ankaraja si shenjë e falënderimit por edhe për të parandaluar izolimin dhe margjinalizim e saj total, ka bërë kthesë të fuqishme dhe filloi të afrohet drejtë Rusisë. Ndryshimin drastik të kursit të saj të jashtëm politik të Turqiës dhe devijimin e saj nga NATO-ja, nuk ka ariit të parandalojë as atentati në ambasadorin rus në Ankara Andrej Karlovit, i cili sipa të gjitha gjasave është kryer jo vetëm nga revolti por edhe si hakmarrje për rolin e Rusië në Halep, si dhe para se gjithash i llogaritir edhe pse në mënyrë brutale, si veprim i parandalimit të mëtutjeshëm të Turqisë drejtë Rusisë. Kryetari rus Vladimir Putin dhe kryetari i Turqisë Rexhep Tajob Erdogan këtë vrasje e kanë vëerësuar si”akt cili kishte qëllim minimin e marrëdhënieve turko-ruse”, gjersa Erdogani ka deklaruar se administratat e të dy vendeve nuk do të lejojë që ky provokim të realizojë qëllimin e planifikuar. Orientimi i Turqisë drejt Rusisë është shkaktuar edhe nga refuzimi amerikan që ushtarakisht të mbështes ambicjet e Turqisë në veri të Sirisë në krahasim ndaj kurdëve, të cilët veqë kanë formuar autonimë e qëendrueshme territoriale në Siri, gjë të cilin Turqia e konsideron rrezik i cili do të mund të kërcënoj integritetin territorial të saj, pasi që do të mund të nxit 15 milion kurd të Turqisë në kryengritje më të fuqishme të armatosur. Administrata amerikane gjatë gjith kohës i ka ofruar mbështetje aradhave kurde të mbrojtjes popullore(YPG) e cila vepron si krahu ushtarak të Partisë për veprim demokratik(PYD), me arsyetimin e bindjes se bëhet fjalë”për forcat më efikase të cilët po luftojnë kundër ISIS-it”. Për Ankaranë kjo ka tingëlluar si ofrimi i hapur i mbështetjes amerikane armiqëve më të mëdhenj të Turqisë. Për dallim nga SHBA-të, Rusia pragmatike, në këtë rast, i ka ofruar mbështetje Erdoganit në zgjidhjen e kësaj, për Turqinë çështje më rëndësishme me interes vital të saj. Në këmbim, dhe në shenjë reciprociteti, Turqia ka hjek dorë nga qëllimet e proklamuara të mëparshme të përmbysjes së qeverisë së Asadit dhe ka shfrytzuar ndikimin e saj mbi kryengritësit, për të siguruar të drejtën e saj në pjesëmarrje për vendimmarrje për ardhmërinë e Sirisë. Qëllimet e redukuara të Ankarasë me këtë janë sjell në sigurimin e rripit të sigurisë në kufi me Turqinë dhe parandalimin e bashkimit të territoreve kurde të Kobanit dhe Jazitës në veri me kantonin e Afrinit në veriperëndim të Sirisë, me të cilin është penguar bashkimi eventual dhe shpallja e entitetit minijatural port ë bashkuar territorial në Siri. Kryetari i Turqiës Erdogani ka akuzuat amerikanët se nuk e kanë kryer premtimin për të ndihmuar forcat turke në luftën për qytetin Al-Bab në të cilin forcat turke kanë pësuar humbje të konsiderueshme në luftën kundër ISIS-it. Ministri i mbrojtjes turk Fikri Ëshëk ka thënë se kjo ka tundur besimin e opinionit publik turk dhe ka sjell në pyetje qëllimin e shfrytëzimit të bazës ushtarake Inxhirlik në Turqi.
Çdo luftë pamëdyshje përfundon me ndonjë lloj marrëveshje politike, ashtu edhe ai sirian. Analisti amerikan Andrew Korbyko, me seli në Moskë, para gjashtë muajsh me analizat e t’ia ka parashlikuar se për ardhmërinë politike të Sirisë, krahas qeverisë siriane, rolin kyç në procesin paqësor dhe vendosje do të kenë Rusia, Irani dhe Turqia, e jo fuqitë perëndimore. Biisedimet e parapara në Astana pikërisht janë strukturuar në këtë bazë. Kryetari sirian Asad ka pranuar për të biseduar për” të gjitha”por nën kushtin se procesi komplet i bisedimeve të bëhet në kuadër të Kushtetutës ekzistuese të Sirisë. Në rast të kompromisit të mundshëm i cili do të kërkonte dhënien eventuale të autonomive rajonale, regjionalizimin apo federalizimin e vendit, në atë rast do të jetë e domosdoshme ndryshimi i kushtetutës siriane ashtu që aranzhmani politik të jetë legal dhe legjitim. Kjo do të mund të realizohet me ndryshimin e Kushtetutës në referendum të qytetarëve sirian për të respektuar demokracinë dhe legalitetin e procesit të bisedimeve. Duke pas parasysh se Damasku dhe Ankara nuk kanë kontaktet direkte publike, në këtë si mediator i ndihmojnë Rusia dhe Irani, pasi që as Siria as Turqia nuk janë të gatshme për shkak të ndjeshmërisë politike vendore, të pranojnë publikisht se kanë mbajtur bisedimet sekrete, posaçërisht lidhur me angazhimin ushtarak në veri të Sirisë, pasi që është e dukshme se Damsku në mënyrë diskrete e ka lejuar, pa marrë parasysh në akuzat publike të pushtetarëve sirian lidhur me intervenimin ushtarak turk. Qeveria siriane ashpër ka kundërshtuar çfarëdo federalizimi të Sirisë në kushtet aktuale, dhe pa ndryshimin e kushtetutës me referendum, pasi që kjo është në kundërshtim me konceptin shtetëror dhe me këtë do të minohet integriteti territorial të Sirisë. Ky qëndrim i qeverisë në Damask është i pranueshëm edhe për Turqinë, pasi që kur flitet për federaliziminë e Sirisë, këtë më së shumri e dëshirojnë kurdët sirian, që janë të pozicionuar më së miri që me federalizimin të realizojnë ndonjë lloj kuazi shtetëror në Sirinë unitare. Për Turqinë kjo do të ishte kërcënimi më i madh. Turqia ka intervenuar në veri të Sirisë pikërisht që këtë të parandalojë. Për shkak të tendencave federalist të Partisë së veprimit demokratik (PYD) dhe krahut të saj ushtarak Aradhat e mbrojtjes popullore(YPG), ky grupacion kurd politik me qëllim është përjashtuar nga bisedimet e parapara në Astana. Për të zbut dhe përmirësuar imazhin e tyre këto grupe kurde kanë heq dorë nga emërtimi i mëparshëm”Rojava” që asocijon në”Kurdistanin perëndimor”, me të cilin kanë emërtuar territorin administrativ jolegal dhe në përgjithsi projektin kurd gjeopolitik të cilin e kontrollojnë në Siri, të cilët ka pas të shprehur etno-nacionalist, bile edhe të karakterit supramacional. Këtë e kanë bërë me llogari, me qëllim të fshehin karakterin etnik kurd të entitetit të cilin e kontrollojnë, duke e bërë bile vetëm në dukje, inkluziv dhe të pranueshëm në sytë e opinionit publik ndërkombëtar. Ky veprim ka arrit në gjykimin e lidhjes së shoqatave kurde të Sirisë selia e të cilit është në Erbil(Irak), i cili shquqizim i emërtimit”Rojava” nga dokumneti i cili parasheh strukturën federale të Sirisë i cili është miratuar në mars të vitit 2016 e kanë vlerësuar si heqje dorë nga drejtat nacionale të kurdëve në Siri. Edhe pse përpiqej të prezentohet inkluziv, ekzistojnë indiciet se PYD-YPG, në hapësirat të cilët i kontrollojnë, përpiqen të indoktrinojnë popullatën pakicë arabe me ideologjinë radikale marksiste të cilin e e ka në trashëgimi PKK-ja dhe lideri i saj Abdullah Oxhalan. Për shkak të rrezikut potencila të cilin për Turqinë paraqet lidhja eventuale e enklavave kurde në veri të Sirisë, si inkubatori i ardhshëm të terrorizmit të PKK-së dhe tendencave tjera antiturke. Turqia një kohë të gjatë avokon vendosjen e zonës eksluzive të sigurisë në veri të Sirisë.
Forcat turke nuk kanë arrit të shtyjnë formacionet PYD-YPG, të cilin Ankaraja e ka pas qëllim të zëvendësojë me forcat opozitare të Ushtrisë së lire siriane(FSA), si tampon të llojit të vet zonën nën kontrollon e forcave miqësore në kufi me Turqinë. Kjo tampon zone për të cilin po avokon Ankaraja po përpiqet të sigurojë, që do të bënet defakto federalizimin e Sirisë. Ky rezultat është vështirë të pritet në konstalacionet ekzistuese të marrëdhënieve në të cilin Turqia konsiderohet si humbëse më e madhe e luftës në Siri, kur është fjala për fuqitë rajonale dhe rolin e saj në konfliktin sirian. Megjithatë, në rast se në procesin e bisedimeve në Astana, Ankaraja do të vendos të pranojë Asadin si kryetar legjitim të Sirisë dhe seriozisht të ndihmojë në rekontruimin e Sirisë së postkonfliltit, është e mundshme që Damasku të pranojë ndonjë lloj të “zgjidhjes kreative” në form të decentralizimit municipal, i cili do të kënaqte interest turke, e me të cilin do të shmangej federalizimi i vendit. Në atë rast, Damasku njashtu do të duhej të jetë i gatshëm në zgjidhje kompromisi me të cilin do të zgjidhen disa kontradikta të pakapërcyeshme në mes interesave sovrane të Sirisë, dhe rezikut potencial të federalizimit e cila do të mund të vinte nga ana e kurdëve sirian të cilët e udhëheqin PYD-YPG e cila gëzon mbështetjen e SHBA-së nga njëra anë, dhe ambicjeve turke lidhur me krijimin e zones së sigurisë së FSA-së, nga ana tjetër. Në atë rast, Siria do të ishte e gjykuar në implementimin e modelit dejton boshnjak i cili do të thotë ndarjen e brendshme të vendit, si opocion të vetëm të parandalimit të dezintegrimit të saj total.
Çlirimi i Halepit sinjalizin gjasat e para reale dhe mundësin e përfundimit të konfliktit deshtruktiv gjashtëvjeçar sirian. Ky konflikt është shkaktuar me ambicet komplekse, jolegale, gjeopolitike, ekonomike dhe gjeostrategjike të projektit të fuqive perëndimore në Levant, projekti i të cilëve ka pësuar humbje. Në këto ambicie ka pasuar rezistenca e fuqive kundër hegjemonisë amerikane, me ndihmën e angazhmanit ushtarak të Rusisë. Duke pas parasysh që SHBA-të nuk ka pas interes vital nacionale në Siri, dhe se angazhmani i saj ishte i kufizuar në ofrimin e mbështetjes aleatëve të vet në rajon, që të mos humb në tërësi simpatinë, fuqia më e madhe botërore ka vendos në luftën me ndërmjetsësues, në vend të interevenimit direkt ushtarak, e cila nuk kishte mbështetje legale në drejtën ndërkombëtare. Qëllimi real i administrates amerikane ishte plotësisht komplekes, shpesh kontradiktor dhe balancues. Në fund të fundit, qëllimi amerikan në Siri ishte i motivuar me parandalimin e cilit do fuqisë potencilae rajonale, posaqërish të Iranit, por njëjtë edhe të Turqisë, e pjesërisht edhe të Arabisë Saudite, që të vendosin hegjemoninë rajonale në Lindjen e Afërt. Interesi vital i administratës amerikane është siguria e Izraelit dhe kontrolli i Gjirit Persik. Gjitha të tjera, për atë është e interest dhe ndikimit margjinal. Për atë është edhe marrëdhënie pasive e administrates amerikane ndaj procesit paqësor sirian i cili tani është në duart e fuqive rajonale dhe Rusisë.
Në kontestin global, lufta në Siri është përgaditur shumë vite para shpërthimit të saj. Qëllimi i tij është përllogaritur të shërbejë si platform për konfliktin e ardhdshëm me Iranin, si fuqi e vetme potenciale e cila do të mund të rrezikojë pozitën e hegjemonisë amerikane në Lindjen e Afërt,në rast se do të pëpriqet Irani të realizojë atë. Përveç kësaj, lufta në Siri poashtu ka pas për qëllim të parandalojë kthimin e Rusisë në skenën globale, dhe të parandalojë atë, si edhe të ngadalëosjë rritjen e Kinës si rival të vetmin global në rajonin e Azisë lindore.Prandaj ishte me rëndësi të veçantë që në tërësi të kontrollohen resurset energjetike të Gjirit Persik prej të cilëve varet rritja e Kinës. Si parakusht për ballafaqim me Kinën Washingtoni është përpjekur të destabilizojë dhe të përmbys qeveritë e vendeve të pavarura në rajonin e Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore, të cilët i ka konsideruar trashëgimi të Luftës së Ftohtë, duke marrë parasysh se këto vende kanë pas marrëdhënie relativisht të mira me Rusinë, sikurse edhe me ish Bashkimn Sovjetik(Libia, Siria, Iraku dhe Irani).Për të dobësuar Iranin dhe kryer ndryshimin e qeverisë në këtë vend, ishte e nevojshme më pare të shkatërrohet Hezbollahu, të cilin gjë u përpoq të arrijë Izraeli me luftën e vitit 2006, e pastaj Sirinë, aleatët kryesor të Iranit. Ky plan i strategjisë grand amerikane, shumë bukur e ka ilustruar gazetari i shquar amerikan Seymour Hersh, në shkrimin”Ridrejtimi”. Për të dobësuar Iranin si shtet me shumicë shiite, administrate amerikane e presidentit G.W.Bushit ka vendos që të rikonfigurojë prioritetet e saja në Lindjen e Afërt. Kjo ka nënkuptuar dobësimin e Hezbollahut në Liban, me ndihmën e operacioneve sekrete të Izraelit dhe Arabisë Saudite, e pastaj me përmbysjen e qeverisë së Bashar al Asadit. Si mjet të ballafaqimit me ata, por edhe si produkt anësor të ambicjeve, janë forcuar me qëllim grupet ekstreme sunite të brendeve të ndryshme të Al Kaidës, të cilët në përfundim kanë metastazuar në formën më brutale të tyre, ISIS-in. Kjo strategji është preznetuar në mënyrë të qartë në dokumnetin e Institutit të shquar të Brukingut i cili është publikuar në vitin 2009 me titull:”Me cilin drejtim kah Persia, Opcionet e strategjisë së re amerikane kundrejt Iranit”. Kjo analizë ka parapa , gjë që po vërtetohet tani në praktikë, se të gjitha metodat e planifikuara të parapara për destabilizimin e Iranit, janë zbatuar tani në Siri. Situata e re e sigurisë e krijuar dhe arqitektura në Levantin verior tregon në disfatën e strategjisë amerikane perëndimore në Siri. Pejtë aktual të zgjidhjes politike në Siri, tani i mbajnë Rusia dhe Irani, të cilëve në momentin e fundit iu bashkangjit edhe Turqia e cila gjatë tërë kohës së konfliktit në Siri ka marr pjes në taborin perëndimore. Për shkak të kundërthënieve dhe kontradiktave të interesave të politikës perëndimore dhe të aleancës së NATO-së në Siri, dhe të interesave turke të pavarura, të cilët ishin kundër dëshirës, planeve dhe qëllimeve të administrates amerikane, Turqia në mënyrë pragmatike iu bashkangjit fituesëve të konfliktit, Rusisë dhe Iranit, por me një pozitë shumë të dobët.
Mbetet tani e panjohura e madhe, se çfarë qëndrimi ndaj Sirisë do të merr administrata amerikane e presidentit të posazgjedhur Donald Trumpit, i cili në një masë të madhe është rrethuar me numrin e konsideruar të militaristëve të fuqishëm dhe të ideologëve neokonzervativ, të afërt me politikën reakcionare të regjimit cionist në Tel Aviv. Numri i konsideruar i anëtarëve të administrates së Trumpit shumë vite më pare kanë avokuar për konfliktin ushtarak me Iranin, të cilën edhe vet DOnlad Trumpi në shumë debate ka paralajmëruar gjatë fushatës elektorale të tij për president. A do të ndikojë pozita humbëse e perëndimit, fuqia dhe ndikimi Ii së cilës në Siri është dobësuar, nga njëra anë, dhe real politike e proklamuar e Trumpit, e cila parasheh afrimin e SHBA-ve me Rusinë, nga ana tjetër, do të arrijë të lehtësojë marrëdhënie antagoniste ndaj Iranit, është e vështirë të parashikohet tani. Përvoja siriane do të mund të mësojë planifikuesit strategjik amerikan se çfarëdo bartje eventuale e konfliktit në territorin e Iranit, për t’u hyrë në qejf Izraelit, do të ishte e rrezikshme dhe e kobshme për administratën amerikane. Kjo do të ishte vetëm edhe një luftë e humbur amerikane nga aventurat e tyre ushtarake në Lindjen e Afërt. Por, gjer sa SHBA-të nuk tërhiqen nga politika konfrontuese të cilin është duke e zbatuar që nga përfundimi i luftës së ftohtë e gjer më sot, e me qëllim të eliminimit”të kërcënimit të pozitës së saj hegjemoniste globale”, nuk duhet përjashtuar mundësit e reja të konfrontimve ushtarale, për radhijen e llogaritjeve në Lindjen e Afërt. Për këtë shkak, cek Tony Cartalucci, nuk do të ishte aspak e mençme që të bëhet rob i iluzioneve me atë se me hyrjen e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë në Washington, sundimtarët nga hija dhe interesat special në Amerikë, do të heqin dorë të opsesionit të tyre për avanturat e tyre globale hegjemoniste dhe luftënxitëse. Sipas John Mearsheimerit, njërin nga viktimat më të mëdha të gjallë të teoricientit të marrëdhënieve ndërkombëtar, dhe arkitekt i teorisë së realizmit ofensiv, prioriteti i administrates amerikane në kohën e cila është para nesh dukshëm ka ndryshuar. Tri pikat më kryesore të garës së SHBA-ve me rivalët potencial për primatin rajonal, edhe më tutje mbesin, Evropa Lindore, Gjiri Persik dhe Azia Lindore. Me të vetmin dallim tani se Azia Lindore do të jetë prioriteti nr.1, Gjiri Persik nr.2 dhe Evropa tek në vendin etretë. Sipas Mearsheimerit, Irani nuk paraqet kërcënim dhe rrezik për interesat amerikane dhe në asnjë bazë nuk i kërcënon në Lindjen e Afërt. Për këtë shkak, ky teoricient propozon strategjinë e balansimit nga largësia(offshore-balancing). Në këtë mënyrë do të mundësohej stabiliteti më i madh në Lindjen e Afërt të cilën gjer tani më së shumti e kanë kërcënuar intervenimet ushtarake amerikane të gjertanishme.
Burimi : pisjournal.com