Në përkujtim me rastin e 65 vjetorit n’Amshim Hafiz Ibrahim Dalliu

  • Hafiz Ibrahim Dalliu është një figurë e shquar fetare, atdhetare, letrare…
nga Mexhid Yvejsi | Publikuar në Prill 5, 2016, mesnatë

      

Lindi në vitin 1878, në Tiranë, në vitin historik, kur e filloi veprimtarinë “Lidhja e Prizrenit”, e cila e zgjoi vetëdijen kombëtare, tek masat e përgjumura shqiptare…  

Mësimet e para i kreu në Tiranë, kurse për dy vjet studimet i vazhdoi në Stamboll. Pas studimeve, për Hafiz Ibrahim Dalliun filloi koha e veprimeve…Veprimtaria e tij përfshinë shumë lëmi…

Veprimtari  fetare, atdhetare, letrare, pedagogjike, arsimore, edukative, kulturore…

Në vitin 1901 ishte një nga mësuesit e parë të shkollës shqipe në Tiranë. Kurse në vitin 1908, po në Tiranë, hapi shkollën për vajza, prej nga më vonë dolën mësueset e para…

Në vitin 1909, përveç që ishte i përkushtuar ndaj Islamit, Hafiz Ibrahim Dalliu ishte ndër të parët që themeluan  Normalen e Elbasanit…

E gjithë kjo veprimtari u zhvillue me përkushtim, me devotshmëri, kur kishte shqiptarë por ende s’kish Shqipëri. Kur, pas vitit 1912, Shqipëria u shpallë shtet i  pavarur, veprimtaria e Hafiz Ibrahim Dalliut s’kishte të ndalur…

Tani, në veçanti, veprimtaria e tij shquhet në dy lëmi: në publicistikë dhe në satirikë…Në këto lëmi disa vepra i ka botuar, ato ende nuk janë harruar. Disa prej tyre po i shënoj, që t’iu rikujtoj:

“Grenxat e kuqe, Tiranë, 1915

“Dokrrat e hinit”, Tiranë, 1922

“Kabineti i Xhafer Ypit”,  1923, etj.

 

Ka shkruar, ka botuar disa vepra me përmbajtje atdhetare si “Kreshniku i Atdheut”, “Patriotizma në Tiranë”.

Përveç këtyre veprave letrare, atdhetare, Hafiz Ibrahim Dalliu ka shkruar, ka botuar edhe shumë vepra fetare. Disa prej tyre janë:

 

“Morali i Islamizmit”, përkthim, 1930.

“Besimet e Muslimanvet”, 1933

“E lemja e të madhit Pejgamber…”, 1934

“Mësime… të besimit Islam”, 1935

“Dhuntie Ramazani”, 1935

“Tarikati Muhamedije”, përkthim, 1936 etj.

 

Në një poezi, kushtuar flamurit kombëtar, Hafiz Ibrahim Dalliu, ndër të tjera, shkruan:Të shoqen e Alijul Myrtezasë
Nënën e Hasanit Myshtebasë
Dhe t'Hysejnit,Qerbelasë
Sa të kesh për mbrojtës këta të pestë
Valvitu valvitu plot me shpresë.
Vepra letrare,fq.93

Të shoqen e Alijul Myrtezasë
Nënën e Hasanit Myshtebasë
Dhe t'Hysejnit,Qerbelasë
Sa të kesh për mbrojtës këta të pestë
Valvitu valvitu plot me shpresë.
Vepra letrare,fq.93

Flamur shqipeje me dy krenë
Që mban mbi krye Fatimenë
Të bijën e Muhammed Mustafasë

Të shoqën e Alijul Murtezasë

Nënën e Hasanit Myshtebasë

Dhe t’Hysejnit, Qerbelasë

Sa të kesh për mbrojtës këta të pestë

Valvitu plot me shpresë.

 

(Vepra letrare, fq 93.)

Nënën e Hasanit MyshtebasëHafiz Ibrahim Dalliu është ndër nismëtarët e përkthimit dhe komentimit të Kur’anit në gjuhën shqipe. Përkthimi me komentim ishte ndërmarrja më e madhe e tij.

Këtë kryevepër e titulloi: “Ajka e kuptimeve të Kur’ani Qerijmit” dhe arriti t’i botonte vetëm shtatë suret e para, nga Sureja El-Fatiha deri te El-En’am, me rreth 1316 faqe…

Në vitin 2005, në Tiranë, nga Fondacioni i Kur’anit, kryevepra e Hafiz Ibrahim Dalliut, “Ajka e kuptimeve të Kur’ani Kerimit” u ribotue, tani e përshtatur në gjuhën e sotme shqipe nga H. Selim Stafa, e redaktoi, Prof.Dr. Hajri Shehu.

Hafiz Ibrahim Dalliu punoi gjithë jetën për të vërtetën, punoj me vullnet, me dëshirë, vetëm t’a nxjerrë në dritë këtë popull nga kjo errësirë…Dhe më në fund, për errësirën që sollën komunistët, Hafiz Ibrahim Dalliu shkruan këto vargje:

 

Komunistët

 

Po kërkove bukën, të japin urinë,
Po kërkove jetën, të japin patërdinë,
Po kërkove nderin, të japin llaftarinë,
Po kërkove shokun, të japin pabesinë,
Po kërkove besën, të japin tradhëtinë,
Po kërkove mëshirën, të japin gjakësinë,
Po kërkove njeriun, të japin kafshërinë,
Po të jesh shenjtor, të bashkojnë me qenërinë,
Po kërkove dritën, të japin errësirën,
Po deshe shijen, të japin të vështirën,
Po kërkove fenë, të japin mundimin,
Po kërkove dhimbjen, të japin acarimin,
Po të duash paqen, të bashkojne me krimin,
Po të duash familjen, të japin burgimin,
Po kërkove kërkove Zotin, të japin të paudhin.

 

 

Dhe më në fund po paraqesim një poezi me titullin:

 

NJË LUTJE SHPIRTIT TË SHENJTËRUESHËM
TË PEJGAMBERIT T’ONË (ALEJHI SELAM)

La i lahe il-lall-llah
Muhammedyrr-rresulu-ll-llah,
S'kimi tjeter t'mir' ejvah
N'doresh ja Resulell-llah!
Por n'dete t'fajvet jem kah mbytmi,
Me faqe n'pluhnit po zhytmi,
Ditn' e vajit kur do t'pytmi,
N'doresh ja Resulell-llah!
Punet kur do t'na shikohen,
T'mira e t'liga kur t'peshohen,
Te mçeftat kur t'na zbulohen,
N'doresh ja Resulell-llah!
Kur t' vie mbi njerezit skutera
Kur t' i mbuloje të gjithë menera
Prej frykes t' ju bjereëpunhera,
N'doresh ja Resulell-llah!
Kur t' na epen n' dorë tefteret,
Kur t' thonë “nefsi, nefsi” tjerët
Kur t' tremben dhe pejgamberet,
N'doresh ja Resulell-llah!
Gra e burra t' ri e të vjeter
Kur t' terohen porsi i leter,
Perveç teje s' kimi tjeter,
N'doresh ja Resulell-llah!
Kur t'kalojme n' uret Siratit,
T' randuem tepër prej mëkatit,
Mos na daje prej shefaatit
N'doresh ja Resulell-llah !
Vetem ke ti asht uzdaja,
Se veç ty do t'shkoje rixhaja,
Kurban t'u bafte gjithë dynjaja,
N'doresh ja Resulell-llah!
Ti je shembull' i gjithe mirësivet
Ti je ma i ndershmi i nebivet
Si elmasi n' varg t' inxhivet
N' doresh ja Resulell-llah!
Ti je Diell' i ditunies,
Ja ke ndricue syte njerzies
Je i dashm' i Perendies
N' doresh ja Resulell-llah!
Njaj Zot qi kreu qiell e dhe
N' jetet t' ate ka ba be
Ne ket grade kurkush ma s' le
N' doresh ja Resulell-llah!
N' rruzllit t' dheut ane e m' ane
Ne cdo cast thirret ezane
Ty Resulull-llah tu t' thane
N' doresh ja Resulell-llah!
Per, Ty asht krijue gjithsija
Ç' pare bajnë lavdat e mija
Ty t'ka lavdue vete Perendija
N' doresh ja Resulell-llah!

Ty t' a ka huva bota
Se i ke mund besat e kota
Me shumë dokumenta t' plota,
N' doresh ja Resulell-llah!
Ti na e ke kendue Kur-anin
Tina e ke mesue Imanin
Ti na e ke diftue dermanin
N' doresh ja Resulell-llah!
Por se na at' udhe nuk po e ndjekim
Pernej po vujm e po hjekim,
Prap ke ti kryet e përpjekim,
N' doresh ja Resulell-llah!
Gjeti nuk kimi ku t' futmi,
N' deret t' ate vimë nuk tutmi,
Se ke shumë meshirë, pra lutmi
N' doresh ja Resulell-llah!
Per hatrit bies Fatime
Dhe t' s' ames Saje Hadixhe
Nen flamurin t' at na shtje
N' doresh ja Resulell-llah!
Dhe pse na u ka prish morali
Lutju Zotit kot t' na fali,
Ndeshkimin mbi ne t' i ndali,
N' doresh ja Resulell-llah!
Lutju pra fort Perendisë
Si femija s' ames per sisë,
Per Mbretin e gjith Shqipnisë,
N' doresh ja Resulell-llah!
Qi t' a ruje prej çdo rreziku
T' i vie galib ç' do anmiku
T' shkelqejë si drite elektriku
N' doresh ja Resulell-llah!
Hafiz Ibrahim Dalliu,
S' i shpertitet far njeriu
M' ty vec tretet si qiriu,
N'doresh ja Resulell-llah !

Hafiz Ibrahim Dalliu, Tiranë, 1935

 

 Për këtë veprimtari ai ka vuajtur shumë nëpër burgje, nëpër çeli, në Manastir, Selanik dhe më në fund, në pleqëri, e burgosi edhe “Nëna Parti”, nga pasojat e burgut ndrroi jetë në Tiranë, në vitin 1951, në moshën 73 vjeçare, por në saje të veprave mbeti figurë e shquar fetare, letrare, atdhetare.