Hashim Thaqi i ka ofruar Daçiqit nënshtetësi kosovare pasi që është i lindur në Prizren
Misioni i Serbisë në OKB në bashkëpunim me shefin e diplomacisë Ivica Daçiqin ka përcjellur një reagim protestues për shkak pjesëmarrjes së Kosovës në tubimin për luftën kundër terrorizmit.
Ky tubim sipas misionarëve të Serbisë është një tubim privat që USA e ka organizuar dhe Kosova është trajtuar si një shtet i pavarur e jo si një pjesëmarrës i rëndësishëm në këtë tubim. Pos kësaj Hashim Thaqi në bisedë brenda pauzave për tia vërtetuar se Kosova më tani është republikë, i ka ofruar Daçiqit nënshtetësi kosovare pasi që është i lindur në Prizren.
Disa nga komentatorët dhe analistët
serb, kanë pranuar se kjo që ndodhi në OKB është një e vërtet reale, pa
marrë parasysh se sa na dhemb neve serbëve. Të dy premierët pothuajse çdo javë
takohen së bashku . Zëvendës Kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi, gjithashtu
është në bisedime të njëpasnjëshme me misionarët e Serbisë dhe kjo i bie se ata për
diçka po merren vesh dhe normale është se këto bisedime janë faktor tregues se
Kosova është shtet në vete.