Hoxhallarët në Shqipëri akuzohen për terrorizëm dhe rekrutim në Siri

  • None
Publikuar në Shta. 17, 2015, mesnatë

Në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni  është bërë një ligj në vete se hoxhallarët vetëshpallen si Imam të një Xhami, duke mos pasur një udhëzim dhe vendim administrative nga BIK-u apo nga Komunitet Musliamn në Shqipëri dhe ai në Maqedoni. Pos kësaj “ studentët” që shkojnë për të studiuar kryesisht në Medine, nëse shikohet shkollimi i tyre paraprak, ka prej tyre që nuk kanë kryer as shkollën fillore,  ose kanë kryer një shkollë të mesme me një sukses marramendës të dobët, dhe të njëjtit këta nxënës shkojnë në Arabin Saudite shkollohen, dhe pajisen me “ diploma” se kanë mbaruar Shkencat Islame Teologjike.

 

Prandaj Bashkësia Islame e Kosovës, e Maqedonisë si dhe ajo e Shqipërisë , duke pasur parasysh këtë gjendje të tyre të shkollimit falso ata nuk i punësojnë nëpër xhamia që i ka në pronësinë e vet, por ata punësohen në xhamitë e reja që i ndërtojnë nga buxheti i Saudijanëve, e më pastaj e vetëpunësojnë të njëjtit këta “ Hoxhallarë”  që janë shkolluar në Arabinë Saudite.

 

Më e keqja e kësaj është se ka raste kur teologët të cilët kanë doktoruar në mënyrë të rregullt në Joradan, Kairo, Damskë, Liban, Turqi e tjerë, këta teologë me diploma të rregullta, me plotë meritë mbesin të papunësuar në xhamit e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe pastaj detyrohen për të mbijetuar të regjistrojnë shoqata fondacione ku më pas ndodhë edhe më e keqja se të njëjtit këta teolog me shkollim doktorature akuzohen për punë jolegjitime.

 

Suma sumarus që thonë latinët, nga gjithë kjo del në dije se popullatën tonë janë duke edukuar të këtill hoxhallarë me videot e tyre që çdo ditë e më shumë janë shpërndarë nëpër YOU TOBE dhe në TV të ndryshme lokale,  që flasin me gjuhën e thjesht të popullit, i fitojnë zemrat e asaj pjese të popullit që nuk kanë shkollim dhe kod të lartë shoqëror dhe më pas dalin problemet në shoqërinë tonë siç janë sot dhe i japin një pamje  shumë të keqe Islamit. 

Çfarë bëjnë “ imamët”  e këtillë ?

Një prej rasteve më konkrete është ndodhi në xhamin Isa Beg në qendër të Shkupit  ku  nga videoja mund të shikohet shumë lehtë paralelisht duke kënduar ezani rrahet xhemati i xhamis, ndërsa dy hoxhallarët me veshje zyrtare shtyhen e grinden për pozitën se kush do ta udhëheq namazin në Mihrab  https://www.youtube.com/watch?v=w-Xg_vjRRv4

 

 

Çfarë ndodh me hoxhallarët e vetëshpallur në Shqipëri ?

Në Shqipëri imamët e vetëshpallur të xhamisë së Unazës së Re dhe Mzezit akuzohen dhe gjykohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda se  pos punës  që e bëjnë në xhamit, në periferi të qyteteve kryesore dhe në vendet rurale  akuzohen si persona që janë mjaftë të angazhuar për shpërndarje të islamit me dhunë dhe ekstremizëm fetar si dhe rekrutim të besimtarëve myslimanë për xhihad luftarak në Siri,

 

Nëntë të pandehurit në këtë proces janë në gjykim të sipërt në Tiranë dhe akuzohen se kanë rekrutuar dhe dërguar në Siri të paktën 70 muslimanë shqiptare, ku në vendin e luftës janë rreshtuar në krah të organizatave terroriste. Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet që të paktën 15 të rekrutuar  janë vrarë gjatë luftimeve, ndërsa një numër i madh fëmijësh të këtyre xhihadistëve , ndodhen në vendin e luftës, raportojnë mediet në Shqipëri.