Festa e Fitër Bajramit në Shqipëri

  • None
Publikuar në Korrik 17, 2015, mesnatë

Media e lirë. - Në Bulevardin e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë,  tani më është bërë shumë e zakonshme dhe një dukuri shumë e bukur që namazi i Bajrameve të falet në rrugë, pra në Bulevardin e gjerë dhe të bukur qoftë në diell,  shi apo borë.  E gjithë kjo pamje magjepse jep një mesazh shumë vetëdijësues  tërë botës, duke i treguar se Shqipëria me shumicë të përkatësisë muslimanë, ka mungesë të xhamive, ngase regjimi Enverist ka prishur e rrënuar me qindra xhamia në Tiran e  dhe anë e mbanë Shqipërisë.   

Sot , kreu i Komunitetit Musliman të Shqipërisë,  Skënder Muçaj, shprehu urimet e përzemërta për  gjithë myslimanët jo vetëm në Shqipëri por në tërë botën duke thënë:

“ Ne përcollëm me përmallim muajin e bekuar të Ramazanit, një mysafir i shtrenjtë por që vetëm një herë në vit vjen, na zbukuron me ngjyrat e tij të bukura dhe pastaj largohet pasi të ketë zbatuar detyrën. Kështu sot me gëzim, të natyrshëm po urojmë mirësjelljen e Fitr Bajramit. Të gjithë besimtarët mysliman bartin në zemrat e tyre shpresën  se Zoti i madhëruar na ka pranuar agjërimin,  namazet lutjet dhe duatë, leximin  e Kuranit,  si dhe netët e kaluara me përkushtim vetëm për hir të tij”