Në Prishtinë, konferencë shkencore ndërkombëtare trashegimia orientale - islame në ballkan
Ditën e mërkurë, më 10 qershor 2015, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në amfiteatrin e Fakultetit te Filologjisë u zhvillua Konferenca Shkencore Ndërkombetare me titul:
TRASHËGIMIA ORIENTALE - ISLAME NË BALLKAN
Konferenca Shkencore Ndërkombetare TRASHËGIMIA ORIENTALE - ISLAME NË BALLKAN organizuar nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina” dhe nga Instituti për Shkenca Humane – Ibn Sina në Prishtinë
Në konferencë morën pjesë studiues nga Jordania, Turqia, Irani, Shqipëria, Maqedonia Serbia dhe Kosova. Në fjalën e rastit, dekani i Fakultetit të Flologjisë, prof. dr. Sedat Kuçi, pasi i përshëndeti të pranishmit, tha se ndjen kënaqësi që Fakulteti i Filologjisë është pjesë e organizimit të një konference të tillë me karakter ndërkombëtar.
“Është interesant të theksohet fakti se kultura islame është një gërshetim vlerash dhe mendësish të popujve si ai arab, persian dhe turk dhe si e tillë kulturës shqiptare i krijon mundësinë të komunikojë dhe të krijojë lidhje miqësie me këta tre popuj të mëdhenj të Lindjes së Mesme. Si dëshmi për këtë është edhe prezenca e shkencëtarëve nga bota arabe, ajo iraniane dhe turke në konferencën e sotme, deklaroi prof. dr. Sedat Kuçi. Ai duke folur për rëndësinë e ndriçimit të së kaluarës tonë kulturore, tha:
Kështu dhe besoj se konferenca shkencore “Trashëgima orientale-islame në Ballkan” do të jetë një kontributë për zbardhjen dhe ndriçimin e kësaj trashëgimie”.
Në vazhdim fjalën e mori prof. dr. Isa Memishi, kryetari i Këshillit organizativ i kësaj konference dhe pasi përshëndeti pjesëmarrësit, falendëroi mysafirët dhe atyre ju shprehur mirëseardhje në Kosovë. Prof. Memishi u shprehë se ndjehet i privilegjuar që është udhëheqës i Këshillit organizativ dhe më pas konferencës i uroi suksese dhe mbarësi.
Pas tij, në hapjen solemne të konferencës të pranishmit i përshëndeti edhe z. Hasan Azari, dhe në emër të Institutit për shkencat humane ‘Ibni Sina’ falenderoi mysafirët dhe pjesëmarrësit. Z. Azari në fjalën e tij të rastit deklaroi:
“Kultura Islame ka arritur që të bëhet urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit, si dhe të përçojë mendime dhe botëkuptime që mishërojnë Tokën me Qiellin, që përhapin mësimet për dije dhe vlera dhe të zhvillojë diskurse që ngrisin shpirtin e njeriut nga kjo botë në drejtim të një bote tjetër, në të cilën kërkohet gjithnjë ajo më idealja”.
Në vëzhdim të fjalës së tij përshëndetëse, ai tha: “Qëllimi parësor i kësaj konference shkencore është studimi, gjurmimi dhe zbardhja e kësaj trashëgimie kulturore në rajonin e Ballkanit. Shpresoj që studiuesit e rajonit dhe më gjerë të cilët kanë paraqitur punimet e tyre shkencore, sot do të kenë mundësi t’i prezantojnë arritjet e tyre në këtë drejtim”.
Më pas, fjalën e mori prof. dr. Salah Xharrar (Jarrar), ish-rektor i Universitetit të Jordanisë dhe ish-ministër i kulturës i këtij vendi, i cili shprehu kënaqësinë e tij që ndodhej në Prishtinë.
“Duke ateruar në aeroportin e Prishtinës, më ra në sy bukuria e vendit tuaj dhe afërsia miqësore e popullit shqiptar dhe në atë moment mu krijua ndjenja që Konferenca “Trashëgimia Orientale-Islame në Ballkan” do të zhvillohet me sukses”, tha prof. Xharrar. Ai në vazhdim deklaroi se konferenca të tilla ndihmojnë në njohjen e njëri tjetrit dhe zbardhin lidhjet kulturore dhe shpirtërore mes myslimanëve.
I fundit që mori fjalën për t’i përshëndetur të pranishmit në konferencë qe prof. dr. Suad Bećirović, rektori i Universitetit ndërkombëtar të Novi Pazarit. Prof. Bećirović në fjalimin e tij tepër domthënës shprehu keqardhje për largimin dhe shkëputjen që është duke ndodhur në mes popullit boshnjak në Sanxhak dhe shqipëtaëve në përgjithësi dhe tha se aktualisht ne jemi shumë më të ndarë në krahasim me kohën e pasluftës së dytë botërore. Ai në fjalimin e tij kërkoi kontakte dhe organizime më të shpeshta të llojit të kësaj konference me qëllim të mosshkëputjes kulturore mes popujve të rajonit dhe më gjerë. Në fund falënderoi Fakultetin e Filologjisë dhe Institutin për shkencat humane ‘Ibni Sina’ për organizimin e kësaj konference.
Më tej pas një pauze, konefrenca punimet i zhvilloi në dy salla, ku u prezantuan kumtesat dhe arritjet shkencore në lidhje me trashëgimin islame në rajonin e Ballkanit. Vlen të theksohet se pas çdo kumtese zhvilloheshin debate dhe kritika rreth temës, çka ngriste edhe më tej vlerën e konferencës. Prezantimi i kumtesës dhe debatet që bëheshin rreth asaj kumtese dëshmonin qartë për kompetencën shkencore që kishin prezantuesit rreth temës që e shtronin.
Kështu ishte paraparë Programi i Konferencës Shkencore Ndërkombëtare
09:00 - 10:15 – Hapja solemne e
konferencës
09:00 - 09:10 - Fjala përshëndetëse e Dekanit të Fakultetit Filologjik, Sedat
Kuçi.
09:10 - 09:20 - Fjala përshëndetëse nga Rektorati i Universitetit.
09:20 - 09:30 - Fjala përshëndetëse nga Ministria e Kulturës.
09:30 - 09:40 – Fjala përshëndetëse nga Universiteti i Novi Pazarit
09:40 - 09:50 - Fjala përshëndetëse nga kryetari i Këshillit Organizativ, Isa
Memishi.
09:50 - 10:00 - Fjala përshëndetëse nga Instituti “Ibni Sina”.
10:15 - 10:45 - Koktej
(Salla A)
10:45 - 12:15 Sesioni shkencor – I
Kryesia e Seancës: Feti Mehdiu, Metin Izeti dhe Jahja Fehratović
Referuesit:
10:45 - 10:55 - Muhamed Mufaku, “Imazhi i Islamit në Shqipëri pas konsoludimit
të shtetit 1920-1925”.
10:55 - 11:00 - Diskutim rreth temës.
11:00 - 11:10 - Bardh Rugova dhe Yll Rugova, “Pasqyrimi i identitetit shqiptar
në “New York Times” (1911-1913)”.
11:10 - 11:15 - Diskutim rreth temës.
11:15 - 11:25 - Abdullah Hamiti, “Përceptimi dhe interpretimit i Islamit sipas
poetit turk Mehmet Akif Ersoj”.
11:25 - 11:30 - Diskutim rreth temës.
11:30 - 11:40 - Jahja Fehratović dhe Suad Bećirović, “Islam kao spona među
autohtonim narodima Balkana”.
11:40 - 11:45 - Diskutim rreth temës.
11:45 - 11:55 - Hasan Bello, “Pikëpamjet e Abdyl Frashërit dhe Dr. Ibrahim
Temos për reformimin e sistemit arsimor osman dhe shkollat e huaja në vilajetet
shqiptare”.
11:55 - 12:00 - Diskutim rreth temës.
12:00 - 12:10 - Zekije Xhafçe, “Prezantimi i veprës “İttihad-i İslam” të Sami
Frashërit”.
12:10 - 12:15 - Diskutim rreth temës.
Ora 12:30 - 14:00 Sesioni shkencor - II (Salla
A)
Kryesia e Seancës: Muhamed Mufaku, Abdullah Hamiti dhe Bardh Rugova
Referuesit:
12:30 - 12:40 - Salah Xherrar, “Lexim artistik i një poeme të Myftiut të
Prizrenit, Muhamed Tahiri rreth historisë së qytetit”.
12:40 - 12:45 - Diskutim rreth temës.
12:45 - 12:55 - Naser Nikoubakht, “Naim Frashëri, urë lidhëse midis gjuhës dhe
kulturës iraniane dhe shqiptare”.
12:55 - 13:00 - Diskutim rreth temës.
13:00 - 13:10 - Adnan Ismaili, “Interferimet letrare perso - shqiptare (analizë
krahasimtare mbi shembullin e rrëfimit kur’anor të Jusufit dhe Zelihasë)”.
13:10 - 13:15 - Diskutim rreth temës.
13:15 - 13:25 - Lindita Xhanari (Latifi) dhe Urtis Harri, “Probleme të
terminologjisë së përdorur për fjalët e huazuara nga osmanishtja në gjuhët e
Ballkanit”.
13:25 - 13:30 - Diskutim rreth temës.
13:30 - 13:40 - Haki Hysenaj, “Orientalizmat në prozën e Ernest Koliqit”.
13:40 - 13:45 - Diskutim rreth temës.
13:45 - 13:55 - Shkumbin Munishi, “Statusi zyrtar i gjuhës turke në Kosovë në
raport me gjuhët e tjera”.
13:55 - 14:00 - Diskutim rreth temës.
14:00 - 16:00 Pushimi i drekës
(Salla B)
10:45 - 12:15 Sesioni shkencor - I
Kryesia e Seancës: Ilirjana Kaceli, Shkumbin Munishi dhe Haki Hysenaj.
Referuesit:
10:45 - 10:55 - Iljaz Rexha, “Jashar Pasha Ginolli dhe objektet sakrale dhe
profane sipas vakufnamesë së tij”.
10:55 - 11:00 - Diskutim rreth temës.
11:00 - 11:10 - Naser Ferri, “Gjendja e trashëgimisë së periudhës osmane në
qytetin e Pejës”.
11:10 - 11:15 - Diskutim rreth temës.
11:15 - 11:25 - Bekim Vishaj, “Xhamia e Bajrakut Pejë - 1471”.
11:25 - 11:30 - Diskutim rreth temës.
11:30 - 11:40 - Jëlldëz Asani, “Një monument ekskluziv i kulturës islame
shqiptare: Xhamia e larme në Tetovë”.
11:40 - 11:45 - Diskutim rreth temës.
11:45 - 11:55 - Arsim Ejupi dhe Isa Memishi, “Institucioni i Vakëfit në Luginën
e Preshevës”.
11:55 - 12:00 - Diskutim rreth temës.
12:00 - 12:10 - Mexhid Yvejsi, “Objektet materiale, kulturore dhe shpirtërore
të trashëgimisë osmane - islame në Gjakovë”.
12:10 - 12:15 - Diskutim rreth temës.
Ora 12:30 - 14:00 Sesioni shkencor - II (salla
B)
Kryesia e Seancës: Iljaz Rexha, Naser Ferri dhe Hasan Bello.
Referuesit:
12:30 - 12:40 - Feti Mehdiu, “Funksioni multidimensional i kaligrafisë
kur’anore në gurë dhe në mure”.
12:40 - 12:45 - Diskutim rreth temës.
12:45 - 12:55 - Admir Muratović, “Ahdnama e Sulltan Mehmed Fatihut dhënë
françeskanëve në Bosnjë - dokument bazë për mbrojtjen e të drejtave njerëzore
të jomyslimanëve në shoqërinë islame”.
12:55 - 13:00 - Diskutim rreth temës.
13:00 - 13:10 - Hatixhe Ahmedi, “Monumentet me mbishkrime osmane në pjesën e
vjetër të qytetit në Preshevë”.
13:10 - 13:15 - Diskutim rreth temës.
13:15 - 13:25 - Ardian Muhaj, “Ndërtimi i urave si tregues i zhvillimeve
ekonomike: Një krahasim mes periudhës paraosmane dhe asaj osmane”.
13:25 - 13:30 - Diskutim rreth temës.
13:30 - 13:40 - Lutfi Nexhipi, “Medresetë në Maqedoni - Medreseja Isa beu”.
13:40 - 13:45 - Diskutim rreth temës.
13:45 - 13:55 - Agron Islami, “Roli i vakëfeve osmane në jetën sociale -
shembulli i vakëfnames së Mustafa Pashës”.
13:55 - 14:00 - Diskutim rreth temës.
14:00 - 16:00 Pushimi i drekës
Sesioni i pasditës
Salla A
Ora 16:00 - 17:30 Sesioni shkencor - III
Kryesia e Seancës: Isa Memishi, Naser Nikoubakht dhe Adem Balaban.
Referuesit:
16:00 - 16:10 - Nexhat Ibrahimi, “Sari Salltëku ndërmjet mitit dhe historisë
ndër shqiptarët”.
16:10 - 16:15 - Diskutim rreth temës.
16:15 - 16:25 - Metin Izeti, “Tarikati Halveti ndër shqiptarët: Teqja qendrore
Halveti - Hajati e Ohrit, sintezë e përshpirtshmërisë dhe përbotshmërisë në
nënqiellin shqiptar”.
16:25 - 16:30 - Diskutim rreth temës.
16:30 - 16:40 - Fahredin Shehu, “Shkëndija të fundit të doktrinës autentike të
Tesavufit në Kosovë, studim rasti: Shejh Melami - Mulla Sylejman efendi
Kollari”.
16:40 - 16:45 - Diskutim rreth temës.
16:45 - 16:55 - Ilirjana Kaceli, Bünyamin Çağlayan dhe Adem Balaban - “Dervish
Hatixheja dhe teqja e saj”.
16:55 - 17:00 - Diskutim rreth temës.
17:00 - 17:10 - Jahja Hondozi, “Risalet e Sheh Maliqit - trajtim gjuhësor -
tematik”.
17:10 - 17:15 - Diskutim rreth temës.
17:15 - 17:25 - Bekim Paci, “Hoxhë Hasan Tahsini, rektori i parë i
Universitetit të Stambollit”.
17:25 - 17:30 - Diskutim rreth temës.
(Salla B)
Ora 16:00 - 17:30 Sesioni shkencor - III
Kryesia e Seancës: Salah Xherrar, Salih Okumuş dhe Fahredin Shehu.
Referuesit:
16:00 - 16:10 - Salih Okumuş, Seniha Gülderen dhe B. Semiha Bahçeci, “Şemsettin
Sami’nin “Vicdan” Adlı Tiyatro Eserinde Anlatım Teknikleri”.
16:10 - 16:15 - Diskutim rreth temës.
16:15 - 16:25 - Brikena Smajli, “Mbi konceptin e të përfytyruarit në poezinë
shqipe”.
16:25 - 16:30 - Diskutim rreth temës.
16:30 - 16:40 - Rahim Ombashi, “Nga art i importuar në letërsi kombëtare”.
16:40 - 16:45 - Diskutim rreth temës.
16:45 - 16:55 - Ilir Rahimi, “Shtrirjet e Islamit te shqiptarët”.
16:55 - 17:00 - Diskutim rreth temës.
17:00 - 17:10 - Abdulla Rexhepi, “Krijimtaria perse te shqiptarët”.
17:10 - 17:15 - Diskutim rreth temës.
17:15 - 17:25 - Orges Drançolli, “Xhamia e Çarshisë në Prishtinë (rëndësia
historike, kulturore dhe fetare)”.
17:25 - 17:30 - Diskutim rreth temës.
17:30 - 18:00 Seanca përmbyllëse
18:00 - 19:00 Promovimi i veprës “Marrëdhëniet arabo - ballkanase”.
19:00 – 20:00 Vizitë në qendrën historike të Prishtinës
20:00 – 22:00 Darka
Duhet përmendur se në sesionet shkencore të paraditës dhe pasditës u prezantuan 28 kumtesa shkencore nga gjithsej 36 sa ishin paraqitur në program.
Në fund në konferncës u mbajt edhe promovimi i veprës me përmbledhje të kumtesave nga Konferenca Shkencore ‘Marrëdhëniet Arabo-Ballkanike’ e mbajtur në Doha të Katarit. Për veprën “Marrëdhëniet Arabo-Ballkanike – e kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja” folën prof. dr. Isa Memishi, prof. dr. Salah Xharrar, prof. dr. Naser Ferri dhe prof. dr. Muhamed Mufaku – Arnauti. Kjo vepër ishte pëgatitur për shtyp nga prof. dr. Muhamed Mufaku.
Pas mbylljes së konferencës në orën 19-të, mysafirët patën rastin të vizitojnë edhe qendrën e vjetër të qytetit të Prishtinës dhe muzeun etnologjik të Kosovës.