Katari rishikon politiken e tij ndaj Sirise

  • None
nga Ali Hashem | Publikuar në Dhj. 17, 2013, 1 a.m.

BEJRUT- Para dy vitesh, kur doli ne skenë  Ushtria e Lirë Siriane (FSA), mbeshtetësit dhe përkrahësit financiarë kryesorë ishin Katari dhe Turqia. Të dy këto vende po bënin përpjëkjet maksimale për të përmbysur regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad. Në atë kohë, FSA-ja ishte ombrella kryesore nën të cilën qëndronin shumica e militantëve, pavarësisht ndryshimeve në mendime, qëllime dhe doktrina. FSA-ja në një farë mënyre ishte ushtria kryesore kundërshtare e regjimit. Dhe shumë ushtarë të regjimit që vendosën të ndërrojnë kah, gjetën në forcën e re revolucionare derën e duhur ku të trokisnin.

Sot, FSA-ja, me sa duket, po përjeton ditët e saj më të këqia. Për muaj të tërë, forcat e saj kanë bërë luftë të shumëfishtë me të dy krahët; regjimin e aleatët e tij, si dhe me mbështetësit e revolucionit, që luftojnë nën komandën e Jabhat al-Nusra dhe me Shetin Islamik të Irakut dhe al-Sham (ISIS), të dyja këto, mendohët se janë grupe  të lidhura me al-Kaedën. Një pjësë në Al-Monitor, e shkruar nga Edëard Dark, shpjegon më shumë gjëndjen aktuale të FSA-së.

Cilat janë shkaqet kryesore që fshihen pas situatës së re? Një zyrtar arab, nga një vend që ka qënë i përfshirë në mbështetjën ushtarake ndaj revolucionit sirian, zbuloi në gjëndje anonimati për Al-Monitor, se politikat rajonale fshihen pas situatës aktuale: kryesisht, një vendimi i unifikuar Turqi-Katar për t’u tërhequr nga Siria, pas arritjes në përfundimin se një zgjidhje politike mund të jetë zgjidhja më e mirë, jo vetëm për Sirinë, por edhe për rajonin.

Burimi, një zyrtar, i cili gjatë krizës ka vizituar dy hërë zonat e kontrolluara nga FSA-ja, dekralori se aryeja e mbështetjes se revolucionarëve në atë kohë ishte “ rrëzimi i diktaturës së Assad-it dhe mbështetja e shumicës së sirianëve për të përmbushur kërkesat e tyre”. Ai shtoi se “Katari ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me Bashar al-Assad-in. Ish-Emiri dhe ai kanë qënë miq të mirë. Gratë e tyre gjithashtu kanë qënë mikesha. Emiri u përpoq të ndihmonte në gjetjen e një zgjidhjeje në fillim. Madje, Al-Xhazira (Al-Jazeera) nuk ka fillluar mbulimin e saj kundër Assad-it derisa ai dështoi në ofrimin e asaj për cfarë kishin rënë dakord përpara fjalimit të tij në parlament”.

Sipas burimit, “ish-Emiri e kishte bindur presidentin Assad që në fjalimin e tij të parë në parlament të kishtë një ton pajtues dhe se duhej të shpallte reforma reale. Dhe se Katari do ta mbështeste atë, e më pas Al-xhazira do të bënte punën e marrëdhënieve me publikun”. Ai shtoi se “ Fjalimi ishte shkruar dhe ishte gati për t’u dërguar. Madje, një kopje e tij i ishte dërguar menaxherit të Al-Xhazirës për t’u përgatitur për lajmet e orës së fundit”. Ai rikujtoi se fjalimi ishte shkruar nga zëvendës presidenti Al Farouk Alsahrea. “Dy orë para fjalimi, çdo gjë ndryshoi, dhe fjalimi u shty për nja dy orë”, tha zyrtari. Më pas dëgjuam diçka krejt ndryshe: ishte e qartë se nuk kishte ndërmend të ndryshonte; ishin dhënë urdhra për të qëndruar pranë popullit sirian që kishtë dalë në rrugë. Pati një përceptim se ai do të binte në gjashtë muaj, pasi njerëzit kishin dalë në rrugë”, shtoi ai.

Gati tre vite gjakderdhje në Siri. Më shumë se 100 mijë të vdekur. Rritja e Al-Kaedës në Siri po i jep Katarit dhe Turqisë një shenjë të qarte se në të ardhmen do të jetë më keq. “ Që prej rënies së Vëllazërisë Muslimane në Egjypt, shumë gjëra kanë ndryshuar në rajon; sikur ishtë një vendim që grupet e aleatëve kryesorë në rajon ta paguanin çmimin, dhe në Siri kjo ishte e qartë”, theksoi burimi. “ Grupet e mbështetura nga Arabia Saudite po luftonin kundër FSA-së më shumë se sa po luftonin kundër regjimit, pa përmenduar grupet e lidhura me Al-Kaedën në Siri, të cilat kanë një axhendë krejtësisht tjetër. Armiku i tyre kryesore nuk është regjimi, por FSA-ja”.

Kur ish-emiri i Katarit u largua, nuk pati ndonjë vendim të brendshëm për të rishikuar politikat. Katari është një vend i vogël dhe me shumë potencial. Nuk ishte nevoja për të vendosur prioritetet: zhvillimi, biznesi apo politika, sepse përgjigja e madhe ishte e para. Burimi shpjegon se për këtë duhej kohë , dhe me të arritur në një përfundim të qartë se nuk ka horizont të vërtetë në Siri, vendimi është marrë tashmë. Katari qëndron nga ana e popullit sirian dhe do të vazhdojë t’i ndihmojë ata, dhe kjo do të ndihmojë shumë në lehtësimin e një përfundim paqësor të konfliktit.

Sipas disa burimeve, një zyrtar i Katarit ka vizituar Libanin javë më parë dhe është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Hizbullahut Hasan Nasrallah. Takimi ishte i pari pas gati dy vjet. Doha ka kërkuar t’i  dëgjojë të dyja palët në mënyrë të barabartë. Për vite me radhë, ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin mes rivalëve. Edhe pse lidhja me regjimin ishte e keqe, ka disa fraksione që mund të jenë në gjendje të ndihmojnë. Megjithatë kjo nuk përbën rendin e ditës tani për tani. Ajo ç’ka është e sigurtë është se një takim mes nënsekretarit Naim Kassem të Hizbullahut dhe ambasadorit të ri të Katarit në Beirut, Ali bin Hamad Al Merri, do të mbahet më 16 dhjetor.

Javën e kaluar, gjatë një paneli në Dialogun Manama, Ministri i Jashtëm i Katarit Khalid bin Muhamed Al Attiyah bëri një thirrje plot pasion për ndihma humanitare.  Al- Monitor këtë javë në editorialin e vet përmendi qëndrimin e ministrit për krizën siriane vetëm pas një viti, kur gjatë Manama Dialogue 2012, ai përgëzoi zgjerimin e Këshillit Ushtarak Sirian dhe këshilloi kundër përjashtimit të ndonjë partie nga opozita siriane, duke përfshirë edhe ata që mund të konsiderohen terroristë, duke thënë: Ajo që ne po bëjmë - duke i përjashtuar këto grupe - është vetëm krijimi i një përbindëshi gjumi, dhe kjo është e gabuar.

Ne duhet t’i bashkojmë të gjithë së bashku, duhet t’i trajtojmë të gjithë në mënyrë të barabartë dhe duhet të punojmë me to për të ndryshuar ideologjinë e tyre. Nëse përjashtojmë ndonjë nga elementet siriane sot, ne do ishim duke e bërë më keq Sirinë. Pastaj, ne e kemi të hapur derën përsëri për të ndërhyrë për të përndjekur përbindëshin.



Burimi : El Monitor