Çfarë do të thotë të jesh mik me Izraelin?

  • None
nga Akiva Eldar | Publikuar në Shk. 21, 2015, 1 a.m.

Fjalimi i kryeministrit Benjamin Netanyahu më 3 mars ka nxitur debate të shumta kundër përdorimit të politikave amerikane për të promovuar veten në zgjedhjet e ardhshme për parlamentin izraelitmë 17 mars.

Nga ana tjetër përkrahësit e tij deklarojnë se, në një përpjekje kundër Iranit bërthamor i cili vë në dyshim ekzisencën e Izraelit, qëllimi justifikon mjetet edhe kur mjetet tëçojnë në një përballje të drejtëpërdrejtë me Presidentin e Amerikës. Ata mendojne se një lider, i cili ka frikë se vendit të tij të vogël po i rrezikohet ekzistenca, ka të drejtë të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të shmangur një katastrofë sepse detyra është detyrë. Kjo bëhet për të treguar se çdo politikan amerikan i cili e quan veten mik i Izraelit duhet të dalë në mbrojtje të tij në kohën kur ai ka më nevojë.

Por a e bën më tëdenjë këtë miqësi sjellja e udhëheqjes republikane ndaj Izraelit në përgjithësi dhe fjalimi i tij në veçanti? Gjithashtu, a është Shtëpia e Përfaqësuesve, e cila nuk respekton asnjë palë, fe apo gjini,me të vërtetë një mike e Izraelit? Kush është i denjë për këtë titull dhe cili thjeshtë pretendon se e meriton këtë?

Le të fillojmë me Kreun e Shtëpisë së Përfaqësuesve John Boehner, njerië që gatoi këtë skemë në mënyrë që Netanjahu të mbante fjalimin e tij pas krahëve të Presidentit Barak Obama. Do të duhen shumë përpjekje për të gjetur një ekspertë objektiv në marrëdhëniet SHBA-Izrael, i cili do të shohë në lëvizjen e Boehner­-it një kontribut të vogël në lidhjet midis dy vendeve.

Një politikan i lartë si ai e din se asnjë vend, aq më pak Izraeli, nuk ka ndonjë interes që të turpërojë presidentin e Shteteve të Bashkuara. çfarë kishte kaq urgjente sa ta bënte Boehner-in të ndizte një zjarr në marrëdhëniet e ndezshme midis Netanjahut dhe Obamës? Tek e fundit, një raport i klasifikuar i përpiluar nga divizioni i inteligjencës së minsitrisë së jashtme izraelite në Jeruzalem dhe i publikuar më 15 shkurt përcakton se perspektivat e Iranit, me pranimin e kërkesave të fuqive botërore dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje në fund të muajit mars, jo vetëm që nuk janë përshkallëzuar, por përkundrazi janë tkurrur.

Në fakt, Boehner-i, hapi disa dyer për Netanjahun në Capitol Hill, por duke bërë kështu ai mbylli derën e Shtëpisë së Bardhë për liderët izraelitë. Si çmim për një fjalim të panëvojshëm, i cili ka prodhuar debate ne mesin e anëtarëve të Kongresit dhe komunitetit hebre në SHBA, Izraeli ka krijuar një krizë të thellë me administratën. Nëse Netanjahu i fiton zgjedhjet, kjo çështje do të mbetet pezull Izraelin deri në fund të mandatit të Obamës.

Gjithashtu, Boehner-i ka vepruar edhe pas krahëve të kolegëve të tij demokrat. Ai veproi në kundërshtim me traditën, sipas të cilës iniciativat pro-izraelite gëzojnë mbështetje bipartizane. Ish-koordinatori i bisedimeve për paqe Izrael-Palestinë, ambasadori Dennis Ross, e kritikoi ashpër Boehner-in më 17 shkurt për shkeljen e kësaj tradite. Duke folur në konferencën për demokraci të Haaretz, Ross paralajmëroi për implikimet afatgjata të këtij precedenti të rrezikshëm, madje ai propozoi edhe anulimin e fjalimit.

Pretendentët e ardhshëm për të hynë në klubin e “miqësisë” me Izraelin janë senatorët republikanë Dean Heller dhe Ted Crus. Muajin e kaluar këta të dy filluan të promovonin një legjislacion që i këkon administratës që të zhvendosë ambasadën amerikane në Jeruzalem. Një projekt-ligj i ngjashëm ishte propozuar edhe 20 vjet më parë nga kandidati për president Bob Dole dhe ish-kryetari i Shtëpisë së Përfaqësuesve Neët Gingrich. Ata vepruan pas shpinës së presidentit Bill Klinton dhe kryeministrit izraelit Yitzhak Rabin. Këshilli Kombëtar për Sigurinë i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se një shkelje e status quo-sësë Jeruzalemit do të shkaktonte dëme seriozë ne procesin e paqes dhe do të prodhonte reagime të shumta në Shtetet e Bashkuara dhe në botën arabe. Edhe pse tre presidentët (demokratët Klinton dhe Obama dhe republikani Xhorxh Bush) firmosën disa dokumente për të shtyrë zhvendosjen, karta e Jeruzalemit me sa duket po përdorët edhe kësaj here për politikat e kongresit.

Çfarë i motivon politikanët si Boehner-i, Gingrich-i dhe të tjerë si puna e tyre? Dashuria për Izraelin dhe urrejtja për Obamën, apo thjeshtë për të qënë në foton e qindra republikanëve lojalistë, të cilët bënë një pelegrinazh marsin e kaluar në Las Vegas, në kazinonë e Sheldon Adelsoni-it, një njeri që njihet për ndikimin e tij në partinë Republikane dhe garën për Shtëpinë e Bardhë? Ish-guvernatori i Floridas, Jeb Bush, guvernatori i Neë Jersey-tChris Christie, guvernatori i Ëiskonsit Scott Ëalker dhe guvernatori i Ohio-s John Kasich, katër kandidatëtë mundshëm për garën zgjedhore të demokratëve në vitin 2016, morën pjesë në këtë event. Iu kërkua secilit prej tyre që t’i përshkruanin Adelson-it pikëpamjet e tyre rreth çështjeve të ndryshme për të parë nëse përputheshin me të tijat.

Në lidhje më këtë, duhet të theksojmë se qëndrimi i Adelson-it rreth konfliktit Izrael-Palestinëështë se “Palestinezët janë një popull i shpikur,” dhe se “qëllimi i tyre i ekzistencës është shkatërrimi i Izraelit.” Gjatë një konference në Uashington në lidhje me komunitetin amerikano-hebre nëntorin e kaluar, Adelson-i tha: “Nuk mendoj se Bibla thotë gjë në lidhje me demokracinë... Izreli nuk do të jetë një shtet demokratik – e çfarë pastaj?”

Ari Fleischer, sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë gjatë kohës së Xhorxh Bushit, i cili ka shërbyer në bordin ekzekutiv të koalicionit republikano-hebre që organizoi edhe eventin, u citua nga Ëashington Post të ketë thënë: “Duhet thënë se kushdo që dëshiron të garojë për t’u kandiduar nga republikanët do të donte Sheldon-in në anën e tij.” Adelson-iështë njëkohësisht edhe botuesi i Yisrael Hayom, një gazetë e njohur për lidhjet e saj të afërta me kryeministrin dhe për përkrahjen e qëndrimeve të të djathtës izraelite.

Ligjvënësit konservatorë, pa përmendur evangjelistët, kanë të gjitha të drejtat që të përpiqen të minojnë përpjekjet e paqes midis hebrenjve dhe arabëve. Kjo është pjesë e lojes së demokracisë. Por, rreziku këtu është se kjo çështje po kthehet në një armë për luftën e brendshmë në arenën politike amerikane. Ndërhyrja e kongresmenit amerikan, i cili ka marrëdhënie të afërta me manjatë në politikën izraelite, i ngjan mëshumë një plutokracie – një sistem ku pushteti është në duart e manjatëve që investojnë te politikanët të cilët promovojnë interesat e tyre financiarë, e që nuk ka të bëjë fare me miqësinë. 

Burimi : Al Monitor