Plaku i Krishtlindjeve“mund” Shtetin Islamiknë Bagdad

  • None
nga Ali Hashem | Publikuar në Dhj. 29, 2014, 1 a.m.

Plaku i Krishtlindjeve është parë në disa vende në Bagdag, në një kafene apo në hyrjen e një qëndre tregtare të madhe, ku njerëzit ishin mbledhur përreth tij dhe pemës së Krishtlindjeve për të bërë një foto.


“Në një qytet si i yni, duhet të jetosh me momentin,” tha Mahmud Musaui, një baba i cili po i bënte nje foto të të birit, Adamit përballë pemës. Në sytë e Musauit: “Asgjë nuk më garanton se do të jem këtu vitin tjetër për t’i shtuar ngjyra jetës së tim biri. Prandaj, dua të jetoj në maksimum.”

Skena në qëndrën tregtare tregon se sa të etur janë banorët e Bagdadit për pak normalitet në jeten e tyre, në një qytet i cili për dekada të tëra është konsideruar si ikona e vdekjes. 

Amiri, një punëtor në një nga pak hotelet me pesë yje në Bagdad, kur e takuam ishte i zënë me vendosjen e dekorimeve për Festën e Vitit të Ri në vendin e tij të punës. “Çdo vit i festojmë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Kjo nuk është dicka e re në këtë hotel. Ajo qëështë e çuditshme është mënyra se si njerëzit e zakonshëm po reagojnë në këtë sezon. Mbase kjo është mënyrë e tyre për të treguar refuzimin e çdo lloj forme ekstremizmi.”

Amiri lidh një tufë me tullumbace në mur të cilat sëbashku lexojnë: “Lamtumirë 2014,” e më pas më shikon duke buzëqeshur. “Ne e dimë se viti 2015 nuk do të jetë më i mirë. Edhe ju gjithashtu e dini mirë. Mosuli nuk do të kthehet mbrapsh, e as Iraku nuk do të jetë më siç ka qënë. Shpërthimet nuk do të ndalojnë. Ne jemi vetëm shifra që ndryshojnë.”

Vërtetë, shpërthimet nuk kanë ndaluar pavarësisht përpjekjeve të forcave të sigurisë. Sfida kryesore tani janë Krishtlindjet dhe Viti i Ri. Forcat irakene të sigurisë kanë frikë se Shteti Islamik (IS) mund të sulmojë për të terrrorizuar njerëzit gjatë festave.

“Çdo gjë pritet, prandaj forcat tona janë në gjendje gatishmerie, njësoj siç ishin javën e kaluar gjatë përkujtimit të40-ditëshit të Imam Husejnit (Arbai’in),” tha për Al-Monitor një zyrtar i sigurisë. Ai shtoi: “Nuk do të jetë e lehtë t’ua prishinkëtë natë njerëzve. Policia irakene dhe heronjtë e ushtrisë janë gati të bëjnë gjithcka për të parandaluar sulme të tilla.”

Pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga zyrtari i sigurisë, rrugët e Bagdadit janë të mbushura me njerëz. Restorantet, dyqanet dhe qëndrat tregtare janë të mbushura me njerëz, në dukje të lumtur, të pashqetësuar për çështjet e sigurisë dhe incidentet që kanë ndodhur në afërsi, e që mund të përbëjnë një rrezik të mëtejshëm për ta.

Një shembull për këtëështë shpërthimi i datës 20 dhjetor në qendër të lagjes Karada Dakhel në Bagdad, ku u lënduan katër vetë. Bomba shërtheu në një kafe disa qindra metra nga këtu. Zhurma e shpërthimit nuk ishte shumë e madhe, por ishte mjaft e qartë dhe e lartë sa njerëzit ta kuptonin se çfarë po ndodhte. Njerëzit në dyqane u çuan që të shihnin se çfarë po ndodhte, por në më pak se tre munita u kthyen përsëri në tavolinat e tyre, dhe tingulli i nargjiles u kthye në veshët e tyre.

Po atë ditë, takova Udain, një luftëtar i Asaib Ahl al-Hak, një grup shiit. Ekperienca e Udait si luftëtarë daton që nga koha e Sadam Husejnit. “Kam luftuar me Sadamin dhe kundër Sadamit. E tani jam me qeverinë kundër Daish (Shtetit Islamik),” tha ai. “Kam shumë plagë të marra nga luftimet në Siri kundër grupeve Selefiste-Vehabiste, e më pas edhe këtu në Irak. Isha afër aeroportit kur u qëllova nga një grup që po përpiqej të rrëmbente dikë që ishte në makinë me mua.”

Udai e urren partinë bathiste, por ai mendon se ditët më të mira i ka lënë pas. “Tani vendi është i ndarë dhe nuk krijojmë iluzioni duke menduar se do të dalë një Irak i bashkuar. Asgjë nuk do të jetë si më parë.”

E pyeta Udain se pse kishte luftuar në Siri dhe pse tani ishte kthyer këtu? Ai m’u përgjigj: “Ne menduam se ata do t’i ndalonim atje, por me sa duket i kemi nënvlerësuar. E gjitha kjo është për fajin e partisë bathiste, mbtetjet e së cilës e ringjallën ISIS-in.”

Edhe në Siri ka një parti bathiste, prandaj e pyeta se cili është ndryshimi? Udai u përgjigj: “Po luftoj për ekzistencën time, për popullin dhe për fenë time. Nuk më bëhet vonë për Bashar al-Asadin apo partinë e tij. Ajo që më intereson është siguria e vendit tim, dhe fatkeqësisht, pavarësisht gjithë kësaj luftë dhe tëgjithë atyre miqve që kanë vdekur, sot, ne po luftojmë afër Bagdadit.”