42 Vjetori i themelimit të Qendrës Islame Shqiptare-Amerikane në Brooklyn, New York
Më 12 Nëntor 2012 u mbushën 42 vjet nga dita e përurimit të Qendrës Islame Shqiptare-Amerikane, e cila me kalim kohe erdhi duke e zhvilluar veprimtarinë në fushën jo vetëm fetare, por edhe në atë atdhetare, shoqërore, arsimore, edukative, kulturore...
Merita të veçanta
kanë shumë veprimtarë, por këtu po veçojmë dy prijësit e parë të kësaj Qendre
Islame, Myderrizin, Salih Efendi Myftia dhe Imamin, z.Isa Hoxha, për të cilët
po paraqesim nga një jetëshkrim në shenjë nderimi e përkujtimi!
Feja Islame në Amerikë
Feja Islame në Amerikë ishte e
pranishme madje edhe para se të themelohen Shtetet e Bashkuara. Historianët
kanë shënuar se deri në 30% e robërve zezak nga Afrika të sjellur në Amerikë
ishin myslimanë.
Princi Abdul Rrahman nga Afrika Perendimore, i liruar nga Kryetari John Quincy
Adams më 1828, pas 40 viteve në burg, ishte një nga mijëra afrikanët musliman.
Muslimanët në Amerikë
Muslimanët nga Andalusia vizituan
kontinentin Amerikan para se evropianët ta “zbulojnë” atë që sot quhet Amerika
Veriore, shumë vite para Kristofor Kolombos, siç ka shkruar Sharif el-Idrizi në
shekullin XII-të.
Muslimanët nga Afrika vazhduan ta praktikojnë fenë islame edhe në Amerikë, kjo
binte në sy kur mblidheshin në vende të veçanta, private, ku kryejshin faljen e
namazit. Ruhen ende dy dokumente të vitit 1731 për muslimanët afrikanë, ku
përmenden me emra dy besimtarë të cilët ishin Ayuba Sulejman Diallo dhe Omar
Ibn Said.
Omar Ibn Said (1770-1864) është një shembull, dëshmi, dëshmi e dokumentuar, i
një besimtari të devotshëm, i cili erdhi në Amerikë në vitin 1807. Lindur në
vitin 1770 në Futa Tooro, sot Senegali, jetoi në Karolinën Veriore, edhe pse
ishte skllav, e praktikonte fenë islame me përpikni, me devotshmëri. Ka shkruar
disa tekste fetare në gjuhën arabe të cilan janë: Lutje Zotit, Si të lutemi,
Namazi, Bismilah, Fazat Kur’anore, ka shkruar edhe një autobiografi.
Sipas një dokumenti kinez, i njohur si Sung Document i vitit 1178, shënohet se
udhëtimi i detarëve muslimanë tek një vend i njohur si Mu-Lan-pi (Amerika).
Abu Bekr, mbret mysliman i Perandorisë Maliane në vitin 1310 ka udhëhequr një
seri udhëtimesh detare tek Bota e Re.
Xhamitë në Amerikë
Xhamitë në Amerikë nuk shërbejnë
vetëm si objekte fetare adhurimi, por ato shërbejnë edhe si objekte shoqërore,
kulturore…Sipas një studimi me titull The Mosques in America: A National
Portrait,”( Xhamitë në Amerikë: Një Portret Kombëtar), Muslimanët në Shtetet e
Bashkuara janë që disa brezni, shumica me prejardhje nga vendet arabe, që nga
koha e Perandorisë Osmane, si Siria, Libani, Jordani. Shumica prej tyre janë
arabë, turqë, kurdë, shqiptarë...
Sipas studimit të
lartpërmendur, xhamia e parë është ndërtuar nga shqiptarët në vitin 1915, në
Main. Në vitin 1919, shqiptarët muslimanë themeluan xhaminë e dytë në shtetin
Connecticut. Pas shqiptarëve, në vitin 1926, në Brooklyn, N.Y., tatarët nga
Polonia themeluan një xhami.
Muslimanët afro-amerikanë themeluan xhaminë e parë në Pittsburgh, PA, në vitin
1930.
Komuniteti libanezë e hapi
xhaminë e parë në vitin 1935 në Cedar Rapids, Iowa.
Muslimanët afro-amerikanë nën udhëheqjen e Shejh Daud Ahmed Fejsalit themeluan
xhaminë në New York në vitin 1955.
Sot në Amerikë janë mbi 3000 xhami, shumica prej tyre janë themelue pas vitit
1970.
Shqiptarët në Amerikë
Ishte viti 1876 kur shqiptari i
parë shkeli në truallin amerikan. Sipas disa burimeve, ky shqiptar ishte nga
Korça dhe më pas ndërroi drejtimin duke u spostuar në Amerikën e Jugut dhe duke
përfunduar më pas në Argjentinë.
Ishte viti 1889 kur shqiptari
i dytë, i cili vuri këmbë në tokën amerikane. Ky ishte Kolë (Nikolas)
Kristofori, prej fshatit Katund të Korçës që arriti në Amerikë. Ky është
emigranti i parë shqiptarë që është regjistruar dhe i njihen gjeneralitetet.
Në vitin 1900, kur ende s’kishte Shqipëri, numri i shqiptarëve, të cilët
jetonin në Amerikë ishte 42, kryesisht në shtetin Massach. Prejardhja e tyre
ishte kryesisht nga jugu i Shqipërisë dhe vinin nga zonat më të thella.
Sipas studiuesit Haris Sillajxhiç, në fundin e Luftës së Parë Botërore (1918)
numri i shqiptarëve ishte 50 mijë.
42 vjetori i Xhamisë në Brooklyn, New York
Pas Luftës së Dytë Botërore, për
shkaqe të ndryshme, në veçanti për shkaqe politike dhe ekonomike rritet numri i
shqiptarëve të shpërngulur në Amerikë. Shumica prej tyre vendosen në qytete të
mëdha, të zhvilluara, siç janë Chicago, Detroiti, New Yorku...
Në qytetin më të madh të Amerikës, në New York, ishin të vendosur numri më i
madh i shqiptarëve, tani jo vetëm nga Jugu i Shqipërisë, por edhe nga Veriu i
Shqipërisë, shumica ishin myslimanë...
Duke u rritur numri i shqiptarëve musliman, rritej edhe nevoja për të themelue
një Qendër Islame, Xhami, që t’i shërbejë besimtarëve shqiptarë. Kështu, më 16
maj 1966, në Sheraton Atlantic Hotel të New York-ut, nën udhëheqjen e Salih
Efendi Myftiut u mbajt mbledhja e Kuvendit të Qendrës Islamike
Shqiptare-Amerikane, në të cilën u miratue Kushtetuta Themeltare e Qendrës
Islamike Shqiptare prej nëntëmbdhjetë pikash…
Në pikën e parë thuhet: Të
themelohet Xhamia e Qendrës Islamike Shqiptare-Amerikane, për shtetet New York
dhe New Jersey, e cila ka karakter fetar dhe ka për synim forcimin e moralit,
zhvillimin e filozofisë islame ndër besimtarët myslimanë shqiptarë…
Mbas përpjekjeve të
vazhdueshme rreth gjashtë vjeçare, edhe pse ishte plakur, kishte mbi 70-të
vjeç, nga gëzimi që shqiptarët mysliman po themelojnë një Xhami, Salih Efendiu
punonte si të ishte djal i ri…
Me 12 nëntor 1972, Salih
Efendi Myftiu me Bismilah e preu shiritin e Xhamisë në Brooklyn të New York-ut,
pranë së cilës ishin tubuar qindra besimtarë shqiptarë, që nga orët e herëshme
të mëngjesit, disa prej tyre të veshur me kostume kombëtare, sipas krahinave
shqiptare…
Në mesin e masës së tubuar dalloheshin disa personalitete të shquara si Imam
Isa Hoxha, Baba Rexhebi i Teqesë Bektashiane nga Detroit-i, Dr. Rexhep
Krasniqi, Kryetar i Komitetit “Shqipëria e Lirë”, etj. Aty dalloheshin edhe
përfaqësuesit e mediave amerikane: Joseph Pascal nga “Zëri i Amerikës” në
Washington, Robert Kessler i gazetës “The New York Times”, reporteri i gazetës
“Dayli News” të New Yorkut, etj.
Kushtrimi për themelimin e kësaj Xhamie madhështore u përhapë si vetëtimë në
mbarë botën, nga Amerika në Australi, e dëshmojnë urimet e përgëzimet që vinin
në vazhdimësi…Kjo ndezi ndjenjat fetare dhe kombëtare ndër shqiptarët e
mërguar, në një kohë kur në Shqipëri këto ndjenja ishin ndaluar…
Me 12 nëntor 1972, n’ora 15,
pas dite, Salih Efendi Myftiu me Bismilah e preu shiritin e Xhamisë në Brooklyn
të New York-ut, pranë së cilës ishin tubuar qindra besimtarë shqiptarë, që nga
orët e herëshme të mëngjesit, disa prej tyre të veshur me kostume kombëtare,
sipas krahinave shqiptare…
Mbas premjes së shiritit,
filluan urimet, përgëzimet e besimtarëve, përqafimet me përzemërsi, me lotë në
sy nga gëzimi për këtë xhami...
Kur besimtarët hynë në faltore, Kryetari i Qendrës Islame Shqiptare-Amerikane,
z.Rexhep Kumbarçe, përshëndeti të pranishmit në gjuhën shqipe dhe anglishte dhe
ja dha fjalën imamit të xhamisë, burrit të Malësisë së Gjakovës, z.Isa Hoxha, i
cili ndër të tjera tha:
”Të gjitha falënderimet, lavdimet, janë vetëm për Krijuesin e Gjithësisë. Vetëm
Krijuesit i përulemi! Vetëm Krijuesin adhurojmë dhe vetëm Krijuesit i kërkojmë
për udhëheqje në rrugën e drejtë!”
”O Zot fuqiplotë dhe mëshirues i madh!”
Sot të bashkuem në kët vend
të shejtë dhe në kët ditë gëzimi për të festue hapjen e kësaj Qendre Islame
Shqiptare-Amerikan në Brooklyn, New York. tek Ti së pari e drejtojmë mendjen
dhe zemren tonë për të kërkue ndihmën dhe bekimet t’Ueja për nji punë të mbarë
e për mbarëvajtjen e popullit tonë shqiptar.”
“Populli shqiptar, edhe pse
shekuj me radhë ka kalue shumë valë e dallga të rrezikshme, prap se prap, po aj
popull mujti me mbajtë besimin Islam, Katolik e Ortodoks.”
“O Zot! Me rastin e inaugurimit të kësaj Qendre të Re të besimit islam shqiptar
në qytetin e New Yorkut, na përvujtnisht të lutemi t’i dhurojsh popullit
shqiptar punë të mbarë, nderë e lavdi dhe të derdhish bekimet Tua mbi të gjithë
ata besimtarë të cilët sakrifikuan çdo gjë për t’a ndërtuar kët Qendër jashtë
Atdheut...”
Pas imam Isa Hoxhës, z.Rexhep
Kumbarçe, paraqiti folësin kryesor, të ditës N-Kryetarin e Qendrës Islame,
z.Mustafa Elezi, pinjoll i familjes të Jah Elezajve të Dragobisë, i cili, ndër
të tjera, tha:
“Shpresoj se kjo Qendër nuk do të përdoret vetëm për predikime fetare, por do
të shërbej edhe si shkollë për edukimin e brezit të ri. Gjithashtu do të jetë
edhe Qendra e afrimit edhe e mirëkuptimit e të gjithë shqiptarëve, prandej me
të drejtë do të quhet Qendër Fetare-Kombetare...”
“Falënderoj të gjithë ata
vllazën shqiptarë që kontribuen për themelimin e kësaj Qendre. Uroj që kjo
Qendër e Re Fetare të ket sukses në misionin e saj shpirtnor dhe kombëtar dhe
njëkohësisht të bahet qendra e dashamirësisë të mbarë gjakut shqiptar...!”
Më 12 Nëntor 2012 u mbushën
40 vjet nga dita e përurimit të Qendrës Islame Shqiptare-Amerikane, e cila me
kalim kohe erdhi duke e zhvilluar veprimtarinë në fushën jo vetëm fetare, por
edhe në atë atdhetare, shoqërore, arsimore, edukative, kulturore...
Merita të veçanta kanë shumë veprimtarë, por këtu po veçojmë dy prijësit e parë të kësaj Qendre Islame, Salih Efendi Myftia dhe Imam Isa Hoxha, për të cilët po paraqesim nga një jetëshkrim në shenjë nderimi e përkujtimi!
Myderriz Salih ef.Myftia
(1891-1978)
SHEMBULL I BESIMTARIT, DIJETARIT DHE ATDHETARIT…
ISH MYFTIU I SHKODRËS DHE I PREFEKTURËS SË KOSOVËS,
LUFTËTAR KUNDËR NAZI-FASHIZMIT DHE KOMUNIZMIT…
THEMELUES I QENDRËS ISLAME SHQIPTARE-AMERIKANE,
PËR SHTETET NEW YORK DHE NEW JERSEY, NË SH.B.A.,
UDHËHEQËSI SHPIRTËROR I MUSLIMANËVE SHQIPTARË
NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS…
“Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, e përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush.”
(Kur’an, 2:269)
Salih Efendi Myftia ishte një nga personalitetet më të njohura të botës shqiptare në atdhe dhe në mërgim…Një jetë të tërë, ky burrë i dheut, i shërbeu me përkushtim fesë dhe atdheut…
lindi në vitin 1891 në Shkodër, një nga qytetet më të rëndësishme të
Shqipërisë, djep i kulturës, ekonomisë, qytet i shquar për ndjenjat fetare dhe
kombëtare…
Salih Efendi Myftia rrjedh prej një familje shumë të njohur besimtarësh,
dijetarësh, atdhetarësh, që brez mbas brezi u përpoqën që ta përhapin dritën e
besimit, imanit, për të mbarën e vatanit…
Këtë rrugë e ndoqi me përkushtim edhe Salih Efendiu, por në rrethana krejt të
ndryshme, herë më të mira, herë më të vështira…Përjetoj dy luftërat ballkanike
dhe dy luftërat botërore, por fenë dhe atdhenë kurrë nuk i la pas dore…
Gjatë shkollimit u dallue si nxënës, ndërsa pas diplomimit u shque si
mësimdhënës… Shërbeu edhe si imam në Shkodër, ishte edhe myderriz, në vitin
1927 shërbeu si myfti në Krujë, më vonë shërbeu si kryemyfti i prefekturës së
Shkodrës dhe Kosovës…
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria u pushtue nga Italia fashiste,
prill, 1939-shtator 1943, dhe nga Gjermania naziste, shtator, 1943-nëntor,
1944, Salih Efendi Myftia jo vetëm që nuk u pajtue me pushtimin e Shqipërisë
nga fashizmi dhe nazizmi, por iu kundërvue atyre edhe me armë, derisa u
internue në Gjirokastër…Sikur luftoj kundër fashizmit, nazizmit, luftoj edhe
kundër komunizmit…
Me 28-29 nëntor 1944, kur Shqipëria u pushtue nga komunizmi, Salih Efendiu nga
Shkodra, Shqipëria, u largue jo për të shpëtuar, por luftën kundër komunizmit
për ta vazhduar…
E vazhdoj në forma të tjera edhe për 34 vjetë, deri sa ndrroi jetë…E vazhdoj
veprimtarinë në katër kontinente, n’Europë, n’Afrikë, n’Azi dhe n’Amerikë…
Në Amerikë u vendos në New York, pranë djalit, Dr. Fuad Myftiu (1924-2007),
cili ka doktorue në drejtësi në Firencë, Itali, me 1951.
Me të ardhur në New York, ku gjeti mijëra shqiptarë të emigruar për shkaqe
politike dhe ekonomike, iu përvesh punës për organizimin e tyre në dobi të
çështjes fetare dhe kombëtare.
Me 16 maj 1966, në Sheraton Atlantic Hotel të New York-ut, nën udhëheqjen e
Salih Efendi Myftiut u mbajt mbledhja e Kuvendit të Qendrës Islamike
Shqiptare-Amerikane, në të cilën u miratue Kushtetuta Themeltare e Qendrës
Islamike Shqiptare prej nëntëmbdhjetë pikash…
Në pikën e parë thuhet: Të themelohet Xhamia e Qendrës Islamike
Shqiptare-Amerikane, për shtetet New York dhe New Jersey, e cila ka karakter
fetar dhe ka për synim forcimin e moralit, zhvillimin e filozofisë islame ndër
besimtarët myslimanë shqiptarë…
Mbas përpjekjeve të vazhdueshme rreth gjashtë vjeçare, edhe pse ishte plakur,
kishte mbi 70-të vjeç, nga gëzimi që shqiptarët musliman po themelojnë një
Xhami, Salih Efendiu punonte si të ishte djal i ri…
Me 12 nëntor 1972, Salih Efendi Myftiu me Bismilah e preu shiritin e Xhamisë në
Brooklyn të New York-ut, pranë së cilës ishin tubuar qindra besimtarë
shqiptarë, që nga orët e herëshme të mëngjesit, disa prej tyre të veshur me
kostume kombëtare, sipas krahinave shqiptare…
Në mesin e masës së tubuar dalloheshin disa personalitete të shquara si Imam
Isa Hoxha, Baba Rexhebi i Teqesë Bektashiane nga Detroit-i, Dr. Rexhep
Krasniqi, Kryetar i Komitetit “Shqipëria e Lirë”, etj. Aty dalloheshin edhe
përfaqësuesit e mediave amerikane: Joseph Pascal nga “Zëri i Amerikës” në
Washington, Robert Kessler i gazetës “The New York Times”, reporteri i “Dayli
News”, etj….
Kushtrimi për themelimin e kësaj Xhamije madhështore u përhapë si vetëtimë në
mbarë botën, nga Amerika në Australi, e dëshmojnë urimet e përgëzimet që vinin
në vazhdimësi…Kjo ndezi ndjenjat fetare dhe kombëtare ndër shqiptarët e
mërguar, në një kohë kur në Shqipëri këto ndjenja ishin ndaluar…
Salih Efendi Myftiu, në Qendrën Islamike Shqiptare-Amerikane të Brooklyn-it,
New York, shërbeu deri sa ndrroi jetë, deri sa shkoj në jetën e vërtetë, me 19
maj 1978, në moshën 87 vjeçare…
Hytbet, predikimet, ligjëratat, muhabetet, këshillat e tij, ishin plotë urtësi,
ishin shumë frymëzuese, shumë tërheqëse, rigjallëruese, për mendjet, zemrat dhe
shpirtërat e besimtarëve, jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të kombeve të
tjera, të cilëve ju fliste shkurtimisht në arabisht, turqisht…
Salih Efendiu kishte një fjalor të pasur, fliste gjuhën shqipe pastër, një të
folme si n’Shkodër, kur fliste dukej si një bylbyl n’kodër…
Ishte i afërt, i dashur, i ambël me të gjithë, por kishte më kënaqësi me
bisedue me rini, në veçanti me ne nga Kosova…
E pyeta një herë: Myfti Efendi, pse po ban dallim? U-përgjigj: “Po, Mexhid i
dashtun, po baj pak dallim, sepse ju jeni, si me thanë, jetimë…Kosova ka kenë,
asht dhe do të jetë, kala e shqiptarizmit, Kosova do të jetë kala e
islamizmit…! Djelmt e mi – pa Kosovë s’ka Shqipni…”
Salih Efendi Myftiu ishte i vogël me trup, por i madh me vepra, i përkushtuar
në shërbim për Fe e Atdhe, në Shqipëri, në mërgim…
Ishte i madh në jetë, i madh në vdekje…Kjo u dëshmue, kur për tri ditë me radhë
erdhën me ngushllue, rreshta të gjatë, pa mbarim, nga bashkatdhetarët në
mërgim, në shtëpinë mortore: “Frank Campbell-Funeral Home” në qendër të New
York-ut…
Varrimi ishte madhështor, me lutje e me fjalime, nga përfaqësuesit e të gjitha besimeve, shoqatave, partive, enteve, që s’ishte pa asnjëherë n’ato anë, kjo ishte befasi edhe për qytetarët amerikanë…
Për këtë jam dëshmitar okular…Jam dëshmitar vet…
Salih Efendiun, All-llahu e shpërbleftë me Xhennet…
İmam Isa Hoxha
(1918-2001)
İmam Isa Hoxha ka
qenë Imam i Qendrës Islamike Shqiptare-Amerikane në Brooklyn, për shtetet New
York dhe New Jersey, e cila u themelue me 12 Nëntor 1972…
Lindi me 25 Maj 1918, në Bytyç, rrethi i Tropojës, në Malësinë e Gjakovës.
Mësimet fillestare i kreu në Tropojë, ndërsa një vit ishte në Medresën e Madhe
të Gjakovës, kurse vitet tjera i vazhdoi në Medresën e Tiranës.
İmam Isa Hoxha rrjedhë prej një familje fetare dhe atdhetare, e cila ka qenë në
ballë të Lëvizjeve Kombëtare…
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, familja e madhe e hoxhëve të Bytyçit ka luftue
për çlirimin e atdheut kundër pushtuesve fashistë-nazistë dhe pas lufte kundër
regjimit komunistë…
İsa Hoxha, me kushërinin e tij, Ramizin, me pushkë në dorë ishin në Lëvizjen e
Kryezive të Gjakovës, që përpiqeshin për çlirimin e Kosovës dhe për një
Shqipëri Etnike, Demokratike…
Diktatura komuniste, pjesëtarëve të familjes Hoxha, në rrethin e Tropojës, u
konfiskoi pasurinë, si të tjerëve në gjithë Shqipninë, i futi nëpër burgje e
kampe përqëndrimi dhe kur erdhi përfundimi: dy prej tyre vdiqën në burg, ndërsa
të tjerët vuajtën 132 vite internim dhe burgim…!
Në vitin 1949, Imam Isa Hoxha u detyrue të largohet nga Shqipnija… Jetoi në
fillim në Gjakovë, mandej nëpër Kosovë, Vojvodinë dhe Slloveni, për t’u
shpërngulur në vitin 1959 në Trieshtë, Itali.
Gjatë qëndrimit në Itali, në Trieshte gjeti shumë shqiptarë, që ishin
shpërngulur nga trojet etnike për çështje politike dhe ekonomike. Këtu ra në
kontakt me Imam Beqir Malokin nga Gjakova, i cili shërbente në Rromë si Imam i
Qendrës Islame dhe menjëherë u mirëkuptuen, që bashkëpunimi të filloi sa më
pare, në dobi të besimtarëve myslimanë shqiptarë…
Në kampet e Italisë, për rreth tri vjet, Imam Isa Hoxha u vue në shërbim të
besimtarëve, duke iu lehtësuar dhimbjet shqiptarëve…
Prej vitit 1962, kur erdhi në Amerikë, Imam Isa Hoxha e vazhdoi veprimtarinë
fetare-kombëtare, në dobi të çështje shqiptare…
Në vitin 1972, në Brooklyn, New York, u themelue Qendra Islamike
Shqiptare-Amerikane, për shtetet New York dhe New Jersey, ku Imam Isa Hoxha
shërbeu si imam në Xhami.
Xhamia madhështore u përurue me 12 Nëntor 1972, ku Salih Efendi Myftiu, nga
Shkodra, me Bismilah e preu shiritin e Xhamisë në Brooklyn të New York-ut…
Pranë xhamisë ishin tubuar qindra besimtarë shqiptarë, që nga orët e hershme të
mëngjesit, disa prej tyre të veshur me kostume kombëtare, sipas krahinave
shqiptare…
Në mesin e masës së tubuar dalloheshin disa personalitete të shquara si Imam
Isa Hoxha, Baba Rexhebi i Teqesë Bektashiane nga Detroit-i, Dr. Rexhep
Krasniqi, Kryetar i Komitetit “Shqipëria e Lirë”, etj.
Aty dalloheshin edhe përfaqësuesit e mediave amerikane: Joseph Pascal nga “Zëri
i Amerikës” në Washington, Robert Kessler i gazetës “The New York Times”,
reporteri i gazetës “Dayli News”, etj…
Kushtrimi për themelimin e kësaj Xhamije madhështore u përhapë si vetëtimë në
mbarë botën, nga Amerika në Australi, e dëshmojnë urimet e përgëzimet që vinin
në vazhdimësi…Kjo ndezi ndjenjat fetare dhe kombëtare ndër shqiptarët e
mërguar, në një kohë kur në Shqipërinë komuniste këto ndjenja ishin ndaluar…!
Veprimtaria e Imam Isa Hoxhës nuk kufizohej vetëm me çështjet fetare në Xhami,
por ai përpiqej edhe për çështjen kombëtare, në veçanti, për Kosovë e
Çamëri…Shpesh thoshte:
“Nëse s’jemi atdhetarë, s’mundë të jemi as besimtarë. Besimtari i drejtë duhet
t’jetë edhe atdhetar i vërtetë. Pa Kosovë e Çamëri s’ka as Shqipni…!”
Për vite të tëra, Imam Isa Hoxha ishte në ballë të demonstratave madhështore
pranë Pallatit të OKB-së në NewYork, para Shtëpisë së Bardhë në Washington dhe
fjala, porosia e tij kishte peshë, kishte rëndësi, për Kosovë, Çamëri, për
Shqipni…!
E kam njohur për së afërmi, Imam Isa Hoxhën, këtë burrë Malësije; në New York,
ku banojsha, e kisha, më kishte, mik shtëpije. Nga banesa ime tek shtëpija e
tij nuk kishte më shumë se 200 metra largësi…! Në New York-un e madh, në
Amerikën e largët, nuk e kisha askend më të afërt…! Së paku, një herë në javë e
vizitonim njëri tjetrin, kështu për më se dhjetë vite e vazhdonim muhabetin…!
Dy muaj pas përfundimit të luftës, pikërisht me 15 Gusht 1999, me vullnetin e
Zotit (xh.sh.), na u dha rasti të takohemi mbas afër 20 vjetësh, në zyrën e
Myftiut të Kosovës, Dr. Rexhep Boja, ku ishin të pranishëm edhe bashkëpuntorët
e tij: Resul ef.Rexhepi, Mr. Qemajl Morina, Mr. Naim ef. Tërnava, Kryeimami i
Kosovës, Sabri ef. Bajgora e të tjerë…
Për dhjetë ditë, deri më 25 Gusht 1999, Imam Isa Hoxha, me një delegacion nga
Qendra Islamike Shqiptare-Amerikane, me kryetarin z. Nijazi Tonuzin, ishte
mysafirë i Bashkësisë Islame të Kosovës…
Me 19 Gusht 1999, ditën e Xhumasë, në Xhaminë e Madhe, në qendër të Prishtinës,
ku edhe oborri dhe rrugët ishin mbushur përplotë besimtarë e kurreshtarë, Imam
Isa Hoxha mbajti predikimin, të cilin e përfundoi me këto fjalë:
“O Zot! Për hir të Dëshmorëve të Kosovës, mëshiroje gjithë njerëzimin, në
veçanti popullin shqiptar, kudo që gjendet, ndriçoje mendjen e tyre dhe
shpëtoje prej mjerimeve e fatkeqësive…!”
Imam Isa Hoxha, përveç veprimtarisë fetare, arsimore, atdhetare, kulturore,
kombëtare, është marrë edhe me krijimtari. Ka shkruar, ka botuar, shumë punime,
studime rreth çështjeve fetare, filozofike, të cilat janë botuar, kryesisht, në
revistën “Përpjekja e Jonë”, që botohej në New York, nga Qendra Islamike
Shqiptare-Amerikane, ka botuar edhe librin ”Të mësojmë Islamin”
Mbas një veprimtarie 50-të vjeçare, për çështje fetare dhe kombëtare, Imam Isa Hoxha ndrroi jetë në shtëpinë e tij, në qytezën Old Tapan, West Wood, në shtetin New Jersey, në Amerikë, me 20 Tetor 2001.
Me rastin e vdekjës, Kancelari i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Boston, At Arthur Liolini, për Imamin Isa Hoxha, u shpreh kështu:
”Si At shpirtëror, i ndjeri Imam Isa Hoxha ka lënë një vend të zbrazur në zemrat e familjes së tij dhe të besimtarëve myslimane në rrethin e New York-ut në mbarë Amerikën. Por ai ka lënë si trashëgim një jetë kushtuar Perëndisë me plot vepra të vyera e të mbushura me shembuj të bekuar. Imam Isa ishte vërtet një bari i mirë: serioz në sjellje dhe në detyrën e tij si udhëheqës fetar, i qartë dhe i thellë e me ndjenja kombëtare. Për më tepër ai kishte një zemër të pastër, ndërgjegje të çilter, mendime dhe shprehje të urta dhe një frymë mikpritëse të ngrohtë. Janë të shumtë ata dhe ato që e deshën si njeri: dhe në mes atyre admiruesve jam edhe unë.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”
At Artur Liolin
Boston
Varrimi i tij ishte madhështor, me 24 Tetor 2001, në praninë e dhjetëra hoxhallarëve, të qindra, mijëra, atdhetarëve, që kishin ardhur nga çdo anë, mes tyre edhe qytetarë amerikanë, u përcollë me fjalime, me nderime, Imam Isa Hoxha, ky burrë i Malësisë, që një jetë të tërë ia kushtoi fesë, lirisë, Shqipnisë…
Shënim:
Autori i shkrimit, përkujtimit, që nga themelimi i Qendrës Islame Shqiptare-Amerikane, në vitin 1972 deri në vitin 1982, ka qenë veprimtar në këtë Qendër, duke shërbye si herë-herë si imam, arsimtar, n/sekretar, reporter-gazetar...
Burimet kryesore:
1.Curtis IV, Edward E. Muslims in America: A Short History (2009)
2.Curtis IV, Edward E. Encyclopedia of Muslim-American History (2010)
3. Ghanea Bassiri, Kambiz. A History of Islam in America: From the New World to the New World Order (Cambridge University Press; 2010) chronicles the Muslim presence in America across five centuries.
4.Edwin E. Jacques, The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present, 1995
5.Fischer, Bernd J. Albanian refugees seeking political asylum in the United States: process and problems in Journal of Ethnic and Migration Studies 31.1 (2005)
6.Smith, Jane I; Islam in America (2nd ed. 2009)
7.Përpjekja e Jonë (Our Effort) Vol.III, No.4, , 1972, New York, 1972
8.Vehbi Bajrami, Shqiptarët e Amerikës, Botuar nga Albanian Publishing
New York 2003, 1007 faqe.