Hafiz İbrahim Dalliu

  • Hafiz İbrahim Dalliu është një figurë e shquar fetare, atdhetare, letrare…
nga Mexhid Yvejsi | Publikuar në Nën. 4, 2014, 1 a.m.

 Lindi në vitin 1878, në Tiranë, në vitin historik, kur e filloi veprimtarinë “Lidhja e Prizrenit”, e cila e zgjoi vetëdijen kombëtare, tek masat e përgjumura shqiptare.

  

Mësimet e para i kreu në Tiranë, kurse për dy vjet studimet i vazhdoi në Stamboll. Pas studimeve, për Hafiz Ibrahim Dalliun filloi koha e veprimeve…Veprimtaria e tij përfshinë shumë lëmi.

 

Veprimtari  fetare, atdhetare, letrare, pedagogjike, arsimore, edukative, kulturore.

 

Në vitin 1901 ishte një nga mësuesit e parë të shkollës shqipe në Tiranë. Kurse në vitin 1908, po në Tiranë, hapi shkollën për vajza, prej nga më vonë dolën mësueset e para.

 

Në vitin 1909, përveç që ishte i përkushtuar ndaj Islamit, Hafiz Ibrahim Dalliu ishte ndër të parët që themeluan  Normalen e Elbasanit.

 

E gjithë kjo veprimtari u zhvillue me përkushtim, me devotshmëri, kur kishte shqiptarë por ende s’kish Shqipëri. Kur, pas vitit 1912, Shqipëria u shpallë shtet i  pavarur, veprimtaria e Hafiz Ibrahim Dalliut s’kishte të ndalur.

 

Tani, në veçanti, veprimtaria e tij shquhet në dy lëmi: në publicistikë dhe në satirikë… Në këto lëmi disa vepra i ka botuar, ato ende nuk janë harruar. Disa prej tyre po i shënoj, që t’iu rikujtoj:

“Grenxat e kuqe, Tiranë, 1915

“Dokrrat e hinit”, Tiranë, 1922

“Kabineti i Xhafer Ypit”,  1923, etj.

 

Ka shkruar, ka botuar disa vepra me përmbajtje atdhetare si “Kreshniku i Atdheut”, “Patriotizma në Tiranë”.

 

Përveç këtyre veprave letrare, atdhetare, Hafiz Ibrahim Dalliu ka shkruar, ka botuar edhe shumë vepra fetare. Disa prej tyre janë:

 

“Morali i Islamizmit”, përkthim, 1930.

“Besimet e Muslimanvet”, 1933

“E lemja e të madhit Pejgamber…”, 1934

“Mësime… të besimit Islam”, 1935

“Dhuntie Ramazani”, 1935

“Tarikati Muhamedije”, përkthim, 1936 etj.

 

Në një poezi, kushtuar flamurit kombëtar, Hafiz Ibrahim Dalliu, ndër të tjera, shkruan:Të shoqen e Alijul Myrtezasë
Nënën e Hasanit Myshtebasë
Dhe t'Hysejnit,Qerbelasë
Sa të kesh për mbrojtës këta të pestë
Valvitu valvitu plot me shpresë.
Vepra letrare,fq.93

Të shoqen e Alijul Myrtezasë
Nënën e Hasanit Myshtebasë
Dhe t'Hysejnit,Qerbelasë
Sa të kesh për mbrojtës këta të pestë
Valvitu valvitu plot me shpresë.
Vepra letrare,fq.93

Flamur shqipeje me dy krenë
Që mban mbi krye Fatimenë
Të bijën e Muhammed Mustafasë

Të shoqën e Alijul Murtezasë

Nënën e Hasanit Myshtebasë

Dhe t’Hysejnit, Qerbelasë

Sa të kesh për mbrojtës këta të pestë

Valvitu plot me shpresë.

 

   (Vepra letrare, fq 93.)

 


Nënën e Hasanit MyshtebasëHafiz Ibrahim Dalliu është ndër nismëtarët e përkthimit dhe komentimit të Kur’anit në gjuhën shqipe. Përkthimi me komentim ishte ndërmarrja më e madhe e tij.

 

Këtë kryevepër e titulloi: “Ajka e kuptimeve të Kur’ani Qerijmit” dhe arriti t’i botonte vetëm shtatë suret e para, nga Sureja El-Fatiha deri te El-En’am, me rreth 1316 faqe.

 

Në vitin 2005, në Tiranë, nga Fondacioni i Kur’anit, kryevepra e Hafiz Ibrahim Dalliut, “Ajka e kuptimeve të Kur’ani Kerimit” u ribotue, tani e përshtatur në gjuhën e sotme shqipe nga H. Selim Stafa, e redaktoi, Prof.Dr. Hajri Shehu.

 

Hafiz Ibrahim Dalliu punoi gjithë jetën për të vërtetën, punoj me vullnet, me dëshirë, vetëm t’a nxjerrë në dritë këtë popull nga kjo errësirë…Dhe më në fund, për errësirën që sollën komunistët, Hafiz Ibrahim Dalliu shkruan këto vargje:

 

Komunistët

 

Po kërkove bukën, të japin urinë,
Po kërkove jetën, të japin patërdinë,
Po kërkove nderin, të japin llaftarinë,
Po kërkove shokun, të japin pabesinë,
Po kërkove besën, të japin tradhëtinë,
Po kërkove mëshirën, të japin gjakësinë,
Po kërkove njeriun, të japin kafshërinë,
Po të jesh shenjtor, të bashkojnë me qenërinë,
Po kërkove dritën, të japin errësirën,
Po deshe shijen, të japin të vështirën,
Po kërkove fenë, të japin mundimin,
Po kërkove dhimbjen, të japin acarimin,
Po të duash paqen, të bashkojne me krimin,
Po të duash familjen, të japin burgimin,
Po kërkove kërkove Zotin, të japin të paudhin.

 

Për këtë veprimtari ai ka vuajtur shumë nëpër burgje, nëpër çeli, në Manastir, Selanik dhe më në fund, në pleqëri, e burgosi edhe “Nëna Parti”, nga pasojat e burgut ndrroi jetë në Tiranë, në vitin 1951, në moshën 73 vjeçare, por në saje të veprave mbeti figurë e shquar fetare, letrare, atdhetare.